Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

Euro, rënie rekord/ Bie në 96 lekë, ndikon ardhja e emigrantëve për festa

By: xhir jeta
25 December 2025 at 13:22

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane  po këmbehet me 96.46 lekë një prej niveleve më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë monedha europiane ka pësuar një dobësim me gati 2 pikë pasi këmbehej me rreth 98,46 lekë.

Por pavarësisht kësaj rënia vjetore e kursit mbetet  në nivele më të stabilizuara krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%.

Kjo situatë sipas agjentëve të këmbimit valutor ka ardhur pasi  në ditët e fundit në treg po qarkullon sasi e shtuar  e valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Kjo ndikohet më së shumti nga kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit duke sjellë më të ardhura pranë familjeve të tyre.

Banka e Shqipërisë planfikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu vitin e ardhshëm. Ajo do të shtojë ndërhyrjet,   ku sipas kalendarit te publikuar pritet te terhiqen rreth 100 milione euro me shume se planifikimi per kete vit. Nderhyrjet kryhen per efekt te reserves valutore por edhe me qëllim stabilizimin e kursit te kembimit.

Banka Qendrore ka kryer blerje të konsiderueshme të valutës edhe gjatë vitit 2025 dhe deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove.

Donçiç, “fenomen” edhe në rrjet/ Ylli nga Sllovenia, lojtari më i ndjekur nga publiku në NBA

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:57

Është mishërimi i përsosmërisë. Luka Doncic gjithnjë e më shumë spikat si fenomeni i NBA-së, dhe statistikat e fundit e vërtetojnë këtë ndjesi. Siç njofton vetë liga më e fortë e basketbollit në botë, ylli nga Sllovenia është lojtari i saj më i ndjekur në rrjetet sociale.

Po flasim për këtë sezon, deri në këtë moment, dhe Luka është i ndjekur nga 845 milionë njerëz në platformat e ndryshme të mediave sociale. Në vend të dytë, me diferencë jo të vogël, është francezi ende tepër i ri, Viktor Uembanijama.

Ky është fenomeni I dytë I NBA-së, e ndoshta me kalimin e viteve mund të bëhet figura kryesore. Talenti i madh i San Antonios ka 708 milionë ndjekës në platformat e mediave sociale.

Pas tij vjen amerikani I parë, dhe njëri nga basketbollistët më të dashur jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por në të gjithë botën. Stef Kërri, njëri nga realizuesit më të mirë nga distanca për të gjitha kohët, është I treti me 703 milionë ndjekës, ndërsa po luan një tjetër sezon të madh me Golden Stejtin.

Edhe më I habitshëm është fenomeni i vjetër i NBA-së, Lebron Xhejms. “Mbreti i basketbollit” mban vendin e katërt në këtë gjysmë sezoni me 641 milionë ndjekës, duke lënë pas më të mirin e kampionatit sezonin e kaluar, Shej Gilgës Aleksandër dhe kapitenin e Denverit, Nikola Jokiç, që kanë më pak se 500 milionë ndjekës./abcnews.al

Kupa e Afrikës, fiton edhe Algjeria/ Një tjetër kandidat për titull pati nisjen e duhur të turnout

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:55

Është padyshim një tjetër pretendent i fortë. Algjeria hyn në këtë Kupë të Kombeve të Afrikës si ekip për t’u mundur, dhe për të përfunduar të paktën në podium, bashkë me Marokun dhe Senegalin, e madje më lart se Egjipti i yllit Mohamed Salah.

Kredencialet e saj i vërtetoi plotësisht me fitoren 3-0 ndaj Sudanit në nisje të këtij turneu. Në një përballje thuajse pa histori në stadiumin e Mulla Hasanit në kryeqytetin e Marokut, Rabat, më I miri ishte ai që pritej.

Rijad Mahrez, ish-futbollist i Mançester Sitit, dhe sot në Arabinë Saudite tek Al Ahli, realizoi dy herë. Golat e tij u shënuan që në minutën e dytë, e pastaj pasi kaloi një orë lojë.

Ibrahim Maza fiksoi shifrat 3-0 në 85’.

Algjeria pati epërsi me katërfishin e gjuajtjeve në kuadrat dhe gati 60 për qind mbajtje topi. Me sukses e nisën Kupën e Kombeve të Afrikës edhe dy kandidatë të tjerë për titullin.

Bregu I Fildishtë kaloi vetëm 1-0 Mozambikun, duke iu falur golit të shënuar nga Amad Diallo në 49’, pra me të nisur pjesa e dytë.

I njëjti rezultat edhe për Kamerunin, i cili ka emër të madh në Afrikë, por që nuk është në nivelet e dikurshme. Suksesi ndaj Gabonit ishte 1-0, pasi Eta Jong shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa përballja ishte shumë e vështirë./abcnews.al

Arrestohet presidenti i Fenerbahçe/ Tjetër skandal në futbollin turk, pas hetimit për trafik narkotikësh

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:53

Nuk ka qetësi në futbollin turk. Pas skandalit të basteve, tronditja tjetër e madhe vjen nga droga. Presidenti i Fenerbahçes, një nga klubet më të mëdhenj të Turqisë, Sadettin Saran, është arrestuar në Stamboll si pjesë e një hetimi që përfshin figura të argëtimit dhe medias. Transmetuesi shtetëror “TRT” raporton se Saran, një shtetas turk dhe amerikan, u arrestua pasi testet mjeko-ligjore zbuluan praninë e narkotikëve në mostrat e flokëve të tij.

Javën e kaluar, ai u thirr për të dëshmuar para prokurorëve dhe u dërgua në një strukturë mjekësore mjeko-ligjore për të dhënë mostra flokësh dhe gjaku. Hetimi po mbikëqyret nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Që nga fillimi i dhjetorit, ai ka çuar në arrestimin e më shumë se një duzine personash me akuzën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Midis të ndaluarve janë prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe personalitete të mediave sociale. Ata akuzohen për krime që variojnë nga prodhimi dhe trafikimi i drogës deri te ndihma dhe nxitja e prostitucionit. Shumë prej tyre i janë nënshtruar analizave të gjakut dhe flokëve për të verifikuar përdorimin e drogës

Sadettin Saran, i lindur në Denver, i zgjedhur president i Fenerbahçes në shtator, u mor në pyetje javën e kaluar me akuzat për furnizim dhe lehtësim të përdorimit të narkotikëve. Fenerbahçe lëshoi ​​një deklaratë duke shprehur mbështetjen e saj për Saran dhe duke siguruar tifozët se aktivitetet e klubit do të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Kemi besim të plotë se presidenti ynë do ta kapërcejë këtë proces me të njëjtën mendje të shëndoshë dhe guxim që ka treguar gjithmonë”, deklaroi klubi në X. Kjo nuk është hera e parë që Fenerbahçe merr goditje të tilla. Ish-presidenti i klubit, Aziz Yildirim, kaloi më shumë se një vit në burg në vitin 2012 për akuzat e trukimit të ndeshjeve, përpara se të lirohej nga akuzat kur një rigjykim zbuloi se çështja e mëparshme ishte ndikuar nga gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë policie të korruptuar. Ekipi ishte gjithashtu i përfshirë në një hetim tjetër për bastet e paligjshme dhe trukimin e ndeshjeve në futbollin turk./abcnews.al

Real, varësi nga Mbappe/ Francezi ka shënuar 59 gola këtë vit, askush nuk i ngjan

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:51

Kur je në dorë të dikujt, jo gjithmonë është mirë. Në futboll dhe në sport në përgjithësi ndodh shpesh që një Mesi e Maradona, Majkëll Xhordan apo Lebron Xhejms të jenë vendimtarë, dhe në këtë situatë ka qenë Reali në 2025.

Skuadra më e madhe në botë ka varësi të plotë nga golat e shënuar nga Kilian Mbape. Kapiteni i Francës ka realizuar 59 rrjeta në këtë vit kalendarik, u mbyll nga ana sportive me ndeshjen ndaj Seviljes.

Diferenca me yjet e tjerë të Madridit është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndjekësit më të afërt të Mbapesë tek Reali në 2025 janë Xhud Belingham dhe Vinisius. Anglezi dhe braziliani kanë realizuar vetëm nga 13 gola secili, pra me një distancë prej 46 rrjetash.

Jo vetëm kaq, por Mbape ka po aq gola sa 8 shënuesit madrilenë që vijnë pas tij këtë vit, përfshi Rodrigon, Arda Gylerin, Endrikun, Gonzalon, Valverden e Brahim Diazin. Kjo shpjegon ndoshta faktin që Reali nuk fitoi dot asnjë trofe këtë sezon, dhe duket se do ta ketë të vështirë edhe në 2026.

Mbape u shpall edhe shënuesi më i mirë në Europë me 66 rrjeta në 67 ndeshje, duke përfshirë edhe kombëtaren, e duke lënë në vend të dytë yllin e Anglisë dhe të Bajernit, Harri Kejn, me 60 gola në 65 ndeshje./abcnews.al

Dueli i “bukur” Daku-Berisha/ Sulmuesi dhe mesfushori kanë spikatur më shumë këtë sezon

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:49

Të dalluar kanë qenë shumë, por ndoshta jo aq sa ata. Mirlind Daku dhe Medon Berisha, të dy shqiptarë me origjinë nga Kosova, kanë shkëlqyer mbi të tjerët gjatë kësaj gjysme sezoni në Europë.

Për shërbimet e tyre për ekipet kanë fituar edhe çmimin e rëndësishëm të lojtarit të ndeshjes, dhe Daku e Berisha ia kanë dalë më shumë sesa të gjithë futbollistët e tjerë të kombëtares.

Sulmuesi që luan me Rubinin e Kazanit është shpallur 4 herë Lojtari i Ndeshjes këtë sezon në Premier Ligën e Rusisë. Kjo ka ndodhur në sfidat ndaj Ahmatit të Groznit, Dinamos së Mahaçkallës, Orenburgut dhe Soçit.

Ylli kuqezi është kandidat për Këpucën e Artë këtë edicion në kampionatin rus, duke shënuar 9 gola në 17 javë, plus një asist, vetëm dy gola larg vendit të parë.

Medon Berisha ka qenë gjithashtu tepër I dalluar, madje në një kampionat shumë më të vështirë, në Serinë A të Italisë.

Për nivelin e paraqitur, vlera e kartonit iu rrit nga 1.5 në 6 milionë euro pikërisht në 23 dhjetor nga agjencia e njohur “transfermarkt”.

Mesfushori kuqezi e ka fituar tri herë çmimin e futbollistit të ndeshjes në kampionatin italian.

Kjo ka ndodhur fillimisht në duelin ndaj Fiorentinës, kur shënoi edhe golin e fitores, pastaj kundër Veronës, dhe për të tretën herë u veçua në sfidën përballë Torinos, duke shërbyer dy asistë.

Berisha ka dy gola e tre asistë në 13 ndeshje në Serinë A. /abcnews.al

Asani shënon në Champions/ Ylli shqiptar realizon golin e dytë të sezonit në turneun aziatik

By: xhir jeta
25 December 2025 at 12:47

Nuk është në nivelin maksimal, por do të jetë aty vitin e ardhshëm. Jasir Asani po bën maksimumin që skuadra e tij, Esteglal, të realizojë objektivat e sezonit, dhe një dorë e dha në Championsin e dytë të Azisë.

Futbollisti kuqezi, që vjet ishte ndër më të mirët në Championsin e parë, me 9 gola në 10 ndeshje, realizoi në fitoren 3-0 që iranianët arritën në fushën e rivalit direkt, Al Muharrak.

Dueli në Bahrein nuk pati histori, dhe ky sukses siguroi kualifikimin e Esteglalit për në raundin e dytë, ndërsa ishte një hakmarrje për humbjen 0-1 të pësuar në Teheran në sfidën e grupit më herët.

Shqiptari shënoi sipas mënyrës së tij, dhe tani ka dy gola e një asist në këtë Ligë të Kampionëve në gjashtë ndeshje, ndërsa ka qenë gjithmonë titullar si dhe ka luajtur 90 për qind të minutave të mundshme.

Përtej rrjetave dhe asisteve për shokët, Asani ka dhënë edhe më shumë kontribut sidomos në lojën sulmuese, në ndërtimin e aksioneve, që në fund kanë përfunduar me top në rrjetë.

Edhe sezoni në total ka qenë shumë i mirë për yllin kuqezi. Shqiptari nga Shkupi ka 10 gola gjithsej, nga të cilët gjashtë në kampionatin e Iranit, dy në Champions dhe dy në Kupën e Iranit, ndërsa ka shërbyer dy asiste.

E gjitha kjo në 19 ndeshje, duke qenë shënuesi më i mirë i Ligës Profesioniste bashkë me dy të tjerë, ndonëse Esteglal duhet të rikthehet tek fitoret për të pretenduar titullin, duke qenë 5 pikë prapa kryesuesit Sepahan./abcnews.al

Krishtlindje në hapësirë/ Urimi vjen nga astronautët: Përshëndetje planetit Tokë!

By: xhir jeta
25 December 2025 at 11:55

“Përshëndetje planetit Tokë”. Me këtë mesazh, astronautët e Ekspeditës 74, të cilët ndodhen aktualisht në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, kanë përcjellë urimet e tyre me rastin e festave të fundvitit.

“Po mendojmë për të gjithë ju gjatë kësaj periudhe festive. Është paksa e trishtueshme që nuk jemi pranë familjeve tona në këto ditë, por në të vërtetë jemi – sepse jemi me familjen tonë hapësinore, dhe kjo na bën të ndihemi mirë”, thuhet në mesazhin e tyre.

Një përshëndetje kjo që vjen nga hapësira dhe që simbolikisht bashkon Tokën me orbitën, duke treguar se fryma e Krishtlindjes kapërcen çdo distancë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Aktori i serialit “Friends and the Middle”, Pat Finn ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

By: xhir jeta
25 December 2025 at 11:33

Aktori amerikan Pat Finn, i njohur për paraqitjet e tij në seriale të famshme televizive si Friends, Seinfeld dhe The Middle, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Sipas mediave amerikane, Finn ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje disa-vjeçare me kancerin, për të cilin po trajtohej që nga viti 2022.

Familja e tij e kujtoi aktorin si një njeri të ngrohtë dhe plot jetë. “Pat nuk takoi kurrë një të huaj – vetëm miq që ende nuk i njihte”, thuhet në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, duke shtuar se ai e jetoi jetën “plotësisht, me gëzim dhe entuziazëm”.

Roli i parë televiziv i Finn ishte në vitin 1995 në The George Wendt Show, ku interpretoi vëllain e personazhit kryesor. Më pas, ai pati një rol të përsëritur në serialin Murphy Brown nga viti 1995 deri në 1997.

Në vitin 1998, Finn u shfaq në Seinfeld në rolin e Joe Mayo, një organizator festash i njohur për delegimin e punëve të vështira tek të ftuarit. Gjatë fundit të viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, ai u shfaq si aktor i ftuar në disa prej serialeve më të ndjekura të kohës, përfshirë King of Queens, Friends, That ’70s Show dhe House.

Megjithatë, roli për të cilin ai mbahet mend më së shumti është ai i Bill Norwood në serialin The Middle, ku u shfaq përgjatë tetë sezoneve, nga viti 2011 deri në 2018.

Karriera e tij kinematografike përfshin edhe filma si “It’s Complicated” në 2009 dhe “Santa Paws 2: The Santa Pups” në 2012.

Yesterday — 24 December 2025Main stream

Në vigjilje të Krishtlindjes/ Besimtarët e krishterë festojnë sonte lindjen e Krishtit

By: xhir jeta
24 December 2025 at 15:42

Aryet shëndetësore ja bëjnë të pamundur  pjesëmarrjen  në meshën e mbrëmjes, por Maria nuk mund të mos e  falenderonte  Zotin në këtë vigjilje  Krishtlindje.  Me mbesën përdore  në mesditë  iu drejtua Katedrales Katolike në Tiranë.

“Erdha per t’ju lut Zotit per ta falenderu se pothuajse mi ka plotesuar deshirat. Te na jape shendet bereqet”

Lindja e Krishtit është një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët e krishterë.

Dita kur erdhi në jetë sipas tyre  biri i Zotit nuk është vetëm një festë, por dhe një moment reflektimi mbi faljen, dashurinë dhe paqen.

“Para kemi Krishtlindjen pastaj vitin e tij. Une jam Mirditore dhe nga anet tona me shume shume kemi festuar krishtlindjet.

Si e festojme? Me te gjitha te mirat
neser ne kemi festen tamam qe bejme mishin byreket, te gjitha te mirat, ca te kete shtepia, mblidhemi te gjithe gezojme”

70 vjeçarja kujton se  çdo 25 dhjetor familja e vogël dhe e madhe është mbledhur  përherë bashkë.  Edhe kur  ishte fëmijë dhe  prindërit  respektonin ritet fetare, por dhe gjatë viteve të diktaturës kur ato u ndaluan.

“Benim 3 lloje byrekesh, 1 me arra, 1 me sheqer 1 me qumesht dhe 1 e ndanim ne ara per bereqet nje tek dera e shtepise per mbaresi
Kur nuk lejohej nuk shkonim tek arat se thonin ky paska festuar, i festonim ne fshehtesi me njerezit tanë, mblidheshim sikur  kishim nje feste tjeter, jo krishtlindje.
Kam qene e vogel thuajse sa mbesa ime”

Krishtlindja përcjell mesazhin se mirësia dhe solidariteti duhet të jenë vlera të përditshme. Në prag Krishtlindje Ipeshkvinjtë e Kishës Katolike zgjodhën ti drejton popullit shqiptar të bashkuar.

Ndërkohe për kryepshkopin e Tiranës Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë kjo Krishtlindje vjen  si një rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje.

Për të festuar shpirtërisht Lindjen Krishtit, le të kujdesemi gjatë këtyre ditëve festive të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e kësaj dhurate hyjnore. Këtë mund ta realizojmë duke e pastruar zemrën tonë nga çdo ligësi dhe duke e mbushur atë me dashuri dhe përulësi ndaj të gjithë njerëzve, sidomos ndaj atyre që janë në nevojë – në varfëri, në sëmundje, në dëshpërim dhe në vetmi./abcnews.al

Berisha merr pushimet/ “Revolucioni blu” vazhdon pas festave

By: xhir jeta
24 December 2025 at 15:35

Prag Krishtlindje, por doktori për pak ua ngeci në fyt festën demokratëve.

“Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve. Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar.”

Ishte alarm festiv, se kur fillon revolucioni, datë nuk dha, ndaj dhe 2025 mbyllet me urime online.

“Ndaj dhe ne do punojmë fort, opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore”

Rama gjithsesi ikën këto festa, por vetëm për pushime, Berisha i garantoi të mos kenë merak, se kthehet shpejt.

“Edhe prapa diellit të jetë do e kthejmë”

Urimi për Krishtlindje, meqë qeveria kësaj radhe nuk ra, kësmet Krishtlindjet e tjera.

“Uroj besimtarët dhe mbarë shqiptarët që Krishtlindjet e tjera t’i festojmë pa këtë kolerë të zezë që ka pllakosur vendin “

Ekonomia, ecuri pozitive/ INSTAT: Në tremujorin e tretë u rrit me 3.75 përqind

By: xhir jeta
24 December 2025 at 15:28

Administrata publike,shërbimet dhe pasuritë e paluajtshme duket se janë shtysa kryesore për rritjen ekonomike në periudhën korrik –shtator të këtij viti.Të dhënat zyrtare tregojnë se rritja rezultoi 3.75% e cila vlerësohet e qëndrueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit e Be. Sipas ministres Delina Ibrahimaj turizmi konfimohet një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë.

Ministrja e Ekonomisë deklaroi se pritshmëritë mbeten optimiste edhe për vitin e 2026.

Gjatë vitit të ardhshëm pritet që të fokus të jetë  reforma e pensioneve.

Sipas INSTAT edhe  Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 1,25 % ndërsa papunësia vijoi uljen duke prekur nivelin 8.1%./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

WIZZ AIR dhe Aeroporti Ndërkombetar i Tiranës shpallin rritje për sezonin e verës 2026

By: xhir jeta
23 December 2025 at 16:22

Avioni i 15-të i alokuar në Tiranë mbështet rritjen e kapacitetit dhe shton 120,000 vende  gjatë pikut të sezonit veror

Wizz Air, linja ajrore udhëheqëse në Shqipëri, vijon të forcojë praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me një zgjerim të rëndësishëm të operacioneve për sezonin Verë 2026, i mbështetur nga alokimi i një avioni shtesë në bazë.

Si pjesë e programit të Verës 2026, Wizz Air do të hapë katër linja të reja nga Tirana, duke zgjeruar më tej rrjetin e saj dhe duke përmirësuar lidhjet me tregje kryesore turistike dhe rajonale në të gjithë Evropën. Linja ajrore do të nisë një linjë të re tre herë në javë drejt Talinit (Estoni), e cila do të operojë të hënave, të mërkurave dhe të premteve, me fluturimin e parë të planifikuar më 22 qershor 2026. Një lidhje e re me Algheron (Sardenja) do të operojë dy herë në javë, të mërkurave dhe të dielave, duke nisur nga data 24 qershor 2026. Fluturimet drejt Palma de Mallorcës do të nisin me dy frekuenca javore, të martave dhe të shtunave, nga data 23 qershor 2026, ndërsa linja e re drejt Radomit (Poloni) do të fillojë më 25 qershor 2026 me dy fluturime javore, të enjten dhe të dielën.

Paralelisht me hapjen e linjave të reja, Wizz Air do të rrisë ndjeshëm frekuencat në disa prej destinacioneve me kërkesë të lartë nga Tirana, si përgjigje ndaj thirrjes së fortë gjatë pikut të sezonit veror. Krahasuar me sezonin e kaluar veror, rritjet e frekuencave përfshijnë:

  • Tiranë – Milano Malpensa: nga 21 në 23 fluturime javore
  • Tiranë – Stokholm Arlanda: nga 4 në 5 fluturime javore
  • Tiranë – Malmo: nga 3 në 4 fluturime javore
  • Tiranë – Torino: nga 11 në 12 fluturime javore
  • Tiranë – Trieste: nga 2 në 3 fluturime javore
  • Tiranë – Athinë: nga 7 në 9 fluturime javore

Këto rritje të kapacitetit bëhen të mundura falë alokimit të avionit të 15-të të Wizz Air në bazën e Tiranës gjatë pikut të Verës 2026, duke i mundësuar linjës ajrore të përmirësojë fleksibilitetin e orareve, të rrisë numrin e vendeve të disponueshme dhe t`i shërbejë më mirë si kërkesës dalëse, ashtu edhe asaj hyrëse, gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve.

Në total, Wizz Air do të ofrojë 5.6 milionë vende dy-drejtimëshe për sezonin Verë 2026, të mbështetura nga operacionet me 15 avionë të bazuar në Tiranë gjatë pikut veror. Midis mesit të qershorit dhe mesit të shtatorit, efekti i kombinuar i linjave të reja dhe rritjes së frekuencave do të sjellë 120,000 vende shtesë, duke mbështetur më tej flukset turistike dhe lidhjen e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane.

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve  Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Shqipëria mbetet një nga tregjet tona kryesore të rritjes dhe ky zgjerim nënvizon angazhimin tonë afatgjatë për forcimin e lidhjeve dhe për ta bërë udhëtimin ajror gjithnjë e më të arritshëm. Duke alokuar një avion shtesë në bazën tonë në Tiranë, duke hapur drejtime të reja dhe duke rritur frekuencat në disa nga linjat tona më të kërkuara për Verën 2026, ne u ofrojmë klientëve tanë më shumë zgjedhje dhe lehtësira, duke përmirësuar njëkohësisht lidhjet e Shqipërisë me destinacione kryesore europiane. Let’s Wizz, Tirana!” 

 

Adem Jashari, në Fier/ Statuja e heroit legjendar vendoset në oborrin e një shkolle

By: xhir jeta
23 December 2025 at 15:27

Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.

Statuja e komandatit të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor. Inagurimi i shtatores së heroit legjendar  ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone.

Për skulptorin Gaz Gega, punimi I shatatores së heroit legjendar Adem Jashari është kulmi historik i punës së tij.

Haki Gurguri, pjesëtar I një prej familjeve më të vjetra kosovare të shpërngulura në Myzeqe, mes emocionesh tregon se si parardhësit e tyre e kanë kultivuar tek ta ndjenjën e patriotizmit.

Në njësinë administrative Dërmenas jeton një komunitet i madh kosovarësh të cilët mbërriten gjatë viteve 1930.  Qindra kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999, u strehuan këtu e madje fëmijët e tyre frekuentuan edhe shkollat e zonës./abcnews.al

Rikthehen Krishtlindjet në Bethlehem/ Atmosferë festive pas dy vitesh luftë në Gaza, rigjallërohet ekonomia

By: xhir jeta
23 December 2025 at 15:25

Gjatë dy viteve të fundit, teksa lufta në Gaza vazhdonte, Krishtlindjet në Betlehem kanë qenë një ngjarje e zymtë, pa festimet, dekorimet dhe muzikën tradicionale.

Por këtë vit, familjet po mblidhen përsëri në sheshe dhe hapësira publike, duke sinjalizuar shpresën për armëpushimin e brishtë dhe duke i dhënë një nxitje ekonomike shumë të nevojshme qytetit të Bregut Perëndimor.

Krishtlindjet dhe pelegrinët fetarë kanë qenë gjithmonë një motor kryesor ekonomik për Betlehemin.

Rreth 80% e banorëve të qytetit me shumicë myslimane varen nga bizneset e lidhura me turizmin.

Gjatë kohërave të mira, të ardhurat e tyre shkojnë në komunitete në të gjithë Bregun Perëndimor, një territor i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967 që ka luftuar prej kohësh me varfërinë.

Por gjatë luftës së Gazës, shkalla e papunësisë në qytet u rrit nga 14% në 65%. Dhe në vitet e mëparshme, si një akt proteste, disa kisha krijuan skena të Lindjes së Krishtit me Jezusin si foshnjë të rrethuar nga rrënojat dhe telat me gjemba.

Pavarësisht armëpushimit që filloi në tetor, tensionet mbeten të larta në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite ka thënë se po godet militantët në territor dhe po kryen bastisje të shpeshta.

Sulmet nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor këtë vit arritën nivelin e tyre më të lartë që kur zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara filloi të mbledhë të dhëna në vitin 2006.

Por për familjet, pas armëpushimit, rikthimi I turistëve ishte një frymëmarrje. Në nëntor, vizitat turistike në qytet arritën nivelet më të larta që nga fillimi i luftës dhe rezervimet sugjerojnë se hotelet do të jenë rreth 70% të mbushura gjatë Krishtlindjeve.

Medalje Ari për 190 nxënës ekselentë, Rama: Në majë arrijnë ata që nuk dorëzohen, gjatë vështirësive

By: xhir jeta
23 December 2025 at 14:37

U nderuan me medalje ari 190 nxënës të shkollave të të gjithë vendit që kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera ciklin e arsimit të mesëm të lartë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, gjatë së cilës u dhanë medaljet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Sot kemi numrin më të madh të medaljeve të arta, që kur se kemi krijuar këtë event. Ajo që na kënaq më shumë është që ky numër medaljesh përkon edhe me numrin e rritur të studentëve shqiptarë që arrijnë të hyjnë në universitetet më prestigjoze të botës.

Në fund të ditës asgjë nuk është e vështirë nëse ëndrra që ti sheh me sy hapur e ka forcën që të të tërheqë pas saj. Dhe në majë nuk arrijnë të gjithë arrijë ata arrijnë ata që nuk dorëzohen gjatë gjithë vështirësive.

Dhe nuk dorëzohet kush është gati të paguajë cmim për ëndrrën që ka dhe ëndra sa më e madhe aq më të lartë e ka cmimin.

Cmimin e sakrificës, të shpenzimit të energjisë dhe cmimin e luftës me veten dhe me të tjerët, kur të tjerët bëhen pengesë.

Uroj të arrini gjithcka që doni kudo të jeni dhe shpresoj që disa prej jush të dëshirojnë që cfarë do të mësojnë më tej t’ia vënë në dispozicion vendit ka dolën.” tha Rama./abcnews.al

Flamurtari dënohet 8 ndeshje/ Vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

By: xhir jeta
23 December 2025 at 12:42

Flamurtari do të duhet të luajë 8 ndeshje në shtëpi pa tifozë. Ky është vendimi I Komisionit të Disiplinës pas dhunës së publikut në sfidën e Superligës ndaj Teutës.

“Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE’ thuhet ne vendim.

❌
❌