Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës

29 December 2025 at 12:19

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Rreth 300 mijë objekte informale janë trajtuar në total ndër vite në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë përpunuar 28 mijë raste, në kuadër të procesit të legalizimeve që vijon pa ndërprerje për përmbylljen e çdo procedure.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, bën me dije se puna po vijon pa ndërprerje, me qëllim finalizimin e çdo dosjeje të mbetur dhe përmbylljen e plotë të procesit të legalizimeve, një ndër proceset më të rëndësishme për garantimin e sigurisë juridike të pronësisë për qytetarët.

Legalizimi i objekteve informale jo vetëm që u jep fund pasigurive pronësore për mijëra familje, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillim urban, investime dhe rritje të vlerës së pronës.

Gjatë këtij viti, fokusi ka qenë në përshpejtimin e procedurave administrative, verifikimin në terren dhe trajtimin e rasteve të mbartura, duke synuar që çdo qytetar që plotëson kriteret ligjore të pajiset me dokumentacionin përkatës.

ASHK, thekson se procesi i legalizimeve do të vijojë edhe në muajt në vijim, me angazhimin për të përmbyllur çdo procedurë të mbetur dhe për të garantuar një proces transparent, të shpejtë dhe në shërbim të qytetarëve. e.xh/j.p/

 

 

 

The post 28 mijë raste të përpunuara legalizimesh përgjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

By: armand
28 December 2025 at 18:00

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]

The post Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët! appeared first on BoldNews.al.

74 shërbime kadastrale të pagueshme online

11 December 2025 at 15:21

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Qytetarët mund të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat elektronikisht përmes portalit “e-Albania”, për 74 shërbime të Kadastrës, duke përdorur çdo kartë krediti ose debiti, kudo që ndodhen.

Kadastra njofton se, shërbimet që paguhen online përfshijnë: Certifikata pronësie; vërtetime dhe kartela pasurish; regjistrime fillestare të pronës dhe akte trashëgimie; rivlerësime dhe saktësime kufijsh.

Për të paguar online: Zgjidhet shërbimi në e-Albania; klikohet “Paguaj Online” dhe ndiqen udhëzimet e sistemit.

Pagesa konfirmohet menjëherë dhe aplikimi trajtohet pa vonesa.

/e.xh/r.e/a.f/

The post 74 shërbime kadastrale të pagueshme online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra zgjeron kanalet e pagesave online, përmes bankave të nivelit të dytë

3 December 2025 at 15:52

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat për të gjitha shërbimet kadastrale edhe përmes aplikacionit në një nga bankat e nivelit të dytë, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.

Sipas Kadastrës, mjafton që përdoruesit të skanojnë faturën përkatëse në aplikacion, dhe pagesa reflektohet menjëherë në sistemin e Kadastrës, duke mundësuar fillimin pa vonesë të trajtimit të aplikimit.

Ky shërbim i ri online vjen si pjesë e përpjekjeve të Kadastrës për të lehtësuar procedurat për qytetarët, duke reduktuar pritjen, shmangur sportelet dhe rritur aksesin në shërbimet digjitale.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Kadastra zgjeron kanalet e pagesave online, përmes bankave të nivelit të dytë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës

By: Elva
4 November 2025 at 21:48

Pas vetëm pesë muajsh në detyrë, drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë, Ilir Çibuku, është shkarkuar nga posti. Në raportin e fundit, zyra e Sarandës është renditur ndër drejtoritë me numër të lartë ankesash dhe me vonesa të përsëritura në procedura. Pas largimit të Çibukut, detyra e drejtuesit të zyrës do të mbahet […]

The post Shkarkohet drejtori i Kadastrës së Sarandës appeared first on BoldNews.al.

Shkarkohet për performancë të dobët drejtori i Kadastrës në Sarandë

4 November 2025 at 21:41

SARANDË- Pas 5 muajsh në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë është shkarkuar Ilir Çibuku.

Drejtori llir Çibuku është shkarkuar nga detyra me urdhër të Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, me motivacionin për performancë të dobët në ofrimin e shërbimeve dhe trajtimin e aplikimeve të qytetarëve.

Burime nga institucioni bëjnë të ditur se vendimi është marrë pas një vlerësimi mbi eficencën dhe cilësinë e punës në zyrat vendore, ku Saranda është renditur ndër drejtoritë me volum të lartë ankesash dhe vonesash ne procedura.

Pas shkarkimit të drejtorit është komanduar përkohësisht një punonjës i brendshëm deri në emërimin e drejtorit të ri./abcnews.al

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

By: Elva
4 November 2025 at 19:19

Genc Deromemaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e kreut të Kadastrës së qytetit të Vlorës, vetëm katër muaj pas emërimit më 24 qershor 2025. Më herët Deromema ka qenë kreu i PD në Vlorë. Deromemaj ka qenë aktiv në Partinë Demokratike që prej vitit 2002, duke mbajtur poste të ndryshme, përfshirë drejtimin e degës së […]

The post Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh appeared first on BoldNews.al.

Pallati me 160 njësi në Kashar drejt përfundimit të legalizimit

30 October 2025 at 14:32

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) vijon punën për përfundimin e procesit të legalizimit të pallateve në zonat urbane, duke ofruar lehtësi dhe transparencë për qytetarët.

Kadastra njofton se, në Njësinë Administrative Kashar, specialistët e Drejtorisë Vendore ASHK Tiranë Rurale 2 po kryejnë legalizimin e një pallati 9-katësh, ndërtuar në vitin 2005, në rrugën “Besim Alla”, që përfshin 160 njësi banimi, shërbimi dhe garazhe.

Deri tani janë miratuar 95 vendime legalizimi, ndërsa mbeten për t’u legalizuar dhe 65 njësi.

ASHK fton banorët të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë drejtorisë përkatëse, si: Akt marrëveshje me ndërtuesin/investitorin; Kontratë porosie apo kontratë sipërmarrjeje.

Pas përfundimit të procedurës dhe 30 ditë pas emetimit të vendimit të legalizimit, banorët mund të aplikojnë në platformën “e-Albania” për regjistrimin e vendimit dhe pajisjen me certifikatë pronësie, hartë kadastrale dhe kartelë pasurie.

Ky proces është pjesë e angazhimit të Kadastrës Shqiptare për të garantuar të drejtën e pronësisë dhe për të përmbyllur me sukses legalizimet në territorin e bashkisë Tiranë.

/e.xh//a.f//r.e/

The post Pallati me 160 njësi në Kashar drejt përfundimit të legalizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra: Aplikim online për titull pronësie për shtëpitë e ndërtuara para ’91

22 October 2025 at 14:46

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Kadastra Shqiptare njofton se qytetarët që kanë ndërtuar banesa para vitit 1991 dhe nuk zotërojnë ende një titull pronësie, tashmë mund të përfitojnë këtë të drejtë përmes një aplikimi të thjeshtë online në portalin e-Albania.

Për të nisur procesin, mjafton të zgjidhet shërbimi “Kalimi në pronësi i objektit pa titull / truallit funksional / oborrit në përdorim”, dhe të plotësohet kërkesa elektronike me të dhënat përkatëse.

Pas dorëzimit të aplikimit, Drejtoria Vendore e ASHK e shqyrton dokumentacionin dhe nëse aplikimi është i saktë, qytetarit i jepet titulli i pronësisë, i cili më pas mund të regjistrohet zyrtarisht.

Sipas Kadastrës, ky proces synon të formalizojë pronësinë mbi ndërtimet e vjetra dhe të përmirësojë sigurinë juridike të qytetarëve mbi banesat e tyre. /j.p/

The post Kadastra: Aplikim online për titull pronësie për shtëpitë e ndërtuara para ’91 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

By: Elva
9 October 2025 at 09:48

Nga Vladimir Karaj Në dhjetorin e vitit të largët 1932, zonja Bihter Toptani bleu 130 hektarë tokë në vendin e quajtur “Maranishtja” në Shetaj të Ishmit në Durrës – sot një nga zonat më të lakmuara turistike në Shqipëri. Transaksioni u krye në prani të një gjyqtari paqtues, ndërsa pas blerjes, zonja Toptani ia dhuroi […]

The post ‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj

By: Ela
26 September 2025 at 21:17

Aurela Beqiri nga Elbasani iu drejtua emisionit “Stop” në Tv Klan, pasi hasi probleme në marrjen e certifikatës së pronësisë për një pasuri të dhuruar nga vajzat e saj. Gjatë aplikimit të parë në Kadastrën e Elbasanit, në dokument u shënua gabim lagjja si rrugë e në aplikimin e dytë, ndodhi e kundërta, rruga u […]

The post Kadastra “ngatërron” dy herë rrugën me lagjen, qytetarja s’merr shtëpinë e saj appeared first on BoldNews.al.

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

By: armand
15 September 2025 at 21:06

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë, i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Në shkresë, Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, […]

The post Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi appeared first on BoldNews.al.

Kadastra: 1670 legalizime gjatë muajit gusht 

15 September 2025 at 15:10

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi se gjatë muajit gusht 2025 Drejtoritë Vendore në të gjithë vendin kanë miratuar 1670 vendime legalizimi, duke u dhënë qytetarëve siguri juridike mbi pronën e tyre.

Ky është një tjetër hap konkret në procesin e legalizimeve, që synon përfundimin e çështjeve të mbartura ndër vite dhe kthimin e pronës së ligjshme në duart e qytetarëve.

ASHK ka publikuar listën e përfituesve për çdo drejtori vendore në faqen zyrtare të institucionit:https://www.ashk.gov.al/publikime/.

Ndërkohë, qytetarët që kanë përfituar një vendim legalizimi kanë 30 ditë nga data e njoftimit për të aplikuar për: Regjistrimin e vendimit të legalizimit; certifikatën e pronësisë; kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe fragment të hartës kadastrale.

Kadastra njofton se, të gjithë përfituesit mund të aplikojnë online përmes platformës “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin: “Aplikim për regjistrimin e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ”.

Ky proces digjital ofron lehtësi dhe transparencë të plotë për qytetarët, duke shmangur vonesat dhe burokracitë.

/e.xh//r.e/

The post Kadastra: 1670 legalizime gjatë muajit gusht  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra

13 September 2025 at 10:45

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës është drejt përmbylljes së procesit të regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra të vendit, duke i hapur rrugë pajisjes së banorëve me dokumentacion të plotë ligjor të pronësisë.

Procesi është zhvilluar në 4 fshatra në Përmet, 6 fshatra në Mallakastër, 6 fshtara në Elbasan, Peqin dhe 4 fshatra në Shijak, Gjirokastër dhe Delvinë. Konkretisht fshatrat janë: Lapulec, Ninësh, Visokë, Drenovë, Kutë, Drizar, Raban, Hotovë, Podgoran Mal, Kosovë Gosnisht, Lisnaj, Paulesh, Bicaj, Caushaj, Mlizë, Gurabardh, Shahinaj, Shetel, Tranoshisht dhe Markat.

ASHK bën të ditur se, në bashkëpunim të ngushtë me banorët dhe me ndihmën e Qendrës së Kadastrës Digjitale, janë mbledhur të gjitha dokumentet e disponueshme, është kryer evidentimi në terren si dhe përpunimi ligjor dhe hartografik i materialeve përkatëse.

Aktualisht, po finalizohen të dhënat kadastrale për secilin prej këtyre fshatrave, me qëllim përgatitjen e regjistrit përfundimtar të pronave.

Pas përfundimit të këtij procesi, të gjithë banorët do të kenë mundësinë të aplikojnë për regjistrimin dhe certifikimin e pronës së tyre në portalin zyrtar e-Albania, duke përfituar nga një procedurë e thjeshtuar, digjitale dhe transparente.

Prej muajit gusht të këtij viti ka nisur regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme, për të krijuar Regjistrin Kadastral në zonat rurale, ku deri më sot nuk është kryer më parë ky proces. /e.xh//a.f/

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

The post Drejt përmbylljes procesi i regjistrimit fillestar të pronave në 20 fshatra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni

By: Elva
8 September 2025 at 22:17

Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv Klan takohet me zonjën Zamira Alija, e cila tregon se nuk regjistron dot tokën, arë të babait të saj, përfituar me AMTP para dy vjetësh. Kjo tokë, e shfrytëzuar nga familja tani del që në mes të parcelës, ka mbivendosje me shtetasin Ismail Cako. “Kjo […]

The post Punonjësit e Kadastrës dhunoj*ë gazetaren, drejtori bën sehir: S’është i yni appeared first on BoldNews.al.

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

6 September 2025 at 16:28

Avokati Arben Llagnozi, për një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se drejtuesja e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, duhet që të japë dorëheqjen. Kjo thirrje e tij vjen pasi gazetarja e emisionit “Stop”, Domenika Bajraktari, ditën e enjte u dhunua fizikisht në ambjentet e Drejtorisë së Kadastrës Kamëz-Vorë, gjatë kryerjes së detyrës së saj […]

The post Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen! appeared first on BoldNews.al.

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

By: armand
5 September 2025 at 23:09

Gazetarja e emisionit investigativ Stop në TV Klan, Domenika Bajraktari, dhe kameramani i saj janë dhunuar ditën e sotme në ambientet e Kadastrës Vorë-Kamëz, ndërsa ishin në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi gjatë një investigimi mbi problematikat në këtë institucion. Në vend të bashkëpunimit dhe transparencës institucionale, ekipi i Stop është përballur me dhunë fizike. […]

The post Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës appeared first on BoldNews.al.

Kadastra: Personi që sulmoi gazetaren nuk është punonjës i institucionit

5 September 2025 at 18:10

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës reagoi lidhur me lajmet e publikuara sot për një incident të ndodhur pranë Drejtorisë Vendore Kamëz-Vorë, ku u raportua një akt dhune ndaj një gazetareje.

Në një deklaratë të shpërndarë pë mediet, Kadastra dënon dhe distancohet nga çdo akt dhune ndaj përfaqësuesve të medias gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke sqaruar se personi që ka kryer veprimin ndaj gazetares nuk është punonjës i Kadastrës.

“Në lidhje me rastin e raportuar, sqarojmë se personi që ka kryer veprimin ndaj gazetares nuk është punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë jemi duke rishikuar të gjitha pamjet filmike të administruara nga kamerat e sigurisë dhe, nëse konstatohet shkelje nga rojat private, do të ndërmerren menjëherë hapat ligjorë dhe kontraktualë për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të tilla. Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpreh besimin e plotë tek institucionet ligjzbatuese dhe është e bindur se ato do të kryejnë hetimet dhe do të vendosin drejtësi sipas ligjit. Ne besojmë se puna e gazetarëve është një element i rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe ruajtjen e transparencës institucionale”, thuhet në deklaratën e Kadastrës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron se do të vazhdojë të garantojë akses, respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë në çdo proces informimi.

Ditën e djeshme, shtetasja D. B., gazetare, bëri kallëzim në Polici, duke deklaruar se është penguar gjatë kryerjes së detyrës dhe është goditur me telefon në shpinë nga shtetasi F. M.

Policia e Shtetit informoi se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç.

/r.e/

The post Kadastra: Personi që sulmoi gazetaren nuk është punonjës i institucionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se Drejtoria Vendore ASHK Kukës po vijon me intensitet punën për përpunimin dhe trajtimin e vetëdeklarimeve të banorëve, të kryera ndër vite.

ASHK-ja njofton qytetarët se pranë njësive administrative janë afishuar listat me emrat e vetëdeklaruesve që duhet të plotësojnë dosjen për të vijuar procedurën e legalizimit.

Dokumentet e nevojshme përfshijnë certifikatën familjare të datës së deklarimit dhe një numër kontakti për evidentimin në terren.

Kadastra i bën thirrje qytetarëve që nëse e kanë emrin në listë, të dorëzojnë dokumentet brenda afatit të përcaktuar për të përmbyllur procedurën e legalizimit të objektit tyre.

Kadastra nxit qytetarët të bashkëpunojnë për të përfituar të drejtën e pronësisë dhe për të hedhur një hap më tej drejt formalizimit të pronës private.

/e.xh/a.f/

The post Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

By: Ela
12 August 2025 at 14:42

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet që po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. PD thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve. “Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron […]

The post PD: Kadastra ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌