Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 January 2026Main stream

Mazniku: Reforma territoriale duhet të bazohet te cilësia e shërbimeve për qytetarët

29 January 2026 at 22:14

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Manziku u shpreh sot se procesi i reformës territoriale duhet të bazohet te parimet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve, dhe jo te hartat apo numrat.

I ftuar në një studio televizive, Manziku theksoi se reforma nuk ka ende një plan konkret, por është në fazë procesi.

Sipas tij, është me rëndësi konsultimi me qytetarët, veçanërisht ata të Paskuqanit, për një bashkim të mundshëm me bashkinë e Tiranës.

Ai kujtoi se reforma e vitit 2014 ishte një ndryshim epokal, por ende ka nevojë për përmirësime të mëtejshme.

“Ka pasur një tjetër komisioni para 4-5 vjetësh. Unë jam një nga njerëzit që jam pyetur në komision dhe kam dhënë mendim, dhe unë thashë që Kamza, Paskuqani dhe Vora të jenë pjesë e bashkisë së Tiranës. Në këtë rast është e rëndësishme të krijojmë reforma të qenësishme. Nuk kemi një plan, ne kemi një proces. Nuk kam një projektide as për numrat dhe hartat, unë e kam për parimet dhe reformat”, shtoi ai.

Mazniku theksoi se “kjo është një çështje që duhen pyetur më mirë qytetarët e Paskuqanit, nëse duan të bashkohen me Tiranën apo jo”.

“Të mbështetemi te parimi se sa mundësi kemi që t’u ofrojmë shërbime qytetarëve, qoftë në Paskuqan e zona të tjera. Rëndësi ka shërbimi sa më afër qytetarit. Reforma e 2014-ës është një ndryshim epokal, por ka akoma nevojë për ndryshime”, tha Mazniku.

/a.f/r.e/

The post Mazniku: Reforma territoriale duhet të bazohet te cilësia e shërbimeve për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma territoriale, Mazniku: Do ta mbyllim në korrik, opozitën e presim deri të hënën

29 January 2026 at 20:48

TIRANË, 29 janar/ATSH-Maela Marini/ Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbian Mazniku deklaroi sot se muaji korrik është afati i fundit për miratimin e reformës territoriale, ndaj nëse opozita nuk do të vijë në komision deri në 2 shkurt, do të ndryshohet formula e komisionit.

Gjatë një interviste në për “Abcnews”, Mazniku u shpreh se mazhoranca ka qenë në mënyrë sistemike jo vetëm e gatshme, por edhe me një plan shumë të ngjeshur pune drejt krijimit të reformës.

Për shkak të mungesës së opozitës në komision, Mazniku u shpreh se janë humbur dy muaj shumë të rëndësishëm.

Sipas tij në vitin 2027 janë zgjedhjet e ardhshme vendore dhe reforma territoriale, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias duhet të mbyllet një vit para zgjedhjeve.

Mazniku sqaroi se kjo bëhet për t’i lënë kohë forcave politike dhe publikut për t’u mësuar me ndarjen e re territoriale.

Manziku theksoi se korriku i këtij viti është afati i fundit për të mbyllur reformën territoriale, në mënyrë që t’i jepet kohë njerëzve dhe bashkive të bëhen gati për sistemin e ri.

“Aktualisht kemi dy muaj vonesë. Ndërkohë duhet kuptuar se reforma territoriale lidhet me bashkitë dhe është jetike për të përfituar fonde nga BE për t’u fuqizuar dhe arritur nivelet e BE-së”, u shpreh Mazniku.

Edhe pse PS ka numrin e nevojshëm të votave në Kuvend për ta miratuar reformën, Mazniku theksoi se do të ishte ideale që kjo të bëhej me konsensus tërësor politik, pra me dakordësi totale prej 40 votash.

“Duhet të kemi mekanizmin e mirë për t’i ofruar shërbime njerëzve. Ne ramë dakord për barazi në komision dhe për bashkëkryesim me opozitën. Por opozita nuk ka ardhur në mbledhje dhe ne kemi humbur 2 muaj shumë të rëndësishëm me agjendë të ngjeshur pune”, tha Mazniku.

Në rast se opozita nuk do të paraqitet në komision ditën e hënë (2 shkurt), Mazniku theksoi se PS ka firmosur kërkesën për Kuvendin që të bëhet ndryshimi i formulës së përfaqësimit (9 me 8).

“Njëlloj si në komisionet e tjera parlamentare bashkëkryesia do të kalojë në pozicionin e nënkryetarit dhe do të futemi në proces pune. Opozita do të ketë vendin e saj në komision. Numri i tyre nuk preket, vendet e tyre nuk preken. Janë të mirëpritur të jenë pjesë e dëgjesave që do të zhvillohen në terren por procesi nuk ndalet, sepse ne jemi bllokuar pa filluar akoma”, tha Mazniku.

/a.f/r.e/

The post Reforma territoriale, Mazniku: Do ta mbyllim në korrik, opozitën e presim deri të hënën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfaqësuesit e PD-së takim me Schieder: Po mbyllen hapësirat e opozitës në Kuvend

29 January 2026 at 22:13

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deputetja dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, si dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, zhvilluan sot një takim me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e opozitës shprehën shqetësimin e tyre të thellë lidhur me situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke vënë theksin te problematikat serioze që sipas tyre, “po minojnë funksionimin e shtetit të së drejtës dhe standardet demokratike”.

Një ndër çështjet kryesore të diskutuara ishte bllokimi i shqyrtimit të mandatit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas deputetëve të PD-së, kjo çështje po mbahet peng në Këshillin e Mandateve përmes votave të shumicës socialiste, duke penguar rolin kushtetues të Kuvendit dhe duke ndërhyrë në proceset e pavarura të drejtësisë, përfshirë SPAK-un.

Gjithashtu, deputetët raportuan për “mbylljen sistematike të hapësirave për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë”. Sipas tyre, “ndërprerja e fjalës së opozitës gjatë seancave plenare është kthyer në praktikë të zakonshme, ndërsa mekanizmat parlamentarë për kontrollin e qeverisë janë dobësuar ndjeshëm ose janë bërë jofunksionalë”.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e PD-së nënvizuan degradimin e rolit të Kuvendit, i cili sipas tyre po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një institucion formal, pa debat real dhe pa respekt për pluralizmin politik.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder u informua në mënyrë të detajuar mbi këto zhvillime dhe u njoh me shqetësimet e opozitës lidhur me pasojat që këto praktika kanë për procesin e integrimit europian të vendit dhe për standardet demokratike që kërkon Bashkimi Europian.

Ne emër të Partisë Demokratike, deputetët konfirmuan angazhimin për mbrojtjen e demokracisë, funksionimin e institucioneve dhe respektimin e shtetit të së drejtës, si parakushte themelore për rrugën europiane të Shqipërisë.

/m.m/r.e/a.f/

The post Përfaqësuesit e PD-së takim me Schieder: Po mbyllen hapësirat e opozitës në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takon Raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Schieder

29 January 2026 at 18:44

TIRANË, 29 janar/ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Kuvend me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe përgatitjen e raportit vjetor për vendin tonë, i cili, pas miratimit në Komitetin e Politikës së Jashtme (AFET), do të votohet në seancën plenare të Parlamentit Europian.

Raportuesi Andreas Schieder, i cili po përgatit raportin vjetor për Shqipërinë, vlerësoi në debatin e fundit në Parlamentin Europian se Shqipëria mund të konsiderohet “favoriti kryesor” mes vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Takimi u zhvillua në kuadër të dialogut të vazhdueshëm institucional mes autoriteteve shqiptare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit.

/m.m/a.f/

The post Balla takon Raportuesin e PE-së për Shqipërinë, Schieder appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpallen studiot fituese për Shtëpinë e Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore

29 January 2026 at 22:15


TIRANE, 29 janar/ATSH-Maela Marini/ Dy studio arkitekturore ndërkombëtare u shpallën sot fituese të Konkursit Ndërkombëtar për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Kompleksin e ri të Inspektorateve Shtetërore.

Juria ndërkombëtare e cila vlerësoi projektet e paraqitura në këtë konkurs vlerësoi se edhe pse secili prej projekteve kishte tipare shumë të mira arkitekturore, asnjë prej projekteve nuk ishin plotësisht të suksesshme në trajtimin e të dyja komponentëve.

Ndaj juria vendosi të shpallë fitues studion “Taller Hector Barroso” për projektin e kampusit të fëmijëve dhe studion “Rojkind Arquitevtos S.C” për kullat shumëfunksionëshe.

Juria vendosi që dy projektet të zhvillohen nën bashkërendimin e një zhvilluesi të vetëm, ndërsa hartoi edhe një grup rekomandimesh drejt fazës zbatuese.

Projektet fituese u përzgjodhën mes propozimeve me vlera të spikatura arkitekturore, urbane dhe mbi të gjitha sociale.

/r.e/a.f/

The post Shpallen studiot fituese për Shtëpinë e Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pret Raportuesin për Shqipërinë në PE: Mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në BE

29 January 2026 at 17:43

TIRANË, 29 janar/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali priti sot në një takim Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, një zë i rëndësishëm dhe mbështetës i procesit të zgjerimit dhe në veçanti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Spiropali bëri të ditur se në takim u diskutua mbi rolin e veçantë të Parlamentit Europian në monitorimin e negociatave të anëtarësimit, rëndësinë e raportit të ardhshëm për Shqipërinë në konsolidimin e perceptimit pozitiv mbi progresin e arritur dhe në orientimin e hapave të mëtejshëm të procesit.

“Bashkëndamë vlerësime për ecurinë e deritanishme të negociatave, për reformat e thelluara në veçanti në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore, si dhe për angazhimin e palëkundur e të vazhduar të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, si dhe në përafrimin e vazhdueshëm me vlerat, politikat dhe qëndrimet e Bashkimit Europian”, bëri të ditur Spiropali.

Në këtë kuadër, Spiropali theksoi se u diskutua edhe mbi perspektivën e arritjes sa më parë të piketave të ndërmjetme (IBAR), si një moment vendimtar që do t’i hapë rrugën procesit të mbylljes së kapitujve, duke e vendosur Shqipërinë në 2026-ën në një fazë të re, edhe më konkrete dhe më të matshme në rrugën drejt anëtarësimit.

/m.m/a.f/r.e/

The post Spiropali pret Raportuesin për Shqipërinë në PE: Mbështetës i anëtarësimit të Shqipërisë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet: Problemet me self-care janë zgjidhur, platforma tërësisht funksionale

By: Ornela
29 January 2026 at 15:26

Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është zgjidhur, dhe se platforma prej pasdites së sotme, 28 janar, është në shërbim të plotë dhe funksionon normalisht.

Megjithatë, për qëllime sqaruese dhe orientuese, si dhe duke marrë shkas nga vështirësitë e hasura ditët e fundit, Administrata Tatimore rikujton procedurat që tatimpaguesit duhet të ndjekin në rastet kur, për arsye objektive, hasen vështirësi në fiskalizimin e faturave, me synim garantimin e vijimësisë së aktivitetit dhe respektimin e detyrimeve ligjore.

Për këtë qëllim, të gjithë tatimpaguesit duhet të kenë në konsideratë sa vijon:

  1. Tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave

Rreth 139.000 tatimpaguesit, që përdorin software për lëshimin e faturave, duhet të vijojnë normalisht me lëshimin e faturave përmes tij edhe në rastet kur konstatojnë se faturat nuk janë pajisur me kodin unik (NIVF). Në momentin që platforma rikthehet në shërbim të plotë, këta tatimpagues do të vijojnë me fiskalizimin e faturave të pafiskalizuara, duke u siguruar që për çdo faturë të lëshuar të gjenerohet kodi unik përkatës (NIVF).

  1. Tatimpaguesit, që nuk disponojnë software fiskalizimi

Rreth 3000 tatimpaguesit, që nuk janë të pajisur me software, por përdorin Platformën Qendrore të Faturave për lëshimin e tyre mund të pajisen me software që i përshtatet aktivitetit të tyre ose t’i drejtohen me kërkesë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse për t’u pajisur me bllokun e veçantë të faturave, në përputhje me parashikimet e nenin 30 të ligjit nr. 87/2019. Blloku i veçantë i faturave përdoret edhe në rast të një defekti apo ndërprerje të plotë të punës së zgjidhjes software-ike. Faturat e lëshuara me bllokun e veçantë duhet të raportohen pranë Administratës Tatimore, brenda afateve ligjore të përcaktuara.

  1. Fiskalizimi i faturave në lidhje me zhdoganimin e mallrave

Në rastet e zhdoganimeve, afati ligjor për kryerjen e fiskalizimit është 7 ditë nga data e daljes së mallit në qarkullim të lirë. Në rast se ky afat tejkalohet si rrjedhojë e vështirësive që mund të krijohen gjatë aksesimit të Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara, Drejtoritë Rajonale Tatimore do të marrin në konsideratë situatat specifike, që kanë çuar në tejkalimin e afatit, rast pas rasti.

Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të ndjekin me vëmendje udhëzimet e mësipërme, me qëllim respektimin e detyrimeve ligjore në fuqi.

The post Tatimet: Problemet me self-care janë zgjidhur, platforma tërësisht funksionale appeared first on Revista Monitor.

Furnizonin me kokainë biznesmenët në Itali, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

By: Ela
29 January 2026 at 14:42

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në zonën e liqenit të Gardës në Itali, pasi akuzohen si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Aksioni u krye nga policia e Desenzanos, që njoftoi se arrestoi dy shqiptarët e përfshirë në trafikun e kokainës në zonë. Të arrestuarit janë të dy 26-vjeçarë, ndërsa ishin monitoruar […]

The post Furnizonin me kokainë biznesmenët në Itali, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanal

By: Ela
29 January 2026 at 14:34

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e kamionit për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar daljen e tij nga karrexhata. Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte […]

The post Aksident në aksin Fier-Kallm, kamioni përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohen 3 ‘skifterët’/ VIDEO

By: Ela
29 January 2026 at 14:13

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vjedhje, në dy operacione të ndryshme. Një 36-vjeçar me iniciale V.C., dhe O.R., 44 vjeç, kanë vjedhur një motor dhe sende me vlerë. Motori është gjetur dhe sekuestruar. Ndërkohë është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale L.B., për kryerjen e së njëjtës vepër penale në dy […]

The post Zbardhen dy raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohen 3 ‘skifterët’/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Çmimi i naftës arrin 70 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

29 January 2026 at 13:41

Çmimet e naftës bruto Brent arritën 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga shtatori, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Iranin që të arrinte një marrëveshje bërthamore ose të përballej me sulme ushtarake. Kjo rritje e çmimeve ndodhi për shkak të asaj që tregjet e quajnë një prim të rrezikut gjeopolitik, që lidhet me shqetësimet se tensionet mund të ndërpresin furnizimin global me naftë. Brent u rrit deri në rreth 2.7% në nivelin e 70 dollarëve për fuçi, ndërsa kontrata amerikane West Texas Intermediate (WTI) kaloi 65 dollarë për fuçi.

Në një postim në rrjetet sociale të mërkurën, Trump tha se anijet amerikane që ai urdhëroi në rajon ishin gati të përmbushnin misionin e tyre “me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme”, duke shtuar presionin politik mbi Teheranin. Rezultati i kësaj ka qenë një rritje e çmimeve të naftës edhe në fillim të vitit 2026, duke sfiduar pritshmëritë e një tregu me ofertë të madhe. Përtej tensioneve me Iranin, faktorë të tjerë si situata në Venezuelë dhe ndërprerjet e furnizimit në Kazakistan gjithashtu kanë ndihmuar në nxitjen e çmimeve.

Analistët e Citigroup vlerësojnë se primi i rrezikut gjeopolitik i shtuar për çmimet e naftës mund të jetë rritur me 3 deri në 4 dollarë për fuçi, duke mbajtur çmimet mbi nivelet e parashikuara edhe pse tregjet prisnin oferta të mëdha. Një sulm i mundshëm amerikan kundër infrastrukturës së naftës së Iranit ose kundër vetë furnizimit nga Lindja e Mesme mund të rrezikojë rrjedhën e naftës dhe gazit, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe për transportin e energjisë që lidh vendet prodhuese me tregjet globale.

SHBA është tregtues  dhe konsumator i madh i naftës, ndërsa Irani është një nga prodhuesit e rëndësishëm brenda OPEC me një prodhim ditor prej rreth 3.2 milionë fuçish. Çdo ndërprerje në këtë furnizim ose në tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit mund të ketë pasoja të gjera në ekonomitë globale, duke ndikuar jo vetëm në çmimet e karburanteve, por edhe në kursin e inflacionit dhe stabilitetin ekonomik./BLOOMBERG

The post Çmimi i naftës arrin 70 dollarë për fuçi, pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit appeared first on Gazeta Si.

Bizneset shqiptare të shqetësuara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin në BE

29 January 2026 at 12:36

Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset në Shqipëri nuk janë të informuara mbi ndryshimet ligjore që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe janë të shqetësuar se kjo mund të ndiojë në aktivitetin e tye.

Sipas një ankete të kryer nga Këshilli i Investimeve, vetëm 33% e bizneseve të pyetura deklarojnë se kanë informacion, kryesisht përmes internetit dhe mediave, që mbeten burimi i tyre i vetëm, ndërsa komunikimi dhe transparenca nga institucionet përkatëse pothuajse nuk ekzistojnë. Kjo mungesë informacioni ndikon drejtpërdrejt në kapacitetin e bizneseve për të planifikuar zhvillimin dhe përfitimet nga reformat.

Afro 50% e kompanive shprehin interes dhe nevojë për më shumë informacion mbi integrimin dhe ndikimin që ky proces ka në biznesin e tyre. Më të informuar janë eksportuesit, kompanitë e mëdha me xhiro mbi 8 milionë euro dhe sektorët TIK, Industria përpunuese dhe Shërbimet.

Mungesa e konsultimit dhe transparencës në miratimin e ligjeve konsiderohet si një nga sfidat kryesore për biznesin, me 18% dhe 33% të kompanive që e perceptojnë këtë si rrezik kryesor gjatë procesit të reformave. Kjo reflekton një shqetësim të qartë lidhur me besueshmërinë institucionale dhe efektivitetin e reformatve të implementuara pa pjesëmarrjen e sektorit privat.

Nga ana tjetër, bizneset shprehin pritshmëri pozitive nga procesi i integrimit, duke identifikuar përfitime të rëndësishme si përmirësim i cilësisë dhe standardeve, rritje e konkurrencës së ndershme dhe akses më i lehtë në tregjet e BE-së. Megjithatë, vetëm 1/3 e kompanive presin zgjerim të mundësive të eksportit, ndërsa rreth gjysma parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit. 1 në 2 biznese e sheh
veten me rritje e zgjerim pas antarësimit në BE. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transportit.

Sipërmarrja pret përfitime të rëndësishme nga ky proces, si rritje të cilësisë së produkteve, konkurrencës së ndershme dhe akses më të lehtë në tregjet europiane. Megjithatë, vetëm një e treta e tyre presin rritje të mundësive të eksportit dhe rreth gjysma e kompanive parashikojnë zgjerim të aktivitetit pas integrimit, duke treguar lidhjen mes perceptimit pozitiv të integrimit dhe potencialit për zhvillim të biznesit. Sektoret më optimistë janë Industria, Bujqësia, Tregtia dhe Transporti.

The post Bizneset shqiptare të shqetësuara nga ligjet e pakonsultuara, qeveria s’jep informacion mbi integrimin në BE appeared first on Gazeta Si.

177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja

By: Ornela
29 January 2026 at 11:09

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikoi treguesit statistikorë të aktivitetit për vitin 2025. Të dhënat tregojnë një vit me volum të lartë shërbimesh, rritje të regjistrimeve të bizneseve të reja dhe përdorim të gjerë të shërbimeve digjitale.

Gjatë vitit 2025, QKB ka administruar gjithsej 177,307 aplikime, nga të cilat 154,436 në Regjistrin Tregtar, 13,025 në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve dhe 9,846 në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Krahasuar me vitet e mëparshme, volumi total i aplikimeve mbetet në nivele të qëndrueshme, ndërsa vihet re rritje e aplikimeve në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dhe në fushën e licencave.

Shërbimet më të përdorura nga bizneset gjatë vitit 2025 lidhen kryesisht me Regjistrin Tregtar, ku kryesojnë dorëzimi i bilancit vjetor, ndryshimet për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe për personat fizikë, regjistrimi i personit fizik dhe pezullimi i aktivitetit. Në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, kërkesat më të shpeshta kanë qenë aplikimet e reja, ndryshimet, revokimet vullnetare dhe shtyrjet e afatit, ndërsa në Regjistrin e Pronarëve Përfitues dominojnë aplikimet për regjistrim fillestar dhe për ndryshim të të dhënave.

Regjistrimet e bizneseve të reja shënuan një rritje të ndjeshme në vitin 2025, me 20,765 subjekte të reja, nga 17,500 në vitin 2024 dhe 16,853 në vitin 2023. Shpërndarja gjeografike tregon se Tirana vijon të mbajë peshën kryesore me 11,175 biznese të reja, e ndjekur nga Durrësi (2,185), Vlora (1,913), Fieri (1,173), Elbasani (873) dhe Shkodra (849), ndërsa regjistrime të konsiderueshme janë shënuar edhe në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.

Sa i përket aktiviteteve ekonomike, numri më i lartë i regjistrimeve i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (5,341), ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor (2,878), ndërtimi (1,663), aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (1,645), informacioni dhe komunikacioni (1,547), shërbimet administrative dhe mbështetëse (1,515) dhe transporti e magazinimi (1,433).

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar 2,000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, prodhim dhe tregti ushqimore, farmaci, aktivitete të lidhura me automjetet, operatorë turistikë dhe shitje me shumicë të ushqimeve me origjinë shtazore. Po ashtu janë dhënë 249 leje të reja, ku spikasin lejet mjedisore të tipit B, lejet për peshkim dhe shfrytëzim të faunës ujore dhe lejet minerare. Krahasuar me vitet e mëparshme, edhe ky tregues shënon rritje të qëndrueshme.

Një element i rëndësishëm i vitit 2025 është edhe përfshirja e grave në sipërmarrje, ku 6,596 subjekte rezultojnë të drejtuara nga femra.

The post 177 mijë aplikime në QKB në 2025-n, u regjistruan gati 21 mijë biznese të reja appeared first on Revista Monitor.

Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij

By: Ela
29 January 2026 at 13:41

Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë. Shoqata tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se […]

The post Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafikut të mallrave në kufij appeared first on BoldNews.al.

Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA

By: Ela
29 January 2026 at 13:20

Kompania e ndërtimit 2T shpk, me pronar në letra Artan Sako, ishte disa ditë më parë objekt kontrollesh të befasishme nga BKH-ja, në kuadër të hetimit të aferave korruptive me veprat publike, kryesisht rrugët. Në vitin 2013, kur PS-ja erdhi në pushtet, 2T ishte një komani modeste dhe pothuajse e panjohur. Gjatë pushtetit socialist, për shkak të […]

The post Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA appeared first on BoldNews.al.

Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut

By: Ela
29 January 2026 at 13:08

Shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit një ditë më parë, më 28 janar, ka shkaktuar debate në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet pa praninë e mediave. Bardhi akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin, se urdhëroi shtyrjen e mbledhjes me të dhëna të rreme, dhe se po shkel në mënyrë […]

The post Debate te Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi – Peleshit: Mbroni korrupsionin e Ramës dhe Ballukut appeared first on BoldNews.al.

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë

By: Ela
29 January 2026 at 13:02

Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar tre ditë më parë në “përleshjen” mes babit dhe të bijës. Sipas familjarëve, Onard Memlika, është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës. I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së […]

The post U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, transferohet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

Ministri malajzez: Stresi nga puna të kthen gay

By: Ela
29 January 2026 at 12:54

Ministri për Çështjet Fetare në Departamentin e Kryeministrit të Malajzisë, Dr. Zulkifli Hasan, deklaroi se stresi i lidhur me punën mund të jetë një nga faktorët që nxit individët të përfshihen në komunitetin LGBT. Duke iu referuar një studimi të vitit 2017, ministri theksoi se ndikimi social, përvojat seksuale dhe faktorë të tjerë personalë gjithashtu […]

The post Ministri malajzez: Stresi nga puna të kthen gay appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet moti i keq në juglindje të vendit, bora zbardh Boboshticën dhe Dardhën

By: Ela
29 January 2026 at 12:43

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje të dëborës është rikthyer në juglindje të vendit. Gjatë orëve të natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të ulët në segmentet rrugore Korçë-Boboshticë-Dardhë. Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e aksit për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës. Aktualisht, qarkullimi […]

The post Rikthehet moti i keq në juglindje të vendit, bora zbardh Boboshticën dhe Dardhën appeared first on BoldNews.al.

Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë – Emrat

By: Ela
29 January 2026 at 11:52

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për ish-drejtoreshën e Tirana Parking, Eglantina Zere dhe 4 zyrtarët e tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u […]

The post Dosja 5D/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtoreshën e ‘Tirana Parking’ dhe 4 ish-zyrtarët e tjerë – Emrat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌