Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

BE: Zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

13 January 2026 at 15:53

PRISHTINË, 13 janar/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot është takuar me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, diskutoi për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave të BE-së me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Orav.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan më 28 dhjetor.


/Kosovapress/

The post BE: Zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan që demokracia formëson politika për komunitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngre shqetësim për shkelje të standardeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së

13 January 2026 at 13:41

PRISHTINË, 13 janar/ATSH/ Procedurat e zhvilluara para Dhomave të Specializuara në Hagë shfaqin mangësi të theksuara në respektimin e të drejtave themelore, thuhet në letrën e Avokatit të Popullit, Naim Qelaj drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij për refuzimin e “kërkesave procedurave dhe provuese të paraqitura nga mbrojtja”.

Në këtë letër, Qelaj përmend edhe pranimin e disa provave nga Serbia.

“Po aq shqetësuese është edhe mënyra se si janë pranuar disa prova. Për ilustrim, po përmend dy shembuj. Së pari, kam vërejtur pranimin e dokumenteve zyrtare që pretendohet se burojnë nga autoritetet serbe, të cilat pretendojnë ushtrim juridiksioni mbi territorin e Kosovës pas qershorit të vitit 1999. Kjo periudhë përkon me vendosjen e administratës së përkohshme ndërkombëtare të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, gjatë së cilës funksionimi i institucioneve gjyqësore serbe në Kosovë ishte i paligjshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, siç është përcaktuar qartë edhe në vendimet e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, pranimi i këtyre dokumenteve ngre shqetësime serioze si për ligjshmërinë e tyre (përfshirë sipas së drejtës ndërkombëtare publike, dhe jo vetëm sipas Kushtetutës), ashtu edhe për besueshmërinë e tyre provuese”, thuhet në letrën drejtuar Trendafilovës.

Ndër tjera, Qelaj në këtë letër thekson se është shqetësuese “të shohësh një gjykatë duke i refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat procedurale dhe provuese të paraqitura nga mbrojtja”.

“Një model kaq i qëndrueshëm ngrit shqetësime legjitime për çekuilibër procedural dhe paragjykim të mundshëm, të cilat mund të minojnë seriozisht besueshmërinë e procedurave gjyqësore dhe të vënë në pikëpyetje trajtimin e paanshëm të të akuzuarve”, thuhet më tej.

Letrat e Qelajt drejtuar Trendafilovës, nënvizon edhe mënyrën se si Dhomat e Specializuara trajtojnë paraburgimin.

“Praktika e vazhdueshme e mbajtjes së të gjithë të akuzuarve në paraburgim të zgjatur dhe të pandërprerë, pa shqyrtim kuptimplotë të masave alternative, duket në papajtueshmëri si me kornizën e zbatueshme ligjore, ashtu edhe me standardet e konsoliduara që rrjedhin nga jurisprudenca e gjykatave ndërkombëtare dhe vendore. Vlerësimit të rrezikut të ikjes si uniformisht “i lartë”, siç parashtrohet nga Prokuroria dhe miratohet vazhdimisht nga Dhomat, i mungon një arsyetim bindës, veçanërisht duke pasur parasysh se të gjithë të akuzuarit janë vetëdorëzuar dhe se nuk ka prova të besueshme që sugjerojnë rrezik për ndërhyrje ndaj dëshmitarëve (duke marrë parasysh gjithashtu praninë e konsiderueshme të Misionit të EULEX-it në Kosovë). Për më tepër, monitorimi i komunikimeve dhe vizitave familjare, kufizimi i vizitave familjare dhe kufizimet tjera të lidhura me paraburgimin e zgjatur ngritin shqetësime serioze për shkelje të të drejtave themelore. E kam të vështirë të gjej ndonjë përputhje ndërmjet një regjimi kaq të ashpër të paraburgimit me parimet që rregullojnë privimin nga liria sipas standardeve të drejtësisë penale ndërkombëtare”, thotë Qelaj. /KosovaPress/

The post Avokati i Popullit letër Trendafilovës, ngre shqetësim për shkelje të standardeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

13 January 2026 at 13:13

PRISHTINË, 13 janar/ATSH/ Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.

Gjyqtari i rastit, Avni Syla, vendosi që seanca të jetë e mbyllur për publikun për shkak të ruajtjes së informacioneve të klasifikuara.

Të pyetur se a duan që rasti të vazhdojë me seanca të hapura apo të mbyllura avokatët e të akuzuarve kërkuan që të mos vazhdohet seanca pasi që thanë se në dosjen e Prokurorisë ka dokumente të klasifikuara.

Avokatët kërkuan që, para se të vazhdojë seanca, të nisë procesi i deklasifikimit të dokumenteve. Përndryshe, ata thanë se do të vihen para përgjegjësisë penale pasi që nuk kanë një certifikatë të sigurisë, që duhet për të pasur qasje në dokumente të klasifikuara.

Aktakuza ndaj Hajdarit ishte ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Sipas aktakuzës, Hajdari dhe dy zyrtarë të MINT-it i kishin shkaktuar dëm prej rreth 3 milionë eurove buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars të vitit 2022, kur dyshohet se kishin blerë një sasi vaji dhe gruri jashtë vendit, por që s’kishin mbërritur kurrë në Kosovë.

Dështimi i mëparshëm i seancës fillestare

Seancë fillestare ishte caktuar edhe më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por kishte dështuar për shkak se Hajdari dhe avokati i të akuzuarit tjetër, Irfan Lipovica nuk ishin të pranishëm.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, kishte thënë se Hajdarit i ishte dërguar ftesa për pjesëmarrje përmes postës, por nuk kishte marrë përgjigje nëse ajo e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

Më pas, Hajdari kishte shkruar në Facebook se “nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës”.

“Në momentin që e pranoj thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore”, shtoi ajo.

Hajdari, sipas aktakuzës së ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar, akuzohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.

Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.

Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.

Rezervat shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.

Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. /rel/

The post Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i kthjellët, ngrica të forta në rrugë

13 January 2026 at 07:30

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes përgjatë zonave luginore prezencë e mjegullës së dendur, si dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore si rezultat temperaturave në vlera negative.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 8 m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 0/10 Diell re
Kukës -4/4 Diell re
Lezhë 1/11 Diell re
Dibër -6/2 Diell re
Durrës 4/12 Diell re
Tiranë 1/13 Diell re
Elbasan -1/12 Diell re
Berat -1/13 Diell pak re
Vlorë 2/12 Diell pak re
Korçë -6/3 Diell pak re
Gjirokastër -2/11 Diell pak re
Sarandë 4/13 Diell pak re

/r.e/

The post Mot i kthjellët, ngrica të forta në rrugë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

E hënë 12 janar, mot i ftohtë me diell

12 January 2026 at 07:30

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ndikohet ditën e hënë nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të ftohta.

Moti pritet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në orët e mëngjesit prezencë e mjegullës së dendur kryesisht përgjatë zonave luginore dhe prezencë të ngricave të forta përgjatë akseve rrugore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18 m/s, shoqëruar me dallgëzim 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër -2/6 Diell pak re

Kukës -10/-2 Diell pak re

Lezhë -3/5 Diell pak re

Dibër -11/2 Diell pak re

Durrës 0/9 Diell

Tiranë -2/9 Diell

Elbasan -5/8 Diell pak re

Berat -3/9 Diell

Vlorë 0/9 Diell

Korçë -11/3 Diell pak re

Gjirokastër -5/7 Diell

Sarandë 0/9 Diell

The post E hënë 12 janar, mot i ftohtë me diell appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

MEPJ këshillon për kujdes qytetarët shqiptarë në Iran

11 January 2026 at 21:02

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshilloi sot qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Me anë të një njoftimi për mediet, MEPJ vuri në dispozicion edhe numrat e kontaktit për qytetarët shqiptarë në Iran.

Kështu, për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

 AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
 AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219
 AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449
 AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
 AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 (549) 561 19 85

Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u zgjeruan në disa qytete.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani është “në telashe të mëdha” ndërsa protestat po përhapen dhe theksoi se SHBA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe paralajmëroi autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse.

The post MEPJ këshillon për kujdes qytetarët shqiptarë në Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura bllokojnë shtëpi dhe rrugë në lagjen “Meshari” në Fushë Kosovë

11 January 2026 at 16:19

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në lagjen “Meshari” ku jetojnë minoritetet në komunën e Fushë Kosovës. Uji ka përmbytur rrugët dhe disa shtëpi, duke hyrë deri në bodrume, raporton KosovaPress.

Banorët thonë se furnizimi me ujë të pijshëm është plotësisht i ndërprerë, ndërsa problemet me energjinë elektrike janë të vazhdueshme, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për familjet që jetojnë në ketë lagje.

Shumë prej shtëpive të prekura janë të pabanuara, në zona më të ulëta, ku uji grumbullohet më lehtë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet komunale për të siguruar furnizim me ujë dhe për të parandaluar dëmet materiale.

Edhe mbrëmë banorët e kësaj lagje përjetuan tmerrin e nga vërshimet. Sipas disa fotove dhe videove të dërguara nga banorët, shtëpitë e tyre ishin të përmbytura nga uji dhe balta./KosovaPress/

The post Reshjet e dendura bllokojnë shtëpi dhe rrugë në lagjen “Meshari” në Fushë Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet

11 January 2026 at 13:24

PRISHTINË, 11 janar/ATSH/ Rruga nacionale Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas që nga dje por edhe sot po vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e ujit në rrugë.

KosovaPress dje dhe sot ka qëndruar në këtë pjesë për të parë nga afër situatë. Aty veturat po detyrohen të kthehen. Ndërkohë, deri tani nuk janë parë ekipe për të ndërhyrë në hapjen e rrugës duke larguar ujin.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishi ka shkruar dje se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ende kemi bllokim si pasojë e sasisë së madhe të ujit të grumbulluar në rrugë, e shkaktuar nga kyçjet ilegale në kanalet e ujërave atmosferike.

/Kosovapress/

The post Rruga Prishtinë-Ferizaj edhe sot e mbyllur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje mesatare shiu në veri, ulen temperaturat

9 January 2026 at 07:30

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte në vend do të mbizotërojë kot kryesisht i vranët.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Dibër parashikohen reshje mesatare. Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, parashikohet reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 12 °C
në vendet e ulëta: -2 / 9 °C
në vendet malore: -6 / 6 °C
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

 

The post Reshje mesatare shiu në veri, ulen temperaturat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë

8 January 2026 at 22:03

PRISHTINE, 8 janar/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20.000 votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

PDK – e cila doli e dyta në zgjedhje – parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të enjten.

Ajo tha se mbi 20.000 fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Ditë më parë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tregoi për Radion Evropa e Lirë se komisioni – i cili mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – i kishte pranuar rreth 20.000 fletëvotime të dërguara me postë nga mërgata në fillim të janarit.

“Janë rreth 20 mijë pako me fletëvotime të tërhequra më 2 dhe 5 janar që pritet të numërohen së shpejti”, tha Elezi më 5 janar.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 96 thotë se “vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve”.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, shkroi të enjten në Facebook se propozimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit u miratua në KQZ “me vetëdije se po bëhej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qëllimin që të mos keqkuptohej se jemi kundër mërgatës”.

“Prandaj, organet kompetente duhet të vendosin në mënyrë meritore lidhur me vendimin e KQZ-së për pranimin e fletëvotimeve jashtë afatit ligjor”, shkroi Gashi.

Por, Alban Krasniqi – anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, e cila i fitoi bindshëm zgjedhjet përfshirë edhe votat me postë – e akuzoi PDK-në për ankesë të “turpshme” kundër mërgatës.

“Vetë e votuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tash kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga gjithandej globit, këtyre u djeg ky fakt duke harruar që humbjen nuk e kanë nga mërgata, e as nga votuesit në Kosovë, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dëmshme të vet PDK-së”, shkroi Krasniqi në Facebook të enjten.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në mërgatë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë, Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti i ka fituar 30.671 vota, ndërsa PDK-ja vetëm 4.335 vota.

Para fillimit të numërimit të votave me postë, PDK-ja ishte në rrugë për t’i fituar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por tani ajo ka humbur një ulëse.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka fituar 57 ulëse dhe Kurti pritet ta themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të enjten vonë se është buzë përfundimit të numërimit të votave me postë, të fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe verifikimit të tyre.

“Ka filluar numërimi i pjesës së fundit fletëvotime, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë”, tha KQZ-ja në Facebook. /rel/

The post PDK-ja kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu dhe stuhi bore në Alpe

8 January 2026 at 07:30

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës duke filluar nga zona e veriut dhe më pas gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit mot me kthjellime e vranësira kalimtare.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës parashikohet reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe jug. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe jug.

Në zonën e Alpeve, parashikohet reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar. Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s me valëzimin në det të forcës 3-4ballë. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

3/6

Re shi/borë

Kukës

-3/-1

Re shi/borë

Lezhë

5/7

Re shi/borë

Dibër

-2/1

Re shi/borë

Durrës

7/10

Re shi

Tiranë

6/9

Re shi

Elbasan

3/5

Re shi

Berat

2/4

Re shi

Vlorë

5/8

Re shi

Korçë

1/2

Re shi/borë

Gjirokastër

2/4

Re shi/borë

Sarandë

5/7

Re shi

 

 

 

The post Reshje shiu dhe stuhi bore në Alpe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Sonte rrezik i shtuar në rrugë, temperaturat zbresin deri në -9°C

7 January 2026 at 22:49

PRISHTINE, 7 janar/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë natës, pasi pritet rënie e temperaturave deri në -9°C dhe ngrirje e rrugëve të lagura nga shiu.

Ai theksoi se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe kërkoi pajisjen e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe vozitje të kujdesshme në rast nevoje për qarkullim.

“Sonte është natë kritike sa i përket qarkullimit në rrugët e Kosovës. Kontrasti i madh i temperaturave, me parashikime që ato të zbresin deri në –9°C, paraqet rrezik të shtuar, pasi rrugët e lagura nga shiu pritet të ngrijnë. Të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin. Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë. U bëjmë thirrje të gjithëve që sonte të mos lëvizin nëse nuk e kanë të domosdoshme. E nëse megjithatë duhet të qarkullojnë gjatë natës së sontme, atëherë patjetër të bëjnë vozitje të kujdesshme duke ju përshtatur kushteve atmosferike”, shkruan Kurti në Facebook.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga dita e enjte do të ketë ndryshim të theksuar të kushteve meteroligjike, ulje të temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga ngricat.

IHK-ja ka njoftuar gjithashtu se temperaturat minimale do të shënojnë ulje të theksuar, duke zbritur nën vlerat zero gradë celsius, veçanërisht gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit, raporton KosovaPress.

Gjatë ditë të fundit ka pasur reshje të mëdha të shiut të cilat shkaktuan vërshime në shumë zona të vendit, duke shkaktuar dëmë të mëdha materiale dhe infstrukturore në rrugë.


/Kosovapress/

The post Kurti: Sonte rrezik i shtuar në rrugë, temperaturat zbresin deri në -9°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani dhe Kastrati inspektojnë digën e Mirushës pas rrezikut nga vërshimet

7 January 2026 at 20:06

PRISHTINË, 7 janar/ATSH/ Sot, në orët e mbrëmjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Malishevës, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi i drejtpërdrejtë me gjendjen e krijuar nga reshjet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Komuna e Malishevës.

Pas takimit, presidentja Osmani dhe kryetari Kastrati vizituan digën e Liqenit të Mirushës, për t’u njohur nga afër me gjendjen dhe rrezikun eventual që mund të paraqesë ajo.

Vjosa Osmani përgëzoi Komunën e Malishevës dhe të gjitha ekipet emergjente për menaxhimin e situatës, duke shprehur solidarizimin e plotë me qytetarët dhe institucionet lokale. Ajo theksoi se, pavarësisht situatës së vështirë, nuk ka pasur humbje jete dhe se mbrojtja e jetës së qytetarëve ka qenë prioritet.

“Bashkë gjithmonë mund të punojmë në menaxhimin dhe parandalimin e situatave të tilla, sidomos tani që problemet janë identifikuar, gjë që e lehtëson marrjen e masave nga të gjitha nivelet”, tha Presidentja Osmani, duke ofruar mbështetjen e plotë të Presidencës në përballimin e situatës, citohet ajo në komunikatë.

Kryetari Ekrem Kastrati, pasi e falënderoi presidenten për vizitën, e informoi atë për situatën aktuale, masat e ndërmarra për menaxhimin e saj, si dhe për rreziqet potenciale me të cilat është përballur komuna. Ai theksoi se është aktivizuar Shtabi Emergjent, se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe sa komuna iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë.

“Kemi monitoruar vazhdimisht digën e Liqenit të Mirushës, për shkak të rrezikut që mund të paraqesë ndonjë avari”. Po ashtu, kryetari Kastrati, e ka informuar presidenten edhe për dëmet e shkaktuara deri më tani.

Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e nivelit qendror për sanimin e dëmeve, kompensimin e të dëmtuarve dhe rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar, përfshirë digën dhe disa ura.

Osmani, gjatë ditës ka vizituar edhe Gjakovën pas vërshimeve të ditëve të fundit, ku ka shprehur solidaritet me qytetarët dhe ka vlerësuar angazhimin institucional për menaxhimin e situatës. /Kosovapress/

The post Osmani dhe Kastrati inspektojnë digën e Mirushës pas rrezikut nga vërshimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë 7 janar, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

7 January 2026 at 07:30

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me hera-herës dhe në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s deri në orët e pasdites ndërsa pas orëve të pasdites era me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

9/14

Re shi

Kukës

7/13

Re shi/borë

Lezhë

9/14

Re shi

Dibër

7/10

Re shi/borë

Durrës

10/15

Re shi

Tiranë

11/16

Re shi

Elbasan

6/14

Re shi

Berat

12/15

Re shi

Vlorë

13/16

Re shi

Korçë

6/9

Re shi/borë

Gjirokastër

9/12

Re shi

Sarandë

10/15

Re shi

 

 

 

The post E mërkurë 7 janar, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

6 January 2026 at 18:38

PRISHTINË, 6 janar/ATSH/ Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri të ditur se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e vërshimeve të mëdha në këtë komunë.

Kastrati thekson se Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët të cilët gjatë natës dhe ditës së sotme kanë përjetuar këto reshje.

“Komuna e Malishevës shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, e të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët e komunës, të cilët gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme kanë përjetuar një ndjenjë jo të mirë për shkak të vërshimeve të mëdha të shiut. Prandaj, si komunë kemi themeluar shtabin emergjent, I cili gjatë gjithë ditës ka qenë në nivel të detyrës dhe gatishmërinë tonë që t’u dalim në ndihmë të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët tani për tani jetojnë një një gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Kastrati tha se kanë kontaktuar edhe me institucionet qendrore, përfshirë Agjencinë për Menaxhim Emergjent por edhe institucione tjera përkatëse sa i përket menaxhimit të këtyre vërshimeve.

Ndërkaq, në komunën e Drenasit, konkretisht në Komoran, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa biznese janë përballur me vërshime, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit po tentojnë të largojnë ujin nga ambientet e tyre. Edhe në disa komuna tjera të vendit gjendja është e rënduar nga vërshimet. /KosovaPress/

The post Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 6 janar, reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit

6 January 2026 at 07:30

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët kryesisht në qendër nga orët e mesditës, ndërsa zona perëndimore dhe jugore parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpashershme.

Parashikohet reshje bore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet e larta malore.

Era ka fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/17 Re shi
Kukës 10/18 Re shi/borë
Lezhë 11/18 Re shi
Dibër 7/14 Re shi/borë
Durrës 12/19 Re shi
Tiranë 13/20 Re shi
Elbasan 8/18 Re shi
Berat                11/19 Re shi
Vlorë 12/20 Re shi
Korçë 7/13 Re shi/borë
Gjirokastër 9/16 Re shi
Sarandë 9/19 Re shi

The post E martë 6 janar, reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vetëvendosje” merr mbi 72 për qind të votave me postë

5 January 2026 at 20:33

PRISHTINË, 5 janar/ATSH/ Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të dërguara me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm sa i përket votave me postë, duke marrë 72.20 për qind apo 19.344 vota.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se këto nuk janë fletëvotimet e fundit nga jashtë Kosovës që do të numërohen.

Të tjera fletëvotime që i takojnë votimit me postë janë tërhequr nga KQZ me datë 2 dhe 5 janar, njoftoi ai.

“Janë rreth 20 mijë pako me fletëvotime të tërhequra më 2 dhe 5 janar që pritet të numërohen së shpejti”, tha Elezi.

“Por, derisa të bëhet vlerësimi dhe verifikimi i tyre, KQZ pritet që deri në orën 20:00 të fillojë më numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta”, shtoi ai.

Sipas votave të numëruara deri më tani, sa i përket votimit me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 10.15 për qind të votave apo 2.720, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.56 për qind apo 2.560 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq ka fituar 3.90 për qind të votave apo 1.045

Përveç votave me postë, pritet të numërohen ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

KQZ tha se nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të Kosovës, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9.900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2.860.

KQZ pret që rezultatet përfundimtare të shpallen më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, LVV-ja ka fituar 50.67 për qind, PDK-ja 20.43 për qind të votave, LDK-ja 13.33 për qind, AAK-ja 5.52 për qind dhe Lista Serbe 4.56 për qind./rel/

The post “Vetëvendosje” merr mbi 72 për qind të votave me postë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarifa të reja me rritje për ujin në Prishtinë

5 January 2026 at 18:12

PRISHTINË, 5 janar/ATSH/ Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar më 5 janar tarifat e reja me rritje që hyjnë në fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.

Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat të reja për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe shërbime të tjera.

KRU “Prishtina” furnizon me ujë të pijshëm disa komuna të Kosovës dhe trajton ujërat e zeza. Kjo ndërmarrje ofron shërbime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Podujevë dhe Drenas. /rel/

The post Tarifa të reja me rritje për ujin në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

​Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

2 January 2026 at 10:09

PRISHTINË, 2 janar/ATSH/ Në Kuvendin e Kosovës po mbahen sot homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili u nda të enjten nga jeta.

Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja. /Kosovapress/

The post ​Homazhe në Kuvendin e Kosovës për ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 2 janar, reshje shiu dhe dëbore

2 January 2026 at 07:30

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18m/s, me valëzimin në det të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

0/4

Diell re shi

Kukës

-4/2

Diell re shi/borë

Lezhë

-16

Diell re shi

Dibër

-6/1

Diell re shi/borë

Durrës

2/10

Diell re shi

Tiranë

2/9

Diell re shi

Elbasan

0/7

Diell re shi

Berat

-3/9

Diell re shi

Vlorë

1/10

Diell re shi

Korçë

-6/4

Diell re shi

Gjirokastër

-4/0

Diell re shi/borë

Sarandë

3/8

Diell re shi/borë

 

 

 

 

The post E premte 2 janar, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌