Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

By: D Marku
27 December 2025 at 08:54

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike.

Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje në total, ku kryesojnë përmbajtjet e dëmshme dhe sjelljet kërcënuese, të ndjekura nga shkeljet e të drejtave ekonomike dhe aseteve digjitale.

Më të prekurit nga këto shkelje janë qytetarët dhe grupet e aktivistëve, ndërkohë që autorët e këtyre sulmeve janë një pjesë të paidentifikuar.

Transferimi i pothuajse të gjitha shërbimeve publike në platformën digjitale qeveritare “e-Albania” përgjatë viteve të fundit është shoqëruar jo vetëm me avantazhe për qytetarët, por edhe me rrisqe përsa i përket mbrojtjes së të dhënave të tyre personale.

Sipas ekspertëve, shkeljet digjitale më të rrezikshme janë përqendruar në sulmet ndaj infrastrukturave kritike të vendit, dezinformimin dhe manipulimin zgjedhor, mashtrimet financiare digjitale, si edhe sulmet online ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Orkidea Xhaferaj, hulumtuese dhe drejtuese e Departamentit të Politikave Digjitale dhe Inovacionit pranë SCiDEV, i tha BIRN se prej vitesh ka një trend rritës të sulmeve kibernetike në Shqipëri, gjë që reflekton trendin global apo tranformimin digjital që po ndodh në vend.

“Sulmet ndaj infrastrukturave kritike janë më të rrezikshmet, pasi impaktojnë shërbimet publike, dhe së dyti sigurojnë akses të keqbërësve në të dhënat personale dhe sensitive të qytetarëve në masë,” i tha BIRN Orkidea Xhaferaj, duke përmendur si shembull sulmin ndaj Bashkisë Tiranë në qershor 2025, që la pa shërbim mijëra qytetarë.

Daniel Prroni, hulumtues pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) shtoi më tej se një tjetër trend shkeljesh digjitale në 2025 konsiston pikërisht në përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

“Një tjetër rrezik gjatë këtij viti ka qenë përhapja e dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore përmes përmbajtjeve të gjeneruara me AI, pa etiketime apo transparencë, dhe përdorimin të bot-eve për të amplifikuar mesazhe politike”, i tha BIRN Daniel Prroni.

Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare të Majit 2025 u karakterizua nga një sërë shkeljesh etike në hapësirën online.

Edhe pse partitë kryesore të vendit nënshkruan Kodin e Etikës për Fushatën Digjitale, shumica e tyre përdorën dhe shpërndanë video të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale që patën si efekt bullizëm kibernetik dhe dezinformim ndaj kundërshtarëve politikë. Gjithashtu më shumë se 50 faqe të ndryshme anonime online u përdorën për propagandë politike.

Ekspertët pranojnë gjithashtu se gjatë vitit 2025 të dhënat personale dhe financiare të qytetarëve janë ndikuar ndjeshëm prej një serie sulmesh “phishing” që kanë shënjestruar financat e tyre, sulme të sofistikuara të cilat kamuflohen sikur vijnë prej institucione reale të vendit.

“Mashtrimet digjitale dhe sulmet ‘phishing’ janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga komunikimet legjitime të institucioneve apo operatorëve ekonomik legjitim përmes imitimit të domain-eve të institucioneve shtetërore dhe kompanive private”, i tha BIRN hulumtuesi i IDM, Daniel Prroni.

Të njëjtën gjë konfirmon edhe ekspertja Xhaferaj, sipas të cilës skemat e mashtrimit financiar kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

“Shitja apo rrjedhja e të dhënave personale nga sulmet phishing ndaj qytetarëve rrit vulnerabilitetet për sulme të tjera ndaj tyre”, i tha BIRN Orkidea Xhaferaj.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar disa herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj këtyre tentativave të mashtrimit që targetojnë të dhënat dhe financat e tyre.

Një kategori tjetër që janë prekur nga shkeljet në sferën digjitale janë aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarët, apo anëtarët e komuniteteve vulnerabël, që vijojnë të jenë shënjestër e sulmeve të cilat jo pak herë konsistojnë edhe në kërcënime me jetë apo fushata linçimi që ndikojnë ndjeshëm në mirëqënien e këtyre personave.

Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria renditet e 80 nga 180 vende, duke u theksuar se gazetarët janë viktima të akteve të indimidimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Prroni i tha BIRN se këto sulme ndaj aktivistëve apo gazetarëve vijojnë të mbeten një shqetësim për lirinë e shprehjes.

“Kërcënimet dhe bullizmi kibernetik gjithashtu kanë përbërë një volum të lartë të shkeljeve. Qytetarët e angazhuar në publik dhe grupet e margjinalizuara janë sulmuar vazhdimisht online, shpesh nga njerëz të paidentifikuar”, tha Prroni për BIRN.

“Në thelb, këto sulme kanë synuar të krijojnë një klimë frike dhe presioni që nxit vetëcensurën e gazetarëve dhe shkurajon pjesëmarrjen e qytetarëve në jetë publike”, shtoi ai.

Ekspertët janë të mendimit se ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj këtyre sulmeve është hapi kyç në adresimin e kësaj situate.

“Ndërgjegjësimi dhe rritja e kapaciteteve të qytetarëve për phishing dhe mashtrimet online mbetet kyç për adresimin e situatës”, i tha BIRN Xhaferaj.

Ajo shtoi se edhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike vendore duhet të jetë prioritet për mbrojtjen e infrastrukturave lokale dhe të dhënave të qytetarëve.

Edhe hulumtuesi Prroni nga IDM theksoi rëndësinë e përmirësimit të legjislacionit me mekanizma më efektive hetimi kundër mashtrimeve digjitale apo harmonizimin me rregulloret e BE-së përsa i përket përdorimin të platformave digjitale.

“Nevojiten përmirësime thelbësore të legjislacionit kundër mashtrimeve digjitale dhe mekanizma më efektivë hetimi”, i tha BIRN Prroni.

“Gjithashtu duhet punuar për harmonizimin e akteve të BE-së që rregullojnë mjedisin digjital, posaçërisht DSA-së në lidhje me sjelljen e platformave digjitale dhe Aktin e Inteligjencës Artificiale në lidhje me përdorimin dhe përhapjen e materialeve të gjeneruara nga AI”, përfundoi ai./ Reporter.al

The post ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin

By: Elva
26 December 2025 at 22:05

Forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore në lindje dhe jug të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit të arritur me Hezbollahun në nëntor të vitit 2024. Sipas autoriteteve izraelite, sulmet u kryen pas një operacioni të zhvilluar të enjten pranë kufirit me Sirinë, ku u godit një automjet dhe u vra një anëtar i Forcës […]

The post Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulmon Libanin appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Trump: Sulme kundër objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri

26 December 2025 at 07:56

UASHINGTON, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar një sulm ndaj objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri në përgjigje të “masakrës kundër të krishterëve”.

“Shtetet e Bashkuara nisën një sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës kundër sfumaturave terroriste të ISIS-it në Nigerinë Veriperëndimore, të cilët kanë synuar dhe vrarë mizorisht, kryesisht, të krishterë të pafajshëm”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

“GËZUAR KRISHTLINDJET të gjithëve, përfshirë terroristët e vdekur, nga të cilët do të ketë shumë më tepër nëse masakra e tyre ndaj të krishterëve vazhdon”, shtoi presidenti, pa ofruar detaje mbi numrin e viktimave, ndërkohë që vazhdon të shkruajë me germa kapitale pjesë të postimeve të tij.

Incidenti i fundit vjen në një kohë të pasigurisë në rritje në vendin më të populluar të Afrikës, i cili ka luftuar me dhunën islamike prej disa vitesh.

Në javët e fundit, rrëmbimet masive nga kishat dhe shkollat ​​kanë shkaktuar trazira dhe frikë midis popullsisë.

Trump paralajmëroi në fillim të nëntorit se Uashingtoni mund të përfshihej në sulmet ndaj të krishterëve, duke i bërë thirrje qeverisë nigeriane të parandalojë gjakderdhje të mëtejshme ose të përballet me shpërndarje të reduktuara të ndihmës.

”Megjithatë, dhuna ka vazhduar, me të paktën pesë persona të vrarë dhe 35 të plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në verilindje të vendit”, tha dje një zëdhënës i policisë.

Pas sulmeve amerikane në Ditën e Krishtlindjeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin me qeverinë nigeriane”./  a.jor.

The post SHBA – Trump: Sulme kundër objektivave të Shtetit Islamik në Nigeri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve

By: Brisi
24 December 2025 at 08:12

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelenski përmes mediave sociale. Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. […]

The post Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Zelensky: Ukraina do të përballet me sulme të rënda ruse gjatë Krishtlindjeve

23 December 2025 at 10:27

KIEV, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të hënën se priste që Rusia të niste sulme të rënda në vendin e tij gjatë Krishtlindjeve.

Duke folur në Kiev para diplomatëve, Zelensky tha se ishte në natyrën e Rusisë të kryente sulme masive gjatë Krishtlindjeve.

Ai tha se situata ishte e vështirë për shkak të mungesës së sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ukraina zyrtarisht feston Krishtlindjet më 25 dhjetor në përputhje me praktikën perëndimore, por shumë të krishterë ukrainas vazhdojnë t’i përmbahen traditave ortodokse dhe të festojnë Krishtlindjet më 7 janar, si në Rusi.

Zelensky tha gjithashtu se priste që ekipi i tij negociator të kthehej në Ukrainë të martën pas bisedimeve me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, në Miami të Floridës.

Ai tha se donte të dëgjonte detajet e bisedimeve të zhvilluara në SHBA.

Witkoff kishte folur për negociata konstruktive pasi zhvilloi bisedime të ndara me palët ukrainase dhe ruse./ a.jor.

The post KIEV – Zelensky: Ukraina do të përballet me sulme të rënda ruse gjatë Krishtlindjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri

20 December 2025 at 15:33

AMAN, 20 dhjetor /ATSH-ANSA-DPA/ – Jordania ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në sulmet e udhëhequra nga SHBA-të në Siri, duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe artileri, të cilat goditën “mbi 70 objektiva të ISIS-it” në vend.

”Operacioni ishte i projektuar për të parandaluar organizatat ekstremiste nga përdorimi i këtyre zonave si vende për të kërcënuar sigurinë e vendeve fqinje të Sirisë”, sipas një deklarate nga ushtria jordaneze.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka goditur më shumë se 70 objektiva në sulmet e saj kundër ISIS-it në Siri.

“Forcat amerikane goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në Sirinë qendrore me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe artileri”, theksoi ajo.

Forcat e Armatosura të Jordanisë gjithashtu ofruan mbështetje me avionë luftarakë”, thuhet në një postim në X nga Admirali Brad Cooper, komandant i CENTCOM.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pa pushim terroristët që kërkojnë të dëmtojnë amerikanët dhe partnerët tanë në rajon”, theksohet në të./  a.jor.

The post AMAN – Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet amerikane në Siri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UASHINGTON – SHBA sulmon dy anije në Paqësorin lindor, raportohen pesë të vdekur

19 December 2025 at 09:37

UASHINGTON, 19 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane tha se kreu sulme ndaj dy anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në ujërat ndërkombëtare në Paqësorin lindor të enjten, duke vrarë pesë persona.

Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) tha në platformën X se anijet po kalonin përgjatë rrugëve të njohura të trafikimit të drogës në Paqësorin Lindor.

“Një total prej pesë narko-terroristësh u vranë gjatë këtyre sulmeve – tre në anijen e parë dhe dy në anijen e dytë”, tha SOUTHCOM.

Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

SOUTHCOM tha se sulmet kinetike vdekjeprurëse u kryen me udhëzimin e sekretarit të mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth.

Që nga shtatori, forcat amerikane kanë shënjestruar vazhdimisht anije në Karaibe dhe Paqësorin lindor që thonë se transportojnë drogë, duke cituar vlerësime të inteligjencës.

Ushtria nuk ka dhënë publikisht prova për të mbështetur pretendimet.

Sipas raporteve, më shumë se 90 persona janë vrarë deri më tani, në operacione.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë thënë se operacionet mund të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke i përshkruar vrasjet si të paligjshme. //a.i/

The post UASHINGTON – SHBA sulmon dy anije në Paqësorin lindor, raportohen pesë të vdekur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dronët ukrainas godasin dy sisteme S-400 ruse në Belgorod

18 December 2025 at 21:48

Dronët kamikazë ukrainas kanë kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy sistemeve raketore S-400 ruse në rajonin Belgorod të Rusisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas raporteve të fundit, një nga sistemet e lëshimit u shkatërrua plotësisht pas një goditjeje të drejtpërdrejt, ndërsa tjetri pësoi dëmtime serioze që mund të ndikojnë në funksionimin e tij operativ.

Sulmi u realizua rreth 50 kilometra larg vijës së frontit, duke treguar aftësinë e Ukrainës për të goditur objektiva strategjike në territorin rus, pa u afruar direkt në zonat e rrezikshme të konfliktit.

FOKUS – Avionë luftarakë tajlandezë godasin Kamboxhian

10 December 2025 at 11:12

BANGKOK, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Avionë luftarakë tajlandezë kryen sot paradite sulme ajrore në territorin e Kamboxhias, ndërkohë që përplasjet përgjatë kufirit midis dy vendeve janë ashpërsuar, raportuan mediet lokale.

Sipas “Khmer Times”, që citon Ministrinë e Mbrojtjes së Kamboxhias, avionë” F-16” hodhën të paktën dy bomba mbi fshatra në provincën Meanchey, pranë kufirit.

Nuk njoftohet për viktima.

Raporti shton se avionët tajlandezë fluturuan mbi disa zona kamboxhiane, ndërsa u shënuan edhe sulme të tjera tokësore dhe detare, pa detaje të mëtejshme.

Autoritetet tajlandeze nuk kanë komentuar ngjarjen.

Sipas medieve, presidenti i Senatit të Kamboxhias, Hun Sen, shprehu shqetësimin, por vlerësoi ushtrinë për qëndresën dhe guximin.

Hun Sen kishte theksuar më herët se Kamboxhia fillimisht kishte treguar përmbajtje për të respektuar armëpushimin e ndërmjetësuar më 26 tetor, por tani trupat janë të detyruara të luftojnë për të mbrojtur territorin e vendit.

Që nga e diela, si Tajlanda ashtu edhe Kamboxha akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit rreth 800 kilometra të gjatë.

Presidenti i SHBA-së,onald Trump, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit, tha se planifikon të ndërhyjë sërish.

“Nesër do të më duhet të bëj një telefonatë”, u tha ai mbështetësve në Pensilvani duke iu referuar përleshjeve mes dy vendeve.

Luftime të ashpra janë raportuar në disa zona përgjatë kufirit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë në të dy anët të kërkojnë strehim ose të zhvendosen drejt zonave më të sigurta./   /Ad.Ab./

The post FOKUS – Avionë luftarakë tajlandezë godasin Kamboxhian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje

By: Elva
8 December 2025 at 15:40

Gjermania ka paralajmëruar ashpërsimin e masave kundër sulmeve hibride, duke dërguar një mesazh të qartë ndaj Rusisë. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, deklaroi se vendi po përballet çdo ditë me një valë të paparë sulmesh kibernetike, sabotimesh dhe zjarrvëniesh që, sipas tij, janë pjesë e një strategjie të qëllimshme për destabilizim. “Po përjetojmë sulme […]

The post Gjermania paralajmëron Rusinë: Sulmet e fshehta s’do mbeten pa përgjigje appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Ukraina shpreson te gazi amerikan pas sulmeve ruse kundër sektorit energjetik

26 November 2025 at 15:57

KIEV, 26 nëntor /ATSH/ – Toka përreth një objekti gazi në Ukrainë ishte dikur e zezë si qymyri, para se të digjej dhe të merrte një ngjyrë të kuqërremtë nga sulmet masive me dronë dhe raketa ruse.

Shkëmbimet e shpërndara të dronëve “Shahed” mbulonin rezervuarin e destinuar për ruajtjen e tankerave të gazit të lëngshëm propan. Gati një muaj pas sulmit të 30 tetorit, disa tanke ishin bosh dhe të shkatërruar, sipas AP.

“Është e dhimbshme të shoh gjithë këtë, sepse kam parë nga afër krijimin, ndërtimin dhe zhvillimin e këtij objekti”,  tha Victor, një punonjës që ka 28 vjet eksperiencë në këtë vend dhe që nuk mund të përmendet plotësisht për arsye sigurie.

“Por, kemi atë që kemi dhe duhet të vazhdojmë punën”, shtoi ai.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës së gazit kanë qenë të vazhdueshme që nga fillimi i pushtimit të plotë, me sulmet më të mëdha në mars dhe tetor që shkatërruan kapacitetet e nxjerrjes, duke detyruar Ukrainën të importojë 4,4 miliard metra kub gaz shtesë këtë dimër, me një kosto rreth 2,0 miliardë dollarë. Pa këto sulme, Ukraina do të mund të mbulonte pjesën më të madhe të konsumit të saj me gaz të prodhuar brenda vendit.

Për të mbushur boshllëkun, kompania shtetërore ukrainase “Naftogaz” po negocion me kreditorët amerikanë për të siguruar financim për të blerë gaz natyror të lëngshëm amerikan.

Aktualisht,” Naftogaz “ importon 25-30 milionë metra kub në ditë, duke shpërndarë furnizimet për të shmangur rritjen e menjëhershme të çmimeve në Ukrainë dhe Evropë.

Sulmi në objektin qendror të gazit përfshinte disa raketa dhe dronë, duke shkaktuar një zjarr mbi 100 metra. Shkrepjet e metaleve shkatërruan tubacionet, duke i lënë ato në  rrëmujë.

“Pas shpërthimit, tankerat u dogjën dhe vazhduan të shpërthenin, duke shkaktuar rrëzimin e strukturave metalike”, tha Victor.

Kriza energjetike dhe pasojat ekonomike kanë bërë që “Naftogaz” të kërkojë huamarrje të jashtme, duke përfshirë SHBA-në, për të mbuluar mungesën e gazit. Por, disa ekspertë paralajmërojnë se qeveria mund të duhet të rrisë çmimet e gazit për të shmangur varësinë e vazhdueshme nga huatë, një masë e ndjeshme politikisht në një kohë kur qeveria përballet me një skandal të madh korrupsioni në sektorin e energjisë.

Aktualisht, shteti mbulon rreth 50% të çmimit të tregut për konsumatorët e zakonshëm, duke e bërë të pamundur që “Naftogaz” të fitojë nga shitja e gazit për familjet.

Ish-drejtuesi i “Naftogaz”, Yurii Vitrenko, vlerëson se rreth 30% e popullsisë mund të përballojë çmimet reale, ndërsa të tjerët mund të marrin mbështetje direkte. Një sistem i tillë do të ndihmonte gjithashtu për të reduktuar përdorimin e gazit dhe importet totale.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike, përfshirë gazin, elektriken dhe ngrohjen, janë pjesë e strategjisë për të shkaktuar “tërmet psikologjik” dhe vështirësi të përditshme për ukrainasit,

Gazi natyror është jetik për ngrohjen e shtëpive gjatë dimrit të ftohtë që mund të arrijë deri në minus 20 gradë Celcius për sistemet qendrore të ujit të ngrohtë dhe për industrinë.

Në këtë situatë, mbështetja amerikane për blerjen e gazit lëngshëm është thelbësore për stabilitetin energjetik dhe ekonomik të Ukrainës gjatë dimrit dhe për vazhdimin e rezistencës ndaj agresionit rus./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Ukraina shpreson te gazi amerikan pas sulmeve ruse kundër sektorit energjetik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Rusia rrit sulmet ndaj kryeqytetit, të paktën gjashtë viktima

25 November 2025 at 08:29

KIEV, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Të paktën katër persona janë vrarë në një sulm rus në lagjen Svyatoshynskyi të Kievit, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko.

Forcat ruse nisën një sulm të kombinuar ajror kundër Ukrainës duke përdorur raketa ”kruiz” dhe balistike, si dhe dronë sulmi.

Kievi kishte raportuar më parë dy vdekje dhe nëntë të plagosur.

Tkachenko deklaroi se “katër persona u vranë dhe të paktën tre u plagosën në lagjen Svyatoshyn”.

Një ndërtesë nëntëkatëshe në lagjen Dniprovskyi u godit gjithashtu, nsprsa zjarret në katet e sipërme janë shuar dhe po punohet për kërkimin e viktimave të mundshme.   /os/

The post KIEV – Rusia rrit sulmet ndaj kryeqytetit, të paktën gjashtë viktima appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 20 persona në Gaza

By: armand
23 November 2025 at 18:03

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 20 persona dhe plagosën mbi 80 të tjerë, thanë autoritetet lokale të shëndetësisë të shtunën, duke vënë në provë armëpushimin e brishtë mes grupit militant palestinez Hamas dhe Izraelit. Dëshmitarët dhe mjekët thanë se sulmi i parë goditi një makinë në lagjen e populluar Rimal, duke […]

The post Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 20 persona në Gaza appeared first on BoldNews.al.

GAZA – 18 palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite

22 November 2025 at 19:00

TEL AVIV, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Të paktën 18 palestinezë, përfshirë fëmijë, janë vrarë në përleshjet e ripërtërira dhe sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raportoi sot media palestineze duke nënvizuar brishtësinë e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar.

”Pesë persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një automjeti në Gaza”, raportoi agjencia e lajmeve WAFA, duke thënë se sulmi ndodhi në lagjen Rimal të qytetit.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan një makinë të djegur me atë që dukej të ishte trupa aty pranë.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se incidenti ishte nën hetim.

Transmetuesi saudit ”Al-Hadath” raportoi se një komandant i krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat al-Qassam, u vra në sulm, së bashku me djalin e tij.

Hamasi nuk e ka konfirmuar raportin.

WAFA më vonë raportoi se një person u vra kur një shtëpi u granatua në Nuseirat, që ndodhet në Gazën qendrore.

”Katër persona u vranë në një sulm tjetër në Deir al-Balah, përfshirë dy fëmijë”, tha agjencia.

Izraeli raporton sulme ndaj luftëtarëve të Hamasit

Ushtria izraelite tha se kishte kryer disa sulme ndaj objektivave të Hamasit në Gaza në përgjigje të një sulmi të armatosur ndaj ushtarëve izraelitë në jug të Rripit.

”Pesë militantë të tjerë u vranë në qytetin jugor të Rafah, të cilët me sa duket kishin dalë nga një tunel nëntokësor”, sipas ushtrisë./ a.jor.

The post GAZA – 18 palestinezë të vrarë pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Merz: Sulmet ruse në Ukrainë janë terror ndaj civilëve

19 November 2025 at 20:50

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz kritikoi ashpër sulmet e  përshkallëzuara të Rusisë mbi infrastrukturën në Ukrainë, duke i cilësuar ato si një fushatë të drejtpërdrejtë kundër civilëve.

“Kjo nuk ka më të bëjë me objektiva ushtarake. Është luftë e pastër terrori kundër popullsisë civile të Ukrainës”, tha Merz gjatë një takimi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Berlin.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi të paktën 25 persona vdiqën, kur një sulm ajror rus shkatërroi dy pallate banimi në qytetin perëndimor ukrainas, Ternopil.

Zyrtarët thanë se të paktën 73 persona u plagosën, përfshirë 16 fëmijë.

Në lëvizje të mëtejshme për të frenuar fushatën ushtarake të Moskës, Merz bëri thirrje ndaj partnerëve evropianë që të arrijnë një marrëveshje mbi përdorimin e aseteve ruse deri muajin e ardhshëm.

“Gjermania do të rrisë mbështetjen financiare për ushtrinë ukrainase me tre miliardë euro shtesë (rreth 3,4 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm”, theksoi ai

“Dhe kjo gjithashtu nënkupton veprime reale dhe të paepura kundër korrupsionit. Kjo është një domosdoshmëri absolute në Ukrainë”,  tha Merz./   /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Merz: Sulmet ruse në Ukrainë janë terror ndaj civilëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Njëzet e pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ternopil, përfshirë tre fëmijë

19 November 2025 at 17:47

KIEV, 19 nëntor /ATSH/ – Të paktën 25 persona, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm rus me dronë dhe raketa në qytetin perëndimor të Ternopilit, ku janë goditur dy blloqe banesash, njoftuan shërbimet e shpëtimit të Ukrainës, sipas BBC.

Zyrtarët thanë se 73 persona të tjerë u plagosën, mes tyre 15 fëmijë, në një nga sulmet më vdekjeprurëse në Ukrainën perëndimore që nga nisja e luftës së plotë në vitin 2022.

Sulme u raportuan edhe në rajonet perëndimore të Lvivit dhe Ivano-Frankivskut, ndërsa në qytetin verior të Kharkivit tre distrikte u goditën nga dronët, duke plagosur mbi 30 persona.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, janë rrëzuar 442 nga 476 dronët e lëshuar nga Rusia dhe 41 nga 48 raketat. Megjithatë, mbrojtja ajrore e Ukrainës mbetet e tejngarkuar.

Objekte energjetike, rrugë dhe infrastrukturë civile u dëmtuan në zona të tjera të vendit.

Rusia ka intensifikuar goditjet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës ndërsa afrohet dimri i katërt i luftës, duke synuar të dobësojë moralin, logjistikën dhe industrinë mbrojtëse të Ukrainës. Furnizimi me energji tashmë është i kufizuar, dhe pas sulmeve të fundit, ministria e energjisë njoftoi shkurtimet e reja të energjisë në gjithë vendin.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se kishte kryer një “sulm masiv me armë me rreze të gjatë veprimi”, duke pretenduar se shënjestra ishin komplekset ushtarake-industriale dhe sektori energjetik i Ukrainës, “në përgjigje të sulmeve ukrainase ndaj objektivave civile”.

Shkatërrimi u bë i dukshëm menjëherë. Një video e shpërndarë nga Zelensky tregonte se një nga dy pallatet ishte shembur tërësisht nga kati i tretë deri në të nëntin. Presidenti tha se kishte “shkatërrim të madh” dhe se shumë viktima ishin ende nën rrënoja.

Re tymi ngriheshin nga dritaret, ndërsa zjarre të vogla digjeshin pranë ndërtesës./  /Ad.Ab./

 

The post UKRAINË – Njëzet e pesë të vrarë nga sulmet ruse në Ternopil, përfshirë tre fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriza përshkallëzohet: Rusia intensifikon sulmet, Ukraina kërkon energji dhe armë për mbijetesë

By: gaze tare
17 November 2025 at 09:38

Rusia ka vazhduar sulmet ajrore vdekjeprurëse mbi qytetet ukrainase, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë në rajonin e Harkivit gjatë natës, konfirmuan zyrtarët lokalë të hënën. Sulmet ndodhën në një moment kritik, teksa presidenti Volodymyr Zelensky po zhvillon një tur diplomatik në kryeqytetet evropiane për të siguruar mbështetje shtesë ushtarake dhe energjetike për vendin e tij.

Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës raportuan se një sulm rus në qytetin Balaklia, një nyje e rëndësishme hekurudhore në lindje të vendit, shkaktoi vdekjen e tre civilëve dhe plagosi të paktën 13 persona, përfshirë katër fëmijë. Autoritetet lokale thanë se sulmi goditi qendrën e qytetit, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet në zonë. Balaklia ka qenë më herët nën pushtimin rus në fillim të luftës, por u rimor nga forcat ukrainase disa muaj më vonë.

Me afrimin e dimrit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, duke rritur frikën për mungesa të rënda energjie. Moska mohon se godet objektiva civile, megjithëse sulmet e fundit tregojnë të kundërtën.

Ndërkohë, Zelensky pritet të mbërrijë sot në Paris për t’u takuar me presidentin Emmanuel Macron, duke sinjalizuar mundësinë e një “marrëveshjeje të madhe” me Francën. Ai do të qëndrojë më pas në Spanjë më 18 nëntor, ndërsa vijon kërkesat për armë me rreze të gjatë dhe mbështetje energjetike.

Gjatë vizitës së tij në Athinë, Zelensky nënshkroi një marrëveshje për importimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-të, në një përpjekje për të përballuar krizën energjetike. Ai premtoi reforma të thella në sektorin e energjisë, pas hetimeve të fundit për korrupsion masiv. Mbetet për t’u parë nëse këto hapa do të jenë të mjaftueshëm për të bindur partnerët perëndimorë se Ukraina po ndërmerr veprime të vendosura ndaj korrupsionit.

The post Kriza përshkallëzohet: Rusia intensifikon sulmet, Ukraina kërkon energji dhe armë për mbijetesë appeared first on iconstyle.al.

Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:08

Franca përkujton këtë të enjte sulmet terroriste  të Shtetit Islamik të 13 nëntorit të vitit 2015, ku u vranë më shumë se 130 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sollën terror dhe frikë në të gjithë Francën, duke nxitur masa emergjente sigurie, disa nga të cilat u kthyen në ligje.

Një kopsht përkujtimi i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, hapet për të nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan.

Emrat e viktimave të gdhendur në gurë graniti janë vendosur rreth kopshtit, ndërsa një pemë ulliri është mbjellë në hyrje të tij.

Sulmi filloi me shpërthime vetëvrasëse me bomba jashtë stadiumit Stade de France, ku Presidenti i atëhershëm Francois Hollande dhe ministri i jashtëm gjerman po shikonin një ndeshje miqësore futbolli, dhe vazhdoi me persona të armatosur që hapën zjarr në pesë vende të tjera në qendër të Parisit.

Pak më vonë, persona të armatosur filluan të qëllonin bare dhe restorante në lagje të mëdha të kryeqytetit francez.

Ndërkohë në orën 9:40 të mbrëmjes, një grup xhihadistësh mbërriti në Bataclan, një teatër dhe vend argëtimi parizien. Makthi zgjat gati tre orë, derisa ndërhyjnë forcat speciale. 90 persona u vranë dhe 350 mbetën të plagosur. Nga të mbijetuarit e Bataclan, dy kryen vetëvrasje më pas si pasojë e traumave të forta.

Dhjetë vjet më vonë, kërcënimi i sulmeve të tilla në Francë është i ndryshëm. Sipas burimeve të sigurisë, grupet militante xhihadiste si Shteti Islamik nuk kanë më të njëjtat mjete për të koordinuar sulmet në tokën franceze.

Por propaganda online e grupit është ende efektive dhe në gjendje të radikalizojë të rinjtë e terhequr nga dhuna në mediat sociale. Prokurorët e antiterrorizmit këtë javë nisën një hetim ndaj ish-partneres të autorit të vetëm të mbijetuar të sulmeve, I cili aktualisht ndodhet në burg./abcnews.al

 

Sulmet ruse në Ukrainë, miliona njerëz pa energji elektrike

10 November 2025 at 13:14

Miliona qytetarë në Ukrainë u prekën sot nga ndërprerjet e energjisë elektrike, pas sulmeve të reja ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit gjatë fundjavës, njoftuan autoritetet.

Kompania shtetërore e energjisë “Ukrenergo” njoftoi për ndërprerje të planifikuara disaorëshe në disa rajone, pasi Rusia ka goditur objektet e energjisë dhe ngrohjes në prag të dimrit.

“Aktualisht, në shumicën e rajoneve, ekipet e riparimit, furnizuesit e energjisë dhe shërbimet komunale po punojnë pa ndërprerje, të gjithë janë të angazhuar”,  deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky në një video-mesazh dje në mbrëmje.

“Riparimet janë në proces dhe, megjithëse situata mbetet e vështirë, mijëra njerëz po punojnë për të stabilizuar sistemin dhe për të riparuar dëmet”, shtoi ai.

Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i vendit, metroja rifilloi punën sot  në mëngjes  pas një ndalese dyditore për shkak të mungesës së energjisë.

Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese”

By: Elva
8 November 2025 at 13:00

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut paralajmëroi për më shumë “veprime sulmuese”, teksa Uashingtoni dhe Seuli e kritikuan lëshimin e fundit të një rakete balistike nga Pheniani. Lëshimi i raketës nga Koreja e Veriut të premten ndodhi më pak se një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një turmeu në rajon, shprehu interes […]

The post Koreja e Veriut paralajmëron për më shumë “veprime sulmuese” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌