Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 December 2025Main stream

Nuk zhgënjen Xhaka, vazhdon sukseset në Premier League

29 December 2025 at 08:17

Pasim ëndrrash nga Granit Xhaka, megjithatë Sunderlandi fitoi vetëm një pikë ndaj Leeds Unitedit të dielën.

Ndeshja Sunderland – Leeds United përfundoi 1:1, kurse i takoi xhiros së 18-të të Premier Leagues.

Në minutën e 28-të, Granit Xhaka fitoi një top, dha një pasim të shkëlqyer për golin e epërsisë 1:0 të realizuar nga Simon Adingra. Por Xhaka nuk është plotësisht i kënaqur, pasi Dominic Calvert-Leëin barazoi për Leedsin.

“Betejë e vështirë, por ne qëndrojmë të përqendruar. Pika e radhës, sfida e radhës. Së bashku në vitin e ri”, ka shkruar Xhaka në Instagram pas ndeshjes.

Ishte asistimi i pestë i Xhakës këtë sezon. Vetëm Bruno Fernandes dhe Rayan Cherki kanë më shumë asistime. Ata kanë regjistruar nga shtatë asistime deri më tani. Sunderlandi mbetet në vendin e shtatë në elitën angleze.

“E dija që Graniti do të më gjente me pasim. Të shënosh para tifozëve tanë është një moment pozitiv”, ka thënë Adingra.

Shkëlqimin e radhës të Xhakës në Premier League e ka vlerësuar edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Redknapp.

“Shkëlqyeshëm. Më pëlqen shumë ajo që bën Granit Xhaka. Një pasim i bukur në drejtim të bashkëlojtarit. Një prekje e mirë me këmbën e majtë dhe Adingra e përfundoi mjeshtërisht aksionin”, ka thënë Redknapp për “Sky Sports”.

Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris ka komentuar po ashtu barazimin. Ai thotë se nxori mësime të vlefshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Leedsi është skuadër e mirë dhe në formë të mirë. Tregoi cilësi të shkëlqyer në fushë sot. Mendoj se e nisëm mirë dhe shënuam. Në fund të pjesës së parë patëm mundësinë të shënonim golin e dytë. Ishte një moment kyç sepse pas kësaj ata ndryshuan strukturën dhe ne luftuam për të gjetur ritmin dhe pikat tona të referencës. Ata dominuan, por ne gjetëm energjinë për të ndryshuar vrullin. Në fund të ndeshjes patëm mundësinë të ishim pak më të rrezikshëm, por mendoj se në fund është një rezultat i drejtë”, ka thënë Le Bris.

Ai është i lumtur me golin e Adingras.

“Është një mësim i mirë për ne në Premier League. Po ecim përpara me shumë ndryshime në skuadër. Jam i lumtur për Simonin sepse tregon se çdo lojtar është i rëndësishëm. Shokët e tij të ekipit e mbështetën dhe kjo e ndihmoi gjatë procesit. Shpresojmë se kjo do ta ndihmojë edhe në të ardhmen. Është vërtet pozitive që jemi ende të pamposhtur në shtëpinë tonë, veçanërisht në momente të vështira. Dhoma e zhveshjes është e zhgënjyer tani dhe kjo tregon dëshirën për të fituar”, ka theksuar trajneri i Sunderlandit.

Xhaka po cilësohet në Angli si transferimi më i mirë i  edicionit. Ai ka luajtur rol kyç te Sunderlandi i rikthyer këtë edicion në Premier League.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nuk zhgënjen Xhaka, vazhdon sukseset në Premier League appeared first on Sinjali.

Përditësimi i fundit nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit

29 December 2025 at 08:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë numëruar 99,26 për qind e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 19 kuti votimi.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 49,30 për qind të votave, apo gjithsej 429 mijë e 979 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind, përkatësisht 183 mijë e 258 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59 për qind, apo 118 mijë e 490 vota.

Pas tyre pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,68 për qind të votave dhe Lista Serbe me 3,74 për qind.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përditësimi i fundit nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

“Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje

29 December 2025 at 07:47

Presidenti amerikan Donald Trump priti sot në Mar-a-Lago presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Takimi fokusohet tek strategjitë për avancimin e planit të punës së përbashkët të dy vendeve, përfshirë çështje financiare dhe rindërtimin e Ukrainës.

Presidenti amerikan Donald Trump theksoi rëndësinë e përfundimit të menjëhershëm të konfliktit në Ukrainë, duke deklaruar se të dyja vendet e përfshira e duan këtë dhe janë të gatshme për një marrëveshje. Ai njoftoi se do të telefonojë presidentin rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të vazhduar negociatat dhe vuri në dukje rolin mbështetës të vendeve evropiane në këtë process, shkruan Euronews.al.

“Të dy vendet duan që lufta të përfundojë menjëherë, të dy udhëheqësit e duan këtë dhe kjo do të ndodhë. Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje. Do ta telefonoj Putinin pas takimit me Zelenskyn për të vazhduar negociatat. Kombet evropiane kanë qenë shumë mbështetëse dhe të përfshira në arritjen e një marrëveshjeje. Ndërsa ka shumë punë për të rindërtuar Ukrainën, do të kishte gjithashtu një përfitim të madh ekonomik për vendin e shkatërruar nga lufta.Mund të lëvizim shumë shpejt. Ukraina e vlerëson dhe Rusia e vlerëson. Të dyja duan ta shohin të marrë fund. Përndryshe, do të vazhdojë për një kohë të gjatë. Dhe miliona njerëz të tjerë do të vriten. Miliona”, tha Trump.

Zelensky falenderoi Trumpin për pritjen dhe shprehu shpresën që bisedimet “do të sjellin paqe sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai tha se ekipet e tyre kanë punuar në një plan me 20 pika dhe takimi ka për qëllim diskutimin mbi implementimin e strategjive të këtij plani.

Lidhur me koncesionet territoriale që mund të kërkohen nga Rusia, Zelensky u shpreh se “çështja do të diskutohet sot” dhe se qëndrimi i tij është rezervuar për momentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Të dy vendet duan që lufta të marrë fund”, Trump: Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje appeared first on Sinjali.

Një ditë pas zgjedhjeve, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

29 December 2025 at 07:41

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se sot do të nisë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave për kandidatët dhe konfirmimi i atyre për subjektet politike do të fillojë nesër, në orën 12:00, pasi i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës në qendrat e numërimit,” tha Radoniqi.

Në përditësimin më të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për momentin, kanë mbetur vetëm 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje është partia që prin me 49,30% të votave, duke siguruar deri tani 429,979 vota.

Pas saj, renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.

Ndërkaq, AAK renditet e katërta, e NISMA s’ia del t’a kalojë as pragun e zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një ditë pas zgjedhjeve, sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Çka thanë qytetarët dje, kush u ndërshkua?

29 December 2025 at 07:27

Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme të jashtëzakonshme parlamentare në vend erdhën si një befasi.

Mes atyre që u thanë në Exit Poll-e dhe rezultateve preliminare, diferencat në % dolën të jenë diku 3-5% për pothuajse secilën parti.

Sipas rezultateve të fundit që janë publikuar në faqen e KQZ-së, zgjedhjet e djeshme në Kosovë kanë nxjerrë në epërsi Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët ishin të parët po ashtu edhe në dy palë zgjedhjet e kaluara.

LVV, si e para, prin me 49,30 për qind të votave të numëruara deri tani.

Në bazë të të dhënave preliminare, VETËVENDOSJE! ka siguruar 429,979 vota, duke u renditur e para në shumicën e komunave të vendit. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind ose 183,258 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59 për qind, që përkthehet në 118,490 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 5,68 për qind të votave, ndërsa Lista Serbe është renditur me 4,74 për qind. NISMA Socialdemokrate ka siguruar 1,72 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit është drejt përfundimit, me mbi 99 për qind të vendvotimeve të përpunuara, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votim ka qenë rreth 45 për qind. Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të konfirmohen pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.

Dita e djeshme, ndërkaq, nuk u shoqërua me ndonjë incident madhor, gjë që e konfirmoi edhe Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Çka thanë qytetarët dje, kush u ndërshkua? appeared first on Sinjali.

Dita fillon me acar, ja çfarë moti parashikohet të mbajë sot në vend

29 December 2025 at 07:14

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë drejtime të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -7 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dita fillon me acar, ja çfarë moti parashikohet të mbajë sot në vend appeared first on Sinjali.

Këmbimi valutor 29 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

By: Ela
29 December 2025 at 08:15

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.6 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 101.9 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë. Ndërsa paundi […]

The post Këmbimi valutor 29 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

Rritje pa themele! Bujqësia dhe industria në rënie, ekonomia mbahet nga sektorë të brishtë

By: Elva
29 December 2025 at 08:07

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë. Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me […]

The post Rritje pa themele! Bujqësia dhe industria në rënie, ekonomia mbahet nga sektorë të brishtë appeared first on BoldNews.al.

I ftohti mbërthen vendin, parashikimi i motit për sot

By: Elva
29 December 2025 at 07:58

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë veriore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta kalimtare do të shfaqen në relievet malore në lindje të vendit. Në […]

The post I ftohti mbërthen vendin, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

5 mënyra se si Inteligjenca Artificiale po ndryshon sistemin shëndetësor në Evropë

29 December 2025 at 07:40


Mjetet e Inteligjencës Artificiale (Al) për të përmirësuar shëndetin e njerëzve fituan terren në vitin 2025, duke premtuar të personalizojnë kujdesin mjekësor, të përshpejtojnë diagnozat, të ndihmojnë në zbulimin e ilaçeve të reja dhe më shumë.

Për shembull, Finlanda po përdor Al për të trajnuar punonjësit e shëndetësisë , ndërsa Estonia po e aplikon atë në analizën e të dhënave mjekësore dhe Spanja po përdor Al për zbulimin e sëmundjeve.

Megjithatë, hulumtimet tregojnë se Al nuk duhet t’i zëvendësojë profesionistët mjekësorë së shpejti, shkruan euronews.

Chatbot-et ende kanë vështirësi në adresimin e problemeve të shëndetit mendor dhe rrezikojnë të përhapin dezinformata mjekësore.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të mëdha për sigurinë , me ekspertët e teknologjisë që paralajmërojnë se ekstremistët mund të shfrytëzojnë mjetet e Al për të krijuar armë biologjike të afta të shkaktojnë një pandemi.

Megjithatë, Al po gjen gjithnjë e më shumë rrugën e saj në fushën mjekësore.

Ja pesë mënyra se si ajo ka ndryshuar shëndetin dhe mirëqenien e evropianëve këtë vit.

Parashikimi i rreziqeve shëndetësore

Shkencëtarët zhvilluan një model të Al që mund të parashikojë më shumë se 1,000 gjendje mjekësore - duke përfshirë lloje të caktuara kanceri, atak në zemër dhe diabet - më shumë se një dekadë para se dikush të diagnostikohet zyrtarisht.

Edhe pse nuk është ende gati për t’u përdorur në zyrat e mjekëve, mjeti mund t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë se si zhvillohen sëmundjet me kalimin e kohës.

Ndërkohë, mjete të tjera të Al u lansuan këtë vit për të parashikuar nëse mutacionet e rralla gjenetike do të çojnë në sëmundje, për të parashikuar rreziqet e shëndetit të zemrës së grave duke analizuar mamografitë e tyre dhe për të përdorur skanime mjekësore rutinë për të identifikuar stresin kronik.

Përshpejtimi i diagnostikimit të sëmundjeve

Në një rast të parë në Evropë, një asistent me Al i quajtur Prof. Valmed u certifikua këtë vit për të ndihmuar mjekët me diagnostikimin dhe trajtimin, i ndihmuar nga një mori të dhënash mjekësore të pacientëve.

Mjete të tjera diagnostikuese janë gjithashtu në horizont.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, studiuesit thanë se një stetoskop i mundësuar nga Al mund të zbulojë problemet e zemrës në vetëm 15 sekonda.

Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar , mjekët po përdorin Al për t'u kursyer pacientëve javë pritjeje për një diagnozë të kancerit të prostatës.

Monitorimi i pacientëve pas operacioneve

Një ekip kërkimor gjerman përdori Al për të automatizuar procesin e monitorimit të pacientëve të cilëve u janë implantuar stenta koronare në enët e gjakut të hapura që ishin bllokuar për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Zakonisht, ndjekja e procesit të shërimit kërkon shumë kohë dhe mund të çojë në ndërlikime të tjera.

Algoritmi i mundësuar nga Al përdor imazherinë e enëve të gjakut për të analizuar se sa mirë po shërohen pacientët dhe është në gjendje të dallojë shpejt modelet e ndryshme të shërimit me një nivel të ngjashëm saktësie.

Luftimi i rezistencës ndaj antibiotikëve

Shkencëtarët po përdorin Al për të luftuar superbakteret rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat përbëjnë një kërcënim në rritje për shëndetin publik në të gjithë Evropën.

Gjatë tre viteve të ardhshme, ata planifikojnë të zhvillojnë një model të Al për të hartuar dhe testuar trajtime të reja për bakteret rezistente ndaj ilaçeve, dhe do ta përdorin atë për të kuptuar më mirë se si sistemi imunitar i përgjigjet një lloji tjetër bakteri, ndërsa kërkojnë një vaksinë efektive.

Lirimi i mjekëve nga puna administrative

Zyrat mjekësore dhe spitalet në të gjithë Evropën po përdorin mjete të Al për t'i ndihmuar ata të menaxhojnë detyrat administrative, siç janë mbajtja e shënimeve dhe referimet.

Qëllimi është t'u jepet mjekëve më shumë kohë me pacientët, mes mungesës në rritje të punonjësve shëndetësorë dhe presioneve të mëdha mbi stafin.

Për shembull, Microsoft e bëri asistentin e saj klinik të Al të disponueshëm në Irlandë këtë vit, ndërsa Tandem Health e Suedisë lansoi sekretarin e saj mjekësor të mundësuar nga Al në Spanjë, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Finlandë.

Gjithashtu operon në Holandë, Norvegji dhe Danimarkë. /Telegrafi/

Yesterday — 28 December 2025Main stream

Amnistia e fundvitit, lirohen 380 të burgosur dhe 900 përfitojnë ulje dënimi

28 December 2025 at 21:32

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale me synim lehtësimin e sistemit penitenciar dhe dhënien e një shansi të dytë për kategori të caktuara të dënuarish. Nisma është bërë publike nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një video-mesazhi, ku ai ka dhënë detaje mbi përfituesit dhe kriteret që do të zbatohen.

Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga zbatimi i kësaj amnistie rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa afërsisht 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri Lamallari thekson se numri real i përfituesve pritet të jetë edhe më i lartë, pasi përfshihen edhe persona që do të përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe nga masat alternative.

Ai sqaron se në kategoritë përfituese përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të ulët shoqërore, duke vënë theksin te rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri dhe pranë familjeve.

Nga ana tjetër, ministri ka theksuar qartë se nga kjo amnisti nuk do të përfitojnë persona të dënuar për krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Po ashtu, nuk përfshihen subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe janë gjykuar nga GJKKO. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një amnisti selektive apo favorizuese, por për kritere ligjore të qarta dhe transparente.

The post Amnistia e fundvitit, lirohen 380 të burgosur dhe 900 përfitojnë ulje dënimi appeared first on Gazeta Si.

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor i qetë, pa incidente serioze

28 December 2025 at 20:23

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit kaluan pa ndonjë incident madhor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Sipas Policisë, vlerësuar në aspektin e sigurisë procesi zgjedhor kaloi i qetë dhe pa incidente serioze

“Zbatimi i planit policor, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ka ndikuar në mënyrë pozitive që i tërë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe pa ndonjë incident madhor që do të kishte penguar apo cenuar procesin zgjedhor, andaj në aspektin e sigurisë vlerësohet se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze”, thuhet në njoftimin e tyre e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor i qetë, pa incidente serioze appeared first on Sinjali.

Prokuroria e konfirmon se zgjedhjet ishin të qeta: Pa incidente të mëdha, asnjë i ndaluar

28 December 2025 at 20:14

Zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme kaluan pa ndonjë incident të madh.

Këtë e ka bërë të ditur së fundmi edhe Prokuroria e Shtetit e cila ka njoftuar se deri në këto momente nuk ka ndaluar asnjë person për vepra penale kundër të drejtave të votimit.

Gjatë ditës së sotme, rreth 100 prokurorë dhe personel të sistemit prokurorial kanë punuar dhe ende janë duke punuar me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ndërkohë gjatë ditës, bazuar në njoftimin e lëshuar për media, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm pesë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Rasti i parë është iniciuar në fshatin Ranillug –Gjian, për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, ku e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë është iniciuar në Zhegër – Gjilan, për veprat penale “Pengim i procesit të votimit” dhe “Cenimi i fshehtësisë së votimit”,  ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është iniciuar në Prizren, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i katërt është iniciuar në Drenas, për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i pestë është iniciuar në Suharekë, për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prokurorët e Shtetit njoftojnë se do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Prokuroria e konfirmon se zgjedhjet ishin të qeta: Pa incidente të mëdha, asnjë i ndaluar appeared first on Sinjali.

Radoniqi për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Proces i qetë dhe i rregullt, sonte rezultatet preliminare

28 December 2025 at 20:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar të qetë e të rregullt procesin e zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, derisa ka njoftuar se në shumë prej vendvotimeve ka filluar procesi i numërimit të fletëvotimeve të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

 “Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike”, ka deklaruar Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së në konferencën për media të orës 19:30.

“Besoj sonte rreth orës 22:30 apo 23:00 do të dalim me rezultatet preliminare, por do të ju njoftojmë me kohë kur do ta mbajmë konferencën e fundit për rezultatet preliminare”, deklaroi ai.

“Nga të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 98% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 819,859 votues apo 44.56%”, tha ai, ndërkaq në ueb-faqen e KQZ-së përditësimet po vazhdojnë nga minuti në minut dhe shifra ka tejkaluar 44,90% me mbi 898 mijë votues.

Sa i përket procesit të votave nga diaspora, Radoniqi tha se ato nga përfaqësitë diplomatike do të arrijnë gjatë javës së ardhshme, ndërkaq ato me postë deri më 5 janar. 

“Procesi i votimit me postë ka shkuar më ndryshe, ne i kemi dërguar përmes postës DHL fletëvotimet te ta. Të gjitha që i kemi pranuar në adresat tona ato do të tërhiqen dhe kthehen në Kosovë, më së voni do të ndodhë me 5 janar për shkak të festave të fundvitit dhe vikendeve, ku këto ditë nuk punon shërbimi postar. Sa i përket materialeve të votimit në përfaqësitë diplomatike, edhe këto materiale do të pranohen, por për to nuk ka datë të caktuar, megjithatë unë besoj që deri javën e ardhshme do të arrijnë të gjitha në Kosovë”, tha ai.

Radoniqi përmendi edhe ndërprerjet e energjisë elektrike në tri komuna gjatë ditës së sotme.

“Pas konferencës së pasdites kemi pasur tri raportime për ndërprerje të energjisë elektrike në tri qendra të votimit, në Rahovec, Dragash dhe Han të Elezit. Menjëherë është njoftuar KEDS dhe energjia elektrike është rikthyer shumë shpejt. Energjia ka munguar prej pesë deri në shtatë minuta”, tha ai.

Ai tha se procesi zgjedhor në tërësi vlerësohet si i qetë, i rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Radoniqi për zgjedhjet e jashtëzakonshme: Proces i qetë dhe i rregullt, sonte rezultatet preliminare appeared first on Sinjali.

Nis procesi i numërimit në Kosovë, rezultatet e para tregojnë dominimin e Vetëvendosjes

By: melisa
28 December 2025 at 20:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:00, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm në rezultatet paraprake. Me 47.12% të votave të numëruara, partia ka siguruar deri tani 72,737 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33%

Source

Globe Soccer Awards 2025, nga Dembélé te Yamal, lista e plotë e fituesve

By: melisa
28 December 2025 at 20:01

Kjo e dielë shënoi ceremoninë e Globe Soccer Awards 2025, një event prestigjioz që mbahet që nga viti 2010 në Dubai, duke nderuar figurat më të spikatura të futbollit dhe sportit global. Në futbollin e meshkujve, Ousmane Dembélé i PSG u shpall Lojtari më i Mirë për vitin 2025, duke e mundur në garë shokun e tij të skuadrës Vitinha, Kylian Mbappé dhe dyshen e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha.

Source

Fundvit ndryshe për ushtarakët shqiptarë në Bullgari

By: melisa
28 December 2025 at 19:37

Efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të dislokuar me mision në Bullgari, u surprizuan në prag të fundvitit, duke pasur mundësinë të kalojnë momente të veçanta me familjarët e tyre. Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, u organizua takimi i ushtarakëve me familjet brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Source

Trump njofton bisedë “shumë produktive” me Putinin para takimit me Zelenskyn

By: melisa
28 December 2025 at 19:19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike “shumë produktive” me presidentin rus Vladimir Putin, pak para takimit të planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Florida. “Sapo kam pasur një bisedë të mirë dhe shumë produktive me presidentin Putin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, pa dhënë detaje shtesë mbi përmbajtjen e diskutimit.

Source

18:58 “Nuk do të merrni mesazhe urimi nga familjarët…”/ Pse u ndëshkuan banorët?

By: EL
28 December 2025 at 18:58

Ditën e sotme ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” një zarf i bardhë, ku banorët morën një lajm aspak të këndshëm.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë humbur sfidën e Babagjyshit, sfidë që duhej të përfshiheshin të gjithë.

Vëllai i Madh ka vënë re se jo të gjithë banorët kanë marrë pjesë te kjo sfidë, e si pasojë ata humbën edhe një shpërblim. Në natën e ndërrimeve të viteve, ata nuk do të kenë mundësinë që të marrin mesazhe urimi nga familjarët e tyre.

“Banorë, Vëllai i Madh iu dha mundësinë që të fitonit një shpërblim nëpërmjet sfidës së Babagjyshit. Sfida duhej të realizohej në grup, Vëllai i Madh ka vënë re se nuk jeni përfshirë të gjithë. Për këtë arsye, ju nuk e keni kaluar me sukses. Me humbjen e kësaj sfide, humbët mundësinë për të patur mesazhe urimi nga familjarët tuaj në natën e ndërrimit të viteve”, shkruhej në zarfin e bardhë.

18:44 Hakerët iranianë hakuan telefonin e shefit të kabinetit të Netanyahut

By: EL
28 December 2025 at 18:44

I njëjti grup hakerësh iranianë që javën e kaluar hakuan telefonin inteligjent të ish-kryeministrit izraelit Naftali Bennett pretendon se ka hakuar telefonin e shefit të stafit të Benjamin Netanyahut, Tzachi Braverman. The Times of Israel raporton këtë. Dhe sot, hakerët nga Handala do të publikojnë informacione të reja që e lidhin Braverman me skandalin e Katargate. Duke iu përgjigjur rrjedhjes së informacionit, zyra e kryeministrit i tha gazetës izraelite se “nuk është gjetur asnjë shkelje. Çështja është nën hetim”.

Rasti Braverman

Sipas rastit, dy nga këshilltarët e Netanyahut dyshohet se kanë punuar në emër të Katarit për agjencinë e marrëdhënieve me publikun Perception, të kryesuar nga Yisrael Einhorn, ish-menaxheri i fushatës së Netanyahut, ndërsa ishin të punësuar nga kryeministri. Një nga këshilltarët, Eli Feldstein, pretendoi se Braverman ishte përfshirë në një skandal të veçantë, por të lidhur me të, që përfshinte rrjedhjen e informacionit të klasifikuar te Bild, si pjesë e një plani të dyshuar për të ndikuar në opinionin publik dhe për të lehtësuar presionin mbi Jerusalemin për të arritur një marrëveshje me Hamasin. Feldstein, i cili pranoi rrjedhjen e informacionit, tha se Braverman kishte mësuar për një hetim sekret të IDF-së mbi rrjedhjen e informacionit dhe e kishte siguruar atë se mund të hidhej poshtë. Ai pritet të bëhet ambasadori i Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar, por akuzat kërcënojnë të vonojnë, nëse jo ta prishin, emërimin e tij. Si Braverman ashtu edhe Netanyahu aktualisht mohojnë çdo përfshirje në skandale./e.t

❌
❌