❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 January 2026Main stream

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

6 January 2026 at 18:38

PRISHTINË, 6 janar/ATSH/ Kryetari i KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, Ekrem Kastrati, bĂ«ri tĂ« ditur se kanĂ« shpallur gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme si pasojĂ« e vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«.

Kastrati thekson se Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme dhe kanë shqetësuar qytetarët të cilët gjatë natës dhe ditës së sotme kanë përjetuar këto reshje.

“Komuna e MalishevĂ«s shpall gjendjen e jashtĂ«zakonshme pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut, e tĂ« cilat kanĂ« shkaktuar shumĂ« dĂ«me dhe kanĂ« shqetĂ«suar qytetarĂ«t e komunĂ«s, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« natĂ«s sĂ« mbrĂ«mshme dhe ditĂ«s sĂ« sotme kanĂ« pĂ«rjetuar njĂ« ndjenjĂ« jo tĂ« mirĂ« pĂ«r shkak tĂ« vĂ«rshimeve tĂ« mĂ«dha tĂ« shiut. Prandaj, si komunĂ« kemi themeluar shtabin emergjent, I cili gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s ka qenĂ« nĂ« nivel tĂ« detyrĂ«s dhe gatishmĂ«rinĂ« tonĂ« qĂ« t’u dalim nĂ« ndihmĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s, tĂ« cilĂ«t tani pĂ«r tani jetojnĂ« njĂ« njĂ« gjendje tĂ« jashtĂ«zakonshme”, tha ai.

Kastrati tha se kanë kontaktuar edhe me institucionet qendrore, përfshirë Agjencinë për Menaxhim Emergjent por edhe institucione tjera përkatëse sa i përket menaxhimit të këtyre vërshimeve.

Ndërkaq, në komunën e Drenasit, konkretisht në Komoran, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, disa biznese janë përballur me vërshime, ndërsa që nga orët e hershme të mëngjesit po tentojnë të largojnë ujin nga ambientet e tyre. Edhe në disa komuna tjera të vendit gjendja është e rënduar nga vërshimet. /KosovaPress/

The post Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E martë 6 janar, reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit

6 January 2026 at 07:30

TIRANË, 6 janar/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e martĂ« vendi ynĂ« ndikohet nga kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i vranët dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët kryesisht në qendër nga orët e mesditës, ndërsa zona perëndimore dhe jugore parashikohet me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra të herëpashershme.

Parashikohet reshje bore me intensitet të ulët në Alpe dhe në relievet e larta malore.

Era ka fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe në bregdet era pritet të fitojë shpejtësi deri 17m/s, me valëzimin në det të forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 7/17 Re shi
Kukës 10/18 Re shi/borë
Lezhë 11/18 Re shi
Dibër 7/14 Re shi/borë
Durrës 12/19 Re shi
Tiranë 13/20 Re shi
Elbasan 8/18 Re shi
Berat                11/19 Re shi
Vlorë 12/20 Re shi
Korçë 7/13 Re shi/borë
Gjirokastër 9/16 Re shi
Sarandë 9/19 Re shi

The post E martë 6 janar, reshje shiu ne pjesën më të madhe të territorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 5 January 2026Main stream

“VetĂ«vendosje” merr mbi 72 pĂ«r qind tĂ« votave me postĂ«

5 January 2026 at 20:33

PRISHTINË, 5 janar/ATSH/ NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve ka pĂ«rfunduar numĂ«rimi i mĂ« shumĂ« se 27 mijĂ« votave tĂ« dĂ«rguara me postĂ« pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit nga qytetarĂ«t qĂ« jetojnĂ« jashtĂ« KosovĂ«s.

Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm sa i përket votave me postë, duke marrë 72.20 për qind apo 19.344 vota.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se këto nuk janë fletëvotimet e fundit nga jashtë Kosovës që do të numërohen.

Të tjera fletëvotime që i takojnë votimit me postë janë tërhequr nga KQZ me datë 2 dhe 5 janar, njoftoi ai.

“JanĂ« rreth 20 mijĂ« pako me fletĂ«votime tĂ« tĂ«rhequra mĂ« 2 dhe 5 janar qĂ« pritet tĂ« numĂ«rohen sĂ« shpejti”, tha Elezi.

“Por, derisa tĂ« bĂ«het vlerĂ«simi dhe verifikimi i tyre, KQZ pritet qĂ« deri nĂ« orĂ«n 20:00 tĂ« fillojĂ« mĂ« numĂ«rimin e fletĂ«votimeve qĂ« i takojnĂ« votimit me kusht dhe fletĂ«votimeve nga votimi i personave me nevoja tĂ« veçanta”, shtoi ai.

Sipas votave të numëruara deri më tani, sa i përket votimit me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 10.15 për qind të votave apo 2.720, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.56 për qind apo 2.560 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq ka fituar 3.90 për qind të votave apo 1.045

Përveç votave me postë, pritet të numërohen ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

KQZ tha se nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të Kosovës, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9.900 votues të regjistruar për të votuar me kusht, ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit të personave me nevoja të veçanta ka qenë 2.860.

KQZ pret që rezultatet përfundimtare të shpallen më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri më tani, LVV-ja ka fituar 50.67 për qind, PDK-ja 20.43 për qind të votave, LDK-ja 13.33 për qind, AAK-ja 5.52 për qind dhe Lista Serbe 4.56 për qind./rel/

The post “VetĂ«vendosje” merr mbi 72 pĂ«r qind tĂ« votave me postĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tarifa të reja me rritje për ujin në Prishtinë

5 January 2026 at 18:12

PRISHTINË, 5 janar/ATSH/ Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Prishtina” ka publikuar mĂ« 5 janar tarifat e reja me rritje qĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nga ky muaj.

Vendimi për tarifat e reja është marrë më 31 dhjetor 2025 dhe vlen deri më 2028.

Sipas tarifave të reja, uji për konsumatorët shtëpiakë është 0.63 euro për metër kub nga 0.45 euro sa ishte vitin e kaluar.

Edhe tarifat e tjera janë shtrenjtuar. Ajo për konsumatorët joshtëpiakë (komercialë dhe industrialë) është 0.82 euro nga 0.62 euro sa ishte vitin e kaluar.

Tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.28 euro për metër kub, nga 0.17 sa ishte.

Po ashtu, KRU “Prishtina” ka publikuar edhe tarifat tĂ« reja pĂ«r kyçje nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit dhe shĂ«rbime tĂ« tjera.

KRU “Prishtina” furnizon me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m disa komuna tĂ« KosovĂ«s dhe trajton ujĂ«rat e zeza. Kjo ndĂ«rmarrje ofron shĂ«rbime nĂ« PrishtinĂ«, FushĂ« KosovĂ«, Obiliq, GraçanicĂ«, Shtime, Lipjan, PodujevĂ« dhe Drenas. /rel/

The post Tarifa të reja me rritje për ujin në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

​Homazhe nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s pĂ«r ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci

2 January 2026 at 10:09

PRISHTINË, 2 janar/ATSH/ NĂ« Kuvendin e KosovĂ«s po mbahen sot homazhe nĂ« nderim tĂ« ish-kryetarit tĂ« Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Nexhat Daci, i cili u nda tĂ« enjten nga jeta.

Homazhet po zhvillohen në praninë e familjarëve, përfaqësuesve institucionalë, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, të cilët po bëjnë nderimet për të ndjerin, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën institucionale dhe politike të vendit.

Homazhet në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet sipas agjendës së përcaktuar nga familja. /Kosovapress/

The post ​Homazhe nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s pĂ«r ish-kryeparlamentarin Nexhat Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E premte 2 janar, reshje shiu dhe dëbore

2 January 2026 at 07:30

TIRANË, 2 janar/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e premte vendi ynĂ« ndikohet nga kushte tĂ« paqĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metër dhe juglindje-jug mbi 700-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18m/s, me valëzimin në det të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

0/4

Diell re shi

Kukës

-4/2

Diell re shi/borë

Lezhë

-16

Diell re shi

Dibër

-6/1

Diell re shi/borë

Durrës

2/10

Diell re shi

Tiranë

2/9

Diell re shi

Elbasan

0/7

Diell re shi

Berat

-3/9

Diell re shi

Vlorë

1/10

Diell re shi

Korçë

-6/4

Diell re shi

Gjirokastër

-4/0

Diell re shi/borë

Sarandë

3/8

Diell re shi/borë

 

 

 

 

The post E premte 2 janar, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Daci la gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, akademike dhe shkencore të Kosovës

1 January 2026 at 15:05

PRISHTINË, 1 janar/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushĂ«llime pĂ«r ndarjen nga jeta tĂ« ish-kryeparlamentarit tĂ« KosovĂ«s, akademikut dhe profesorit Nexhat Daci.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.

Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Osmani e ka cilësuar Dacin si një personalitet të rrallë që ka bashkuar dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, akademike dhe shkencore të vendit, shkruan KosovaPress.

Ajo ka theksuar se gjatĂ« viteve tĂ« ’90-ta, nĂ« periudhĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r popullin e KosovĂ«s, akademik Daci ka dhĂ«nĂ« kontribut tĂ« çmuar pĂ«r kauzĂ«n e lirisĂ« dhe pavarĂ«sisĂ«, si bashkĂ«punĂ«tor i afĂ«rt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Sipas Osmanit, kontributi shumëdimensional i Nexhat Dacit në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë institucionale dhe intelektuale të Kosovës.

“NĂ« kĂ«to çaste tĂ« rĂ«nda, shpreh ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjen Daci, miqtĂ«, bashkĂ«punĂ«torĂ«t dhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« patĂ«n fatin ta njohin dhe tĂ« punojnĂ« me tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Osmani. /Kosovapress/

The post Osmani: Daci la gjurmë të pashlyeshme në jetën politike, akademike dhe shkencore të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës

31 December 2025 at 13:45

PRISHTINË, 31 dhjetor/ATSH/ Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« ndaj B.T. pĂ«r veprĂ«n penale “Krime lufte kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Sipas aktakuzës, B.T., në cilësinë e gardianit të Burgut të Prishtinës dhe paraleles në Lipjan, në bashkëkryerje me gardianë të tjerë, gjatë periudhës 1998-1999, duke vepruar me dashje, ka shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur përkatësisht, kohës së luftës në Kosovë.

NĂ« njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirĂ« se, nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike, ata i kishin maltretuar tĂ« burgosurit shqiptarĂ«, duke i torturuar nĂ« mĂ«nyrë  ç ‘njerĂ«zore me mjete tĂ« ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri nĂ« alivanosje, duke u shkaktuar lĂ«ndime trupore dhe dhunĂ« psikike.

“I pandehuri, nĂ« bashkĂ«kryerje, i kishte lĂ«nĂ« tĂ« burgosurit pa ushqim pĂ«r ditĂ« tĂ« tĂ«ra, i kishte kanosur seriozisht pĂ«r jetĂ«n dhe, si pasojĂ« e rrahjeve tĂ« vazhdueshme dhe trajtimit ç’njerĂ«zor, ata kanĂ« pĂ«suar gjendje ankthi dhe frike tĂ« vazhdueshme”, thuhet nĂ« komunikatĂ«. MĂ« tej thuhet se kĂ«to veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore, zakoneve tĂ« luftĂ«s, Konventave NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« GjenevĂ«s dhe Protokolleve ShtesĂ«. /Kosovapress/

The post Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rashiç thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës

29 December 2025 at 15:27

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/ Partia pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ« e Nenad Rashiçit, parti serbe nĂ« KosovĂ«, ka thĂ«nĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n se me 4.600 votat e fituara nĂ« zgjedhjet e sĂ« dielĂ«s, e ka siguruar njĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s pĂ«r katĂ«r vjetĂ«t e ardhshme.

“KĂ«tĂ« besim e pĂ«rjetojmĂ« si njĂ« nder tĂ« madh, por edhe si njĂ« detyrim qĂ« tĂ« jemi edhe mĂ« tĂ« fortĂ«, edhe mĂ« tĂ« pranishĂ«m dhe edhe mĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj interesave tĂ« qytetarĂ«ve”, tha kjo parti nĂ« njĂ« njoftim nĂ« Facebook njĂ« ditĂ« pas ditĂ«s sĂ« zgjedhjeve.

MĂ« herĂ«t, tĂ« dielĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, Lista Serbe – partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« qĂ« ka mbĂ«shtetjen e Beogradit – pretendoi se me 90 pĂ«r qind tĂ« votave tĂ« fituara tĂ« komunitetit serb, i ka fituar tĂ« gjitha 10 ulĂ«set e rezervuara pĂ«r komunitetin serb nĂ« Kuvend.

MegjithatĂ«, kryetari i kĂ«saj partie, Zllatan Ellek, pretendoi se Partia pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ« e Rashiqit “ka marrĂ« vota nĂ« mjedise ku serbĂ«t nuk jetojnĂ«â€, dhe se janĂ« tĂ« detyruar tĂ« presin edhe vlerĂ«simin e Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve tĂ« KosovĂ«s.

Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, shtoi gjithashtu se po pritet edhe numërimi i votave me kusht, si dhe se janë në përpunim mbi 1.000 vota të personave të zhvendosur nga Kosova, të cilët gjithashtu kanë votuar në zgjedhjet e së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Lista Serbe ka marrë rreth 41.800 vota. Nga subjektet serbe në zgjedhje ka marrë pjesë edhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviqit, e cila ka fituar rreth 550 vota.

Sipas uebsajtit të KQZ-së, numërimi në të gjitha komunat me shumicë serbe nuk ka përfunduar ende plotësisht.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të muajit shkurt të këtij viti, Lista Serbe kishte pretenduar se i kishte fituar të gjitha dhjetë mandatet, por një mandat deputeti megjithatë përfundoi në duart e Rashiqit.

Rashiqi ishte ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e kaluar të kryeministrit Albin Kurti, i cili e kishte emëruar në këtë pozitë pasi Lista Serbe i kishte braktisur institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Megjithatë, Lista Serbe këmbëngul në qëndrimin se Rashiqi nuk ka numër të mjaftueshëm votash për të përfaqësuar komunitetin serb.

Lista Serbe e kishte kundërshtuar gjithashtu në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Rashiqit nënkryetar të Kuvendit tashmë të shpërbërë nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se ishin shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja. Ende pritet vendimi i Gjykatës lidhur me këtë çështje.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, njëri nga nënkryetarët duhet të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komunitetit serb.

Nga ana tjetër, sipas Rregullores së Punës, kandidatin për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb e propozon shumica e deputetëve nga ai komunitet. /rel/

The post Rashiç thotë se ka hyrë në Kuvendin e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

27 December 2025 at 09:20

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ Sot nĂ« pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike tĂ« KosovĂ«s zhvillohet votimi pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti.

Vetëm 19.187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike mund të votojnë sot, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit 26 nëntor-6 dhjetor.

Procesi i votimit do të zhvillohet në 40 vendvotime që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të ndryshme. /KosovaPress/

The post Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje

25 December 2025 at 09:07

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ipeshkvi i DioqezĂ«s Prizren-PrishtinĂ« DodĂ« Gjergji, ka pĂ«rçuar mesazhin e paqes dhe harmonisĂ«, me rastin e Krishtlindjes, njĂ« nga kremtimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kalendarin festave tĂ« krishtera.

Mesha solemne e Krishtlindjes nĂ« Katedralen “ShĂ«n NĂ«nĂ« Tereza” Ă«shtĂ« udhĂ«hequr nga ipeshkvi DodĂ« Gjergji.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka nevojë për stabilitet më të madh politik dhe të përshpejtojë rrugën drejt hyrjes në familjen evropiane dhe të ruajë vlerat e shoqërisë.

“Bota sot po pĂ«rballet me frikĂ«n e shkatĂ«rrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhĂ«n e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinĂ« e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave tĂ« fortĂ«ve dhe jo sipas drejtĂ«sisĂ«. Mjerisht, kjo mĂ«nyrĂ« e tĂ« menduarit, kjo formĂ« e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerĂ«zit tjetrit po merr jetĂ« njerĂ«zish gjithandej botĂ«s ku ka luftĂ«, padrejtĂ«si e varfĂ«ri. Kjo ka plagosur rĂ«ndĂ« ndĂ«rgjegjen politike tĂ« botĂ«s. Mbi tĂ« gjitha po shkatĂ«rron shpresat e brezave tĂ« ri dhe po i bĂ«n tĂ« paaftĂ« ata qĂ« tĂ« jetojnĂ« nĂ« paqe dhe dashuri. Nuk Ă«shtĂ« e mirĂ« as gjendja mes nesh e pĂ«r kĂ«tĂ« nuk mund ta fajĂ«sojmĂ« askĂ«nd, por tĂ« ndihemi bashkĂ«fajtorĂ« pĂ«r çdo situatĂ« qĂ« nuk e kemi nĂ« nivelin e duhur
 E ndjej tĂ« nevojshme t’ju ftoj tĂ« jemi mĂ« tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m pĂ«r tĂ« restauruar gjendjen nĂ« tĂ« cilin kemi jetuar nĂ« vitin qĂ« po lĂ«mĂ« pas, duke kryer obligimin qytetar, pasi do tĂ« kontribuojnĂ« tĂ« gjithĂ« qĂ« vendi tĂ« ketĂ« stabilitet tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m politik, tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« hapat drejt familjes evropiane dhe tĂ« arrijĂ« tĂ« ruajĂ« vlerat bazike tĂ« shoqĂ«risĂ« sonĂ«â€, tha DodĂ« Gjergji.

Krishtlindja pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

NĂ« historinĂ« e krishterĂ«, lindja e Krishtit sjell mrekullinĂ« e mishĂ«rimit – Zoti e bĂ«n veten plotĂ«sisht njerĂ«zor duke marrĂ« pamjen e njĂ« fĂ«mije tĂ« pafuqishĂ«m, por diçka e mrekullueshme ndodh nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« çdo lindje.

NĂ« DitĂ«n e Krishtlindjes, tĂ« enjten, nga ora 11:00 mbahet mesha nĂ« Katedralen “ShĂ«n NĂ«nĂ« Tereza”, ndĂ«rsa nga ora 18:00 mesha nĂ« KishĂ«n e “ShĂ«n Ndout” nĂ« “UlpianĂ«â€, PrishtinĂ«. /Kosovapress/

The post Ipeshkvi Dodë Gjergji përçon mesazhin e paqes dhe harmonisë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët

25 December 2025 at 07:30

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e enjte vendi ynĂ« ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në jug, ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 800-1000metër reshje bore me intensitet të ulët në juglindje në relievet malorë  reshje të borës me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim kryesor verilindje me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë fiton shpejtësi deri 12m/s, me valëzimin në det të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

0/4

Re diell

Kukës

4/11

Re shi/borë diell

Lezhë

4/13

Re diell

Dibër

0/2

Re shi/borë diell

Durrës

7/17

Re diell

Tiranë

7/17

Re diell

Elbasan

6/16

Re diell

Berat

6/16

Re diell

Vlorë

9/17

Re diell shi

Korçë

3/7

Re shi/borë diell

Gjirokastër

4/13

Re diell shi

Sarandë

8/14

Re diell shi

 

The post E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet

24 December 2025 at 17:26

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH/ Kosova dhe Serbia duhet t’i “normalizojnĂ«â€ marrĂ«dhĂ«niet mes vete, tha kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r agjencinĂ« e lajmeve AFP, disa ditĂ« para mbajtjes sĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare. MegjithatĂ«, ai tha se ky proces Ă«shtĂ« i vĂ«shtirĂ«.

Kurti është në pushtet që nga viti 2021 dhe dy vjet pasi mori pushtetin, arriti Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të saj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar.

“Ne duhet t’i normalizojmĂ« raportet me SerbinĂ«â€, tha Kurti. “Por, normalizimi i raporteve me njĂ« fqinj qĂ« ka regjim autoritar dhe qĂ« nuk tĂ« njeh, dhe po ashtu nuk i pranon krimet e kryera gjatĂ« luftĂ«s, Ă«shtĂ« shumĂ« i vĂ«shtirĂ«â€, shtoi ai.

Tensionet mes dy vendeve vazhdimisht janĂ« tĂ« larta dhe njĂ« rikthim i trazirave do t’i ofronte RusisĂ« mjete pĂ«r ta destabilizuar KosovĂ«n.

“Ne kemi njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r normalizim”, tha Kurti duke iu referuar marrĂ«veshjes sĂ« vitit 2023, tĂ« arritur nĂ«n ndĂ«rmjetĂ«simin e Bashkimit Evropian.

“Ne duhet ta zbatojmĂ«, qĂ« nĂ«nkupton njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« mes shteteve, tĂ« paktĂ«n njohje de facto”.

Kjo marrĂ«veshje, me 11 nene, veç tjerash parasheh njĂ« nivel tĂ« vetĂ«menaxhimit pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«, njohje tĂ« ndĂ«rsjellĂ« tĂ« simboleve shtetĂ«rore, qĂ« Serbia tĂ« mos bllokojĂ« anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« organizata ndĂ«rkombĂ«tare, dhe kĂ«rkon nga Prishtina dhe Beogradi qĂ« t’i zbatojnĂ«, po ashtu, tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«hershme tĂ« arritura gjatĂ« dialogut.

Por, pĂ«r tĂ« rinisur dialogu, Serbia “duhet ta dorĂ«zojĂ« Millan Radoiçiqin”, tha Kurti, duke iu referuar ish-nĂ«nkryetarit tĂ« ListĂ«s Serbe, i cili ka marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r sulmin e armatosur ndaj PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s nĂ« BanjskĂ« mĂ« 2023.

Kurti tha se shpreson qĂ« “BE-ja, Franca dhe Gjermania do t’i bĂ«jnĂ« presion” SerbisĂ« qĂ« ta dorĂ«zojĂ« Radoiçiqin, ndaj tĂ« cilit dhe disa personave tĂ« tjerĂ« Kosova ka ngritur aktakuzĂ« pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ«.

Që nga shtatori i vitit 2023, disa ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, nuk është mbajtur asnjë rund i nivelit të lartë në Bruksel, teksa bisedimet në nivel kryenegociatorësh kanë vazhduar, por nuk kanë prodhuar ndonjë marrëveshje.

Serbia po ashtu nuk ka ndërprerë raportet me Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, dhe Beogradi varet nga energjia ruse.

“Ka shumĂ« lidhje” mes dy shteteve, tha Kurti, dhe nĂ«se Rusia vendos ta destabilizojĂ« rajonin, “nĂ« marshin e saj drejt EvropĂ«s PerĂ«ndimore, mund tĂ« llogarisĂ« nĂ« SerbinĂ« si aleat. Dhe, kjo Ă«shtĂ« shqetĂ«suese pĂ«r shtetin tonĂ«. Por, ne po punojmĂ« me partnerĂ«t tanĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«â€.

Kosova, qĂ« shpreson t’i bashkohet NATO-s, sĂ« voni ka hequr tarifat ndaj produkteve amerikane dhe Ă«shtĂ« pajtuar qĂ« tĂ« pranojĂ« deri nĂ« 50 migrantĂ« nga shtetet e treta qĂ« do tĂ« dĂ«bohen nga SHBA-ja. Deri mĂ« tani, nĂ« KosovĂ« ka arritur vetĂ«m njĂ« migrant.

“Nuk po kĂ«rkojmĂ« asnjĂ« ndihmĂ« financiare nĂ« kĂ«mbim”, tha Kurti. “Ne po e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar SHBA-nĂ«, qĂ« Ă«shtĂ« partnerja, aleatja dhe mikja jonĂ«â€, shtoi Kurti, i cili nuk e pĂ«rjashtoi mundĂ«sinĂ« e arritjeve tĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« ngjashme edhe me vendet evropiane. /rel/

The post Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnĂ« marrĂ«dhĂ«niet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët

24 December 2025 at 07:30

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e mĂ«rkurĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« kryesisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-4 ballĂ«.

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

6/11

Re shi diell

Kukës

4/7

Re shi/borë diell

Lezhë

7/11

Re shi diell

Dibër

3/7

Re shi/borë diell

Durrës

8/16

Re shi diell

Tiranë

10/15

Re shi diell

Elbasan

11/15

Re shi diell

Berat

9/14

Re shi diell

Vlorë

14/17

Re shi diell

Korçë

6/10

Re shi/borë diell

Gjirokastër

9/12

Re shi diell

Sarandë

12/16

Re shi diell

The post E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

22 December 2025 at 20:48

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani takon tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« Uashington zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan tĂ« Shtetit, Christopher Landau, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Departamenti amerikan i Shtetit pĂ«rmes njĂ« njoftimi zyrtar.

Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.

Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.

Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.

Osmani është takuar përgjatë vitit edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, në margjina të samiteve të ndryshme, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Dialogu ishte planifikuar pĂ«r t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janĂ« parĂ« si sfida pĂ«r pĂ«rparim.

GjatĂ« viteve tĂ« fundit, kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti ka qenĂ« disa herĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r tĂ« kritikave nga aleatĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«r shkak tĂ« disa vendimeve nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s – zonĂ« e banuar me shumicĂ« serbe – qĂ« lidheshin me zĂ«vendĂ«simin e targave serbe me ato tĂ« KosovĂ«s, heqjen e dinarit serb nga pĂ«rdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.

Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

E pyetur lidhur me kĂ«to deklarata, Ambasada e SHBA-sĂ« nĂ« KosovĂ« I ka thĂ«nĂ« Radios Evropa e LirĂ« mĂ« 17 dhjetor se synon tĂ« punojĂ« ngushtĂ« me QeverinĂ« e re tĂ« zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare tĂ« 28 dhjetorit nĂ« KosovĂ«, “pĂ«r t’i avancuar prioritetet e pĂ«rbashkĂ«ta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. /rel/

The post Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NdĂ«rron jetĂ« Shemi i grupit “IlirĂ«t”

22 December 2025 at 19:00

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ Sot, kĂ«ngĂ«tari i njohur Shemsi Krasniqi  – Shemi i grupit “IlirĂ«t”, raportohet se Ă«shtĂ« gjetur i vdekur. Ende nuk dihen arsyet e arsyet e vdekjes.

ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e PolicisĂ« pĂ«r Rajonin e PrishtinĂ«s, Flora Ahmeti ka thĂ«nĂ« pĂ«r KosovaPress se sot rreth orĂ«s 15:00 kanĂ« pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« person pa shenja jete nĂ« njĂ« banesĂ« nĂ« rrugĂ«n UÇK nĂ« PrishtinĂ«.

“Me tĂ« marrĂ« informatĂ«n policia ka dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimĂ«s (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sor nĂ« vendin e ngjarjes.

NĂ« koorsinim me prokurorin e shtetit po ndĂ«rmerren veprimet e nevojshme policore”, tha ajo pĂ«r KosovaPress.

NjĂ« prej kĂ«ngĂ«ve qĂ« ka qenĂ« hit nga Shemi, ishte ajo ‘Xhamadani vija-vija”. /Kosovapress/

The post NdĂ«rron jetĂ« Shemi i grupit “IlirĂ«t” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kelmendi lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë

22 December 2025 at 18:15

PRISHTINË, 22 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli Prokurorial i KosovĂ«s e ka liruar Besim Kelmendin nga posti i ushtruesit tĂ« detyrĂ«s sĂ« Kryeprokurorit tĂ« Shtetit tĂ« hĂ«nĂ«n, pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« tij me shkrim, njĂ« javĂ« pasi gjykata e lartĂ« e anuloi shkarkimin e tij qĂ« kishte nxitur polemika e kritika.

NĂ« njĂ« mbledhje tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« KĂ«shillit Prokurorial, kĂ«rkesa e Kelmendit pĂ«r t’u liruar nga detyra u miratua me 6 vota pĂ«r, asnjĂ« kundĂ«r dhe asnjĂ« abstenim.

Atë do ta pasojë Agron Qalaj, i cili u ricaktua ushtrues detyre po në të njëjtën mbledhje të hënën.

Me 5 vota për dhe 1 kundër, Qalaj u riemërua deri në një vendim të radhës të Këshillit Prokurorial.

NĂ« njĂ« shkresĂ« tĂ« dorĂ«zuar nĂ« KĂ«shillin Prokurorial, Kelmendi kishte theksuar se kĂ«rkesa pĂ«r t’u liruar nga detyra ishte “pasqyrim i vullnetit tim pĂ«r ta mbĂ«shtetur reformĂ«n nĂ« Sistemin Prokurorial dhe pĂ«r tĂ« kontribuar nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e gjendjes sĂ« krijuar nĂ« KĂ«shill”, raportoi Betimi pĂ«r DrejtĂ«si tĂ« hĂ«nĂ«n.

Kelmendi theksoi se dĂ«shironte tĂ« largohej nga kjo detyrĂ« – tĂ« cilĂ«n e kishte mbajtur nga prilli i vitit 2022 – pas vendimeve gjyqĂ«sore pĂ«r rastin e tij dhe gjendjes sĂ« krijuar nĂ« KĂ«shillin Prokurorial.

Kërkesa e tij vjen vetëm pesë ditë pasi Gjykata Supreme e anuloi vendimin e Këshillit Prokurorial për shkarkimin e tij, duke e quajtur të kundërligjshëm.

Kelmendi ishte shkarkuar muajin e kaluar pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Ai i ka mohuar këto pretendime.

Shkarkimi i tij nxiti reagime nga bashkĂ«sia ndĂ«rkombĂ«tare dhe shkaktoi polemika pĂ«r ligjshmĂ«rinĂ« e vendimit, pasi ai u votua nga vetĂ«m pesĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« KĂ«shillit Prokurorial. Pjesa tjetĂ«r e anĂ«tarĂ«ve vlerĂ«suan se s’kishte kuorum, dhe e quajtĂ«n vendimin “puç institucional”.

Kelmendi u ankua nĂ« Supreme pasi Gjykata Themelore nuk ia pranoi ankesĂ«n kundĂ«r shkarkimit. Supremja gjeti se vendimi i KĂ«shillit Prokurorial ishte “i kundĂ«rligjshĂ«m, arbitrar dhe i pa bazĂ«â€.

NĂ« shkresĂ«, Kelmendi tha se dĂ«shiron ta vazhdojĂ« karrierĂ«n si prokuror dhe u zotua se do tĂ« punojĂ« “me pĂ«rkushtim pĂ«r tĂ« mirĂ«n e sistemit prokurorial”.

“Dhe krejt nĂ« fund, unĂ«, si prokuror nĂ« ZyrĂ«n e Kryeprokurorit tĂ« Shtetit, do tĂ« punoj mĂ« pĂ«rkushtimin tim mĂ« tĂ« madh pĂ«r tĂ« mirĂ«n e Sistemit Prokurorial, i pavarur, i pa anshĂ«m dhe me profesionalizĂ«m, ashtu siç mĂ« ka vlerĂ«suar KĂ«shilli Prokurorial”, pĂ«rfundoi ai. /rel/

The post Kelmendi lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E hënë 22 dhjetor, mot i kthjellët me vranësira kalimtare

22 December 2025 at 07:30

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e hĂ«nĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Deti me valëzim të forcës 1 ballë.
1 nga 2

The post E hënë 22 dhjetor, mot i kthjellët me vranësira kalimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviçit

21 December 2025 at 12:52

PRISHTINË, 21 dhjetor/ATSH/ Policia e KosovĂ«s tha se gjatĂ« bastisjes sĂ« shtĂ«pisĂ« dhe objekteve pĂ«rcjellĂ«se tĂ« tĂ« arrestuarit pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« plagosjen dhe rrĂ«mbimin e dyshuar tĂ« shtetasit tĂ« KosovĂ«s, Millan Vukashinoviç, gjeti njĂ« armĂ« dhe disa fishekĂ«.

“GjatĂ« bastisjes janĂ« gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: nĂ«ntĂ« telefona celularĂ«, njĂ« laptop, tri dokumente tĂ« formatit A4, njĂ« pushkĂ« gjuetie me 39 fishekĂ«, njĂ« jelek pĂ«r fishekĂ« tĂ« armĂ«s sĂ« gjuetisĂ«, si dhe njĂ« tytĂ« arme. I dyshuari pas intervistimit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, u tha nĂ« raportin 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ«.

Mbrëmjen e 20 dhjetorit, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari, V.M., kishte qenë pjesëtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe më pas ishte integruar në Policinë e Kosovës. Sipas Sveçlës, më pas ai kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.

“EkzistojnĂ« dyshime tĂ« bazuara se personi i arrestuar ka bashkĂ«punuar dhe ka mbĂ«shtetur nĂ« vazhdimĂ«si strukturat e sigurisĂ« sĂ« SerbisĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviq, i cili gjatĂ« kidnapimit u plagos rĂ«ndĂ« dhe aktualisht Ă«shtĂ« duke u trajtuar nĂ« njĂ« spital nĂ« Serbi”, shkroi Sveçla nĂ« Facebook mbrĂ«mjen e 20 dhjetorit.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit më 1 nëntor, para se të dërgohej në spitalin e Prokuples, e më pas në Qendrën Klinike të Nishit.

Familja e Vukashinoviqit ka dorëzuar padi në Serbi kundër personave të anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka deklaruar mĂ« herĂ«t se Vukashinoviq u sulmua sepse kundĂ«rshtonte “politikat e regjimit tĂ« presidentit tĂ« SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiq”.

Pas njoftimit për rrëmbimin e dyshuar, Radio Evropa e Lirë duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.

“KanĂ« shpifur pĂ«r shumĂ« gjĂ«ra, mĂ« kanĂ« lidhur me shqiptarĂ«t, nuk jam i sigurt tĂ« udhĂ«toj nĂ« Serbi. Jam kĂ«tu nĂ« KosovĂ«, e anashkaloj SerbinĂ«â€, kishte thĂ«nĂ« ai. /rel/

The post Policia gjen një armë e municion në shtëpinë e të arrestuarit për rastin e Vukashinoviçit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti mirëpret largimin e masave nga BE-ja: Ishin të padrejta

19 December 2025 at 11:06

PRISHTINË, 19 dhjetor/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, ka mirĂ«pritur largimin e 50 pĂ«r qind tĂ« masave ndĂ«shkuese ndaj KosovĂ«s, si dhe paralajmĂ«rimin se nĂ« muajin janar tĂ« njĂ«jtat do tĂ« hiqen nĂ« tĂ«rĂ«si.

Ai, nĂ« mbledhjen e QeverisĂ« nĂ« detyrĂ«, tha se masat ishin tĂ« padrejta qĂ« nĂ« ditĂ«n e parĂ«. Kurti nga objekti qeveritar akuzoi edhe partitĂ« e ish-opozitĂ«s, qĂ« sipas tij, nuk miratuan Planin e Rritjes sĂ« BE-sĂ« dhe marrĂ«veshjet me BankĂ«n BotĂ«rore para shpĂ«rndarjes sĂ« legjislaturĂ«s sĂ« kaluar. Madje ai tha se “Kosova masat mĂ« tĂ« mĂ«dha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga ish opozita parlamentare”.

“Ne e mirĂ«presim vendimin e Bashkimit Evropian pĂ«r t’i hequr masat qĂ« ishin vendosur KosovĂ«s. Ato ishin tĂ« padrejta qĂ« nĂ« ditĂ«n e parĂ«, sepse sĂ« pari institucionet e KosovĂ«s nuk ishin shkaktare tĂ« eskalimit tĂ« situatĂ«s nĂ« katĂ«r komunat nĂ« veri tĂ« vendit tonĂ«. SĂ« dyti, sepse deeskalimi i situatĂ«s ishte meritĂ« e institucioneve tĂ« KosovĂ«s”, tha ai.

Kurti nënvizoi se çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit në veri të vendit do të ishte fatal për Kosovën, derisa përmendi sulmet terroriste serbe në Banjskë në vitin 2023 dhe atë në Varagë në kanalin e Ibër-Lepencit.

“Republika e KosovĂ«s dhe institucionet e saj u bĂ«nĂ« cak i sulmeve terroriste, prej tĂ« cilave dy me pasoja tĂ« rĂ«nda, ai nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit mĂ« 24 shtator tĂ« vitit 2023, ku mbeti i vrarĂ« rreshteri policor, heroi ynĂ« Afrim Bunjaku, dhe tjetri nĂ« kanalin e IbĂ«r-Lepencit nĂ« VaragĂ« tĂ« Zubin Potokut mĂ« 29 nĂ«ntor tĂ« vitit 2024. PĂ«r tĂ« dy kĂ«to sulme tashmĂ« ka aktakuza tĂ« ngritura. PĂ«r rastin e BanjskĂ«s tĂ« gjitha provat dĂ«shmojnĂ« pĂ«r njĂ« plan tĂ« pĂ«rgatitur me pĂ«rfshirjen dhe financimin e shtetit tĂ« SerbisĂ« pĂ«r aneksimin e veriut tĂ« KosovĂ«s pĂ«rmes strukturave paramilitare, pas njĂ« konflikti qĂ« do tĂ« zgjerohej. Po tĂ« mos ishin vendimet me kohĂ« dhe reagimi i shpejtĂ« i policisĂ«, mĂ«ngjesi i 24 shtatorit tĂ« vitit 2023 do tĂ« na zbardhte njĂ« realitet krejtĂ«sisht tjetĂ«r nĂ« terren. NdĂ«rkaq, pĂ«r sulmin nĂ« kanalin e IbĂ«r-Lepencit konfirmohet pĂ«rfshirja e strukturave ilegale tĂ« SerbisĂ« dhe vetĂ« shtetit tĂ« SerbisĂ«. NĂ« retrospektivĂ«, çdo kompromis ndaj sundimit tĂ« ligjit do tĂ« ishte fatal pĂ«r KosovĂ«n. Situata e qetĂ«, lĂ«vizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve tĂ« shtetit nĂ« veri Ă«shtĂ« pikĂ«risht sepse ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik”, shtoi Kurti.

Pavarësisht masave nga BE-ja, Kurti tha se nuk kanë qenë asnjëherë të hidhëruar me Unionin Evropian, por kanë mbetur të përkushtuar ndaj integrimit dhe përmbushjes së kritereve për anëtarësim.

Duke përmendur mosmiratimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë mbi 880 milionë euro për Kosovën dhe tri marrëveshjeve me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë euro në legjislaturën e nëntë, Kurti tha se shpreson që të njëjtat të miratohen posa të konstituohet Kuvendi pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai shtoi se shpreson qĂ« “edhe ish-opozita t’ia heqĂ« masat KosovĂ«s”.

“MegjithĂ«kĂ«tĂ«, gjatĂ« kĂ«saj kohe nuk kemi qenĂ« asnjĂ«herĂ« tĂ« hidhĂ«ruar me Bashkimin Evropian. Kemi mbetur tĂ« pĂ«rkushtuar ndaj integrimit evropian dhe pĂ«r pĂ«rmbushjen e kritereve pĂ«r anĂ«tarĂ«sim, pĂ«r tĂ« vazhduar si aleatĂ« dhe kampionĂ« tĂ« vlerave demokratike. Por mĂ« duhet tĂ« them edhe diçka, se Republika e KosovĂ«s masat mĂ« tĂ« mĂ«dha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare. NĂ« muajin e kaluar, pĂ«rkundĂ«r insistimit tonĂ«, Kuvendi i RepublikĂ«s u shpĂ«rnda pa u votuar Plani i Rritjes sĂ« BE-sĂ« nĂ« vlerĂ« 880 milionĂ« euro dhe tri marrĂ«veshje me BankĂ«n BotĂ«rore nĂ« vlerĂ« mbi 120 milionĂ« euro, pra mbi 1 miliard euro gjithsej, nĂ« mungesĂ« tĂ« vullnetit dhe tĂ« votĂ«s sĂ« opozitĂ«s. Andaj uroj dhe shpresoj qĂ« pas zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit dhe konstituimit tĂ« Kuvendit, edhe opozita e tanishme t’ia heqĂ« masat KosovĂ«s”, pĂ«rfundoi Kurti. /KosovaPress/

The post Kurti mirëpret largimin e masave nga BE-ja: Ishin të padrejta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌