Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin”

10 December 2025 at 19:04

Në janar 2023, Ardian Koçi, atëherë drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, një nga zonat më të rëndësishme mjedisore në jug të Shqipërisë, dha një deklaratë 30-sekondësh për Zërin e Amerikës rreth turizmit dhe natyrës. Edhe pse foli në mënyrë të pakontestueshme për mikpritjen e turistëve dhe kujdesin ndaj natyrës, ai nuk kishte marrë leje për […]

The post Ardian Koçi: “Lufta më e madhe është me shtetin” appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

11 November 2025 at 11:12

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit

20 October 2025 at 11:48

Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg […]

The post Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit appeared first on Reporter.al.

Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së

17 October 2025 at 19:51

Qindra mbështetës të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe u mblodhën të premten në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të protestuar kundër gjyqit për krime lufte ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-zyrtarëve të tjerë të UÇK-së në Hagë. Duke u mbledhur në sheshin kryesor “Skënderbej”, protestuesit mbanin pankarta me slogane […]

The post Protestuesit në Shqipëri kërkojnë “drejtësi” në gjyqin e krerëve të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

“Askush s’është mbi ligjin”: Altin Dumani lë një trashëgimi të jashtëzakonshme

8 October 2025 at 11:09

Kur Altin Dumani mori detyrën si kryeprokuror antikorrupsion në fund të vitit 2022, shumë veta pyesnin veten nëse ai do të kishte guximin të përballej me korrupsionin e rrënjosur thellë dhe krimin e organizuar që kanë pllakosur vendin për dekada me radhë. Tani që Dumani po largohet, shqiptarët vrasin mendjen nëse pasardhësi i tij do […]

The post “Askush s’është mbi ligjin”: Altin Dumani lë një trashëgimi të jashtëzakonshme appeared first on Reporter.al.

Ujëra të trazuara: Vjosa, lumi i egër i Shqipërisë, “i mbrojtur vetëm në letër”

7 October 2025 at 13:33

Vetëm disa metra pas një kantieri të madh ndërtimi në Tepelenë, një nga qytetet në jug të Shqipërisë përmes të cilit rrjedh lumi Vjosë, ngrihet një mal mbeturinash. Prej kohësh, kjo zonë është përdorur si vendgrumbullim plehrash. Në vitin 2023, qeveria shqiptare shpalli Vjosën – një nga lumenjtë e fundit vërtet të egër në Evropë […]

The post Ujëra të trazuara: Vjosa, lumi i egër i Shqipërisë, “i mbrojtur vetëm në letër” appeared first on Reporter.al.

Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt

24 September 2025 at 12:51

Më shumë se shtatë muaj pas arrestimit të tij, Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës të martën nga Këshilli Bashkiak i qytetit, në një lëvizje që do të sjellë zgjedhje të reja për kryetar bashkie dhe që përbën një tjetër goditje për karrierën e një politikani, që dikur shihej […]

The post Shkarkimi nga Bashkia duket se i jep fund karrierës politike të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

18 September 2025 at 11:26

Më herët këtë javë, kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi në Facebook një fotografi bardhë e zi të një burri dhe e akuzoi atë se po tallej me ligjin. Burri në foto, Marko Boshku, nuk është i akuzuar për ndonjë krim, e as nuk është rival politik i Ramës. Ai është gjyqtar, por së fundmi ka […]

The post “Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE appeared first on Reporter.al.

Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

11 September 2025 at 14:30

Pasi dy kontribuues të transmetuesit publik të Shqipërisë kritikuan vonesat në pagesa dhe mungesën e informacionit – dhe pasi të tjerë konfirmuan për BIRN se përballen me të njëjtin problem – Eni Vasili, drejtoresha e re e RTSH-së që nga 9 prilli, pranoi për BIRN se ekziston një “situatë katastrofike borxhesh dhe detyrimesh”. Ajo tha […]

The post Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike appeared first on Reporter.al.

Vonesat në pagesa thellojnë shqetësimin mbi financat e RTSH

10 September 2025 at 13:17

Gjendja e vështirë e televizionit publik shqiptar të mbingarkuar me borxhe është rikthyer këtë javë në qendër të vëmendjes, mes pretendimeve se ai nuk u ka kryer pagesat disa bashkëpunëtorëve. Të hënën, Kozeta Kurti reagoi në Facebook për të shprehur zhgënjimin e saj me Radio-Televizionin Shqiptar, RTSH. Kurti, autore dhe moderatore e emisionit televiziv “Ditari […]

The post Vonesat në pagesa thellojnë shqetësimin mbi financat e RTSH appeared first on Reporter.al.

Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës

8 September 2025 at 14:15

Gjashtë muaj pas ndalimit të TikTok-ut, edhe një nga aleatët më të afërt të kryeministrit Edi Rama vazhdon ta përdorë atë. Ndërsa pret gjyqin për akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, poston rregullisht video në aplikacion nga qelia. Dhe ai nuk është […]

The post Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës appeared first on Reporter.al.

Aktivistja Denisa Kasa: Lumenjtë e ndotur të Shqipërisë kanë nevojë të pastrohen

4 September 2025 at 12:19

Gjatë vitit të kaluar, Denisa Kasa ka ecur përgjatë gjashtë lumenjve në Shqipëri, duke i dokumentuar, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke organizuar pastrimin e tyre. Fillimisht, aktivistja 25-vjeçare nisi të ecte përgjatë lumit Ishëm, i cili shtrihet për 79 kilometra nëpër Shqipërinë qendrore dhe, pasi dokumentoi ndotjen e rëndë që e kishte pushtuar atë, ajo […]

The post Aktivistja Denisa Kasa: Lumenjtë e ndotur të Shqipërisë kanë nevojë të pastrohen appeared first on Reporter.al.

Pas zjarreve të mëdha, Shqipëria paralajmërohet të rrisë urgjent gatishmërinë

27 August 2025 at 13:00

Kur zjarri arriti në fshatin Harunas në mesin e gushtit, banorët nuk ishin shumë të alarmuar. Ata ishin përballur me zjarre të vogla më parë. Megjithatë, brenda pak orësh, paniku filloi të përhapej. “Ishte e tmerrshme,” tha Xhile Haruni. “Si një luftë.” Haruni, i cili u evakuua me pjesën tjetër të fshatit, humbi plantacionin e […]

The post Pas zjarreve të mëdha, Shqipëria paralajmërohet të rrisë urgjent gatishmërinë appeared first on Reporter.al.

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen

12 August 2025 at 12:00

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë sapo ka zbuluar një draft të Kodit të ri Penal të vendit, por qeveria tashmë po përpiqet të distancohet nga teksti mes kritikave nga sistemi i drejtësisë dhe organizatat mbikëqyrëse të medias. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e prezantoi draftin në korrik, rreth gjashtë vjet pasi qeveria nisi një nismë […]

The post Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal; Qeveria mohon përfshirjen appeared first on Reporter.al.

Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

6 August 2025 at 12:45

Të dielën, Edi Rama postoi një video në profilin e tij në Facebook duke treguar një tarracë kafeneje që po çmontohej në trotuarin e një rruge në Tiranë. “Ecim, u shkroi kryeministri shqiptar 1.6 milionë ndjekësve të tij. Që kur fitoi një mandat të katërt radhazi të paprecedentë në detyrë në zgjedhjet e majit, Rama […]

The post Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive appeared first on Reporter.al.

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

5 August 2025 at 10:20

Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotografojnë një kishë fshati të ndërtuar në fund të shekullit XIX, një strukturë e bukur prej guri që shpesh shfaqet në broshurat që tërheqin turistët në rajon. Vetëm pak metra më tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni janë gjithçka […]

The post Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth appeared first on Reporter.al.

RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza

21 July 2025 at 10:57

Pas dy dekadash punë, Ogert Peza thotë se u pushua nga puna në televizionin publik të Shqipërisë, RTSH, dy vite më parë sepse refuzoi një urdhër nga drejtoria për të deklaruar në mënyrë të rremë se një nga kameramanët nuk ishte paraqitur në punë. “Refuzimi im për të manipuluar informacionin solli reagimin e menjëhershëm të […]

The post RTSH paguan çmimin e valës së shkarkimeve nga ish-drejtori Alfred Peza appeared first on Reporter.al.

Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike

11 July 2025 at 11:33

Paralajmërimi në parlament tingëlloi i fortë. “Ngjarjet kanë treguar se Shqipëria është bërë një shënjestër e vazhdueshme e ndërhyrjeve të huaja dhe e dezinformimit, ndaj nevojiten masa parandaluese, me ndihmën e partnerëve tanë evropianë”, u tha deputetëve më 3 korrik deputeti Erjon Braçe nga Partia Socialiste në pushtet. Po atë ditë, deputetët votuan për të […]

The post Strategjia kundër dezinformimit e Shqipërisë mund të shënjestrojë mediat kritike appeared first on Reporter.al.

Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok

27 June 2025 at 12:16

Erion Veliaj nuk ka qëndruar i heshtur që prej arrestimit të tij në shkurt të këtij viti nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Por këtë javë, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe aleati i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ka bërë më shumë zhurmë se kurrë për të mbrojtur veten. Të martën […]

The post Kryebashkiaku i Tiranës ‘lufton’ akuzat për korrupsion me fushatë PR-i në TikTok appeared first on Reporter.al.

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

13 June 2025 at 09:55

Vitin e kaluar, Sherif Durmishaj punësoi një duzinë punonjësish të huaj – 10 nga Filipinet, dy nga India – për të punësuar në restorantin e fshatit të tij pranë qytetit bregdetar të Vlorës. Ai i punësoi ata përmes njërës prej agjencive të rekrutimit që janë përhapur si kërpudha në përgjigje të kërkesës për punë përgjatë […]

The post Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto? appeared first on Reporter.al.

❌
❌