Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

By: Ylli Pata
23 December 2025 at 18:33

Nga Ylli Pata

Ka një situatë më shumë se kafkiane kur thotë Erion Veliaj, në epokën e sotme të hetimeve të nivelit të lartë në SPAK dhe atë të gjykimeve në GJKKO.

Publiku shikon vetëm pasarelën e vipave në rrugën e famshme pranë “Stacionit të Trenit”, si dhe frenezinë e materialeve “me burime” për hetime, ku nuk merret vesh në realitet linja kronologjike, apo edhe sensi i logjikës së gjërave.

Ku siç tha avokati Maks Haxhia, klienti i tij nuk kishte marrë tendera nga AKSH, por që ne na u referua ndryshe.

Megjithatë, kjo i takon hetimit, e mjegulla do të mbizotërojë mbi qartësinë, edhe si taktikë për të trembur personat nën hetim. E kjo nuk është as e re as e papërdorur në homologimet hetimore në përvojën europiane.

Plus që po jetojmë në një epokë ku më shumë sesa faktet vlen zhurma, siç po e shikojmë në dosjet Epstein, ku si në Shqipërinë tonë, edhe atje duken të implikuar të dy palët e politikës. Megjithëse deri tani më shumë se implikim kemi mjegull pishinash, jacuzzi e gjëra të tjera bizzarre, a thua se kemi zbuluar Atlantidën dhe trimëritë e Herkulit në qytetin imagjinar.

E meqë ra fjala te Atlantida dhe zbulimet e vjetra, një lajm rrodhi sot nga reporterët që ndjekin procesin e Gërdecit, se SPAK ka zbuluar një shkresë të vjetër ku dilte emri i Shkëlzen Berishës.

Është interesante fakti se e gjitha kjo na u servir, sikur kemi të bëjmë me një zbulim arkeologjik të një qytetërimi që ka jetuar mbi 4 mijë vjet më parë.

Kur vetëm në gazetën TemA, ky dokument është publikuar vazhdimisht dhe ndërkohë ka qenë pjesë e hetimit të parë mbi Gërdecin, por asnjëherë nuk është marrë në pyetje personi të cilit i dedikohet shikimi.

E absurdi i gjithë këtij teatri kafkian është se askush nuk di gjë se çcfarë ndodh brenda në procesin e Gërdecit, si dhe askush nuk di përse gjyqi nuk zhvillohet i hapur për mediat.

Dhe tjetra, përse SPAK nuk e shpërndau në media këtë dokument siç ndodh me dhjetëra mijëra faqet e përgjimeve të tjera?

Mbyllja e sallave të gjyqeve për publikun ka sjellë në realitet një mosdije të plotë, pasi edhe reporterët pa kamera nuk marrin dot pjesë dhe gjithçka thonë, i marrin nga palët.

Dhe ironia më e madhe e deri sotme e gjyqit të Gërdecit është se gjithçka çfarë ndodh atje merret vesh nga deklaratat e deputetit Fatmir Mediu, i cili është i pandehur në proces.

Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ligji për partitë politike, sfidat e reformimit dhe zbatimit

22 December 2025 at 16:08

Sondazhet dëshmojnë se ekziston një mendim i gjerë për rolin aktiv që kanë në procese zgjedhore grupet informale dhe kriminale.

Zgjedhjet nuk shihen më vetëm si garë për vota dhe emra kandidatësh, por edhe garë influencash të jashtme, sponsorizimesh, financimesh dhe ndikimesh informale.

Raporti i fundit i OSBE/ODIHR ishte i qartë në kritikat, adresimet dhe rekomandimet e tij. Shqipëria synon të bëhet anëtare e BE dhe për këtë do të duhet të kalojë paraprakisht pengesën kryesore, realizimin e zgjedhjeve të lira, përmes fushatave transparente dhe politikave konkurruese të bazuar në integritet, alternativë dhe llogaridhënie.

Rasti i Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së në zgjedhjet e 2021 i cili ndodhet në burg për korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje të krimit, tregoi se fenomeni i lidhjes së politikës me krimin nuk ishte i izoluar.  Në zgjedhjet e fundit parlamentare u evidentuan raste të ngjashme në disa zona si Vora, Durrësi apo Elbasani ku elementë kriminalë ndikuan në procesin e votimit. “Duke mos i besuar anëtarësisë, projektit dhe programit të vet, partitë politike bëjnë lidhje të shkurtra me elementë të krimit me idenë se këta njerëz sigurojnë vota”, thotë eksperti Lutfi Dervishi në një dalje për A2CNN.

Krimi

Financimi nga grupet kriminale mbetet një nga problemet kyçe në çdo palë zgjedhje në vend  Drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, thotë në podkast për Faktoje se është e papranueshme që në vitin 2025 krimi i organizuar të ketë ndikim në përzgjedhjen e deputetëve. “Ky është dështimi më i madh i demokracisë shqiptare”, thotë ai  Fenomeni, sipas tij, kërkon forcimin e mekanizmave të sigurisë si dhe, hetim të lidhjeve të kandidatëve me krimin

Ligji për financimin e partive

Procesi i reformimit të ligjit për partitë politike, i rekomanduar prej kohësh nga OSBE/ODIHR, është futur si pjesë e punës së komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, por ende mbetet e paqartë se deri ku do të shkojë ndërhyrja.

Instituti për Studime Politike ka organizuar disa tryeza konsultative në Tiranë (dhe jashtë saj) me partitë politike, ekspertë dhe shoqërinë civile, me fokus identifikimin dhe adresimin e çështjeve prioritare për ndërhyrje dhe ofrimin e rekomandimeve konkrete për hartimin e Ligjit për Partitë Politike/Kodit Zgjedhor.

Problematika

Problematikat janë të njohura dhe mbeten të njëjta. Shumë prej partive nuk kanë anëtarësi të deklaruar (dhe as detyrim ligjor për dorëzimin në gjykatë), regjistra të rregullt apo struktura funksionale.

Eksperienca ndër vite ka treguar gjithashtu se partitë në përgjithësi nuk zhvillojnë zgjedhje të brendshme. Në praktikë, sipas ekspertit Lutfi Dervishi, gjenden gjithnjë mënyra për të anashkaluar ligjin, duke e bërë transparencën një fasadë formale.

Financimet në fushatë

Kur bëhet fjalë për financat, KQZ verifikon vetëm dokumentet e dorëzuara. Audituesit e pavarur kanë për detyrë të verifikojnë saktësinë formale të deklarimeve, pa mundësi hetimi në terren apo në kohë reale.  “Në takime informale na është thënë jo zyrtarisht nga kandidatët që shuma që ne kemi deklaruar nuk përputhet me shumën e shpenzuar, pra ka një lloj hipokrizie që partitë bëjnë sikur po raportojnë dhe institucionet bëjnë sikur po auditojnë dhe ky është një moment krejt i qartë dhe që duhet ndërhyrë”, thotë Dervishi

Roli i KLSH

Në tryezat e organizuara nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) është propozuar që Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të ketë rol në mbikëqyrjen e partive politike.  Qysh prej vitit 2000, si pasojë e një vendimi të Kushtetueses, partitë mbeten të vetmet institucione, që nuk i nënshtrohen kontrollit të KLSH.

Sipas ekspertit, Erion Tase, KLSH ka kompetencë ligjore vetëm mbi fondet publike dhe jo mbi financimet private, ç’ka e lë propozimin për kontrollin e partive në një boshllëk ligjor.  Për këtë arsye, ekspertë nga shoqëria civile po shqyrtojnë mundësinë e propozimit të zgjerimit të kompetencave të KLSH ose krijimin e një organi të ri auditimi, që të mbikëqyrë financimet private të partive politike.

Ndarja parti-shtet

Raporti financiar i OSBE/ODIHR theksoi se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të barabarta. Partia në pushtet përdori burimet shtetërore për avantazh elektoral. Problematike e përsëritur ishte edhe patronazhimi dhe presioni mbi administratën. Eksperienca e zgjedhjeve të fundit parlamentare tregoi gjithashtu se vendimet me efekt financiar u morën para periudhës së ndalimit ligjor, duke prodhuar pasoja gjatë fushatës. Kjo, sipas ekspertit Dervishi, tregon se ligji aktual nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar deformimin e garës zgjedhore

Faqet anonime

Një tjetër problem i evidentuar në zgjedhjet e fundit ishte  përdorimi i faqeve anonime në rrjetet sociale për sulme direkte ndaj kandidatëve kundërshtarë. Kufizimi i fushatave negative dhe raportimi i detajuar i shpenzimeve online po shihet nga ekspertë të shoqërisë civile si domosdoshmëri.

Reklamat

Ligji ndalon gjithashtu reklamat në media, por raportet e KQZ tregojnë miliona euro borxhe të partive ndaj televizioneve për reklama të papaguara, një problematikë që duhet riparë, referuar diskutimeve në këtë drejtim  

“Një votë, një euro”

Aktualisht, financimi i partive politike në Shqipëri lidhet kryesisht me numrin e mandateve parlamentare dhe jo me votat e fituara. Drejtori i ISP, Afrim Krasniqi, ka propozuar modelin gjerman “një votë, një euro”, ku çdo votë përkthehet në mbështetje financiare të barabartë nga buxheti i shtetit, duke shmangur, sipas tij, deformimet që sjell sistemi i mandateve. “Kjo ka prodhuar situata absurde ku një parti me vetëm 8 mijë vota në një qark merr financim të rregullt parlamentar dhe zyra falas, ndërsa një parti lokale që fiton në dhjetëra bashki nuk merr asnjë mbështetje financiare. Ky model është projektuar për të ruajtur monopolin e PS dhe PD, duke shtypur prirjet e reja politike dhe duke i mbajtur partitë e vogla jashtë loje”, thotë Krasniqi.

Juristi Altin Gjeta e ka zgjeruar këtë ide, duke theksuar se ligji gjerman jo vetëm favorizon financimin publik mbi bazën e votave dhe kontributeve të anëtarësisë, por vendos edhe një tavan buxhetor dhe mekanizma penalizues efektivë për rastet e shkeljeve.

Partitë dhe “oligarkët”

Ligji ndalon financimet e partive nga kompani me kontrata publike, por deri më sot asnjë biznesmen i madh që ka fituar tendera nuk figuron në listën zyrtare të donatorëve të partive. Sipas të dhënave të Faktoje, në periudhën janar–prill 2025 është vërejtur një rritje e përqendrimit të parave publike në pak duar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur nuk kishte zgjedhje. Afrim Krasniqi  thotë se financimet e partive nga grupe te caktuara të interesit realizohen në mënyra të tjera, shpesh të kamufluara përmes emrave fiktivë.

Propozimet

Legjislacioni mbi dekriminalizimin dhe integritetin (përfshirë AIDSSH) përcakton kritere të qarta për kandidatët në poste publike.  ISP propozon që këto kritere të përfshihen edhe në ligjin për partitë politike dhe në statutet partiake, duke përfshirë pra edhe strukturat drejtuese. Sipas ISP, partitë duhet të publikojnë CV-të e stafeve drejtuese (kryesia, sekretariati ekzekutiv, kryetarët e degëve).

ISP propozon gjithashtu që ligji për partitë të ndalojë sponsorizimin financiar nga individë me të shkuar kriminale ose me aktivitet kriminal ekonomik. Në rast shkelje, ISP propozon vendosjen e sanksioneve.

Propozohet gjithashtu që individët me rekorde kriminale të përjashtohen nga e drejta për të marrë me qira ose blerë media vizive, audio ose të shkruara për përdorim electoral. Por sipas propozimeve të ISP,  një subjekt politik duhet të humbasë mandatin nëse kandidati i zgjedhur rezulton i inkriminuar. Volitet  gjithashtu dispozitë ligjore për të parandaluar presionin ndaj grave kandidate për dorëheqje paszgjedhore në listat shumëemërore.

ISP kërkon përmes një pakete propozimesh që kufizimet e votës sipas ligjit të dekriminalizimit, të aplikohen edhe tek partitë politike dhe listat e votuesve të diasporës. Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike” dhe vendimi i Kuvendit në funksion të tij, sipas ISP, duhet të zgjerohet për tu aplikuar përtej BE-së, duke përfshirë vende të tjera evropiane dhe rajonale ku ka komunitete të mëdha shqiptare, si Zvicra apo Turqia.

Ky artikull bëhet në kuadër të projektit “Përmirësimi i kuadrit ligjor për partitë politike përmes Ligjit për Partitë Politike dhe/ose Kodit Zgjedhor”, i cili realizohet nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me Fondacionin Westminster për Demokraci (WFD) me mbështetje financiare nga Ambasada Britanike në Tiranë.

The post Ligji për partitë politike, sfidat e reformimit dhe zbatimit appeared first on Faktoje.al.

Before yesterdayMain stream

Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses?

By: Ylli Pata
21 December 2025 at 19:18

Nga Ylli Pata

Në fakt nuk është vetëm mazhoranca që pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese, siç tha Edi Rama, për tu mrrë më pas me kërkesën shtesë të SPAK për masë sigurie ekstreme për Zv.kryeministren Belinda Balluku.

Njësoj si mazhoranca, është edhe SPAK e GJKKO, të cilët presin atë vendim, i cili siç i takon do të jetë një legjislacion në vete, në intepretimin më të thelluar të sjelljes së prokurorisë speciale e gjykatës ndaj personave të zgjedhur.

Kërkesa për masë sigurim ekstreme(arrest me burg apo në shtëpi) që u kërkua nga SPAK në Kuvend, përbën një lëvizje taktike, edhe pse në dukje emergjente.

Më shumë se një lëvizje “inati” është një manovër për të kushtezuar gjyqtarët e Kushtetueses në zemrën e argumentimit të intepretimit. Konkretisht, synohet nga SPAK të kompleksojë para publikut gjyqtarët e institucionit që intepreton ligjin themeltar të shtetit, që kur bëhet fjalë për një qeveritar të akuzuar kemi të bëjmë me një mëkat të madh nëse flitet për të drejta apo hapësirë.

Logjika apo “tradita” e krijuar deri tani, e nisur që me Saimir Tahirin është se kur një qeveritar akuzohet, ai duhet të largohet. Një puritanizëm që në thelb ka një mbështetje të madhe në publik, për arsye se Shqipëria ka vuajtur nga pandëshkueshmëria e peshkaqenët.

Mirëpo, nëse ky standard do të ishte për të gjithë “peshkaqenët” njëlloj, atëherë po. Pasi ne sot kemi një puritanizëm, pra kërkesa për të abondonuar politikën aktive, vetëm për “peshkaqenët pa dhëmbë”, ndërsa për “peshkaqenët tigra”, që rregullat e lojës i kafshojnë dhe i thyejnë, duke përdorur procedurat e turpshme gjyqësore që nga parashkrimi dhe zvarritjet pa fund, puritanizmi nuk vlen.

Pra edhe pse ne na ka ardhur SPAK në breg, apo “kalorësit e drejtësisë”, të goditurit janë vetëm ata që z’bzajnë. Shtrohet pyetja: e jo vetëm në këtë rast, si duhet të sillet një qeveritar, pra një zyrtar i zgjedhur nga populli në rast të një akuze ndaj tij, ao si duhet të sillet SPAK e GJKKO ndaj një personazhi të zgjedhur?

Edi Rama, sot foli për në raport të rëndësishëm të Këshillitt ë Europës për standardin e krijuar me paraburgimit, siç dihet kemi disa vendime të Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Që nga vettingu, apo edhe raste zyrtarësh të ndryshëm.

Të cilët me gjasë Jo thjeshtë do të konsultohen në dispozitivin e Kushtetueses, pore dhe mund të referohen në vendim.

Logjika e SPAK me kërksën e masës ekstreme, duke shtuar me shpejtësi volumin e akuzës, synon të nxisë edhe një shprehje të Kushtetueses në rast se kemi të bëjmë me kërkesë të çuar në Kuvend.

Pra, Kushtetuesja ka edhe më shumë punë për të ardhur te vendimi, por ai mund të jetë deçiziv, së paku deri në një kërkesë tjetër ku i kërkohet një intepretim preciz.

Ndërkaq, Kushtetuesen kërkon ta kondicionojë edhe Sali Berisha, me thirrjet se opozita kërkon “kokat e korrupsionit”? Po kush janë realisht kokat e korrupsionit? Natyrisht që njerëzit i dinë më mirë se kush janë ndaj kanë votuar, por presin që ta bëjë drejtësia, për të cilën deri tani ka patur në besim të pakushtëzuar.

Gjithsesi, vendimi i Kushtetueses, edhe nëse nuk i zgjidh të gjitha problemeve do të sjellë një kornizë ligjore, së paku për ta bërë të qartë se SPAK nuk është në organ politik, por organ akuze…

The post Pse mazhoranca pret vendimin e Kushtetueses? first appeared on JavaNews.al.

Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim

20 December 2025 at 22:28

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin e foltores në Kurbin.

Berisha tha gjatë fjalës së tij  se regjimi aktual i ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e kryeministrit Edi Rama, duke cënuar të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira: ‘Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai është armik i votës së lirë”, u shpreh ai.

Kreu i PD tha se “ne përmbysëm një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë”.

Sipas tij, çdo qytetar shqiptar ka përgjegjësinë dhe të drejtën për të mbrojtur lirinë dhe votën e lirë:

‘Çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, është koha e guximit tonë… Ne me çdo çmim, me çdo çmim do të çlirojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë’, vijoi Berisha në takimin me demokratët në Kurbin.

Berisha tha se “nga mëngjesi gjer në darkë, gjer sa ta qërojmë këtë regjim, ne do t’i përsërisim vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri… Pas kësaj, çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij do votojë i lirë. Pas kësaj, pasuritë publike do të jenë pasuri të shqiptarëve. Pas kësaj, taksat do përdoren për shqiptarët”.

The post Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  • ✇
  • test  

Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit!

By: Ylli Pata
18 December 2025 at 19:51

Nga Ylli Pata

Opozita shqiptare prej kohësh ka një aleat të fuqishëm. Një aleat që nuk është thjeshte një institucion i pavarur si SPAK, por që ka prapa të gjithë kancearitë e mëdha të Perëndimit; SHBA dhe BE.

Nga ana tjetër ka aleat të madh kohën, pasi jemi në mandatin e katërt të një mazhorance, që përbën një atu politik të madh, por ka aleat edhe mazhorancën, e cila ka sjellë e votuar një organ si SPAK e GJKKO, që brenda saj nuk knë njerëz militantë të saj. Nga ana tjetër nuk është investuar në presionin dhe klientelizmin me drejtësinë.

Realisht jemi në një situatë ku nuk ka pengim të drejtësisë apo minim të demokracisë. Një territor pjellor për çdo grup politik që të ndërtojë një narrrativë alternative për të kryer rrotacionin politik në Shqipëri.

Në këtë mjedis shumë të favorshëm, ku duket hapur se ka një zgjerim të elektoratit që nuk e pëlqen mazhorancën, ka një fakt që kërcet.

Ky grup shqiptarësh, përkatësisht ata që nuk e duan mazhorancën aktuale, ka një alergji thuajse homologe apo edhe më shumë për Sali Berishën.

Ky është një fakt real, i cili më shumë se po pengon rrotacionin, po ndalon me dhunë krijimin e kushteve për ndërtimin e një opozite alternative.

Duke përdorur këto taktika guerrile thjesht për një transmetim live, thjeshte për një panel darke, apo thjeshte për ta mbyllur sezonin para festave.

E më pas të gjithë këta personazhet largohen me avionë në vendet luksoze të turizmit dimëror në Gjermani apo Zvicër.

Ndërkaq, në intervistat thuajse non stop në emisionet e panumërta televizive 24 orë në 24 po thonë se Edi Rama nuk do ta hajë gjelin e detit.

Një gjuhë, e cila sado komike, është tragjike për të gjithë atë mjedis politik që është opozitare dhe nuk voton apo pëlqen qeverinë dhe mazhorancën aktuale.

Synimi, pavarësisht mënyrës butaforike apo rrugës parodike të komunikimit, është mjaft i shënjestruar. Pasi synon që të bombardojë hapësirën apo agoran ku mund të mblidhet opozita e re dhe alternative.

Kjo agora po qëllohet me batare, fiks siç bëjnë grupet ekstremiste kudo, që me veprime të dhunshme e të pakuptimta ndalojnë krijimin e një fizionomie politike. Duke mbajtur me dhunë terrenin politik. TemA

The post Kalorësit e apokalipsit të gjelit të detit! first appeared on JavaNews.al.

Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK!

By: Ylli Pata
17 December 2025 at 20:46

Nga Ylli Pata

Arrestimi në zyrë i Erion Veliajt dhe rasti Balluku nuk janë raste pastërtisht penale. Janë qartësisht raste politike, që nga origjina e deri në çdo detaj të vijësisisë së ngjarjeve.

Sot patëm një kërkesë zyrtare të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili i kërkoi autoriteteve ta lejojë kryetarin që të prezantojë buxhetin. Kërkesa e këshillit bashkiak ishte e bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e konsideron Erion Veliajn kryetar bashkie, kurse SPAK e konsideron një të paraburgosur i cili del vetëm nëse i vdes kush.

Ndërkaq, në logjikën e mjedisit politik jemi fiks si në 2017. Kur shpërtheu rasti Habilaj dhe Lulzim Basha, i ndërsyer nga Sali Berisha i kërkoi Adriatik Llallës të arrestojë Saimir Tahirin.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se opozita e konsideron akuzën, pra prokurorinë, si një aleate të saj për të rrëzuar kundërshtarin. Në 2017 ishim fiks pas zgjedhjeve të humbura, si edhe sot.

Gjithsesi jemi në një teren krejt normal, siç është normale debati publik në lidhje me korrupsionin, siç është logjik debate publik mbi dosjet e SPAK.

Po si po zhvillohet ky? Ka në opinion nga ata që kanë sulmuar reformën në drejtësi, kanë sulmuar SPAK dhe Altin Dumanin kur është akuzuar Sali Berisha. Dosja Partizani, një nga “peace of art” e akuzës shqiptaret në të gjithë historinë e drejtësisë shqiptaret jo vetëm nuk rrodhi, por as nuk u debatua.

Sa disa emisione po flisnin për të, doli Sali Berisha në televizione dhe i shantazhoi televizionet kryesore. Të cilët e ndaluan menjëherë publikimin. E bënë këtë disa media të shkruara dhe online.

Megjithatë nuk jemi në atë kohë, sepse ditët rrjedhin shpejt, jemi në epokën e rastit Balluku, i cili ka pasur në fakt mjaft zhvillime. Deri dhe një vendim të ndërmjetëm të Gjykatës Kushtetuese. Përveç bombardimeve të SPAK që e ka rritur dozën e akuzës.

Akuzë që do të ketë duelin e parë publik mes prokurorëve dhe deputetëve të mazhorancës në Kuvend, një spektakël i garantuar.

Por përveç kësaj, në publik debati ka shkuar edhe më tej, ku teoritë konspirative i sjellin edhe ata që konsiderohen si “analistë oborri”. Në këtë rast nga opozita.

Baton Haxhiu, i cili është qartazi “garantist” në rastin Balluku polemizonte me Blendi Kajsiun, i cili është një nga përkrahësit jo vetëm të SPAK por edhe të një logjike se kështu ndodh rrotacioni apo qarkullimi politik.

Në këtë debat Baton Haxhiu i hynte rastit më mitik të luftës antikorrupsion, “Mani Pulite” të Italisë. Për të cilin, me anë të një teorie konspirative e konsideronte si një operacion amerikan për të hequr klasën e vjetër politike.

Një version që gëlon dhe diskutohet pa fund në Itali, pasi i referohen faktit që super i akuzuari nga Mani Pulite, Bettino Craxi kundërshtoi amerikanët për rastin Sigonella. Ku kryeministri italian refuzoi t’i dorëzojë SHBA dy terroristë palestinezë.

Në realitet Mani Pulite, sido që të jetë puna është ku e ku me SPAK. Antonio Di Pietro, së bashku me kolegët e tij; Gherardo Colombo, Pier Camillo Davigo, Ilda Boçassini, Armando Spataro, Francesco Greco e Tiziana Parenti nuk hapën asnjë dosje nga denoncimet e ndonjë partie. Secili prj prokurorëve ndoqën paratë, çështjen: korrupsionin nëpërmjet financimit të partive politike nga bota e biznesit apo industrisë. Dhe arritën rezultate, rezultate që patën mjaft drama.

Ishte Bettino Craxi, lideri socialist italian, ish-kryeministër, i cili mbajti një fjalë që konsiderohet historike në procesin Tangentopoli. Ku pranoi se partitë e pesëshes në Itali ishin financuar për shumë vite në mënyrë të paligjshme. E pranoi pa asnjë problem, por shtoi e njëjtë ka qenë edhe Partia Komuniste Italiane që ishte financuar nga Moska.

Mani Pulite e rrëzoi Republikën e Parë Italiane pikërisht nga ky proces, në sallë gjykate dhe jo në paraburgim. Asnjë politikan italian i lartë nuk u arrestua nga Tangentopoli numër 1. Ishin të gjithë industrialistë të lartë, të cilët kishin pasur negociatat me politikën dhe jo vetëm. Për rastet e mëdha të vetëvrsjes ka shumë mistere, ka shumë libra ka shumë dokumente, por nuk mund të përdoret ai revolucion për ta kthyer në Shqipëri.

Mjafton të dëgjosh në youtube debatin Di Pietro-Craxi në sallën e gjykatës për të parë sa lart ishte ai process juridik në radhë të parë. Natyrisht që pati reperkursione politike dhe nuk ka asnjë problem. Di Pietro u bë politikan e nuk pati sukses, kolegët e tij mbetën tek ligji dhe janë polemistë të dorës së parë. Dhe është normale, gjërat nuk janë bardh e zi, problemi këtu është se reforma në drejtësi që mazhoranca e Edi Ramës ndërmorri hapi Kutinë e Pandorës.

E cila është mbushur thuajse 90% vetëm nga denoncime nga PD, prej të cilave kanë nisur hetimet. Që mazhoranca nuk e ka kontestuar, por tani po bën betejë.

Palët ndahen natyrisht në arsye, argumente dhe teori konspirative, duke mbajtur të gjithë debatin politik me SPAK për thuajse tre vjet.

Por ashtu si SPAK që është protagonist i këtij debati ashtu janë ata që janë nën shënjestrën e tij. Si Erion Veliaj që po bën betejën e tij, Belinda Balluku që ende s’e ka filluar, e natyrisht Edi Rama që duket ka bërë gati një luftë finale politike mbi akuzat mbi mazhorancën. Të gjitha këto zhvillime janë realisht një revolucion në radhë të parë politik, siç është i tillë kur televizioni i Sali Berishës ka analist kryesor të “korrupsionit dhe krimit qeveritar” Arben Ahmetajn. Dhe themi ne pse s’ndryshon akuilibri politik…

The post Jakobinistët përballë garantistve: e mesmja e një debati publik për SPAK! first appeared on JavaNews.al.

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

17 December 2025 at 09:20

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i Kanadasë dhe kryetar i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrëveshje e re e transportit ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë të Evropës, do të hapë mundësi të reja ekonomike për të dy vendet tona. Marrëveshja do të forcojë gjithashtu lidhjet tona midis njerëzve dhe do të rrisë lidhshmërinë globale të Kanadasë”, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizëm dhe do të nxisë lidhje më të ngushta mes qytetarëve, duke çuar më tej qëllimet e Kanadasë për diversifikimin tregtar. Për Kanadanë, kjo do t’i ndihmojë bizneset tona të hyjnë në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë ndërsa ata arrijnë klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe reciprokisht të dobishme në të gjithë botën”, ka nënvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E drejta për informim mes gotës gjysmë bosh dhe gjysmë plot

16 December 2025 at 16:50

Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u konceptua të martën si një takim i gjerë, në një sallë plot me përfaqësues nga qeveria, media, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ku në qendër ishte një tryezë e rrumbullakët me fokus kryeministrin Edi Rama dhe drejtueset e katër organizatave të shoqërisë civile: Faktoje.al, “Together for Life”, “BIRN” dhe “SCiDEV”.  

Diskutimet u fokusuan tek progresi i deritanishëm dhe problematikat serioze në zbatimin praktik të së drejtës për informim.

Kryeministri Edi Rama ne konferencen per te drejten e informimit

Dekriminalizimi i shpifjes

Kryeministri Rama e cilësoi panoramën e transparencës si “gotë gjysmë plot”, duke theksuar se pengesat burojnë nga përtacia burokratike dhe jo mungesa e vullnetit politik.

Ai propozoi vendosjen e sanksioneve për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që tejkalojnë afatin ligjor prej 10 ditësh për dhënien e informacionit. “Nuk besoj te autorregullimi i shqiptarëve, ballkanasve…”, tha Rama kur foli për nevojen e sanksioneve

Për herë të parë, Rama premtoi edhe dekriminalizimin e shpifjes, por vetëm për gazetarët. Megjithatë, një piskamë (ai) e lëshoi.

“Ne nuk vuajmë nga liria e shprehjes, por liria e shpifjes”, tha Rama  

Komisioneri Besnik Dervishi nënvizoi se problemet kryesore mbeten mosrespektimi i afateve, interpretimi i gabuar i përjashtimeve ligjore dhe neglizhenca administrative.

Platforma

Ministrja e Shtetit për administraten dhe antikorrupsionin, Adea Pirdeni, tha se platforma Transparent Albania, do të shërbejë në vijim si portë unike për aksesin në informacion publik, duke lehtësuar kërkesat online dhe monitorimin e performancës së ministrive.

Për herë të parë, sipas saj, qytetarët do të mund të paraqesin dhe ndjekin kërkesat për informacion online, ndërsa koordinatorët do të gjurmojnë zbatimin e tyre.

Ndërkohë, nga ana e partnerëve ndërkombëtarë ne tryezë u vlerësua rendësia e angazhimit për të përmirësuar qasjen e publikut dhe medias në informacion

Problematikat

Ne foto: Klodiana Kapo, Drejtore e Faktoje.al

Duke u bazuar në eksperiencën e saj personale,  Klodiana Kapo, drejtore e Faktoje.al, tha se dikur gazetaria mbështetej në kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet, ekspertët dhe vetë drejtuesit e partive, ndërsa verifikimi i informacionit ishte pjesë thelbësore e punës së përditshme.

Sot, sipas saj, ky ekuilibër është prishur. Ajo theksoi vështirësitë e gazetarëve për të marrë informacion në kohë, duke sjellë shembullin e 183 kërkesave të dërguara vetëm këtë vit nga Faktoje.al, shumica me përgjigje të pjesshme ose të vonuara.

Ne foto: Eglantina Bardhi, Drejtore e “Together For Life”

Eglantina Bardhi Drejtore e “Together for Life” nënvizoi se qasja e hapur në informacion nuk duhet parë si kërcënim nga institucionet.

Ndërsa Kristina Voko, Drejtore e BIRN, e cilësoi të drejtën e informimit si instrument thelbësor për mbrojtjen e interesit publik. Sipas saj, transparenca duhet kuptuar më gjerë se korniza ligjore, duke përfshirë konsultimin publik real, të dhënat e hapura dhe komunikimin e vazhdueshëm me qytetarët.

Blerjana Bino, Drejtore e SCiDEV ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në procesin e negociatave për anëtarësim në BE dhe hendekun mes digjitalizimit dhe llogaridhënies demokratike.

Konferenca evidentoi kontrastin mes cilesimit që i dha vetë kryeministri Rama “gotës gjysmë bosh” të shoqërisë civile dhe “gotës gjysmë plot” të qeverisë, duke e lënë të hapur debatin mbi efektivitetin real të së drejtës për informim në Shqipëri.

The post E drejta për informim mes gotës gjysmë bosh dhe gjysmë plot appeared first on Faktoje.al.

Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët?

By: Ylli Pata
15 December 2025 at 21:53

Nga Ylli Pata

“Do ta tërheqim zvarrë”! “Do ta largojmë me forcë”! “Do ikë me autoblinda”. Të gjitha këto fraza nuk janë gjë tjetër veçse një dejavu e filozofisë politike të Sali Berishës. Por jo vetëm e Sali Berishës. Edhe oponentët e tij në opozitë, apo të ashtuuajturit rivalë, në kokën e tyre kanë vetëm këtë logjikë. Do e largojmë Edi Ramën, do e tërheqim zvarrë, do e rrëzojmë, do e mbysim do e vrasim, do e heqim. Askush nuk ka dalë deri më sot që të thotë: do e mundim Edi Ramën, do fitojmë ndaj Partisë Socialiste!

Në të ashtuquajturën foltore të Berishësn ë Elbasan, një militant tha se “kam qenë kundër reformës territorial, pasi ne me këtë ndarje nuk fitojmë dot bashkinë. i vetmi që mori më shumë vota ishte Luçian Boçi, e askush nuk merr më shumë”.

Në fakt kjo nuk është teori e re në Partinë Demokratike apo në strukturën e opozitës së të ashtuquajtur të djathtë. Pas vitit 1997, kur nodhën humbjet e viteve 2000 e 2001 në atë opozitë, përkatësisht edhe në qarqet mediatike dhe lobiste të saj, u hap ideja se shqiptarët janë të majtë dhe për të fituar duhet përçarja e së majtës.

E në atë kohë, Berisha përdorte një metodë që rezultoi efikase; shantazhin ndaj klaneve që përfitonin nga lobet në pushtet. Pra nëse ishte Fatos Nano në qeveri, sulmonte biznesmenët apo sekserët që përfitonin nga Nano, nëse ishte Majko, aktivizonte njerëzit e këtij enturazhi, nëse ishte Ilir Meta gjithashtu.

E kështu, u krijuar në Tiranë, një rrjet i madh “marketingu” që menaxhonte këtë teg shantzhi për të ndarë goglat e pushtetit.

Marketing i thënçin, shumica e këtyre grupeve ishin mitomanë apo njerëz me disa dërrasa mangut, por thelb është se u krijuar një treg politik që në realitet ishte fake.

Dhe erdhëm në vitin 2005, kur Sali Berisha erdhi në pushtet falë edhe një strategjie perfekte marketingu dhe hapje të PD-së, por që në fund nuk sfondoi në elektorat. Fitorja erdhi si pasojë e çarjes së të majtës dhe më pas aleancës me pjesë të saj, jo vetëm me LSI. Pasi ishin agrarët e Xhuvelit e disa grupe të tjera të vogla që kishin dalë nga PS.

Kjo është një konfiguracion i shekullit të shkuar, që për ta ndryshuar kërkon një kofnigurim politik të ri. i cili nuk se ka shumë filozofi. Gjendet një lider, i cili merr vota edhe majtas apo ata që i kanë dhënë vota grupeve apo partive që kanë qenë kundër PD.

Grupet e deritanishme nuk e kanë problem të votojnë kundër PS, thjeshtë urrejnë, madje në kulm Sali Berishën. Mbani mend zgjedhjet e bashkisë së Tiranës të 2011 kur i morri holandezi fluturues, siç thoshte dritë pastë Artur Zheji.

Që do të thotë se nëse ikën Sali Berisha, opozita i ka të gjitha mundësitë për të fituar jo vetëm në rang kombëtar, porn ë çdo bashki. E kanë provuar këtë edhe figura që kanë dalë në bashki të ndryshme, pa u mbështetur nga qendra si ai i Kavajës, memaliajt, Pukës, Mirditës, Fusharrësit etj. Të gjithë këta personazhet kanë fituar si pasojë e akteve që kanë bërë me faktorë të së majtës në territor. Fisnik Qosja me Elvis Rroshin. Albert Mëlyshi me kreun e PS-së së Rubikut e kështu me radhë. Të gjithë këta politikanë arritën suksese reale politike pasi nuk u qanë, por hynë në koalicione në territor. Të cilën nuk e bën dot Sali Berisha, sepse ai i ka djegur të gjitha fazat e etapat për aleanca. Ndaj përdor gjuhën e dhunës, e flet më keq se Kujtim Gjuzi.

The post Pse Berisha përdor dhunën si metaforë për të ngrohur militantët? first appeared on JavaNews.al.

Opozita e Stacionit të trenit!

By: Ylli Pata
11 December 2025 at 20:33

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka qenë pagëzuesi publik i bulevardit më “IN” të Tiranës prej vitesh tashmë. Ai para oborrit të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Që është kthyer në një lloj “Hollywood Boulevard”, ku jo vetëm sfilojnë yjet e “Peshqve të Mëdhenj” të filozofit tashmë të famshëm Donald Lu, por edhe ku si në qytetin e engjënjve, bashkë me “yjet” shëtisin dhe hedhin mbetjet e tyre qentë apo macet vip të botës së show biz-it. Të cilët edhe në Shqipëri janë shumë të njohura. Pasi në Bulevardin e Stacionit të Trenit, përvec tapetit të kuq, kemi gjithsesi ecjen e vip-ave. Veshjet firmato si gjithmonë casual, ecjet e tyre, qeshjet, make up-et e kujdeshme: “Shumë bukur Mario”, e natyrisht suvet krejt të fundit në modë.

Siç dhe “Hollywod Boulevard” ka reporterët e tij të famshëm dhe mediat që mbizotërojnë jo vetëm hapësirën kaliforniane apo amerikane, edhe Stacioni ynë i Trenit ka yjet e saj, reporterët e saj, si dhe showbizin që prodhon.

Reflektorët ndërkombëtarë janë të gjithë aty: siç u pa sot kur ajka e diplomatëve të Tiranës ishin si gjyqarët e X Factor që përzgjidhnin talentet e spektaklit më të rëndësishëm në Shqipëri.

Përkatësisht, SPAK është sot, xhanëm jo vetëm sot opozita reale, apo pushteti që i bën të dridhet realisht pushtetarët e mazhorancës dhe qeverisjes.

E ka një gjë interesante në këtë mesele; pasi të gjithë këta “dashnorë mediatik” të prokurorisë speciale dhe drejtësisë së re, para disa vitesh, kur SPAK ishte në ngjizje, e injoronin, tallnin madje edhe prindërit e tyre i anatemonin.

Imagjinoni sot, kur nga një vend i botës Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë parë foton e Nency Vanhorn dhe Silvio Gonzato-s, duke ndjekur zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Dhe anektodat e ambasadorit Lu për Al Caponen dhe filmin e Brian de Palma, janë ende ndër më të shikuarit këtu. Dhe sot Edi Rama ishte i pari dhe i vetmi politikan që uroi kreun e SPAK për zgjedhjen në krye, duke i uruar punë të mbarë dhe premtuar  se mazhoranca do të garantojë pavarësinë e institucionin. Fiks lideri i mazhorancës që me kortezi uron kreun e opozitës reale në vend. E cila ndoshta nuk vjen vetë në pushtet, por heq dhe rrëzon pushtete të fuqishme në Shqipëri.

Kjo pra është Panorama e Shqipërisë së sotme, të cilën e kanë zbuluar me vonesë VIP-at e paneleve që e injoruan dhe tallën për vite me radhë. Me që ra fjala po Llalla ku ndodhet, a e mori azilin?!! TemA

The post Opozita e Stacionit të trenit! first appeared on JavaNews.al.

Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?

By: Ylli Pata
9 December 2025 at 19:40

Nga Ylli Pata

Dëshmia e presidentit të Republikës Bamir Topi në SPAK për 21 janarin është realisht zhvillimi më i rëndësishëm deri tani. Pasi nukkishte ndodhur asnjëherë deri tani, edhe pse ka pasur hetime nga prokuroria që të shkohet aq lart.

Në fakt nuk ishte gjë e re, pasi u pa që me Lulzim Bashën se ky hetim do të shkojë tek zinxhiri politik i komandimit, megjithatë thelbi nuk është këtu.

21 janari, deri më sot ka qenë një betejë politike. Ku njëra palë, përkatësisht Berisha ka thënë se në vrasje 4 qytetarët i ka çuar Edi Rama, ndërsa nga ana tjetër është kërkuar përgjegjësia për vrasjet, si dhe pengimin e hetimit. Kjo betejë është bërë jo vetëm olitikisht por shkoi deri në Gjykatën e Lartë, e cila e taposi në mënyrë të turpshme ëtë ngjarjen, e vetëm Strasburgu hapi rrugën e një rihetimi.

Megjithatë, problemi në aspektin juridic është thënë e stërthënë, faktt janë dëshmitë e provat gjithashtu, e rëndësishme është që SPAK të bëjë punën që të gjejë fajtorët e këtij krimi monstruoz.

Problemi këtu është krejt tjetër, në aspektin politik. Në Partinë Demokratike, në opozitë, në atë që quhet e djathte shqiptaret katarsisi është kryer me kohë.

Mjafton të shikohen të gjithë emisionet e mbajtura ndër vite ku përfaqësues të PD-së nuk e mohojnë përgjegjësinë penale e kërkojnë që drejtësia të kryejë punën e saj.

Megjithatë, pikat mbi “I” së pari i ka vënë Presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili në librin e tij ka dhënë një dëshmi ekselente.

Në mënyrë të qartë, Presidenti Topi ka treguar çfarë ka ndodhur dhe ai ka bërë për të ndaluar tragjedinë, e më pas për të çuar para drejtësisë fajtorët.

Ishte pikërisht për këtë arsye që Sali Berisha por edhe të tjerë pranë tij e quajtën Bamir Topin një “horr bulevardi”. Një kod i njohur për korridoret e PD si shantazh apo gjobë që ta linte këtë punë. E Topi nuk e bëri, edhe pse e dinte se do të kishte kosto jo të vogla.

Dëshmia dokumentare në librin “Nokturn” është e mjaftueshmë, megjthatë shkuarja personalisht në SPAK e kreut të shtetit ka vlerë tjetër. Edhe juridike, edhe dokumentare, por mbi të gjitha politike.

Sali Berisha është dukshëm i trazuar nga ky hetim dhe ka shpallur një stinë trazire, ku ka përfshirë të gjithë që ai e quan PD-në e tij. Por që kanë mbetur shumë pak. Ngase pjesa më normale e PD-së nuk ka qenë bashkëfajtore në dramën e 21 janarit. Që nga shtetërët, politikanët e PD-së së kohës, deri tek militantët e bazës.

E sipas të gjitha gjasave së paku shkruarja e plotë e historisë së tragjedisë së vrasjes nga disa oficerë të Gardës që kanë qëlluar 190 plumba mbi qytetarët në fundin e protestës do të sjellin një zhvillim të ri. i cili mbi të gjitha, ka për të qenë një refleksion njerëzor i politikës së PD-së. E cila nuk ka edhe nuk ka përse të mbajë fajin e madh të kësaj tragjedie mbi supet e saj.

The post Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë? first appeared on JavaNews.al.

Osmanit iu montuan foto me politikanë serbë, Presidenca: Policia të marrë masa

PRISHTINË, 9 dhjetor/ATSH/ Presidenca e Kosovës ka reaguar lidhur me një fotografi të manipuluar e cila po qarkullon në rrjetet sociale.

Në reagimin zyrtar theksohet se fotoja e montuar me kryeparlamentaren e Serbisë, Ana Bërnabiç dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, “është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani”.

“Një fotografi e manipuluar dhe e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale po qarkullon në rrjete sociale, me qëllim të vetëm, denigrimin e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe ushqimin e narrativave të fabrikuara që u shërbejnë agjendave të huaja. Kjo pamje është FAKE, një montazh i ndërtuar që të krijojë konfuzion dhe ta dëmtojë figurën e Presidentes Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet, përkushtim dhe integritet institucional, mbron interesat e Kosovës dhe përfaqëson shtetin tonë me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, thuhet në reagimin për mediet.

Presidenca thekson se përdorimi i materialeve të rreme për ta goditur Presidenten është jo vetëm i ulët, por edhe i rrezikshëm.

“Këto tentime për përhapje të dezinformatave nuk janë të rastësishme dhe janë pjesë e një fushate të mirorganizuar që synon të baltosë Presidenten e Republikës”.

Presidenca i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe autoriteteve kompetente që të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj këtyre dezinformatave, “të cilat jo vetëm cenojnë sigurinë publike, por përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për institucionet dhe për stabilitetin e vendit. Përhapja e dezinformatave të tilla duhet të trajtohet me seriozitet maksimal”.

/r.e/

The post Osmanit iu montuan foto me politikanë serbë, Presidenca: Policia të marrë masa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Maestro Zhani Ciko feston 80-vjetorin e lindjes, themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Zhani Ciko është një prej figurave më të shquara të artit shqiptar, muzikanti, violinisti, dirigjenti dhe drejtuesi që ka lënë gjurmë të mëdha në kulturën tonë kombëtare.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka uruar Mastro Cikon për 80-vjetorin e tij të lindjes.

I lindur në Tiranë më 8 dhjetor 1945, trashëgimtar i një familjeje artistësh dhe djali i ‘Artistit të Merituar’, Mihal Ciko, rrugëtimi i tij fillon që në moshën pesëvjeçare me violinën, instrument i cili do ta udhëhiqte drejt një karriere shembullore në skenat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Që nga vitet e hershme si violinist solist dhe spalë e Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, te misioni i tij si pedagog, drejtues institucionesh dhe themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri, Zhani Ciko ka formësuar breza të tërë artistësh dhe ka ngritur standardet e muzikës profesioniste shqiptare.

Në moshën 25-vjeçare ai u emërua Drejtor Artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit, ndërsa më pas vijoi punën si pedagog, drejtues i Liceut Artistik “Jordan Misja”, themelues vizionar, dirigjent dhe udhëheqës i disa prej ansambleve dhe orkestrave më të rëndësishme të vendit.

Si Drejtor Artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH-së (1989–2003) dhe më pas Drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit (2003–2013), ai realizoi qindra koncerte, turne kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe bashkëpunime me teatrot më prestigjiozë të Europës dhe botës, duke i dhënë Shqipërisë një prezencë të re kulturore në skenën globale.

Nën drejtimin e tij u krijuan dhe interpretuan dhjetëra produksione të reja, mes tyre dhe vepra shqiptare të autorëve më të rëndësishëm: Opera “Dhoma”, “Një jetë në stuhi”, “Borana”, “Jeta është ëndërr”, “Lulja e Kujtimit”, “Skënderbeu” Baleti “Migjeniana”, “Lumi i Vdekur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Delina”, “Caravaggio”, “Zorba”, “Arrëthyesi” si dhe një repertor i gjerë veprash botërore, nga Verdi, Puccini, Mozart, Donizetti, Bizet, Strauss, Bellini, Gershëin, Giordano, Offenbach e deri te Ëagner.

Nën drejtimin e tij artistik erdhën në jetë 20 produksione të reja dhe 55 premiera operistike e baleti.

Me orkestrën “Virtuozët e Rinj të Tiranës” dhe ansamblin AMRA, Zhani Ciko fitoi çmime të para dhe vlerësime europiane, mes tyre Çmimi i Parë dhe Çmimi i Madh i Bashkisë së Vjenës në Festivalin Botëror “Vienna 2000”,  Summa Cum Laude në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Belgjikë dhe  Çmimi i Parë për orkestrën “Virtuozët e Rinj të Tiranës” dhe Çmimi i Madh si dirigjent në Festivalin Europian të Hungarisë

Ciko gjithashtu ka qenë disa herë fitues si violinist solist në “Koncertet e Majit”.

Për veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme, Zhani Ciko është nderuar me titujt të lartë kombëtarë dhe ndërkombëtarë: “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  “Kryqi i Nderit për Shkencën dhe Artin” – nga Presidenti i Austrisë, “Kalorës i Artit dhe Letrave” – nga Ministria e Kulturës së Francës, “Ylli i Artë Akademik” – nga Akademia Ndërkombëtare “Imperialis”, Itali, Nderi i Qytetit të Durrësit, Nderi i Qytetit të Patosit ku gjithashtu shkolla e mesme mban emrin e tij (Shkolla e mesme “Zhani Ciko” Patos.) si dhe Urdhëri “Naim Frashëri”.

Ai ka qenë gjithashtu kryetar dhe anëtar i dhjetëra jurive ndërkombëtare në Itali, Francë, Belgjikë, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Shqipëri, si edhe kryetar i Shoqatës “Frederik Shopen” dhe anëtar i shoqatave të shumta kulturore gjithashtu tashmë edhe President i Bordit të TKOBAP-së.

TKOBAP e falënderon Mastro Zhani Ciko për kontributin e madh në artin shqiptar, për vizionin, pasionin dhe përkushtimin me të cilin ka formuar breza të tërë artistësh e ka lartësuar kulturën tonë kombëtare. /a.g/

The post Maestro Zhani Ciko feston 80-vjetorin e lindjes, themelues i ansambleve të para të harqeve në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

PRISHTINË, 8 dhjetor/ATSH/- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Forumi Konsultativ me Shoqërinë Civile, në shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kanë kërkuar rikthim të fokusit në integritetin institucional, forcim të llogaridhënies dhe eliminim të praktikave korruptive në sektorin publik.

Drejtori i APK, Yll Buleshkaj tha në hapje të aktivitetit se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.

Udhëheqësi i divizionit për integritet dhe strategji në APK, Burim Sadiku prezantoi raportin e monitorimit të planeve të integritetit në institucionet publike, duke theksuar nevojën për cilësi më të lartë të raporteve.

Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre. /Kosovapress/

The post Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet pritet të miratohet këtë muaj

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka deklaruar se brenda këtij muaji pritet të miratohet në qeveri projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet.

Malaj tha gjatë një interviste për ‘Vizon Plus’ se pr/ligji është hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Ai shtoi se për këtë nismë ligjore, tashmë janë ezauruar edhe konsultimet publike me grupet e interesit.

“Është një pr/ligj shumë i mirë i cili siguron të gjitha banesat e qytetarëve ndaj tërmeteve. Fondi i sigurimit nga tërmeti do të menaxhohet nga shteti. Do të jetë një kompani shtetërore që do të menaxhojë këtë fond dhe do të garantojë edhe pagesën e primeve në rast të fatkeqësive natyrore”, deklaron ministri.

I pyetur nëse do ketë tarifë të unifikuar si për atë që ka apo nuk ka rrezik nga tërmeti, kreu i Financave bëri me dije se akoma nuk është përcaktuar një çmim, por që do të jetë lehtësisht i përballueshëm nga familjet shqiptare. /a.g/

The post Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet pritet të miratohet këtë muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë së vendit tonë.

Ajo ka ndarë në “Instasotyr” tre botime të ndryshme, “Shqipëria: Nga Anarkia në Identitetin Ballkanik” (Albania: From Anarchy to Balkan Identity) nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “Shqiptarët: Një histori moderne” (The Albanians: A modern history) nga Miranda Vickers dhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i shkrimtarit Ismail Kadare.

“Kërkim”, shkruan Ivanka Trump poshtë fotos së publikuar.

The post Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitali i Shkodrës realizon për herë të parë live dy ndërhyrje koronare

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Në Spitalin e Shkodrës për herë të parë u realizuan live dy ndërhyrje koronare me udhëheqjen e ekografisë intravaskulare( IVUS), nën drejtimin e Prof. Dr. Aurel Toma dhe Prof. Dr. Florim Cuculi, së bashku me ekipin e kardiologëve intervencionues të Spitalit Rajonal të Shkodrës.

MSHMS bën të ditur se ndërhyrjet u kryen gjatë konferencës “Shkodra PCI 2.0: Daily Work Dilemmas in Interventional Cardiology”, organizuar për të dytin vit radhazi nga Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në këtë konferencë merrnin pjesë rreth 80 emra të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe një nivel i lartë i ekspertizës së hemodinamikës shqiptare.

The post Spitali i Shkodrës realizon për herë të parë live dy ndërhyrje koronare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe integrimit europian.

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve mbetet e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë, që frymëzuan lëvizjen studentore.

Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane. Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”, shprehet Begaj.

The post Begaj: Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/- Fatos Mehdi Daci, një prej personaliteteve më të rëndësishme të kulturës, historisë dhe publicistikës dibrane e shqiptare, është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur familja e gazetarit duke njoftuar se homazhet do të zhvillohen më 8 dhjetor 2025, në Pallatin e Kulturës në Peshkopindërsa varrimi do të kryhet në vendlindje, në lagjen Dacallarë të Sllovës, Dibër, në orën 13:00.

Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare,

Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.

Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.

Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë.

Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Daci u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe, Maqedoni dhe disa komuna të Dibrës.

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe historiani, Fatos Mehdi Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌