Normal view

Izraeli pret vendimin e Trump: Brenda 48 orësh do të dihet nëse SHBA-ja do të marrë pjesë në sulmet ndaj Iranit

19 June 2025 at 19:17
Një zyrtar i lartë izraelit ka deklaruar për Times of Israel se Tel Avivi pret që presidenti amerikan Donald Trump të bashkohet në sulmet kundër programit bërthamor të Iranit, por vendimi përfundimtar mbetet në duart e Uashingtonit. “Presim që të bashkohen, por askush nuk i ushtron presion. Ata duhet të marrin vetë vendimin,” u shpreh

Trump mohon planet për sulm ndaj Iranit: Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj

19 June 2025 at 17:38
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar pretendimet e Wall Street Journal se ka miratuar planet për një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke thënë se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar. “Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj për Iranin,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social, duke hedhur poshtë raportimin e

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe? Artikuj kritikë ndaj NATO-s, BE-së dhe SHBA-së! Kosova mohohet si shtet

19 June 2025 at 17:16
Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e një vit është aktiv edhe për audiencën shqipfolëse. Ka të bëjë me një rrjet që përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat

Debati për “Topin e Artë” mes Dembele dhe Jamal, Luis Enrike: Ka spikatur edhe Vitinja me Nuno Mendesh

19 June 2025 at 17:16
Në prag të ndeshjes kundër Botafogos, trajneri i PSG-së, Luis Enrike, përsëriti filozofinë e tij që privilegjon kolektivin, duke lënë mënjanë çdo entuziazëm për çmime individuale si Topi i Artë. I pyetur për këtë temë gjatë konferencës për shtyp, spanjolli ishte i qartë: “Nuk jam i interesuar për Topin e Artë. Çmimet individuale nuk më interesojnë. Më

Biseda Trump-Putin/ Von der Leyen: Falënderoj presidentin e SHBA për përpjekjet për ta mbajtur të hapur dialogun për Ukrainën

19 May 2025 at 22:05
  Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se pati një bisedë të mirë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Presidentja e KE-së zhvilloi gjithashtu bisedime me Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Friedrich Merz, Alexander Stubb dhe Volodymyr Zelensky, për t’u informuar rreth rezultateve të telefonatës Trump-Putin. Në një deklaratë publike, von der Leyen

A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë

19 May 2025 at 21:57
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga

“Vota e diasporës u arrit me marrëveshje politike mes PS dhe PD”- Erald Kapri: Procesi cënoi fshehtësinë, kushërinjtë e mi nga jashtë ma dërgonin votën me foto!

19 May 2025 at 21:46
Kandidati i Partisë Mundësia në Tiranë, Erald Kapri, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos, për votën e diasporës. Kapri tha se vota e diasporës ishte dyshuese që në fillim, duke thënë se ajo u arrit përmes një marrëveshjeje politike mes PD dhe PS. “Kur u votua në Kuvend

Zgjedhjet e 11 Majit, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume: Është normale që kandidatët të kërkojnë pamjet filmike të votave preferenciale!

19 May 2025 at 21:27
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli sot në emisionin Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëve të votimit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Kume u pyet lidhur me kërkesën e disa kandidatëve për deputetë që të marrin pamjet filmike të

Spitali i Gjakovës, plot me pacientë nga veriu i Shqipërisë! Rrëfimet për TakFak: Këtu kemi gjetur shërbim dhe ndjehemi më të sigurt

19 May 2025 at 21:08
Pas dëshmive të qytetarëve të Tropojës dhe vizitës në Spitalin e Bajram Currit, gazetarja e emisionit investigativ “Tak Fak” Anxhela Gjiriti zhvendoset për pjesën e tretë të investigimit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, aty ku qytetarët nga veriu i Shqipërisë marrin çdo ditë shërbime që mungojnë në vendin e tyre. Në hyrje

Fitoi mandatin e listës së hapur, Jorida Tabaku: Fatkeqësisht nuk sollëm dot rotacionin politik! Përgëzime kolegut Alimehmeti, që ndamë sprintin e fundit

19 May 2025 at 21:03
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kandidatja demokrate për deputete Jorida Tabaku ka falënderuar të gjithë votuesit e Partisë Demokratike, të cilët i dhanë një tjetër mandat për qarkun e Tiranës. Tabaku, e cila fitoi si kandidate e listës së hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, pas një beteje të fortë

Debati për zgjedhjen e drejtorit të ri RTSH/ PS-PD bien dakord, nisin procedurat për shkarkimin e Këshillit Drejtues

10 February 2025 at 13:00
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në Komisionin e Medias kanë rënë dakord që të nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.  Kjo për shkak të parregullësive qe jane gjetur në garën për drejtuesin e ri të RTSH.  “Që nga sot nisin procedurat për shkarkimin e 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues

“T’i djegin me zjarr”- Fjalimi famëkeq i Enver Hoxhës me 6 shkurt 1967 dhe nisja e luftës së ashpër ndaj fesë! Çfarë thuhej në urdhrin me shënimin “Tepër sekrete”

10 February 2025 at 12:57
Para 58 vitesh në Shqipëri nisi lufta ndaj fesë që u manifestua më shkatërrimin e më shumë se 2 mijë objekteve të kultit dhe persekutimin e besimtarëve e klerikëve të të gjitha feve. Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit solli dje në kujtesë fjalimin e diktatorit Enver Hoxha më 6 shkurt të

“Sali Berisha, mik i SHBA prej shumë kohësh”- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan, LaCivita: Ashtu si Trump u persekutua nga qeveria, por do të fitojë

10 February 2025 at 11:25
Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë prezantimit të tij, LaCivita u shpreh se duan që kryeministër i Shqipërisë të zgjidhet një mik i SHBA-ve dhe që do të punojë me Donald Trump. Sipas tij, “Sali Berisha

“Do drejtojë fushatën e fitores së PD më 11 maj”- Berisha prezanton bashkëpunëtorin e Donald Trump: Ja pse Christopher LaCivita zgjodhi Partinë Demokratike

10 February 2025 at 11:19
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me aleatët opozitarë kanë prezantuar sot (10 shkurt) Christopher LaCivita si drejtuesin e fushatës elektorale të PD për zgjedhjet e 11 majit. LaCivita ka drejtuar edhe fushatën e presidentit të SHBA-ve Donald Trump. Sali Berisha u shpreh se Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh

SPAK i sekuestroi celularin, biznesmeni Gentian Sula kërkon rrëzimin e vendimit në GJKKO

10 February 2025 at 11:10
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit Gentian Sula. Ky i fundit ka ankimuar në GJKKO, vendimin e disa ditëve më parë, ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK. Gazetarja e News24, Klodiana Lala bën me dije se

Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja paraqitet në SPAK

10 February 2025 at 11:07
Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Ish-zv.ministri Bejtja mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe nuk dihet ende arsyeja. Kujtojmë që Ilir Bejtja është shkarkuar nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie. Ish-zv.ministri Bejtja ka qenë edhe ish-deputet i Partisë Socialiste. VENDIM PËR LIRIM NGA TË

Britania nuk dëbon kriminelin shqiptar! Gjykata merr vendimin e çuditshëm: Djali i tij ka neveri ndaj mishit të pulës që mund të konsumojë në Shqipëri

10 February 2025 at 09:50
Një kriminel shqiptar është lejuar të qëndrojë në Britaninë e Madhe sepse djali i tij nuk preferon të hajë ushqim nga vendet e tjera. Një gjykatë emigracioni në Britani tha se do të ishte tepër e ashpër që djali 10-vjeçar të detyrohej të shpërngulej në Shqipëri me babain e tij për shkak të ndjeshmërisë së

Arrestohet ministri i qeverisë së Kosovës së bashku me djalin e tij, dyshohet se dhunuan kandidaten e një partie tjetër

10 February 2025 at 09:43
Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Fikrim Damka është arrestuar të dielën në Prizren. Damka dhe familjari i tij me inicialet F.D., që raportohet se është djali i tij janë arrestuar nën dyshimin për “sulm” dhe “kanosje”, raporton Koha. Rasti është konfirmuar nga Policia e Prizrenit, teksa ende nuk dihen motivet e kësaj

Këmbimi valutor 10 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

10 February 2025 at 07:53
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.6 lekë. Ndërsa paundi britanik
❌