Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Nafta përdoret si armë gjeopolitike, çmimi pritet të rritet

By: Rovena
4 July 2025 at 20:29

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se nafta shpesh përdoret si një “armë e ftohtë” nga shtete si Kina, SHBA dhe Rusia, ndërsa ndikimet më të mëdha i ndien Europa.

Sipas tij, në këtë luftë ekonomike, tregjet mbeten të ndjeshme dhe çmimi aktual nuk pritet të qëndrojë i pandryshuar për një kohë të gjatë.

“Unë nuk jam aq optimist saqë të mendoj se çmimi i naftës nuk do të rritet ose do të qëndrojë kaq sa është. Mendoj se do të rritet disi, kjo për shkak të disa faktorëve. Duhet të kemi parasysh dy faktorë të mëdhenj, nafta shpesh përdoret si një armë e ftohtë gjeopolitike për vendet e mëdha sidomos SHBA. Më së shumti e përdor Kina, e cila është konsumator i madh, pastaj favorizon Rusinë pasi ka fitime të mëdha nga nafta. SHBA kërkon që ta mbajnë të pandryshuar, sepse janë shumë të ndjeshëm për rritjen e çmimit. Në këtë luftë gjeopolitike nafta përdoret shumë si një armë, ose kërcënim. Europa është në dorë të SHBA. Kjo luftë dëmtoi më shumë Europën”, tha eksperti./abcnews.al

Dritëhijet e “arit të zi”, Igli Tola: Shqipëria nuk ndikon në tregun e naftës, por vuan pasojat

By: Rovena
4 July 2025 at 20:23

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, Igli Tola, ka komentuar ndikimin e konfliktit Izrael-Iran në tregjet globale të naftës, gjatë emisionit “Sheshi i Dollarit” në ABC Neës.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka asnjë rol në këtë zinxhir ndërkombëtar dhe është thjesht konsumatore që ndjen pasojat.

Tola theksoi se çmimet e naftës ndikohen nga fuqitë e mëdha dhe kontratat ndërkombëtare, ndërsa aktualisht tregu paraqitet i stabilizuar, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.

“Dihet që nafta është një burim që ndikohet nga fuqitë. Pushteti që kanë shtetet e gjirit në raport me SHBA në këtë resurs janë të njohura. Sa u takon Shqipërisë, është qe ne thjesht do të vuajmë pasojat dhe nuk kemi asnjë lloj impakti. Siç ndodhi edhe rasti Izrael-Iran, të gjithë prisnim që konflikti të ndalonte. Një ndryshim nëse bursë nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë, ndikon në kontratat e ardhshme. Treguesit për naftën tregojnë që aktualisht është i stabilizuar”, tha Tola./abcnews.al

Profil / Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish

By: user 2
3 July 2025 at 20:10

Nga Tel Avivi, Nathalie Hamou, Challenges

Historian i njohur i judaizmit mesjetar dhe sionisti i djathtë, Bension Netanyahu mund të prehet i qetë. I bindur se ekzistenca e popullit hebre vihet në pikëpyetje nga kërcënimet për shfarosje të bëra nga armiqtë e tij, ky profesor ia kishte përcjellë djalit të vet më të vogël misionin për të ndaluar Iranin të ndërtojë armë bërthamore. Të premten, më 13 qershor, rasti më në fund i erdhi në dorë. Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, i cili prej tre dekadash e ka shnëruar parandalimin e kërcënimit bërthamor iranian dhe dobësimin e boshtit shiit në gur themeli të strategjisë së tij të sigurisë, vendosi të veprojë.

Udhëheqësi i Likudit e urdhëroi aviacionin izraelit të godasë “kokën e oktapodit” i vetëm, pa asnjë garanci që Shtetet e Bashkuara do t’i bashkoheshin kësaj ofensive. Agjentët e Mossadit, të cilët kishin arritur të futnin dronë shpërthyes në territorin iranian, synuan objektiva në tokë, në koordinim me forcat ajrore të F-35. Në orët e para të operacionit “Luani i ngritur”, “Ribi” (Bibi) ishte euforik. Gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura, siç raportoi Ben Caspit, autor i bestsellerit “Vitet Netanyahu”, ai foli për “fundin e epokës së luftërave”, për aderimin e Arabisë Saudite, Sirisë dhe Libanit në marrëveshjet e Abrahamit. Ai përmendi përfundimin e konfliktit në Gaza.

Një javë më vonë, Netanyahu publikoi në X një fjalim të vjetër të babait të tij, që ne moshën 100 vjeçare, përshkruante mënyrën se si Izraeli duhet të përballet me një kërcënim ekzistencial:

“Shikoni rrezikun pa u stepur, mendoni qartë se çfarë duhet bërë dhe jini të gatshëm të hyni në kaosin e luftës sepse shanset për sukses janë të arsyeshme”.

Nga data 21 deri më 22 qershor, Bibi filloi të shpresojë se e kishte fituar bastin e tij: Donald Trump e përgëzoi operacionin “Çekiçi i mesnatës”, një sulm i kryer nga bombarduesit B-2 ndaj tre bazave bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Isfahan. Pas kësaj, kreu i së djathtës izraelite mund të kthehej krenar në Murin e lutjeve në Jeruzalem, për t’i uruar jetë të gjatë popullit të tij dhe aleatit amerikan.

Momentit i tij “churchillian”

Udhëheqësi hebre, laik, 76-vjeçar, nuk do të kishte nevojë të prsste që Uashingtoni të propozonte një armëpushim me Teheranin, të martën më 24 qershor në mëngjes, për të shijuar momentin e tij “churchillian”. “Feniksi”, “magjistari”, “mbreti Bibi”… Kjo luftë dymbëdhjetë ditore i ka rishfaqur të gjitha lavdwrimet që janw thwnw gjatw kohwve pwr kampionin e mbijetesës politike nw Izrael, i cili në total ka ushtruar funksionin e kryeministrit për më shumë se shtatëmbëdhjetë vjet dhe ka thyer rekordin e qëndrimit në pushtet të mbajtur nga David Ben Gurion.

Bibi, që konsiderohej politikisht i “vdekur” më 7 tetor 2023, po luan sërish skenarin e rikthimit të përjetshëm.

Tashmë duket se janë harruar telashet e lidhura me urdhrin e arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime të pretenduara lufte në Gaza; po ashtu edhe mundimet që i shkakton aleanca e tij me partitë ultra-ortodokse dhe krahun mesianik, kërkesat e të cilëve kërcënojnë ta shpërbëjnë koalicionin e tij; aq mw tepwr edhe protestat që nuk reshtin prej disa muajsh; apo peripecitë e procesit gjyqësor për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me pushtetin.

Donald Trump ka kërkuar anulimin e procesit ndaj tij në dy raste: “Lëreni Bibi-n, ai ka një punë të madhe për të bërë,” – postoi ai më 28 qershor në rrjetin e vet Truth Social, duke iu referuar vështirësive gjyqësore të Benyamin Netanyahut.

Ky i fundit “po negocion një marrëveshje me Hamasin, që do të përfshijë lirimin e pengjeve. Si është e mundur që Kryeministri i Izraelit të detyrohet të qëndrojë në një sallë gjyqi gjatë gjithë ditës, për asgjë?”, shtoi ai.

Një ndërhyrje e paprecedentë e një presidenti amerikan në procedurat gjyqësore të një aleati demokratik të huaj.

Por në Jeruzalem, gjyqtarët nuk tronditen nga kjo ata vazhdojnw ta marrin nw pyetje Netanyahun i cili u paraqit nw gjyq i shoqwruar nga shefi i spiunazhit tw brendwshwm dhe nga ai i Mosadit.

Preokupimi i tij mw i madh

Por qershia mbi tortw wshtw rritja e kryeministrit nw sondazhe. nwse zgjedhjet do tw mbaheshin sot dhe jo nw ditwn e rregullt nw nwntor 2026 Partia e tij Likud do tw fitonte katwr deputetw mw shumw. Natyrisht kjo wshtw swrish larg arritjes sw njw mazhorancw tw plotw. Partitw e koalicionit aktuar kanw vetwm 49 vende nw njw parlament me 120 vetw, kundrejt 71 për opozitën (sw bashku me partitë arabe). 

Për Benyamin Netanyahun, më e rëndësishmja është diku tjetër.
“Shqetësimi i tij më i madh mbetet të dijë se çfarë gjurme do të lërë në histori,” thekson analisti politik Aviv Bushinsky, i cili ishte shef i kabinetit të tij midis viteve 2003 dhe 2004.
“Emri i Begin lidhet me paqen me Egjiptin. Ai i Rabinit me marrëveshjet e Oslos dhe paqen me Jordaninë. Ndërsa Bibi, edhe pse kontribuoi në shpëtimin e ekonomisë izraelite, mbrojti marrëveshjet e Abrahamit, nuk ka lënë ende një trashëgimi të qartë.”

Operacioni spektakolar “Luani i ngritur” (Rising Lion), i paraprirë muajt e fundit nga goditjet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut, mund ta ndryshojë këtë. Veçanërisht nëse Kryeministri izraelit arrin t’i japë fund konfliktit në Gaza dhe të përmbyllë një marrëveshje për të kthyer në shtëpi 50 pengjet (pjesa më e madhe e të cilëve besohet se janë ende gjallë). Vetëm kjo do të ishte mënyra për të mbyllur kapitullin e masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Dështimi i tij i hidhur

“Ky ishte momenti më i tmerrshëm në historinë e Izraelit dhe kjo, nën mbikëqyrjen e Zotit Siguri. Nuk ishte një skandal; ishte arsyeja e tij për të ekzistuar. Sot, pas rënies së Hezbollahut në Liban, të Assadit në Siri dhe shkatërrimit të programit bërthamor iranian, 7 tetori i ngjan më shumë Pearl Harbor-it: një dështim i rëndë që mund të përfundojë disa kohë më pas me një fitore totale”, vlerëson gazetari i djathtë Amit Segal.
“Pas pesëdhjetë vitesh, besoj se historia do ta shohë 7 tetorin në kontekstin e luftës izraelito-iraniane.”

Mbetet për t’u parë nëse izraelitët do të mund të falin Benyamin Netanyahun për katastrofën më të madhe të popullit hebre që nga Holokausti, në të cilën 1.200 civilë u vranë ditën e 7 tetorit dhe 880 ushtarë humbwn jetwn që nga fillimi i luftës.

“Zgjedhjet e ardhshme do të sillen rreth kësaj çështjeje,” thekson Barak Seri, ish-këshilltar komunikimi i ish-kryeministrit.

 

Rivalët dhe mbështetësit e tij

Nëse sondazhet janë të favorshme për të, Benyamin Netanyahu mund të shqyrtojë zgjedhje të parakohshme. Por për këtë, ai duhet të kthejë pengjet, të mbyllë luftën dhe të rrezikojë të humbasë mbështetjen e ministrave të tij ultranacionalistë, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir. Ndërkohë, rivalët e tij politikë janë në pritje, si ish-kryeministri Naftali Bennett, i cili përsëriti para disa ditësh se Netanyahu duhet të largohet.

Ndërsa Donald Trump, i paduruar për të vënë në veprim planin e tij të paqes, e pret gjithashtu. Banori i Shtëpisë së Bardhë kishte marrë në qershor një miratim paraprak për një marrëveshje historike që synon normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, në këmbim të disa lehtësimeve për Gazën dhe një zgjerimi të aksesit të palestinezëve në hapësirat fetare në Jeruzalem.

Në të njëjtën kohë, disa opsione janë duke u shqyrtuar për të përmbushur nevojën saudite për një “perspektivë palestineze”. Një çështje që Benyamin Netanyahu ka vazhduar ta anashkalojë.
“Për konfliktin izraelito-palestinez, ai është plotësisht i bllokuar dhe kundërshton çdo lëshim,” vlerëson Marc Lefèvre, ekspert për sigurinë bërthamore dhe bashkëthemelues i lëvizjes “Paqja tani”.
“Ai nuk ndihmohet nga palestinezët, të cilët janë të paaftë të paraqesin propozime konkrete dhe qetësuese.”
Por nën presionin e Trumpit, “mbrojtësi i Izraelit” mund të detyrohet të shpikë veten nga e para.

Nathalie Hamou, Challenges, pergatiti T. Çela, Lapsi.al

The post Profil / Benyamin Netanyahu, luani që është ngritur sërish appeared first on Lapsi.al.

Këshilli i Gardës i Iranit miraton pezullimin e bashkëpunimit me agjencinë bërthamore të OKB-së

By: Rovena
26 June 2025 at 16:01

Mbikëqyrësi kushtetues i Iranit, Këshilli i Gardës, e ka miratuar të enjten vendimin e Parlamentit për ta pezulluar bashkëpunimin e Teheranit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), pasi objektet bërthamore të vendit u bombarduan gjatë fundjavës në konfliktin 12-ditor me Izraelin.

Për këtë ligj, i cili u miratua një ditë më parë nga ligjvënësit me 221 vota pro dhe asnjë kundër, do të vendosë përfundimisht Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare (SNSC).

SNSC teknikisht drejtohet nga presidenti, por ashtu si të gjitha institucionet kyçe të shtetit, i përgjigjet udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei.

“Plani për ta detyruar Qeverinë ta pezullojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ishte në kundërshtim me ligjin islamik dhe Kushtetutën pas shqyrtimit nga anëtarët e Këshillit të Gardës”, tha zëdhënësi i këshillit, Hadi Tahan Nazif, në një postim në X.

Izraeli kreu sulme të papara ndaj objekteve kyçe bërthamore dhe ushtarake të Iranit, si dhe zonave të banuara, më 13 qershor, në një luftë që mori jetën e shumë civilëve nga të dyja palët para se të përfundonte me një armëpushim të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara më 24 qershor.

Më 21 qershor, SHBA-ja i goditi tri objekte bërthamore në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

Projektligji parashikon që pezullimi i bashkëpunimit të hiqet vetëm nëse garantohet që objektet dhe shkencëtarët bërthamorë iranianë janë të mbrojtur dhe që e drejta e Iranit për të pasuruar uranium brenda vendit është e garantuar.

Ndër shënjestrat e Izraelit gjatë sulmeve ndaj Iranit ishin edhe shkencëtarë të përfshirë në programin bërthamor iranian.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk ka për qëllim ta përdorë atë për të zhvilluar armë bërthamore.

Pezullimi i bashkëpunimit me IAEA do të thotë se Irani do t’i ndalojë inspektimet, raportimet dhe veprimtarinë mbikëqyrëse sipas Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Para votimit, kryetari i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, e kritikoi IAEA-n, duke thënë se ajo dështoi “qoftë edhe të shtirej sikur e dënonte sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit” dhe e akuzoi për “shitjen e besueshmërisë së vet ndërkombëtare”.

Teherani ka akuzuar prej kohësh IAEA-n për anshmëri dhe bashkëpunim me fuqitë perëndimore dhe Izraelin kundër Iranit.

Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, ka shprehur prej vitesh shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga Irani në hetimet për objekte të vjetra, por të padeklaruara, bërthamore.

“Organizata për Energjinë Atomike e Iranit do të pezullojë bashkëpunimin me agjencinë deri sa të garantohet siguria e objekteve bërthamore, dhe programi bërthamor paqësor i Iranit do të ecë përpara me një ritëm më të shpejtë”, tha Qalibaf në komentet që u pasuan nga thirrjet e ligjvënësve “vdekje Amerikës dhe Izraelit”./REL

“Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme

By: Besnik
26 June 2025 at 09:05

Gjatë Audiencës së Përgjithshme të së mërkurës, Papa Leo XIV përkujtoi “sulmin e shëmtuar terrorist” në kishën Mar Elias në Damask të Sirisë më 22 qershor.

Ai ia besoi viktimat mëshirës së Zotit dhe ofroi lutjet e tij të vazhdueshme për ata që u plagosën dhe familjet e tyre.

Duke iu drejtuar të gjithë të krishterëve në Lindjen e Mesme, Papa shprehu solidaritetin e tij me ta.

“Unë jam pranë jush dhe e gjithë Kisha është me ju.” Ai argumentoi se ky sulm i fundit nxjerr në pah “brishtësinë e thellë” që Siria vazhdon të përjetojë pas viteve të paqëndrueshmërisë dhe dhunës.

Papa Leo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që “të mos e largojë shikimin nga ky vend”.

Përkundrazi, vazhdoi ai, ajo duhet të ofrojë mbështetje “përmes akteve të solidaritetit dhe një angazhimi të ripërtërirë për paqe dhe pajtim”.

Le të zgjidhet diplomacia

Papa tha gjithashtu se vazhdon të ndjekë nga afër dhe me shpresë situatën në Iran, Izrael dhe Palestinë.

Ai bëri thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund dhunës në rajon dhe përsëriti nevojën për paqe, duke iu referuar fjalëve të profetit Isaia:

“Një komb nuk do ta ngrejë shpatën kundër një kombi tjetër, as nuk do të mësojnë më luftën.” Papa Leo shprehu dëshirën e tij që zëri i profetit të dëgjohej dhe që “plagët e shkaktuara nga ngjarjet e përgjakshme të ditëve të fundit të shëroheshin”.

Përpara se të mbyllte fjalimin e tij, ai kërkoi që refuzimi i dominimit dhe hakmarrjes të shiheshin si opsione.

Në vend të kësaj, ai i inkurajoi të gjithë të zgjidhnin “rrugën e dialogut, diplomacisë dhe paqes, të zgjedhur me vendosmëri”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rruga është dialogu”, Papa Leo: Të shërojmë plagët që la dhuna në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

Gjoni tregon fuqitë e Trump: Po ndërton një Amerikë të fortë, i bën mirë dhe Europës

By: Besnik
25 June 2025 at 22:30

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ish-deputeti Ralf Gjoni tha se presidenti Donald Trump po ndërton një Amerikë të fortë dhe po ashtu po i bën mirë Evropës.

Ai analizoi veprimet e Trump duke theksuar se ai ka fuqi të mëdha negociuese si një biznesmen, ndërsa kur është e nevojshme, bëhet pa etikë diplomatike dhe kërcënues në çdo moment, por gjithashtu është edhe emocional.

“Një gazetare i bëri një pyetje ‘pikante’ Trump-it, duke e pyetur: ‘Zoti Trump, Rutte ju quajti “daddy”, a ndiheni vërtet si babai? A është ky babai dhe ata fëmijët?’ Kam përshtypjen se Macron-i dhe shokët e tij janë ndier si fëmijë sot përballë një Trump-i i cili, me fuqinë negociuese të një biznesmeni të çmendur, pa etikë diplomatike, kërcënues në çdo moment, por gjithashtu emocional – siç e pamë me gazetaren ukrainase – tregoi një anë tjetër. Edhe pse nuk ka kapacitet të fortë empatik, sepse si binjak në horoskop nuk di të tregojë empati, ai tregoi empati ndaj gazetares dhe i tha: ‘Bëji të fala burrit që ke në luftë në Ukrainë’. Kjo më duket shumë interesante, sepse ky që duket sikur nuk i intereson Ukraina, mundet të japë një sistem anti-raketor Patriot. Unë mendoj se Trump po ndërton një Amerikë të fortë dhe i ka bërë shumë mirë Evropës. Sot, kjo u konfirmua,” tha Ralf Gjoni.

Po ashtu, ai komentoi edhe pozicionin e Macron-it, duke theksuar se sipas tij, presidenti francez nuk e pëlqen shumë protagonizmin e Trump-it.

“Sot pashë lajmet franceze dhe lajmi ishte se Macron i kërkon Trump-it që të ulë tarifat ndaj Evropës, që të rritet buxheti i mbrojtjes. Imagjino ku kemi arritur! Nga ky lajm kupton që tarifat e Trump-it që në fillim kanë qenë fuqi negociuese: pra, unë po të hedh ca tarifa në treg, tani hajde flasim për gjërat e tjera. Macron-i nuk ka dalë sot fare në konferencë për shtyp, nuk pati asnjë lloj reagimi. Unë e analizoj këtë si shenjë që nuk i pëlqen protagonizmi i Trump-it,” përfundoi Gjoni.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjoni tregon fuqitë e Trump: Po ndërton një Amerikë të fortë, i bën mirë dhe Europës appeared first on Euronews Albania.

Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite

By: Besnik
25 June 2025 at 18:14

Të paktën 627 persona janë vrarë në Iran gjatë përplasjes me Izraelin në periudhën midis 13 dhe 25 qershorit, raportoi të mërkurën media shtetërore iraniane IRIB, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Sipas të njëjtit burim, të paktën 4,870 persona të tjerë janë plagosur gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 86% e viktimave humbën jetën në vendin e sulmeve izraelite, siç u citua nga IRIB.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Raportet e Iranit, sa është numri i viktimave dhe të plagosurve nga sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

“Irani nuk ka asnjë shans për pasurim të uraniumit”, Trump nga samiti i NATO-s: Sulmi i SHBA i dha fund luftës

By: Rovena
25 June 2025 at 16:11

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dha një konferencë për shtyp në Hagë, atje ku zhvillohet samiti i NATO-s. Gjatë fjalës së tij Donald Trump konfirmoi edhe një herë që centrali bërthamor, i pasurimit të uraniumit të Irani u shkatërrua nga bombardimet e SHBA.

Ai hodhi poshtë tezat dhe lajmet, që sipas tij janë të rreme, se Irani ka uranium dhe se centralet bërthamore nuk ishin shkatërruar. Teksa kritikoi mediat e huaja për lajme “fake”, Trump shtoi me ironi se “sulmi i keq” i SHBA-ve solli përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit.

“Lufta mes Izraelit dhe Iranit ka mbaruar. Gjatë kësaj aleance jemi të varur edhe në bazë të marrëveshje për mineralet e çmuara të Ukrainës. Ka ardhur një letër, sipas kësaj letre sulmet e SHBA ndaj Fordow, e ka shkatërruar plotësisht, kjo do të thotë që Irani nuk ka asnjë shans për pasurimin e uraniumit. Ky sulm përfundoi një luftë tjetër dhe kjo ishte plotësisht shkatërruese. Çfarë më shqetësoi më shumë, janë lajmet e rreme nga New York Time, kurse të gjithë njerëzit e kënaqshëm kanë besueshmëri. Kur më thanë për kalibrin e sulmit thashë po ishte një “sulm i keq”, por që i dha fund luftës”, tha Trump./abcnews.al

Trump për armëpushimin Izrael-Iran: Jam shumë krenar për këtë zhvillim pozitiv

By: Rovena
25 June 2025 at 11:31

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur “shumë krenar” për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar këtë si një zhvillim “shumë të mirë” për rajonin. Komentet e tij u bënë gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s të mbajtur në Hagë.

Në fjalën e tij, Trump vlerësoi vetëpërmbajtjen e të dy palëve dhe ndaloi gjithashtu te ndërhyrjet ajrore të SHBA-së kundër infrastrukturës bërthamore të Iranit. Ai u përball me pyetje të shumta lidhur me raportet e inteligjencës amerikane, të cilat sugjeronin se objektivat iraniane nuk ishin goditur plotësisht. Trump reagoi me vendosmëri, duke thënë:

“Besoj se kemi pasur një shkatërrim thuajse total. Ata nuk patën kohë të shpëtonin asgjë, sepse ne vepruam shumë shpejt. Është tepër e vështirë dhe e rrezikshme të zhvendosësh atë lloj materiali.”

I pyetur nëse SHBA është e shqetësuar për deklaratat e Iranit lidhur me vijimin e pasurimit të uraniumit, Presidenti amerikan ishte i prerë:

“Gjëja e fundit që duan të bëjnë tani është të pasurojnë diçka. Ata kanë nevojë të rimëkëmben. Ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë.”

Këto deklarata vijnë në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas një vale përshkallëzimesh ushtarake dhe sulmesh të drejtpërdrejta të SHBA-së ndaj objekteve strategjike të Iranit./abcnews.al

Ambasadorja shqiptare në Izrael: Armëpushimi me Iranin ka rikthyer normalitetin

By: Besnik
24 June 2025 at 21:48

Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, në një intervistë për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, komentoi zhvillimet e fundit në Izrael pas armëpushimit të arritur me Iranin.

Sipas saj, situata është rikthyer plotësisht në normalitet këtë pasdite, ndërsa dha lajmin se nesër do të hapen shkollat dhe do të rifillojë mësimi. Ambasadorja theksoi se edhe ushtria ka njoftuar sinjalin jeshil dhe u shpreh se, fatmirësisht, nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga sulmet e Iranit.

“Oret e pasdites janë krejtësisht ndryshe. Qyteti ka rifilluar jetën, ishte mbushur plot me njerëz, çdo gjë të kujtonte jetën normale para nisjes së sulmeve. Oret e mëngjesit ishin të vështira, pasi kishte alarm nga ora 5 deri në 7 pa ndërprerje. Në orët e drekës u godit veriu i vendit, gjë që krijoi dyshime për armëpushim. Megjithatë, në orët e fundit të pasdites ushtria deklaroi se gjithçka është jeshile, dhe nga nesër fillojnë shkollat,” tha ajo.

“Jemi rikthyer në normalitet ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë dhe me komunitetin tonë që jeton këtu. Nga sulmet nuk kemi asnjë person të lënduar nga komuniteti shqiptar, ndërsa një familje ka qenë me fat, pasi vetëm xhamat u thyen nga një shpërthim pranë banesës së tyre.”

“Urojmë shumë që ky armëpushim të qëndrojë gjatë, shpresojmë që të ketë efekt edhe për lirimin e pengjeve dhe të pushojnë konfliktet e tjera në rajon, siç është situata në Gaza,” përfundoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ambasadorja shqiptare në Izrael: Armëpushimi me Iranin ka rikthyer normalitetin appeared first on Euronews Albania.

Trump: Ishte nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndaloja luftën

By: Besnik
24 June 2025 at 20:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish për konfliktin Izrael-Iran, duke postuar në faqen e tij në rrjetin social Truth Social.

Gjatë rrugës për në samitin e NATO-s në Hagë, ai shkroi se si Irani dhe Izraeli donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë. “Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin luftën, në mënyrë të barabartë,” tha ai.

Trump shtoi se ndihej i nderuar që kishte shkatërruar të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore të Iranit dhe më pas kishte ndalur luftimet.

“Ishte nderi im i madh të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj të ndaloja luftën!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: Ishte nder të shkatërroja objektet bërthamore të Iranit dhe të ndaloja luftën appeared first on Euronews Albania.

Teheran, tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane

By: Besnik
24 June 2025 at 19:08

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas këtyre burimeve, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për “përgjigjen shkatërruese” të forcave iraniane ndaj veprimeve të fundit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janë zotuar të qëndrojnë “krah për krah me ushtrinë deri në fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Teheran, tubim masiv në mbështetje të forcave të armatosura iraniane appeared first on Euronews Albania.

Presidenti iranian: Nuk do ta shkelim armëpushimin, por varet dhe nga Izraeli

By: Besnik
24 June 2025 at 16:47

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij do të respektojë armëpushimin e shpallur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për aq kohë sa edhe Izraeli t’u përmbahet kushteve të tij. Lajmi raportohet nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e Malajzisë, Anwar Ibrahim, Pezeshkian u shpreh se “nëse Izraeli nuk e shkel armëpushimin, as Irani nuk do ta shkelë atë”.

“Populli iranian ka treguar edhe një herë se, pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, do të qëndrojë i bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund,” deklaroi presidenti iranian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti iranian: Nuk do ta shkelim armëpushimin, por varet dhe nga Izraeli appeared first on Euronews Albania.

“Trump po i vë ‘fre’ Izraelit, Irani në disavantazh”, Krisafi për armëpushimin: Është herët të thuash që lufta ka mbaruar

By: Rovena
24 June 2025 at 13:37

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në një intervistë për emisionin “News Line” në ABC News, ka komentuar zhvillimet më të fundit në konfliktin Izrael-Iran, duke analizuar situatën pas shpalljes së armëpushimit. Sipas tij, ndonëse zyrtarisht palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e luftimeve, ka sinjale për shkelje të marrëveshjes, përfshirë një raketë balistike të mundshme nga ana e Iranit, ende e pakonfirmuar.

Krisafi thekson se ndërhyrja e SHBA-ve, dhe veçanërisht reagimi i Donald Trump, synon të ushtrojë presion mbi Izraelin për të shmangur një përshkallëzim të ri. Ai nënvizon se Izraeli ka përmbushur objektivat strategjike dhe mban tani përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e armëpushimit, ndërsa Irani ndodhet në një pozitë të dobësuar ushtarakisht. Në këtë kontekst, Krisafi nuk përjashton mundësinë që Irani të ripërcaktojë rolin e tij në rajon, duke u shndërruar në një aktor të ngjashëm me Hezbollah, por në përmasa shtetërore.

“Duket se ka pasur një thyerje të armëpushimit nga ana e Iranit, ka pasur një raketë balistike në orët e para të mëngjesit, por deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar. Trump me reagimin e tij i bën edhe thirrje Izraelit për të mos sulmuar. Sulmi i SHBA-ve nuk ishte për ndryshimin e regjimit. Izraeli i ka plotësuar objektivat, nuk ka më kuptim që të vazhdohet lufta. Në raste të tilla ndodh që armëpushimet nuk mbyllen 100%, janë raste që ndodhin, palët ngacmojnë njëra-tjetrën.

Izraeli është ai që ka kontroll në hapësirën ajrore të Iranit, kështu që Izraeli ka një përgjegjësi më të madhe për armëpushimet. Tani është momenti që palët të ulen në tavolinë, dhe palët janë SHBA dhe Iran, dhe jo Izrael. Trump po i vë fre Izraelit, që të mos sulmojë. Izraeli dhe SHBA kanë një nivel tjetër komunikimi, fakti që del në Trouth Social, do të thotë që i ngarkon Izraelit më shumë përgjegjësi. Nëse arrihet një marrëveshje do të ketë një kufizim për Iranin, për raketat balistike.

Negociatat nuk do të jenë shumë të lehta, sepse kushtet për Iranin janë shumë të mëdha. Në 12 ditë luftë Irani është dërrmuar. Por, nuk e përjashtoj mundësinë që Irani të kthehet në një ‘Hezbollah’ gjigant. Në këtë pjesë Irani është ai që është në disavantazh sepse i është shkatërruar një arsenal, i madh ushtarak.  Është e vështirë që të thuash se lufta ka mbaruar, sepse koha ka treguar se në konfliktet në Lindjen e Mesme, nuk mbyllen lehtë”, tha Ledion Krisafi./abcnews.al

“Irani është më i vetmuar se kurrë”, gazetari: Rusia nuk do përfshihet në konflikt

By: Besnik
23 June 2025 at 22:19

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari Elton Metaj komentoi zhvillimet e fundit të luftës në Iran.

Sipas tij, Irani ndodhet në një pozicion dukshëm më i vetmuar se kurrë, pasi asnjë nga aleatët nuk ka bërë ndonjë përpjekje për ta mbrojtur.

Po ashtu, ai tha se Irani për momentin ka një kapacitet të kufizuar ushtarak dhe është i vetëdijshëm që nuk do të kishte fuqi ta përballonte një furi të SHBA-së dhe Izraelit.

“Besoj që Irani sot është më i vetmuar se kurrë; asnjë aleat nuk e ka mbështetur, as grupet që ia kanë financuar prej dekadash në rajon nuk kanë shkrepur asnjë plumb të vetëm për ta mbrojtur. Pra, kemi 10 ditë bombardime nga Izraeli, Irani ka edhe shtetin kryesor që ka financuar grupimet kryesore të armatosura në rajon dhe deri më sot nuk kemi parë asnjë plumb të goditur në mbrojtje të Iranit. Dhe vetë Irani nuk ka goditur, siç tha Pentagoni, asnjë predhë, kur në qiejt e tij bëhej namin me B2, Tomahawk dhe bomba anti-bunker. Irani ka kapacitete të kufizuara, por është para një dileme jo të vogël, sepse në përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak ai është i vetëdijshëm që përballë një furie SHBA-Izrael nuk ka fuqi për ta përballuar. Edhe reagimi i vendeve myslimane dhe arabe ka qenë shumë diplomatik dhe i ftohtë”, tha gazetari Metaj.

Duke folur në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm të Iranit në Moskë, ai u shpreh se Rusia nuk do të hyjë në një valle kaq të madhe dhe e vetmja ndihmë që mund t’i japë Rusia Iranit do të jetë strehimi i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.

“Vizita në xhaminë e ministrit të Jashtëm të Iranit më duket më shumë si një përpjekje për t’i gjetur një hotel të mirë liderit suprem iranian sesa një përpjekje për ta futur Rusinë në një valle shumë të madhe”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Irani është më i vetmuar se kurrë”, gazetari: Rusia nuk do përfshihet në konflikt appeared first on Euronews Albania.

Tre ditë izolim digjital, interneti në Iran do të rikthehet mbrëmjen e së shtunës

By: Besnik
21 June 2025 at 13:29

Lidhja e internetit e Iranit do të rikthehet në orën 20:00 sipas orës lokale (17:30 BST) të shtunën, raportojnë mediat shtetërore.

Kanë kaluar gati tre ditë që kur qeveria vendosi një mbyllje të internetit në të gjithë vendin, duke i shkëputur shumicën e 91 milionë banorëve të Iranit nga bota e jashtme.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë tani se sulmet kibernetike që shkaktuan ndërprerjen e internetit janë zmbrapsur.

Ndërprerja e internetit në Iran është përshkruar si “më e keqja” në historinë tashmë të trazuar të kontrollit të internetit të vendit.

Të enjten, Ghoncheh Habibiazad e BBC-së raportoi se interneti kishte qenë “shumë i paqëndrueshëm” në të gjithë Iranin, duke e bërë shumë të vështirë kontaktimin me miqtë dhe familjen.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre ditë izolim digjital, interneti në Iran do të rikthehet mbrëmjen e së shtunës appeared first on Euronews Albania.

Momenti i sulmit kur po udhëtonte me makinë, Izraeli eleminon komandantin iranian

By: Besnik
21 June 2025 at 10:45

Behnam Shahriyari, një zyrtar i lartë i Forcës Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), është vrarë në një sulm ajror izraelit gjatë natës në Iranin perëndimor, sipas ushtrisë izraelite.

Shahriyari drejtonte Njësinë 190 të Forcës Quds, e cila ishte përgjegjëse për transferimin klandestin të armëve te grupet e mbështetura nga Irani, përfshirë Hezbollahun në Liban, grupet palestineze në Gaza dhe rebelët Huthi në Jemen.

Ai u shënjestrua teksa po lëvizte me makinë, mbi 1,000 kilometra larg territorit të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kanë ndjekur prej vitesh aktivitetet e tij dhe kishin në shënjestër Shahriyarin që nga viti 2009.

“Si pjesë e rolit të tij, Shahriyari ishte përgjegjës për të gjitha transferimet e armëve nga regjimi iranian te përfaqësuesit e tij në të gjithë Lindjen e Mesme dhe punoi për vite me radhë për të armatosur organizata të ndryshme terroriste me qëllim që të çonte përpara drejtpërdrejt planin e regjimit iranian për shkatërrimin e Shtetit të Izraelit,” thuhet në deklaratën e IDF-së.

Sipas ushtrisë izraelite, ai ka punuar drejtpërdrejt me Hezbollahun, Hamasin dhe regjimin Huthi, duke furnizuar raketa që janë përdorur kundër Izraelit gjatë konflikteve të fundit. Përveç armëve, Shahriyari dyshohet se mbikëqyri edhe transferimin e qindra milionë dollarëve çdo vit drejt organizatave terroriste, përmes një rrjeti kompanish fasadë, këmbimoreve dhe korrierëve në Turqi dhe Liban.

IDF e cilëson eliminimin e tij si “një goditje të rëndë ndaj aftësisë së organizatave terroriste për t’u riarmatosur, pas humbjeve të mëdha që kanë pësuar gjatë luftës”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Momenti i sulmit kur po udhëtonte me makinë, Izraeli eleminon komandantin iranian appeared first on Euronews Albania.

Sulmet me raketa nga Irani, zjarr në taracën e një godine banimi në Holon

By: Besnik
21 June 2025 at 08:41

Një video e publikuar nga shërbimet kombëtare të emergjencës së Izraelit tregoi një ndërtesë në flakë në qytetin e Holonit, pranë qendrës tregtare Tel Aviv, pas sulmeve të fundit me raketa të Iranit në vend.

Shërbimet izraelite të zjarrfikësve dhe shpëtimit konfirmuan në një deklaratë në Telegram se po punonin për të shuar një zjarr në çatinë e një ndërtese trekatëshe në Gush Dan, zona më e gjerë metropolitane përreth Tel Avivit, që përfshin edhe Holonin. Deklarata nuk e specifikonte qytetin.

Zjarri u shkaktua nga shrapnel, pasi një raketë u interceptua, sipas deklaratës.

Agjencia e emergjencës Magen David Adom tha se nuk u raportuan të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet me raketa nga Irani, zjarr në taracën e një godine banimi në Holon appeared first on Euronews Albania.

Irani përjashton bisedime të reja bërthamore derisa të ndalen sulmet izraelite

By: Besnik
21 June 2025 at 08:30

Irani ka deklaruar se nuk do të rifillojë bisedimet mbi programin e tij bërthamor ndërsa është nën sulm, disa orë pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit paralajmëroi për një konflikt “të zgjatur” me Republikën Islamike.

Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi u takua të premten me diplomatë evropianë në Gjenevë, të cilët e kërkuan atë të ringjallë përpjekjet diplomatike me SHBA-në lidhur me programin bërthamor të vendit të tij.

Homologu i tij izraelit, Eyal Zamir, në një video-adresim tha se vendi i tij duhet të jetë gati për një “fushatë të zgjatur”.

Luftimet kanë vazhduar gjatë natës, me ushtrinë izraelite që ka njoftuar një valë të re sulmesh kundër vendeve të magazinimit dhe lëshimit të raketave iraniane, pasi Irani lëshoi raketa drejt Izraelit qendror.

Shpërthime u dëgjuan pranë Tel Avivit, me interceptime raketash të dukshme mbi qytetin e dytë më të madh të Izraelit. Raportet thonë se një ndërtesë u vu në flakë në Izraelin qendror nga shrapnelët që binin.

Ndërkohë, një 16-vjeçar u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në qytetin e Qom, në jug të Teheranit, raportuan mediat shtetërore iraniane herët të shtunën.

Ata raportuan se sulmet izraelite shënjestruan përsëri një strukturë bërthamore në qytetin e Isfahanit.

Imazhet satelitore zbulojnë dëme në uzinat kryesore bërthamore të Iranit.

Të premten, Araghchi tha se Irani ishte gati të merrte në konsideratë diplomacinë vetëm pasi të “ndalohej agresioni” i Izraelit.

Programi bërthamor i Iranit ishte paqësor, këmbënguli ai, dhe sulmet e Izraelit shkelën ligjin ndërkombëtar. Irani, shtoi ai, do të vazhdojë të “ushtrojë të drejtën e tij legjitime të vetëmbrojtjes”.

“E bëj të qartë si kristali se aftësitë mbrojtëse të Iranit janë të panegociueshme”, tha ai.

Araghchi do të marrë pjesë në një raund tjetër bisedimesh të shtunën në Stamboll, me përfaqësuesit e Lidhjes Arabe gjatë fundjavës.

Ambasadori i Izraelit në OKB akuzoi Iranin se ka një “axhendë gjenocidale” dhe se përbën një kërcënim të vazhdueshëm, duke shtuar se Izraeli nuk do të ndalojë së synuari objektet bërthamore derisa ato të “çmontohen”.

Në një intervistë me gazetën gjermane Bild, Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, tha se vendi i tij i kishte kthyer aftësitë bërthamore të Iranit me të paktën dy vjet prapa.

Ai shtoi se grevat do të vazhdojnë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani kishte një “maksimum” prej dy javësh për të shmangur sulmet e mundshme ajrore amerikane, duke sugjeruar se mund të merrte një vendim para afatit 14-ditor që vendosi të enjten.

“Po u jap atyre një periudhë kohore dhe do të thoja se dy javë do të ishin maksimumi,” u tha Trump gazetarëve.

Qëllimi, tha ai, ishte të “shihte nëse njerëzit do të vinin në vete apo jo”.

Presidenti amerikan gjithashtu i shpërfilli bisedimet e Gjenevës midis Araghchi-t dhe ministrave të jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe BE-ja.

“Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën,” tha Trump. “Ata duan të flasin me ne. Evropa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë.”

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha se SHBA-të kishin ofruar një “dritare të shkurtër kohore” për të zgjidhur krizën në Lindjen e Mesme, e cila ishte “e rrezikshme dhe vdekjeprurëse”.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, tha se ministrat e kishin ftuar ministrin iranian të “shqyrtonte negociatat me të gjitha palët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, pa pritur ndërprerjen e sulmeve”.

Barrot shtoi se nuk mund të ketë “asnjë zgjidhje përfundimtare me mjete ushtarake për problemin bërthamor të Iranit” dhe paralajmëroi se ishte “e rrezikshme të duash të imponosh një ndryshim regjimi” në Iran.

Izraeli u godit gjithashtu nga një raund i ri sulmesh iraniane të premten, me ushtrinë izraelite që raportoi një sulm me 20 raketa që synonin Haifën.

Një grua izraelite vdiq nga një atak në zemër, duke e çuar në 25 numrin e të vdekurve në Izrael që nga fillimi i konfliktit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin sulmuar vendet e magazinimit dhe lëshimit të raketave balistike në Iranin perëndimor.

Gjatë javës së kaluar, sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar objekte dhe armë ushtarake iraniane, si dhe kanë vrarë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit tha të dielën se të paktën 224 persona ishin vrarë, ndërsa një grup i të drejtave të njeriut, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, tha të premten se numri jozyrtar i të vdekurve ishte 657.

Izraeli nisi sulme ajrore në Iran më 13 qershor, duke çuar në disa raunde sulmesh iraniane me raketa dhe dronë ndaj Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani përjashton bisedime të reja bërthamore derisa të ndalen sulmet izraelite appeared first on Euronews Albania.

Sulmi ajror izraelit vret një 16-vjeçar, 4 të plagosur në ndërtesën e banimit në Qom

By: Besnik
21 June 2025 at 08:22

Një sulm ndaj një ndërtese banimi në qytetin qendror iranian të Qomit vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë të shtunën, sipas raportimeve nga mediat shtetërore.

Njëri nga të vrarët ishte një 16-vjeçar, sipas një deklarate nga Morteza Heydari, zëdhënës i Administratës Provinciale të Qomit, bërë për mediat iraniane.

Sulmi, i cili goditi katin e katërt të ndërtesës, u raportua menjëherë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin filluar një valë të re sulmesh në Iran.

Qyteti i shenjtë i Qomit është afër uzinës sekrete të pasurimit të karburantit Fordow të Iranit.

Në të njëjtën kohë, media gjysmëzyrtare Nour News raportoi se mbrojtjet ajrore ishin aktive mbi kryeqytetin Teheran, 130 kilometra në veri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi ajror izraelit vret një 16-vjeçar, 4 të plagosur në ndërtesën e banimit në Qom appeared first on Euronews Albania.

❌
❌