Normal view

Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati

7 August 2026 at 21:47

Një person është plagosur nga arma e zjarrit të premtën mbrëma në fshatin Banjë të Istogut.

I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personit të dyshuar.”, tha ai për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtëna me a*më në Banjë të Istogut, një person i plagosur – i dyshuari në arrati appeared first on Sinjali.

Lushaku-Sadriu: VV ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës

7 August 2026 at 21:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, i ka bërë ftesë publike Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e seancës konstituive gjatë ditës së sotme.

Lushaku-Sadriu, në një prononcim para mediave nga oborri i Kuvendit, tha se deputetët kanë obligim që ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i funksionalizojnë institucionet e vendit brenda afateve kushtetuese.

“Dola këtu për t’i bërë një ftesë publike subjektit më të madh të Kuvendit të Kosovës për ta thirrur seancën ose vazhdimin e seancës konstituive me qëllim që Kuvendi i Kosovës të konstituohet sonte, brenda afateve kushtetuese. Vërtetë është për keqardhje që sillet institucioni më i lartë legjislativ në vend në një pozitë të tillë ku sfidohet edhe kushtetutshmëria edhe funksionaliteti, pamundësohet puna e deputetëve për çka kemi marrë legjitimitet për të përfaqësuar qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës. Prandaj, është e papranueshme që konstituimi i Kuvendit të Kosovës të mos ndodhë sonte. Ne si deputetë të LDK-së jemi këtu dhe po presim ftesën që kurdo që thirret seanca të bëjmë konstituimin e Kuvendit dhe të fillojmë funksionalitetin e institucioneve. Pavarësisht marrëveshjeve politike, është obligimi ynë që t’i japim Kosovës institucione”, tha Lushaku-Sadriu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lushaku-Sadriu: VV ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës appeared first on Sinjali.

Dështon transferimi i Asllanit tek Leipzig, shkak testet mjekësore

7 August 2026 at 21:31

Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte negociuar dhe konsiderohej praktikisht e përfunduar.

Sipas Sky Sport Deutschland, transferimi është bllokuar për shkak të shqetësimeve mjekësore të evidentuara gjatë kontrolleve.

Raportohet se Leipzig dhe përfaqësuesit e Asllanit kishin negociuar të gjitha detajet e marrëveshjes. Sulmuesi shqiptar pritej të nënshkruante një kontratë afatgjatë me klubin gjerman, e cila do ta mbante atë në Leipzig deri në vitin 2031.

Marrëveshja parashikonte një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh. Megjithatë, pavarësisht dakordimit për kushtet, transferimi nuk do të realizohet.

Kontrollet mjekësore ndryshuan gjithçka në momentet e fundit, duke bërë që Leipzig të tërhiqej nga operacioni.

Si pasojë, Asllani nuk do t’i bashkohet klubit gjerman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dështon transferimi i Asllanit tek Leipzig, shkak testet mjekësore appeared first on Sinjali.

Trazira në burgjet e Sri Lankës, 3 të vdekur dhe 23 të plagosur

7 August 2026 at 21:24

Tre të burgosur humbën jetën dhe 23 të tjerë mbetën të plagosur pas një serie trazirash që shpërthyen në disa burgje të Sri Lankës, duke detyruar autoritetet të angazhojnë forca të shumta policore dhe njësi speciale për të rikthyer rendin.

Sipas ministrit të Sigurisë Publike, Ananda Uijepala, incidenti i parë ndodhi të enjten në mbrëmje në burgun Neu Magazine në kryeqytetin Colombo, ku rreth 40 të burgosur dolën nga qelitë e tyre. Gjatë ndërhyrjes së forcave të sigurisë, një i burgosur u vra. Të premten në mëngjes shpërtheu një tjetër revoltë në burgun e Kuruuita, rreth 80 kilometra larg kryeqytetit, ku humbën jetën edhe dy të burgosur të tjerë.

Ministri bëri të ditur se gjithsej 23 të burgosur u plagosën në të dyja incidentet dhe u dërguan për trajtim në spital. Ndërkohë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një protestë të të burgosurve edhe në burgun e hapur të Negombos, ku situata u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Autoritetet raportuan se gjatë trazirave shumë të burgosur u ngjitën mbi çatitë e objekteve ose dolën në hapësira të hapura, ndërsa policia dhe njësitë speciale punuan për t’i rikthyer ata në pavijonet përkatëse.

Sipas ministrit Uijepala, dhuna lidhet me përplasje mes grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës që ndodhen në burgje. Ai tha se qeveria po heton mundësinë që incidentet të kenë qenë të koordinuara dhe të organizuara, me qëllim destabilizimin e sistemit penitenciar.

Ngjarjet ndodhin vetëm një muaj pasi dhjetë punonjës të burgjeve dhe njëzet të burgosur humbën jetën gjatë përleshjeve në një burg në Negombo. Po ashtu, fundjavën e kaluar një tjetër i burgosur humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një revolte në burgun e Maharas.

Kriza në burgjet e Sri Lankës është përkeqësuar për shkak të mbipopullimit ekstrem. Aktualisht, mbi 39 mijë të burgosur mbahen në institucione me kapacitet prej vetëm 10 mijë vendesh. Organizatat për të drejtat e të burgosurve theksojnë se një pjesë e madhe e të ndaluarve janë persona në paraburgim për vepra të lidhura me narkotikët, ndërsa ligjet më të ashpra për lirimin me kusht kanë rritur ndjeshëm numrin e të burgosurve.

Për të përballuar krizën, qeveria e Sri Lankës planifikon ndryshime kushtetuese që do të zgjasin mandatin e gjyqtarëve të gjykatave të larta me dy vjet, me synimin për të përshpejtuar shqyrtimin e mbi një milion çështjeve gjyqësore të prapambetura dhe për të ulur mbipopullimin në burgje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trazira në burgjet e Sri Lankës, 3 të vdekur dhe 23 të plagosur appeared first on Sinjali.

Supertalenti i Juventusit i drejtohet Zhegrovës në shqip: Shqipe, shqipe – VIDEO

7 August 2026 at 21:15

Kerim Alajbegoviq është një nga talentet e mëdhenj të futbollit. 18-vjeçari u transferua më 2 gusht te Juventusi nga Bayer Leverkuseni, në një marrëveshje prej 32 milionë eurosh.

Në ndeshjen e mesjavës ndaj Chelseat, të cilën Juventusi e fitoi 1:0 falë supergolit të Edon Zhegrovës, Alajbegoviq nuk u aktivizua.

Megjithatë, talenti boshnjak iu bashkua festës së lojtarëve të Juventusit pas golit të Zhegrovës.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mënyra se si Alajbegoviq iu drejtua Zhegrovës gjatë festës.

“Shqipe, shqipe”, dëgjohet duke thënë Kerim Alajbegoviq.

Videon e këtij momenti e ka publikuar të premten mediumi boshnjak, “Klix”.

🗣 Alajbegovic: "SHQIPE, SHQIPE." 🇧🇦❤🇦🇱🇽🇰 pic.twitter.com/KOAu10da6n

— AlbanianScout (@albanianscout) August 6, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Supertalenti i Juventusit i drejtohet Zhegrovës në shqip: Shqipe, shqipe – VIDEO appeared first on Sinjali.

Nëntë produkte qumështi tërhiqen nga tregu

7 August 2026 at 21:09

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka nisur largimin nga tregu të nëntë produkteve të qumështit, të cilat, sipas gjetjeve, përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, përfshirë vaj palme dhe vaj kokosi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita” inspektimet ende janë duke vazhduar. Ky aksion është ndërmarrë me urdhrin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi, IQMT-ja ka nisur gjatë pasdites inspektime në marketet e kategorive B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve të përfshira nga ekspozimi dhe shitja.

Sipas njoftimit, produktet e kompanive “Drena” SHPK, “Bylmeti KS” SHPK, “Koral Dayri” SHPK, “Magic Ice Joint Stock” Sh.A., “Opatija Comerc” SHPK, Qumështorja “Aldi”, “Gexha” SHPK, “ABI” SHPK dhe “Natyra-G” SHPK duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu.

“Ndërkohë, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita”, procesi i inspektimit ende është në zhvillim”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, subjektet e përfshira në këtë masë janë urdhëruar të ndërpresin menjëherë përpunimin dhe paketimin e produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në vendim.

MINTI ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Kosovës. Sipas ministrisë, ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente do të ndërmerren veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi.

Sipas MINTI-t, këto masa synojnë mbrojtjen e konsumatorëve, garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëntë produkte qumështi tërhiqen nga tregu appeared first on Sinjali.

Trump: SHBA-ja nuk duhet të lejojë Kinën të dominojë në AI dhe kriptovaluta

7 August 2026 at 20:38

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja nuk duhet të lejojë Kinën të marrë epërsinë në fushën e inteligjencës artificiale (AI) dhe kriptovalutave, duke i cilësuar këto sektorë si vendimtarë për të ardhmen ekonomike dhe teknologjike.

Në një intervistë për Punchbowl News, Trump tha se nuk dëshiron që Kina të dominojë zhvillimin e inteligjencës artificiale apo përdorimin e kriptovalutave.

“Nuk duam ta shohim Kinën të marrë përsipër kriptovalutat. Nuk dua ta shoh Kinën të fitojë me AI”, tha ai.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA-ja aktualisht po udhëheq garën ndaj Kinës në fushën e AI, duke argumentuar se vendi që arrin të fitojë këtë garë do të ketë avantazhin më të madh global.

Sipas Trumpit, inteligjenca artificiale do të ketë një ndikim shumë më të madh sesa interneti, duke e cilësuar atë si një teknologji që do të tejkalojë çdo gjë të imagjinuar deri më sot.

Trump foli gjithashtu për rritjen e përdorimit të Bitcoin-it, duke vënë në dukje se gjithnjë e më shumë njerëz po kryejnë pagesa me kriptovaluta, ndërsa përdorimi i parasë së gatshme po zvogëlohet.

Ai shtoi se, nëse do të ishte guvernator i një shteti amerikan, do të ulte taksat për të tërhequr investime në qendrat e të dhënave, të cilat i konsideroi një burim të rëndësishëm të ardhurash dhe një element kyç në garën globale për AI.

“Nuk mund ta lejojmë Kinën të na mposhtë në këtë”, përfundoi Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: SHBA-ja nuk duhet të lejojë Kinën të dominojë në AI dhe kriptovaluta appeared first on Sinjali.

Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

7 August 2026 at 20:25

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sonte në orën 22:30, me qëllim që të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rendit kushtetues, duke thënë se veprimet e saj po krijojnë një precedent të rrezikshëm për vendin.

“Po shprehim kundërshtimin më të madh me atë që po i ndodh sonte demokracisë parlamentare. Është shkelje e rendit kushtetues nga partia që i ka fituar zgjedhjet, e cila me vendimet e saj po vendos një shembull që, pa asnjë dyshim, është rrezik për vendin. Qëllimi ka qenë bartja e fajit te opozita dhe marrja e tri pozitave nga VV-ja. Nuk do të lejojmë që rendi kushtetues të rrezikohet, që Kosova të bëhet parti-shtet”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, ka iniciuar kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme.

“Si grup parlamentar, në diskutim me grupet parlamentare, kemi një kërkesë për një seancë të jashtëzakonshme që të thirret sonte në orën 22:30, që ne të mblidhemi dhe të kërkojmë prej kryesuesit të seancës ta thërrasë seancën dhe sonte ta kryejmë konstituimin”, ka thënë Tahiri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aleanca kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30 appeared first on Sinjali.

Alarmi zgjati vetëm pak orë – 15-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Malishevë gjendet shëndoshë e mirë

7 August 2026 at 20:20

Ka marrë fund me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një vajze të mitur në Malishevë, e cila u gjet të nesërmen në gjendje të mirë shëndetësore.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj, B. K., rreth 42-vjeçar.

Sipas burimeve, babai kishte njoftuar Policinë se kontaktin e fundit me vajzën e kishte pasur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës 22:05, pranë furrës “Loriki” në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë.

Sipas deklarimit të tij, vajza i kishte thënë se do të dilte për një shëtitje në qytet, por më pas nuk ishte kthyer në shtëpi dhe familja kishte humbur çdo kontakt me të.

Për rastin ishte njoftuar Prokurori për të Mitur, i cili kishte urdhëruar inicimin e hetimeve për person të zhdukur.

Megjithatë, mëngjesin e 7 gushtit, rreth orës 08:55, babai është paraqitur në Stacionin Policor së bashku me vajzën.

Në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale, e mitura ka deklaruar se gjatë natës kishte qëndruar me dëshirën e saj te një shoqe në Malishevë dhe Suharekë, por nuk kishte pasur mundësi t’i njoftonte prindërit.

Pas intervistimit është konstatuar se vajza ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa më pas është kthyer pranë familjes së saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Alarmi zgjati vetëm pak orë – 15-vjeçarja e raportuar e zhdukur në Malishevë gjendet shëndoshë e mirë appeared first on Sinjali.

E rëndë: 22-vjeçari qëllon veten në kokë në oborrin e shtëpisë në lagjen Marigona – dërgohet me shenja jete në QKUK

7 August 2026 at 20:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Marigona, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.B., rreth 22-vjeçar

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku i riu dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar veten në kokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili e ka transportuar të riun me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, sipas informacionit të fundit të siguruar rreth orës 14:00, 22 vjeçari vazhdon të jetë me shenja jete, ndonëse në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po vazhdojnë përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Nëse ju ose dikush që njihni po përballet me mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje, kërkimi i ndihmës sa më herët nga familjarët, miqtë ose profesionistët e shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim vendimtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: 22-vjeçari qëllon veten në kokë në oborrin e shtëpisë në lagjen Marigona – dërgohet me shenja jete në QKUK appeared first on Sinjali.

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

7 August 2026 at 19:54

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të re kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ku ka shprehur moskuptimin e tij për refuzimin e këtij të fundit për t’u takuar.

Në letrën drejtuar Hamzës, Kurti i ka kërkuar PDK-së që të qëndrojë në sallë dhe të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Në këmbim të kësaj, Kurti ka ofruar sërish që PDK-së t’i takojë pozita e kryetarit të Kuvendit.

“E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/re duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj e i cili/a zgjedhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit. Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/re të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”, thuhet në letër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Rrahje brutale në HIB Petrol në Prishtinë – katër të rinj përfundojnë në ndalim, një i lënduar dërgohet në QKUK

7 August 2026 at 19:48

Një përleshje e dhunshme në një pompë derivatesh në Prishtinë ka përfunduar me lëndimin e rëndë të një personi dhe arrestimin e katër të rinjve, dy prej të cilëve shtetas gjermanë.

Sinjali mëson se të arrestuar janë Rinor Shala, rreth 22-vjeçar, Sinai Jakupi, rreth 21-vjeçar, Zorgan Asmari, rreth 22-vjeçar dhe Lukas Benito Nerk, rreth 22-vjeçar, ndërsa viktimë është B.K.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur me 6 gusht rreth orës 04:20në pompën e derivateve HIB Petrol, në rrugën Gjilan–Prishtinë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se B.K kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar fillimisht nga ekipi i Urgjencës dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, viktima nuk ka mundur të intervistohet, ndërsa deklarata janë marrë nga dëshmitarët E.H. dhe E. Xh.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka arrestuar katër të dyshuarit. Dy shtetasit gjermanë janë intervistuar në prani të përkthyesit dhe avokatëve mbrojtës, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa të katër janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të përleshjes janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Rrahje brutale në HIB Petrol në Prishtinë – katër të rinj përfundojnë në ndalim, një i lënduar dërgohet në QKUK appeared first on Sinjali.

Me elektroshok në brez, 49-vjeçari ndalet nga Policia në Fushë Kosovë

7 August 2026 at 19:41

Një 49-vjeçar ka përfunduar nën hetim pasi gjatë një kontrolli policor në Fushë Kosovë iu gjet një elektroshok, mjet që konsiderohet i ndaluar për posedim pa autorizim.

Sinjali mëson se i dyshuari është Edin Omerovic, rreth 49-vjeçar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit, rreth orës 19:45, në lagjen “Eliza”, në Fushë Kosovë, ku njësitë policore ndaluan për kontroll të dyshuarin.

Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur një elektroshok të markës “Power-200”, i cili është sekuestruar dhe deponuar në dhomën e provave të Stacionit Policor në Fushë Kosovë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas përfundimit të procedurave, Edin Omerovic është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Me elektroshok në brez, 49-vjeçari ndalet nga Policia në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin e madh antidrogë në Ferizaj – u kapën me marihuanë, hashash, kokainë, armë dhe 1,700 euro

7 August 2026 at 19:38

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në pranga kanë përfunduar Arbrin Halili, rreth 32-vjeçar, Florent Sahiti, rreth 27-vjeçar dhe Edi Sahiti, rreth 20-vjeçar, të cilët dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës.

Operacioni u zhvillua në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, pasi hetuesit kishin siguruar informacione operative se në afërsi të kafiterisë “Cap Bar” zhvillohej aktivitet i dyshuar për shpërndarje të narkotikëve.

Fillimisht u ndalua Arbrin Halili, tek i cili u gjet marihuanë. Më pas Policia bastisi dy shtëpi dhe lokalin e lidhur me Florent dhe Edi Sahitin.

Sipas burimeve, në momentin e hyrjes së Policisë, Edi Sahiti tentoi të zhdukte provat, duke hedhur nga dritarja e dhomës së tij dy qese me marihuanë, por veprimi u vërejt nga zyrtarët policorë, të cilët i sekuestruan menjëherë.

Gjatë aksionit u konfiskuan: 485.27 gram marihuanë, 181.7 gram hashash (“çokollatë”), 2.1 gram kokainë; 1,700 euro para të gatshme; një pistoletë me gaz me karikator dhe tri bombola gazi; dy peshore; dy grinderë për bluarjen e marihuanës; qese për paketim; tetë telefona celularë; si dhe pajisje të sistemit të kamerave.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë aksionit është kanosur edhe një zyrtar policor nga një anëtar i familjes së të dyshuarve, për çka pritet të iniciohet procedurë penale e veçantë.

Me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin e madh antidrogë në Ferizaj – u kapën me marihuanë, hashash, kokainë, armë dhe 1,700 euro appeared first on Sinjali.

Dy të vrarë në një sulm ukrainas në Krime

7 August 2026 at 19:28

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një sulmi ukrainas në Krimenë e pushtuar, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.

Agjencia ruse TASS ka raportuar se sulmi ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin Kerç, duke cituar kreun e vendosur nga Rusia në rajon, Sergey Aksyonov, raporton skynews – transmeton Sinjali.

Krimea ka qenë një objektiv i rregullt i sulmeve gjatë përpjekjeve mbrojtëse të Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy të vrarë në një sulm ukrainas në Krime appeared first on Sinjali.

Aksidenti në Gjilan, lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me veturë – Policia jep detaje

7 August 2026 at 19:20

Një motoçiklist ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku me një veturë, që ka ndodhur në rrugën “Haki Myderizi” në Gjilan.

Si pasojë e lëndimeve të lehta trupore, motoçiklisti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksidenti në Gjilan, lëndohet motoçiklisti pas përplasjes me veturë – Policia jep detaje appeared first on Sinjali.

LDK i bën thirrje VV-së ta ftojë seancën sonte: Të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja

7 August 2026 at 19:05

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të mbahet pas përfundimit të afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikatë të publikuar në rrjetin social Facebook, LDK i ka bërë thirrje subjektit të parë parlamentar që të mundësojë mbajtjen e seancës sonte dhe përmbylljen e procesit brenda afatit kushtetues.

“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LDK i bën thirrje VV-së ta ftojë seancën sonte: Të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja appeared first on Sinjali.

Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë

7 August 2026 at 18:49

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë vendim që shefi ekzekutiv i Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq, të shpallet person “non grata” në Republikën e Kosovës.

Sveçla ka bërë të ditur përmes një vendimi të publikuar në rrjetin social “Facebook” se masa ndaj Luçiqit është ndërmarrë pas deklaratave të tij publike, të cilat, sipas ministrit, cenojnë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se ndaj drejtuesit të Telekomit të Serbisë është vendosur ndalim i përhershëm i hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Askush nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës dhe nga këtu, të veprojë apo të deklarohet kundër rendit tonë kushtetues, sovranitetit dhe integritetit territorial. Nuk do të tolerojmë promovimin apo mbështetjen e politikave që cenojnë autoritetin e institucioneve tona dhe vënë në pikëpyetje shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, bazuar në deklaratat publike të shefit të Telekomit të Serbisë, Vladimir Lučić, kam marrë vendim që ai të shpallet person i padëshirueshëm (non grata) në Republikën e Kosovës, me ndalim të përhershëm të hyrjes, qëndrimit dhe kalimit transit në territorin e Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Institucionet tona do të vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë appeared first on Sinjali.

PDK: Kurti po vendos interesin partiak mbi Kushtetutën, s’do të qëndrojmë duarkryq

7 August 2026 at 18:33

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për atë që e cilëson si shkelje të rendit kushtetues nga Lëvizja Vetëvendosje, pas vendimit për të mos përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas PDK-së, Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, ndërsa ky afat, sipas tyre, përfundon sonte.

“Ky afat përfundon sonte. Në vend të respektimit të këtij detyrimi kushtetues, shumica parlamentare zgjodhi ta shpërfillë vendimin e Gjykatës dhe, përmes deputetit më të vjetër si kryesues i seancës solemne, e caktoi vazhdimin e seancës për nesër, pasi afati të ketë skaduar”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se e kundërshton këtë veprim, duke e cilësuar si precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor.

“Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton fuqishëm këtë veprim, i cili nuk është vetëm shkelje e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe një precedent i rrezikshëm për funksionimin e shtetit ligjor. Askush nuk mund ta vendosë veten mbi Kushtetutën dhe aq më pak ata që kanë detyrimin e parë ta mbrojnë dhe ta zbatojnë atë”.

PDK-ja ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se ka vendosur interesin partiak mbi atë shtetëror.

“Për fat të keq, edhe një herë po dëshmohet se Albin Kurti e ka vendosur vullnetin partiak mbi Kushtetutën e Republikës dhe interesin partiak mbi interesin shtetëror. Është për keqardhje që një subjekt politik, i cili ka marrë besim nga qytetarët për t’i krijuar institucionet e reja, po e mban peng Republikën e Kosovës për shkak të kalkulimeve të veta politike, duke e zvarritur krijimin e tyre dhe duke prodhuar pasiguri kushtetuese”, vijon reagimi.

Sipas partisë më të madhe opozitare, Kushtetuta është themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre zhvillimeve.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është çështje interpretimi politik, por themeli i rendit demokratik dhe juridik të shtetit. Prandaj, ashtu si në çdo rast kur është cenuar rendi kushtetues, edhe kësaj radhe PDK nuk do të qëndrojë duarkryq. Mbrojtja e Kushtetutës dhe e shtetit të së drejtës është detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj Republikës së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të ligjit. Nuk ka demokraci funksionale aty ku vullneti i një partie vendoset mbi Kushtetutën e Kosovës. Për fat të keq, sot Albin Kurti sërish zgjodhi pikërisht këtë rrugë”, thuhet në fund të reagimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK: Kurti po vendos interesin partiak mbi Kushtetutën, s’do të qëndrojmë duarkryq appeared first on Sinjali.

Belgjika do të dërgojë rreth 30 ushtarë në Groenlandë

7 August 2026 at 18:24

Belgjika do të dislokojë rreth 30 ushtarë në Groenlandë në fillim të shtatorit, si pjesë e misionit të ri të NATO-s “Arctic Sentry”, ka konfirmuar ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken.

Dislokimi do të përfshijë trupa nga Brigada e Parë, e vendosur në Leopoldsburg, si dhe pjesëtarë të Forcave Speciale belge.

Misioni synon të forcojë praninë e NATO-s në rajonin e Arktikut, përfshirë zonat përreth Groenlandës, Islandës dhe Oqeanit Arktik, në një kohë kur aleanca vlerëson se interesimi strategjik i Rusisë dhe Kinës për këtë rajon është në rritje.

Forcat belge do të angazhohen në aktivitete parandaluese dhe stërvitje ushtarake, përfshirë përdorimin e dronëve dhe testimin e sistemeve kundër dronëve. Sipas autoriteteve belge, territori i gjerë i Groenlandës ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e këtyre ushtrimeve.

Belgjika do ta udhëheqë këtë operacion së bashku me Kanadanë, Danimarkën, Francën, Finlandën, Holandën, Slloveninë dhe Suedinë.

Sipas transmetuesit belg VTM, aleanca synon të dërgojë një “mesazh të qartë” se NATO është “e aftë të sigurojë mbrojtjen e Arktikut dhe të ishullit strategjik”.

Ky vendim vjen në një periudhë tensionesh lidhur me Groenlandën, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur dëshirën e tij për blerjen e ishullit, duke e cilësuar kontrollin amerikan mbi të si një çështje historike dhe strategjike.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i ka kundërshtuar deklaratat e Trump, duke theksuar se Groenlanda “nuk është për shitje” dhe se vetëm populli i Groenlandës mund të vendosë për të ardhmen e ishullit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Belgjika do të dërgojë rreth 30 ushtarë në Groenlandë appeared first on Sinjali.

❌