Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 February 2026BoldNews

Punimet në aksin “Librazhd–Korçë”/ Ndalohet qarkullimi në këtë fashë orare, ja rruga alternative

By: Brisi
3 February 2026 at 14:59

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor […]

The post Punimet në aksin “Librazhd–Korçë”/ Ndalohet qarkullimi në këtë fashë orare, ja rruga alternative appeared first on BoldNews.al.

Dështon reforma territoriale e Ramës!

By: Ela
3 February 2026 at 14:51

Shqipëria ndërmori një dekadë më parë reformën më të thellë territoriale në Rajon, por më shumë se 10 vite nga zbatimi i saj një pjese e konsiderueshme nuk ka gjetur zbatim në terren. Një raport i ri i SIGMA-s pranë OECD-së dhe Bashkimit Europian vë në dukje se, pavarësisht reformës së thellë territoriale, pushteti vendor […]

The post Dështon reforma territoriale e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Tregtonin drogë në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT)

By: Brisi
3 February 2026 at 14:36

Nga Elton Qyno Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe kokainë në disa zona të qytetit, si Volorekë, Tushemisht, zona e ish-turizimit dhe vende të tjera. Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë që në […]

The post Tregtonin drogë në Pogradec/ Jepet pretenca për grupin kriminal, sa vite burg kërkon prokuroria (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Uji i pijshëm në Terovë e Pendavinj me erë të rëndë dhe ngjyrë, banorët ngrihen në protestë: Po helmohemi

By: Ela
3 February 2026 at 14:36

Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshëm ndaj këtë të martë dolën në protestë. Ata shprehen për mediat se uji ka erë të rëndë dhe ngjyrë të pazakontë. Sipas tyre uji që vjen në rubinete nuk mund të përdoret as për pastrim. […]

The post Uji i pijshëm në Terovë e Pendavinj me erë të rëndë dhe ngjyrë, banorët ngrihen në protestë: Po helmohemi appeared first on BoldNews.al.

Sinjalet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

By: Brisi
3 February 2026 at 14:29

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të merrte një vendim as këtë të martë, për ankimin e kryeministrit Edi Rama, për çështjen e Belinda Ballukut. Sipas raportimeve, mbledhja ne dhomë këshillimi nuk arriti të prodhonte një vendimmarrje duke e shtyrë sërish çështjen për një seancë tjetër. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja shtyn vendimin […]

The post Sinjalet e Ramës për Kushtetuesen/ Gjykata sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja appeared first on BoldNews.al.

Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari

By: Ela
3 February 2026 at 14:24

Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ushtrimit të kontrollit trupor në ambientet e dhomës së kontrollit, shtetasit S. P. iu gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e fshehur poshtë pjesëve intime. Nga verifikimet rezultoi […]

The post Vizitorit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime. Do ia jepte një të dënuari appeared first on BoldNews.al.

Përplasja mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Artan Hoxha tregon si nisi sherri: Do të ketë një ngjarje të tretë…

By: Ela
3 February 2026 at 14:15

Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më parë në Lezhë, ku u plagos gabimisht Sokol Daci. Në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka treguar se si ka nisur konflikti mes dy familjeve të njohura në Lezhë, ndërsa tha se ngjarja […]

The post Përplasja mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Artan Hoxha tregon si nisi sherri: Do të ketë një ngjarje të tretë… appeared first on BoldNews.al.

Ish-nëndrejtori i Hipotekës paraqitet në SPAK

By: Brisi
3 February 2026 at 14:03

Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha është paraqitur mesditën e kësaj të marte, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Enis Hoxha ka lidhje familjare me Arben Ahmetajn, konkretisht është kunati i ish-zëvendëskryeministrit. Vetë, Arben Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe […]

The post Ish-nëndrejtori i Hipotekës paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

By: Ela
3 February 2026 at 13:57

Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkaku, sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës, janë kushtet e përkeqësuara të motit që pritet të prekin gjirin e Vlorës dhe detin e hapur. Sipas parashikimit, në det do të fryjnë erëra të forta nga […]

The post Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sërish Gjykata Kushtetuese

By: Brisi
3 February 2026 at 13:53

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sërish mesditën e kësaj të marte lidhur me vendimin që pritet të japë për ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra. Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja mblidhet për Ballukun, ndërsa mbetet për tu parë nëse Gjykata do të dalë me […]

The post Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sërish Gjykata Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

“Ishim të veshur me uniformën e OFL-së”/ Henrik Hoxhaj zbërthen planin e vrasjes së vëllezërve Haxhia: Mora 35 mijë €…

By: Brisi
3 February 2026 at 12:58

Henrik Hoxhaj, i cili fillimisht kishte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, por që më pas iu hoq nga SPAK, ka vijuar me dëshminë e tij në GJKKO për krimet e kryera. Pasi tregoi për vrasjen e Dorian Shkozës,për të cilën tha se ishte porositur nga Nuredin Dumani për llogari të “Krymit”, Hoxha ka zbardhur edhe […]

The post “Ishim të veshur me uniformën e OFL-së”/ Henrik Hoxhaj zbërthen planin e vrasjes së vëllezërve Haxhia: Mora 35 mijë €… appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në Kuvend/ Berisha: Tentativë për të mbuluar skandalet e Lubisë! Krim monstruoz

By: Brisi
3 February 2026 at 12:41

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën për bllokimin e punës së prokurorisë, pas daljes nga seanca parlamentare, duke deklaruar se Kuvendi po pengon arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila sipas tij është nën akuzë nga SPAK. Në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit, Berisha tha se seancat po përdoren për të mbuluar atë që […]

The post Tensionet në Kuvend/ Berisha: Tentativë për të mbuluar skandalet e Lubisë! Krim monstruoz appeared first on BoldNews.al.

Rama çdo ditë çon një sinjal për Kushtetuesen

By: Ela
3 February 2026 at 12:35

Nga Boldnews.al Me syzet skeletkuqe, që vetë ai a ndonjë tjetër ia ka shtënë në mendjen e mbushur plot se i shkojnë dhe ngjan si “akademik politik”, kryeministri Edi Rama nisi një monolog të përhershëm. U ndal në kërkesën e shoqatave të gjyqtarëve që në referencë të ligjeve dhe VKM-së kërkojnë rritje page. “Jemi në […]

The post Rama çdo ditë çon një sinjal për Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

KQZ në Kosovë nuk miraton Listën Serbe/ BE: Në kundërshtim me Kushtetutën! Minon partneritetin

By: Brisi
3 February 2026 at 12:33

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. “BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje […]

The post KQZ në Kosovë nuk miraton Listën Serbe/ BE: Në kundërshtim me Kushtetutën! Minon partneritetin appeared first on BoldNews.al.

“Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

By: Ela
3 February 2026 at 12:19

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla i tha që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Balla tha se “në Shkodër menduam se do […]

The post “Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës appeared first on BoldNews.al.

KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive

By: Brisi
3 February 2026 at 12:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2026. Sipas tabelës, Partia Socialiste përfiton gati gjysmën e shumës, rreth 1.7 milion euro për këtë vit, ndjekur nga Partia Demokratike, e cila do të marrë rreth 800 mijë euro. Ndërkohë, për shkak të koalicionit me Sali Berishën, do të përfitojnë para nga […]

The post KQZ ndan fondet për vitin 2026/ Ja si do të ndahen 3.5 mln lekë mes partive appeared first on BoldNews.al.

Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë/ Si paraqitet gjendja e berber “Colit”, autorët ende në arrati

By: Brisi
3 February 2026 at 12:10

Sokol Daci, berberi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri nga atentati i regjistruar tre ditë më parë në berberhanen e tij në Rrilë të Lezhës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u qëllua me tre plumba, ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore së fundmi raportohet e […]

The post Mbeti i plagosur nga atentati në Lezhë/ Si paraqitet gjendja e berber “Colit”, autorët ende në arrati appeared first on BoldNews.al.

Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren

By: Ela
3 February 2026 at 12:10

Kryedemokrati Sali Berisha kërkoi në Kuvend t’i përgjigjej Toni Gogut, por nuk u lejua, ndërkohë deputetët demokratë bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos për pak momente. Për shpërndarjen e tyre ndërhyri garda, më pas kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën Berishës për procedurë. Berisha mori fjalën ku iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur […]

The post Berishës nuk i japin fjalën për replikë, deputetët e PD bllokojnë foltoren appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të heq përgjuesin e policisë në banesën e Erjon Llapushit, e pëson keq dedektivja private

By: Ela
3 February 2026 at 12:02

Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec. Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr. Një person tjetër i […]

The post Tentoi të heq përgjuesin e policisë në banesën e Erjon Llapushit, e pëson keq dedektivja private appeared first on BoldNews.al.

“Parlamenti po bën grusht shteti”/ Berisha: Parzmore e vjedhjes së Belinda Ballukut!

By: Brisi
3 February 2026 at 11:53

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka folur këtë të martë në Kuvend, në lidhje me arrestimin e Belinda Ballukut dhe zvarritjen e procesit ndaj saj. Nga foltorja e Kuvendit, Berish deklaroi se parlamenti po kryen grusht shteti, pasi Këshilli i Mandateve me urdhër të socialistëve, nuk shqyrton kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e […]

The post “Parlamenti po bën grusht shteti”/ Berisha: Parzmore e vjedhjes së Belinda Ballukut! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌