Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025FaxWeb

736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln €

By: Fax Web
26 December 2025 at 13:07

Xhenila Tamizi, një juriste e kompanisë “Soft & Solution”, rezulton të jetë pronare e disa pasurive që SPAK dyshon se zotëruesi i vërtetë i tyre është biznesmeni i teknologjisë elektronike, Ermal Beqiri.

Ndaj Beqirit dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, tashmë SPAK ka nisur një hetim pasurur me qëllim zbulimin e pasurive që dyshohet se janë ndërtuar nga burime të paligjshme.

Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjtra në muaj.

Por pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi disa pasuri, si apartamente dhe një Jaht të markës “Pretador 50 sky fall” që përllogaritet në 950 mijë dollarë.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera në sistemin e targave dhe automjeteve në emër të Xhenila Tamizit,deri në vitin 2021 nuk rezultonte i rregistruar asnjë mjet lundrues dhe asnjë mjet transporti tjetër.

Hetimet ndaj këtij rasti kanë përfshirë të gjithë punonjësit e kompanisë së Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, me shpresën e gjetjes së pasurive që dyshohet si të fshehura.

Ndërkohë SPAK dhe prokuroria e Tiranës, janë duke kryer veprime hetimore lidhur me zyrtarët përgjegjës që nuk mundën të sigurojnë koleksionin prej 900 shishe vere e vere të cilësisë së lartë, që u zhduk nga banesa e Ergys Agasit, e cila ndodhet në kompleksin “Panto Resort”.

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë.

Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat./ Enton Qyno

Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, fëmija i prekur është i pavaksinuar

By: Fax Web
26 December 2025 at 13:01

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të fruthit në Shqipëri. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital.

Rasti i tij është ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dhe është hetuar epidemiologjikisht. Rasti është i izoluar dhe deri më tani nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

Aktualisht, fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive ndërsa raportohet se nuk ka ardhur nga jashtë shtetit.

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Mazhoranca po bllokon procesin

By: Fax Web
26 December 2025 at 12:07

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrën sot në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sërish refuzon që të thërrasë pjesën tjetër, të bëjë veprimet e tij të domosdoshme të kërkuara nga ligji, duke bllokuar një proces shumë të rëndësishëm kushtetues të parlamentit të Shqipërisë, për heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtësisë në hetimin e kësaj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë në dispozicion që kjo mbledhje e thirrur rregullisht të jetë funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derën”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida! Presidenti ukrainas: Mund të vendoset shumë përpara fundivitit

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:42

Dy Presidentët, ai ukrainas dhe amerikan pritet të takohen në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago. Këtë e njoftoi agjencia Axios, ndërsa më herët ishte vetë Zelensky që dha sinjalet se do të kishte një takim me Presidentin e SHBA.

Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymir Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, bisedoi me ato ruse dhe ukrainase. Sot Presidenti ukrainas teksa dha sinjale për një takim të afërt me Trump, tha se shumë mund të vendoset përpara fundvitit.

Zelensky, pasi u informua nga delegacioni i tij për rezultatet e bisedimeve la të hapur mundësinë e një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit të tij. Ndërkohë, rusët ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta pas bisedimeve në Miami fundjavën e kaluar. Putin kërkon tërheqjen e Ukrainës nga rajonet lindore ndërsa këtë të premte, sipas Kommersant, ai ka zhvilluar një takim më sipërmarrës të cilëve u ka folur për centralin bërthamor të Zaporizhias, një nga temat e diskutuara nga delegacionet. Kjo sipas Putin është ende një temë e hapur mes rusëve dhe amerikanëve. Sipas planit të propozuar për bisedimet e paqe, Centrali Bërthamor i Zaporizhias, që është më i Madhi në Evropë, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia.

Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:38

Ndaj Syrja Begaj rëndon vepra penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, uniformat blu kanë arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj.

Ndaj këtij të fundit rëndon vepra penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë i mituri Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Paraprakisht bëhet me dije se mjeti që drejtohej nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku humbi jetën shtetasi O. M., ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.

Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

Në 2026 – tha Berisha- futemi si misionarë për të përmbushur diktaturën e dytë në Shqipëri.

“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinëtë përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.

 

 

Gjermania lëshoi mbi 100 mijë viza për emigrantët gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:33

Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin,  këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

Në korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar për dy vjet për personat me status mbrojtjeje të kufizuar – ndryshe nga refugjatët e njohur. Vetëm në “raste të vështira” atyre u lejohet ende të sjellin bashkëshortët/et e tyre, fëmijët e mitur si edhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, prindërit e tyre në Gjermani.

Vengu: Ligji i ri për statusin e ushtarakut garanton më shumë siguri për FA

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:29

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e qendrës së re operacionale.

Në takim me ushtarakët e këtij batalioni, Vengu shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre, duke i cilësuar “një vlerë e shtuar për zonën dhe një element kyç i sigurisë për komunitetin”.

Duke u ndalur te ngritja e qendrës së re operacionale, Vengu theksoi se ajo do të shërbejë
për përgatitjen dhe trajnimin e efektivëve, si dhe për forcimin e mbështetjes në emergjencat civile të zonës.

Reparti i ri në Mollzë, sipas ministrit, do të ofrojë kushte shumë më dinjitoze edhe një operacionalitet të plotë.

Vengu siguroi ushtarakët se qeveria do të vijojë mbështetjen për FA, si nga pikëpamja e buxheteve, pagave, por edhe përfitimeve për familjet e tyre.

“Ligji i ri i statutit të ushtarakut përforcon statusin dhe ju jep edhe shumë siguri në këtë profesion. Nga ana tjetër do të bëjmë të mundur që të përfshiheni edhe në misione, sepse e di që kjo është një kërkesë e hershme e juaja”, tha ministri Vengu.

Vengu theksoi se një pjesë e trupave të këtij batalioni janë stërvitur në Gjermani.

“Ndërkohë, rotacioni i radhës në 2026-n do t’ju gjejë të përfshirë në të gjitha misionet që kemi në zonat e interesit të NATO-s dhe Bashkimit Europian. Jam shumë mirënjohës për atë që bëni, angazhimin dhe mbështetjen që i jepni komunitetit të Burrelit”, tha Vengu.

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:11

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale.

Hetuesit kanë zbuluar një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-së. Nga verifikimi rezulton se një shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin në dokumentet e zotërimit të mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, që sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

Hetimet e SPAK-ut po përqëndrohen edhe në prona të tjera të fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janë përqëndruar në Tiranë, në sektorin e ndërtimit dhe në prona të paluajtshme në disa vende të Shqipërisë. Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat.

Vera e zhdukur nga kantina e Agasit/ Gjurmët e BKH çojnë në “Equos Resort”, ku u gjetën 900 shishe luksi

By: Fax Web
26 December 2025 at 11:02

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatë kontrolleve për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lëshuar nga Gjykata e Posaçme më 15 dhjetor. Hetuesit e BKH-së vlerësuan gjithsesi se koleksioni i verës nuk bënte pjesë në kompetencën lëndore të Strukturës së Posaçme dhe njoftuan Drejtorinë e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave që të kryente procedurat përkatëse për mallrat e futura kontrabandë.

“Kemi ndjekur praktikën e rasteve të ngjashme, pasi kur konstatohet një vepër penale e dyshuar që nuk është kompetencë e Strukturës së Posaçme, njoftohen institucionet kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme,” tha një burim i SPAK në kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove. Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore. Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për katër vepra penale ndaj Eno Agasit, ndërkohë që gjykata ka caktuar ndaj tij masën e “arrestit me burg” në mungesë. Ai po hetohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, zhdukja e verës ka qenë e mirëorganizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar që autorët të jenë kujdesur të zhdukin edhe gjurmët. Autorët kanë zhdukur gjithashtu të gjitha kamerat e sigurisë që gjendeshin në “Equos Resort” si dhe ato që e lidhnin resortin me autostradën Tiranë-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk është zotëruar për konsum, por ka qenë një koleksion i krijuar për investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund të jetë përdorur në vend të shkëmbimeve valutore,” tha një burim në afërsi të hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme/BIRN

Aksident i rëndë në unazën e qytetit të Lushnjës

By: Fax Web
26 December 2025 at 10:34

Aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj.

NBA/ Jokic i shkëlqyer me 56 pikë, Denver mposht Minnesotën! Durant dominon përballjen me LeBron James

By: Fax Web
26 December 2025 at 10:31

Jokic pati performancën e tij të tretë më të mirë në histori të Krishtlindjeve me 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste. Houston mposhti Lakers.

SHBA – Nuk ka Krishtlindje pa NBA dhe Krishtlindjet e këtij viti nuk zhgënjyen. Një performancë historike nga Jokic, i cili shënoi 56 pikë, 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste, për t’i dhënë Denverit një fitore në kohën shtesë ndaj Timberwolves të Edwards.

Performanca e serbit është e treta më e mirë individuale në Ditën e Krishtlindjeve (para tij, 60 pikët e King dhe 59 e Chamberlain).

Kevin Durant dominoi përballjen me LeBron James dhe Houston ‘shkatërroi’ Lakers pas shtesës me rezultatin 142-138. 25 pikët e Luka Doncic dhe 18 të LeBron nuk mundën t’i jepnin fitoren vendasve

Dyshja Amen Thompson dhe Kevin Durant shënuan 51 pikë së bashku, duke e dërguar Denverin drejt një suksesi të madh në një ditë të shënuar.

Rezultatet në NBA:

LA Lakers 96 – 119 Houston Rockets

Denver Nuggets 142 – 138 Minnesota Timberwolves

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

By: Fax Web
26 December 2025 at 10:10

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.”, sqaron policia.

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:46

Pjesa më e madhe e Kalifornisë është përfshirë nga stuhitë e fuqishme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu. Deri mbrëmjen e Krishtlindjes, zyrtarët lokalë konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Stuhitë, kanë sjellë rreth 27 centimetra shi në disa zona të konteut të Los Angeles-it. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët kryesore dhe të nisin evakuimet e banorëve. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom-i, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën për disa zona jugore të shtetit.
Ngjarjet tragjike u shënuan në zona të ndryshme. Në San Diego, një 64-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrezuar.

Në Redding, një 74-vjeçar vdiq brenda mjetit të tij që u përmbyt nga uji, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta shpëtuar. Në kontenë Mendocino, një grua rreth të 70-ave u mor nga një valë e fuqishme teksa ndodhej në bregdet dhe humbi jetën në oqean.

Rreth 100 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike deri mbrëmjen e së enjtes. Shpejtësia e erës në disa zona i kaloi 160 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryebashkiakja e Los Angeles-it, Karen Bass-i, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes maksimal.
“Ju lutem, mos e merrni lehtë këtë stuhi. Nëse duhet të udhëtoni patjetër, tregoni kujdes ekstrem në rrugë“, tha ajo.

Sipas raportimeve të CBS News-it, ky mot ekstrem u shkaktua nga disa “lumenj atmosferikë” (masa të mëdha lagështie që vijnë nga tropiku). Situata u rëndua edhe më shumë në zonat që ishin djegur nga zjarret e janarit, pasi toka pa bimësi nuk arriti ta thithte ujin, duke shkaktuar rrëshqitje dheu.

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet aksi Boboshticë-Dardhë

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:43

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

 

SHBA-të kryejnë sulme vdekjeprurëse kundër ISIS në Nigeri,Trump: Ata kanë vrarë krishterë të pafajshëm

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:20

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-të nisën një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Nigerinë veriperëndimore.

Udhëheqësi amerikan e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh”, duke e akuzuar grupin për “shënjestërimin dhe vrasjen mizore, kryesisht, të të krishterëve të pafajshëm”.

Trump tha se ushtria amerikane “ekzekutoi sulme të shumta perfekte”, ndërsa Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) raportoi më vonë se sulmi i së enjtes u krye në koordinim me Nigerinë në Sokoto.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump theksoi se “nën udhëheqjen time, vendi ynë nuk do të lejojë që terrorizmi radikal islamik të lulëzojë”.

Në nëntor, Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të përgatitej për veprime në Nigeri për të luftuar grupet militante islamike. Ai nuk tha në atë kohë se për cilat vrasje po i referohej – por pretendimet për një gjenocid kundër të krishterëve të Nigerisë kanë qarkulluar muajt e fundit në disa qarqe të krahut të djathtë në SHBA.

Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha të enjten se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e qeverisë nigeriane”.

Ministria e jashtme nigeriane tha në një deklaratë se autoritetet e vendit “mbeten të angazhuara në bashkëpunim të strukturuar të sigurisë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në adresimin e kërcënimit të vazhdueshëm të ekstremizmit terrorist dhe të dhunshëm”.

Sipas organizatave kundër dhunës thuhet se nuk ka prova që sugjerojnë se të krishterët po vriten më shumë sesa myslimanët në Nigeri, e cila është e ndarë përafërsisht në mënyrë të barabartë midis predikuesve të dy feve.

Javën e kaluar, SHBA-të kryen një “sulm masiv” kundër ISIS-it në Siri. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se avionët luftarakë, helikopterët sulmues dhe artileria “goditën më shumë se 70 objektiva në vende të shumta në të gjithë Sirinë qendrore”. Në sulm u përfshinë edhe avionë nga Jordania.

Atmosferë festive nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në kryeqytet

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:18

Festat e fundvitit kanë sjellë një atmosferë festive edhe në shkollat e vendit, duke i “veshur” me ngjyra dhe gjallëri përmes programeve artistike me këngë dhe kërcime.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale performancën e realizuar nga nxënësit e shkollës “Gustav Mayer” në Tiranë me rastin e festave.

“Atmosferë festive nga oborri i shkollës “Gustav Mayer”, me meloditë e fundvitit përmes programit Art dhe Zeje, si një kartolinë urimi”, shkruan Rama.

Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.

Aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste në prag të ndërrimit të viteve.

Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat

By: Fax Web
26 December 2025 at 09:15

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, njoftoi sot policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Greqia është “paralizuar” prej katër javësh nga protestat e fermerëve, të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

Yesterday — 25 December 2025FaxWeb

VIDEO/ Aksident fatal te “Kryqëzimi i Cakranit”! Përplasen dy makina, humb jetën 16-vjeçari

By: Fax Web
25 December 2025 at 20:34

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.

Dy automjete njëra tip “Benz” dhe tjetra “Peugeot” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i njërit prej mjeteve 16- vjeçari me iniciale O.M.

Makina e viktimës është përplasur me mjetin me drejtues S. B., 30 vjeç.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti që drejtohej nga i mituri i ka prerë rrugën automjetit tip “Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte në autostradë nga Cakrani.

Njoftim i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sa festa zyrtare do të ketë në 2026-ën? Publikohet kalendari

By: Fax Web
25 December 2025 at 20:19

Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij.

Çdo vend ka kalendarin e vet të festimeve, ku përfshihen si festa me karakter botëror, ashtu edhe festa unike kombëtare.

Por sa ditë festash zyrtare gëzon Shqipëria?

Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, vendi ynë ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetor, të shpallet ditë pushimi për administratën publike.

Po sa ditë pushimi priten në vitin 2026?

Referuar kalendarit të festave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe për vitin e ardhshëm parashikohen po ashtu 15 ditë feste zyrtare.

Një analizë e “Scan Intel”, referuar kalendarit të festave zyrtare për vitin 2026, tregon se nga totali i festave, 6 prej tyre i përkasin festave fetare, ndërsa 9 janë festa jo fetare.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total.

Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike.

Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.

Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi.

❌
❌