Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 January 2026Reporter

Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit

16 January 2026 at 18:30

Policia e Durrësit njoftoi të premten arrestimin e drejtorit të pezulluar të burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” lidhur me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit. Po ashtu, është ekzekutuar dhe vendimi tjetër i Gjykatës së Durrësit, për vendosjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj doktoreshës […]

The post Arrestohet drejtori i burgut të Durrësit pas arratisjes së Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti

16 January 2026 at 16:07

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë parashtrimeve të premten më 16 janar, shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Ashtu si Ballhysa, edhe Braho u shpreh se gjetjet lidhur me veprimet e subjektit, e vendosin […]

The post KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Gentian Hamiti appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel

15 January 2026 at 21:18

Gjykata e Lartë vendosi të enjten, më 15 janar, prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me çështjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Vendimi erdhi pas rekursit të ushtruar nga […]

The post Gjykata e Lartë rikthen çështjen Zarka për rishqyrtim në Apel appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Ornela Rrumbullaku

15 January 2026 at 18:00

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 15 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Tiranës, Ornela Rrumbullaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë, Sokol Çomo, Ina Rama e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Ornela Rrumbullaku appeared first on Reporter.al.

Afera e sterilizimit, gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt

15 January 2026 at 17:55

Ilir Beqaj fitoi edhe dy javë e gjysmë kohë në gjykimin e çështjes penale për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, edhe këtë herë pranoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të […]

The post Afera e sterilizimit, gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt appeared first on Reporter.al.

KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

15 January 2026 at 17:48

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 15 janar vendimin për pushimin e shqyrtimit të çështjes së vetingut për prokurorin e Tiranës, Enklid Gjini, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi vendimarrja e Komisionit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë nga trupi gjukues i Kolegjit, i […]

The post KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini appeared first on Reporter.al.

Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri

15 January 2026 at 15:41

Ngrirja e vizave të emigracionit për 75 vende nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat politik në Shqipëri, me opozitën që fajëson qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Të enjten, ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali hodhi poshtë pretendimet e opozitës se lëvizja e Shteteve të Bashkuara ishte një përgjigje ndaj politikave të Ramës. “Vendimi i […]

The post Ngrirja e vizave nga Trump shoqërohet me akuza në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

15 January 2026 at 15:05

Në një takim zyrtar mbi Grupin e Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria – të organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, mbështetur nga Bashkimi Europian, përfaqësues të Policisë së Shtetit, si edhe të European Movement Albania (EMA), diskutuan mbi rëndësinë kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve në internet. Drejtuesja pranë Sektorit […]

The post Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon në gjyq tre të akuzuarit për sulmin kibernetik

15 January 2026 at 13:52

SPAK njoftoi të enjten më 15 janar përfundimin e hetimeve për sulmin kibernetik të kryer ndaj kësaj prokurorie në mars të vitit të kaluar, kur të dhëna të disa çështjeve ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që ishin nën hetim, u kopjuan përmes hakerimit dhe u shpërndanë dhjetra personave, duke dëmtuar ecurinë e hetimeve. SPAK […]

The post SPAK dërgon në gjyq tre të akuzuarit për sulmin kibernetik appeared first on Reporter.al.

Letër nga Brukseli: Një erë e ftohtë fryn nga Amerika e Trump-it

15 January 2026 at 13:47

Ftohtë! Kjo është fjala për këtë sezon festash këtu në Bruksel — dhe jo vetëm jashtë. I ftohti ka filluar të ndihet edhe nga përtej Atlantikut, që kur Uashingtoni nisi të dërgojë sinjale të çuditshme lidhur me Groenlandën. Do të mendonit se lajmi i një ishulli të largët dhe të akullt nuk do t’i rriste […]

The post Letër nga Brukseli: Një erë e ftohtë fryn nga Amerika e Trump-it appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Petref Asllani

15 January 2026 at 11:45

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 14 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Petref Asllani. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Sokol Çomo, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Petref Asllani appeared first on Reporter.al.

Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

15 January 2026 at 08:40

Kryeministri Edi Rama përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala në profilin e saj në Facebook për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе. Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, […]

The post Rama sulmon gazetarët për të shmangur llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Tonin Sterkaj

14 January 2026 at 15:49

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi të mërkurën, më 14 janar, lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Tonin Sterkaj appeared first on Reporter.al.

Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit

14 January 2026 at 13:58

Hetimet e para pas arratisjes të martën, 13 janar, nga Spitali Rajonal i Durrësit, së Altin Ndocit, kanë gjetur shkelje të rregullores së shoqërimit dhe normat e sigurisë së oficerëve përgjegjës të Policisë së Burgjeve. Në lidhje me ngjarjen janë ndaluar 8 persona, përfshirë drejtues dhe punonjës të sigurisë së burgut, të cilët akuzohen për […]

The post Tetë të arrestuar pas arratisjes nga spitali të Altin Ndocit appeared first on Reporter.al.

“Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë

14 January 2026 at 11:39

Ndoci, një pronar restoranti 60-vjeçar në veri të Shqipërisë, krenohet që bën gjithçka sipas ligjit, paguan faturat në kohë dhe mban punonjësit e tatimeve të kënaqur. Prandaj, kur Partia Socialiste në pushtet njoftoi vitin e kaluar se do të falë borxhet tatimore të bizneseve më të vjetra se një dekadë, Ndoci e pa këtë si […]

The post “Paqja fiskale”: Amnistia shqiptare për bizneset konsiderohet e pabarabartë dhe e paqartë appeared first on Reporter.al.

Dy të pandehur për shit-blerjen e një vote deklarohen fajtorë

13 January 2026 at 16:57

Gjykata e Posaçme vendosi të martën më 13 janar deklarimin fajtor për korrupsion në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, babanë e kandidates për deputete të Partisë Socialdemokrate në Fier, Limonera Bozhës, si dhe të një qytetari që u akuzua se mori ryshfet në këmbim të votës. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena […]

The post Dy të pandehur për shit-blerjen e një vote deklarohen fajtorë appeared first on Reporter.al.

Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

13 January 2026 at 16:42

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit […]

The post Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit appeared first on Reporter.al.

❌
❌