Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Lajme Kosove

Detaje nga rasti tragjik në Pejë: Të rinjtë kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e djeshme, prej asaj kohe s’ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda

30 December 2025 at 16:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Pejë, ku dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda një vile në rrugën “KFOR”.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:10, kur Policia ka pranuar informatën se në vilat nr. 03 ndodheshin një mashkull dhe një femër, të moshës rreth 20 deri në 25 vjeç, të cilët sipas informacioneve fillestare kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e 29.12.2025, por prej asaj kohe nuk ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda.

Pas daljes së patrullave policore në vendin e ngjarjes dhe kontrollit të objektit, është konstatuar se të dy personat ndodheshin pa shenja jete. Njësia e Emergjencës, e cila ka dalë në vendngjarje, ka konfirmuar vdekjen e tyre.

Menjëherë janë njoftuar njësia e hetimeve dhe krimteknika e Stacionit Policor në Pejë, të cilët ndodhen në lokacion dhe kanë nisur procedurat hetimore. Po ashtu, është kërkuar edhe dalja e Njësisë së Hetimeve të DRP Pejë për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Për momentin, identiteti i viktimave dhe rrethanat e sakta të vdekjes së tyre mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Gazeta Sinjali do të vijojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje të rëndë, sapo të konfirmohen informacione shtesë nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje nga rasti tragjik në Pejë: Të rinjtë kishin hyrë në vilë që nga mbrëmja e djeshme, prej asaj kohe s’ishte dëgjuar asnjë zë nga brenda appeared first on Sinjali.

Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës

30 December 2025 at 16:47

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, iu drejtua liderëve botërorë me një thirrje të fuqishme përpara Vitit të Ri, duke kërkuar që prioritetet globale të drejtohen drejt luftës kundër varfërisë dhe jo në rritjen e shpenzimeve ushtarake. Guterres theksoi se bota është përballur me një nivel konflikti që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.”

Ky është një pasqyrë e frikshme e shpenzimeve globale, e cila tregon një tendencë shqetësuese të rritjes së investimeve në luftëra, ndërkohë që ndihma për zhvillim dhe mundësitë për të luftuar varfërinë mbeten të pamjaftueshme. Guterres theksoi se prioritetet e botës duhet të ndryshojnë. Ai kërkoi që të investohet më shumë në sigurinë njerëzore dhe më pak në armatimin ushtarak.

Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë,” shprehet Guterres.

Apeli i tij ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai i kërkoi liderëve botërorë të marrin situatën seriozisht dhe të vendosin për njerëzit dhe planetin, duke e vënë paqen dhe drejtësinë në krye të axhendave të tyre politike.

Merreni situatën seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen,” shtoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Guterres paralajmëron liderët botërorë: Merreni seriozisht rrezikun e luftës appeared first on Sinjali.

Ngritet aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

30 December 2025 at 16:39

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Të pandehurit O.S.,R. M., K.J., G. R., Zh.T. (Ž.T.), B. J., M. L., R. M., D. DJ., B.M., D. J., M.Sh. (M. Š.), D. A., S. V. , B. M., Z. S., M. J., G. P., D. N., Ç.A. (Č. A.) dhe Z. J., akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore serbe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes, kanë vrarë 42 civilë.

“Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ’243 të Mekanizuar’, Armatës së III-të, e njohur si ’Korpusi i Prishtinës’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”.

“Të pandehurit fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga vendet e quajtura ’Pishat, ’Gështenjat dhe ‘Çesta. Më pas, nga distanca e granatuan fshatin me mjetet ushtarake, kontrolluan shtëpi më shtëpi, dhe ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët, ku i detyruan të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i ekzekutuan”, u tha në njoftimin e PSRK-së.

Sipas hetimeve, thuhet se është vërtetuar se të pandehurit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj civilëve, duke i rrahur me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

PSRK thotë se rreth 20.000 civilë të fshatrave Reçak, Topill, Petrovë, Kraisht, Mullapolc, Dremjak ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale, bazuar në Kodin e Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ngritet aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut appeared first on Sinjali.

Rama: Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara e dronë luftarakë

30 December 2025 at 16:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi do të nisë prodhimin e mjeteve të blinduara dhe dronëve luftarakë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë.

Në konferencën e fundvitit, Rama ka thënë se Shqipëria synon të arrijë mesataren e shteteve të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare për mbrojtjen.

Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij viti Shqipëria është pajisur me sistem raketor Javelin, tri anije patrulluese nga Italia, si dhe radarë të vëzhgimit ajror në kuadër të bashkëpunimit me Francën.

“Ajo që mbetet ambicia kryesore, Shqipëria si vend prodhues kapacitetesh ushtarake që jo vetëm t’i përdorë këto kapacitete për nevojat e veta, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake dhe prandaj ky vit është vit historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes ‘Made in Albania’”, ka thënë Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka krijuar kompani shtetërore që kanë nënshkruar partneritete me kompani vendase dhe të huaja për prodhimin e municioneve, ndërsa në këto kontrata përfshihen edhe prodhime të autoambulancave dhe mjeteve të patrullimit policor.

“Do të prodhojmë dronët luftarakë dhe do të prodhojmë dhe sistemet anti-dronë dhe porositë e para janë kryer, ndërkohë që 6-mujorin e parë të 2026-tës do të shihni me siguri dhe produktet e para, ndërkohë që ne e vazhdojmë punën për të realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe industrinë ajrore”, ka theksuar Rama.

Në fund, kryeministri ka deklaruar se Shqipëria sot renditet ndër vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.

.Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama: Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara e dronë luftarakë appeared first on Sinjali.

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh

30 December 2025 at 16:29

Është ekstraduar një shtetas shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë këtë të martë ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në njoftim thuhet se ky ekstradim u realizua nëpërmjet Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Kultivim i narkotikëve dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës, që do të vazhdojnë me procedurat tjera ligjore përkatëse.

Policia e Kosovës do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbardhjes së aktiviteteve kriminale, duke përfshirë hetimin e kryesve të veprave penale. Po ashtu, do të vazhdojë gjurmimi dhe arrestimi i personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuar për trafikim narkotikësh appeared first on Sinjali.

Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

30 December 2025 at 16:08

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugën e KFOR-it, në një vilë në Pejë.

Lajmin për Sinjalin e konfirmoi Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.

Gashi bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohet se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore””, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë appeared first on Sinjali.

Ragip Xhaka dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së në Zvicër

30 December 2025 at 15:58

Ragip Xhaka ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Zvicër, duke e cilësuar këtë hap si pjesë të një momenti reflektimi pas zgjedhjeve të fundit.

Sipas tij, zgjedhjet e fundit përbëjnë një thirrje për analizë dhe përgjegjësi brenda partisë, si dhe për angazhim më të madh në forcimin e strukturave organizative.

“Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin”, ka deklaruar Xhaka.

Ai ka theksuar se, pavarësisht dorëheqjes nga posti udhëheqës, do të vazhdojë të mbetet anëtar i PDK-së, duke riafirmuar besnikërinë e tij ndaj partisë.

“Dua ta theksoj qartë dhe pa asnjë dilemë: unë do të mbetem gjithmonë anëtar besnik i Partisë Demokratike të Kosovës – partisë së themeluar mbi sakrificën dhe vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë që i dha Kosovës lirinë dhe shtetin”, ka shtuar ai.

Babai i futbollistëve Taulant dhe Granit Xhaka ka falënderuar kryetarin aktual të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetarin Memli Krasniqi, për angazhimin dhe kontributin e tyre ndër vite.

“Bedri Hamza, për punën dhe angazhimin e tij në një periudhë sfiduese për partinë, si dhe për ish-Kryetarin z. Memli Krasniqi, për kontributin dhe udhëheqjen e tij me dinjitet në shërbim të PDK-së dhe vendit”, ka theksuar ai.

Po ashtu, Xhaka ka falënderuar edhe kryetarin e Komisionit për Mërgatën, Elmi Reçica, për bashkëpunimin dhe angazhimin në riorganizimin e degës në Zvicër.

“Po ashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit për Mërgatën, z. Elmi Reçica, për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin në procesin e riorganizimit dhe forcimit të Degës së PDK-së në Zvicër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ragip Xhaka dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së në Zvicër appeared first on Sinjali.

Dy persona gjenden të vdekur në një vilë

30 December 2025 at 15:48

Gazeta Sinjali ka mësuar se dy persona janè gjetur të vdekur në një vilë në Pejë.

Lidhur me këtë, Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Lajmi në përditësim….

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dy persona gjenden të vdekur në një vilë appeared first on Sinjali.

Mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it arrestohen në Turqi

30 December 2025 at 15:40

Më shumë se 350 persona të dyshuar si anëtarë të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) janë ndaluar gjatë operacioneve të fundit policore të zhvilluara në mbarë Turqinë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se gjithsej 357 të dyshuar janë arrestuar në 21 provinca, gjatë bastisjeve të koordinuara të realizuara të martën në mëngjes.

Ky aksion vjen vetëm një ditë pas një rrethimi tetëorësh në qytetin veriperëndimor të Yalovës, ku mbetën të vrarë tre oficerë policie dhe gjashtë militantë të dyshuar. Gjatë përleshjeve, tetë oficerë të tjerë policie dhe një anëtar i ISIS-it janë plagosur.

Ndërkohë, më pak se një javë më parë, autoritetet turke arrestuan edhe 115 të dyshuar të tjerë, për të cilët prokurorët kanë deklaruar se kishin planifikuar sulme ndaj jomyslimanëve gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në një postim në rrjetin social X, Yerlikaya ka njoftuar se operacionet e së martës janë zhvilluar në të gjithë vendin, përfshirë Ankaranë, Stambollin dhe Yalovën.

“Ashtu siç nuk u kemi dhënë kurrë një mundësi atyre që përpiqen ta gjunjëzojnë këtë vend me terrorizëm, nuk do t’u japim kurrë një mundësi as në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 350 anëtarë të dyshuar të ISIS-it arrestohen në Turqi appeared first on Sinjali.

“Na la me lot në sy” – Pancu flet për largimin e Emërllahut nga Cluji

30 December 2025 at 15:31

Trajneri i Clujit, Daniel Pancu, ka folur për ndarjen me Lindon Emërllahun, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht emocionale si për lojtarin, ashtu edhe për klubin rumun.

Emërllahu është larguar nga Cluji për të vazhduar karrierën në Ukrainë, te skuadra Polissya Zhytomyr, një transferim që ka lënë gjurmë të forta emocionale te të dyja palët.

Në një intervistë për “Digi Sport”, Pancu ka zbuluar se mesfushori kosovar ka shpërthyer në lot në momentin e largimit nga klubi, duke vlerësuar lart karakterin dhe përkushtimin e tij.

“Emërllahu u largua, dhe ka edhe disa lojtarë që nuk jemi shumë të kënaqur me ta. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Emërllahu na la me lot në sy, një tregues i karakterit të tij të jashtëzakonshëm. Nuk di asgjë për situatën e lojtarëve, kush po largohet dhe kush po vjen”, ka deklaruar 48-vjeçari.

Lindon Emërllahu ishte një nga mesfushorët kryesorë të Clujit dhe ka marrë vlerësime të larta në futbollin rumun për paraqitjet e tij.

Reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Polissya Zhytomyr, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e Clujit, Emërllahu zhvilloi 41 ndeshje, në të cilat shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tri asistime, ndërsa me skuadrën rumune fitoi edhe Kupën e Rumanisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Na la me lot në sy” – Pancu flet për largimin e Emërllahut nga Cluji appeared first on Sinjali.

Pasi u thanë se nuk kishin alkool, ushtarët rusë vrasin shtatë civilë ukrainas në Pokrovsk

30 December 2025 at 16:58


Dy ushtarë rusë qëlluan dhe vranë shtatë civilë ukrainas në Pokrovsk në Ukrainën lindore gjatë natës midis 20 dhe 21 dhjetorit.

Vrasjet ndodhën pasi trupat e armatosura ruse hynë në një bodrum që strehonte civilë, raportuan në mënyrë të rreme vrasjen e një njësie ushtarake ukrainase dhe më vonë i vunë flakën ndërtesës, transmeton Telegrafi.

Një dëshmitar mbijetues tha se ushtarët fillimisht hasën një baba dhe bir, të cilët dolën për t'i takuar kur mbërritën në shtëpi. Rusët kërkuan alkool, dhe pasi burrat thanë se nuk kishin alkool, ushtarët thuhet se i qëlluan.

Ushtarët më pas hynë në bodrum dhe vranë një familje të përbërë nga një gjyshe, një baba, një nënë dhe një bir, si dhe një burrë tjetër që ishte fshehur atje. Një burrë mbijetoi duke u shtirur si i vdekur.

Pas të shtënave, ushtarët i thanë një komandanti rus se kishin shkatërruar një grup sabotimi dhe zbulimi të forcave të armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/

Dortmundi i vendos çmimin Schlotterbeck pas interesimit nga gjigantët evropianë

30 December 2025 at 16:49


Borussia Dortmund ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurosh për mbrojtësin Nico Schlotterbeck, i cili pritet gjerësisht të largohet nga klubi në verën e vitit 2026, pasi ka refuzuar të rinovojë kontratën që zgjat deri në vitin 2027.

Problemet e brendshme dhe bisedimet e bllokuara për rinovimin e kontratës e kanë bërë largimin e tij pothuajse të pashmangshëm.

Kjo e ka shtyrë klubin e Bundesligës të maksimizojë përfitimin nga mbrojtësi 26-vjeçar gjerman përpara se ai të hyjë në vitin e fundit të kontratës.

Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich janë ndër klubet kryesore që po ndjekin atë, me Barcelonën veçanërisht të interesuar për të përforcuar këtë pozicion pas largimit të Inigo Martinez, pavarësisht paraqitjeve solide të Gerard Martin.

Tarifa e lartë e kërkuar, e kombinuar me konkurrencën e fortë dhe kufizimet e vazhdueshme financiare të Barcelonës, si edhe nevoja për të financuar një zëvendësues për Robert Lewandowskin që pritet të largohet, mund ta komplikojë çdo lëvizje të mundshme, duke e kthyer Schlotterbeck në një nga sagat më të mëdha të afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Nga ana tjetër, Bayern Munich e sheh Schlotterbeck si një përforcim ideal për të ardhmen, duke qenë se ai e njeh mirë kampionatin dhe nuk do të kishte nevojë për periudhë të gjatë përshtatjeje.

Edhe Real Madrid po ndjek situatën, në kuadër të politikës së tyre për të rinovuar gradualisht mbrojtjen me lojtarë të rinj dhe të dëshmuar në nivel të lartë./Telegrafi/

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut

30 December 2025 at 16:45


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave, me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, lidhur me masakrën e kryer më 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Sipas aktakuzës, të pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ž.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Š., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë 42 civilë shqiptarë.

“Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ‘’243 të Mekanizuar ’’, Armatës së III- të, e njohur si ‘’Korpusi i Prishtinës’’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas hetimeve të prokurorisë forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga zonat e njohura si “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, për ta granatuar më pas nga distanca me mjete ushtarake. Ata kanë hyrë shtëpi më shtëpi, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar këta të fundit të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar janë ekzekutuar.

Prokuroria tutje thotë se hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se civilët janë rrahur brutalisht me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e këtyre operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit ndodhen jashtë Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Justin Bieber: Industria e muzikës më shfrytëzoi por besimi më ndihmoi të mbijetoj

30 December 2025 at 16:42


Justin Bieber ka kritikuar ashpër industrinë e muzikës, duke pretenduar se e ka trajtuar si një "produkt" dhe tani po bën thirrje për ndryshime rrënjësore pas asaj që ai thotë se ka kaluar.

Ylli, i cili u bë i famshëm global si adoleshent, e ka ndarë përvojën e tij me fansat në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Bieber u bë i famshëm vetëm në moshën 13 vjeç, pasi u zbulua në YouTube nga Scooter Braun.

Ai shpejt nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike RGMB, të drejtuar nga Usher dhe Braun, dhe u bë një fenomen global në moshën 14 vjeç me hitin "Baby".

Ngritja e tij drejt famës u shënua nga vite të tëra betejash me shëndetin mendor dhe varësinë. Sot, Bieber ka gjetur paqe në jetën e tij familjare me gruan e tij Hailey, me të cilën ka një djalë të vogël.

"Ndihesha i shfrytëzuar"

Në një postim të sinqertë në Instagram, Bieber foli për anën e errët të famës, duke vënë në dukje se si besimi i tij e ndihmoi të kalonte kohërat më të vështira. "U rrita në një sistem që shpërbleu dhuratën time, por nuk e mbrojti gjithmonë shpirtin tim", shkroi ai.

"Kishte raste kur ndihesha i përdorur, i nxituar, i formuar në diçka që nuk e kisha zgjedhur plotësisht. Ky lloj presioni lë plagë që nuk janë të dukshme në skenë. Mbaja zemërim, i kërkoja Zotit pse," shtoi ai. "Por Jezusi ende më takon në mes të dhimbjes - jo duke justifikuar atë që më lëndoi, por duke më mësuar si të mos bëhem i hidhëruar".

Këngëtari theksoi se nuk del përpara si "një viktimë që ende po rrjedh gjak", por si "dikush që është rikuperuar". "Meqenëse jam shëruar, mund të fal. Jo për të pretenduar se padrejtësia nuk ka ndodhur, por që ajo të mos vazhdojë të jetojë përmes meje", shpjegoi ai.

"Nuk dua hakmarrje. Dua shpengim. Nuk dua ta shkatërroj industrinë. Dua që ajo të transformohet", tha Bieber. "Ajo që më ndodhi ishte e vërtetë, por nuk e ka fjalën e fundit. Jezusi nuk më ndihmoi të përballoja, ai më riktheu identitetin. Unë nuk jam një produkt. Nuk jam ajo që kërkonte industria. Unë jam një bir".

Miratohet buxheti i Komunës së Tetovës, kap vlerën mbi 44 milionë euro

30 December 2025 at 16:40


Me 27 vota pro, Këshilli Komunal ka miratuar buxhetin e Komunës së Tetovës për vitin 2026. Propozim-buxheti kap vlerën mbi 44 milionë euro, nga të cilat rreth 17 milionë euro janë të dedikuara për projekte kapitale.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se buxheti për vitin 2026 është më i madh krahasuar me vitin paraprak dhe se bëhet fjalë për një buxhet zhvillimor.

“Për herë të parë, rreth 40 për qind e buxhetit është e dedikuar për investime kapitale. Në buxhetet e mëparshme, 70 deri në 80 për qind shkonin për paga dhe shpenzime operative. Ky buxhet parasheh ndërtimin e shkollave të reja, pishina, rrugë, kanalizim, ujë të pijshëm dhe projekte të tjera në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, deklaroi Kasami.

Ai sqaroi se janë paraparë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e një rruge të re në fshatin Shipkovicë, e cila do të jetë pjesë e lidhjes rrugore Tetovë-Prizren.

“Në Shipkovicë do të ndërtohet një qarkore, në mënyrë që rruga të mos kalojë përmes fshatit, pasi rruga ekzistuese nuk i plotëson kushtet. Janë ndarë mbi 200 mijë euro për projektimin dhe depërtimin e kësaj qarkoreje. Segmenti nga Tetova deri në Shipkovicë i plotëson kushtet, ndërsa pjesa nga Shipkovica drejt fshatrave të tjera do të zgjerohet”, shtoi Kasami.

Gjatë seancës, këshilltarët e Aleanca Kombëtare për Integrim akuzuan se edhe për vitin 2026 është paraparë një buxhet i konsiderueshëm për punësime, të cilat i cilësuan si punësime të militantëve partiakë. Këto akuza u hodhën poshtë nga kryetari Kasami, i cili deklaroi se në Komunën e Tetovës askush nuk merr pagë pa kryer punë.

Mbi 46% të votave të numëruara, kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?

30 December 2025 at 16:38


Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar 46,38% e tyre.

Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 45 për qind e afro dy milionë qytetarëve me të drejtë vote. Rezultatet paraprake tregojnë se zgjedhjet janë fituar bindshëm nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas të dhënave aktuale, më poshtë janë pesë kandidatët më të votuar nga secila parti, kur janë numëruar pak më shumë se një e treta e votave:

Lëvizja Vetëvendosje

  • Albin Kurti – 160.850 vota
  • Glauk Konjufca – 125,080 vota
  • Albulena Haxhiu – 65,370 vota
  • Hekuran Murati – 64,768 vota
  • Donika Gërvalla – 57,711 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

  • Bedri Hamza – 73,114 vota
  • Arian Tahiri – 34,418 vota
  • Përparim Gruda – 32,051 vota
  • Uran Ismaili – 25,336 vota
  • Sala Jashari – 22,997 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

  • Lumir Abdixhiku – 35,284 vota
  • Hykmete Bajrami – 22,347 vota
  • Ukë Rugova – 19,539 vota
  • Avdullah Hoti – 17,298 vota
  • Doarsa Kica Xhelili – 17,268 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

  • Ramush Haradinaj – 17,894 vota
  • Daut Haradinaj – 10,977 vota
  • Besnik Tahiri – 10,814 vota
  • Bekë Berisha – 7,940 vota
  • Agim Çeku – 7,246 vota

Bazuar në të dhënat paraprake, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, e pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK-ja me 6 ulëse.

Personi më i votuar në Kosovë deri më tani është Albin Kurti.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337.791 vota, duke thyer rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani. Mbetet të shihet nëse Kurti do të arrijë ta forcojë këtë rekord edhe në këto zgjedhje.

Numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga KQZ në ditët në vijim./Telegrafi.

Barcelona shton tre lojtarë nga Serie A në listën e ngushtë për ta përforcuar mbrojtjen

30 December 2025 at 16:32


Barcelona shpreson të transferojë një mbrojtës të ri qendror gjatë afatit kalimtar dimëror, i cili hapet përfundimisht më vonë gjatë kësaj jave.

Mungesa afatgjatë e Andreas Christensen për shkak të një këputjeje të ligamentit, e kombinuar me pasigurinë që rrethon situatën e Ronald Araujos, do të thotë se Hansi Flick ka mungesë alternativash në qendër të mbrojtjes.

Megjithatë, do të jetë larg së qeni e lehtë për Barcelonën të sjellë përforcime në janar.

Ata mund të arrijnë të lirojnë 80 përqind të pagës së Christensen për të siguruar një zëvendësues, por shumica e klubeve nuk janë të gatshme të shesin lojtarët e tyre të rëndësishëm në mes të sezonit, përveçse me një çmim të lartë, gjë që katalanasit nuk mund ta përballojnë.

Si rrjedhojë, po shqyrtohen mundësi në treg. Sipas Mundo Deportivo, tre nga emrat në radar janë aktualisht aktivë në Serie A: Stefan de Vrij, Koni De Winter dhe Juan Jesus.

Secili prej tyre ka pasur rol të kufizuar te klubet respektive, çka mund t’i mundësojë Barcelonës të arrijë një marrëveshje të favorshme.

Për më tepër, raporti ka konfirmuar gjithashtu interesimin e Barcelonës për një zgjidhje afatgjatë në qendër të mbrojtjes: Luka Vuksovic.

18-vjeçari ka qenë në formë shumë të mirë me Hamburgun këtë sezon, megjithatë realizimi i një marrëveshjeje me klubin mëmë Tottenham Hotspur mund të jetë i vështirë për liderët e La Ligës.

Ky sezon ka nxjerrë në pah dobësitë mbrojtëse të Barcelonës, të cilat ishin më pak të dukshme kur Inigo Martinez ishte ende pjesë e skuadrës./Telegrafi/

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

30 December 2025 at 16:15


Dy persona janë gjetur pa shenja jete sot në një vilë në rrugën e KFOR-it, në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 15:10.

“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohej se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre,” ka deklaruar Gashi.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar dhe autoritetet janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Më shumë detaje pritet të bëhen publike pas përfundimit të hetimeve fillestare./Telegrafi.

Man Utd po përballet me mundësinë që katër lojtarë të largohen nga klubi këtë javë

30 December 2025 at 16:11


Me afatin kalimtar të janarit që po afron me shpejtësi, Manchester United përballet me mundësinë e largimit të disa lojtarëve të ekipit të parë, kontratat e të cilëve skadojnë këtë verë, përfshirë Harry Maguire.

Si pjesë e vendimit Bosman të vitit 1995, klubet nga vende të tjera mund të diskutojnë marrëveshje paraprake me lojtarë në Angli deri në gjashtë muaj përpara skadimit të kontratave të tyre aktuale.

Megjithatë, ky rregull gjashtëmujor vlen vetëm për klubet e huaja. Në Angli, një klub nuk mund të hyjë në bisedime me një lojtar nga një klub tjetër derisa ai të ketë hyrë në muajin e fundit të kontratës së tij.

Në total, katër lojtarë nga skuadra aktuale e ekipit të parë të Manchester United mund teknikisht të bien dakord për t’u bashkuar me klube të tjera që javën e ardhshme, teksa hyjnë në muajt e fundit të kontratave të tyre, përfshirë mesfushorin brazilian Casemiro.

33-vjeçari, i cili është një nga lojtarët më të paguar të United me rreth 375,000 paund në javë, është lidhur fort me një transferim në Arabinë Saudite muajt e fundit.

Ndërkohë, United kanë një opsion për ta zgjatur kontratën e Casemiros edhe për një vit tjetër. Siç theksohet në një raport të The Mirror, ata ushtruan një opsion të ngjashëm me Harry Maguire, kontrata e të cilit pritej të skadonte në qershor 2025 përpara se opsioni të aktivizohej.

Për pjesë të mëdha të sezonit 2025-2026, Casemiro ka qenë një lojtar i rregullt nën drejtimin e Ruben Amorim.

Sa i përket Maguire, kontrata aktuale e reprezentuesit anglez gjithashtu zgjat deri në verën e vitit 2026 dhe, ashtu si Casemiro, mbrojtësi është lidhur me një largim nga ‘Old Trafford’ gjatë 12 muajve të fundit.

Përveç dyshes së përmendur më sipër, portieri me përvojë Tom Heaton po hyn në gjashtëmujorin e fundit të kontratës së tij, megjithëse 39-vjeçari pritet të tërhiqet nga futbolli në vitin 2026, sipas raportimeve.

Tyrell Malacia ndodhet gjithashtu në të njëjtën situatë dhe, ndonëse United kanë një opsion për ta zgjatur kontratën e tij edhe për një vit tjetër, mbrojtësi holandez vazhdon të ketë vështirësi për të siguruar minuta në ekipin e parë./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë dhe MPB me fushatë, "thoni jo mjeteve piroteknike"

30 December 2025 at 16:10


Klinika e Kirurgjisë Plastike, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka finalizuar fushatën edukative në shkollat e mesme dhe fillore për ngritjen e vetëdijes mbi rreziqet nga përdorimi i fishekzjarreve dhe petardave, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Fushata zhvillohet nën moton: “Krijoni kujtime pa lëndime – thoni JO mjeteve piroteknike!”

Mjekët nga Klinika e Kirurgjisë Plastike theksojnë se vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të lëndimeve kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga shpërthimi i petardave.

Petardat nuk janë lodër, përdorimi i tyre është i ndaluar dhe mund të shkaktojë lëndime serioze të syve, të pëllëmbëve, djegie si dhe dëmtime të rënda trupore nga përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, u bën apel qytetarëve që gjatë festave të mos përdorin mjete piroteknike, pasi ato mund të çojnë në pasoja serioze për shëndetin, madje edhe në invaliditet të përhershëm./Telegrafi/

❌
❌