Normal view

Nga dashuria te financat, çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

By: us er
22 August 2026 at 23:00

DashiSot është dita juaj dhe mund ta shijoni më shumë se zakonisht. Pas një periudhe intensive, situatat pritet të qetësohen. Mos e ndryshoni natyrën tuaj dhe lejojeni humorin tuaj të ndikojë pozitivisht te njerëzit përreth. DemiEnergjia që keni pritur prej kohësh do të rikthehet, por më shumë gjatë pasdites. Mbajeni ritmin të qetë në mëngjes […]

The post Nga dashuria te financat, çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut appeared first on BoldNews.al.

23:00 Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

By: Anisa
22 August 2026 at 23:00

Vetëm 16 ditë pas eklipsit diellor total të 12 gushtit, i pari që u pa nga Gadishulli Iberik pas më shumë se një shekulli, Spanja do të rikthejë sytë nga qielli për të ndjekur një tjetër ngjarje të rëndësishme astronomike.

Më 28 gusht do të ndodhë një eklips i pjesshëm hënor, me magnitudë 0.93, i cili do të jetë i dukshëm në të gjithë territorin e vendit.

Ndryshe nga eklipsi diellor, për ta shijuar këtë fenomen nuk do t’u nevojiten syze speciale apo ndonjë formë tjetër mbrojtjeje.

Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës thotë se eklipsi mund të vëzhgohet me sy të lirë, pa asnjë rrezik, dhe se nuk do të nevojiten pajisje të veçanta.

Eklipsi do të jetë veçanërisht i theksuar. Sipas IGN, ai do të arrijë një magnitudë prej 0.93, që do të thotë se në momentin e kulmit, hija më e errët e Tokës, e njohur si umbra, do të mbulojë rreth 93% të diametrit të Hënës.

Gjithsesi, IGN thekson se kjo shifër nuk duhet ngatërruar me përqindjen e sipërfaqes së Hënës që do të mbulohet nga hija.

Ku do të shihet më mirë eklipsi?

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Gjeografik të Spanjës, fenomeni do të jetë i dukshëm në disa prej fazave të tij nga Evropa, Afrika, Amerika dhe Azia Perëndimore.

Në Spanjë, faza e pjesshme e eklipsit do të mund të vëzhgohet nga i gjithë territori përpara se Hëna të zhduket nën horizont. Megjithatë, kushtet dhe pamja e eklipsit do të ndryshojnë ndjeshëm në varësi të vendit nga ku do të vëzhgohet.

Elbasani në vargje, një mbrëmje kushtuar poezisë dhe autorëve vendas

22 August 2026 at 23:00

Shtëpia Etnografike e Elbasanit u shndërrua në një hapësirë të veçantë për artin dhe letërsinë, duke mbledhur poetë, krijues dhe të apasionuar pas fjalës poetike.

Mbrëmja kishte në qendër krijimtarinë vendase dhe synonte të sillte në vëmendje autorët që kanë kontribuar në pasurinë letrare të qytetit, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen me traditën dhe trashëgiminë kulturore.

Nëpërmjet poezive të lexuara gjatë aktivitetit, u rikthyen krijime dhe emra të rëndësishëm të jetës letrare elbasanase. Vargjet shërbyen si një mënyrë për të kujtuar kontributin e autorëve ndër vite dhe për t’ua përcjellë këtë pasuri brezave të rinj.

Aktivitete të tilla krijojnë një urë mes letërsisë së së kaluarës dhe krijimtarisë së sotme, duke i dhënë hapësirë edhe autorëve vendas për të prezantuar veprat e tyre.

Poezia vijon të mbetet një formë e rëndësishme e ruajtjes së kujtesës dhe identitetit kulturor. Përmes saj, historia dhe traditat e një qyteti marrin jetë përsëri dhe përcillen te brezat që vijnë./KultPlus.com

22:50 Revolta e të eturve për ujë!

By: Anisa
22 August 2026 at 22:50
Përpara se të nisni leximin e këtij teksti, shikojini këto fotografi. Tregojnë protestsa për ujë të banorëve në zona të ndryshme rurale të Shqipërisë.
Kërkojnë UJË!
Ujë për të pirë dhe ujë për të ujitur tokat.
Protestohet për ujë në një vend si Shqipëria:
-Ku ka mesatarisht nga 9,000 – 13,000 metra kub ujë për frymë në vit. Teorikisht i treti në Europë për këtë pasuri.
-Ku ka 152 lumej e përrenj.
-Ku ka 8 lumenj të mëdhenj që e përshkojnë Lindje-Perëndim të gjithë territorin e vendit.
-Ku ka 247 liqene natyrore.
-Ku ka 626 liqene/ujembledhës artificialë, me kapacitet 560 milion metër kub ujë. Vetëm për qëllime bujqësore.
-Ku 180 000 ha tokë bujqësore ujiteshin nga ujëmbledhësat dhe 240 000 ha nga lumenjtë dhe përrenjtë.
Po përse nuk kanë ujë shqiptarët?
Për 35 vjet, bujqësia dhe ujërat kanë pësuar regresin më dramatik që mund të pësojë një vend në kohë paqeje.
Infrastruktura ujitëse u shkatërrua. Digat/ujëmbledhësat degraduan nga koha dhe mos mirëmbajtja dhe kapaciteti i tyre ujëmbajtës është përgjysmuar. Toka e ujitshme sot është më pak se 50 % të asaj që ishte në 1990.
Me gjithë këtë pasuri ujore, qytetet vazhdojnë të furnizohen me orar të reduktuar dhe pallatet lëngojnë nën peshën e depozitave. Përveç Tiranës, askund nuk është shënuar një investim domethënës, në ndërtimin e një vepre të re ujëmblëdhëse apo rrjeti transmetimi ujor. Italia është gati të marrë ujin në kanalin e Çukës në Sarandë, ndërsa vetë Saranda thahet për ujë, sepse ne nuk e dërgojmë dot ujin deri në qytet.
Në pjesën dërrmuese të fshatrave nuk ka rrjet. Uji sigurohet vetëm nga puset, ose(ne zonat malore) nga linja tubash plastike që kanë ndërtuar secili, edhe disa km të gjata.
Në çdo fshat, fushor e kodrinor, çdo familje ka 1-2 puse. Rezerva nëntokësore po shfrytëzohet në mënyrë barbare. Toka nuk është në depozitë e pashtershme. Brenda 30 vitesh shpimet për ujë shkojnë në thellësi 50 deri 150 metra tashmë dhe bëhen vetëm me sonda gjeologjike. Atu ku nuk ka as ujëra nëntokësore, banorë thjeshtë vuajnë.
Po shfrytëzojmë një rezerve të krijuar mijëra vjet më parë dhe teorikisht e praktikisht e pa rikuperueshme më, ndërsa në sipërfaqe kemi miliona metër kub ujë.
Ndër zona malore e kodrinore, përrenj e lumenj të vegjël janë futur në tuba për të vënë në punë HEC-e të vegjël, pa asnjë ndikim në ekonomikë kombëtare, por me pasoja dramatike për jetën e banorëve lokalë dhe mjedisin natyror.
Si qënie politike modeste, banorët që sot po ngrejnë zërin, kanë qenë thjeshtë numër votash. Injoranca, pamundësia e organizimit dhe një politikë djallëzore, i ka bërë ata kafshatën më të lehtë të makinerisë së mashtrimit dhe nënshtrimit politik. Fadroma e tuba, që dërgoheshin nëpër fshatra një javë para zgjedhjeve e që largoheshin dy ditë pas zgjedhjeve.
Sot, në shumë zona fshatarët po reagojnë. Nuk mendoj se janë ndërgjegjësuar, thjeshtë etja u ka shkuar në palcë.
Asnjë qeveri nuk ka menduar të shikojë përtej nje mandati apo një dekade. Askush nuk ka menduar se cila do të jetë e ardhmja e këtij vendi pas 30 apo 50 vjetësh.

Të shtënat në Pukë/ Reagon policia: Efektivi qëlloi në ajër, i armatosuri u arratis në mal

By: us er
22 August 2026 at 22:45

Policia ka reaguar lidhur me të shtënat e raportuara mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Pukës, duke dhënë detaje nga ndërhyrja në terren. Sipas informacionit paraprak, në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur. Në momentin që […]

The post Të shtënat në Pukë/ Reagon policia: Efektivi qëlloi në ajër, i armatosuri u arratis në mal appeared first on BoldNews.al.

Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis

By: A R
22 August 2026 at 22:40

Policia ka dhënë informacione dhe detaje në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë një aksion në parcelat me kanabis në zonat e thella malore të Pukës, ku uniformat blu qëlluan në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodërbojë ku gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Sipas policisë, personi pasi ka konstatuar efektivët është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Në këto kushte për ta paralajmëruar një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Pukë/Informacion paraprak

Në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të një parcele ku ishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një person të armatosur.

Ky person, pasi ka konstatuar punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, për ta paralajmëruar, por personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka mundur të largohet.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e personit.

22:40 Ditëlindja e Madonna në Korfuz “përplas” politikën greke/ Sulmi i deputetes: Nuk jemi plantacion. Ministri: Na solli reklamë miliona euroshe

By: Anisa
22 August 2026 at 22:40

Vizita e Madonna në Greqi dhe festa e saj e ditëlindjes në Korfuz kanë kaluar nga faqet e showbiz-it në debatin politik, duke shkaktuar një përplasje të fortë mes deputetes së SYRIZA-s, Elena Akrita, dhe ministrit grek të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

Shkak u bë një informacion i publikuar nga mediat greke, sipas të cilit banorëve të fshatit Kouramades në Korfuz u ishte kërkuar të mbyllnin dritaret e shtëpive gjatë mbërritjes së yllit amerikan, me qëllim mbrojtjen e privatësisë së saj. Sipas gazetës “Proto Thema”, Madonna mbërriti në fshat me automjete të zeza dhe eskortë, ndërsa dy rrugë u mbyllën për ardhjen e saj.

Një banor tha për median greke se njerëzve iu kërkua të mbanin të mbyllura dritaret, ndërsa në zonë kishte edhe prani policore. Këto raportime shkaktuan reagimin e deputetes Elena Akrita.

“Nëse kjo është e vërtetë, çështja nuk është nëse Madonna e kërkoi. Çështja është nëse banorët iu bindën”, shkroi ajo në Facebook.

Akrita përdori më pas një gjuhë edhe më të ashpër, duke theksuar se Greqia “nuk është një plantacion i Jugut ku përkulemi për të mbledhur pambuk, në mënyrë që të mos ia prishim ditëlindjen zonjës”.

Deklarata solli menjëherë reagimin e ministrit të Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, i cili e akuzoi deputeten se nuk kupton rëndësinë që ka për turizmin grek vizita e një prej yjeve më të njohura në botë.

Sipas tij, prania e Madonna-s në Greqi, fotografitë dhe postimet e saj në rrjetet sociale i kanë ofruar vendit “reklamë falas me vlerë miliona euro”.

Georgiadis argumentoi se një ekspozim i tillë ndërkombëtar ndihmon drejtpërdrejt industrinë turistike dhe mijëra njerëz që punojnë në të, duke akuzuar Akritën se “gjeti edhe këtu një arsye për t’u ankuar dhe për të parë gjithçka me pesimizëm”.

Përplasja vazhdoi gjatë së shtunës edhe me replika personale mes dy politikanëve grekë, duke e kthyer festën e Madonna-s në një debat shumë më të gjerë mbi turizmin, privilegjet e personazheve të famshëm dhe kufijtë mes promovimit të vendit dhe të drejtave të banorëve.

Madonna festoi 68-vjetorin më 16 gusht në Kouramades të Korfuzit, së bashku me partnerin e saj, Akeem Morris, fëmijët dhe miqtë. Ajo zgjodhi një lokal tradicional, ku pati muzikë greke, ushqime vendase dhe madje edhe thyerje pjatash.

Më pas, këngëtarja publikoi në rrjetet sociale foto dhe video nga pushimet dhe festa e saj në Greqi, duke promovuar Korfuzin te miliona ndjekës të saj në mbarë botën.

Ndër personazhet e famshëm që zgjodhën Greqinë për pushimet e verës 2026 janë, përveç Madonna-s, edhe Justin dhe Hailey Bieber, Sofia Vergara, Matthew McConaughey, Nicole Kidman, Katy Perry, Kate Hudson, Goldie Hawn, Kurt Russell, Rita Ora, Michael Jordan, Kevin Hart dhe Ludacris./ad

VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund

By: A R
22 August 2026 at 22:37

Bayern fiton 1-2 ndaj Dortmund dhe merr Superkupën e Gjermanisë. Bavarezët e zhbllokuan sfidën në minutën e 28-të.

Nathaniel Brown shënoi për 0-1, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Vincent Kompany.

Pak para pushimit, Michael Olise dyfishoi epërsinë e Bayern Munich.

Verdhezinjtë u futën në lojë me Silvan por vetëm kaq.

 

 

 

Të shtëna me armë gjatë kontrollit në një parcelë me kanabis në Pukë, FNSH niset drejt zonës

By: us er
22 August 2026 at 22:34

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së kësaj të shtune në zonën e “Hamallës së Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz të Pukës. Burime policore bëjnë me dije se një skuadër efektivësh ndodhej në zonën e thellë malore për të monitoruar një parcelë të dyshuar për kultivim kanabisi. Gjatë operacionit, efektivët […]

The post Të shtëna me armë gjatë kontrollit në një parcelë me kanabis në Pukë, FNSH niset drejt zonës appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zo

22 August 2026 at 22:33
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz. Sipas burimeve policore, në këtë zonë po monitorohej një parcelë e dyshuar me kanabis nga një skuadër policie. Dyshohet se efektivët janë pikasur nga personat që merreshin […]

Kontroll në parcelat me drogë në Pukë/ Policia qëllon në ajër, i armatosuri arrin të arratiset

22 August 2026 at 22:31

Një person i armatosur ka mundur t’u shpëtojë shërbimeve të Policisë gjatë një kontrolli në një parcelë ku dyshohej se ishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Kodërbojë të Pukës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, gjatë kontrollit të parcelës, efektivët kanë konstatuar një person të armatosur. Ky i fundit, sapo ka vënë re punonjësit e Policisë, është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar.

Në përpjekje për ta ndaluar, një prej punonjësve të Policisë ka qëlluar me armë zjarri në ajër, si të shtëna paralajmëruese. Megjithatë, personi i armatosur, duke përfituar nga terreni, ka arritur të largohet.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë Pukë dhe Forcave Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet në zonë, me qëllim kapjen e personit të armatosur./abcnews.al

VIDEO/ Te Kombëtarja nuk e shmangin dot më, sulmuesi e nis me gol sezonin e ri në Itali

By: A R
22 August 2026 at 22:30

Stiven Shpendi po pret prej kohësh një ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Një ftesë që nuk i erdhi kurrë nga Silvinjo, por as nga Maran në grumbullimin e tij të parë në qershor.

Megjithatë, do të jetë e vështirë që sulmuesi të lihet përsëri jashtë grumbullimeve kuqezi, pasi ai e ka nisur sezonin e ri me fanellën e Empolit me këmbën e mbarë, duke shënuar që në ndeshjen e parë të Serisë B, kundër Kremonezes.

Në minutën e 21-të të takimit, sulmuesi i cili më parë ka luajtur me moshat kuqezi deri me Shqipërinë U21, u tregua i aftë që të shfrytëzonte një goditje nga këndi për të çuar topin në rrjetë. Goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por më pas u akordua i rregullt.

SHIH VIDEON

Stiven Shpendi ka shënuar 15 gola në sezonin e kaluar në Serinë B me fanellën e Empolit, ndërsa një edicion më parë kishte shënuar 4 të tillë me fanellën e Karrarezes.

 

Rama publikon pamje nga “Festivali i Yjeve” në Fushë Studën

22 August 2026 at 22:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga “Festivali i Yjeve”, i zhvilluar në Fushë Studën të Librazhdit, duke sjellë përmes imazheve atmosferën e këtij aktiviteti.

✨ Festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd ⭐”, ka shkruar Rama krahas pamjeve të publikuara.

Festivali është zhvilluar në Fushë Studën, një prej hapësirave natyrore të Librazhdit, duke sjellë një atmosferë festive nën qiellin e hapur. Emri i aktivitetit lidhet pikërisht me natyrën dhe peizazhin e zonës, ku yjet dhe hapësira e qetë malore krijojnë një sfond të veçantë për eventin.

Përmes publikimit, Rama ka rikthyer vëmendjen te Fushë Studna dhe atmosfera e krijuar gjatë “Festivalit të Yjeve”, duke ndarë me ndjekësit pamje nga aktiviteti../KultPlus.com

22:27 Të shtëna me armë gjatë kontrollit të policisë në një parcelë me kanabis në Pukë, FNSH niset drejt zonës

By: Anisa
22 August 2026 at 22:27

Last Updated on 22/08/2026 by Anisa

Të shtëna me armë zjarri kanë alarmuar mbrëmjen e kësaj të shtune zonën e “Hamallës së Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu në Qelëz të Pukës.

Sipas burimeve policore, një skuadër po monitoronte një parcelë të dyshuar për kultivim kanabisi, kur efektivët dyshohet se janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës. Në vijim të aksionit ka pasur edhe të shtëna me armë.

Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra, ndërsa kontrollet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar./ad

Lëvizte në Tiranë me pistoletë, arrestohet

By: njeshi
22 August 2026 at 22:26

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë…

Source

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt Dhërmiut

By: us er
22 August 2026 at 22:25

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut. Flakët kanë nisur prej dy ditësh dhe kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme në anën e malit në drejtim të Dukatit. Tashmë zjarri ka përfshirë edhe anën tjetër, që shtrihet drejt Dhërmiut dhe […]

The post Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt Dhërmiut appeared first on BoldNews.al.

Për tre ditë rresht ‘elektrizoi’ qytetin/ Kryeministri Rama publikon pamje nga ‘Festivali i Dritave’ në Durrës

By: A R
22 August 2026 at 22:22

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ‘Festivali i Dritave’ në Durrës, i mbajtur në datat 17, 18 dhe 19 gusht.

Për tre ditë Durrësi u kthye në një skenë të artit, muzikës dhe dritës, me “Festivalin e Dritave” që u mbajt në sheshin Liria.

Aktivitetet nisnin në orën 20:00 dhe vijonin deri në mesnatë, ndërsa programi ndërthurte elemente të historisë dhe të së ardhmes së Durrësit.

Në skenë u prezantuan performanca muzikore, valle popullore, kërcim modern, kuartet harqesh dhe shfaqje akrobatike, ndërsa përmes videove dhe fotografive u sollën edhe pamje nga Durrësi i vjetër.

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

By: E B
22 August 2026 at 22:21

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”, pranë fshatit Qafë T’Mugu, në Qelëz.

Sipas burimeve policore, në këtë zonë po monitorohej një parcelë e dyshuar me kanabis nga një skuadër policie.

Dyshohet se efektivët janë pikasur nga personat që merreshin me kultivimin e drogës, të cilët më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas të shtënave, efektivët kanë kërkuar përforcime për të vijuar kontrollet në terrenin e thellë malor.

Në zonë është nisur edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia vijon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

❌