Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Lajme Shqiperi

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

By: e xh
29 December 2025 at 23:09

Shkrimtari Albatros Rexhaj ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me raportin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rexhaj tha se në Shqipëri amerikanët janë lojtarë shumë të rëndësishëm sa i përket Prokurorisë së Posaçme. Rexhaj bëri një krahasim me prokurorinë speciale të Kroacisë disa vite më parë, që ndryshe nga Shqipëria, projekti ishte tërësisht europian.

“Dallimi me SPAK është se përderisa USKOK ishte një projekt tërësisht europian dhe amerikanët aty qëndronin vëzhgues, në Shqipëri amerikanët janë lojtarë dhe janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Shembull është fakti që Mark Fleming që është zyrtari më i lartë në DASH që merret me rajonin erdhi në Shqipëri në kohën e asaj që quhet “government shutdoën”, kur buxheti në Amerikë është i bllokuar dhe me rregulla zyrtarët publikë kanë të drejtë të harxhojnë vetëm paranë e cila mendohet se është në interesin strategjik të SHBA-ve. Konsiderohet buxhet ekstrem për situata mjaft të rëndësishme. Në një bllokadë të tillë ai erdhi në Shqipëri, erdhi në SPAK, dha përkrahjen e tij”, u shpreh Rexhaj.

Ai theksoi se në projektligjin amerikan, i cili ekziston, por ende nuk dihet nëse do aprovohet thuhet se Shqipëria është spiranca në rajon për interesat strategjike amerikane.

“Thotë Shqipëria është spiranca në rajon për interesat strategjike për SHBA-të. Ka një kohë, është bërë një punë shumë e madhe. Kryeministri është pjesë e atij procesi me të mirat dhe të këqijat e veta që Shqipëria të profilizohet si spirancë rajonale e interesave amerikane. Kjo është një gjë që tani është fakt dhe nëse kjo dështon është e papranueshme për Uashingtonin zyrtar. Jo që janë mbështetës të fortë, por ata e konsiderojnë SPAK-un si diçka që është tepër e rëndësishme për interesat e tyre strategjike në rajon. Nuk është në pyetje vetëm Shqipëria”, tha Rexhaj.

Ai shtoi më tej se ajo që po ndodh në Shqipëri po “streson” kryeqytetet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

“Janë shumë në stres me këtë eksperimentin që po ndodh në Shqipëri, sepse çfarë do të ndodhë sot në Shqipëri, nesër do ndodhë në Shkup, ka filluar të ndodhë në Beograd”, tha Rexhaj sipas të cilit synohet të hiqet kultura e pandëshkueshmërisë, ideja se shteti është pronë private dhe mundësisë që Rusia dhe Kina nëpërmjet praktikave korruptive të cënojnë sigurinë kombëtare të vendeve aleate.

“Kina është aktori më aktiv në rajon për moment, përfshirë edhe Shqipërinë. Nuk ka të bëjë vetëm me investimet, por edhe me teknologjinë. Një nga mëkatet e zonjës Balluku është që komplet infrastruktura energjetike kritike, ajo që konsiderohet nyjet kritike, pjesa inteligjente e rrjetit është teknologji kineze dhe ekzistojnë dokumente”, tha Rexhaj.

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas –

By: 27
29 December 2025 at 23:27

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli llogaritë që në pjesën e parë, me golat e Soule, Kone dhe Ferguson.

Jeff Ekhator ngushtoi shifrat por vetëm kaq, pasi nuk mundi të ndryshojë fatin e takimit. Roma është ndër ekipet që po surprizon për mirë në këtë edicion. Kjo pasi mban vendin e katërt, me 3 pikë më pak se Interi kryesues. Dhe pse duhet thënë se InterI, Milani dhe Napoli kanë nga një ndeshje më tepër për të luajtur.

Fitorja erdhi ndaj legjendës së klubit, Daniele De Rosi. Ky i fundit u rikthye për herë të parë si rival në “Stadio Olimpico”.

gijotina.com/

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu! –

By: 27
29 December 2025 at 23:09

Situata te Shkupi duket e paprecedentë, pasi vetë faqja zyrtare sapo ka publikuar një ultimatum të tifozëve për pronarin Jasin Konjali.

Në njoftimin e shpërndarë, Konjalit i kërkohet dorëzimi i klubit dhe “Shvercerat” shfaqen në fund të mesazhit. Shkupi konfirmon se lojtarët janë të papaguar, që prej nisjes së sezonit.

Njoftimi i Shkupit:

ULTIMATUM PËRFUNDIMTAR DREJTUAR PRONARIT TË KLUBIT, JASIN KONJALI

Në këtë moment kritik për të ardhmen e klubit, jemi të detyruar t’i drejtohemi publikisht dhe drejtpërdrejt pronarit të klubit, Jasin Konjali, me një qëndrim të qartë, të prerë dhe përfundimtar.

Situata aktuale është e papranueshme dhe e paqëndrueshme. Klubi nuk mund të vazhdojë më në këtë gjendje pasigurie, mungese përgjegjësie dhe heshtjeje. Ky institucion sportiv nuk është pronë personale, por një vlerë e përbashkët që përfaqëson lojtarët, stafin, tifozët dhe gjithë komunitetin që qëndron pas tij.

Kërkesa jonë është e thjeshtë dhe e qartë:

Klubi duhet të vijë dhe të dorëzohet zyrtarisht tek ne, përmes të gjitha procedurave ligjore dhe administrative, pa asnjë vonesë tjetër. Çdo shmangie apo zvarritje e mëtejshme është e papranueshme dhe dëmton drejtpërdrejt klubin dhe të ardhmen e tij.

Një mirënjohje e thellë dhe respekt i pakushtëzuar u takon drejtorit, stafit teknik dhe lojtarëve vendas, të cilët me dinjitet, sakrificë dhe dashuri të pastër për klubin kanë qëndruar pranë tij në momentet më të vështira. Për më shumë se gjashtë muaj, ata kanë punuar pa paga, pa siguri dhe pa asnjë garanci, por nuk e kanë braktisur klubin asnjëherë. Ata kanë mbajtur gjallë frymën e klubit, kanë punuar në heshtje dhe kanë dhënë gjithçka nga vetja, jo për interesa personale, por për nderin, dinjitetin dhe vazhdimësinë e këtij emri.

Ultimatumi i SHVERCERAVE për pronarin është përfundimtar:

  • Të paraqitet personalisht
  • Të kryejë transferimin e plotë dhe të pakthyeshëm të klubit
  • Ta regjistrojë klubin në emër të Shvercerave
  • Dhe më pas të largohet përfundimisht nga çdo rol, ndikim apo përgjegjësi lidhur me klubin

Ky hap është i domosdoshëm për të rikthyer stabilitetin, besimin dhe shpresën. Klubi ka nevojë për qartësi, udhëheqje dhe përgjegjësi reale — jo për premtime boshe apo mungesë prezence.

Ky nuk është një apel emocional i momentit, por një qëndrim i menduar, i bashkuar dhe përfundimtar. E ardhmja e klubit nuk mund të mbahet peng më.

Ky është ultimatum. Dhe ky është fundi i pritjes.

gijotina.com/

Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
29 December 2025 at 23:48

Dashi

Gjate gjithë kësaj dite do jeni me humor te mire dhe do ruani komunikimin e ngrohte me partnerin. Do ndiheni te qete ne çdo moment. Beqaret do kenë shume komplekse prandaj nuk do mundin dot te fillojnë një histori dashurie. Ne planin financiar do keni goxha probleme për t’i zgjidhur. Përqendrohuni dhe mos ju besoni shume atyre qe ju rrethojnë.

Demi

Perspektivat janë goxha te mira gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nuk do ndodhe asgjë qe nuk e keni dëshiruar kështu qe do dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do fillojnë histori dashure te cilat kane për te qene afatgjata. Me financat gjerat nuk do shkojnë si duhet. Nuk do dini si t’i menaxhoni ato te ardhura qe keni ne mënyrë qe situata te mbetet e stabilizuar.

Binjaket

Do flisni shume hapur me parterin tuaj gjate kësaj dite dhe do mund t’i sqaroni te gjitha problemet e vogla qe keni pasur. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni. Beqaret nuk do e kenë te vështirë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do jete goxha e mire. Do keni mundësi te kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe te hiqni para mënjanë.

Gaforrja

Ndjenjat pe rate qe keni ne krah do jene te thella sot. Çdo moment do jete shume me i veçante për ju dhe do ndiheni here pas here si ne një ëndërr te bukur. Beqaret duhet te shohin me kujdes çdo ftese qe do ju behet sepse përndryshe mund t’iu ikin mundësi te mira nga duart. Ne planin financiar problemet do zhduken si me magji.

Luani

Mos e provokoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme te mëdha me atë qe keni ne krah. Nga ana tjetër tregohuni sa me realiste qe te mundeni. Beqaret do kenë mundësi te shumta për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë investime te tejskajshme nuk duhen kryer. Tregohuni te matur.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete shume afër perfeksionit gjate kësaj dite. Me partnerin do ndani çdo ide, çdo mendim dhe çdo ndjenje. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë, por te paktën nuk do kalojnë një dite rutine. Pritet qe shume shpejt gjerat te ndryshojnë. Ne planin financiar duhet te reflektoni disa here para se te merrni vendime te rëndësishme.

Peshorja

Dita e sotme nuk do jete aspak rutine për ata qe janë ne një lidhje. Përkundrazi personat qe kenë ne krah do i ojne neper vende te panjohura dhe do i surprizojne ne çdo moment. Beqaret do fillojnë një histori dashurie plot pasion dhe qe do ju sjelle kënaqësi te mëdha. Gjendje e te ardhurave nuk do jete e keqe. Do jeni me te qete për këtë arsye.

Akrepi

Do i qaheni partnerit sot për sjelljen jo te mire qe ka pasur kundrejt jush kohet e fundit. Ne disa momente mund te ketë edhe debate te vogla. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person te cilin e kane pasur shok fëmijërie. Gjerat ndryshojnë me kalimin e kohëve. Financat do jene delikate. Nuk është absolutisht koha për te shpenzuar shuma te konsiderueshme.

Shigjetari

Dëgjojini me kujdes ato qe do ju thotë partneri juaj gjate kësaj dite dhe mos i shkoni kundër për asgjë. Ruani sa te mundni klimën e ngrohte. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa aventura kalimtare. Për dashuritë e mëdha duhet ende te prisni. Për financat nuk do keni perse te shqetësoheni sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Bricjapi

Do lindin probleme te mëdha ne çift gjate kësaj dite lidhur me një trashëgimi. Tregohuni realiste dhe mos thoni gjera te pamenduara. Beqareve do iu jepen mundësi pa fund për njohje te reja kështu qe nëse do duan vërtet mund te ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene shume delikate. Lëvizjet e gabuar mund t’iu shkatërrojnë tërësisht.

Ujori

Te dashuruarit do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Fatmirësisht nuk do ketë as debate apo konflikte te renda. Priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm, prandaj shume gjera kane për te ndryshuar për ta. Financat nuk do jene te këqija, por jo ne gjendjen e duhur për te kryer investime te tejskajshme.

Peshqit

Nuk do merreni vesh shume mire sot me atë qe keni ne krah dhe për çdo gjë do e kundërshtoni njeri-tjetrin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht te gjitha atyre qe do ju thonë te tjerët sepse do lëndojnë veten e tyre. Nuk duhet nisur asnjë lidhje pa qene te sigurte. Gjendja e te ardhurave nuk do ketë asnjë tronditje sado te vogël.

The post Horoskopi 30 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50%

By: M C
29 December 2025 at 23:35

Mario Gila është objektiv kryesor i Igli Tares për merkaton e janarit, siç raportohet në Itali. Mbrojtësi i qendrës vlerësohet maksimalisht nga drejtori i Milanit, që kërkon ta bashkojë me skuadrën para verës ku ekipe të tjera si Interi do të futen në garë.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Lacion, për këtë presidenti Lotito nuk do të nxitohet. Fakt është se Lacio pretendon një shumë të konsiderueshme, pasi Real Madrid ka luajtur 50% të kartonit në rast rishitje.

Fakt është se Gila qëndron me Lacion prej vitit 2022. Prej atëherë ka kaluar 100 ndeshje zyrtare.

Milani do të përforcohet në mbrojtje me siguri, por po ashtu edhe në sulm. Klubi bëri mirë në pjesën e parë të sezonit dhe objektiv mbetet pjesëmarrja në zonën Champions.

The post “Fiksimi” i Igli Tares, drejtori i Milanit përshpejton gjithçka për ish-lojtarin që Reali kërkon 50% appeared first on Albeu.com.

Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi

By: M C
29 December 2025 at 23:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, e informoi atë në një telefonatë të hënën në mëngjes rreth sulmit me dron ukrainas që dyshohet se kishte në shënjestër një nga rezidencat e tij, duke thënë se ky veprim nuk ishte i mirë, edhe pse Kievi e mohoi menjëherë këtë pretendim.

“Kjo nuk është koha e duhur. Është një gjë të jesh ofendues, sepse ata janë ofendues. Është një gjë tjetër të sulmosh shtëpinë e tij”, tha Trump, duke shtuar: “Dhe e mësova këtë sot nga Presidenti Putin. Isha shumë i zemëruar për këtë.”

Presidenti amerikan pranoi se ishte e mundur që pretendimi të ishte i rremë dhe se nuk kishte ndodhur asnjë sulm i tillë, por më pas shtoi se Vladimir Putin e kishte informuar për këtë.

“Kjo do të ishte shumë keq. Nuk do të ishte mirë”, u tha ai gazetarëve para një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida.

Trump e përshkroi gjithashtu telefonatën e tij me Putinin si produktive, megjithëse tha se kishte ende çështje që duheshin zgjidhur për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Ishte një bisedë shumë produktive. Dua të them, kemi disa çështje shumë të vështira, siç mund ta imagjinoni. Kemi disa çështje që shpresojmë t’i zgjidhim, dhe nëse i zgjidhim, mund të keni paqe,” tha ai.

The post Sulmi në rezidencën e Putin? Trump: U zemërova shumë kur Putin më informoi appeared first on Albeu.com.

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë

By: M C
29 December 2025 at 23:13

Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.

Haxhiu tha se partitë opozitare nuk kishin ide dhe program dhe dukej sikur luftonin për vendin e dytë. Analisti vlerësoi se opozita ka bërë gabime strategjike gati duke ia dhuruar Kurtit fitoren.

“Një opozitë që e shpjegoi veten në shkurt dhe e ripërsëriti veten ne dhjetor. Iu nënshtrua diskursit të Albin Kurtit. Kërkoi gjëra që Kurti i kishte vendosur në veprim.

Të thuash do të rris paga, kur ai e bënte atë veprim, është gabim strategjik. Të thuash do të rrisim pensionet dhe e bën ai, do të thtoë se nuk kupton strategji politike. Ka patur dy liderë që irracionalitetin dëshironin ta fitonin me një racionalitet shpjegues dhe ajo do kohë. Të flasësh për TVSH në një ambient ku simbolika është gjithçka, do të thotë se nuk kupton strategjinë politike.

Ata kanë patur mundësi të ndërtojnë qeveri në shkurt, kanë patur numrat dhe ata lanë në pushtet Kurtin, duke qenë opozitarë të mirë, duke menduar se duke qenë i mirë në politikë, fiton pushtetin ndaj një njeriu me diskurs të fortë, me qëndrim të fortë në publik dhe funksionon me simbolikë.

Mendoj se gabimet serioze të kryetarit të PDK dhe kryetarit të LDK, duke u sjellë si NGO më shumë sesa liderë të partive politike, i sollën Kurtit fitoren që është më e madhja, ose me numrin më të shumtë që ndonjëherë ka patur një parti politike. Nënshtrimi ishte që e pranuan 28 dhjetorin, që strategjikisht e dinë se diaspora funksionon me simbolik, me një nacionalizëm regresiv. Ia dhanë një grupacioni të madh të shqiptarëve të Kosovës prej 374 mijë që ditën e 28 dhjetorit, këtë simbolikë t’ja dhurojnë Albin Kurtit.

Fitorja e Kurtit është ekskluzivisht produkt i dobësive serioze të dy partive të mëdha të opozitës, pa shpirt, pa program, pa fjalor, pa diskurs, pa ide.

Kurti është fitues, bravo i qoftë, arriti atë që nuk e ka arritur askush. A e ka merituar? Nuk e ka merituar këtë rezultat. A e ka merituar Kosova, që të mos jetë peng e partive që nuk kanë guxim të qeverisin, por kanë një relaksim në opozitë? Relaksimi i tyre bëri Albin Kurtin me guxim që të qeveris dhe tani po largohemi nga ngërçi dhe është fundi i kësaj gjenerate politike. Më vjen keq që kjo gjeneratë e kryesuar nga Lumiri dhe Bedri Hamza, dështoi dhe dështoi me meritë. Ata duhet të shkojnë, për faktin se treguan dobësi të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk e dëshën vendin e parë, luftonin të gjithë për vendin e dytë ose të tretë”, tha Haxhiu.

The post “Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

“Opozita nuk po prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Edi Rama merr 10 deputetë më shumë

29 December 2025 at 23:43

Gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, u shpreh se kreu i PD Sali Berisha nuk frymëzon më.

Ai theksoi se edhe në Foltoren e mbajtur mbrëmjen e kësaj të hënë, numri i mbështetësve ishte mjaft i ulët.

“Në këto 12 vite Berisha duket se nuk gjeti një zëvendësues, sipas tij. Tani Berisha nuk po arrin dot të gjejë askënd dhe mendon që partinë të hipotekojë, apo ta noterizojë, ta lërë trashëgimi të familjes së tij. Kjo është skandaloze”, tha ai.

Gjithashtu gazetari Fatos Mahmutaj, u shpreh kritik ndaj opozitës duke u shprehur se ka mbërritur në fundit e saj.

“Askush nuk e ndjek më Berishën…Ndërsa marshimi i PD në Surrel, është bërë meme e jashtëzakonshme me Inteligjencë Artificiale. Opozita është bërë qesharake, për të ardhur keq. Ka mbërritur në fundin e saj. Edhe nëse Edi Rama shpall zgjedhjet, jam i bindur se do të fitojë 10 deputetë më tepër. Kjo opozitë nuk ka më asgjë për ta ndjekur”, tha ai.

Berisha e mbyll 2025 i vetëm/ Rudhet edhe më shumë numri i pjesëmarrësve në “Foltore”

29 December 2025 at 23:13

Berisha e mbylli këtë 2025, thuajse i vetëm. Me një grusht militantësh në bulevardin e ftohtë të kryeministrisë. Nga familja, e shoqëroi vetëm dhëndri, nga partia, vetëm Belind Këlliçi, dhe pse ky me disa metra distancë.

Salianji i vetëpërjashtuar nuk i vjen më, kurse i përzgjedhuri Tiku sërish nga sheshi i iku.

Por doktori të gjithë i injoroi, mjaftojnë aq sa kanë mbetur.

“Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare”

Rama Kurtin e uroi, kurse Berisha për Kurtin kishte vetëm një krahasim, mungoi një urim.

“Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike. “

Protesta kësaj radhe zgjati pak, sa një pjesë ndeshje futbolli. Ndoshta militantët s’kishin marrë masat ndaj të ftohtit, por doktori i paralajmëroi, do jetë dimër i gjatë.

“Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026.”

Edhe këtë vit Berisha e mbyll me pak veta në shesh, me një kontrast i madh i një partie më e madhja opozitare. Por numrat nuk kanë më rëndësi, rëndësi ka që doktori mbetet nr.2 në politikë, dhe nr.1 i pamposhtur në Partinë Demokratike.  Në këtë të fundit. për 35 vjet rresht. Sali Berisha renditet kështu i dyti pas Enver Hoxhes, i cili e mbylli llogarite me këtë jetë, pasi qëndroi në krye të partisë së punës për fiks 40 vjet.

Por shëndeti i Sali Berishës premton thyerje rekordi politik në vitin 2030, kur bota do këtë avancuar aq shume sa do ketë çuar raketa në mars, ndërsa Shqipëria me pak fat do ketë kthyer një faqe të rëndësishme të historisë.

/abcnews.al/

Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026

29 December 2025 at 23:00

Italia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën edhe vitin e ardhshëm, pasi qeveria e djathtë e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot një dekret që autorizon dorëzimin e vazhdueshëm të armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtë “Lega”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën civile dhe që dorëzimi i armëve të shënohej qartë si për qëllime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

By: gaze tare
29 December 2025 at 23:25

Së fundmi, gjatë spektaklit të sotëm të BBVK u transmetua një klip përmbledhës me disa nga momentet më të ndjera të Alba Pollozhanit, i cili ngjalli reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Pamjet rikthyen në vëmendje situata emocionale që ajo ka përjetuar, duke treguar një anë më të ndjeshme të saj.

Një nga momentet më të komentuara lidhej me fshehjen e një sendi personal të Albës nga disa prej djemve të shtëpisë. Në klip, ajo shihej dukshëm e prekur, duke qarë dhe duke përmendur edhe partnerin që ka jashtë, çka e bëri situatën edhe më të rënduar emocionalisht. Ky episod u rikthye për diskutim edhe gjatë spektaklit, ku Alba vendosi të flasë hapur për ndjenjat dhe përjetimin e saj.

Gjatë komenteve, ajo bëri një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se tre nga djemtë e shtëpisë kishin pëlqim për të. Kjo solli menjëherë reagime të forta, zhurmë dhe tension, ndërsa djemtë në fjalë reaguan me të qeshura dhe kundërshtime, duke mos u pajtuar me atë që Alba deklaroi.

Debati vazhdoi më tej, duke u shndërruar në një diskutim më të gjerë mbi marrëdhëniet, sinjalet dhe interpretimet brenda shtëpisë. Në këtë kontekst, u përmend edhe ideja se Alba mund të ketë një simpati për Ludo Lee, gjë që shtoi edhe më shumë dinamika në bisedë.

Ky klip dhe deklaratat që pasuan e rikthyen Albën në qendër të vëmendjes, duke e bërë një nga personazhet më të përfolura të momentit në spektakël.

The post Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 29 December 2025Lajme Shqiperi

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

By: gi ada
29 December 2025 at 22:38
Babai i Malit, Faik Retkoceri, ishte paralajmëruar si i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel. Megjithatë, publiku nuk e pa kurrë këtë intervistë të realizohej, pasi situata shëndetësore e tij u përkeqësua papritur. Gjatë emisionit, moderatorja Bieta Sulo sqaroi se ndërkohë që ekipi po përgatitej për […]

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

By: e xh
29 December 2025 at 22:49

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë  detaje për dosjes së zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.

Lala tha se prokurori i posaçëm Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale ndaj njerëzve më te besuar dhe vartësve të Belinda Ballukut. Sipas saj janë ushtruar kontrolle në banesa, zyra dhe kontrolle personale ku janë sekuestruar pjesë kompjuterike, celularë dhe dokumente, që pretendohet të shërbejnë në thellimin e hetimeve.

“Prokurorët e Posaçëm në datën 24 janë drejtuar më kërkesë të posaçme Gjykatës së Posaçme dhe më datën 25, natën e Krishtlindjeve, gjyqtari Erjon Çelaj ka nxjerrë 21 vendime për kontrolle personale, kurse në total janë 34 kontrolle. Brenda një vendimi mund të ketë edhe kontroll banese, edhe kontroll zyre, por edhe kontroll personal. Janë shumë individë, sepse nga 21 vendime janë bërë 34 kontrolle gjatë 26 dhjetorit. Në këto kontrolle kanë qenë njerëzit më të besuar të  Belinda Ballukut, ka qenë ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës Viola Hagjiademi, e cila është emëruar aktualisht si administratore e korporatën elektro-energjetike shqiptare. Kjo zonjë ka pasur një kontroll të më hershëm, që në nisje të hetimeve, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë janë marrë të gjitha pajisjet kompjuterike që janë gjetur. Gjithashtu janë marrë edhe telefonat celularë, nga ana tjetër janë sekuestruar edhe dokumente. Sindi Dushku, e cila është shefe kabineti e Belinda Ballukut, e cila rezulton që të ketë lidhje familje me Olta Xhaçkën, rezulton që në këtë rast nuk është njoftuar fare Policia e Shtetit. BKH nuk ka njoftuar fare Policinë e Shtetit, sepse mund të kishte dekonspirim të të gjithë të dhënave, të operacionit. Është kontrolluar po ashtu banesa e Erald Elezit. Kemi tre biznesmenët të cilët janë kontrolluar, Rrok Gjoka i është marrë telefoni bashkë me të birin, Ilir Shtufi po ashtu dhe në rastin konkret edhe Paqsor Buzi, që është një fituesit kryesor të tenderit. Këto emra rezultojnë që të jenë në komunikimet që ka pasur zonja Balluku me ish-vartësin e saj Evis Berberi”, tha Klodiana Lala.

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

By: e xh
29 December 2025 at 22:43

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me hetimet ndaj dosjes së AKSHI-t si dhe ndaj Ergys Agasit.

Lala është shprehur se një dosje tjetër, që është fraksion i dosjes së AKSHI-t ka të bëjë me emërimet e drejtuesve të policisë.

Sipas gazetares, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është financuar nga Ergys Agasi, teksa theksoi se 70% e drejtorëve të policisë në qarqe janë mëruar po nga Agasi.

“Një dosje tjetër që është po fraksion i dosjes së madhe të AKSHI-t lidhet me disa zyrtarë, ose më saktë me kupolën e Policisë së Shtetit që ka patur takim me Ergys Agasin. Ne e dimë shumë mirë dhe nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Kush i ka emëruar 70% drejtorët e policisë në qarqe, Ergys Agasi. Unë mbaj përgjegjësi penale për këtë që them, koha do më provojë. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën e ka financuar Ergys Agasi. Është shumë publike gjëja. Nuk ka rëndësi bota e krimit kështu funksionon pse duhet të ketë titull zyrtar. Financimi nuk është vetëm me para ka dhe forma të tjera”-tha Lala.

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

By: e xh
29 December 2025 at 21:40

Kuvendi i ka dhënë përgjigje zyrtare e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kërkesës së tyre për caktimin e datës së mbledhjes së dytë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Deputetët e PD kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit me qëllim shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministers së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në shkresën zyrtare, firmosur nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se kërkesa e 5 deputetëve demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandateve nuk pranohet pasi ende nuk është ezauruar koha e nevojshme që i duhet palës mbrojtëse, të njihet me aktet dhe dhe provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend, dhe të përgatisë mbrojtjen e saj para ligjvënësve.

Gjithashtu në argumentimin e tij, kreu i Kuvendit Niko Peleshi shprehet se kërkesa nuk pranohet, ndërsa argumenton edhe se: Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, veçanërisht në rastet kur Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret./Opinion.al

 

 

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

By: e xh
29 December 2025 at 21:10

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën X. Ndër të tjera ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian.

“Dje, populli i Kosovës na dha përsëri një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë një nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur vjen pas kryerjes së mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan për të siguruar që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, shtetet e ndryshme dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës. Një falënderim i veçantë për partitë tona simotra dhe lëvizjen më të gjerë progresive, ndërsa ne angazhohemi për të ndërtuar shoqëri ku dinjiteti dhe mirëqenia e popullit janë në qendër. E ardhmja e Kosovës është e begatë dhe e orientuar fort drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Kurti.

22:58 Agron Shehaj bën bilancin e punës së SPAK në 2025: Më e rëndësishmja, ajo që ndodhi me Berishën

By: Monika
29 December 2025 at 22:58

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vlerësoi punën e SPAK në vitin 2025, duke renditur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur këtë vit. Por ai veçoi edhe akuzën ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e vënë në krye të ngjarjeve të rëndësishme.

“Sa u përket ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2025 të SPAK, ajo që është më e rëndësishme është që një kryetar bashkie hiqet zvarrë dhe ccohet në burg. Ka ndodhur edhe me Arben Ahmetajn që është tani në Zvicër dhe me Belinda Ballukun. Për nga rëndësia ajo që ka ndodhur në 2025 e që ka nisur nga 2024 është ajo që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar, por antikorrupsioni duhet të veprojë ndaj të gjithëve.

Ky është moment historik direkt pas atyre ngjarjeve të vitit 1991. Rreziku më i madh është se të pandehurit e sotëm po përdorin mediat dhe analistët kundër drejtësisë. Ne kemi nisur një fushatë me çadra për drejtësinë në të gjithë Shqipërinë për të mbledhur firma në mbështetje të drejtësisë duam të mbledhim 100 mijë firma nga qytetarët se janë me drejtësinë”- tha Shehaj./mxh

22:46 Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati: Proces korrekt, por triumfalizëm i tepruar pas rezultatit

By: Monika
29 December 2025 at 22:46

Diplomati i karrierës, Roland Bimo komentoi sot rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Bimo vlerësoi procesin zgjedhor si korrekt dhe në respekt të standardeve ndërkombëtare, por kritikoi triumfalizmin e tepruar pas rezultatit.

“Është një fitore për popullin e Kosovës për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet dhe për plotësimin e standardeve demokratike. Por të gëzohemi vetëm pse dimë të votojmë do të thotë ta vendosim stekën shumë ulët. Pas më shumë se tri dekadash demokraci, Kosova nuk duhet të kënaqet vetëm me zhvillimin korrekt të zgjedhjeve, ndërsa përdorimi i termave si “historike” e zhvlerëson procesin. Kjo ndjenjë triumfalizmi dhe përdorimi i fjalës historike vend e pa vend. Ishte elektorati ai që zgjidhi ngërçin, pasi politika kosovare nuk ishte në gjendje të binte dakord për asgjë. Rezultati dhe standardi zgjedhor mund të maskojnë problemin kryesor të politikës shqiptare: mungesën e kompromisit”,-tha Bimo./mxh

22:31 Erion Veliaj në arrest/ Ristani: Tirana funksionon edhe pa kryetarin

By: Monika
29 December 2025 at 22:31

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani komentoi sot situatën në Bashkinë e Tiranës, teksa kryetari Erion Veliaj është i arrestuar dhe në qelinë e Burgut të Durrësit.

Në një studio televizive, Ristani u shpreh se çështja ndaj Veliajt ka një ndikimi sepse bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur.

Ristani shtoi se pavarësisht kontekstit politik e juridik, shërbimet ndaj qytetarëve nuk mund të ndalojnë në asnjë moment.

“Performanca e bashkisë ka qenë në ato standarde që ka qenë në të gjithë këto vite. Dua të jem shumë e sinqertë unë mendoj që jo vetëm në Bashkinë e Tiranës, por në të gjithë sendimentin e qytetit kalibrimi ynë nga një rend drejtësie që historikisht nuk e kishim parë të tillë, do kohën e vet. Patjetër që ndikon për më tepër kur bëhet fjalë për një kryetar të zgjedhur, vizioni i të cilit ka drejtuar qytetin për vite të tëra. Por shërbimet e qytetit janë shërbime nuk mund të ndalojnë në asnjë moment sido të jetë konteksti politik apo juridik për çdo lloj çështje. Qyteti duhet pastruar, kopshtet e shkollat do funksionojnë, janë shërbime bazike por të shumta të numër që nuk ta japin luksin për të ndalur. Ajo infrastrukturë punonjësish të Bashkisë Tiranë vijon të jap shërbimet e saj pasi janë të nevojshme dhe pa to nuk do mund të kalonim dot 24 orë”,-tha Ristani./mxh

❌
❌