Normal view

Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji

27 July 2026 at 10:00

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës Prizrenin kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Më e rënduar paraqitet situata pranë Parkut të Qytetit, ku ura është mbuluar nga uji si pasojë e rritjes së ndjeshme të nivelit të tij.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka dalë mbi sipërfaqen e urës dhe ka përfshirë edhe zonën përreth, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Qytetarët janë këshilluar që ta shmangin kalimin nëpër këtë pjesë deri në normalizimin e situatës, ndërsa autoritetet pritet ta vlerësojnë gjendjen dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për rikthimin e qarkullimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reshjet e dendura shkaktojnë vërshime në Prizren, ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji appeared first on Sinjali.

Ministri francez për Evropën arrin në Prishtinë

27 July 2026 at 09:54

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.

Takimi po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku dy zyrtarët pritet të diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh, zhvillimet rajonale dhe proceset eurointegruese.

Pas përfundimit të takimit, është paralajmëruar një konferencë e përbashkët për media, ku Konjufca dhe Haddad do të shpalosin detaje nga bisedimet dhe qëndrimet e delegacioneve të Kosovës dhe Francës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri francez për Evropën arrin në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë

27 July 2026 at 09:48

Një hetim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar ka konkluduar se princi saudit 29-vjeçar, Abdullah bin Fahad bin Abdullah bin Abdulaziz bin Jalawi Al Saud, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak të shkaktuar nga konsumi i një kokteji fatal me alkool, droga sintetike dhe barna kundër ankthit.

Trupi i tij i pajetë u gjet më 25 nëntor 2025 në dyshemenë e banjës së dhomës së tij në hotelin e luksoz “Marriott” në Kensington të Londrës, ku po qëndronte kundrejt një çmimi prej rreth 600 paundësh në natë. Seanca e hetimeve në Gjykatën e Coroner-it në Perëndim të Londrës (Inner West London Coroner’s Court) zbardhi detajet e toksikologjisë dhe rrethanat e ngjarjes.

Përzierje fatale e substancave

Sipas raportit toksikologjik të paraqitur në gjykatë, princi kishte në gjak një nivel alkooli prej 222 mg për 100 ml — pothuajse tri herë më i lartë se kufiri i lejuar për ngarjen e makinës në Britani (80 mg/100 ml). Ekspertët mjekësorë deklaruan se vetëm ky nivel alkooli ishte i mjaftueshëm për të shkaktuar gjendje meje ose kome.

Përveç alkoolit, analizat zbuluan nivele fatale të GHB-së (gamma-hydroxybutyrate), e njohur si “drogë e festave”, si dhe gjurmë të kanabisit dhe ilaçit kundër ankthit Xanax (alprazolam) e medikamenteve të tjera anksiolitike. Ekspertët përfunduan se kombinimi i këtyre substancave solli ndalimin e menjëhershëm të zemrës.

Zëvendës-koronerja Jean Harkin nxjerrin vendimin për vdekje aksidentale (misadventure), duke konfirmuar se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e ndonjë personi të tretë apo qëllim të vetë princit për t’i dhënë fund jetës.

Kamerat e sigurisë (CCTV) treguan se 29-vjeçari kishte qenë vetëm në dhomë natën para se të gjendej i vdekur nga një punonjëse e pastrimit të hotelit. Gjithashtu, në dhomë nuk u gjet asnjë letër lamtumire.

Sfidat e mëparshme me varësinë

Gjatë seancës u bë e ditur se princi saudit kishte pasur një histori të gjatë luftimi me varësinë nga alkooli e barnat me recetë. Në gusht të vitit 2025, ai i ishte nënshtruar një programi detox-i në klinikën e njohur “Priory Clinic” në Roehampton, ku qëndrimi mund të kushtojë deri në 35,000 paund në javë.

I ndjeri ishte pjesëtar i familjes mbretërore saudite, pasardhës nga linja e stërgjyshit të mbretit aktual Salman. Gjykata Mbretërore e Arabisë Saudite e ka konfirmuar ndarjen e tij nga jeta, ndërsa ceremonia mortore është mbajtur në Riad.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Princ i Arabisë Saudite gjendet i vdekur në një hotel në Londër pas mbidozës me alkool dhe drogë appeared first on Sinjali.

Vërshimet bllokojnë kamionët në rrugën Ferizaj–Shkup, uji mbulon segmentin rrugor

27 July 2026 at 09:47

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në segmentin rrugor Ferizaj–Shkup, ku disa kamionë kanë mbetur të bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të rënda dhe duke krijuar kolona në këtë aks.

The post Vërshimet bllokojnë kamionët në rrugën Ferizaj–Shkup, uji mbulon segmentin rrugor appeared first on Sinjali.

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Rahovec, rrugët mbulohen nga uji

27 July 2026 at 09:28

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e shtëpive dhe objekteve të tjera.

Pamjet tregojnë situata të rënda, ku disa automjete shihen duke kaluar me vështirësi nëpër rrugët e mbuluara nga uji, ndërsa në disa segmente niveli i ujit është aq i lartë sa rrezikon të bllokojë plotësisht qarkullimin.

The post Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Rahovec, rrugët mbulohen nga uji appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kthehet në shtëpi dhe përballet me hajdutët e maskuar – grabiten rreth 35 mijë euro në Bernicë të Epërme

27 July 2026 at 09:03

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Bernicë të Epërme, ku pronari i një shtëpie u përball me dy persona të maskuar sapo u kthye në banesën e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimë e rastit është S. Sh, 43 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fatime Krasniqi”, ku rreth orës 21:40, pronari është kthyer në shtëpi dhe, sapo ka hyrë brenda, ka vërejtur dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kishin kryer vjedhjen.

Autorët kanë arritur të largohen duke dalë përmes një dritareje, pasi paraprakisht kishin dëmtuar roletat e saj, ndërsa janë zhdukur në drejtim të panjohur.

Sipas deklarimit të ankuesit, nga shtëpia janë vjedhur ari dhe para të gatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet të jetë rreth 35 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë”.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët vazhdojnë të jenë në arrati.

The post Ekskluzive | Kthehet në shtëpi dhe përballet me hajdutët e maskuar – grabiten rreth 35 mijë euro në Bernicë të Epërme appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje spektakolare në depot e “Alma SHPK” dhe “Top Soft Pejners” në Prishtinë – dëmi mbi 80 mijë euro, grabitësit dogjën sistemet e sigurisë

27 July 2026 at 09:00

Një grabitje e organizuar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Suhadoll të Graçanicës, ku një grup prej 7 deri në 8 personash dyshohet se kanë hyrë në depot e kompanive “Alma SHPK” dhe “Top Soft Pejners SHPK”, kanë marrë para të gatshme dhe më pas kanë djegur sistemet e sigurisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja është raportuar rreth orës 01:30, pasi kompania e sigurimit ka njoftuar Policinë për grabitjen në dy depot.

Sipas deklarimit të rojës së objektit, Xh. H. 47 vjeçar një grup prej 7-8 personash kishte hyrë në oborrin e depove dhe e kishte detyruar të ulej e të mbante kokën poshtë, ndërsa autorët kishin hyrë në objekt. Ai ka deklaruar se nuk ka mundur të vërejë nëse grabitësit ishin të armatosur.

Nga depoja e kompanisë “Alma SHPK”, në pronësi të S. Z. 54 vjeçar, grabitësit dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro, ndërsa më pas i kanë vënë flakën të gjithë sistemit DVR, duke shkaktuar dëme që, sipas pronarit, arrijnë në 50 deri në 60 mijë euro.

Ndërkohë, në depon e kompanisë “Top Soft Pejners SHPK”, në pronësi të B. K. 42 vjeçar autorët dyshohet se kanë djegur sistemin DVR dhe panelet solare, duke shkaktuar dëme të vlerësuara rreth 20 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë parandaluar përhapjen e tij.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe ekipi i forenzikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Grabitje”.

Hetimet janë marrë në kompetencë nga njësitë rajonale të Policisë, të cilat po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje spektakolare në depot e “Alma SHPK” dhe “Top Soft Pejners” në Prishtinë – dëmi mbi 80 mijë euro, grabitësit dogjën sistemet e sigurisë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për përleshjen me armë në Halabak të Podujevës – dy të plagosur, gjashtë në ndalim

27 July 2026 at 08:59

Një konflikt që eskaloi në përdorim të armës së zjarrit ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Halabak të Podujevës, duke lënë dy persona të plagosur dhe duke përfunduar me arrestimin e gjashtë të dyshuarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në këtë rast dyshohen të jenë të përfshirë Avdi Xhakolli, Veton Krasniqi rreth 35 vjeç, Enver Krasniqi rreth 39-vjeç, Endrit Alshiqi rreth 24-vjeç, Valmir Alshiqi rreth 29 vjeç, Brahim Krasniqi rreth 67 vjeç dhe Bekim Xhakolli rreth 46 vjeç.

Sipas informacioneve, rreth orës 18:50, për shkak të një mosmarrëveshjeje mes palëve ka shpërthyer një përleshje, gjatë së cilës dyshohet se Avdi Xhakolli ka përdorur armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, Enver Krasniqi dhe Veton Krasniqi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Në cilësinë e ankuesve janë intervistuar A. A. rreth 49-vjeç, E. Xh. rreth 64 vjeç dhe E. Z. rreth 57-vjeç, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzikës dhe Njësia për Hetime të Përgjithshme.

Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së shkurtër, një mjet i fortë dhe dy automjete, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e Valmir Alshiqit është konfiskuar edhe një automjet tjetër që dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të Prokurorit, Veton Krasniqi, Enver Krasniqi, Endrit Alshiqi, Valmir Alshiqi, Brahim Krasniqi dhe Bekim Xhakolli janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të dyshuarit për përleshjen me armë në Halabak të Podujevës – dy të plagosur, gjashtë në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është 61-vjeçari që dyshohet se sulmoi me sprej punëtorët e Eko Regjionit dhe një taksist në Prizren

27 July 2026 at 08:27

Një incident që nisi për shkak të hedhjes së mbeturinave në rrugë përfundoi me katër persona të lënduar dhe arrestimin e një 61-vjeçari në Prizren.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Rasim Pulën rreth 61-vjeç, i cili dyshohet se sulmoi me sprej tre punëtorë të kompanisë Eko Regjioni dhe një taksist, pasi iu tërhoq vërejtja për mënyrën e hedhjes së mbeturinave.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 korrikut, rreth orës 08:00, në rrugën “Suzi Qelebi”, ku ekipet e Eko Regjionit ishin duke kryer pastrimin e zonës.

Sipas burimeve të Sinjalit, Rasim Pula dyshohet se hodhi mbeturina në rrugë, ndërsa pasi punëtorët i kërkuan që ato t’i hidhte në kontejner, reagoi me fyerje dhe kërcënime. Situata më pas eskaloi, kur i njëjti dyshohet se përdori sprej ndaj tyre, duke prekur edhe një taksist që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Viktima të rastit janë B. K. rreth 42-vjeç, F. A. rreth 44-vjeç, F. B. rreth 49-vjeç – punëtorë të Eko Regjionit, si dhe E. Sh. rreth 55-vjeç, taksist.

Të katër kanë pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa Rasim Pula është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, sipas burimeve, për pretendimet që lidhen me nxitjen e urrejtjes etnike, rasti do t’i përcillet prokurorit kompetent për vlerësim të mëtejshëm, pasi Prokuroria Themelore në Prizren nuk është kompetente për këtë pjesë.

Me vendim të Prokurorit, Rasim Pula është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është 61-vjeçari që dyshohet se sulmoi me sprej punëtorët e Eko Regjionit dhe një taksist në Prizren appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete 52-vjeçari në Janjevë – familja kishte kërkuar ndihmën e Emergjencës

27 July 2026 at 08:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Janjevë të Lipjanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Lulzim Gashi, 52 vjeçar.

Sipas informacioneve, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar se familjarët kishin kërkuar ndihmën e Emergjencës, pasi Lulzim Gashi ishte gjetur i shtrirë në shtëpi pa ndjenja.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por në orën 09:50 mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Trup i pajetë”.

Sipas familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët dhe nuk kanë shprehur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes.

Me vendim të Prokurorit, trupi nuk është dërguar për autopsi, por i është liruar familjes për ceremoninë e varrimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Gjendet pa shenja jete 52-vjeçari në Janjevë – familja kishte kërkuar ndihmën e Emergjencës appeared first on Sinjali.

Ministri francez sot në Kosovë, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja

27 July 2026 at 07:39

Ministri i Deleguar për Çështjet Evropiane i Francës, Benjamin Haddad, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral.

Pas përfundimit të bisedimeve, Konjufca dhe Haddad, në praninë e ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pritet të formalizojnë disa marrëveshje bashkëpunimi që përfshijnë sektorët e drejtësisë, arsimit dhe përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri francez sot në Kosovë, pritet nënshkrimi i marrëveshjeve të reja appeared first on Sinjali.

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

27 July 2026 at 07:20

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë sot procesi gjyqësor ndaj Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, të cilët akuzohen për përfshirje në sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2023.

Edhe në këtë fazë të procesit, dy të pandehurit kanë mohuar akuzat, duke u deklaruar të pafajshëm, ashtu siç vepruan edhe gjatë paraqitjes së tyre të parë para gjykatës.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, materialet e siguruara gjatë hetimeve mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në veprat penale për të cilat po ndiqen penalisht.

Prokuroria ka theksuar gjithashtu se hetimet kanë zbuluar elemente që, sipas saj, tregojnë për përfshirjen e institucioneve të Serbisë në organizimin dhe përgatitjen e sulmit.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë konfiskuar armë, municion, pajisje ushtarake, mjete komunikimi dhe prova të tjera materiale. Sipas Prokurorisë, edhe analizat forenzike, përfshirë testet e ADN-së dhe ekspertizat teknike, i lidhin të akuzuarit me vendin ku ndodhi shpërthimi.

Në anën tjetër, avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar qëndrimin e Prokurorisë, duke kërkuar nga trupi gjykues një vlerësim të paanshëm të provave. Ata pretendojnë se aktakuza nuk përmban përshkrim të qartë të veprimeve konkrete që u atribuohen klientëve të tyre.

Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, bashkë me Igor Dimoviqin, akuzohen për cenim të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste dhe posedim të paautorizuar të armëve. Ndërsa ndaj Jovan Viqentijeviqit rëndon edhe akuza për spiunazh.

Sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i kryer në fshatin Varagë të Zubin-Potokut gjatë nëntorit 2023, shkaktoi dëmtime të konsiderueshme në një objekt me rëndësi jetike për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë. Seanca e sotme pritet të fokusohet në administrimin e provave dhe paraqitjen e argumenteve nga të dyja palët.

Seanca pritet të filloj në orën 10:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc appeared first on Sinjali.

Policia qëllon për vdekje furgonin dhe të dyshuarin për sulmin me thikë në Berlin Pride

27 July 2026 at 07:13

Një burrë i dyshuar për drejtimin e një furgoni drejt një turme njerëzish pranë festivalit të Krenarisë në Berlin dhe më pas për kryerjen e një sulmi terrorist islamik me thikë është qëlluar për vdekje nga policia, thanë zyrtarët gjermanë.

Policia konfirmoi të dielën në mbrëmje se i dyshuari kryesor ishte qëlluar për vdekje, thuhet se gjatë një operacioni në një kompleks kopshtesh në lagjen Spandau të kryeqytetit, shkruan The Guardian.

Një grua u vra të shtunën në mbrëmje dhe 29 të tjerë u plagosën pasi një burrë drejtoi një minivan me qira drejt një turme këmbësorësh, më pas sulmoi njerëzit me atë që dukej si një hanxhar. Sulmi ndodhi në parkun Tiergarten pranë Portës së Brandenburgut rreth orës 22:00 sipas orës lokale të shtunën, pranë një prej festimeve më të mëdha LGBTQ+ në Evropë, transmeton Sinjali.

Sulmi i detyroi organizatorët të ndërpresin një nga ngjarjet më të mëdha të Paradës së Krenarisë në Evropë dhe ndodhi ndërsa Gjermania mbeti e shqetësuar pas një serie sulmesh vdekjeprurëse me automjete dhe thikë.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, e emëroi të dyshuarin kryesor si 21-vjeçarin Abdul Ballout. “Këtu kemi të bëjmë me një autor të dyshuar, i cili më parë kishte tërhequr vëmendjen përmes një numri të madh veprash penale, radikalizimit dhe lidhjes me skenën islamike”, tha ai në një konferencë për shtyp pranë vendit të sulmit. Ai tha se Ballout kishte një dënim penal dhe ishte dënuar si i mitur me një vit e 10 muaj burg, por se dënimi ishte pezulluar.

Mediat gjermane raportuan se Ballout, një shtetas gjerman me rrënjë libaneze, ishte mbështetës i Shtetit Islamik dhe vitin e kaluar udhëtoi për në Lindjen e Mesme në një përpjekje të dështuar për t’u bashkuar me grupin. Ai u dënua më pas në Gjermani për “përgatitjen e një akti të rëndë dhune subversive”, raportuan mediat Bild dhe Der Spiegel.

Policia dhe prokurorët kishin kërkuar ndihmë për të gjetur Ballout, por paralajmëruan publikun të shmangte “kontaktin e drejtpërdrejtë” me të, duke thënë se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Policia kontrolloi një apartament në lagjen Schöneberg të Berlinit pranë vendit të sulmit në orët e para të së dielës, por tha se nuk kishin gjetur askënd atje.

Përpara se Ballout të qëllohej me armë, Der Spiegel foli me të atin, Tawfik, në telefon nga Libani, ku ai po vizitonte të afërmit.

Duke e përshkruar Ballout si “bujar, emocional, të dashur”, ai tha se djali i tij kishte jetuar me nënën e tij, nga e cila Tawfiku është i divorcuar, dhe dy nga tre motrat e tij. Ballout ndoqi shkollën deri në klasën e 10-të, pastaj kaloi nga një punë në tjetrën, në siguri ose si shofer.

Tawfiku e përshkroi familjen si shiite , por “jo jashtëzakonisht fetare” dhe tha se ajo “nuk e mbështet Shtetin Islamik”, një grup ekstremist sunit.

Ai dhe Ballout ishin grindur për flokët dhe mjekrën e tij. “Nuk e lejova të mbante mjekër të gjatë”, i tha ai Spiegel, duke e quajtur atë një simbol të ekstremizmit. I pyetur për një motiv të mundshëm për sulmin, ai tha: “Ai ishte i trushpërlarë.”

Tawfiku foli me Ballout të shtunën, ditën e sulmit. “Ai më telefonoi dhe folëm normalisht, si çdo ditë. Tha se i mungonim dhe do të donte të ishte me ne në Liban.”

Kancelari, Friedrich Merz, i kërkoi Gjermanisë të shmangë përçarjen dhe frikësimin pas sulmit. “Ne do të mendojmë për pasojat, ne do të mbrojmë lirinë tonë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Më parë, Merz u zotua të ndëshkonte ata që janë përgjegjës, duke e përshkruar “aktin e shëmtuar” si një “sulm ndaj shoqërisë sonë” në një postim në mediat sociale. Flamuri në Bundestagun gjerman u urdhërua të ulet në gjysmë shtizë.

Policia tha se automjeti kishte goditur disa persona pasi ishte futur në Tiergarten. Pak para orës 22:00, shoferi i minivanit të bardhë devijoi në park, afër vendit ku kishte qenë itinerari i marshimit të Krenarisë më herët gjatë ditës, duke goditur njerëz në një shteg dhe duke u përplasur në një pemë.

Bild citoi një dëshmitar i cili tha se një burrë kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në këmbë. Një kërkim që përfshinte helikopterë dhe oficerë nga disa shtete gjermane ishte duke u zhvilluar në të gjithë kryeqytetin të dielën.

Julian Methig, i cili mori pjesë në event, e përshkroi atë si një makth të bërë realitet. “Është një nga ditët më të këqija për komunitetin queer dhe një ditë që personalisht shpresoja se nuk do ta përjetoja kurrë… Jam i shokuar”, tha ai.

Qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në Berlin nën diellin e ngrohtë të verës për të festuar Paradën e Krenarisë. Në Gjermani njihet si Dita e Rrugës Christopher (CSD), e emëruar sipas vendit të Stonewall Inn në New York City ku trazirat kundër bastisjeve policore nisën lëvizjen moderne për të drejtat LGBTQ+. CSD u mbajt për herë të parë në Berlinin Perëndimor në vitin 1979.

Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, e quajti sulmin vdekjeprurës “një sulm ndaj shoqërisë sonë të lirë dhe kozmopolite”.

“Pas një CSD-je paqësore dhe plot ngjyra, tubimi për një Berlin tolerant dhe paqësor u sulmua në mënyrën më brutale”, tha ai në X. “Berlini është qyteti i lirisë – dhe liria jonë është sulmuar sot në mënyrën më të tmerrshme. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet dhe miqtë e tyre.”

Për herë të parë në historinë e saj, CSD filloi të premten në mbrëmje të këtij viti me një tubim politik pro-demokracisë. Berlini do të mbajë zgjedhje rajonale në shtator së bashku me dy shtete të tjera.

Parada e së shtunës u zhvillua nën moton “të marrësh qëndrim është në modë”, të cilën organizatorët thanë se ishte “në përgjigje të armiqësisë në rritje” ndaj personave LGBTQ+ në Gjermani.

Më shumë se 80 karroca dhe 50 grupe në këmbë iu bashkuan procesionit nëpër qendër të qytetit, duke kaluar Potsdamer Platz dhe monumentin e Kolonës së Fitores në Tiergarten, duke kulmuar me një tubim në Portën e Brandenburgut.

Më herët gjatë ditës, një person u arrestua për rezistencë ndaj urdhrave të policisë në një kundërprotestë të ekstremit të djathtë.

Përpara paradës së vitit të kaluar, organizatat LGBTQ+ të Berlinit dhanë alarmin se sulmet ishin bërë më të shpeshta, ndërsa të drejtat e fituara me mund ishin nën kërcënim. Aktivistët thanë se një rritje e armiqësisë kishte shoqëruar rritjen e mbështetjes për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, tani partia më popullore në sondazhet kombëtare të opinionit, si dhe një rritje të sulmeve të frymëzuara nga islamistët.

Udhëheqësit evropianë ofruan solidaritet, përfshirë krerët e qeverive në Belgjikë, Holandë dhe Suedi. “Italia dënon dhe kundërshton me forcë të gjitha format e urrejtjes dhe ekstremizmit”, shkroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në X, duke shtuar: “Ne qëndrojmë me Gjermaninë dhe popullin gjerman.” Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha: “Përballë urrejtjes dhe dhunës, përgjigjja jonë do të jetë gjithmonë uniteti, liria dhe vendosmëria.”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, një politikane gjermane e qendrës së djathtë aleate me Merz, u shprehu ngushëllimet e saj më të thella viktimave të sulmit, duke e përshkruar paradën e CSD-së si një simbol të “lirisë, dinjitetit dhe barazisë – vlerat themelore të BE-së”.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Ed Miliband, tha se ishte “i tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Berlin” dhe kishte folur me homologun e tij, Johann Wadephul, “për të përcjellë solidaritetin e Mbretërisë së Bashkuar: ne qëndrojmë me Gjermaninë”.

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë gjithashtu nxituan të komentonin mbi sulmet. Bashkëkryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, shkroi në X: “Nuk do t’i lejojmë ekstremistët fetarë të ndajnë vendin tonë me dhunë dhe intolerancë!”

Presidenti i Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Jordan Bardella, shkroi: “Kërcënimi islamist mbetet një çështje e madhe në Evropë dhe vazhdon të synojë atë që ata e urrejnë më shumë në qytetërimin tonë – dhe atë që ne e vlerësojmë kaq shumë – lirinë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia qëllon për vdekje furgonin dhe të dyshuarin për sulmin me thikë në Berlin Pride appeared first on Sinjali.

Real Madridi siguron yllin e ri për 100 milionë euro

27 July 2026 at 07:03

Real Madridi duket se ka mbyllur një nga goditjet më të mëdha të kësaj vere në merkato, pasi ka arritur akordin me RB Leipzig për transferimin e sulmuesit të talentuar nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi spanjoll do të investojë rreth 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, i cili konsiderohet një prej futbollistëve më premtues në Evropë.

Pasi nuk arriti të transferonte Michael Olise nga Bayern Munich, drejtuesit e “Los Blancos” e orientuan vëmendjen te Diomande. Në garën për firmën e tij, madrilenët lanë pas klube të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal.

Diomande pati një sezon shumë të suksesshëm me Leipzigun, ku në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet realizoi 15 gola dhe dhuroi 11 asistime, duke konfirmuar potencialin e tij të madh.

Transferimi ka rëndësi edhe për shkak të lidhjeve jashtë fushës, pasi Diomande dhe Vinícius Júnior menaxhohen nga e njëjta agjenci, ROC Nation. Përfaqësuesit e agjencisë pritet të mbërrijnë në Madrid jo vetëm për të përmbyllur kalimin e Diomandes, por edhe për të zhvilluar bisedime me klubin rreth kontratës së re të sulmuesit brazilian.

Në rast se marrëveshja zyrtarizohet, vlera prej 100 milionë eurosh do ta rendisë Diomanden mes transferimeve më të kushtueshme të kësaj merkatoje verore.

Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet para nisjes së ekipit të drejtuar nga José Mourinho drejt Austrisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për sezonin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi siguron yllin e ri për 100 milionë euro appeared first on Sinjali.

Horoskopi i datës 27 korrik, e hënë

27 July 2026 at 06:57

Dashi

Marrëdhënia juaj në çift do ecë në drejtimin e duhur falë ndikimeve pozitive planetare. Do ndiheni më të afërt me partnerin dhe atmosfera do jetë harmonike. Beqarët mund të mos e gjejnë ende personin që kërkojnë, por kjo është vetëm çështje kohe. Në aspektin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet që të mos ju mungojnë paratë në ditët në vijim.

Demi

Nëse kohët e fundit i keni kushtuar më pak vëmendje partnerit, sot është dita ideale për ta kompensuar. Një bisedë e sinqertë dhe pak përkushtim do përmirësojnë gjithçka. Beqarët do kenë mundësi të njohin persona interesantë, ndaj mos i refuzoni ftesat. Financat kërkojnë disiplinë, pasi nuk priten përmirësime të menjëhershme.

Binjakët

Dashuria do ju sjellë momente të bukura dhe surpriza që do ua zbukurojnë ditën. Përfitoni nga çdo çast pranë personit që doni. Beqarët mund të përjetojnë një njohje që do i ndryshojë rrjedhën e jetës. Situata financiare do përmirësohet gradualisht falë menaxhimit të zgjuar që do bëni.

Gaforrja

Marrëdhënia në çift do jetë e qetë dhe plot mirëkuptim. Do arrini të sqaroni edhe disa keqkuptime të mbetura pezull. Beqarët nuk do ndihen ende të gatshëm për një lidhje serioze dhe mund të refuzojnë njohje të reja. Financat do jenë të mbrojtura edhe falë mbështetjes së njerëzve të afërt.

Luani

Angazhimet profesionale mund t’ju marrin pjesën më të madhe të kohës, duke bërë që partneri të ndihet i lënë pas dore. Mundohuni t’i shpjegoni situatën për të shmangur keqkuptimet. Beqarët do jenë të hapur ndaj njohjeve të reja. Financat mbeten të qëndrueshme, por kursimi vazhdon të jetë zgjedhja më e mirë.

Virgjëresha

Kjo do jetë një ditë e qetë për ata që janë në një lidhje, pa tensione apo probleme të veçanta. Besojini intuitës dhe mos u shqetësoni për atë që mund të ndodhë më vonë. Beqarët mund të humbasin një mundësi të mirë për shkak të hezitimit. Në planin financiar gjithçka do jetë nën kontroll.

Peshorja

Sot mund të ketë tensione në marrëdhënien tuaj, të shkaktuara nga mosmarrëveshje të vogla. Mundohuni të mos i zmadhoni situatat e parëndësishme. Beqarët do kenë njohje kalimtare, por jo diçka afatgjatë. Financat do fillojnë të përmirësohen sapo të korrigjoni gabimet e mëparshme.

Akrepi

Do ndiheni plot energji dhe humor të mirë pranë partnerit, duke krijuar momente të veçanta së bashku. Beqarët do kalojnë kohë të këndshme me persona të rinj dhe do argëtohen pa u menduar shumë për të ardhmen. Në aspektin financiar shmangni çdo rrezik të panevojshëm.

Shigjetari

Në jetën sentimentale nuk priten zhvillime të mëdha, por dita do kalojë qetësisht. Kjo është më mirë sesa debatet apo konfliktet. Beqarët mund të përjetojnë një dashuri të menjëhershme që do ndryshojë shumë gjëra. Financat do jenë të mbrojtura dhe mund të realizoni edhe ndonjë investim të rëndësishëm.

Bricjapi

Dashuria do jetë pika juaj më e fortë gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe bashkëpunimi mes jush do forcohet. Beqarët do duhet të presin ende për personin e duhur. Financat nuk do jenë në nivelin e dëshiruar, ndaj shmangni huatë dhe mbështetuni tek familja nëse është e nevojshme.

Ujori

Pasioni dhe emocionet do dominojnë marrëdhënien tuaj në çift. Çdo moment do duket i veçantë dhe do ndiheni sikur po jetoni një ëndërr. Beqarët duhet të tregohen më të matur në mënyrën si sillen me personat që njohin. Financat kërkojnë më shumë organizim dhe planifikim.

Peshqit

Për ata që janë në një lidhje, kjo do jetë një ditë e mbushur me harmoni dhe optimizëm. Do shihni ndryshime pozitive në raport me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitojnë apo të imponojnë situata, por t’i lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm. Gjendja financiare do varet tërësisht nga mënyra si do administroni të ardhurat, prandaj shmangni shpenzimet e pamenduara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 27 korrik, e hënë appeared first on Sinjali.

Moti gjatë ditës së sotme me reshje shiu dhe vranësira

27 July 2026 at 06:52

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me reshje shiu dhe vranësira, gjithashtu mund të ketë edhe shkarkime rrufesh, si dhe breshër në zona të izoluara.

Era do të fryjë nga drejtimet veriperëndimore dhe veriore, me shpejtësi 1–8 m/s. Gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë fuqizime të përkohshme të erës.

Temperaturat minimale: 13–15°C

Temperaturat maksimale: 26–30°C

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti gjatë ditës së sotme me reshje shiu dhe vranësira appeared first on Sinjali.

Netanyahu kritikon kryetarin e New Yorkut, Mamdani, pas deklaratave për konfliktin në Lindjen e Mesme

26 July 2026 at 23:57

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ndaj kryetarit të New Yorkut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar atë për nxitje të përçarjeve mes komuniteteve në qytet.

Netanyahu ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ardhshme në New York, ku pritet të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nuk shqetësohet nga protestat apo kritikat që mund të përballet.

Sipas tij, kryetari i New Yorkut duhet të përfaqësojë të gjithë qytetarët, pa dallim feje apo përkatësie, duke pretenduar se disa nga qëndrimet e Mamdanit kanë ndikuar në rritjen e tensioneve mes komuniteteve.

“Mamdani po nxit urrejtje. Ai duhet të jetë kryetar i të gjithë njujorkezëve – hebrenjve, myslimanëve dhe të krishterëve”, ka deklaruar Netanyahu.

Kryeministri izraelit ka bërë gjithashtu akuza ndaj familjes së Mamdanit lidhur me reagimet ndaj sulmit të 7 tetorit në Izrael, duke pretenduar se ka pasur qëndrime mbështetëse ndaj atij sulmi.

Debati mes dy figurave politike vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme, sigurinë dhe marrëdhëniet mes komuniteteve në New York vazhdojnë të jenë tema të ndjeshme në skenën publike amerikane.

Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me një reagim të drejtpërdrejtë nga zyra e Mamdanit ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu kritikon kryetarin e New Yorkut, Mamdani, pas deklaratave për konfliktin në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

Zjarret shkatërruese në Francë, mbi 220 mijë persona detyrohen të largohen nga zonat e rrezikuara

26 July 2026 at 23:49

Një situatë alarmante nga zjarret pyjore ka përfshirë jugperëndimin e Francës, ku flakët masive kanë detyruar autoritetet të ndërmarrin një operacion të gjerë evakuimi për më shumë se 220 mijë banorë.

Zjarri që ka përfshirë zonat pranë Bordeaux, veçanërisht rajonin Gironde, ka shkatërruar rreth 42 mijë hektarë pyje, ndërsa vetëm gjatë natës së fundit janë evakuuar rreth 55 mijë persona nga zonat e rrezikuara.

Autoritetet franceze kanë angazhuar mijëra zjarrfikës, ushtarë dhe forca policore në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, por përhapja e zjarrit mbetet e vështirë për t’u parashikuar për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas të dhënave të raportuara, që nga fillimi i vitit në Francë janë djegur afro 98 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, duke e bërë këtë një nga sezonet më të rënda të zjarreve në dekadat e fundit.

Për shkak të situatës së krijuar, është mbyllur përkohësisht një pjesë e autostradës A63 që lidh Francën me Spanjën, ndërsa aeroporti i Bordeaux ka raportuar vonesa dhe anulime të disa fluturimeve.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur mbështetjen e tij për zonat e prekura dhe ka premtuar ndihmë për rindërtimin pas përfundimit të emergjencës.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e evakuimit për të garantuar sigurinë e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarret shkatërruese në Francë, mbi 220 mijë persona detyrohen të largohen nga zonat e rrezikuara appeared first on Sinjali.

Vuçiq vijon me pretendimet: Kosova është Serbi

26 July 2026 at 23:40

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer retorikën politike mbi statusin e Kosovës, duke deklaruar se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës serbe dhe bindjeve të tij politike.

Deklarata u bë gjatë një ceremonie të gradimit të ushtarakëve të rinj në Serbi, ku Vuçiq foli për rëndësinë e ushtrisë, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe sfidat me të cilat, sipas tij, do të përballen brezat e rinj të ushtarëve dhe udhëheqja shtetërore.

“Kosova dhe Metohia është pjesë e atij atdheu, si sipas Kushtetutës, ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit”, është shprehur Vuçiq, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Serbisë për territorin e Kosovës.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime nga zëra politikë dhe organizata që i konsiderojnë ato si retorikë nacionaliste, e cila mund të dëmtojë procesin e dialogut dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimet vijnë edhe pas deklaratave të fundit të ministres serbe për Kujdesin Familjar dhe Demografinë, Snežana Paunović, të cilat u kritikuan për shkak të përmbajtjes së tyre lidhur me ngjarjet e luftës në Kosovë.

Organizata dhe analistë evropianë kanë kërkuar që liderët në rajon të fokusohen në dialog, bashkëpunim dhe respektimin e parimeve demokratike, duke paralajmëruar se narrativat nacionaliste mund të pengojnë rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, çështja e Kosovës mbetet një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian vazhdon të përballet me sfida të shumta politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vuçiq vijon me pretendimet: Kosova është Serbi appeared first on Sinjali.

Zjarr i madh në Vragoli, flakët përfshijnë një zonë të gjerë

26 July 2026 at 23:31

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Vragoli, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen flakët duke përfshirë një zonë të gjerë, ndërsa tymi i dendur është përhapur në afërsi të zonës së prekur.

Për momentin nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe nuk ka ende informacione zyrtare lidhur me dëmet e shkaktuara apo nëse ka persona të lënduar.

Ekipet përkatëse pritet të ndërhyjnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, ndërsa autoritetet do të japin më shumë detaje pas verifikimeve në terren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr i madh në Vragoli, flakët përfshijnë një zonë të gjerë appeared first on Sinjali.

❌