Vranësira në të gjithë territorin, pasdite nisin reshjet e shiut
TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash dhe intervale me kthjellime, ndërsa pas orëve të mesditës prezencë e vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Reshjet e shiut priten të dobëta dhe lokale me intensitet të ulët në jug e qendër të vendit, deri në mesditë, ndërsa gradualisht gjatë orëve të pasdites reshjet e shiut pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, lokalisht në jug me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-lindje me shpejtësi 10 m/s, ndërsa në lugina, male dhe bregdet era pritet të fitojë shpejtësi 25 m/s, me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 4/16 | Diell re shi |
| Kukës | 2/9 | Diell re shi/borë |
| Lezhë | 6/17 | Diell re shi |
| Dibër | 4/12 | Diell re shi/borë |
| Durrës | 11/19 | Diell re shi |
| Tiranë | 9/19 | Diell re shi |
| Elbasan | 9/19 | Diell re shi |
| Berat | 9/20 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/20 | Diell re shi |
| Korçë | 2/8 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/17 | Diell re shi |
| Sarandë | 9/18 | Diell re shi |
/r.e/
The post Vranësira në të gjithë territorin, pasdite nisin reshjet e shiut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
