Normal view

Arrestohet një person te Park Plaza në Podujevë

30 July 2026 at 00:35

Një person është arrestuar të enjten në afërsi të objektit “Park Plaza” në Podujevë.

Sipas informacioneve fillestare të Sinjalit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.

Arsyet e arrestimit dhe rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë detaje pas përfundimit të procedurave të para hetimore.

Rasti mbetet nën hetim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person te Park Plaza në Podujevë appeared first on Sinjali.

"Rrufe në qiell të hapur" – Babai i Bellinghamit trondit Real Madridin, zbulon dëshirën e yllit anglez për largim

30 July 2026 at 00:27


E ardhmja e Jude Bellinghamit te Real Madridi është vënë në qendër të vëmendjes pas një raportimi befasues nga Spanja, sipas të cilit babai dhe agjenti i mesfushorit anglez ka zhvilluar një takim sekret me drejtuesit e klubit për të diskutuar mundësinë e largimit të tij.

Gazetari i besuar spanjoll Pepe Alvarez ka bërë të ditur se Mark Bellingham, babai i yllit të Real Madridit, është takuar me drejtuesit e klubit menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe u ka komunikuar se djali i tij po mendonte për një largim nga "Santiago Bernabéu".

Sipas Alvarez, arsyeja kryesore pas këtij shqetësimi lidhet me disa mosmarrëveshje teknike me anëtarë të stafit stërvitor. Këto tensione thuhet se kanë bërë që Bellingham të mos ndihet plotësisht i qetë në ambientin e skuadrës, pavarësisht rolit të rëndësishëm që ka në planet e klubit.

🚨 💣 Mark Bellingham se reunió con el club a final de temporada para plantear la salida de su hijo por desavenencias futbolísticas con los de arriba.
El Club le declaró intransferible
— Pepe Álvarez (@pepealvarezzz) July 29, 2026

Megjithatë, përgjigjja e Real Madridit ka qenë e qartë dhe e prerë. Drejtuesit madrilenë kanë bërë të ditur se Jude Bellingham nuk është në shitje në asnjë rrethanë, pasi e konsiderojnë atë një nga shtyllat kryesore të projektit të ardhshëm të klubit.

Spekulimet për të ardhmen e anglezit kanë shtuar edhe më shumë interesin nga Liga Premier.

Chelsea, Manchester City dhe Liverpooli raportohet se janë duke e monitoruar situatën e tij dhe do të ishin të gatshëm të tentonin rikthimin e tij në futbollin anglez.

Bellingham iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2023 nga Borussia Dortmund për një shumë të madhe transferimi dhe që në sezonin e parë u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Ai luajti rol vendimtar në triumfin e klubit madrilen në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, qëndrimi i Real Madridit është i qartë: klubi nuk dëshiron të heqë dorë nga ylli anglez dhe e sheh atë si një lider për epokën e re në "Bernabéu". /Telegrafi/

U raportua në rrjetet sociale si i vdekur, Milani del me komunikatë zytare pë legjendën Franco Baresi

30 July 2026 at 00:16


AC Milan ka reaguar zyrtarisht për të mohuar lajmet që qarkulluan në rrjetet sociale se legjenda e klubit, Franco Baresi, ka ndërruar jetë.

Klubi italian publikoi një deklaratë të mërkurën në mbrëmje, pasi raportimet e rreme për gjendjen e 66-vjeçarit u përhapën me shpejtësi në platforma të ndryshme, duke shkaktuar shqetësim te tifozët dhe familjarët e tij.

"AC Milan mohon kategorikisht lajmet e rreme për Franco Baresin që kanë filluar të qarkullojnë në minutat e fundit. Franco po kalon një periudhë të vështirë dhe delikate, ndërsa klubi qëndron plotësisht pranë tij dhe familjes së tij. U bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë privatësinë e tyre dhe të mos përhapin informacione krejtësisht të pabazuara", thuhet në reagimin e klubit.

AC Milan smentisce le false notizie circolate in questi minuti riguardanti Franco Baresi.
Franco sta affrontando un momento delicato e il Club gli è accanto con affetto, così come alla sua famiglia.
Invitiamo tutti a rispettare la sua privacy e a non contribuire alla diffusione…
— AC Milan (@acmilan) July 29, 2026


Po përballet me probleme shëndetësore

Baresi ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore gjatë vitit të fundit. Në gusht të vitit 2025, fituesi i Kupës së Botës bëri të ditur se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një noduli pulmonar.

Pas operacionit, ai nisi një trajtim me imunoterapi, të cilin vazhdon ta ndjekë edhe aktualisht.

Pikërisht kjo gjendje shëndetësore besohet se ndikoi që lajmet e rreme për vdekjen e tij të përhapeshin me shpejtësi, duke bërë që shumë persona t'i besonin ato.

Një ikonë e përjetshme e Milanit

Franco Baresi konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit dhe simbol i Milanit. Ai është një nga futbollistët e rrallë që e kaloi të gjithë karrierën në një klub të vetëm.

Baresi debutoi me ekipin e parë të Milanit në vitin 1977 dhe qëndroi te kuqezinjtë deri në pensionimin e tij në vitin 1997.

Gjatë 20 viteve në "San Siro", ai zhvilloi 716 ndeshje, shënoi 33 gola dhe dhuroi 24 asistime, duke formuar një nga repartet mbrojtëse më të famshme në historinë e futbollit së bashku me Paolo Maldinin, Alessandro Costacurtan dhe Mauro Tassottin.


Në karrierën e tij me Milanin fitoi tre Liga të Kampionëve, gjashtë tituj të Serie A, dy Kupa Interkontinentale, tre Superkupa të Evropës dhe katër Superkupa të Italisë, duke mbetur një nga figurat më të respektuara në historinë e klubit. /Telegrafi/

Vinicius duket i paarritshëm për Arsenalin - tetë alternativa si kandidatë kryesorë për krahun e majtë te Topçinjtë

30 July 2026 at 00:04


Përpjekjet e Arsenalit për të transferuar Vinicius Junior duket se kanë marrë fund, pasi braziliani është gjithnjë e më pranë vazhdimit të karrierës te Real Madridi.

Klubi madrilen mbetet optimist se do të arrijë marrëveshje me 26-vjeçarin për rinovimin e kontratës, duke bërë që "Topçinjtë" të zhvendosin vëmendjen te objektiva të tjerë për repartin ofensiv.

Pas dështimit për të afruar edhe Morgan Rogers, i cili zgjodhi Chelsean, trajneri Mikel Arteta dhe drejtuesit e klubit po analizojnë emra të tjerë që mund të përforcojnë krahun e majtë të sulmit.

Portali GOAL ka renditur tetë futbollistët që konsiderohen alternativat më të mira për londinezët.

8. Mika Godts (Ajax)

21-vjeçari belg zhvilloi një sezon të mirë me Ajaxin, duke regjistruar 17 gola dhe 12 asistime në kampionat. Megjithatë, përvoja e kufizuar në nivelet më të larta e bën një opsion me më shumë rrezik.

7. Luis Diaz (Bayern Munich)

Kolumbiani ishte një nga anësorët më të mirë në Evropë sezonin e kaluar. Transferimi i tij te Arsenali duket shumë i vështirë, pasi Bayerni nuk dëshiron ta shesë dhe interesim ka edhe nga Al-Hilal.

6. Rafael Leao (AC Milan)

Portugezi mbetet një nga sulmuesit më të talentuar në Serie A. Milani thuhet se mund ta lejojë largimin për rreth 50 milionë euro, por paqëndrueshmëria në paraqitje mbetet pikëpyetje.

5. Kenan Yildiz (Juventus)

Talenti turk është prej kohësh në radarët e Arsenalit. Juventusi nuk dëshiron ta shesë dhe raportohet se do të shqyrtonte vetëm oferta mbi 100 milionë euro.

4. Marcus Rashford (Manchester United)

Pas huazimit të suksesshëm te Barcelona, Rashford është rikthyer te United. Çmimi i ulët mund ta bëjë tërheqës, por paga e lartë dhe rivaliteti mes klubeve angleze mbeten pengesa të mëdha.

3. Nico Williams (Athletic Bilabao)

Spanjolli vazhdon të jetë një objektiv afatgjatë i Arsenalit. Klauzola prej 90 milionë eurosh e bën një transferim të realizueshëm, megjithëse dëmtimet e sezonit të kaluar kanë ngritur disa pikëpyetje.

2. Bradley Barcola (Paris Saint-Germain)

Francezi konsiderohet një nga anësorët më cilësorë në futbollin evropian. PSG kërkon rreth 170 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa në garë për shërbimet e tij është edhe Liverpooli.

1. Eli Junior Kroupi (Bournemouth)

Sulmuesi francez kryeson listën e alternativave. Pas një sezoni mbresëlënës me Bournemouthin, ai shihet si një investim ideal për të tashmen dhe të ardhmen, edhe pse klubi anglez kërkon mbi 110 milionë funte për ta lënë të lirë.

Francezi - i cili sapo ka mbushur 20 vjeç - është quajtur tashmë "Thierry Henry i ardhshëm" në disa ambiente, dhe legjenda e Arsenalit shpesh përdorej me efekt shkatërrues nga e majta, veçanërisht gjatë kohës së tij te Barcelona. /Telegrafi/

Menopauza dhe dhimbjet e nyjeve: Pse shumë gra pas moshës 45 vjeç fillojnë të ndiejnë dhimbje në të gjithë trupin?

29 July 2026 at 23:55


Rënia e estrogjenit gjatë menopauzës mund të ndikojë në nyje, kocka dhe muskuj, duke shtuar inflamacionin, ngurtësinë dhe dobësinë fizike. Megjithatë, jo çdo dhimbje është “normale”: disa simptoma mund të fshehin osteoporozë ose sëmundje reumatike që kërkojnë diagnostikim dhe trajtim të hershëm

Dr. Besim Demolli
Specialist i reumatologjisë
Tel. +38344727068

Jo çdo dhimbje që shfaqet pas moshës 45 vjeç është pasojë normale e plakjes. Në shumë raste, organizmi po sinjalizon ndryshime biologjike të lidhura me menopauzën, të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në shëndetin e nyjeve, kockave dhe muskujve.

A është menopauza vetëm fundi i ciklit menstrual apo fillimi i një transformimi të madh biologjik?

Shumë gra pas moshës 45 vjeç fillojnë të përjetojnë ndryshime të cilat deri atëherë nuk kanë qenë pjesë e jetës së tyre të përditshme. Dhimbjet e duarve, ngurtësia e gjunjëve, lodhja e vazhdueshme, dhimbjet në qafë dhe shpinë, humbja e energjisë dhe ulja graduale e kapaciteteve fizike bëhen ankesa gjithnjë e më të shpeshta. Në shumicën e rasteve, këto simptoma konsiderohen si një pasojë normale e kalimit të viteve. Shprehja “është normale, sepse po hyj në menopauzë” dëgjohet pothuajse çdo ditë në praktikën klinike. Por a është vërtet normale që një grua aktive dhe funksionale të fillojë të jetojë me dhimbje të vazhdueshme?

Përgjigjja është më komplekse sesa duket. Menopauza nuk është një sëmundje, por një periudhë tranzicioni biologjik që sjell ndryshime të rëndësishme në organizëm. Megjithatë, dhimbja nuk duhet të konsiderohet si pjesë e pashmangshme e saj.

Pse menopauza ndikon kaq shumë në shëndetin muskuloskeletor?

Menopauza përkufizohet si ndërprerja e përhershme e menstruacioneve për të paktën 12 muaj radhazi, si rezultat i humbjes graduale të funksionit të vezoreve. Zakonisht ajo ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeç, megjithëse tek disa gra mund të shfaqet më herët ose më vonë. Ajo që e bën këtë periudhë kaq të rëndësishme nuk është vetëm ndërprerja e ciklit menstrual, por rënia e konsiderueshme e estrogjenit, një hormon me rol të jashtëzakonshëm në funksionimin e të gjithë organizmit.

Për shumë vite, estrogjeni është parë vetëm si hormon riprodhues, por sot dihet se receptorët e tij gjenden në pothuajse çdo ind të organizmit. Ata janë të pranishëm në kocka, muskuj, kërcin artikular, tendina, ligamentet, sistemin nervor, sistemin kardiovaskular dhe qelizat e sistemit imunitar. Për këtë arsye, ulja e tij sjell një efekt zinxhir në shumë procese biologjike.

Pse estrogjeni konsiderohet mbrojtësi natyror i nyjeve?

Një nga funksionet më të rëndësishme të estrogjenit është kontrolli i proceseve inflamatore. Në kushte normale, ai ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit ndërmjet substancave proinflamatore dhe antiinflamatore. Pas menopauzës, ky ekuilibër fillon të prishet. Pra, rritet prodhimi i citokinave inflamatore, si interleukina-1, interleukina-6 dhe faktori i nekrozës tumorale alfa, të cilat ndikojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj dhimbjes dhe përshpejtojnë proceset degjenerative. Kjo gjendje njihet si inflamacion kronik i shkallës së ulët dhe konsiderohet një nga mekanizmat biologjikë që lidh menopauzën me dhimbjet muskuloskeletore.

Pse kockat fillojnë të dobësohen pas menopauzës?

Kockat nuk janë struktura statike, por inde të gjalla që rinovohen vazhdimisht. Në kushte normale ekziston një ekuilibër i vazhdueshëm ndërmjet formimit dhe shpërbërjes së indit kockor. Estrogjeni është një nga faktorët kryesorë që ruan këtë ekuilibër.

Kur niveli i tij bie, procesi i humbjes së masës kockore përshpejtohet ndjeshëm. Në vitet e para pas menopauzës, gratë mund të humbin një përqindje të konsiderueshme të densitetit kockor. Ky proces favorizon zhvillimin e osteopenisë dhe osteoporozës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për fraktura.

Pikërisht për këtë arsye, osteoporoza quhet shpesh “epidemia e heshtur e menopauzës”, sepse për vite të tëra mund të mos japë asnjë simptomë derisa të ndodhë fraktura e parë.

A preken vetëm kockat apo edhe muskujt?

Një aspekt që shpesh neglizhohet është ndikimi i menopauzës në sistemin muskulor. Pas moshës 45–50 vjeç fillon humbja graduale e masës dhe forcës muskulore, një proces i njohur si sarkopeni.

Muskujt janë stabilizuesit kryesorë të nyjeve. Kur ata dobësohen, ngarkesa transferohet drejtpërdrejt mbi nyjet, tendinat dhe ligamentet. Si rezultat, shumë gra fillojnë të ndihen të lodhura më shpejt, të kenë më pak rezistencë fizike dhe të përjetojnë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Pse disa gra fillojnë të kenë dhimbje në të gjithë trupin?

Dhimbja pas menopauzës rrallëherë ka vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, ajo është rezultat i ndërveprimit të disa faktorëve njëkohësisht: ndryshimet hormonale, inflamacioni kronik, humbja e masës muskulore, çrregullimet e gjumit, shtimi në peshë, stresi kronik dhe ulja e aktivitetit fizik.

Këta faktorë krijojnë një rreth vicioz. Dhimbja ul aktivitetin fizik, ulja e aktivitetit dobëson muskujt, dobësimi i muskujve rrit ngarkesën mbi nyjet dhe kjo, nga ana tjetër, shton edhe më shumë dhimbjen.

Cilat pjesë të trupit preken më shpesh?

Në praktikën klinike, simptomat shfaqen më shpesh në duar, gjunjë, qafë, regjionin lumbal, shpatulla dhe kërdhokulla. Shumë gra raportojnë ngurtësi pas periudhave të gjata të pushimit, vështirësi në ngritjen e shkallëve, ulje të forcës së kapjes së objekteve dhe kufizim progresiv të lëvizshmërisë.

A mund të fshihet një sëmundje reumatike pas simptomave të menopauzës?

Po, dhe pikërisht këtu qëndron rëndësia e vlerësimit specialistik. Jo çdo dhimbje lidhet drejtpërdrejt me menopauzën. Kjo periudhë mund të favorizojë shfaqjen ose të bëjë më të dukshme disa sëmundje reumatike, si osteoartriti, osteoporoza, artriti reumatoid, sindroma e Sjögren, fibromialgjia, bursitet dhe tendinopatitë.

Ekzistojnë disa shenja alarmuese që nuk duhet të neglizhohen: ënjtja e nyjeve, ngurtësia e mëngjesit që zgjat më shumë se një orë, skuqja dhe ngrohja e nyjeve, lodhja e theksuar, humbja e pashpjegueshme e peshës trupore dhe kufizimi progresiv i funksioneve të përditshme.

Çfarë mund të bëjë çdo grua për të mbrojtur nyjet dhe kockat e saj?

Parandalimi mbetet arma më e fuqishme. Aktiviteti fizik i rregullt, ushtrimet për forcimin e muskujve, ruajtja e peshës normale trupore, dieta mesdhetare, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D, gjumi cilësor dhe kontrollet periodike mjekësore janë ndër faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit muskuloskeletor.

Menopauza nuk duhet të perceptohet si fillimi i një periudhe të pashmangshme të dhimbjes, por si një fazë e re e jetës që kërkon më shumë kujdes, më shumë vetëdije dhe më shumë parandalim.

Si vendoset diagnoza dhe cilat ekzaminime janë të nevojshme në gratë pas moshës 45 vjeç?

Vlerësimi i dhimbjeve të nyjeve në periudhën e menopauzës nuk duhet të kufizohet vetëm në faktin se “është moshë” apo “është normale”, por kërkon një qasje të plotë klinike që synon të diferencojë ndryshimet hormonale fiziologjike nga sëmundjet reumatologjike, metabolike apo endokrinologjike që mund të fillojnë pikërisht në këtë periudhë të jetës. Në këtë kontekst, një histori e detajuar mjekësore dhe një ekzaminim fizik i kujdesshëm mbeten hapi i parë dhe më i rëndësishëm, ku vlerësohet natyra e dhimbjes, kohëzgjatja e ngurtësisë së mëngjesit, prania ose mungesa e ënjtjes së nyjeve, kufizimi i lëvizshmërisë, lodhja e përgjithshme, cilësia e gjumit si dhe faktorët e rrezikut familjar për osteoporozë apo sëmundje autoimune.

Pas këtij vlerësimi fillestar, shpesh lind nevoja për analiza laboratorike që ndihmojnë në identifikimin e proceseve inflamatore, çrregullimeve metabolike apo sëmundjeve autoimune. Në praktikën klinike, zakonisht përfshihen hemogrami komplet për vlerësimin e gjendjes së përgjithshme hematologjike, sedimentimi i eritrociteve (SE) dhe proteina C-reaktive (CRP) si markerë të inflamacionit, faktori reumatoid dhe anti-CCP për vlerësimin e artritit reumatoid, ANA në rastet kur dyshohet për sëmundje sistemike autoimune, si dhe vlerësimi i vitaminës D, kalciumit, magnezit dhe fosforit për shëndetin kockor. Po ashtu, shpesh janë të domosdoshme edhe testet e funksionit renal dhe hepatik (kreatinina, urea, ALT, AST), profili i hekurit dhe ferritinës, si dhe TSH për të përjashtuar çrregullimet e tiroides që shpesh mund të imitojnë simptoma reumatologjike.

Në rastet kur dyshohet për osteoporozë apo humbje të densitetit kockor, vlerësimi plotësohet me ekzaminime specifike metabolike të kockës, ndërsa analiza e vitaminës D mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm në këtë grupmoshë, duke qenë se mungesa e saj është shumë e shpeshtë dhe lidhet drejtpërdrejt me dhimbjet muskuloskeletore dhe dobësimin e kockave.

Përveç analizave laboratorike, një rol shumë të rëndësishëm në diagnostikim kanë edhe ekzaminimet radiologjike, të cilat ndihmojnë në identifikimin e ndryshimeve strukturore dhe inflamatore në nyje dhe shtyllën kurrizore.

Radiografia konvencionale përdoret shpesh si ekzaminim fillestar për duart, gjunjët, shpatullat, kërdhokulla dhe shtyllën kurrizore cervikale ose lumbare, në varësi të simptomave të pacientes.

Ultrazëri muskuloskeletor (MSUS) është një metodë shumë e vlefshme për zbulimin e hershëm të inflamacionit të nyjeve, sinovitit, bursitit dhe tendinopative, shpesh edhe para se ndryshimet të shfaqen në radiografi.

Osteodensitometria (DEXA scan) konsiderohet standardi i artë për diagnostikimin e osteopenisë dhe osteoporozës, duke lejuar vlerësimin e saktë të rrezikut për fraktura.

Në raste më të komplikuara ose kur dyshohet për dëmtime të indeve të buta apo patologji të hershme inflamatore, rezonanca magnetike (MRI) ofron një pamje shumë më të detajuar të strukturave artikulare dhe periartikulare.

Si trajtohen dhimbjet e nyjeve pas menopauzës dhe cilat janë opsionet moderne të trajtimit?

Sa i përket trajtimit, qasja duhet të jetë gjithmonë e individualizuar dhe multidimensionale, duke mos u kufizuar vetëm në lehtësimin e dhimbjes, por duke synuar përmirësimin e funksionit dhe parandalimin e progresionit të sëmundjes.

Roli i stilit të jetesës në menaxhimin e dhimbjes

Një nga shtyllat kryesore të trajtimit është modifikimi i stilit të jetesës, i cili përfshin aktivitet fizik të rregullt, ushtrime për forcimin e muskujve, ushtrime të fleksibilitetit dhe ekuilibrit, si dhe kontrollin e peshës trupore, pasi çdo kilogram i tepërt rrit ngarkesën mbi nyje, veçanërisht gjunjët dhe kërdhokullat. Po ashtu, ndërprerja e duhanit dhe përmirësimi i cilësisë së gjumit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e inflamacionit dhe dhimbjes kronike.

Terapia fizikale dhe rehabilitimi

Një komponent tjetër i rëndësishëm është terapia fizikale dhe rehabilitimi, e cila përfshin programe të strukturuara ushtrimesh, kinezioterapi, hidroterapi dhe edukim postural, me qëllim përmirësimin e lëvizshmërisë, forcës muskulore dhe stabilitetit të nyjeve, si dhe reduktimin e rrezikut për dëmtime të mëtejshme.

Suplementet dhe roli i tyre në shëndetin muskuloskeletor

Në varësi të nevojës, mund të rekomandohen edhe suplemente si vitamina D, kalciumi dhe magnezi, të cilat luajnë rol thelbësor në shëndetin e kockave dhe funksionin muskular.

Trajtimi medikamentoz sipas diagnozës

Trajtimi medikamentoz varet nga diagnoza përfundimtare dhe mund të përfshijë analgjezikë dhe antiinflamatorë josteroidë për kontrollin e dhimbjes, barna specifike për osteoporozën kur ajo është e pranishme, si dhe trajtime të specializuara për sëmundjet reumatike inflamatore në rastet kur ato diagnostikohen.

Infiltrimet intraartikulare dhe trajtimet lokale

Në disa raste të përzgjedhura, infiltrimet intraartikulare mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit lokal dhe përmirësimin e funksionit.

Roli i terapisë hormonale në bashkëpunim multidisiplinar

Gjithashtu, në bashkëpunim me gjinekologun, mund të vlerësohet edhe terapia hormonale zëvendësuese, gjithmonë duke peshuar përfitimet dhe rreziqet individuale.

Mesazhi:

Në përfundim, vlerësimi i dhimbjeve të nyjeve në periudhën e menopauzës kërkon një qasje të kujdesshme dhe të plotë, pasi pas moshës 45 vjeç trupi nuk “plaket thjesht”, por kalon në një fazë komplekse biologjike ku ndërveprojnë hormonet, inflamacioni, metabolizmi dhe sistemi muskuloskeletor. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi adekuat janë çelësi për të ruajtur lëvizshmërinë, pavarësinë funksionale dhe cilësinë e jetës së gruas në vitet që pasojnë. /Telegrafi/

60 mijë banorë lejohen të kthehen në shtëpi pas zjarreve masive në Gironde të Francës

29 July 2026 at 23:55

Rreth 60 mijë banorë të rajonit Gironde në jugperëndim të Francës janë autorizuar të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi autoritetet kanë vlerësuar se zjarri masiv pyjor, në perëndim të Bordosë, është vënë nën kontroll.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri vazhdon të jetë nën kontroll edhe pasditen e sotme, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e tri vatrave të reja të zjarrit në zonat Sainte-Helene, Saint-Jean-d’Illac, pranë aeroportit të Bordosë dhe Lanton, raporton Sky News.

Leja për kthimin në shtëpi u është dhënë banorëve të disa komunave në periferi të Bordosë, përfshirë Eysines, Merignac dhe Le Haillan.

Deri tani, sipërfaqja e prekur nga zjarri mbetet rreth 42 mijë hektarë dhe nuk ka ndryshuar gjatë 48 orëve të fundit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 60 mijë banorë lejohen të kthehen në shtëpi pas zjarreve masive në Gironde të Francës appeared first on Sinjali.

Evropa po digjet - sa e rëndë mund të bëhet kjo krizë e zjarreve?

29 July 2026 at 23:49


Zjarret masive kanë përfshirë Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra banesave, djegien e mijëra hektarëve pyje dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga zonat e rrezikuara.

Ndërsa temperaturat pritet të rriten edhe më tej gjatë kësaj jave, vendet e tjera të Evropës Jugore përballen me rrezikun e përhapjes së zjarreve të ngjashme, veçanërisht në zonat e prekura nga thatësira.

Evropa po kalon një nga sezonet më të vështira të zjarreve të viteve të fundit, me Francën dhe Spanjën që po përballen me pasojat më të rënda të zjarreve masive dhe të shpejta, të nxitura nga valët e përsëritura të të nxehtit, mungesa e reshjeve dhe erërat e fuqishme.

Mijëra zjarrfikës po përballen me flakët që kanë përfshirë zona të gjera, duke shkaktuar evakuime masive, shkatërruar dhjetëra mijëra hektarë pyje dhe duke dhënë pasoja të rënda edhe për sektorin e turizmit, në kulmin e sezonit veror.

Përveç Spanjës dhe Francës, edhe Portugalia, Greqia, Italia, Turqia dhe disa zona të Ballkanit Perëndimor mbeten të rrezikuara, pasi rritja e mëtejshme e temperaturave pritet të krijojë kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve të reja.

Euronews ka analizuar tendencat më të fundit të zjarreve në pyje, faktorët që po nxisin përhapjen e tyre dhe sfidat me të cilat përballet Evropa për të parandaluar katastrofa të ngjashme në të ardhmen.

Ku po godasin më së shumti zjarret?

Zjarret, të cilat kanë nisur më 22 korrik, aktualisht janë përqendruar në jugperëndim të Francës, si dhe në pjesët qendrore dhe lindore të Spanjës.

Ndër zonat më të prekura janë pjesët perëndimore të Madridit, ku autoritetet po përballen me një nga zjarret më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në këtë rajon. Situata mbetet kritike edhe në Ávila, Toledo dhe Castellón, në lindje të Spanjës, ku një zjarr i fuqishëm dhe ende i pakontrolluar vazhdon të përhapet.

“Përmasat e katastrofës me të cilën po përballemi janë jashtëzakonisht të vështira për t’u pranuar”, deklaroi kryeministri spanjoll Pedro Sánchez më 26 korrik, duke shprehur shqetësimin për dëmet e shkaktuara nga zjarret.

Në Francë, rajoni Gironde, pranë qytetit të Bordosë, është shndërruar në një nga vatrat më të mëdha të zjarreve në Evropë.

Autoritetet franceze e kanë cilësuar situatën si emergjencën më të rëndë nga zjarret në dekadat e fundit, ndërsa presidenti Emmanuel Macron e ka përshkruar atë si zjarrin më të madh që Franca ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Në Gironde, ne po vazhdojmë luftën kundër zjarrit. Flakët janë stabilizuar, siç themi ne, por mbeten ende jashtëzakonisht intensive. Po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ndalur”, deklaroi Macron para gazetarëve.

Çfarë është shkatërruar deri më tani?

Shkatërrimet nga zjarret janë të mëdha dhe vlerësimi i plotë i dëmeve ende vazhdon, ndërsa vatrat e zjarrit mbeten aktive. Deri tani, flakët kanë përfshirë të paktën 80 mijë hektarë tokë në Spanjë dhe rreth 42 mijë hektarë në Francë.

Dy zjarrfikës kanë humbur jetën në Francë, ndërsa një tjetër ka vdekur në Itali gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll zjarret.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme. Të paktën 240 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa shumë të tjera kanë pësuar dëmtime në zonën Le Porge, pranë Bordosë.

Më shumë se 320 mijë persona janë detyruar të evakuohen në Spanjë dhe Francë. Në Francë, autoritetet urdhëruan të martën largimin e rreth 4 mijë banorëve dhe turistëve nga zonat bregdetare përgjatë Atlantikut, si masë parandaluese për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarreve.

Si po ndihmon Bashkimi Evropian?

Instrumenti kryesor i Bashkimit Evropian për përballimin e krizave të tilla është Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së (EUCPM), një sistem solidariteti përmes të cilit shtetet anëtare dhe vendet pjesëmarrëse bashkojnë kapacitetet dhe ndajnë burimet për luftimin e zjarreve kur forcat kombëtare nuk janë të mjaftueshme.

Kur një shtet kërkon ndihmë, Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) organizon dhe koordinon dërgimin e mbështetjes nga vendet e tjera evropiane, përfshirë avionë, helikopterë dhe ekipe të specializuara zjarrfikëse. BE-ja gjithashtu bashkëfinancon transportin e këtyre kapaciteteve dhe, në raste të caktuara, edhe kostot e operacioneve në terren.

Për sezonin aktual të zjarreve, Komisioni Evropian, përmes mekanizmit rescEU, i cili është pjesë e EUCPM-së, ka krijuar një flotë rezervë për emergjencat me 22 avionë dhe pesë helikopterë për shuarjen e zjarreve. Këto mjete mund të mobilizohen dhe të dërgohen me shpejtësi në vendet që përballen me zjarre të mëdha dhe që kanë nevojë për ndihmë shtesë.

Komisioni Evropian ka angazhuar më shumë se 770 zjarrfikës nga 14 vende në zonat me rrezik të lartë në Portugali, Spanjë, Francë, Itali, Greqi dhe Qipro, me qëllim forcimin e gatishmërisë, rritjen e kapaciteteve në terren dhe lehtësimin e shkëmbimit të përvojave në përballjen me zjarret.

Përveç kësaj, Komisioni ka krijuar një Ekip të Posaçëm për Mbështetjen ndaj Zjarreve në Pyje brenda Qendrës së Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERCC), i cili monitoron në mënyrë të vazhdueshme rrezikun nga zjarret dhe koordinon reagimin evropian gjatë gjithë sezonit të zjarreve.

Deri tani, përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, Franca ka marrë mbështetje me dy avionë të vegjël zjarrfikës Air Tractor nga Portugalia, si dhe dy helikopterë Black Hawk, një nga Sllovakia dhe një nga Çekia. Mjetet ajrore mbërritën në aeroportin Bordo-Mérignac më 24 korrik, për t’u përfshirë në operacionet kundër zjarreve në rajonin e prekur.

Një aeroplan zjarrfikës Canadair nga Kroacia mbërriti në Nîmes më 24 korrik, ndërsa një ditë më pas, në aeroportin Bordo-Mérignac, u dërguan dy avionë suedezë për grumbullimin dhe hedhjen e ujit, së bashku me një ekip teknik mbështetës.

Për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve, më 24 korrik në Bordo u vendos edhe një zyrtar ndërlidhës i Komisionit Evropian, i cili po mbikëqyr bashkëpunimin mes ekipeve evropiane të emergjencës.

Ndërkohë, shërbimi satelitor i Bashkimit Evropian Copernicus po ofron harta të posaçme satelitore emergjente për zonat e prekura nga zjarret, duke ndihmuar autoritetet në monitorimin e përhapjes së flakëve dhe planifikimin e operacioneve të ndërhyrjes.

Edhe Spanja ka marrë mbështetje ndërkombëtare për përballimin e situatës. Më 25 korrik, në bazën ajrore Torrejón de Ardoz mbërritën dy avionë zjarrfikës Canadair nga Greqia dhe dy të tjerë nga Italia. Në zonën Burgohondo u dërguan gjithashtu dy avionë Air Tractor nga Turqia, si dhe tre ekipe zjarrfikëse tokësore nga Portugalia, me 134 pjesëtarë dhe 41 automjete.

Përforcimet pritet të vazhdojnë, me dy helikopterë nga Gjermania dhe dy avionë shtesë nga Turqia që ishin planifikuar të vendoseshin në terren të martën për të ndihmuar në përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve.

Sa më keq mund të bëhet situata?

- YouTube www.youtube.com

Evropa ka përjetuar këtë verë tri valë të fuqishme të të nxehtit, të cilat kanë tharë ndjeshëm bimësinë dhe kanë krijuar kushte të favorshme për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve masive.

Një tjetër periudhë me temperatura të larta pritet gjatë kësaj jave, duke rritur shqetësimet se mund të shfaqen vatra të reja zjarri dhe se zjarret ekzistuese mund të përhapen me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.

Edhe pse autoritetet në rajonet Gironde dhe Nouvelle-Aquitaine deklaruan se zjarri, i cili ka shkatërruar rreth 42 mijë hektarë bimësi në më pak se një javë, mbetet “nën kontroll” që nga e marta, ato paralajmëruan se situata vazhdon të jetë e rrezikshme. Temperaturat e larta dhe kushtet e motit pritet të mbeten sfiduese në ditët në vijim, raportoi gazeta franceze Le Monde.

Portugalia, Greqia, Italia, Turqia dhe disa zona të Ballkanit Perëndimor mbeten gjithashtu të rrezikuara, për shkak të rritjes së pritshme të temperaturave dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarreve.

Megjithatë, zyrtarët e Komisionit Evropian kanë paralajmëruar se vetëm reagimi emergjent nuk është i mjaftueshëm për përballimin e kësaj krize, pasi ndryshimet klimatike po i bëjnë zjarret më të shpeshta, më të mëdha dhe më shkatërruese.

Gjatë një informimi për mediat, zyrtarët theksuan se Evropa ka nevojë për një qasje më të gjerë dhe të integruar në menaxhimin e zjarreve, e cila përveç ndërhyrjes në raste emergjente të përfshijë edhe masa parandaluese. Këto masa përfshijnë menaxhim më të mirë të pyjeve, pastrim të zonave me bimësi të dendur dhe reduktim të materialeve të djegshme në terren, me qëllim uljen e rrezikut dhe intensitetit të zjarreve në të ardhmen.

Shkencëtarët vlerësojnë se kombinimi i periudhave të zgjatura me temperatura ekstreme, thatësirës së madhe dhe mungesës së reshjeve ka krijuar kushte ideale për shpërthimin dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në Evropën Jugore.

A janë njerëzit përgjegjës?

Edhe pse kushtet ekstreme të motit, të nxitura nga ndryshimet klimatike, kanë një rol të rëndësishëm në përhapjen dhe intensifikimin e zjarreve, një pjesë e madhe e zjarreve në pyje vazhdojnë të shkaktohen nga aktiviteti njerëzor.

Sipas Komisionit Evropian, rreth 96 për qind e zjarreve në pyje në Evropë kanë si shkak veprimtarinë njerëzore, qoftë në mënyrë aksidentale apo të qëllimshme.

Shkaqet variojnë nga pakujdesitë e zakonshme, si hedhja e bishtave të cigareve, ndezja e zjarreve gjatë piknikëve apo përdorimi i zjarreve të hapura, deri te shkëndijat e krijuara nga makineritë, linjat elektrike dhe rastet e zjarrvënies së qëllimshme. Këto faktorë, të kombinuar me temperaturat e larta, thatësirën dhe erërat e forta, rrisin ndjeshëm rrezikun që zjarret të përhapen me shpejtësi dhe të bëhen të pakontrollueshme.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, deklaroi së fundmi se nëntë nga dhjetë zjarre në pyje në vend shkaktohen nga aktiviteti njerëzor. Ai bëri të ditur gjithashtu se më shumë se 110 persona të dyshuar për zjarrvënie janë arrestuar në të gjithë Francën gjatë valës së rëndë të zjarreve të kësaj vere.

Ndërkohë, në Portugali, zjarrvënia e qëllimshme ishte përgjegjëse për rreth 84 për qind të sipërfaqes së djegur gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, dëmet e shkaktuara në pyje nga këto zjarre janë vlerësuar në rreth 67 milionë euro.

Autoritetet evropiane theksojnë se, krahas ndikimit të ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit, parandalimi i veprimeve të pakujdesshme apo të qëllimshme nga njerëzit mbetet një nga faktorët kryesorë për reduktimin e rrezikut nga zjarret. /Telegrafi/

Kosova hyn në Google Street View, publikohen pamjet 360-gradëshe

29 July 2026 at 23:48


Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që është përfshirë në shërbimin Google Street View, duke sjellë pamje 360-gradëshe të rrugëve, qyteteve dhe zonave turistike të vendit.

Pas një procesi rreth dyvjeçar të fotografimit, Google ka publikuar pamjet e realizuara në Kosovë gjatë periudhës nga korriku i vitit 2025 deri në maj të vitit 2026, duke mbuluar pjesën më të madhe të territorit.

Sipas platformës “Virtual Streets”, integrimi i Kosovës në këtë shërbim ishte vonuar për shkak të rrethanave të ndërlikuara gjeopolitike dhe çështjeve që lidhen me statusin ndërkombëtar të vendit.

Pamjet e reja përfshijnë qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, por edhe shumë zona të tjera urbane e rurale.

Përdoruesit e Google Maps tashmë mund të eksplorojnë edhe rrugë malore dhe destinacione turistike, përfshirë Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit, Bjeshkët e Nemuna, si dhe zona pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Procesi i fotografimit në Prishtinë nisi në gusht të vitit 2025 dhe vazhdoi edhe gjatë pranverës së vitit 2026.

Pamjet përfshijnë gjithashtu qytete dhe zona si Podujeva, Fushë Kosova, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja, Hani i Elezit, Leposaviqi, Leshaku, Vushtrria dhe Skenderaj.

Sipas raportimeve, për realizimin e pamjeve Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt, ndërsa në disa raste edhe kamera portative, duke mundësuar vazhdimin e fotografimit edhe në kushte të vështira atmosferike, përfshirë reshjet e borës në tetor të vitit 2025.

Publikimi i Google Street View konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e Kosovës në platformat digjitale, veçanërisht në një periudhë kur vendi po shënon rritje të interesimit turistik dhe kur bizneset lokale synojnë një prezencë më të madhe online.

Ndërkohë, sipas të njëjtave raportime, edhe kompania Apple ka marrë leje për fotografimin e pjesëve të territorit të Kosovës, por këto pamje ende nuk janë bërë publike.

Thatësira përfshin gjysmën e Anglisë, autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë nga zjarret

29 July 2026 at 23:47

Gjysma e territorit të Anglisë është shpallur zyrtarisht në gjendje thatësire, pasi vendi po përballet me mungesë të reshjeve dhe temperatura të larta që kanë përkeqësuar situatën në disa rajone.

Sipas autoriteteve britanike, kushtet e motit kanë rritur ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve masive, veçanërisht në Londër, juglindje dhe lindje të Anglisë, ku ekspertët paralajmërojnë se çdo vatër zjarri mund të përhapet me shpejtësi.

Të dhënat e publikuara nga shërbimet emergjente tregojnë se gjatë këtij viti janë regjistruar qindra zjarre në hapësira të hapura, ndërsa vetëm gjatë javëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë, ndërsa ekipet e emergjencës mbeten në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Thatësira përfshin gjysmën e Anglisë, autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë nga zjarret appeared first on Sinjali.

Djali i kirurgut të zhdukur pas gërmimeve në Zubin Potok: Pas 27 vitesh po afrohemi te e vërteta, kërkojmë drejtësi

29 July 2026 at 23:43

Pas nisjes së gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e personave të zhdukur kanë reaguar me shpresë për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.

Erblin Ademi, djali i kirurgut Adem Ademi, njëri prej 23 intelektualëve të Mitrovicës që dyshohet se janë zhdukur më 19 prill 1999, ka thënë se pas 27 vitesh heshtje dhe pritjeje, e vërteta po afrohet.

Ai ka deklaruar se lajmet e fundit kanë rikthyer dhimbjen e familjes, por njëkohësisht kanë sjellë edhe shpresën se më në fund mund të mësohet fati i babait të tij dhe personave të tjerë të zhdukur.

“Pas 27 vitesh po përballemi sërish me realitetin e hidhur se babai ynë, së bashku me 22 persona të tjerë, u vranë dhe u zhdukën gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Ademi.

Ai ka përkujtuar se babai i tij ishte kirurg i njohur dhe një mjek i përkushtuar, i cili gjatë luftës kishte ndihmuar në trajtimin e të plagosurve dhe personave në nevojë.

Sipas tij, familja ndër vite ka jetuar me dhimbje, pritje dhe shumë pyetje pa përgjigje, ndërsa tash kërkon që procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të zhvillohet me profesionalizëm dhe sipas procedurave ligjore.

“Ky është vetëm fundi i një kapitulli. Pasiguria mund të marrë fund, por dhimbja mbetet përgjithmonë. Ajo që kërkojmë tani është drejtësi”, ka thënë ai.

Ademi ka kërkuar që të gjithë personat përgjegjës për këtë krim, përfshirë ata që urdhëruan, morën pjesë apo ndihmuan në fshehjen e tij, të përballen me drejtësinë.

Ndërkohë, institucionet kanë bërë thirrje për kujdes në publikimet lidhur me gërmimet në Zubin Potok, deri në përfundimin e procedurave të mjekësisë ligjore dhe identifikimit zyrtar të mbetjeve të gjetura.

Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Djali i kirurgut të zhdukur pas gërmimeve në Zubin Potok: Pas 27 vitesh po afrohemi te e vërteta, kërkojmë drejtësi appeared first on Sinjali.

"Real Madridi e ka transferuar tashmë Rodrin" - gazetari vjen me deklaratë befasuese

29 July 2026 at 23:37


Real Madridi mund të jetë shumë më pranë transferimit të Rodrit sesa mendohet, sipas gazetarit të njohur spanjoll Emilio Pérez de Rozas, i cili beson se marrëveshja mes klubit madrilen dhe mesfushorit spanjoll është praktikisht e mbyllur.

Mesfushori i Manchester Cityt vazhdon të lidhet me një largim nga kampionët e Anglisë, pasi raportohet se ka vendosur të mos e zgjasë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2027.

Përveç Real Madridit, interesim për fituesin e Kupës së Botës kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain dhe Barcelona, por klubi madrilen konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Emilio Pérez de Rozas, gazetar spanjoll

Duke folur për këtë çështje, Pérez de Rozas la të kuptohet se negociatat janë shumë më të avancuara sesa është bërë publike.

"Unë do të paguaja çfarëdo shume për Rodrin. E dini çfarë mendoj? Mendoj se ata e kanë nënshkruar tashmë", deklaroi gazetari spanjoll.

E ardhmja e Rodrit mbetet e paqartë edhe për shkak të gjendjes së tij fizike. Manchester City konfirmoi së fundmi se mesfushori iu nënshtrua një operacioni të vogël në shpinë për të zgjidhur një problem që e kishte shqetësuar prej disa muajsh. Tashmë ai pritet të nisë një periudhë të shkurtër rehabilitimi.

Sipas raportimeve në Spanjë, Real Madridi synon ta mbyllë transferimin për rreth 45 milionë euro, plus bonuse, ndërsa palët po diskutojnë një kontratë që do ta mbante Rodrin në Santiago Bernabéu deri në vitin 2030.

Drejtuesit madrilenë e shohin mesfushorin spanjoll si zëvendësuesin ideal për të forcuar repartin e mesfushës pas largimit të Toni Kroos dhe Luka Modrić. /Telegrafi/

FIFA nis hetim ndaj Argjentinës pas festimeve kontroverse në Botëror

29 July 2026 at 23:37

FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit pas disa incidenteve të regjistruara gjatë Kupës së Botës 2026, përfshirë edhe një mesazh politik të shfaqur nga lojtarët pas fitores në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

Pas triumfit 2-1 në Atlanta, disa futbollistë të Argjentinës u shfaqën me një pankartë ku shkruhej “Las Malvinas son Argentinas”, duke iu referuar ishujve Falkland, territor që administrohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe pretendohet nga Argjentina.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, përdorimi i ndeshjeve dhe ceremonive sportive për mesazhe politike apo jashtë karakterit sportiv mund të jetë objekt i masave disiplinore.

Përveç pankartës, Federata Argjentinase po hetohet edhe për disa shkelje të tjera të mundshme, përfshirë sjellje diskriminuese, vonesa në fillimin e ndeshjeve, mosrespektim të protokolleve të sigurisë dhe hedhje të objekteve në fushë.

Në procedura disiplinore janë përfshirë edhe disa lojtarë pas incidenteve në finalen e Botërorit ndaj Spanjës. Mesfushori Leandro Paredes akuzohet për sulm fizik ndaj Eric Garcia-s, ndërsa Nahuel Molina dhe ndihmëstrajneri Roberto Ayala gjithashtu janë nën hetim për sjellje të papërshtatshme.

FIFA ka njoftuar se të gjithë personat dhe palët e përfshira kanë të drejtë të paraqesin mbrojtjen e tyre, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga Komisioni Disiplinor në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FIFA nis hetim ndaj Argjentinës pas festimeve kontroverse në Botëror appeared first on Sinjali.

Wilson: Pavarësia e Kosovës, shumë e rëndësishme për mua – kërcënimet serbe s’duhet të ndodhin

29 July 2026 at 23:31

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se dëshiron ta shohë Kosovën po aq të suksesshme sa Sllovenia dhe Kroacia, si ish-republika jugosllave.

Në një intervistë për REL, ai potencoi se kërcënimet që po i vijnë Kosovës nga Serbia “nuk duhet të ndodhin në shekullin XXI”.

“Sapo jam kthyer nga Sllovenia. Sa emocionuese është të shohësh ish-republikat jugosllave që po ecin kaq mirë. Jam shumë mirënjohës. E di suksesin e Kroacisë dhe me të vërtetë shpresoj për Malin e Zi dhe gjithashtu për Maqedoninë e Veriut. Dhe Kosovën – kam qenë në Prishtinë – dhe pavarësia e saj, për mua, është shumë e rëndësishme. Dhe, për fat të keq, kërcënimet nga Serbia thjesht – në shekullin XXI – nuk duhet të ndodhin”, u shpreh kongresisti Wilson.

Ai shtoi se mënyra për ta ndryshuar këtë është “shkëputja e marrëdhënieve dhe ndikimit të kriminelit të luftës Putin në Serbi, shkëputja e ndikimit të Partisë Komuniste Kineze, i cili është kaq tinëzar, dhe ndalimi i çdo lidhjeje me diktaturën në Teheran, synimi i së cilës është vetëm vdekja e Amerikës”.

Duke u ndalur te Serbia, kongresisti amerikan tregoi arsyet e tij se pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet të mblidhet në Beograd më 2027.

“Një shqetësim që do të kisha për mbajtjen e tij në Beograd, Serbi, është ajo që – për mua, termi që përdor është – ndikimi i tepruar i kriminelit të luftës [presidenti rus Vlladimir] Putin në Serbi, gjë që e them me keqardhje. Nuk më gëzon kjo, por në të vërtetë Serbia ende blen naftë dhe gaz nga krimineli i luftës Putin. Kompania shtetërore e naftës, për fat të keq, NIS, është blerë nga krimineli i luftës Putin”.

“Për më tepër, ekziston një ndikim i tepruar i Partisë Komuniste Kineze sa i përket komunikimeve dhe investimeve të tjera. Dhe pastaj, për ta bërë edhe më të papranueshme, sipas meje, është lidhja me diktaturën në Teheran”.

“Prandaj, vazhdimisht, Serbia prej vitesh ka treguar një afërsi me diktaturën e Khameinit. Serbia është veçanërisht një vend që duhet të jetë i madh dhe duhet të jetë pjesë e BE-së, duhet të jetë në të vërtetë pjesë e NATO-s”.

Ai deklaroi se Serbia duhet të pavarësohet nga Moska.

“Është koha për t’i ndërprerë marrëdhëniet me diktaturat e Pekinit, Moskës dhe Teheranit. Bota po ndryshon. Ne e shohim këtë. Diktatorët janë në arrati. Assadi është zhvendosur nga Siria në Moskë. Maduro është në burg në Nju Jork. Khameini ka vdekur. Ai është me 40 mijë njerëzit që vrau më herët këtë vit. Tani është koha që Serbia të jetë pjesë e qytetërimit perëndimor, sepse qytetërimi perëndimor do të triumfojë”, u shpreh kongresisti amerikan, Wilson.

Ndër të tjera, ai tha se Serbisë s’i duhet leja e Trumpit për të ndaluar importin e naftës ruse.

“Jo, jo, jo. Negociatat nuk mjaftojnë. Ata mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme. Nuk kanë nevojë të marrin leje nga Donald Trump”, tha ligjvënësi amerikan.

Duke përmendur “ndikimin” e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Wilson tha se popujt e këtyre vendeve u ngritën dhe e ruajtën pavarësinë e tyre.

Ai tha se për Serbinë, “kjo varet nga populli […] që të përcaktojë qeverinë e vet, në mënyrë të drejtë dhe të lirë. Por unë dua që ata të jenë në anën fituese të historisë, që është liria dhe demokracia, jo totalitarizmi, siç dëshmohet nga krimineli i luftës Putin ose Partia Komuniste Kineze”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Wilson: Pavarësia e Kosovës, shumë e rëndësishme për mua – kërcënimet serbe s’duhet të ndodhin appeared first on Sinjali.

Kosova tashmë në “Street View”, Google publikon pamje 360 gradë nga qytetet dhe zonat turistike

29 July 2026 at 23:26

Kosova është përfshirë zyrtarisht në shërbimin “Google Street View”, duke u bërë një nga vendet e fundit në rajon që ofron pamje panoramike të rrugëve dhe territoreve të saj në platformën e Google.

Pas një procesi disa mujor të fotografimit, Google ka publikuar pamje 360-gradëshe nga pothuajse i gjithë territori i Kosovës, të realizuara gjatë periudhës 2025-2026.

Përdoruesit tashmë mund të shohin rrugët e qyteteve kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, por edhe zona rurale, rrugë malore dhe destinacione turistike.

Në mesin e vendeve të përfshira janë edhe Gryka e Rugovës, Parku Kombëtar i Sharrit dhe Bjeshkët e Nemuna, duke u dhënë mundësi përdoruesve nga e gjithë bota të eksplorojnë virtualisht bukuritë natyrore të Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, për realizimin e pamjeve janë përdorur kamera moderne të gjeneratës së katërt, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe pajisje të posaçme për fotografime në kushte të vështira atmosferike.

Përfshirja e Kosovës në “Google Street View” pritet të ndikojë në promovimin e turizmit dhe të ndihmojë bizneset lokale që të kenë më shumë prezencë në platformat digjitale.

Me këtë hap, Kosova bëhet pjesë e hartës globale të vendeve që mund të eksplorohen virtualisht përmes shërbimit të Google.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova tashmë në “Street View”, Google publikon pamje 360 gradë nga qytetet dhe zonat turistike appeared first on Sinjali.

Russian attacks also hit American businesses - evidence appears in the Senate

29 July 2026 at 23:23


The destroyed Philip Morris factory in Kharkiv is presented to the US Senate as evidence of Russian attacks.

A photograph of the US company Philip Morris' factory in Kharkiv, destroyed by Russian attacks, has been presented to the United States Senate as an example of the damage that the war in Ukraine is also causing to American businesses.

US Senator Jeanne Shaheen stated that Russian attacks are not only targeting Ukrainian infrastructure and citizens, but also affecting American companies that have invested and operate in Ukraine.

"Russian attacks are affecting not only Ukraine, but also American companies that have a presence there," Shaheen said during Senate hearings.

She urged support for imposing new sanctions on Russia, arguing that economic pressure is the main tool to force Moscow to change course.

"Economic pressure is the only language Putin understands," declared the American senator, calling for tougher measures against Russia due to the ongoing war in Ukraine. /Telegraph

Sulmet ruse godasin edhe bizneset amerikane - dëshmitë shfaqen në Senat

29 July 2026 at 23:21


Fabrika e shkatërruar e Philip Morris në Kharkiv paraqitet në Senatin amerikan si dëshmi e sulmeve ruse.

Një fotografi e fabrikës së kompanisë amerikane Philip Morris në Kharkiv, e shkatërruar nga sulmet ruse, është paraqitur në Senatin e Shteteve të Bashkuara si shembull i dëmeve që lufta në Ukrainë po u shkakton edhe bizneseve amerikane.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen deklaroi se sulmet ruse nuk synojnë vetëm infrastrukturën dhe qytetarët ukrainas, por prekin gjithashtu kompanitë amerikane që kanë investuar dhe operojnë në Ukrainë.

“Sulmet ruse po ndikojnë jo vetëm në Ukrainë, por edhe te kompanitë amerikane që janë të pranishme atje”, tha Shaheen gjatë diskutimeve në Senat.

Ajo kërkoi mbështetje për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, duke argumentuar se presioni ekonomik është mjeti kryesor për ta detyruar Moskën të ndryshojë kurs.

“Presioni ekonomik është e vetmja gjuhë që Putini kupton”, deklaroi senatorja amerikane, duke bërë thirrje për masa më të ashpra ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Djali i Rio Ferdinand nënshkruan kontratën e parë profesionale me klubin e njohur anglez

29 July 2026 at 23:19


Tate Ferdinand, djali i legjendës së futbollit anglez Rio Ferdinand, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke nënshkruar kontratën e parë profesionale me Brighton & Hove Albion.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i Kombëtares së Anglisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe fotografi nga ceremonia së bashku me familjen.

"Moment krenarie për familjen. Djali im, Tate Ferdinand, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Brighton & Hove Albion. Vazhdo të punosh fort", shkroi Rio Ferdinand.

Në fotografitë e publikuara, Tate shfaqet i rrethuar nga familjarë dhe miq, teksa mban fanellën e Brightonit dhe feston këtë moment të rëndësishëm në karrierën e tij.

Nënshkrimi i kontratës profesionale është një hap i madh për talentin e ri, i cili tashmë do të synojë të ndjekë gjurmët e babait të tij, pasi edhe ai lkuan në mbrojtje.

Rio Ferdinand konsiderohet një nga mbrojtësit më të mirë anglezë të brezit të tij, me një karrierë të suksesshme te Manchester United dhe Anglisë.

Brightoni vazhdon të investojë te talentet e rinj, ndërsa Tate Ferdinand shpreson që në vitet e ardhshme të fitojë vendin e tij në ekipin e parë të klubit. /Telegrafi/

BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

29 July 2026 at 23:12

Bashkimi Evropian (BE) bëri thirrje që të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë drejt përparimit në rrugën evropiane.

“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën.

“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që të dyja palët të bëjnë përparim në rrugën e tyre evropiane”, tha zëdhënësi i BE-së.

Vuçiq më 25 korrik, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve më të rinj të Ushtrisë së Serbisë në Beograd, deklaroi se forcimi i ushtrisë, ruajtja e neutralitetit ushtarak dhe mbrojtja e integritetit territorial janë ndër prioritetet kryesore shtetërore të Serbisë.

Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, Vuçiq tha se betimi që ata kanë bërë i obligon të respektojnë Kushtetutën e Serbisë dhe të mbrojnë integritetin territorial të vendit. Ai shtoi se si ata, ashtu edhe udhëheqja shtetërore, do të përballen me presione të ndryshme, por se ruajtja e integritetit territorial ka rëndësi parësore.

Ai përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se “Kosova është pjesë e Serbisë”, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë dhe, siç u shpreh ai, “drejtësisë së Zotit”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Të dyja shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, nën ndërmjetësimin e BE-së, që nga viti 2011.

Në kuadër të këtij procesi janë arritur një sërë marrëveshjesh, por vetëm një numër i vogël i tyre është zbatuar në praktikë.

Si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, përparimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve është parakusht për avancimin në procesin e integrimit evropian. /REL

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim appeared first on Sinjali.

Lorent Tolaj vazhdon shkëlqimin te Bristoli, shënon edhe ndaj Newcastle Unitedi

29 July 2026 at 23:09


Sulmuesi Lorent Tolaj po vazhdon me formën e shkëlqyer, ndërsa ka shënuar gol edhe në miqësoren ndaj Newcastle Unitedi.

Që kur iu bashkua Bristolit, sulmuesi me prejardhje nga Kosova ka qenë ndër më të dalluarit, ku në dy miqësore ka realizuar tre herë.

Tolaj shënoi edhe ndaj Newcastle, ku pranoi një top të bukur ndërsa e la të shtangur portierin mysafir (29’).

Për më shumë shikoni golin:

3 goals in 2 games 🇨🇭 https://t.co/zRJXc9H6YP
— The Robins Zone (@TheRobinsZone) July 29, 2026

Përndryshe, Tolaj në të kaluarën ka përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës, por ka të drejtë të luajë për Kosovën ose Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar./Telegrafi/

Modeli koncept i BMW-së zbulon se si do të duket M3 i ri

29 July 2026 at 23:01


BMW ka zbuluar një model konceptual që jep një pamje të parë të gjeneratës së ardhshme të BMW M3, e cila pritet të hyjë në një epokë të re me teknologji elektrike.

Modeli BMW M Concept Neue Klasse paraqet drejtimin e ri të dizajnit dhe performancës për automjetet sportive të markës gjermane.

Koncepti u prezantua gjatë garës prestigjioze 24 Orët e Le Mans dhe sjell një dizajn shumë më agresiv, me linja të theksuara sportive, harqe të zgjeruara të rrotave, hyrje të mëdha ajri dhe elemente aerodinamike të frymëzuara nga sportet motorike.

- YouTube www.youtube.com

Modeli i ri pritet të jetë M3 i parë tërësisht elektrik, duke përdorur platformën Neue Klasse të BMW-së. Ai do të shënojë një ndryshim të madh për serinë ikonike M3, e cila prej dekadash është e lidhur me motorët me djegie të brendshme dhe performancën e lartë.

Sipas të dhënave të publikuara deri tani, versioni i ardhshëm elektrik pritet të ketë teknologji të avancuar, përfshirë një sistem me katër motorë elektrikë dhe arkitekturë elektrike 800 volt, ndërsa BMW synon që automjeti të ofrojë performancë në nivelin e modeleve tradicionale M.

Brenda kabinës, koncepti sjell një qasje moderne me fokus te shoferi, ekrane të avancuara dhe elemente të marra nga makinat e garave. BMW thekson se modelet e ardhshme M do të ruajnë karakterin sportiv të markës, por do ta kombinojnë atë me teknologjinë elektrike.

Prodhimi i versionit të ri të M3 pritet të nisë në vitet e ardhshme, ndërsa BMW ka bërë të ditur se do të vazhdojë të ofrojë edhe alternativa me motorë tradicionalë për tregje dhe klientë të ndryshëm. /Telegrafi/

❌