Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurti falënderon mërgatën në SHBA për kontributin historik ndaj Kosovës

29 September 2025 at 16:59



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si hisedare historike në të gjitha arritjet e vendit.

“Mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Na mirëpresin sa herë që shkojmë, kudo që janë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” dhe Shoqatën “PEJA” për pritjen e organizuar në SHBA, si dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm në dobi të Kosovës.

“Nga Kolumbia në Shqipëri, viktimat e trafikimit trajtohen si kriminele”

2 September 2025 at 13:32

Pesë muaj më parë, Izabela*, nënë e një vajze të mitur nga Kolumbia, u arrestua nga policia shqiptare nën dyshimin se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni. Por pas këtij arrestimi fshihet një histori mashtrimi, trafikimi dhe neglizhence institucionale. Ky hulumtim tregon si një grua, e dëshpëruar nga varfëria përfundon rreth 10,000 kilometra larg familjes së saj, viktimë e një sistemi që nuk i ofron as ndihmë dhe as drejtësi.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Izabela u arrestua si e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Përfaqësuesja e saj ligjore konfirmoi për Citizens se tashmë hetimet janë mbyllur dhe ndaj saj rëndon vetëm akuza e ushtrimit të prostitucionit. Sipas avokates, masa për këtë vepër penale parashikohet me gjobë deri në tre vite burg.

“Ne erdhëm nga nevoja! E vetmja gjë që dua tani është të kthehem në shtëpi!” rrëfen për Citizens, Izabela, një grua te të 30-at e munduar nga sprovat e jetës në qytetin Medelín të Kolumbisë.

Ajo u arrestua në mars, në kuadër të operacionit të koduar policor “Orkidea”. Autoritetet shqiptare dyshojnë se ishte pjesë e një rrjeti me 44 vajza nga Amerika Latine që angazhoheshin në prostitucion në Tiranë.

Policia arrestoi pesë prej vajzave, një taksist dhe një oficere policie, të cilët dyshohen se kryenin funksionin e koordinatorëve për llogari të G.R, një grua 47-vjeçare, që mendohet se drejtonte rrjetin nga Kolumbia. Kjo e fundit u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Izabela, tregoi për Citizens.al se në Kolumbi ka një vajzë 8 vjeçe, të cilën ia mban nëna 80-vjeçare pasi bashkëshortin e ka në burg. E gjendur në kushte të vështira ekonomike, ajo po kërkonte punë.

Një e njohur e një shoqeje të saj i ofroi si mundësi emigrimin jashtë Kolumbisë për të punuar si kërcimtare nate. Puna bënte fjalë për një “Strip-Club” në Tiranë me një pagë prej 1,000 eurosh në muaj.

Persona të cilët ajo nuk i njihte, i siguruan biletën e udhëtimit. Bileta ju dergua online, bashkë me një mesazh se për këtë ishte në borxh.

“Ja ofrojnë këtë opsion grave që janë më në nevojë dhe kur të duhen para nuk është se pyet shumë. Ose thonë ja ti ke atë personin që ka qenë atje, pyete! Por çdo gjë është gënjeshtër!” tregon Izabela.

Ajo udhëtoi për në Shqipëri së bashku me një miken e saj. Por vetëm kur mbërriti në Tiranë kuptoi se e gjitha kishte qenë një mashtrim dhe se kishte rënë pre e një rrjeti prostitucioni.

Por, grupi kriminal që e kishte sjellë ishte prej kohësh nën përgjim nga policia. Ata po përpiqeshin t’i shpëtonin arrestimit dhe për këtë Izabela dhe vajza tjetër nuk u prostituuan.

Pas 10 ditësh qëndrimi në një apartament, atyre iu kërkua të linin menjëherë shtëpinë. E mbetur mes katër rrugëve, ajo i kërkoi babait të saj të merrte para borxh për t’i siguruar një biletë kthimi për në Kolumbi.

Por gjatë kontrollit nga oficerët e policisë në aeroportin e Rinasit, Izabela dhe mikja e saj u ndaluan.

“Mendohet se policia duhet të të mbrojë, por për policinë ne ishim kriminele,” tregon Izabela.

Pasi qëndroi rreth një muaj në burgun e grave në Pogradec, Izabela u lirua me detyrim paraqitje dhe tashmë pas mbylljes së hetimeve, ajo jeton përkohësisht në Tiranë, në pritje të marrjes së pasaportës.

Ajo shton se ishte babai i saj, ai që u lidh me organizata në Shqipëri, të cilat i siguruan qëndrim dhe ushqim, pasi institucionet i braktisën.

“Kur shkuam në Pogradec, çdo material gjyqësor që na dhanë ishte në shqip. Askush nuk na i jepte dokumentet në spanjisht, na kërkonin para për përkthimin,” kujton Izabela.

“Ditën që dolëm nga burgu, na thanë se duhet të dilnim shpejt. Burgu ishte në mal, 200 euro taksia për t’u kthyer në Tiranë. Para, para, para…” shprehet Izabela tejet e zhgënjyer nga trajtimi që vuajti.

Mësim për sistemin gjyqësor dhe për prokurorinë

Fillimisht Izabela ka deklaruar se kërkonte ndjesë për prostituimin, edhe pse nuk e kishte ushtruar, dhe se nuk e dinte që në Shqipëri kjo ishte një vepër penale.

“E dija që ishte legale. Kisha shumë pak ditë që kisha ardhur, i kërkoj njëherë falje trupit gjykues, kërkoj të kthehem në shtëpinë time,” janë fjalët e saj të mbajtura në deklaratën përpara oficerëve të policisë.

Më vonë, ajo donte të dëshmonte se kishte ardhur e mashtruar në Shqipëri. Por sipas avokates,  ajo ka pasur frikë ta ndryshojë deklaratën fillestare pasi mund të akuzohej për dëshmi të rreme, apo veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Entela Avdulaj, Menaxhere e Programeve në Qendrën Psiko-Sociale “Vatra”, thotë se janë procedurat standarde ato që përcaktojnë nëse një individ është viktimë e mundshme trafikimi ose jo. Në këtë pikë, për historinë e Izabelës, ajo përmend si elementë identifikues faktin se pas sjelljes së saj qëndron një grup mashtrues, të cilët për të arritur qëllimet e tyre përfituan nga të qenit vulnerabël dhe në nevojë ekonomike.

Kështu, pas një sërë vlerësimesh, Izabela dhe vajzat e tjera nga Kolumbia janë identifikuar si viktima të trafikimit.

“Në momentin që identifikohen si viktima të mundshme trafikimi nuk kanë pse të akuzohen, sepse sipas Konventës së Këshillit të Evropës, direktivave që ne i kemi ratifikuar, apo dhe sipas Kodit Penal, nëse janë shfrytëzuar, nuk duhet të dënohen,” theksoi Avdulaj për Citizens.al.

Ajo thekson se rasti i Izabelës dhe vajzave të tjera nga Amerika Latine, duhet të shërbejë si mësim për prokurorinë dhe sistemin gjyqësor, që viktimat e mundshme të trafikimit duhet të identifikohen saktë, në kohë dhe të mos përndiqen.

“Nëse do të ishin identifikuar në kohë si viktima të mundshme të trafikimit, këto vajza do të kishin status tjetër sot,” vijon Avdulaj, e cila thotë se në Shqipëri mungojnë shërbimet për personat e huaj që gjenden në raste të tilla dhe përballen më pas me vështirësi të ndryshme pasi dalin nga burgu.

“Gjatë kohës që janë në gjendje të lirë, por në ndjekje penale, kujt do t’i drejtohen ato, ku do të qëndrojnë, kush do të kujdeset për to derisa të ikin? Çfarë do të bëhet me ta? Vetë institucionet na drejtohen ne, dhe këtu e prezumojnë që duhet të ketë elementë që janë vulnerabël përderisa na drejtohen,” shton Avdulaj.

Aktualisht, qendra “Vatra” po i paguan ende qiranë Izabelës dhe të paktën 11 vajzave të tjera nga Kolumbia, ndërsa fondacioni “Mary Ward Loreto” i ka mbështetur me ndihmë psikologjike dhe pako ushqimore, teksa ato presin të kthehen në shtëpi.

Rritje e viktimave të huaja të trafikuara në Shqipëri

Policia e Shtetit i tha Citizens se në vitin 2024 nga 76 raste, janë identifikuar 52 viktima për shfrytëzim prostitucioni, prej të cilave 35 ishin shtetase të huaja me prejardhje nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine, të cilat përdorin Shqipërinë si vend destinacioni ose tranziti.

Kjo prirje duket se ka vijuar edhe në vitin 2025 ku në gjashtëmujorin e parë u regjistruan 37 raste me 15 viktima të mundshme, 4 prej të cilave shtetase të huaja.

Dy vite më parë të dhënat flisnin për një situatë tjetër. Në vitin 2023 autoritetet patën raportuar për 70 raste shfrytëzimi për prostitucion – me 5 vajza të cilësuara si viktima të mundshme. Të gjitha ishin shqiptare.

Irena Kraja, nga fondacioni “Mary Ward Loreto”, paralajmëron për rritjen e shfrytëzimit të punëtorëve të huaj, të cilëve u mbahen pasaportat, kërcënohen dhe shpeshherë dëbohen në mënyrë të paligjshme nga vetë punëdhënësit.

“Edhe duke e pasur lejen e qëndrimit i çojnë (punonjësit e huaj) në aeroport dhe i deportojnë, vetë punëdhënësit, që nuk e kanë këtë të drejtë, është kalim me detyrim, që në vetvete është trafikim,” thekson ajo.

Kraja përmend raste të shpeshta ku kushtet e punës për të huajt janë ndryshe nga sa thuhet dhe pagat më të ulëta. Ajo thotë se të huajt zgjedhin kryesisht Shqipërinë për shkak se ajo ndodhet në Evropë dhe ka kosto relativisht të ulëta në aplikime.

“Shqipëria është në Evropë, vend kandidat në BE, dhe për këtë është ideja se mund ta përdorin Shqipërinë si trampolinë, por edhe informacioni i jepet me qëllim në mënyrë të deformuar, pastaj tërheqin dhe njëri-tjetrin nga komuniteti i vetë,” analizon Kraja.

*Izabela është pseudonim i përdorur për të ruajtur identitetin e viktimë.

The post “Nga Kolumbia në Shqipëri, viktimat e trafikimit trajtohen si kriminele” appeared first on Citizens.al.

Situata me zjarret në vend: Në 24 orët e fundit, 14 vatra ende aktive

By: V K
28 August 2025 at 10:34

Në 24 orët e fundit, janë raportuar 14 vatra zjarri në vend. Tre prej tyre vijojnë të jenë aktive, dy janë nën monitorim ndërsa pjesa tjetër është izoluar dhe shuar

Vatrat aktive janë në Delisuf, Vlorë ku zjarri i nisur më 25 gusht në pyllin e Pishë-Poros, vazhdon të digjet me intensitet të ulët dhe duke përfshirë kryesisht trungje dhe në Miras, Devoll ku zjarri në një sipërfaqe pyjore vijon ende

Vatrat nën monitorim janë në Skrapar, Bogovë ku zjarri në pyllin me pisha është vënë nën kontroll dhe po mbahet nën vëzhgim në Pezë Helmës, ku vatrat e izoluara në zonën e Kodrave të Caushit vijojnë të monitorohen dhe në Korçë, Parku Natyror Gërmenj ku vatra e riaktivizuar në zonën e piramidave 14–15 është izoluar dhe po mbahet nën kontroll.

The post Situata me zjarret në vend: Në 24 orët e fundit, 14 vatra ende aktive appeared first on Albeu.com.

MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll

27 August 2025 at 10:36

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi.

Ministria vuri në dukje se strukturat e Mbrojtjes Civile, të ndihmuar edhe nga Forcat e Armatosura po vijojnë intensivisht punën në terren për përballimin e situatës së zjarreve në disa qarqe të vendit.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 vatra janë shuar plotësisht, 2 vatra janë ende aktive dhe 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm

Vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë (Delisuf, Novoselë), bashkia Vlorë, ku aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Vlorë, 21 forca bashkiake, 3 punonjës të Shërbimit Pyjor, 4 përfaqësues nga AdZM, 3 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë dhe 40 trupa nga FA. Gjithashtu edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe është aktualisht në operim.

Momentalisht nuk vlerësohet i nevojshëm ndërhyrja me skrepa apo avionë Canadair. Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe pjesërisht në zonën e ish- fazanerisë. Vatra ka tym të shtuar për shkak të djegies së trungjeve dhe pishave në terren.

Në zonën e Bogovës, bashkia Skrapar, edhe pse intensiteti i zjarrit ka qenë më i ulët, nuk është arritur izolimi i plotë gjatë natës së kaluar. Sot vatra është në monitorim të punonjësve zjarrfikës Skrapar dhe Shërbimit Pyjor. Deri tani janë djegur rreth 18 hektarë pyll. Nuk ka rrezik për banesa.

Në zonën e Pezë Helmësit, bashkia Tiranë, vatrat janë të izoluara dhe të minimizuara, pa përbërë aktualisht rrezik të shtuar.

MM nënvizon se, të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim.

/gj.m/j.p/

The post MM: 11 vatra të shuara plotësisht, zjarri në Akërni nën kontroll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

20 August 2025 at 22:14

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e sotme për situatën e zjarreve në vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rënë më datë 19.08.2025, ora 17:05, në afërsi të Fabrikës së Çimentos, njësia administrative Fushë-Krujë, ku u arrit të izolohen 5 vatra zjarri në total, ndërsa zjarri ka vazhduar me intensitet të ulët. Dendësia e pyllit e vështirësoi ndërhyrjen, por forcat operacionale arritën ta shuajnë vatrën, e cila tashmë po mbahet në monitorim nga zjarrfikësit Krujës.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim

19 August 2025 at 11:32

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/gj.m//a.f/

The post MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret/ 5 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

By: lindita
19 August 2025 at 11:43

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat: 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim, si më poshtë: 1. Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës. 2.

Source

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë evidentuar 23 vatra zjarri, 4 ende aktive

By: V K
18 August 2025 at 11:10

Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit.

Nga këto:

16 vatra janë shuar

4 vatra janë ende aktive

3 vatra janë në monitorim

Vatra të shuara plotësisht:

Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).

Vatra aktive dhe në monitorim:

o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.

o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.

o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.

o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.

o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.

o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)

o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve.

The post Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë evidentuar 23 vatra zjarri, 4 ende aktive appeared first on Albeu.com.

MM: 27 vatra zjarri të shuara, pesë aktive dhe dy nën monitorim

17 August 2025 at 11:08

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, pesë janë aktive, dy mbahen në monitorim.

Sipas MM, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me dy mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan dy helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sa i përket vatrave aktive, në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi. Në operacion gjatë ditës u angazhuan tetë efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, tetë forca bashkiake dhe tetë forca të Shërbimi Pyjor. Në mbështetje për përballimin e situatës u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forcës Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe më së shumti brenda perimetrit të përshkuar ditë më parë.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, dy automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga dy helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll  kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me një mjet zjarrfikës dhe katër efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me gjashtë efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Gjatë ditës në zonë u angazhuan dy automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Gramsh, dy fadroma të bashkisë me katër forca bashkiake dhe katër vullnetarë. Ka patur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të shtresave të humusit. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit është drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan tre automjete zjarrfikëse me shtatë efektivë nga MZSH Mirditë, katër forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan tre mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, gjashtë forca policore, 17 forca bashkiake, shtatë AdZM, katër Shërbimi Pyjor dhe katër forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara janë në  Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat), Xeth (Blerim, Fushë Arrëz), Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë), Kalanjas (Skrapar)

MM thekson se, forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.

/gj.m//a.f/

The post MM: 27 vatra zjarri të shuara, pesë aktive dhe dy nën monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

By: Ardit
17 August 2025 at 11:20

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 mbeten aktive, 2 po mbahen në monitorim. Sipas autoriteteve, për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. […]

The post Zjarret/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike appeared first on BoldNews.al.

Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike

By: V K
17 August 2025 at 11:35

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 mbeten aktive, 2 po mbahen në monitorim.

Sipas autoriteteve, për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse.

Në operacione morën pjesë gjithashtu 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive

Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi.

Në operacion gjatë ditës u angazhuan 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 8 forca bashkiake dhe 8 forca të Shërbimi Pyjor. Në mbështetje për përballimin e situatës u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forcës Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe më së shumti brenda perimetrit të përshkuar ditë më parë.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë.

Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës.

Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Gjatë ditës në zonë u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Gramsh, 2 fadroma të bashkisë me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ka patur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të shtresave të humusit. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit është drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, bashkia Kolonjë. Zjarri zhvillohej me intensitet midis piramidës 13 dhe 15, në kufi me Greqinë. Shpërthimet herë pas herë të municioneve luftarake të pranishme në zonë që nga lufta italo-greke, bënë që të ndërpritej operacioni. Në zonë u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë nga MZSH Kolonjë, 6 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 AdZM, 4 Shërbimi Pyjor dhe 4 forca vullnetare. Zjarri vazhdon aktiv në disa vatra. Sipas raportimeve ditën e sotme konstatohet se zjarri nuk ka përhapje dhe nuk vihen re riaktivizime.

Vatrat e shuara

Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)

Xeth (Blerim, Fushë-Arrëz)

Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë)

Kalanjas (Skrapar)

The post Situata e zjarreve në vend/ 34 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

By: redi
15 August 2025 at 20:37

Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend. MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim. Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona. Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë)…

Source

MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive

15 August 2025 at 10:33

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën si pasojë e zjarreve në vend.

MM thekson se, në 24 orët e fundit ka pasur një përmirësim të dukshëm të situatës nga zjarret në vend. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 3 vatra janë aktive dhe 6 janë në monitorim.

Sipas MM, aktualisht po punohet me intensitet në disa zona.

Në Tërnovë (Bashkia Bulqizë), zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të vjetër Bulqizë. Në operacion janë angazhuar 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 4 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 3 forca policore, të mbështetur nga FA me 30 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Po punohet për izolimin e zjarrit.

Në Xeth (Bashkia Fushë-Arrëz), vijon puna për izolimin e zjarrit me angazhimin e 60 forcave operacionale, të ndihmuara nga 80 forca ushtarake dhe 1 helikopter. Intensiteti i flakëve është ulur, por puna për shuarjen vazhdon.

Në Velë (Bashkia Mirditë), ka rënë zjarr në një masiv me pisha, me rreth 6.5 ha të përshkruara nga flakët. Në terren janë 3 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë të MZSH të bashkisë Mirditë, 12 forca bashkiake, 6 forca të pyjores, 2 forca policore dhe 6 forca ushtarake. Po punohet për shuarjen e plotë të zjarrit.

Vatra në monitorim janë në Malin me Gropa – Bizë (Bashkia Bulqizë), ku zjarri po zhvillohet në zonë shkëmbore, pa rrezik dhe janë angazhuar 2 forca AdZM dhe 5 vullnetarë.

Në Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Rehovë (Bashkia Poliçan), vatra është nën kontroll nga ndërhyrja e forcave, 2 helikopterëve, ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.

Në Velçan (Bashkia Berat), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së 25 efektivëve MZSH, 2 helikopterëve dhe favorizuar nga reshjet e shiut.

Në Malin e Bërzhitës, Ibë (Bashkia Tiranë), vatra është nën kontroll nga 3 automjete zjarrfikëse, 5 forca APR dhe policia.

Në Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Bashkia Tiranë), situata është nën kontroll pas ndërhyrjes së MZSH, APR dhe Policisë.

Në Ferraj dhe Zall-Herr (Bashkia Tiranë) ka intensitet të ulët, nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 52 automjete zjarrfikëse dhe 740 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 323 forca ushtarake, 7 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter të FA. Gjithashtu morën pjesë 4 helikopterë (EBA, çek, sllovak) dhe 1 avion Canadair nga Italia. /gj.m/j.p/

 

The post MM: Përmirësim i dukshëm i situatës së zjarreve, 3 vatra ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend

15 August 2025 at 10:50

Në mungesë të investimeve në shlrbimin zjarrfikës dhe në helikopterë, si çdo vit, lutemi te Zoti dhe presim reshjet e shiut për të na shpëtuar nga zjarret, ashtu siç ndodhi edhe këtë herë. Situata me zjarret raportohet se është përmirësuar ndjeshëm një ditë pasi pati reshje shiu në shumë prej zonave të prekura. Për 24 […]

The post Reshjet e shiut na shpëtojnë nga zjarret, vetëm tre vatra aktive në vend appeared first on BoldNews.al.

Nga Syri i Kaltër te Poliçani/ 23 vatra zjarri aktive në vend

14 August 2025 at 17:46

23 vatra zjarri aktive vijojnë të jenë aktualisht në Shqipëri, sipas raportimit më të fundit  të Emergjencave Civile. Ndër pikat më kritike është parku kombëtar i Syrit të Kaltë, ku raportohet se po punojnë mbi 200 forca, 11 automjete zjarrfikëse dhe avioni italian “Canadair” për të shuar zjarrin. Po ashtu, situatë kritike vijon të jetë […]

The post Nga Syri i Kaltër te Poliçani/ 23 vatra zjarri aktive në vend appeared first on BoldNews.al.

MM: Situata e zjarreve më e stabilizuar, 29 vatra aktive nga 57 të raportuara

14 August 2025 at 11:18

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot lidhur me situatën nga zjarret në rang vendi.

MM thekson se, pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave sot situata nga zjarret në vend është më e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 janë aktive, teksa aktualisht po punohet me intensitet në disa vatra.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë vijon puna për vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër. Në terren po operojnë: 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete transporti, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Zjarri vazhdon aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit.Vijon të jetë aktive vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq, bashkia Finiq. Situata po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.Zjarri në fshatin Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë, vijon në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje. Po operojnë forcat zjarrfikëse.Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë, është shfaqur një vatër zjarri. Po operojnë forcat zjarrfikëse.

Në qarkun Dibër, në Malin me Gropa në Biz të Martaneshit, në afërsi të fshatit Val, njësia administrative Martanesh, bashkia Bulqizë, në zonë të mbrojtur. Forcat zjarrfikëse janë përqendruar në monitorim duke mbajtur këtë vatër nën kontroll. Ditën e sotme në terren ndodhen 2 forca nga AdZM dhe 5 forca vullnetare.Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, zjarri është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyje,  ndihmuar nga era. Ditën e sotme vazhdon operacioni me 8 forca nga MZSH, 6 forca pyjore, 4 forca bashkiake dhe 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesa.

Në qarkun Berat, në fshatrat Zhapokikë, Plashnik (lagja Lugas) dhe Zona e Mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në zonën e Tërpanit, me origjinë në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Në fshatin Plashnik, për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë u rrezikuan seriozisht banesat në lagjet Totaj, Ziflaj, Serjanaj dhe Beqiraj, ku dje u evakuan 20 banorë. Sot në ndihmë të forcave tokësore shkuan edhe 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh. Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Gjatë natës në terren qëndruan 2 grupe shërbimi me 2 automjete zjarrfikëse.Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar, vijon zjarri në një sipërfaqe me shkurre e bimësi mare. Vatra nuk paraqet rrezik dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim nga strukturat bashkiake.Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë dhe nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Në qarkun Tiranë, në “Malin e Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, vijon zjarri. Gjatë ditës në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë nga MZSH Tiranë, 5 forca APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë. Në terren u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 16 efektivë nga MZSH, 5 forca nga APR dhe forca nga Policia e Shtetit, të cilët arritën ta vinin vatrën nën kontroll. Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall Herr, bashkia Tiranë, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e terrenit kodrinor-malor ka qenë i vështirë veprimi i mjeteve zjarrfikëse dhe nuk u mundësua shuarja e plotë e flakëve, por u arrit të vihej nën kontroll duke evituar rrezikun për banesat.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatrat Spanesh dhe Kazie, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme zjarri është izoluar dhe po mbahet në vëzhgim.

Në qarkun Gjirokastër, vijon puna për shuarjen e zjarrit të ardhur nga bashkia Finiq në territorin e bashkisë Dropull, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatër e cila u përhap në dy fronte në majën e Leftokaresë dhe më pas u vu nën kontroll.Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë. Sot nuk ka vatra aktive në fshatra, por vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në malin e Sopotit ka rënë zjarr në afërsi të antenave të RTSH. Sipërfaqja e djegur po mbahet nën monitorim.

Në qarkun Elbasan, sot që në orët e para të mëngjesit ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, në një zonë pyjore. Në terren u angazhuan: 30 forca zjarrfikëse me 11 automjete të MZSH-ve Gramsh, Elbasan, Cërrik dhe Librazhd; 60 forca bashkiake; 80 forca vullnetare dhe 70 efektivë të FA me 2 mjete zjarrfikëse. Në operacionet ajrore morën pjesë 2 helikopterë (çek dhe sllovak). Operacioni vazhdon me angazhimin e forcave vendore. Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kodovjat, afër fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat, bashkia Gramsh. Pas punës së forcave në terren u arrit të izolohet zjarri dhe gjatë natës është mbajtur në monitorim. Vijon të jetë i pranishëm zjarri i rënë në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk kanë qenë të rrezikuara banesat.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë Arrëz, në fshatin Xath, njësia administrative Blerim ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit dhe vënien e tij në kontroll. Zjarri ka rrezikuar edhe fshatin Trun, në pjesën e majës së Kunor Dardhës, në një terren shumë të thyer malor. Aktualisht po operojnë forcat tokësore dhe helikopteri i FA.

Në qarkun Kukës, në fshatin Bele, njësia administrative Zapod, bashkia Kukës ka rënë zjarr në Parkun Natyror Korab-Koritnik, në një sipërfaqe pyjore. Vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit. *Qarku Korçë* Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të aktivizuar në një sipërfaqe pyjore me pisha në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Në terren ndodhen forcat operacionale dhe 3 mjete për hapjen e rrugës dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit. Gjatë ditës së djeshme ka patur shpërthime të municioneve që ndodheshin në brendësi të perimetrit të vatrës së zjarrit.

Situata është në mbikëqyrje nga MZSH Kolonjë.Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 65 automjete zjarrfikëse dhe 1,143 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 409 forca ushtarake, 23 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu morën pjesë 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.

 

/gj.m/

 

The post MM: Situata e zjarreve më e stabilizuar, 29 vatra aktive nga 57 të raportuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria në flakë/ Situatë e rënduar nga zjarret në disa qarqe, 29 vatra aktive

By: Ardit
14 August 2025 at 11:33

Shqipëria është duke u përballur në tre ditët e fundit me një nga situata më të rënduara të zjarreve në vitet e fundit, ku me mijëra hektarë janë djegur në gjithë vendin. Situara e zjarreve vijon të jetë e rënduar, teksa uraportua se në vendin tonë, në 24-orët e fundit janë shfaqur 57 vatra, ku […]

The post Shqipëria në flakë/ Situatë e rënduar nga zjarret në disa qarqe, 29 vatra aktive appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

By: Ardit
14 August 2025 at 08:59

Situata e zjarreve në fshatrat e Gramshit vijon të jetë problematike, ku vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri. U bë me dije se në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa aktualisht ka ende vatra aktive, por puna për shuarjen e tyre vijon intensivisht. Kushtet atmosferike janë më të favorshme sot, […]

The post Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas appeared first on BoldNews.al.

MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë

13 August 2025 at 15:52

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në rang vendi, teksa gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Në qarkun Vlorë, në bashkinë Delvinë, situata e zjarrit është problematike, pasi zjarri ka depërtuar në lagjen Kasapaj, në banesa. Në operacion po marrin pjesë edhe 2 helikopterë çek dhe sllovak në ndihmë të forcave tokësore. Gjithashtu po ndërhyn edhe avioni ‘Canadair’ nga italia.

Në bashkinë Finiq, vazhdon aktive vatra e shfaqur në Dhivër, e cila aktualisht është në Syrin e Kaltër, Pecë, Sirakat, Kardhikaq, në drejtim të bashkisë Delvinë, në kodrat që rrethojnë qytetin nga fshati Vllahat në drejtim të fshatit Kakodhiq. Njëkohësisht vatra ka kapur pllajën e faqes se malit të Gjerë dhe Sopotit. Për ditën e sotme po të operohet me kapacitet e bashkisë.

Në fshatin Bistricë, njësia administrative Mesopotam, bashkia Finiq. Zjarri zhvillohet në lartësi të malit. Nuk ka rrezik për banesat, po mbahet në kontroll.

Në fshatin Tremul, njësia administrative Aliko, bashkia Finiq, ku situata është e rënduar pasi rrezikohen banesat. Në terren ndodhen 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv të MZSH Finiq dhe 1 automjet 3 efektiv MZSH Sarandë.

Në Malin e Sopotit, bashkia Delvinë është aktivizuar një vatër zjarri, e cila po i afrohet territorit të bashkisë Gjirokastër. Në terren ndodhen forca nga MZSH Gjirokastër.

Në qarkun Dibër, vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë ndihmuar nga era ka marrë përmasa. Në terren janë duke operuar forca nga MZSH, forcat e pyjores dhe punonjës të bashkisë si dhe forca të kompanive private të minierës, për shkak të terrenit e kanë të vështirë vënien në kontroll të zjarrit i cili favorizohet nga era pranë Liqenit të Zi. Në terren ndodhen 30 forca nga FA dhe 50 forca nga bashkia

Në Malin me Gropa në Bizë të Martaneshit, Bashkia Bulqizë, njësia administrative Martanesh, zjarri vijon aktiv. I prekur dhe fshati Val, por nuk paraqet rrezik për banesat. Po punohet për izolimin përfundimtar.

Në lagjen Miravec, fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër, është shfaqur një vatër e re zjarri në sipërfaqee shkurre, ferra dhe hamullore, por pa rrezik për banesa. Në terren janë 4 forca MZSH, 1 mjet zjarrëfikes.

Në qarkun Berat, në fshatin Rehovë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan. Vazhdon të mbetet aktive vatra e zjarrit në “Rezervatin e Menaxhuar Balloll”, zonë e mbrojtur. Një pjesë e zjarrit po kalon në faqen perëndimore të Malit Selenicë, duke vendosur në rrezik disa banesa, fshati Çorogjaf, Lagje Selenicë. Në terren janë aktualisht 1 mjet zjarrfikës dhe 6 forca të FA, 1 mjet dhe 4 forca MZSH Dimal.

Në fshatin Vokopolë, njësia administrative Tërpan, bashkia Poliçan, si pasojë e një shkëndije nga shkëputja e linjës së tensionit është aktivizuar një vatër zjarri, e cila në pak kohë ka marrë përmasa. Në vendngjarje u angazhuan forca dhe mjete nga MZSH dhe bashkia. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 banesa, nga të cilat 3 të pabanuara. Vatra e zjarrit është me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Në fshatin Mbrakull, njësia administrative bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, në vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Në terren ka ende forca operacionale.

Në fshatin Velçan, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat. Vatra e zjarrit është riaktivizuar. Në vendngjarje po punojnë 3 automjete me 20 efektivë të MZSH si dhe 25 forca bashkiake. Ka përhapje të zjarrit dhe kërkohet mbështetje nga ajri.

Në fshatin Orizaj, njësia administrative Qendër Skrapar, bashkia Skrapar. Në terren po punojnë 6 forca zjarrfikëse dhe 2 mjete MZSH, 5 punonjës të Shërbimit Pyjor të bashkisë Skrapar, 5 forca vullnetare. Vatra është në Monitorim. Janë djegur rreth 100 ha me shkurre, ullinj dhe pemë frutore.

Në fshatin Çiflig, njësia administrative Poshnje, bashkia Kuçovë. Në vendngjarje po shkojnë 8 efektivë të MZSH me 1 mjet.

Në fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë është shfaqur një vatër zjarri në një sipërfaqe me ullishte, e cila ka marrë përmasa. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 8 forca operacionale.

Në qarkun Tiranë, në fshatin Spanesh, Kazie dhe Spille, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri është vënë nën kontroll. Vatra nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, zjarri i nisur në datën 10.8.2025 po zhvillohet në territorin e këtyre fshatrave Ferraj dhe Zall Herr. Terreni kodrinor e bënë të vështirë ndërhyrjen e forcave dhe mjeteve nga toka. Në terren ndodhen 20 forca zjarrfikëse me 4 mjete MZSH të bashkisë Tiranë dhe Kavajë, 11 forca AdZM, 5 forca APR si dhe forca të policisë së Shtetit.

Në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, zona e Arbanës, njësia administrative Vaqarr. Vatra është aktive në kodrat e Vaqarrit dhe Pezës. Nuk ka rrezik për banesa dhe po vazhdon monitorimi nga terreni.

Vijon aktive vatra e zjarrit të rënë në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri vazhdon të përhapet në fshatin Durishtë. Në terren ndodhen 12 forca zjarrfikëse me 3 mjete MZSH, 5 fora APR si dhe prezencë e Policisë së Shtetit.

Në Kodër Selitë, njësia administrative nr. 5, është aktivizuar një vatër zjarri dhe është nën kontroll.

Në qarkun Gjirokastër, në drejtim të fshatit Dhuvjan dhe fshatrat Lugar e Frashtan, vatra e cila erdhi nga bashkia e Finiqit u hap në dy fronte në majën e Leftokaresë: në fshatrat Lugar e Frashtan, vatra u vu nën kontroll, ndërsa po punohet për fikjen e vatrës në drejtim të fshatit Dhuvjan.

Në fshatin Hormovë, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë .Nga puna e forcave në terren është shmangur rreziku për banesat. Kane ndërhyrë 4 zjarrfikës, 8 forca bashkiake nga bashkia Gjirokastër dhe 2 mjete. Vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Ne fshatin Koshtan njësia administrative Qesarat, bashkia Memaliaj. Është shmangur rreziku për banesat dhe situata është ne monitorim me 4 mjete zjarrfikës dhe 1 mjet fouristradë.

Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit, i cili u përhap në drejtim të fshatit Lekel dhe Kodër. Janë djegur dy stalla bagëtish, 1 lopë, 2 viça dhe 1 kal. Zjarri vazhdon të jetë aktiv, por e ka ulur disi intensitetin. Në terren operuan forca dhe mjete nga i gjithë qarku Gjirokastër, me 6 automjete zjarrfikëse me 23 efektivë, 20 forca policore, 20 forca bashkiake, 15 forca vullnetare dhe 20 forca nga FA. Sot vijon puna me forca në terren të ndihmuar nga dy helikopterët çek dhe sllovak.

Në fshatin Lazarat, bashkia Gjirokastër është shfaqur një vatër zjarri e ardhur nga Delvina.

Në bashkinë Dropull, fshati Goranxi mbi Manastirin e Shën Mërisë është shfaqur një vatër zjarri, e cila për momentin është normalizuar. Zjarri vazhdon matanë antenave të Sopotit në drejtim të Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në qarkun Elbasan, vazhdon zjarri në fshatin Kullollas, Njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ku situata është rënduar me përfshirjen edhe të fshatrave përreth Harunas. Zjarri është duke shkuar drejt fshatit Nartë, ku është dhënë njoftimi për evakuim. Pati një rritje të intensitetit të zjarrit. Të gjitha kapacitetet e qarkut janë të përqendruara në Gramsh. Janë duke operuar dy helikopterë EBA. Në terren ndodhen 2 mjete zjarrfikëse në zonën e Nartës dhe mbi fshatin Skënderbegas ndodhen 3 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Mukaj dhe fshatin Sojnik, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vijon të jetë aktiv zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit afër fshatit Snosëm e Sojnik të shoqëruara edhe nga punonjës bashkiakë e banorë të zonës.

Në fshatin Garunjë, njësia administrative Pajovë, bashkia Peqin është aktivizuar një vatër zjarri.

Në fshatin Polis Gurëshpat, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd është shfaqur një vatër e re zjarri. Në terren kanë shkuar 1 mjet zjarrfikës me 4 forca operacionale.

Në qarkun Shkodër, në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është në sipërfaqe pyjore dhe me shtrirje të madhe. Forca në operacion: 65 efektive FA, 2 mjete ZF, 16 efektiv zjarrfikës dhe 2 mjete nga bashkia Fushë Arrëz. 77 forca të bashkisë dhe pyjore. 16 forca policore. Situata sot është më e qetë dhe banesat janë jashtë rrezikut.

Në bashkinë Puke është raportuar zjarr në sipërfaqe pyjore, Mesul. Vatra e zjarrit është nën kontroll dhe mbahet në monitorim.

Në fshatin Shegan, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Terreni vështirëson punën e forcave.

Në njësinë administrative Postribë situata është nën kontroll.

Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës vatra e zjarrit në zonë pyjore Parku Natyror i Munellës në vendin e quajtur Maja e Zezë, është izoluar.

Në qarkun Korçë, në fshatin Gërmenj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë. Vatra e zjarrit ngelet problematike për shkak të pranisë së municioneve, të cilët shpërthejnë herë pas here. Në terren për vlerësimin e situatës në lidhje me municionet luftarake ndodhen ekipe xheniere nga FA. Situata po vijon të monitorohet.

Në qarkun Lezhë, në fshatin Blinisht dhe Kotërr, njësia administrative Blinisht afër kishës së fshatit janë shfaqur dy vatra zjarri.

/gj.m/j.p/

The post MM: 37 vatra zjarri aktive, flakët kanë depërtuar në banesat e lagjes Kasapaj në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 24 vatra zjarri aktive e mbi 10 mijë forca në terren, situatë më kritike në Finiq e Delvinë

13 August 2025 at 12:14

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.

Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.

Situata më problematike është në vatrat në qarkun Vlorë në bashkinë Delvinë dhe Finiq.

Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

Në qarkun Elbasan në bashkinë Gramsh, në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Tepelenë, në Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.

Në qarkun Shkodër, në bashkinë Fushë Arrëz, në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.

Në qarkun Tiranë, në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.

Në qarkun Dibër, në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.

Në qarkun Korçë, në bashkinë Kolonjë, në Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.

Sa i përket parashikimit të motit dhe rrezikshmërisë për zjarre, sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

 

/gj.m/

 

The post MM: 24 vatra zjarri aktive e mbi 10 mijë forca në terren, situatë më kritike në Finiq e Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌