Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kjo fundjavë është shansi i fundit për të mbjellë 4 lulet që krijojnë pamjen më të bukur të pranverës

6 December 2025 at 23:40


Përfitoni nga ngrohtësia e tokës dhe siguroni lulëzim të bollshëm në muajt e parë të pranverës

Mbillini bulbet tani, ndërsa kopshtet dhe ballkonet gradualisht po zhyten në gjumin dimëror. Kopshtarët me përvojë theksojnë se pikërisht vjeshta e vonë është koha më e përshtatshme për të planifikuar kopshtin pranveror. Muajt e ftohtë nuk shërbejnë vetëm për krasitje, por janë edhe koha e duhur për të mbjellë bulbet që do t’ju përshëndesin të parat në fillim pranvere, duke sjellë ngjyra të mrekullueshme dhe një pamje spektakolare.

Sipas ekspertëve, fundi i vjeshtës dhe fillimi i dimrit janë idealë për mbjellje sepse toka ruan ende ngrohtësinë. Edhe pse mund të duket e ftohtë, nxehtësia e akumuluar ndihmon bulbet të zhvillojnë rrënjë. Acari dhe bora që vijnë më vonë e stimulojnë edhe më shumë lulëzimin, prandaj tani është momenti i përkryer për të përgatitur oazën tuaj të së ardhmes, transmeton Telegrafi.

Këto janë katër llojet e luleve që duhet t’i mbillni deri në fund të nëntorit:

Krokusi - lajmëtari i parë i pranverës

Nëse dëshironi që kopshti ose ballkoni juaj të zgjohet i pari pas dimrit, krokusët janë zgjedhja ideale. Lulëzojnë shpesh duke çarë shtresën e borës, duke sjellë ngjyra të buta, por të dukshme.

Kopshtarët me përvojë rekomandojnë t’i mbillni nëpër livadhe, rreth trungjeve të pemëve ose përgjatë shtigjeve, por edhe në vazo rriten për mrekulli.

Tulipanët - mbretëreshat e ngjyrave pranverore

Ekspertët këshillojnë që mbjellja e tulipanëve të fillojë vetëm pasi të kenë rënë ditët e para me acar, sepse kjo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve. Pastaj fillon periudha ideale për mbjellje.

Tulipanët janë të dashur kudo falë gamës së pabesueshme të ngjyrave, nga pastelet e butë deri tek tonet e forta dhe të ndezura. Çfarëdo stili të ketë kopshti juaj, gjithmonë gjendet një varietet që i përshtatet në mënyrë perfekte.

Narciset - lajmëtarët e gëzimit

Narciset mbeten ndër të preferuarat e përhershme të kopshtarëve, veçanërisht varietetet e vogla që janë dekorative, të forta dhe shumë rezistente. Edhe pse duken të brishta, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe ideale për mbjellje përgjatë shtigjeve dhe livadheve.

Meqenëse mbillen deri në fund të nëntorit, ky fundjavë mund të jetë shansi i fundit për të siguruar lulëzimin e tyre pranveror. Janë po ashtu të shkëlqyera për fillestarët.

Alliumet elegante

Alliumet (Allium) janë ndër lulet më efektive pranverore, të njohura për kokat e tyre të mëdha, sferike, me nuanca vjollce apo të bardha. Ato çelin në fund të pranverës, rriten në lartësi dhe krijojnë kontrast të bukur me lulesh të tjera pranverore.

Përzihen në mënyrë ideale me bimë shumëvjeçare të hershme dhe janë zgjedhja perfekte për bordura të pasura dhe shumëngjyrëshe.

Mbillni tani, gëzoni pranverën

Mbjellja e bulbeve këtë fundjavë do të thotë më pak punë në pranverë dhe shumë më tepër kënaqësi. Gjatë dimrit mund t’i lini krejtësisht të qeta dhe në pranverë do t’ju shpërblejnë me një shpërthim të vërtetë ngjyrash.

Siç thonë kopshtarët me përvojë, ky është një nga momentet më të bukura për çdo dashamirës të kopshtit. /Telegrafi/

Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

By: V K
5 December 2025 at 08:27

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet.

Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik.

Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim.

Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24% e PBB-së, pjesa më e madhe e të cilit, rreth 67% vjen nga shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të bizneseve (1.49% e PBB-së).

Në Shqipëri, bizneset investojnë vetëm 0.07% të PBB-së për kërkim e zhvillim. Investimet e bizneseve përbëjnë vetëm 35% të totalit të shpenzimeve për kërkim zhvillim në vend, shumë më poshtë se mesatarja europiane.

Europa

Vendet e Bashkimit Europian vazhdojnë të investojnë shumëfish më tepër në kërkim dhe inovacion, duke i konsideruar shpenzimet për R&D një shtyllë themelore të rritjes afatgjatë.

Në BE, shumë shtete anëtare shpenzojnë mbi 2% të PBB-së për kërkim-zhvillim, duke krijuar një diferencë të dukshme midis ekonomive të zhvilluara dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Vendet nordike, si Suedia, Danimarka dhe Finlanda, mbeten në krye të renditjeve, duke kombinuar investimet publike dhe private me traditën e forte universitare dhe industriale.

Ekonomitë e mëdha, si Gjermania, kontribuojnë në vlerë absolute me buxhete të konsiderueshme për teknologji, inovacion dhe shkencë, ndërsa vendet e Europës Lindore kanë rritur gradualisht investimet për të afruar standardet e BE-së dhe për të modernizuar sektorët e tyre prodhues.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 6 vende të BE-së regjistruan një intensitet të shpenzimeve për R&D të barabartë ose më të lartë se 3%, objektivi i BE-së i vendosur nga Këshilli Europian.

Intensiteti më i lartë i R&D-së u regjistrua në Suedi (3.6%), Belgjikë (3.4%), Austri (3.3%) dhe Finlandë (3.2%), të ndjekura nga Gjermania (3.1%) dhe Danimarka (3.0%).

Në të kundërt, 7 vende të BE-së raportuan një intensitet të shpenzimeve për R&D më të ulët ose të barabartë me 1%: Rumania dhe Malta (nga 0.5% secila), Qipro (0.7%), Bullgaria (0.8%), Letonia (0.9%), si dhe Sllovakia dhe Luksemburgu (1.0%).

67% e shpenzimeve për R&D vijnë nga sektori i biznesit

Sektori i ndërmarrjeve private vazhdoi të përbëjë pjesën më të madhe të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim në vitin 2024. Ai zuri 66.5% të totalit të shpenzimeve të BE-së për R&D, duke arritur në 268.1 miliardë euro. Pas tij renditet sektori i arsimit të lartë (86.1 miliardë euro; 21.4%), sektori qeveritar (43.5 miliardë euro; 10.8%) dhe sektori jofitimprurës privat (5.4 miliardë euro; 1.3%).

Komisioni Europian ka nënvizuar vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë mes investimeve në R&D dhe fuqisë konkurruese të ekonomive të BE-së.

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet që shpenzojnë më shumë për kërkim kanë produktivitet më të lartë, sektorë teknologjikë më të zhvilluar dhe një aftësi më të madhe për të tërhequr investime të huaja.

Kjo politikë ka bërë që BE-ja të synojë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve për R&D dhe të shtyjë sektorin privat të marrë një rol më aktiv në financimin e inovacionit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është dukshëm prapa, duke rrezikuar të mbetet e shkëputur nga trendet teknologjike që po transformojnë ekonominë europiane.

Hendeku mes vendeve të BE-së dhe rajonit sa vjen e zgjerohet, ndërsa vendet me investime më të larta në R&D po rrisin pozicionin e tyre konkurrues./monitor/

The post Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë appeared first on Albeu.com.

Filodendroni juaj s’po rritet? Ja gabimi që po e bëni dhe vendi ku duhet të qëndrojë gjatë dimrit!

24 November 2025 at 22:58


Një ndryshim i vogël në vendosje mund ta ringjallë tërësisht bimën tuaj

Filodendroni, i njohur si një nga bimët më të qëndrueshme të ambienteve të brendshme, njihet për gjethet e tij imponuese me prerje dekorative. Me origjinë nga rajonet tropikale të Amerikës Qendrore dhe Jugore, ai mund të arrijë deri në tre metra lartësi dhe, për shkak të lehtësisë së mirëmbajtjes, zbukuron me krenari shumë shtëpi në gjithë madhështinë e tij. Nëse i siguroni pozicionin e duhur, kësaj bukurie do t’i mahniteni edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit…

Me një siluetë elegante nuk është vetëm një bimë dekorative e famshme në mbarë botën, por edhe një simbol i jetëgjatësisë dhe harmonisë. Është jashtëzakonisht rezistent dhe i qëndrueshëm, nuk kërkon shumë kujdes për sa i përket mbajtjes dhe ujitjes, dhe në këmbim do t’ju shpërblejë me pamje të gjalla, idomos kur çel me gjithë fuqinë e tij ose kur rritet deri në tavan.

Gjethet e mëdha, lëkurore, me prerje dhe vrima karakteristike, të cilat nganjëherë arrijnë deri në 80 centimetra gjatësi, sjellin atmosferën e xhunglës tropikale në shtëpinë tuaj dhe freskojnë të gjithë hapësirën.

Duke pasur parasysh origjinën, koha e tij ideale është -vera. Megjithatë, filodendroni mund të lulëzojë edhe gjatë dimrit, për aq kohë sa i kushtojmë pak më shumë kujdes në këtë periudhë specifike. Temperaturat e ulëta, ditët e shkurtra dhe ajri i thatë nga ngrohja qendrore mund të ndikojnë në rritjen e tij. Shpesh shfaqen simptoma si gjethe të verdha me maje kafe ose rritje e ngadalësuar. Por ka një zgjidhje të thjeshtë që mund të bëjë ndryshim të madh, transmeton Telegrafi.

Nxehtësia, drita dhe lagështia, tri elemente kyçe! Nëse mungon njëri prej tyre, bima mund të fillojë të ketë probleme. Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni kur fillojnë ditët e ftohta është të kontrolloni vendin ku e mbani filodendronin.

Sipas specialistëve të “The Jungle Collective”, vendi ideal gjatë dimrit është pranë një dritareje të orientuar nga jugu, pasi kjo i siguron mjaftueshëm dritë natyrale. Temperatura optimale është ndërmjet 18 dhe 24 gradë Celsius. Asnjëherë mos e vendosni pranë radiatorit apo pranë një dritareje që hapet shpesh, pasi korrenti dhe ndryshimet e papritura të temperaturës mund ta dëmtojnë.

Për shkak se ngrohja qendrore e than ajrin, rekomandohet përdorimi i një lagështuesi të ajrit në dhomën ku gjendet filodendroni. Mund të ndihmojë edhe spërkatja e lehtë e gjetheve me ujë. Një tjetër gabim i zakonshëm është teprimi me ujë, i cili mund të shkaktojë kalbje të rrënjëve. Po ashtu, ulni edhe frekuencën e plehërimit, ekspertët thonë se një herë në muaj është më se e mjaftueshme gjatë dimrit. /Telegrafi/

Shqipëria, me buxhetin më të ulët për mbrojtje sociale në Europë në raport me PBB

By: V K
19 November 2025 at 07:44

Shqipëria ndan nga buxheti publik shumë më pak fonde për mbrojtjen sociale, në raport në PBB-në se sa vendet e tjera të Europës.

Sipas një krahasimi të Eurostat që i takon vitit 2023, vendet e Bashkimit Europian shpenzojnë mesatarisht mbi 25% të PBB-së për mbrojtje sociale, ndërsa Shqipëria vetëm rreth 11%, duke u pozicionuar në fund të listës, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Kontrasti me mesataren europiane është i theksuar me vendet si Franca, Gjermania, Belgjika apo edhe mesatarja e eurozonës shpenzojnë afërsisht dy deri në tre herë më shumë për skemat e pensioneve, ndihmës ekonomike, politikat e papunësisë apo përfitime të tjera sociale se sa Shqipëria.

Edhe vendet e rajonit, si Bosnja apo Mali i Zi, raportojnë përqindje dukshëm më të larta se Shqipëria, duke e thelluar më tej hendekun rajonal (shiko grafikun).

Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje mbi mbështetjen që sistemet sociale në Shqipëri arrijnë të ofrojnë, sidomos në një periudhë me rritje të kostove të jetesës dhe presion të shtuar mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendeku i madh me mesataren europiane, sugjeron se sistemi aktual i mbrojtjes sociale vijon të mbetet i dobët krahasuar me standardet e BE-së, ndërsa nevojat sociale të popullsisë rriten nga viti në vit.

Në vitin 2023, shpenzimet totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në BE arritën në 4,607 miliardë euro, që ishte ekuivalente me 26.7% të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Një analizë sipas funksionit zbulon se niveli më i lartë i shpenzimeve në BE, u regjistrua për pensionet të cilat përbënin gati gjysmën (46.9%) të shpenzimeve totale për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2023.

Pjesa tjetër, kompensimi për kujdesin shëndetësor zuri 29.6% të shpenzimeve të BE-së nga përfitimet e mbrojtjes sociale, ndërsa funksionet e mbetura janë në nivele më të ulta.

Në Shqipëri gati 88 % e shpenzimeve për mbrojtjen sociale dhe vetëm 12 për qind shpërndahen për zërat e tjerë, si shëndeti, ndihma ekonomike etj./Monitor

 

The post Shqipëria, me buxhetin më të ulët për mbrojtje sociale në Europë në raport me PBB appeared first on Albeu.com.

Bimët më të bukura për hije dhe dritë të pakët: Dekor që gjallëron çdo hapësirë

17 November 2025 at 22:30


Harroni shqetësimet për mungesën e dritës së diellit. Edhe nëse shtëpia juaj nuk ka dritare të orientuara nga jugu, nuk keni pse të hiqni dorë nga gjelbërimi i bukur

Në mjedisin urban, deri në 90 për qind të kohës e kalojmë në ambiente të mbyllura. Edhe pse mendojmë se ajri i brendshëm është i sigurt, ai shpesh është i mbushur me kimikate që avullojnë nga mobiliet, bojërat, qilimat dhe produktet e pastrimit. Pikërisht këtu hyjnë në skenë bimët e brendshme.

Studimi i NASA-s për ajrin e pastër ka konfirmuar se disa bimë veprojnë si filtra natyralë, duke thithur këto substanca të dëmshme. Kur këtë funksion e kombinojmë me nevojën minimale për dritë, marrim bashkëjetuesit idealë për korridore, banjo pa dritare ose hapësira me dritare të orientuara nga veriu, transmeton Telegrafi.

Pesë bimë që adhurojnë hijen

1. Sansevieria (gjuha e vjehrrës)

Pse e duam: Sansevieria është pothuajse e pathyeshme. Është jashtëzakonisht rezistente ndaj thatësirës dhe dritës së pakët. Gjethet e saj të drejta, në formë shpate, i japin brendësisë një dozë moderniteti dhe minimalizmi.
Thithja e toksinave: Formaldehid, benzen, trikloretilen. E veçantë është se lëshon oksigjen gjatë natës, duke e bërë ideale për dhomat e gjumit.
Këshillë për kujdesin: Ujiteni vetëm kur dheu thahet plotësisht. Ujitja e tepërt është armiku i saj kryesor.

2. Zamioculcas (bima ZZ)

Pse e duam: Nëse jeni fillestar në botanikë, ZZ është partneri ideal. Gjethet e saj me shkëlqim dhe struktura skulpturore i japin hapësirës elegancë. Mban edhe errësirë ekstreme dhe periudha të gjata pa ujë.
Thithja e toksinave: Benzen, toluen, etil-benzen.
Këshillë për kujdesin: Preferon dritë të pakët, por rritet edhe në dritë mesatare. Jepini pak ujë një herë në muaj; në dimër edhe më rrallë.

3. Aglaonema (veshtull kinez)

Pse e duam: Ka shumë varietete me gjethe shumëngjyrëshe, rozë, të kuqe, argjendi. Shton një shpërthim ngjyrash në hapësirat e errëta. Sa më shumë ngjyra të ketë gjetja, aq më shumë dritë i duhet, por përgjithësisht preferon hijen.
Thithja e toksinave: Benzen dhe formaldehid.
Këshillë për kujdesin: I pëlqen lagështia. Është ideale për banjo ose kuzhina. Spërkateni rregullisht dhe shmangni ekspozimin ndaj rrymave të forta ajri.

4. Spathiphyllum (bima e paqes)

Pse e duam: Lulet e saj elegante të bardha, në kontrast me gjethet jeshile të errëta, sjellin sofistikim. Është një nga të paktat bimë me lule që toleron nivele të ulëta drite.
Thithja e toksinave: Amoniak, benzen, formaldehid dhe trikloretilen, një ndër bimët më efektive për pastrimin e ajrit.
Këshillë për kujdesin: Kur ka nevojë për ujë, gjethet bien. Pasi ta ujisni, rikuperohet shpejt. Mos e ekspozoni ndaj diellit direkt.

5. Hedera Helix (Dredhka e djallit)

Pse e duam: Është perfekte për varëse, rafte ose për t’u lënë të bjerë si hardhi zbukuruese. Gjethet jeshile ose me nuanca të arta sjellin dinamizëm në çdo ambient. Mban edhe pothuajse errësirë të plotë.
Thithja e toksinave: Formaldehid, ksilen dhe benzen.
Këshillë për kujdesin: Sa më pak dritë të ketë, aq më të gjelbra bëhen gjethet (sharjet humbasin). Ky ndryshim është edhe tregues i shkëlqyer se kur ka nevojë për ujë, gjethet fillojnë të varen pak. /Telegrafi/

Pjesëmarrja e ulët në votime, Jorida Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne

By: V K
16 November 2025 at 14:58

Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku, bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Sipas saj, pjesëmarrja e ulet e votuesve në këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika.

“E pashë me trishtim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky ishte dhe një mesazh për politikën, për të bërë gjërat ndryshme. Ka ndodhur në këtë vend që zgjedhjet e pjesshme i ka fituar qeverisja, por këtë herë është zgjedhur kryetar bashkie me 6% të votave në Vlorë. Nuk ka proces aty. Njerëzit nuk kanë besim. Nuk them që e ka vetëm fajin pala tjetër, ne duhet patjetër ta shohim te ne. Kemi pasur dhe një diskutim të gjatë në kryesi”, shprehet Tabaku.

The post Pjesëmarrja e ulët në votime, Jorida Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne appeared first on Albeu.com.

Gjethet po thahen dhe bien? Ja si ta shpëtoni bimën para se të jetë vonë

11 November 2025 at 23:08


Nëse mendoni se bima juaj po i than gjethet “pa arsye”, gaboheni. Gjethet janë mënyra e saj për t’ju treguar se diçka nuk është në rregull

Kur fillojnë të zverdhen, të bien ose të nxihen në skaje, kjo nuk është fundi, është sinjal paralajmërues. Lajmi i mirë? Shumica e bimëve mund të rikuperohen, nëse reagoni me kohë dhe bëni disa ndryshime të thjeshta në kujdes.

Gjethet - gjuha e bimës

Bimët komunikojnë përmes ndryshimeve në gjethe. Nëse zbehen, thahen apo kanë skaje të errëta, kjo tregon se diçka ka dalë nga ekuilibri: mund të jetë tepricë uji, mungesë drite, ajër shumë i thatë apo pleh i tepërt. Kur mësoni t’i lexoni këto shenja, do të mund të parandaloni dëmtimin para se të jetë vonë.

1. Kontrolloni rrënjët - aty fillon gjithçka

Rrënja është zemra e çdo bime. Nxirreni me kujdes nga vazoja dhe shikoni gjendjen e saj. Nëse rrënjët janë të errëta dhe të buta, bima po kalbet. Pritni pjesët e dëmtuara me gërshërë të sterilizuara dhe mbilleni në dhe të thatë e ajrosur.

Nëse rrënjët janë të thata dhe të brishta, bima ka etje. Zhytni vazon në ujë të vakët për 15 minuta, pastaj lëreni të kullojë. Kjo ndërhyrje e parë shpesh bën diferencën mes një bime që ringjallet dhe asaj që humbet përgjithmonë, transmeton Telegrafi.

2. Ujitja - më pak është më shumë

Gabimi më i madh që bëjnë adhuruesit e bimëve është ujitja e tepërt. Shumica e bimëve të shtëpisë nuk vdesin nga thatësira, por nga uji i tepërt. Prandaj, gjithmonë kontrolloni tokën me gisht, nëse 2 centimetrat e sipërm janë të thatë, është koha për të ujitur. Përdorni ujë në temperaturë ambienti dhe mos lini kurrë tepricë në substrat. Rrënjëve nuk u pëlqen të "qëndrojnë në ujë".

3. Drita dhe nxehtësia - vrasësit e padukshëm të gjetheve

Bimët duan stabilitet. Nëse gjethet zgjaten drejt dritares, mungon drita. Nëse skajet thahen e bëhen kafe, ndoshta janë shumë afër ngrohësit. Vendi ideal është një deri në dy metra larg dritares së kthyer nga lindja ose perëndimi, ku ka dritë të butë e të shpërndarë, por jo diell të drejtpërdrejtë.

4. Lagështia e ajrit - ndryshim i vogël, efekt i madh

Gjatë sezonit të ngrohjes, ajri në shtëpi bëhet shumë i thatë dhe kjo shkakton tharje të gjetheve. Vendosni një enë me ujë pranë bimës ose grupojini disa bashkë për të krijuar një mikroklimë. Edhe më mirë, spërkatini herë pas here me ujë të butë dhe të qëndrueshëm. Kjo jo vetëm që i freskon, por edhe ul stresin që vjen nga thatësia e ajrit.

5. Plehërimi me masë

Nëse gjethet zverdhen dhe bima nuk rritet, mund të ketë mungesë të lëndëve ushqyese. Në stinën e rritjes (pranverë dhe verë) përdorni pleh të lëngshëm të lehtë çdo dy deri në tre javë. Por kini kujdes - nëse në sipërfaqen e tokës shfaqen shtresa të bardha kripe, kjo do të thotë se toka është mbingopur. Në këtë rast, shpëlani rrënjët me ujë dhe zëvendësoni pjesërisht dheun para se të plehëroni sërish.

Kur do t’i shihni rezultatet?

Nëse keni reaguar si duhet, pas disa javësh do të vini re fidane të rinj dhe gjethe më me shkëlqim - shenjë që bima po ringjallet. Nuk keni pse të jeni ekspert për ta shpëtuar një bimë, mjafton ta vëzhgoni, ta kuptoni dhe t’i jepni vëmendje, jo perfeksion. Në këmbim, ajo ju fal diçka që nuk blihet: qetësi, jetë dhe ndjesinë e ekuilibrit në hapësirën tuaj. /Telegrafi/

Këto bimë shtëpie nuk do t’ju thahen kurrë - edhe nëse i harroni për javë të tëra

2 November 2025 at 19:52


Këto lloje janë perfekte për personat e zënë ose harrestarë, duke ofruar gjelbërim me kujdes minimal

Nëse jeni nga ata njerëzve që çdo bimë e shtëpisë u thahet shpejt, mos u shqetësoni – ekzistojnë disa lloje që edhe fillestarët më të pafat nuk mund t’i “shkatërrojnë” lehtë. Ka disa bimë tepër të qëndrueshme dhe rezistente, të cilat i përballojnë harrimin, ujitjen e parregullt dhe kushtet më pak ideale në banesë.

Zamia dhe fiku afrikan renditen ndër bimët më falënderuese për kultivim. U kërkohet ujitje minimale, i përshtaten gjysmëhijeve dhe, për më tepër, duken dekorative dhe elegante në çdo hapësirë. Pikërisht për këtë arsye janë bërë zgjedhje e preferuar për ata që duan gjelbërim në shtëpi pa pasur frikë se java e ardhshme do t’i gjejë bimët të vyshkura, transmeton Telegrafi.

Zamia


Zamia është një bimë sukulente gjithmonë e gjelbër, e njohur gjithashtu me emrin zamioculcas. Ajo e ka origjinën nga Afrika Lindore dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në shtëpitë tona. Përveç pamjes së bukur dhe dekorative, përparësia kryesore e saj është thjeshtësia në mirëmbajtje.

Rritet më mirë në vende me dritë të butë ose gjysmëhije, në mjedis të ngrohtë, por shmangni ekspozimin direkt në diell. Temperatura optimale është 20-25°C. Nëse e blini gjatë dimrit, mos u shqetësoni nëse nuk rritet menjëherë, gjethet e reja do të çelin në pranverë.

Sa i përket ujitjes, kini kujdes: zamia nuk duron shumë ujë, ujitja një herë në muaj është më se e mjaftueshme. Edhe plehërimi duhet bërë me masë, vetëm gjatë periudhës së rritjes (vegjetacionit).

Nëse banesa juaj ka ndriçim të dobët, zgjidhni zamian! Ajo përshtatet në mënyrë të shkëlqyer në hapësira më të errëta dhe, pavarësisht mungesës së dritës, ruan pamjen e saj të freskët dhe elegante.

Fiku afrikan

Ky shkurre tropikale, në kushte natyrore mund të rritet edhe si pemë, ndërsa në vazo mbetet kompakte dhe shumë dekorative.

Nuk kërkon shumë kujdes, ujitje të rrallë, gjysmëhije dhe stabilitet temperaturash janë të mjaftueshme që të zhvillohet dhe të duket madhështor gjatë gjithë vitit.

Për shkak të gjetheve të forta dhe qëndrueshmërisë së lartë, është një nga bimët më të dashura nëpër shtëpi, sidomos atje ku bimët zakonisht nuk zgjasin shumë.

Në përmbledhje

Mjafton t’i kontrolloni herë pas here nëse toka është e thatë dhe t’u jepni pak ujë – pjesën tjetër këto bimë e bëjnë vetë. Janë perfekte për njerëzit e zënë, harrestarë ose për ata që sapo kanë filluar të zbulojnë botën e bimëve të brendshme. /Telegrafi/

Po asfaltohen rrugët në Kërrninë të Ulët të Istogut

24 October 2025 at 11:14


Komuna e Istogut ka nisur punimet për asfaltimin e rrugëve në lagjet e Kërrninës së Ulët.

Ky investim synon përmirësimin e qarkullimit dhe lehtësimin e jetës së banorëve të zonës, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, përmes një mesazhi për qytetarët, shprehu kënaqësinë për punimet e nisura dhe uroi ditë të mbarë të gjithë banorëve.

Pamjet nga terreni tregojnë avancimin e punimeve dhe përkushtimin e komunës për zhvillimin e infrastrukturës lokale. /Telegrafi/


Defekt në gypi kryesor, ndërprerje e furnizimit me ujë në disa fshatra të Lipjanit

16 October 2025 at 09:46


Kompania Rajonale e Ujësjellësit njofton se për shkak të një defekti në gypin kryesor, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa fshatra të komunës së Lipjanit, përfshirë Gadimja e Ulët, Gadimja e Lartë, Babush i Muhaxherëve, Marevc, Qallapek dhe Gllogoc.

Sipas KRU-së, ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e gypit, që pritet të jetë brenda 6 orësh, përcjell Telegrafi.



Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët.

KRU Prishtina falënderon banorët për mirëkuptimin dhe kërkon që të përdoret uji me kursim gjatë periudhës së ndërprerjes. /Telegrafi/

Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona

By: V K
14 October 2025 at 07:45

Në disa zona të Beratit, ka nisur vjelja e ullirit, ndërsa pritet të fillojë së shpejti edhe në fshatra të tjerë.

Në Elbasan, vjelja pritet të nisë nga fillimi i muajit nëntor.

Megjithatë, kjo fazë e parë e sezonit shoqërohet me sinjalizime për një ulje të ndjeshme të prodhimit, krahasuar me vitin e kaluar.

Grumbullues dhe përpunues të ullirit në zonat e Beratit dhe Elbasanit, pohojnë se prodhimi i ullirit si kokërr për konsum të drejtpërdrejtë, ashtu edhe për përpunim në vaj, rezulton më i ulët se në vitin 2024. Deri në fund të sezonit, pritet që sasia e grumbulluar të jetë 30 deri 40% më pak.

Kastrijot Çuedari, përpunues nga Berati, thotë se kjo rënie vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë verës, të cilat u shtrinë edhe në vjeshtë, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e fryteve.

Në zonën e Cakranit, Taulant Musaraj, pohon se prodhimi mund të jetë 40 deri në 50% më i ulët krahasuar me sezonin tetor-nëntor 2024, për të njëjtat arsye klimaterike.

Disa fermerë në këtë zonë kanë nisur vjeljen e prodhimit sipas tij.

Agron Çakalli, nga Federata Bujqësore Elbasan, shton se ndikim kanë pasur edhe cikli biologjik natyror i ullirit, ulja e shërbimeve agroteknike për shkak të mungesës së mjeteve financiare, si dhe pakësimi i numrit të fermerëve, për shkak të emigracionit.

Silvana Subashi, thotë se pavarësisht sasisë më të pakët që pritet sivjet cilësia dhe rendimenti pritet të jetë më i mirë sesa vjet, duke ofruar një mundësi më të mirë për prodhimin e vajit ekstra të virgjër.

Por në 26 vite, sipas të dhënave të INSTAT nga 1998 deri në 2024, rezulton se ulliri ka pasur luhatje të ndjeshme si në prodhim dhe në rendiment.

Në harkun e 3 dekadave, sasia më e lartë e prodhuar u arrit në 2022. Në këtë vit u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj me rritje 43% krahasuar me vitin paraardhës.

Rendimenti i prodhimit ishte 17.2 kv/ha apo 4.7 kv për ha më shumë sesa në 2022.

Përveç 2022 sasia e lartë e prodhimit të ullinjve është arritur edhe në 2012, sidomos pas masave për subvencione të marra nga qeveria nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Në 2012 u prodhuan 108 mijë ton ullinj, me rritje 65% krahasuar me 2011.

Në 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%. Rënie shënoi edhe rendimenti i prodhimit me 4.8 kv për ha në 2023 në raport me vitin 2022.

Në 2024 sipas të dhënave të INSTAT, u prodhuan 146,7 mijë ton ullinj. Krahasuar me 2023 sasi e prodhimit u rrit rreth 25%.

Në 2024 rendimenti i prodhimit të ullirit arriti 15.2 kv/ha. Në raport me 2023 rendimenti ishte me rënie 2.8 kv/ha./ Monitor

The post Vjelja e ullirit në 2025 nis me prodhim më të ulët, pritet deri në 50% më pak në disa zona appeared first on Albeu.com.

Harroni gjethet e thata: 5 bimë shtëpie që lulëzojnë edhe pranë radiatorëve

11 October 2025 at 07:43


Fryma e natyrës mund të lulëzojë edhe pranë radiatorëve – mjafton të zgjidhni bimët e duhura

Kur jashtë fillon të ftohet dhe ajri në shtëpi mbushet me nxehtësinë e thatë që vjen nga radiatorët, ambienti ynë i përditshëm shndërrohet në një strehë të ngrohtë kundër të ftohtit. Perdet zbriten, qirinjtë ndizen, aroma e kafesë përhapet në dhomën e ditës, por diçka mungon. Në atë qetësi dhe ngrohtësi, shpesh nuk e vërejmë menjëherë praninë e ajrit të thatë, mungesën e dritës dhe energjinë që fillon të ngurtësohet.

Bimët e shtëpisë, ato rojtarë të vegjël të ekuilibrit natyror, janë të parat që e ndiejnë këtë ndryshim. Gjethet u vyshken, toka thahet, dhe ajri që na ngroh për to bëhet sfidues. Megjithatë, ka disa bimë që jo vetëm e përballojnë këtë periudhë, por edhe lulëzojnë në të.

Këto janë bimët që duan ngrohjen qendrore që i japin frymëmarrje, jetë dhe harmoni çdo hapësire. Ato pastrojnë ajrin, gjallërojnë atmosferën dhe, sipas parimeve të feng shui-t, sjellin energji pozitive, qetësi dhe begati.

Nëse dëshironi që shtëpia juaj të mbetet e ndritshme, e ngrohtë dhe e gjallë edhe në muajt e ftohtë, këto pesë bimë do të jenë aleatët tuaj më të bukur, transmeton Telegrafi.

Lulja e fierit – zonja klasike e gjelbërimit

Është ndër bimët më të lashta në botë, dëshmi e qëndrueshmërisë së natyrës. Me gjethe të buta dhe të harlisura, sjell ndjesinë e pyllit në miniaturë.

Edhe pse preferojnë lagështi, lulet e fierit përshtaten mirë në ambiente me ngrohje qendrore, mjafton t’u spërkatni gjethet herë pas here dhe t’i mbani larg burimeve të drejtpërdrejta të nxehtësisë. Prania e tyre sjell freski dhe qetësi, madje besohet se pastron energjinë negative dhe sjell harmoni në shtëpi, ndaj është ideale për dhomën e ditës apo korridorin, ku qarkullon më shumë energji.

Orkideja – mbretëresha elegante që dashuron ngrohtësinë

E brishtë në dukje, por e fortë në natyrë. Orkideja lulëzon edhe atëherë kur shumica e bimëve dorëzohen. Ajo do temperaturë të qëndrueshme dhe dritë të moderuar.

Më së miri rritet pranë dritares, por jo në diell të drejtpërdrejtë. Kërkon pak ujë dhe pëlqen që gjethet t’i spërkaten me ujë të qëndrueshëm në temperaturë dhome. Në shtëpi sjell butësi, qetësi dhe elegancë. Në ditët gri të dimrit, lulja e saj kujton se bukuria nuk shuhet kurrë – vetëm e ndryshon formën.

Aloe Vera – minimalizëm dhe fuqi në të njëjtën vazo

Nuk është rastësi që quhet “bima që shëron”. Gjethet e saj të trasha dhe mishi mbajnë ujë dhe energji, duke e bërë të përsosur për ajrin e thatë dhe të ngrohtë. Ajo kërkon shumë pak kujdes, dritë dhe pak ujë një herë në disa javë.

Në feng shui, Aloe Vera simbolizon pastrim dhe mbrojtje; ndihmon për qartësi mendore dhe balancë emocionale. Rekomandohet ta vendosni pranë kompjuterit, në dhomën e gjumit ose në zyrën e shtëpisë. Përfaqëson shërimin, ekuilibrin dhe forcën e brendshme, një “mburojë” e gjallë kundër stresit të përditshëm.

Pahira – pema e fatit dhe begatisë

E njohur si “druri i parave”, Pachira aquatica vjen nga zonat tropikale dhe sipas feng shui-t njihet si simbol i fatit, stabilitetit financiar dhe harmonisë familjare.

Megjithëse duket ekzotike, është shumë e lehtë për t’u mbajtur. I pëlqen drita, por jo dielli i drejtpërdrejtë. Lagështia e ajrit dhe pastrimi periodik i gjetheve e ndihmojnë të qëndrojë e gjelbër dhe e shëndetshme, madje edhe afër radiatorëve. Vendoseni pranë dritares ose në një qoshe të ndriçuar të dhomës së ndenjes, do të ndjeni se prania e saj sjell lehtësi dhe energji të mirë në hapësirë.

Monstera – hijeshi tropikale që e do ngrohtësinë

Monstera është moderne, por njëkohësisht e përjetshme. Gjethet e saj të mëdha e të çara janë dekorative dhe simbolizojnë rritje dhe vitalitet. Ajo e përballon mirë ajrin e thatë, mjafton të spërkatet dhe t’i fshihen gjethet me një leckë të lagur herë pas here.

Në feng shui, monstera njihet si bima e vetëbesimit dhe energjisë së zhvillimit. Edhe kur jashtë bie borë, praninë e saj në dhomë e ndien si kujtesë se ngrohtësia e vërtetë buron nga brenda nesh.

Si t’i ndihmoni bimët gjatë sezonit të ngrohjes

Periudha e dimrit sjell sfida për çdo bimë të brendshme: ajri i thatë e dehidraton tokën dhe gjethet, ndërsa mungesa e dritës ngadalëson fotosintezën.

Për t’i mbajtur gjallë dhe të shëndetshme:

• Fshini gjethet me një leckë të butë e pak të lagur.
• Spërkatni bimët me ujë të qëndruar.
• Mos i vendosni saksitë drejtpërdrejt mbi radiatorë.
• Vendosni një enë me ujë mbi radiator – rrit lagështinë natyrale të ajrit.

Duke u kujdesur për bimët, ju në fakt kujdeseni për energjinë e shtëpisë suaj. Ato nuk janë thjesht dekorim, janë terapeutë të heshtur që sjellin harmoni, freski dhe gjallëri.

Në një stinë kur jashtë mbizotëron e ftohta dhe mungon gjelbërimi, ato mbeten kujtesa më e bukur se jeta dhe rritja mund të ndodhin edhe brenda katër mureve. /Telegrafi/

Fëmija juaj nuk arrin të përqendrohet më shumë se 2 minuta? Provoni këto ushtrime argëtuese për përmirësimin e fokusit

11 October 2025 at 01:41


Fëmijëria e hershme është periudha më e rëndësishme për zhvillimin e aftësisë së përqendrimit dhe të vëmendjes, përmes aktiviteteve zbavitëse. Shumë fëmijë përballen me vështirësi në këtë aspekt, ndërsa studimet tregojnë se disa aktivitete mund të ndihmojnë dukshëm në zgjatjen e kohës së fokusit dhe përmirësimin e përqendrimit

Kur janë shumë të vegjël, fëmijët janë plot energji, kureshtarë dhe me tru ende në zhvillim, ndaj shpesh kalojnë nga një aktivitet në tjetrin. Kjo është diçka krejtësisht natyrale në moshat e hershme, por përmes disa ushtrimeve të këndshme mund t’i ndihmoni që gradualisht të zhvillojnë aftësinë për t’u përqendruar për një kohë më të gjatë. Mbani parasysh: të zgjatet fokusi nuk do të thotë që fëmija duhet të qëndrojë gjatë i palëvizshëm, por që të gjenden aktivitete që e tërheqin dhe e mbajnë të angazhuar.

Një studim i Universitetit të Finlandës Lindore ka treguar se periudhat e shkurtra të aktivitetit fizik ndikojnë pozitivisht në aftësinë e fëmijës për t’u fokusuar. Fëmijët e moshës 7–13 vjeç u ftuan të bënin një stërvitje të lehtë nëntëminutëshe përpara se të kryenin teste kognitive. Rezultatet treguan se ata që kishin ushtruar treguan vëmendje dhe kujtesë pune më të mirë sesa ata që kishin qëndruar ulur.

Një studim tjetër i vitit 2023, i publikuar në revistën Springer Nature, analizoi efektet e një kurrikule të bazuar në vëmendje dhe mirësi (MBKC) mbi funksionet ekzekutive dhe zhvillimin social-emocional të fëmijëve parashkollorë. Rezultatet treguan përmirësim të dukshëm në sjelljen sociale, kontrollin emocional dhe gatishmërinë akademike. Edhe prindërit vunë re një rritje të empatisë kognitive tek fëmijët.

Në një intervistë për Times of India, dr. Anita Madan, drejtuese e zhvillimit të kurrikulës në EuroKids, sugjeroi disa aktivitete të provuara që ndihmojnë në rritjen e fokusit dhe vëmendjes tek fëmijët parashkollorë, transmeton Telegrafi.

Leximi aktiv i tregimeve

Leximi me zë të lartë, me mimikë dhe entuziazëm, nxit imagjinatën e fëmijëve. Pyetjet rreth personazheve ose kërkesa për të hamendësuar ngjarjet e ardhshme i bëjnë të dëgjojnë me vëmendje. Kjo zakon praktikisht rrit aftësinë e përqendrimit dhe e mëson fëmijën të ndjekë logjikën e rrëfimit.

Bashkimi i figurave – lodrat që stërvitin durimin

Lojërat e kombinimit të formave apo të bashkimit të pjesëve të një figure ndihmojnë fëmijët të ngadalësojnë ritmin, të vëzhgojnë me kujdes dhe të mendojnë para se të veprojnë. Ndjenja e arritjes kur përfundojnë një enigmë i motivon të qëndrojnë të përqendruar më gjatë.

Dëgjimi përmes lojës

Çdo lojë që kërkon ndjekjen e udhëzimeve zhvillon përqendrimin. Për shembull, fëmija mund të kërkojë “thesarin e fshehur” sipas instruksioneve që i jepni ju. Kështu mëson të dëgjojë, të analizojë dhe të reagojë në mënyrë të qëlluar.

Këndi krijues

Aktivitete si ngjyrosja, vizatimi, prerja apo krijimi i kolazheve forcojnë aftësinë për t’u përqendruar dhe stimulojnë mendimin kreativ. Fëmijët i duan materialet me ngjyra dhe forma të ndryshme, ndaj këto aktivitete i mbajnë të angazhuar për më gjatë dhe u japin mundësinë të shprehen lirshëm.

Detektivët në natyrë

Një shëtitje në park ose në natyrë mund të shndërrohet në lojë vëzhgimi. Kërkojini fëmijës të numërojë zogjtë, të gjejë gjethe me forma të ndryshme apo të kërkojë lule të një ngjyre të caktuar. Këto ushtrime ndihmojnë fëmijën të jetë i pranishëm në moment dhe të forcojë përqendrimin. Mbani mend: fëmijët që angazhohen emocionalisht me aktivitetin përqendrohen më lehtë. Prandaj, lavdërimi dhe durimi janë gjithmonë të mirëseardhura.

Lojërat e “ngrirjes”

Lojërat si “vajza e akullt” apo ato që kërkojnë ndalje dhe rifillim të lëvizjes sipas sinjaleve të një tjetri ndihmojnë në kontrollin e impulseve, një nga komponentët kryesorë të vëmendjes. Përveç kësaj, janë shumë argëtuese për fëmijët.

Renditja shqisore

Mund t’u ofroni objekte me tekstura të ndryshme (të buta, të ashpra, të lëmuara) dhe t’i kërkoni t’i rendisin vetëm përmes prekjes. Angazhimi i shqisave ndihmon trurin të forcojë lidhjet në zonat përgjegjëse për vëmendjen dhe përmirëson përqendrimin.

Tregimi i përbashkët

Uluni në rreth dhe filloni një histori me një fjali. Secili pjesëmarrës shton nga një fjali për ta vazhduar. Kjo lojë zhvillon dëgjimin aktiv, kujtesën dhe kreativitetin, duke stërvitur njëkohësisht edhe fokusin.

Ushtrime të shkurtra fizike

Mësoni fëmijën të bëjë ushtrie të lehta, si të “marrë frymë ngadalë si dragoi” ose të “balancojë në njërën këmbë si flamingo”. Këto ushtrime qetësojnë sistemin nervor, ndihmojnë vetërregullimin dhe rikthimin e përqendrimit.

Krijimi i një ambienti motivues

▪ Edhe mjedisi ndikon në aftësinë për t’u fokusuar.
▪ Hiqni shpërqendrimet si zhurmat apo televizorin, sigurojini fëmijës një vend të rehatshëm e me dritë të mirë dhe mos harroni t’i lini pushime të shkurtra gjatë aktivitetit.
▪ Lavdëroni për përpjekjen dhe këmbënguljen, jo vetëm për rezultatin – kjo e motivon të vazhdojë.

Kujtoni gjithmonë: vëmendja dhe përqendrimi nuk janë aftësi të lindura, por mësohen dhe forcohen me kohë, përmes ushtrimeve, durimit dhe qëndrueshmërisë. Këto aktivitete të thjeshta janë një mënyrë e bukur për ta bërë këtë proces të këndshëm dhe efikas. /Telegrafi/

Dubai hap sezonin e ri në “Kopshtin e Mrekullive” - 150 milionë lule në kopshtin më të madh natyror me lule në botë

30 September 2025 at 07:20


Sezoni i 14-të i “Kopshtit të Mrekullive të Dubait” është hapur, duke paraqitur mbi 150 milionë lule në 72,000 metra katrorë.

I përuruar nga Sheikh Theyab Bin Tahnoon Bin Mohammad Al Nahyan, Kryetar i Grupit të “Kopshtit të Mrekullive”, vendi është shtëpia e disa Rekordeve Botërore Guinness dhe është kopshti më i madh natyror me lule në botë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

I hapur gjatë gjithë sezonit nga 29 shtatori deri më 31 maj, kopshti do të mirëpresë vizitorë çdo ditë, duke shfaqur më shumë se 120 lloje lulesh, duke krijuar shfaqje spektakolare që ndryshojnë gjatë gjithë sezonit.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë menaxherë dhe drejtuesit e lartë të grupit, dhe përfaqësues nga sektorët e turizmit dhe mikpritjes së Dubait.

Sheikh Theyab theksoi se sezoni i ri pasqyron angazhimin e Dubait për të ofruar përvoja të jashtëzakonshme argëtimi familjar dhe demonstron udhëheqjen e vazhdueshme të emiratit në krijimin e atraksioneve turistike të klasit botëror.

Kopshti i Mrekullive të Dubait, i cili u hap për herë të parë në vitin 2013, është vendosur si një nga atraksionet kryesore turistike të rajonit, duke tërhequr vazhdimisht miliona vizitorë dhe duke përforcuar statusin e Dubait si një qendër globale për përvoja unike dhe iniciativa të turizmit të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Muret me gjelbërim dhe vazo me stil – këto janë prirjet e reja që do të magjepsin shtëpitë

28 September 2025 at 13:30


Trendet e reja të bimëve të dhomës sjellin ngjyra, forma të guximshme dhe mënyra moderne mirëmbajtjeje

Nuk janë më vazo, jastëkët apo figurat ato që japin gjallëri një shtëpie, por bimët e brendshme. Ato dekorojnë, sjellin energji pozitive, përmirësojnë humorin dhe pastrojnë ajrin. Megjithatë, edhe bota e gjelbër ndjek trendet – kujtojmë kohën kur të gjithë dëshironin një monstera apo një fikus me gjethe të mëdha.

Në vitin 2026, bima shndërrohet nga një element dekorativ në pjesë të identitetit të shtëpisë. Muret me gjelbërim, koleksionet e rralla dhe teknologjia e re e bëjnë më të lehtë se kurrë krijimin e një ambienti që frymon stil, qetësi dhe jetë.

Ekspertët e dizajnit të brendshëm paralajmërojnë jo vetëm lloje të reja bimësh, por edhe mënyra të veçanta stilizimi. Ja 5 prirjet që do ta transformojnë çdo shtëpi:


Unsplash/Julia

1. Bimë në mur

Në vend të fotografive apo pikturave klasike, vitin e ardhshëm në mure do të dominojnë bimët. Jo vetëm në rafte të zakonshme, por në struktura të veçanta, me forma të pazakonta, të kombinuara me ndriçim LED. Kështu, një mur i gjelbër shndërrohet në një vepër arti të gjallë.

Instagram @pacinoarts

2. Koleksione të rralla

Nëse tashmë keni orkide, sukulente apo fikus, atëherë është koha për diçka më ekskluzive. Në 2026, do të vlerësohen bimët e rralla që nuk gjenden lehtë. Një shembull është Monstera Thai Constellation, e famshme për gjethet e saj dyngjyrëshe, që duket sikur janë të pikturuara.

Instagram @dixiplant

3. Vazo si deklaratë stili

Minimalizmi do të tërhiqet për pak kohë. Viti i ardhshëm do të jetë koha e vazove ngjyra-plotë dhe me forma të pazakonta, që shndërrohen vetë në objekte dekorative. Jo më vetëm një enë për bimën, por pjesë e estetikës së brendshme.

Instagram @pow_pots

4. Bimë me ngjyra pastel

Përtej të gjelbrës klasike, trendi i 2026 sjell gjethe në nuanca pastel. Një shembull i mrekullueshëm është Aglaonema, me kombinimin e gjelbërimit dhe rozës së butë, që sjell një prekje delikate feminiteti në çdo hapësirë.

Instagram @la.interiorgreens

5. Sisteme inteligjente ujitjeje

Një nga sfidat më të zakonshme është kujdesi i rregullt për bimët. Por teknologjia po na shpëton edhe këtu: sistemet e ujitjes automatike tashmë ofrojnë sasinë e saktë të ujit që çdo bimë ka nevojë. Kështu, edhe ata që harrojnë t’i ujisin, mund të kenë një shtëpi të mbushur me gjelbërim.


Instagram @aiste.bu

/Telegrafi/

E gjallërojnë ballkonin dhe kopshtin kur shumica e bimëve veniten: lulet që sjellin ngjyra deri në ngricat e para

13 September 2025 at 00:04


Stina e vjeshtës shpesh sjell ditët e para të ftohta, por kjo nuk do të thotë që kopshti juaj duhet të mbetet bosh dhe pa ngjyra

Ekzistojnë bimë që nuk i frikësohen as ngricave të mëngjesit, as netëve të ftohta, duke sjellë gjallëri e ngrohtësi në çdo hapësirë. Ndër më të dashurat janë ditë e natë, calluna vulgaris dhe erica carnea, të cilat me ngjyrat e tyre të ndezura dhe qëndrueshmërinë i bëjnë për vete si fillestarët ashtu edhe kopshtarët me përvojë.

Këto bimë përballojnë me lehtësi ndryshimet e temperaturës dhe përshtaten në çdo ambient, në vazo në tarracë, në shtretër lulesh apo në kombinime dekorative në kopsht. Lulëzimi i tyre i gjatë dhe rezistenca ndaj të ftohtit i bëjnë ideale për vjeshtën, kur shumica e bimëve të tjera fillojnë të zbehen, transmeton Telegrafi.


Ditë e natë

E njohur si ditë e natë, kjo lule e vogël zbukuron kopshte e tarraca gjatë gjithë stinës së ftohtë dhe është e jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë e saj ndaj temperaturave të ulëta. Ajo i përket familjes së violave dhe njihet për petalet e saj me ngjyra të kombinuara, shpesh të verdha, të bardha dhe vjollcë të errëta, por edhe në nuanca moderne si portokalli, rozë apo purpur.

Lulet shfaqen nga maji deri në rënien e parë të dëborës. Mund të jetë njëvjeçare, dyvjeçare apo shumëvjeçare, duke arritur deri në 30 cm lartësi. Është e lehtë për t’u kultivuar, lulëzon mirë në gjysmëhije, në tokë të lehtë dhe të drenazhuar, dhe nuk e duron ujin e tepërt. Rekomandohet mbjellja në vjeshtë ose në fillim të dimrit, me distancë 20–30 cm ndërmjet bimëve. Kujdesi përfshin ujitje me ujë në temperaturë ambienti, heqjen e luleve të thara dhe plehërim me fosfor e kalium. Gjatë dimrit mund të mbrohet me degë halore nga bora dhe era.

Falë thjeshtësisë dhe rezistencës, ditë e natë është zgjedhja perfekte për çdo kopsht apo ballkon në vjeshtë.

Calluna vulgaris

Kjo gjysmë-shkurre gjithmonë e gjelbër që arrin deri në 50 cm lartësi. Me degë të drunjëzuara në bazë dhe lastarë të butë në majë, ai lulëzon nga korriku deri në ngricat e para, me lule të bardha ose rozë të grumbulluara në kallinj.

Origjina e tij është Evropa dhe Azia Jugperëndimore, zakonisht në livadhe kodrinore dhe pyje të rralla, deri në 2000 m lartësi. Sot kultivohet si bimë zbukuruese, e preferuar në dekorin e vjeshtës dhe shpesh shoqërohet me bimë të tjera si ditë e natë. Calluna vulgaris pëlqen vendet me diell ose gjysmëhije, toka e lehtë, e kulluar dhe pak acidike. Pas mbjelljes, gjatë dy muajve të parë kërkon ujitje të rregullt për t’u rrënjosur mirë.

Përveç dekorit, kjo bimë ka edhe përdorim në mjekësinë popullore. Lulet thahen për çaj, i njohur për efektet qetësuese dhe ndihmën në problemet me veshkat, pagjumësinë dhe stresin. Për një formë të dendur dhe lulëzim të pasur, rekomandohet krasitje në fund të nëntorit ose fillim dhjetori.

Erica carnea

Kjo bimë gjithmonë e gjelbër sjell ngjyra të gjalla në dimër, duke u bërë pjesë e shkëlqyer e kopshtit dhe ballkoneve. Shumë dekorative kur kombinohet me bredha të vegjël ose shkurre të tjera, më së miri mbillet në grupe prej 5 bimësh në distancë 30–40 cm.

Kur rritet në vazo, kërkon substrat të kulluar, me tokë pak acidike, dhe ujitje me ujë të shiut ose ujë të qëndruar. Në dimër, për t’i mbrojtur nga ngricat, rekomandohet mbulimi me degë ose komposto.

Erica carnea është gjithashtu bimë mjaltore. Lulet e saj japin mjaltë të errët, të pasur me minerale, të njohur si “mjaltë pishe”. Falë thjeshtësisë së kultivimit, është zgjedhje ideale për kompozime dekorative vjeshtore dhe dimërore.

Përveç vlerave praktike dhe estetike, bima krijon atmosferë të ngrohtë në hapësirat e jashtme. E shoqëruar me dekorime sezonalë si kunguj apo fenerë, ajo mund të shndërrojë ballkonin ose kopshtin në një vend të përsosur për relaks me një libër dhe një filxhan çaj në ditët e ftohta. /Telegrafi/

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

3 September 2025 at 07:58

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat. Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit […]

The post Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit

By: V K
3 September 2025 at 07:38

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish -Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.

Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.

Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj.

Shifrat për Kosovën dhe Bosnjen, nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnje, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.

Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.

Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.

Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.

Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë 22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj.

Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro./monitor

The post Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit appeared first on Albeu.com.

Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro

By: V K
26 August 2025 at 07:35

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës, analizon llojet e përfitimit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rezulton se vendi ynë është i fundit me vetëm 70 euro ndërkohë që në krye qëndron Republike Srpska me 335 euro.

“Shumat e përfitimeve ndryshojnë ndjeshëm në rajon. Republika Srpska ofron shumën më të lartë mujore totale (335 euro), duke kombinuar asistencën sociale dhe ndihmat për fëmijë. Në të kundërt, Shqipëria ofron përfitimet mujore totale më të ulëta (70 euro), të përbëra nga Ndihma Ekonomike dhe një ndihmë për energjinë.

Për vendet e tjera, përfitimet mujore totale janë si më poshtë: Federata e BiH (304 euro), Serbia (282 euro), Mali i Zi (267 euro), Maqedonia e Veriut (207 euro) dhe Kosova (191 euro)”, thuhet në raport.

Në një tabelë specifike raporti, përmbledh se cilat janë skemat që aplikon kryesisht rajoni sa i takon mbështetjes sociale.

Kështu llojet kryesore të përfitimeve sociale që aplikohen janë: skemat e përgjithshme të lehtësimit të varfërisë (që synojnë të ofrojnë mjete minimale jetese), ndihmat për fëmijë (për të mbështetur financiarisht familjet me fëmijë) dhe ndihmat për energjinë (të krijuara për të lehtësuar shpenzimet e larta të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë).

Një tjetër pikë që raporti merr në analizë, është procesi i ndërprerjes së ndihmës ku pavarësisht vlerës së ulët, duket se Shqipëria ka disi fleksibilitet me të lartë kur një prej anëtarëve punësohet.

“Pragu në të cilin këto përfitime ndërpriten ndryshon dukshëm, por një model i përbashkët është se shumica e përfitimeve të lidhura me varfërinë humben sapo nis punësimi formal, edhe në nivele minimale të të ardhurave.

Serbia dhe Shqipëria janë përjashtimet e vetme. Në Serbi, ndihma financiare sociale (FSA) ulet gradualisht me rritjen e të ardhurave dhe humbet plotësisht vetëm kur të ardhurat neto nga puna arrijnë 210 euro.

Në Shqipëri, Ndihma Ekonomike nuk ndërpritet automatikisht kur një anëtar i familjes fillon punë, por programi përdor një formulë të testit të mjeteve indirekte (PMT) për të përcaktuar të drejtën e përfitimit.

Kjo formulë, e cila rillogaritet çdo 12 muaj, i jep një peshë të caktuar punësimit formal dhe, nëse vlera e llogaritur nga formula tejkalon pragun për marrjen e Ndihmës Ekonomike, familja nuk përfiton më”, thuhet në raport./ Monitor

The post Mbështetja sociale/ Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon, vetëm 70 euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌