Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet te rrethrrotullimi i Liqenit

By: Elva
24 December 2025 at 22:10

Një automjet është përfshirë nga flakët pak më parë në zonën e rrethrrotullimit të Liqenit në Tiranë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti.

The post FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet te rrethrrotullimi i Liqenit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë

By: D Marku
16 December 2025 at 14:41

Një ngjarje tragjike tronditi zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës, të martën në mëngjes, kur zjarrfikësit e Brigadës Polydross gjetën një person të karbonizuar brenda një automjeti. Sipas raportimeve të tvstar.gr, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit.

Ngjarja u komplikua nga një incident paralel, pasi rreth të njëjtës orë u raportua për një zjarr në një banesë në të njëjtën zonë, që i përkiste po atij personi. Dy vatrat e zjarrit mobilizuan menjëherë forca të shumta zjarrfikësish, të cilët punuan për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar dëmet.

Automjeti rezultoi i shkrumbuar plotësisht, ndërsa zjarri në banesë vijonte ende gjatë raportimit të parë, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente. Njëkohësisht, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, duke mos përjashtuar asnjë pistë, përfshirë edhe mundësinë e një incidenti të qëllimshëm.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa zjarrfikësit dhe policia vijojnë patrullimet dhe hetimet për të garantuar sigurinë publike. Ky incident nënvizon rëndësinë e ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente dhe nevojën për të zbuluar shkaqet që çojnë në tragjedi të tilla.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se detaje të reja mund të dalin në ditët në vijim.

The post Horror! Një person gjendet i djegur brenda makinës, në të njëjtën kohë dhe banesa e tij në flakë appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet

By: V K
15 December 2025 at 15:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë, ku një person u dogj brenda një makine të përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bëhet me dije se personi, ende i paidentifikuar ka qënë në sediljen e shoferit, por ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë me të në mjet.

Makina është shkrumbuar thuajse totalisht, madje i janë djegur edhe targat.

Paraprakisht, dyshohet se personi ka mbyllur dyert e mjetit dhe i ka vendosur vetë flakën makinës për t`i dhënë fund jetës, megjithatë pistat e hetimit pritet të konfirmohen në vijim.

Njoftimi:

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.

The post Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Llogara/ Personi u gjet i djegur në sediljen e shoferit, për çfarë dyshohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur

By: V K
15 December 2025 at 15:32

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Brenda makinës është gjetur trupi i një personi të djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme.

Pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Këto janë informacionet paraprak

Deri më tani nuk dihet nëse personi është vrarë dhe me pas është djegu makina, apo është aksidentale.

The post E rëndë në Vlorë/ Merr flakë makina brenda tunelit të Llogarasë, gjendet një person i djegur appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Makina e bagazheve merr flakë afër avionit në Brazil, evakuohen 180 pasagjerët

By: Ela
5 December 2025 at 10:32

Një aeroport brazilian u mbërthye nga paniku pasi një zjarr shpërtheu në një makinë ngarkimi bagazhesh pranë një avioni. Siç shihet në video, flakët arritën në aeroplan ndërsa ai po përgatitej për ngritje. Sipas mediave lokale, tymi nga zjarri hyri në aeroplan, duke shkaktuar panik midis 180 pasagjerëve. Falë qetësisë së ekuipazhit, 180 pasagjerët u […]

The post VIDEO/ Makina e bagazheve merr flakë afër avionit në Brazil, evakuohen 180 pasagjerët appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkak rezistenca elektrike

By: armand
27 November 2025 at 09:31

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00, ndërsa zjarri ka shkrumbuar njërën nga dhomat e shtëpisë. Në momentin e përhapjes së flakëve, në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes. Zjarrin e kanë konstatuar fqinjët, të […]

The post Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, shkak rezistenca elektrike appeared first on BoldNews.al.

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

By: Elva
17 November 2025 at 17:20

Një banesë në lagjen e ish-sodës në Vlorë u dogj plotësisht më 16 nëntor, duke e bërë të pabanueshme për çiftin 79-vjeçar Jorgo Shametaj dhe gruan e tij, Myrvete. Muret e djegura, orenditë e shkrumbuara dhe mungesa e dyerve dhe dritareve e kanë lënë çiftin në qiell të hapur. Në çastin kur ra zjarri të […]

The post Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët mjeti në lëvizje në aksin Pukë-Fushë Arrëz, shpëton mrekullisht shoferi

By: M C
13 November 2025 at 20:23

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime.

Në pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po verifikohen shkaqet e ngjarjes, që dyshohet të ketë ardhur nga një defekt teknik.

The post Shkrumbohet nga flakët mjeti në lëvizje në aksin Pukë-Fushë Arrëz, shpëton mrekullisht shoferi appeared first on Albeu.com.

Shkrumbohet nga flakët vetura brenda tunelit të Skërficës

5 November 2025 at 23:34


Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.

Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.

Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.

Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve.

Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht.

Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.

- YouTube www.youtube.com


Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë

By: armand
3 November 2025 at 20:32

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne më 3 nëntor 2025, një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po […]

The post Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

21 October 2025 at 18:31

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në Qafë Plloçë. Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe më pas njëri prej mjeteve, tip “Benz” me benzinë, ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm […]

The post Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

By: armand
19 October 2025 at 22:12

Detaje të reja janë bërë publike nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në ditën e sotëm, ku si pasojë e një zjarri në një banesë humbën jetën Merjeme Azizllari dhe djali i saj i madh 14 vjeç, L. Azizllari, ndërsa vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike […]

The post Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive

By: armand
19 October 2025 at 20:25

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të vajzës 6-vjeçare, e mbijetuar nga ngjarja tragjike në Maliq, ku humbën jetën nëna dhe vëllai i saj si pasojë e një zjarri në banesë. Në një njoftim, ministria konfirmon se e mitura e identifikuar me inicialet N.A., ka mbërritur mbrëmjen e sotme […]

The post Ngjarja në Maliq, Ministria e Shëndetësisë: 6-vjeçarja në gjendje kritike, po trajtohet në terapi intensive appeared first on BoldNews.al.

Ngjarja në Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët

By: armand
19 October 2025 at 18:30

Vajza 6-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia që goditi sot familjen Azizllari në Maliq, ka mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku është dërguar me urgjencë për shkak të djegieve të shumta në trup dhe gjendjes së rëndë shëndetësore. Burime nga QSUT bëjnë me dije se e mitura po trajtohet në […]

The post Ngjarja në Maliq/ Vajza 6-vjeçare rëndë në QSUT! Xhaxhai: Doli vetë nga banesa, ndihmën ia dhanë fqinjët appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia

By: Elva
2 October 2025 at 15:31

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të enjte në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku një 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj. Sipas policisë, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Gruaja, e identifikuar me inicialet K. M., ka ndërruar jetë nga asfiksia. “Rreth orës 14:00, Policia […]

The post Merr flakë një banesë në Durrës, 42-vjeçarja vdes nga asfiksia appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Durrës/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën 42-vjeçarja

By: V K
2 October 2025 at 15:37

Këtë të mërkurë rreth orës 14:00, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Shënavlash, në afërsi të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në një banesë në këtë fshat.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatkeqësisht, si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42-vjeçe.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.

The post E rëndë në Durrës/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën 42-vjeçarja appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

By: armand
28 September 2025 at 12:43

Një zjarr ka rënë këtë të diel në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se flakët kanë përfshirë një apartament në një pallat në këtë zonë, duke shkaktuar panik te banorët. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe efektivët e policisë. Pas disa minutash ndërhyrje, flakët janë […]

The post Përfshihet nga flakët një apartament në Astir appeared first on BoldNews.al.

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një person

By: redi
27 September 2025 at 16:33

Një banesë është përfshi nga flakët, dhe ngjarja ndodhi këtë të shtunë në fshatin Vidhas të Elbasanit. Një person ka humbur jetën pasi mbeti i asfiksuar nga tymi. Viktimë ka mbetur Dalip Vercani, 90-vjeç. Postimi i plotë Një shtëpi përfshihet nga zjarri në fshatin Vidhas të Elbasanit, një i moshuar nderron jetë. Rreth orës 15:45 të pasdites së sotme, një shtëpi banimi në fshatin Vidhas të…

Source

Vatër zjarri në Sarandë, era favorizon përhapjen e flakëve

By: armand
21 September 2025 at 16:07

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët pranë kryqëzimit të Fushë-Vërrisë në Sarandë. Sipas informacioneve të para, deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po fryn në rajon. Është e disata […]

The post Vatër zjarri në Sarandë, era favorizon përhapjen e flakëve appeared first on BoldNews.al.

Flakët rikthehen në Gramsh/ Vatra e zjarrit në fshatin Bulçar mbetet aktive, shkak era e fortë dhe temperaturat e larta

By: D Marku
20 September 2025 at 22:56

Një nga vatrat më të fuqishme të zjarrit për muajin shtator në Qarkun e Elbasanit është regjistruar këtë fundjavë në fshatin Bulçar, pjesë e Njësisë Administrative Kodovjat në Bashkinë e Gramshit.

Ngjarja riktheu skena dramatike, të ngjashme me ato të muajit Gusht 2025, kur zjarret përfshinë zona të tëra pyjore duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm materiale e mjedisore por edhe në njerëz e gjedhë.
Sipas raportimeve nga terreni, vatra e fundit e zjarrit me përmasa jashtëzakonisht të mëdha u shfaq në orët e para të së shtunës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të masiveve pyjore të zonës. Një pjesë e flakëve u arrit të izolohej në orët e vona të mbrëmjes së sotme, por situata paraqitet mbetet ende mjaft e vështirë

Sipas Ilir Llapushi, Shef i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (SHMZSH) në Bashkinë e Gramshit, situata paraqitet mjaft problematike, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve dhe terrenit të thyer malor

“Gjatë gjithë së shtunës është punuar pa ndërprerje në terren me forcat zjarrfikëse, punonjës të bashkisë dhe vullnetarë, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka qenë shumë aktiv dhe i vështirë për t’u kontrolluar,” u shpreh ai.

Autoritetet lokale edhe pas kësaj vatre zjarri kanë bërë apel për ndihmë shtesë dhe bashkëpunim nga strukturat qendrore për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe sipërfaqet e tjera me rëndësi ekonomike dhe mjedisore.

The post Flakët rikthehen në Gramsh/ Vatra e zjarrit në fshatin Bulçar mbetet aktive, shkak era e fortë dhe temperaturat e larta appeared first on Albeu.com.

❌
❌