Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale

By: Fax Web
20 December 2025 at 14:27

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).

“Sa i përket veprave penale në të cilat janë të përfshirë kandidatët, dominojnë veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe vepra penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, tha IKD-ja.

Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.

“Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, tha IKD-ja.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.

IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale.

Ballkani “nën radarin” e Amerikës/ Uashingtoni mbështet marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

19 December 2025 at 17:49

Ballkani mbetet nën radarin amerikan.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh.

Në të përfshihet edhe Kosova.
Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit.

Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike.

Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare është shprehur shqetësim edhe për gjendjen e demokracisë në Serbi.

Amerika kërkon po ashtu ruajtjen e mandatit të plotë të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e konsideruar këtë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Autori i këtij dokumenti për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, deklaroj se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit tregon se Ballkani mbetet në vëmendjen e politikave amerikane.

Ai shpjegoi se legjislacioni u prezantua që në shtator, dhe më pas u përfshi në Aktin për mbrojtjen, me qëllim që të sigurohet miratimi i tij.

Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve, monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.

Ligji mbështet po ashtu rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike.

Kurti nuk pendohet/ “Sanksionet më të forta i vuri opozita”

19 December 2025 at 17:35

Heqja e sanksioneve të Bashkimit Europian për Prishtinën përfundimisht në janar të vitit të ardhshëm, është një lajm i mirë për vendin, edhe pse sikurse pritej po përdoret politikisht nga kandidati për kryeministër nga rradhët e VV, Albin Kurti.

Ato ishin të padrejta deklaroj Kurti nga mbledhja e qeverisë, edhe pse për asnjë moment gjatë këtyre viteve nuk bëri asnjë analizë publike se cili ishte shkaku i vendosjes së tyre: partneriteti i paqëndrueshëm dhe veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtarët nën drejtimin e tij.

Gjithësesi, në kohë fushate ka vend për për të gjetur fajtor dhe gishti u drejtua nga opozita.

“Megjithkëto gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me Bashkimin Evropian. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleat dhe kampion të vlerave demokratike. Por më duhet të them dhe diçka. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian por nga opozita parlamentare.

Në muajin kaluar  përkundër insistimit, Kuvendi i republikës u shpërnda pa u votuar plani i rritjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore me vlerë mbi 120 milionë euro, pra mbi 1 miliard euro gjithsej, në mungesë të vullnetit dhe votës së opozitës. Andaj uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës.”

Masat ndëshkuese i kushtuan Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro kanë humbur tërësisht, sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.

Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit , dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor.  / abcnews.al /

“Kurti, propagandë dhe mashtrime”/ Zgjedhjet në Kosovë, Ymeri: LDK nuk bashkëpunon me partinë e Kurtit

19 December 2025 at 17:25

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën e tyre pas një viti në kolaps politik.

Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK Janina Ymeri tha për Balkan Update se partia e tyre nuk do të bashkëpunojë me Kurtin. Më tej, Ymeri tha se në këto zgjedhje partitë do të kenë më shumë vota se Kurti dhe se kreu i Vetëvendosjes vijon të bëjë propagandë dhe mashtrime.

“LDK nuk bashkëpunon me Kurtin; ne propozuam një qeveri të unifikuar, një qeveri teknike, por nuk patëm bashkëpunim nga Kurti. Ne nuk duhet të jemi një vend që importon 1 miliard euro energji, por duhet të kemi një klimë më të mirë për bizneset.

Tashmë po përballemi me emigrim. Asgjë nuk po kthehet, përveç fjalëve të tij.
Këtë herë ka për të ndryshuar, sepse edhe në këtë rrëmujë, për herë të parë shihet se sa vlejnë votat tona. Qytetarët e kanë parë dëmin që na kanë bërë këto 9 muaj; kemi parë një fytyrë të re të Kurtit.

Ai vazhdon të bëjë propagandë dhe të gënjejë më shumë. Edhe pse propagandohet, edhe në qeverinë e Kurtit ka shumë paqartësi dhe korrupsion, të cilat do të trajtohen nga Gjykata. Këtë herë partitë e tjera do të kenë më shumë vota se Kurti.”  / abcnews.al /

“BE-Serbi, balet në akull”, Eksperti: Kosova asnjë sinjal pozitiv, e fundit në listën e vendeve kandidate për unionin

17 December 2025 at 17:31

Eksperti për çështjet e integrimit Gent Xhaxhiu, në Ballkan Update, tha se Serbia nuk u përfaqësua as nga presidenti dhe as në nivel tjetër në samitin e BE duke rritur tensionet me Bashkimin Evropian. Xhaxhiu theksoi se Serbia ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një “dimër të gjatë” në raportet me Unionin.

“Ka qenë një diskutim në Beograd për t’u dërguar ministrin e Çështjeve Evropiane, por në rrjetin X ai ka konfirmuar që s’do të marrë pjesë. Serbia në fillim nuk u përfaqësua nga presidenti dhe në këtë samit nuk u përfaqësua fare. Bëjnë balet në akull Serbia dhe BE-ja, dhe rrëshqitja e këmbës së njërës do të sjellë pasoja. Serbia ka hequr dorë në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një dimër të gjatë mes Unionit dhe Serbisë. Mendoj që në samitin në Podgoricë do të rikthehen.

Ka pasur shumë diskutime për arsyet. Arsyeja zyrtare që Vuçiç ka shënuar është moshapja e negociatave për grupkapitullin 3. Është kapitull që merret me tregtinë, është justifikim që Serbia e ka vënë përpara.”

Xhaxhiu tha se Bashkimi Evropian e ka vendosur Kosovën nën monitorim të rreptë dhe se nga Prishtina nuk ka asnjë sinjal pozitiv. Sipas tij, Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate, me një performancë të dobët. Xhaxhiu theksoi se në renditjen sipas gjasave të integrimit, Mali i Zi kryeson si anëtari i ardhshëm i mundshëm, i ndjekur nga Shqipëria dhe Moldavia.

“Ka rreth një vit që nga Kosova nuk vjen asgjë. BE-ja e ka vendosur në lupë monitorimi dhe nuk ka asnjë flamur të bardhë të ngritur nga Prishtina. Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate; performanca e saj është edhe më e keqe se Bosnje-Hercegovina.

Kanë ndjekur një renditje sipas gjasave të mundësisë së integrimit. I pari është raporti për Malin e Zi, ku duket e sigurt që do të jetë anëtari i ardhshëm; e dyta është Shqipëria, e ndjekur nga Moldavia.

Kosova është në fund të listës, madje edhe pas Turqisë. Është një mesazh që ka dhënë Këshilli.”  / abcnews.al /

Jeta Zymberi-Selmani rikthehet në garë për deputete me numrin 54 në listën e PDK-së

By: Telegrafi
17 December 2025 at 15:34


Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e partisë.

Ajo thotë se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore.

Zymberi-Selmani shprehet e vendosur për të folur hapur, për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për t’u përballur me keqmenaxhimin, duke theksuar se synimi i saj është ofrimi i zgjidhjeve konkrete dhe jo premtimeve boshe.

E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, Jeta është përshkruar si “zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social”.

Ajo është shpallur edhe “Ambasadore e Paqes” nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.

Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Ka punuar si gazetare dhe redaktore për art dhe kulturë, ndërsa aktualisht është e angazhuar në shtëpinë botuese “Dukagjini” si specialiste për marrëdhënie me publikun dhe përgjegjëse për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Nëse keni lindur në njërën nga këto data, jeni jashtëzakonisht të dashur dhe të pastër

By: gaze tare
12 December 2025 at 19:11

Në një botë që shpesh i jep përparësi numrave, metrikave dhe rritjes materiale mbi anën njerëzore, prania e një personi autentik, të sjellshëm dhe të dhembshur është vërtet freskuese dhe shëruese.

Sipas numerologëve ekspertë, astrologëve dhe analistëve shpirtërorë, ekzistojnë katër data specifike lindjeje që besohet se shprehin qëllimet më të pastra dhe më të dashura. Ndërsa të gjithë mund të shfaqin tipare pozitive dhe negative, ata që lindin në këto data kanë tendencë t’i shndërrojnë vështirësitë e tyre në forcë. Ata rrallë lejojnë që sfidat e jetës t’ua ngurtësojnë butësinë dhe dhembshurinë.

Cilat data lindjeje janë më të dashura dhe më të pastra?

Ekspertët rekomandojnë të shikoni vetëm ditën e lindjes, pa muajin. Data e lindjes (p.sh., data 2 e muajit) zbulon informacion rreth rrugës shpirtërore dhe personalitetit të dikujt, ashtu siç bën shenja e zodiakut , tabela astrologjike ose muaji i lindjes. Është një pjesë kyçe e “planit” personal kozmik të dikujt. Nëse data juaj e lindjes nuk është në listë, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Çdo person ka potencialin të jetë vërtet i dashur dhe secili prej nesh lind me karakteristikat tona unike.

Dita e 6-të e muajit: Simpatike dhe e këndshme

Të lindurit më 6 të muajit shpesh njihen për karakterin e tyre simpatik dhe të këndshëm. Nën ndikimin e Venusit, planetit të dashurisë dhe afeksionit, ata posedojnë një aurë magnetike. Ata janë diplomatikë, të aftë të qetësojnë tensionet dhe të shmangin situatat dramatike. Përpara se negativiteti të zërë vend, ata e shpërndajnë atë me humor, të qeshura dhe mirësi. Ata konsiderohen të afrueshëm, të sjellshëm dhe të ekuilibruar. Edhe pse të gjithë kanë kohë të vështira, ata që kanë lindur më 6 zakonisht udhëhiqen nga zemra, shpirti dhe empatia e tyre.

Data e 11

Njerëzit e lindur më 11 të muajit kanë një shikim që nxjerr thellësi dhe mirëkuptim. Me një shikim, është e qartë se përvoja e humbjes ose vështirësisë i ka bërë ata më të hapur për të ofruar ngushëllim dhe për të “mbajtur” dhimbjen e të tjerëve me dhembshuri. Ata janë të butë, intimë dhe jashtëzakonisht të sjellshëm, duke kultivuar një ndjenjë përkatësie kudo që të jenë. Me një gatishmëri të vërtetë për të mbrojtur anët më të ndjeshme të të tjerëve dhe për t’u kujdesur për plagët e tyre më të thella, bujaria e tyre e zemrës është vërtet e rrallë.

25 e muajit: Intuitiv dhe me aftësi udhëheqëse

Nën udhëheqjen e Neptunit, planetit të spiritualitetit, ata që kanë lindur më 25 kanë qëllime vizionare dhe një natyrë idealiste. Ata shpesh e shohin botën përmes një lente më romantike dhe të sjellshme, e cila u lejon atyre të perceptojnë aspektet më të thella të njerëzve përreth tyre. Pavarësisht vështirësive, ata kanë aftësinë të largojnë konfuzionin dhe të ndriçojnë potencialin më të madh të të tjerëve. Me depërtimin e tyre të mprehtë, ata identifikojnë atë që ka nevojë për shërim dhe ofrojnë udhëzime që ndihen si një përqafim i ngrohtë. Ata veprojnë pa egoizëm, duke kërkuar të ndihmojnë të tjerët të lidhen në mënyrë kuptimplote me mjedisin e tyre.

30 e muajit: Pozitiv dhe plot frymëzim

Të lindurit më 30 të muajit kanë një bukuri dhe aftësi të jashtëzakonshme për të transmetuar energji pozitive. Me shpirtin e tyre të gëzuar, të qeshurën ngjitëse dhe qasjen filozofike të lehtë, ata i ndihmojnë të tjerët të shpëtojnë nga analiza e tepërt dhe të kthehen në “të tashmen”. Të talentuar me ndikim të fuqishëm, ata frymëzojnë përmes shembullit të tyre. Nën ndikimin e Jupiterit, planetit të zgjerimit, ata kërkojnë të ndajnë bollëkun dhe dritën e tyre me ata përreth tyre. Ata ofrojnë këshilla të mençura, por edhe shpërqendrime të këndshme nga tensioni i përditshëm, duke na kujtuar se jeta nuk duhet të jetë gjithmonë kaq serioze.

The post Nëse keni lindur në njërën nga këto data, jeni jashtëzakonisht të dashur dhe të pastër appeared first on iconstyle.al.

Fiona Papajorgji, e vetmja kandidate për kryetare të Gjykatës Kushtetuese

12 December 2025 at 15:30

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ – Gjyqtarja Fiona Papajorgji është kandidatura e vetme për kryetare të Gjykatës Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt.

Afati për paraqitjen e kandidaturave ishte dita e martë, ndërsa javën e ardhshme pritet të zhvillohet edhe procesi i votimit.

Papajorgji synon një mandat 3-vjeçar në krye të Gjykatës Kushtetuese, por për të marrë drejtimin ajo duhet të marrë të paktën 5 vota, nga 8 anëtarë.

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se “shprehja e interesit për kryetar të Gjykatës Kushtetuese është bëre nga gjyqtarja Fiona Papajorgji”.

Vakanca për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt.

/m.m/r.e/a.f/

The post Fiona Papajorgji, e vetmja kandidate për kryetare të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 12:31

TIRANË, 9 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike po shqyrton sot plotësimin e kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit.

Në fillim të mbledhjes kryetari i komisionit, Ulsi Manja bëri të ditur se në Kuvendin e Shqipërisë shprehën interesin 26 kandidatë për të qenë pjesë e garës për pozicionin vakant për Avokatin e Popullit.

“Pas administrimit të kandidaturave në komisionin e Ligjeve u zhvilluan dëgjesat publike me 26 kandidatët që plotësonin kushtet dhe kriteret ligjore dhe në 17 nëntor 2025 kemi njoftuar grupet parlamentare dhe deputetët jashtë grupeve parlamentare me listën e kandidatëve që plotësonin kushtet, të cilët duhet të mbështeten me 28 firma deputetësh për të vijuar më pas procedurën në fazat e tjera të përzgjedhjes”, sqaroi Manja.

Manja njoftoi se kandidatët që kanë plotësuar numrin e nevojshëm të firmave deri në datën 2 dhjetor, për të vazhduar me fazën përmbyllëse të votimit në Kuvend janë: Adriana Kalaja (44 firma deputetësh), Aranita Brahaj (35 firma deputetësh), Besim Ndregjoni (34 firma deputetësh), Endrit Shabani (35 firma deputetësh), Skënder Haluci (30 firma deputetësh) dhe Tartar Bazaj (28 firma deputetësh).

Ndërkohë Manja theksoi se janë edhe katër kandidatë të tjerë që kanë dorëzuar formularin ose jashtë afatit të përcaktuar që ishte data 2 dhjetor, ose pa numrin e nevojshëm të firmave të deputetëve.

“Dardan Mustafaj ka mbledhur 38 firma deputetësh por e ka dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nga komisioni. Jola Hysaj nuk ka arritur të marrë numrin e mjaftueshëm prej 28 deputetësh por ka marrë vetëm 27 firma; Shkëlqim Sulo nuk ka siguruar numrin e nevojshëm të firmave; Saimir Vishaj ka marrë vetëm 26 firma”, njoftoi Manja.

Manja theksoi se për kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret është marrë edhe konfirmimi nga Autoriteti i Dosjeve dhe nuk rezultojnë të kenë pasur materiale në dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Në këto kushte Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit nga komisioni përkatës. Në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave”, tha Manja, ndërsa i kërkoi komisionit miratimin e raportit me emrat e gjashtë kandidatëve në garë.

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj
1 nga 3
Ulsi Manja - Kreu Grupit Parlamentar të PS
Komisioni i Çështjeve Ligjore, Foto: Florian Abazaj

/a.f/r.e/

The post Gjashtë kandidatë në garë për pozicionin e Avokatit të Popullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi voton të enjten. Këta janë 6 kandidatët në garë për Avokatin e Popullit

By: lindita
9 December 2025 at 12:05

6 kandidatë janë në garë për Avokatin e Popullit. Kandidatët që kanë marrë të paktën 28 firma: -Adriana Kalaja, 44 firma -Aranita Braho 35 -Besim Ndregjoni 34 -Endrit Shabani 35 -Skender Haluci 30 -Tartar Bazaj 28 Ndërkohë 4 të tjerë janë përjashtuar pasi nuk kanë plotësuar kushtet ligjore. -Dardan Mustafaj 38 firma jashtë afatit -Jola Hysaj 27 firma, nuk ka firmat e mjaftueshme …

Source

Kosova, gati listat për zgjedhjet/ “Vetëvendosja, nuk solli risi”, analistja: PDK, 10-she e balancuar rajonalisht

8 December 2025 at 17:19

Analistja Aferdita Maliqi, në një prononcim për Balkan Update, deklaroi se lista e Vetëvendosjes ishte pa ndryshime të mëdha, me kryetarin e Kuvendit të renditur jashtë 20-shes së parë. Ajo theksoi se PDK ka ndërtuar një 10-she të balancuar rajonalisht, duke synuar rritjen e peshës elektorale në gjithë Kosovën. Sipas saj, LDK ka vendosur në krye profesionistët dhe figurat e konsoliduara, përfshirë Abdulla Hotin. Maliqi zbuloi se Fatmir Limaj kishte kërkuar të bashkohej me listën e PDK-së, por kjo nuk u pranua.

“Është mbyllur procesi i dorëzimit të listave në KQZ. Lista e VV-së nuk ka pasur befasi; kryetari i Kuvendit nga VV është në numrin 22, pra nuk është as në 20-shen e parë. Andi Hoti është futur në listën e VV-së, ndërkohë që më herët ka qenë deputet i PDK-së. Në Vetëvendosje nuk pati risi të mëdha.

Në listën e PDK-së, në 10-shen e parë ka pasur përfshirje më të mëdha rajonale. Bedri Hamza u ka dhënë rëndësi figurave nga të gjitha anët e Kosovës, në mënyrë që para elektoratit të paraqiten kandidatë me peshë më të madhe nga gjithë vendi. Në 10-shen e parë në Prishtinë janë vendosur emrat më të rëndësishëm.

LDK është treguar e kujdesshme që në 10-shen e parë të vendoste profesionistët dhe figurat që kanë qenë më të rëndësishmet, si rasti i Abdulla Hotit.

Ka pasur një përpjekje të Fatmir Limajt për t’iu bashkuar listës së PDK-së, por kjo nuk ka ndodhur. Sipas analistes Aferdita Maliqi, Bedri Hamza ka strategjinë e vet, ndoshta edhe për shkak të së kaluarës së Limajt, ku është humbur besimi dhe është vlerësuar se përfshirja e tij do t’i privonte të tjerët nga marrja e më shumë mandateve deputetësh në PDK.”  / abcnews.al /

Britaniku i UÇK merr nënshtetësinë kosovare/ “Me zemër jam kosovar, dua të vdes këtu”

4 December 2025 at 17:47

Britanik, por me zemër në Prishtinë. Jon Harrison, ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare është bërë tashmë zyrtarisht shtetas i Republikës.

Lajmin e dha vetë ai në një postim në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe dekretin për dhënien e shtetësisë nga ana e presidentes Vjosa Osmani.

“Zonja dhe zotërinj, jam shpallur shtetas i Republikës së Kosovës”-shkruan Harrison.

Oficeri i pensionuar britanik në krahët e tij e mban tatuazhin e skuadrës Delta të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në vitin 2016, një rrugë e qytetit të Prizrenit mori emrin e eprorit britanik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit unanim të këshillit komunal.

Harrison njihet për përkushtimin e tij për pavarësinë e Kosovës, dhe si i “huaj” i vecantë, për shkak se pas vdekjes ka shprehur dëshirën të varroset në Kosovë, në atë që e quan shtëpinë e tij.

Ai ka deklaruar se është shumë krenar me emblemën e UÇK-së, ndaj e mban gjithmonë me vete në formën e një tatuazhi, duke theksuar se për nga gjaku është anglez, por zemra i rrah për Kosovën.  / abcnews.al /

❌
❌