Normal view
“Nisma nuk kalon pragun”/ Zgjedhjet më 28 dhjetor, Arifi: Kosova nuk do ngelet pa qeveri
Analisti politik Valon Arifi tha se Kosova pritet të mos mbetet pa qeveri pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke parashikuar një shumicë të qartë qeverisëse. I ftuar në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Arifi u shpreh se Nisma nuk pritet të kalojë pragun zgjedhor, ndërsa njëra nga palët politike do të sigurojë rreth 51% të votës për formimin e qeverisë.
Sipas tij, gjasat më të mëdha për të udhëhequr ekzekutivin i ka Lëvizja Vetëvendosje, e cila mund të përfitojë edhe nga vota e diasporës. Ai theksoi gjithashtu se partia e Ramush Haradinajt pritet ta kalojë sërish pragun zgjedhor, duke u bazuar në rezultatet e saj në nivel lokal, ndërsa vuri në dukje se ritmi i shpeshtë i zgjedhjeve brenda një viti mbetet një fenomen i veçantë në skenën politike të Kosovës.
“Nuk besoj se Kosova do të ngelet pa qeveri pas këtyre zgjedhjeve. Nisma nuk kalon pragun. Njëra palë do të ketë 51% e votës qeveritare. Gjasat më të mëdha i ka qeveria Vetëvendosja.
Edhe në këto zgjedhje Partia e Haradinajt nuk do e ketë të vështirë që të kalojë pragun zgjedhor sepse e njëjta parti, fitoi goxha komuna. Është interesante në Kosovë që zgjedhjet po përsëriten shumë shpejt brenda vitit. Diaspora mund të bëjë diferencën në favor të Vetëvendosjes”, tha Arifi./abcnews.al
Ballkan Update me Habi Hoxha, (25/12/2025)
-
- Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030
Raketat Javelin/ Eksperti Shala: Një nga armët më të suksesshme. Shqipëria, kopje të sistemit deri në 2030
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se raketat Javelin janë ndër armët më të suksesshme në kohët moderne.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Shala u shpreh se deri në 2023, Shqipëria do të prodhojë armët e saj anti-tank.
“Planifikohet që deri në 2030, Shqipëria të prodhojë armët e saj anti-tank. Kjo tregon për një vizion. Padyshim, deri më tani, nuk është lejuar të jetë pjesë e mekanizmave. Ushtria shqiptare është në kuadër të misionit të KFOR. Si mesazh, vizita e shtafit të shtabit, kishte atë politik dhe atë ushtarak. Rrugëtimi i Kosovës, pas vitit 2028 do jetë në bashkërendim me Shqipërinë. Mesazhi ushtarak është tepër i rëndësishëm”, theksoi ai.
Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, Shala deklaroi: “Çështjet e përcaktimit të fatit të Kosovës do vendoset në 28 dhjetor. Mund të themi që sipas të gjitha gjasave, do të kemi sërish zgjedhje të jashtëzakonshme në muajin prill. Mund të kemi cikël të ri zgjedhor sa i takon mandatimit të presidentit”./abcnews.al
Ballkan Update me Habi Hoxha, (24/12/2025)
-
- Të lodhur…por në zgjedhje/ Kandidati i PDK, Besim Hasani: Fushatë intensive, qytetarët të bindur për ndryshim
Të lodhur…por në zgjedhje/ Kandidati i PDK, Besim Hasani: Fushatë intensive, qytetarët të bindur për ndryshim
Kandidati për deputet i PDK, Besim Hasani thotë se fushata zgjedhore në Kosovë ka qenë intensive.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Hasani u shpreh se qytetarët janë të bindur për ndryshim.
Hasani shtoi se partitë opozitare do i kenë numrat për të formuar qeverinë e re.
“Pranova të kandidoj për herë të parë për deputet në Kuvendin e Republikën e Kosovës. Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, fushata zgjat 10 ditë. Fushata është shumë intensive. Takim pas takimi dhe një eksperiencë e re, që ndryshon nga lobimet që ndryshon, për t’u zgjedhur presidenti i komitetit olimpik. Këtu, duhet të lobosh në të gjithë Kosovën. E vështirë të takosh çdo qytetar për t;ia kërkuar votën, por po shfrytëzojmë edhe rrjetet sociale. Unë besoj që pas një qeverrisje jo të mirë, qytetarët janë të bindur se duhet të bëhet ndryshinmi. Nuk do ketë nevojë të shkojnë përsëri në zgjedhje, tre partitë opozitare do kenë numrat për ta formuar qeverinë”, theksoi ai./abcnews.al
Ballkan Update me Habi Hoxha, (23/12/2025)
28 dhjetori, ndryshe nga 9 shkurti? Abazi: LVV ka pësuar rënie, rritje e opozitës
Kandidati për deputet i AAK, Haki Abazi thotë se fushata e kësaj force politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit është e mirëorganizuar.
Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Abazi u shpreh se LVV ka pësuar rënie, ndërsa partitë e opozitës kanë shënuar rritje.
“Fushata po vazhdon me instentit të shtuar. Jemi në ditët e fundit. Fushata e Aleancës është e mirëorganizuar. Që do ketë ndryshime, qytetari i Kosovëska treguar mundësi, aftësi, shoh rënie të LVV dhe rritje të partive në opozitë. Për shkak të rritjes së çmimeve, izolimit të Kosovës. Slogani i LVV tregon mendësi politike të një monopilizimi të një pluralizmi politik. Kur zgjodhëm kryetarin e parlamentit, zotimet e Kurtit se ka numrat për qeverinë, nuk ishin. Demokracia kërkon 51 përqind dhe nuk mund të ndryshojë asgjë në këtë format. Sot jemi në rrugë për në Suharekë. Presim një tubim madhështor, ku do të jetë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, theksoi ai./abcnews.al
Balkan Update me Habi Hoxha, (22/12/2025)
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se 28 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë të përfshirë në vepra penale dhe numri më i lartë i tyre vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.
Raporti i IKD-së, që analizoi listat e kandidatëve për deputetë, gjeti se nga 1.179 kandidatë, përveç 28 kandidatëve të përfshirë për vepra penale, janë edhe 19 kandidatë kanë aktakuza aktive. Po ashtu, 12 kandidatë për deputetë në të kaluarën kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.
Në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas IKD-së, janë 13 kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 11.81 për qind. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka gjashtë kandidatë që janë të përfshirë në raste penale, apo 5.45 për qind, pasuar me Nismën Socialdemokrate me tre kandidatë (2.72 për qind), Partinë Demokratike të Kosovës me dy kandidatë (1.81), sa ka edhe Lista Serbe (6.06 për qind), dhe me një kandidat të përfshirë në raste penale janë Lidhja Demokratike e Kosovës (0.9 për qind) dhe partia turke KDTP (6.25 për qind).
“Sa i përket veprave penale në të cilat janë të përfshirë kandidatët, dominojnë veprat penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe vepra penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, tha IKD-ja.
Sipas Ligjit për zgjedhje, një personi i kufizohet e drejta e garës për deputet vetëm nëse është i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burgim në tre vjetët e fundit.
“Përkundër, kësaj IKD me qëllim të forcimit të integritetit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe integritetit personal të përfaqësuesve të popullit në vazhdimësi ka lobuar që partitë politike të pastrojnë listat e deputetëve edhe nga persona të cilët kanë potencialisht probleme me ligjin në kuptim të dyshimeve për përfshirje në vepra penale, aktakuza, apo dënime të shqiptuara nga gjykatat por që nuk hyjnë në kuadër të kufizimit ligjor”, tha IKD-ja.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit janë certifikuar 24 subjekte politike.
IKD-ja tha se duke iu referuar gjetjeve të hulumtimit lidhur me kandidatët që janë të përfshirë në vepra penale, del se krahasuar me zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, është pësuar regres sa i përket numrit të kandidatëve për deputetë të cilët janë të përfshirë në raste penale, numrin e kandidatëve me dënime penale dhe numrin e subjekteve politike që në listat e tyre kanë përfshirë persona të përfshirë në raste penale.
-
- Ballkani “nën radarin” e Amerikës/ Uashingtoni mbështet marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
Ballkani “nën radarin” e Amerikës/ Uashingtoni mbështet marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
Ballkani mbetet nën radarin amerikan.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh.
Në të përfshihet edhe Kosova.
Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.
Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.
Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit.
Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike.
Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare është shprehur shqetësim edhe për gjendjen e demokracisë në Serbi.
Amerika kërkon po ashtu ruajtjen e mandatit të plotë të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e konsideruar këtë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së.
Autori i këtij dokumenti për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, deklaroj se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit tregon se Ballkani mbetet në vëmendjen e politikave amerikane.
Ai shpjegoi se legjislacioni u prezantua që në shtator, dhe më pas u përfshi në Aktin për mbrojtjen, me qëllim që të sigurohet miratimi i tij.
Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve, monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor.
Ligji mbështet po ashtu rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike.
Kurti nuk pendohet/ “Sanksionet më të forta i vuri opozita”
Heqja e sanksioneve të Bashkimit Europian për Prishtinën përfundimisht në janar të vitit të ardhshëm, është një lajm i mirë për vendin, edhe pse sikurse pritej po përdoret politikisht nga kandidati për kryeministër nga rradhët e VV, Albin Kurti.
Ato ishin të padrejta deklaroj Kurti nga mbledhja e qeverisë, edhe pse për asnjë moment gjatë këtyre viteve nuk bëri asnjë analizë publike se cili ishte shkaku i vendosjes së tyre: partneriteti i paqëndrueshëm dhe veprimet e pakoordinuara me ndërkombëtarët nën drejtimin e tij.
Gjithësesi, në kohë fushate ka vend për për të gjetur fajtor dhe gishti u drejtua nga opozita.
“Megjithkëto gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me Bashkimin Evropian. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe për të vazhduar si aleat dhe kampion të vlerave demokratike. Por më duhet të them dhe diçka. Republika e Kosovës masat më të mëdha financiare nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian por nga opozita parlamentare.
Në muajin kaluar përkundër insistimit, Kuvendi i republikës u shpërnda pa u votuar plani i rritjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore me vlerë mbi 120 milionë euro, pra mbi 1 miliard euro gjithsej, në mungesë të vullnetit dhe votës së opozitës. Andaj uroj dhe shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe konstituimit të Kuvendit edhe opozita e tanishme t’ia heq masat Kosovës.”
Masat ndëshkuese i kushtuan Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro kanë humbur tërësisht, sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP.
Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.
Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit , dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor. / abcnews.al /
-
- “Kurti, propagandë dhe mashtrime”/ Zgjedhjet në Kosovë, Ymeri: LDK nuk bashkëpunon me partinë e Kurtit
“Kurti, propagandë dhe mashtrime”/ Zgjedhjet në Kosovë, Ymeri: LDK nuk bashkëpunon me partinë e Kurtit
Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike në Kosovë po vijojnë fushatën e tyre pas një viti në kolaps politik.
Kandidatja për deputete nga rradhët e LDK Janina Ymeri tha për Balkan Update se partia e tyre nuk do të bashkëpunojë me Kurtin. Më tej, Ymeri tha se në këto zgjedhje partitë do të kenë më shumë vota se Kurti dhe se kreu i Vetëvendosjes vijon të bëjë propagandë dhe mashtrime.
“LDK nuk bashkëpunon me Kurtin; ne propozuam një qeveri të unifikuar, një qeveri teknike, por nuk patëm bashkëpunim nga Kurti. Ne nuk duhet të jemi një vend që importon 1 miliard euro energji, por duhet të kemi një klimë më të mirë për bizneset.
Tashmë po përballemi me emigrim. Asgjë nuk po kthehet, përveç fjalëve të tij.
Këtë herë ka për të ndryshuar, sepse edhe në këtë rrëmujë, për herë të parë shihet se sa vlejnë votat tona. Qytetarët e kanë parë dëmin që na kanë bërë këto 9 muaj; kemi parë një fytyrë të re të Kurtit.
Ai vazhdon të bëjë propagandë dhe të gënjejë më shumë. Edhe pse propagandohet, edhe në qeverinë e Kurtit ka shumë paqartësi dhe korrupsion, të cilat do të trajtohen nga Gjykata. Këtë herë partitë e tjera do të kenë më shumë vota se Kurti.” / abcnews.al /
Balkan Update me Habi Hoxha, (18/12/2025)
-
- “BE-Serbi, balet në akull”, Eksperti: Kosova asnjë sinjal pozitiv, e fundit në listën e vendeve kandidate për unionin
“BE-Serbi, balet në akull”, Eksperti: Kosova asnjë sinjal pozitiv, e fundit në listën e vendeve kandidate për unionin
Eksperti për çështjet e integrimit Gent Xhaxhiu, në Ballkan Update, tha se Serbia nuk u përfaqësua as nga presidenti dhe as në nivel tjetër në samitin e BE duke rritur tensionet me Bashkimin Evropian. Xhaxhiu theksoi se Serbia ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një “dimër të gjatë” në raportet me Unionin.
“Ka qenë një diskutim në Beograd për t’u dërguar ministrin e Çështjeve Evropiane, por në rrjetin X ai ka konfirmuar që s’do të marrë pjesë. Serbia në fillim nuk u përfaqësua nga presidenti dhe në këtë samit nuk u përfaqësua fare. Bëjnë balet në akull Serbia dhe BE-ja, dhe rrëshqitja e këmbës së njërës do të sjellë pasoja. Serbia ka hequr dorë në mënyrë të njëanshme, duke paralajmëruar një dimër të gjatë mes Unionit dhe Serbisë. Mendoj që në samitin në Podgoricë do të rikthehen.
Ka pasur shumë diskutime për arsyet. Arsyeja zyrtare që Vuçiç ka shënuar është moshapja e negociatave për grupkapitullin 3. Është kapitull që merret me tregtinë, është justifikim që Serbia e ka vënë përpara.”
Xhaxhiu tha se Bashkimi Evropian e ka vendosur Kosovën nën monitorim të rreptë dhe se nga Prishtina nuk ka asnjë sinjal pozitiv. Sipas tij, Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate, me një performancë të dobët. Xhaxhiu theksoi se në renditjen sipas gjasave të integrimit, Mali i Zi kryeson si anëtari i ardhshëm i mundshëm, i ndjekur nga Shqipëria dhe Moldavia.
“Ka rreth një vit që nga Kosova nuk vjen asgjë. BE-ja e ka vendosur në lupë monitorimi dhe nuk ka asnjë flamur të bardhë të ngritur nga Prishtina. Kosova renditet në fund të listës së vendeve kandidate; performanca e saj është edhe më e keqe se Bosnje-Hercegovina.
Kanë ndjekur një renditje sipas gjasave të mundësisë së integrimit. I pari është raporti për Malin e Zi, ku duket e sigurt që do të jetë anëtari i ardhshëm; e dyta është Shqipëria, e ndjekur nga Moldavia.
Kosova është në fund të listës, madje edhe pas Turqisë. Është një mesazh që ka dhënë Këshilli.” / abcnews.al /
Jeta Zymberi-Selmani rikthehet në garë për deputete me numrin 54 në listën e PDK-së
Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e partisë.
Ajo thotë se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore.
Zymberi-Selmani shprehet e vendosur për të folur hapur, për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për t’u përballur me keqmenaxhimin, duke theksuar se synimi i saj është ofrimi i zgjidhjeve konkrete dhe jo premtimeve boshe.
E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, Jeta është përshkruar si “zë i së vërtetës, kulturës dhe avokimit social”.
Ajo është shpallur edhe “Ambasadore e Paqes” nga Rrjeti Global për Evolucionin Socio-Ekonomik dhe Financiar.
Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar në Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar si gazetare dhe redaktore për art dhe kulturë, ndërsa aktualisht është e angazhuar në shtëpinë botuese “Dukagjini” si specialiste për marrëdhënie me publikun dhe përgjegjëse për mësimdhënësit në gjithë Kosovën. /Telegrafi/

Ballkan Update me Habi Hoxha, (16/12/2025)
Balkan Update me Habi Hoxha, (15/12/2025)
Nëse keni lindur në njërën nga këto data, jeni jashtëzakonisht të dashur dhe të pastër
Në një botë që shpesh i jep përparësi numrave, metrikave dhe rritjes materiale mbi anën njerëzore, prania e një personi autentik, të sjellshëm dhe të dhembshur është vërtet freskuese dhe shëruese.
Sipas numerologëve ekspertë, astrologëve dhe analistëve shpirtërorë, ekzistojnë katër data specifike lindjeje që besohet se shprehin qëllimet më të pastra dhe më të dashura. Ndërsa të gjithë mund të shfaqin tipare pozitive dhe negative, ata që lindin në këto data kanë tendencë t’i shndërrojnë vështirësitë e tyre në forcë. Ata rrallë lejojnë që sfidat e jetës t’ua ngurtësojnë butësinë dhe dhembshurinë.
Cilat data lindjeje janë më të dashura dhe më të pastra?
Ekspertët rekomandojnë të shikoni vetëm ditën e lindjes, pa muajin. Data e lindjes (p.sh., data 2 e muajit) zbulon informacion rreth rrugës shpirtërore dhe personalitetit të dikujt, ashtu siç bën shenja e zodiakut , tabela astrologjike ose muaji i lindjes. Është një pjesë kyçe e “planit” personal kozmik të dikujt. Nëse data juaj e lindjes nuk është në listë, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Çdo person ka potencialin të jetë vërtet i dashur dhe secili prej nesh lind me karakteristikat tona unike.
Dita e 6-të e muajit: Simpatike dhe e këndshme
Të lindurit më 6 të muajit shpesh njihen për karakterin e tyre simpatik dhe të këndshëm. Nën ndikimin e Venusit, planetit të dashurisë dhe afeksionit, ata posedojnë një aurë magnetike. Ata janë diplomatikë, të aftë të qetësojnë tensionet dhe të shmangin situatat dramatike. Përpara se negativiteti të zërë vend, ata e shpërndajnë atë me humor, të qeshura dhe mirësi. Ata konsiderohen të afrueshëm, të sjellshëm dhe të ekuilibruar. Edhe pse të gjithë kanë kohë të vështira, ata që kanë lindur më 6 zakonisht udhëhiqen nga zemra, shpirti dhe empatia e tyre.
Data e 11
Njerëzit e lindur më 11 të muajit kanë një shikim që nxjerr thellësi dhe mirëkuptim. Me një shikim, është e qartë se përvoja e humbjes ose vështirësisë i ka bërë ata më të hapur për të ofruar ngushëllim dhe për të “mbajtur” dhimbjen e të tjerëve me dhembshuri. Ata janë të butë, intimë dhe jashtëzakonisht të sjellshëm, duke kultivuar një ndjenjë përkatësie kudo që të jenë. Me një gatishmëri të vërtetë për të mbrojtur anët më të ndjeshme të të tjerëve dhe për t’u kujdesur për plagët e tyre më të thella, bujaria e tyre e zemrës është vërtet e rrallë.
25 e muajit: Intuitiv dhe me aftësi udhëheqëse
Nën udhëheqjen e Neptunit, planetit të spiritualitetit, ata që kanë lindur më 25 kanë qëllime vizionare dhe një natyrë idealiste. Ata shpesh e shohin botën përmes një lente më romantike dhe të sjellshme, e cila u lejon atyre të perceptojnë aspektet më të thella të njerëzve përreth tyre. Pavarësisht vështirësive, ata kanë aftësinë të largojnë konfuzionin dhe të ndriçojnë potencialin më të madh të të tjerëve. Me depërtimin e tyre të mprehtë, ata identifikojnë atë që ka nevojë për shërim dhe ofrojnë udhëzime që ndihen si një përqafim i ngrohtë. Ata veprojnë pa egoizëm, duke kërkuar të ndihmojnë të tjerët të lidhen në mënyrë kuptimplote me mjedisin e tyre.
30 e muajit: Pozitiv dhe plot frymëzim
Të lindurit më 30 të muajit kanë një bukuri dhe aftësi të jashtëzakonshme për të transmetuar energji pozitive. Me shpirtin e tyre të gëzuar, të qeshurën ngjitëse dhe qasjen filozofike të lehtë, ata i ndihmojnë të tjerët të shpëtojnë nga analiza e tepërt dhe të kthehen në “të tashmen”. Të talentuar me ndikim të fuqishëm, ata frymëzojnë përmes shembullit të tyre. Nën ndikimin e Jupiterit, planetit të zgjerimit, ata kërkojnë të ndajnë bollëkun dhe dritën e tyre me ata përreth tyre. Ata ofrojnë këshilla të mençura, por edhe shpërqendrime të këndshme nga tensioni i përditshëm, duke na kujtuar se jeta nuk duhet të jetë gjithmonë kaq serioze.
The post Nëse keni lindur në njërën nga këto data, jeni jashtëzakonisht të dashur dhe të pastër appeared first on iconstyle.al.