Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

8 December 2025 at 23:11


Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste në Euronews Albania, foli dhe për vendimin e tij për të dëshmuar në Hagë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Hill ndau refleksione personale dhe u shpreh mbi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë gjyq, duke theksuar rolin e përgjegjësisë morale dhe faktit që nuk kishte prova për përfshirjen e Thaçit në krime lufte.

Ai tha se vendimi për të dëshmuar nuk ishte nën presion politik apo profesional, por një përgjegjësi morale ndërsa theksoi se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë dhe vizitave në fshatra ku ndodhën krime lufte, nuk pa asnjë provë që Thaçi të kishte urdhëruar apo kryer krime.

“Ai nuk më kërkoi për mbështetje, unë fola me disa njerëz sepse mendoja se ishte një përgjegjësi morale dhe vërtet mendoj se është një përgjegjësi morale. Isha aty, në vende të ndryshme në Kosovë, nuk qëndrova vetëm në Prishtinë, kam qenë në gjithë këto fshatra ku ka pasur krime lufte. Padyshim që ishin krime lufte, ka pasur krime ku autorë kanë qenë serbët kundrejt shqiptarëve, por më falni, ka pasur edhe krime të tjera. Unë ama në atë kohë nuk di asnjë lloj krimi për të cilin mund të thosha se u shkaktua nga z. Thaçi dhe ai tani ka diku tek 5 vite që është në burg, në paraburgim, dhe unë ndjeva se ishte përgjegjësi morale që të shkoja në Hagë, siç bëra, dhe kalova 3 ditë duke dëshmuar dhe ndonjëherë është e vështirë sepse prokurori ishte mjaft i ashpër për këtë çështje, por unë ndjeja se ishte diçka e padrejtë për ta mbajtur atë aty. Shqetësimi im ishte se aty gjatë luftës, unë pashë shumë gjëra gjatë luftës, por asnjëherë nuk pash Hashim Thaçin të vriste njerëz apo të jepte urdhra që të vriteshin njerëz, nuk pash diçka të tillë. Dhe kur mu kërkua që të dëshmoja, pranova”, tha ai.

Ambasadori shprehu gjithashtu rëndësinë e sqarimit të rolit të UÇK-së, duke theksuar se nuk ishte një njësi plotësisht e komanduar nga Thaçi, por me aktorë të pavarur.

“Mendoj se pjesë e kësaj ideje është se ajo që po përpiqeshin të thoshin prokurorët është se UÇK-ja ishte një njësi shumë e organizuar dhe se urdhri jepej nga kreu dhe ekzekutohej nga personi që ishte në fund. Kjo ishte një ekzagjerim i shkallës së organizimit vertikal të UÇK-së. Pra unë nuk mendoj se ka prova nga ajo kohë, ka pasur edhe aktorë të pavarur dhe e kam përmendur edhe tek libri im diçka të tillë. Ndonjëherë kur z. Thaçi binte dakord për diçka në Rambuje dhe më pas shkonte në shtëpi dhe kërkohej një leje, unë u habita që ishte përgjegjës, por ndjeja se ishte e rëndësishme për prokurorin dhe tre gjyqtarët në Hagë që të kuptonin këndvështrimin tim. Unë asnjëherë nuk e pranova idenë se kishte një UÇK që kishte një person në krye, Thaçin, që ishte duke dhënë këta urdhra. Jo, ajo që doja të thoja është që nuk pashë prova për diçka të tillë. Dhe duhet të jetë një gjykim që duhet të mbështetet mbi prova, pra ndjeva përgjegjësi morale që ta tregoja historinë siç e ndjeva unë. Unë nuk pretendoj t’i di të gjitha por kur më pyetën, unë ose do thoja “nuk e di” ose do thoja atë që unë dija.”

Pyetje: Si mendoni se do përfundojë ky gjyq?

Hill: “Uroj ta dija, uroj që të kisha një makineri që të më tregonte të ardhmen, dhe uroj që të kisha një makineri të kohës ku do shkoja pas në të kaluarën…”

Ambasadori Hill rrëzon “mitin politik”: Arrestimi i Fatos Nanos nuk u bë me lejen e SHBA-së

7 December 2025 at 22:52


Me mbi tre dekada përvojë diplomatike në Ballkan, ambasadori amerikan Christopher Hill është një nga dëshmitarët më të afërt të transformimit politik të Shqipërisë – nga fillimet e brishta të demokracisë deri tek rrugëtimi ende i papërfunduar drejt Bashkimit Europian.

Në një intervistë për Top Channel me gazetaren Kristi Gongo, Hill ka hedhur poshtë kategorikisht narrativën e njohur se arrestimi i Fatos Nanos në vitin 1993 u krye me miratimin apo mbështetjen e SHBA-së.

Pas zgjedhjeve të vitit 1992, ku Partia Demokratike erdhi në pushtet, një vit më vonë lideri socialist Fatos Nano u arrestua – një ngjarje që prej vitesh është shoqëruar me interpretimin se gjithçka u bë me “bekimin amerikan”.

Por Hill e quan këtë version plotësisht të pavërtetë.

“Jo, aspak. Mund të them me siguri sepse isha këtu deri në verën e vitit 1993 – dhe kjo është 100% gënjeshtër. Unë isha këtu. Dhe kurrë, askund, nuk kam dëgjuar që një ambasador amerikan të thotë: ‘Vendoseni në burg.’”, deklaroi ai.

Ai theksoi se një narrativë e tillë më shumë i shërben retorikës anti-amerikane sesa së vërtetës historike.

“Nuk ka asgjë të bëjë me ne, sigurisht që jo. Edhe pse pas largimit tim nuk mund të them çfarë ka ndodhur më pas, dyshoj shumë. Mendoj se disa njerëzve u interesonte të thoshin se Nano u burgos për shkak të amerikanëve – por kjo është vetëm një deklaratë anti-amerikane”, u shpreh Hill.

Diplomati i njohur, i cili ndoqi nga afër vitet e para të tranzicionit politik në Shqipëri, nënvizoi se SHBA-të nuk kanë pasur asnjë rol në vendimin për arrestimin e Nanos, duke i dhënë fund një prej miteve më të qëndrueshme të politikës shqiptare të viteve ’90.

​Rama për figurën e Christopher Hill: Ke lënë shenjë te të gjithë ata që të njohin

5 December 2025 at 15:41


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbajti sot një fjalim gjatë prezantimit të librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.

Rama tha se Hill ka lënë shenjë te të gjithë ata që e njohin duke e falënderuar për atë që ai ka bërë.

“Pyes veten si mund ta bëjë dikush punën e të qenie personi më i rëndësishëm në vend, pra kushto që ka qenë ambasador amerikan. Të qenit ambasador amerikan në Shqipëri është puna më e mirë pas të qenit president në Amerikë. Me shumë distancë, me mjaft kujdes kur dëgjon. Kisha mundësinë ta njoh shumë më vonës sesa ai më njihte ai mua, dhe kjo është gjëja e mirë e amerikanëve sepse ti mund mos i njohësh por ata të njohin ty. Nuk është kudo e lehtë siç është në Shqipëri.”

“Unë do të doja vetëm që të falënderoja rektori dhe këdo tjetër që më bëri këtë nder për të më dhënë mundësinë për të ndarë disa nga mendime e mia në këtë ngjarje. Nuk e kam lexuar librin, por do e lexojë dhe do të flas publikisht për të. Nëse kthehesh dhe je i interesuar për të bashkëbisedim më të gjatë rreth librit do isha i lumtur ta bënim bisedën dhe t’ju ngacmoja me disa pyetje. Më lejoni ta përmbyll me një citim që është këtu dhe është e përzgjedhur. Chris, faleminderit shumë për atë që je përpjekur të bësh, të takon ty që të vendosësh se sa i suksesshëm je. Ke lënë shenja te të gjithë që ka të kanë takuar”, u shpreh Rama, transmeton Tch.

Rama në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill

5 December 2025 at 14:39

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se nuk mund ti thoja pranisë sime këtu. “Ky moment ka të bëjë me dikë që gjithnjë më ka interesuar, kohë përpara sesa të bëhenim miq.

E mora përsipër rrezikun të flas edhe pse nuk e kam lexuar librin, pasi ftesa erdhi pa librin. Nëse do kisha shkruar një libër për ambasadorët në vendin tonë do ta titulloja “Fantazmat dhe Primadonat”, ku Hill do të ishte fantazma, të tjerët  të gjithë “Primadona””, tha Rama.

“Është mjaft e çdutishme pasi kur koha koalon Primadonat zbehen dalë nga dalë, ndërsa fantazmat jo”, theksoi kryeministri.

vijon…

 

 

The post Rama në prezantimin e librit të diplomatit amerikan Christopher Hill appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hill përfundon dëshminë e tij në Hagë: Thaçi s’mund t’i lëvizte gjërat brenda UÇK-së

12 November 2025 at 14:06

Christopher Hill, ish-diplomati amerikan në ditën e tretë të dëshmisë së tij ën Dhomat e Specializuara të Hagës deklaroi para gjykatësve dhe prokurorëve se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë se drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej prej komandantëve lokalë, ndërsa drejtoria politike më shumë një organ që merrej me politikën e jashtme, atje ku sipas tij bënte pjesë edhe ish presidenti Hashim Thaçi.

 “Ideja që drejtoria politike ka ndonjë rol brenda shtabit të përgjithshëm ishte diçka që personat në drejtori, përfshirë Adem Demaçin, po e përdornin për të treguar se kishin përgjegjësi. Për ne kjo tregonte se bëheshin shumë përpjekje në kuptimin që personat donin ta konsolidonin pozicionin e tyre dhe të ishin më të fortë se disa të tjerë. Nuk ishte një grup personazh i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese, kjo ishte përshtypja jonë”, nënvizoi ish-diplomati Hill.

Christopher Hill u pyet pse ish-udhëheqësi i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, përmendi me emër Hashim Thaçit gjatë takimit të tyre.

“Millosheviç mendonte se ne po largoheshim nga Rugova dhe këtë e konsideronte gabim i rëndë sepse kjo do ta detyronte atë të merrej me UÇK-në, që kishte qëndrim të ashpër. Rugova asnjëherë nuk kërkoi më pak se pavarësia, por pranoi se nuk ishte i interesuar për luftën e armatosur. Millosheviç ishte i shqetësuar se “ne do ta mënjanonim Rugovën dhe të zgjidhnim UÇK-në si partneren tonë. Pse shqetësohej për këtë, nuk jam i sigurt”, u shpreh Hill.

I dërguari i SHBA-së për Kosovën në kohën e luftës, Christopher Hill, u pyet për procesin e Rambujesë. Ai tha se gjatë bisedimeve ai ishte optimist se Rambujeja do të funksiononte.

Ai tha se morën sinjale nga shtabi i përgjithshëm i UÇK-së se e përkrahnin marrëveshjen, por tregoi se kishin shqetësime se çfarë do të ndodhte në Serbi pas saj.

“Shqiptarët u kthyen në Kosovë për të gjetur paqe, pas Rambujesë serbët u kthyen në Serbi për t’u përgatitur për luftë”, tha ai.

Sipas tij, ky proces hodhi poshtë idenë e Sllobodan Millosheviçit që “shqiptarët nuk pajtohen për asgjë”.

Trupi gjykues e pyeti Hillin për Adem Demaçin. Sipas diplomatit amerikan në pension, Demaçi ishte një person që kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë dhe “një lloj mllefi” pasi kishte qenë i burgosur. Për shkak të këtij qëndrimi SHBA nuk kishin interesa ta promovonin si figurë.

Pas diplomatit Christopher Hill, radha është për dëshminë e gjeneralit Wesley Clark.

/abcnews.al/

Hill: Burns e ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në, ishte më i prirur se ne të besonte se kishte hierarki

12 November 2025 at 13:04


Diplomati i pensionuar amerikan Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se Shaun Burns, ish-shefi i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (KDOM), ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në.

Sipas dëshmitarit, ai ishte më i prirur që të besonte se kjo organizatë kishte hierarki organizative, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo u tha pas përfundimit të pyetjeve nga ana e gjyqtarit Guénawl Mettraux kur pyetjet për këtë dëshmitar i filloi gjyqtari, Christoph Barthe.

Fillimisht, Hill u pyet për dy kabllograme të lëshuara gjatë luftës. Njëri prej këtyre kabllogrameve ishte i Shaun Burns.

Në këtë kabllogram, Burns kishte thënë se “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së përbëhet prej gjashtë zyrave kryesore; Politike, Informacionit, Logjistika, Policia, Drejtësia dhe Operativa”.

Ai tutje kishte thënë se Drejtoria Politike përbëhej nga shtatë persona e që një prej tyre jeton jashtë vendit duke e pasur fjalën për Bardhyl Mahmutin.

Ndërsa, për Thaçin e kishte përdorur termin “Komisar politik i Drenicës”, e që duket të jetë kreu i Drejtorisë Politike.

Përveç kësaj, ai kishte thënë se “Drejtoria Politike mund të jetë edhe një sinonim për udhëheqjen e UÇK-së”.

Për këtë, Hill tha se Burns ishte më i prirur që të besonte se ekzistonte një linjë hierarkie në UÇK.

“Kishte persona që nuk pajtoheshin me shumë gjëra që po ndodhnin atje në terren. Shaun ishte më i prirur se unë që të besonte se ekzistonte një objekt që kishte linjën hierarike të komunikimit që ndryshe njihej si UÇK-ja. Termi “komisar” është term perëndimor”, tha ai.

Sipas Hill, Burns mendonte se ekzistonte një strukturë e mirë-organizuar e UÇK-së.

“Unë nuk ndaja të njëjtin mendim sikur Shauni. Unë mendoj se kjo ishte një orvatje për të përshkruar një organizatë dhe mendoj se e kishte ekzagjeruar përshkrimin e kësaj organizate”, tha Hill. /Betimi për Drejtësi/

Hill: Nuk kishte një strukturë të qartë komanduese në UÇK

12 November 2025 at 11:14

PRISHTINË, 12 nëntor /ATSH/ Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Hill, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, u pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK. Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen.

Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë tha se nuk donte që Adem Demaçi të kishte rol udhëheqës në UÇK. Hill e cilësoi Demaçin si një person me mendime të forta dhe të vështirë për të bashkëpunuar.

“Ai ishte gjithmonë shumë i rreptë shumë strikt për çdo temë, kishte një lloj mllefi se kishte qenë i burgosur dikur, njihej si një person me opinione shumë të forta ndaj Serbisë, nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, kishte opinione shumë të forta dhe shumë mirë që kishte opinione të veta dhe u qëndronte fortë, por në aspektin e bashkëpunimit ishte shumë i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha Hill.

Gjatë pyetjeve të trupit gjykues, Hill tha se Demaçi mendonte se duhej të kishte pozicion udhëheqës në UÇK për shkak të vuajtjeve të tij të mëparshme.

“E saktë, e kam takuar disa herë dhe ndonjëherë personat që kanë mendime të forta kanë edhe ndikim dhe nuk doja të isha në një situatë ku nuk i dija mendimet e tij, por për faktin e bashkëpunëtorëve tanë, personalisht unë nuk isha në favor të z. Demaçi që ta konsolidonte këtë ekip. Duhet të kuptoni që në mungesë të sistemit komandues, kishte një lloj lufte për pozicione mes personave dhe ai mendonte se kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte rrjedhimisht një rol drejtues.

Nuk më takonte mua të caktoja se kush duhet të kishte rol udhëheqës apo drejtues, por unë nuk doja që të ishte ai personi që të konsolidonte këtë rol, pra ishte shqetësim, sepse kur takon amerikanët ata marrin një pozicion tjetër, kanë një lloj influence, kështu që unë e takova personin në mënyrë që të shmangia një situatë që ai ta shfrytëzonte takimin që ta avanconte pozicionin e vet”, tha diplomati amerikan.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës, për çka ata janë deklaruar të pafajshëm.

/KosovaPress//r.e/

The post Hill: Nuk kishte një strukturë të qartë komanduese në UÇK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Christopher Hill vijon dëshminë në Hagë për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

By: melisa
12 November 2025 at 11:03

Sot, në orën 09:00, diplomati amerikan Christopher Hill, i dërguari i posaçëm i SHBA gjatë luftës në Kosovë, vijon dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hill ka nisur dëshminë dy ditë më parë, duke rrëfyer se përfshirja e tij në çështjen e Kosovës erdhi si kërkesë e ish-sekretares amerikane Madeline Albright, në maj të vitit 1998.

Source

Hill për Demaçin: Ishte shumë strikt, nuk ishte person me të cilin mund të bashkëpunoje

12 November 2025 at 10:56


Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill gjatë dhënies së dëshmisë të tij në Hagë tha se nuk donte që Adem Demaçi të kishte rol udhëheqës në UÇK.

Hill e cilësoi Demaçin si një person me mendime të forta dhe të vështirë për të bashkëpunuar, transmeton KosovaPress.

"Ai ishte gjithmonë shumë i rreptë shumë strikt për çdo temë, kishte një lloj mllefi se kishte qenë i burgosur dikur, njihej si një person me opinone shumë të forta ndaj Serbisë, nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, kishte opinione shumë të forta dhe shumë mirë që kishte opinione të veta dhe u qëndronte fortë, por në aspektin e bashkëpunimit ishte shumë i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person", tha Hill.

Gjatë pyetjeve të trupit gjykues, Hill tha se Demaçi mendonte se duhej të kishte pozicion udhëheqës në UÇK për shkak të vuajtjeve të tij të mëparshme.

"E saktë, e kam takuar disa herë dhe ndonjëherë personat që kanë mendime të forta kanë edhe ndikim dhe nuk doja të isha në një situatë ku nuk i dija mendimet e tij, por për faktin e bashkëpunëtorëve tonë personalisht unë nuk isha në favor të Demaçi që ta konsolidonte këtë ekip. Duhet të kuptoni që në mungesë të sistemit komandues, kishte një lloj lufte për pozicione mes personave dhe ai mendonte se kishte vuajtur më shumë se të tjerët dhe i takonte rrjedhimisht një rol drejtues...10:13:00... Nuk më takonte mua të caktoja se kush duhet të kishte rol udhëheqës apo drejtues, por unë nuk doja që të ishte ai personi që të konsolidonte këtë rol, pra ishte shqetësim sepse kur takon amerikanët ata marrin një pozicion tjetër kanë një lloj influence, kështu që unë e takova personin në mënyrë që të shmangia një situatë që ai ta shfrytëzonte takimin që ta avanconte pozicionin e vet", tha diplomati amerikan.

Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /Telegrafi/

Hill vazhdon edhe sot dëshminë e tij në Hagë

12 November 2025 at 09:38


I dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill do të vazhdojë sot dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj ish krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Hill filloi dëshminë e tij para dy ditësh ku tregoi se si kishte nisur të merrej me çështjen e Kosovës. Ai tha se kjo ishte kërkesë e ish sekretares amerikane, Madeline Albright që ia bëri atij në atë kohë.

"Së pari jam përfshirë [në çështjen e Kosovës] nga SHBA në maj të vitit 1998, mora telefonatë nga Madeline Albright që më kërkoi të merrja përsipër postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë, ku i raportoja sekretares së shtetit, Madeline Albright. E kuptova rolin tim që ne duhet të ofronim mbështetje dhe zgjidhje politike dhe duhet të ndihmonim të zbraznim forcat atje nga dhuna në rritje, jam përpjekur me kolegët që në fillim fare të mund të ndërtonim një plan autonomie në mënyrë që të rikthehej autonomia e Kosovës dhe në mënyrë të tillë që të kishte qeverisjen e vet. Kjo ishte pista kryesore që ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë", tha fillimisht ai.

Përveç kësaj, Hill sqaroi edhe takimin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova me Millosheviqin duke thënë se ky takim ishte kërkesë e ambasadorit, Holbrooke.

"Kjo ishte hera e parë kur ambasadori Holbrooke shkoi në Prishtinë unë shkova me të dhe ne u ulëm me Presidentin Rugova, edhe pse nuk e kishim menduar paraprakisht, ambasadori mendoi që do ishte ide e mirë që Presidenti Rugova të takohej me Millosheviqin në Beograd sepse shpresonte që ky takim do të zgjidhte shumë probleme, unë isha më skeptik. Takimi ndodhi në Beograd në fund të majit apo fillim të qershorit. Mendoj që kjo e dëmtoi atë sepse nuk mendoi që kishte mendim të fuqishëm në Kosovë se takimi me Millosheviqin mund të ndihmonte për situatën në Kosovë. Ai ishte i shqetësuar, por nuk donte të gjendej në situatën ku refuzonte sugjerim nga ambasadori. Rugova ishte udhëheqësi joformal i gjithë Kosovës dhe mendoi që kundërshtimi ndaj tij po rritej sepse kishte përshtypje që ai nuk po arrinte progres. Ai po kalonte një moment të vështirë për të legjitimuar udhëheqjen e tij dhe ndjenja e arritjes së diçkaje në raport me Serbinë, sepse Bosnja kishte rrugë-dalje falë marrëveshjes së Deytonit", tha Hill.

Tutje, Hill kujtoi edhe takimin e tij të parë me ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe përshtypjet e para që ia dha ai gjatë këtij takimi.

Hill thotë se pas takimit me Thaçin, ai kishte përshtypjen se Thaçi ishte më i përshtatshëm për ambient universitar sesa atë ushtarak.

Diplomati amerikan shtoi se nga takimi me Thaçin ai nuk e kishte përshtypjen se Thaçi e udhëhiqte dhe kishte nën kontroll UÇK-në.

“Më kujtohet takimi i parë (me Thaçin), por nuk më kujtohet sepse kam thënë që kemi qenë të ulur për tokë, sepse më kujtohet që kemi qenë të ulur në disa stola, dhe më kujtohet që ata erdhën me armë në duar dhe më kujtohet që unë i thash që ‘ne nuk ndihemi rehat të negociojmë me persona që kanë armë në duar’, dhe më pas iu kërkova që armët t’i mbajnë jashtë shtëpisë. Ai fliste butë, në mënyrë të mendueshme dhe më kujtohet përshtypja që ai ishte më tepër i përshtatshëm për një ambient universitar sesa për një mjedis ushtarak. Ishte në mesin e tre personave që erdhën, por nuk e kisha përshtypjen që ai ishte në kontroll (UÇK)”, tha Hill.

Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020, akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /kp/

​Hill për Xhavit Halitin: Dikush më tha se ishte në nivel të lartë, e dikush se ishte shok me persona të rëndësishëm në UÇK

11 November 2025 at 13:00


Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill të martën gjatë dhënies së dëshmisë së tij pranë Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, tha se dikush i kishte thënë se Xhavit Haliti ishte në nivel të lartë e dikush ishte shok me personat e rëndësishme të UÇK-së.

Aktualisht pyetje për dëshmitarinë e pestë të mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi po parashtron prokurori James Pace, i cili i tha se ka planifikuar rreth pesë orë për dëshminë e Hill-it në Hagë.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill tha se takimi i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë konkretisht me Xhavit Halitin ndodhi në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

“Ca njerëz më kishin thënë se ishte në nivel shumë të lartë. Dikush më kishte thënë se ishte shok me personat e rëndësishëm në UÇK. Nuk isha i sigurt se kush kishte të drejtë, por ishte ai që përfaqësonte dëshirën për të ndjekur pistat e propozuara”, tha Hill.

Nga ZPS-ja pati interesim për komunikimet dhe takimet që Richard Holbrooke dhe vetë Hill kishin me Hajdin Abazin i cili ishte caktuar shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në sektorin e informimit publik me kërkesë të Kadri Veselit.

Hill tha se nuk ka ndjekur të gjitha ndryshimet e personelit brenda UÇK-së, po interesi i tij ishte që të gjente një grup njerëzisht brenda që të flisnin dhe të merrnin mbështetjen për marrëveshjen autonome.

“Puna ime që të punoja që të transmetoja pikëpamjet e qeverisë amerikane dhe të punoja bazuar në udhëzimet me Uashingtonit për të arritur marrëveshjen për autonomisë. Unë nuk kam ndjekur të gjitha ndryshimet e personelit brenda UÇK interesi im në UÇK ka qenë që vetëm të gjeja dhe të konstatoja një grup njerëzisht që mund të flisnim me një grup më të gjerë në mënyrë që të mbështesnin marrëveshjen për autonominë",tha ai.

Christopher Hill, i cili ishte përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara për Kosovë gjatë luftës, dëshminë e tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq.

Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /Kp/

Ish-diplomati amerikan: Përshtypja ime, Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në UÇK

11 November 2025 at 12:55


Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë sot deklaroi se përshtypja e tij ishte se Jakup Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Hill ka folur edhe për takimin e tij me Thaçin dhe Krasniqin në Dragobill.

"Kjo është përshtypja juaj, nga sa keni parë se zotëri Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në UÇK...", pyeti avokati i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis.

"Po, kjo ishte përshtypja ime”, tha Hill.

Christopher Hill u pyet po ashtu nga mbrojtja e Jakup Krasniqit nëse ka qenë në dijeni në lidhje me nismën e Sllobodan Millosheviqit për “krijimin e një njësie lokale policore” në fshatrat e pjesës perëndimore të Kosovës, ai mohoi një gjë të tillë.

Ai tha se po të ishte në dijeni për këtë do t’i thoshte se ishte ide e keqe.

Hill teksa foli për negociatat e janarit të vitit 1999 në Rambuje, tha se një “shkëmbim i vetëm që kishte ndodhur mes UÇK-së dhe ushtarëve të konfliktit”.

“... Do të kisha thënë që është një ide e keqe”, tha ai.

“Jo, por të kisha qenë në dijeni të kësaj gjëje do të kisha thënë që është një ide e keqe. Jo çdo nismë e presidentit Millosheviq na raportohej, me thënë të drejtën as seriozisht nuk e merrnim... Ai planifikonte të merrte masa ndëshkimore shumë të rrepta nëse nuk bëhej diçka”, u shpreh ai.

Ai tha se nuk e dinte se e kishte lejuar lirimin e ushtarëve serbë dhe Hill shtoi se ishte problematikë e vazhdueshme me UÇK-në sepse nuk e dinin kush ishte përgjegjës atje.

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill tha se edhe sot i qëndron mendimit të tij dhe skepticizmit të tij se organizimi i konferencave mund të zgjidhje problemet e Kosovës.

Pse Hill tha se ishte skeptikë që organizimi i një konference mund të zgjidhte këtë çështje?

“Isha skeptikë që organizimi i një konference mund të zgjidhte këtë çështje për më tepër isha skeptikë dhe i lodhur nga ideja se Dejtoni ishte ideja për të zgjidhur problemin e Kosovës të cilin unë e gjykoja si një konflikt shumë ndryshe”, tha ai.

Gjatë dëshmisë së tij ish-diplomati amerikan konfirmoi se më 6 nëntor 1998 ishte takuar me Thaçin dhe Krasniqin në Dragobill.

Tutje në gjykatore, Hill deklaroi se Adem Demaçi ishte kundër negociatave me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk e trajtonte çështjen e pavarësisë.

“Ne e dinim që Adem Demaçi ishte kundër çdo negociate me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk trajtonte çështjen e pavarësisë. Pra, kur ekzistonin problematika serioze të rënda, ne supozonim që është Demaçi pas këtyre”, tha ai.

Mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk pati pyetje për dëshmitarin e pestë të mbrojtës së Thaçit, Christopher Hill.

Ndërsa, aktualisht ish i dërguari i posaçëm i SHBA gjatë kohës së luftës në Kosovë, Christopher Hill po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Hill dëshminë e tij në Hagë e ka nisur dje, dhe është dëshmitari i pestë i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit e cila përfaqësohet nga avokati Luka Mishetiq. Ndërsa, kanë mbetur veç edhe dy dëshmitarë për tu dëgjuar.

Kujtojmë se Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm. /kp/

Pse po dëshmon pro Thaçit në Hagë? Hill: Nuk është përfshirë në veprime të paligjshme

By: Ela
11 November 2025 at 11:21

Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. “Koha nuk i shëron të gjitha plagët, por mendoj që pas 25 vjetësh, është kohë e madhe […]

The post Pse po dëshmon pro Thaçit në Hagë? Hill: Nuk është përfshirë në veprime të paligjshme appeared first on BoldNews.al.

Në Hagë dëshmojnë Hill e Clark, fillon blloku i fundit i dëshmitarëve në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

11 November 2025 at 10:43


Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka nisur bllokut i fundit të dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media, ku ka theksuar se dëshmitarët e fundit do të dëshmojnë këtë javë dhe javën tjetër.

Në mesin e dëshmitarëve të parashikuar për këtë fazë janë edhe emra të njohur ndërkombëtarë.

“Ish-ambasadori amerikan Christopher Hil filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.

Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më 19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.

DHSK bën të ditur se të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike.

Në njoftim kujtohet se aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.

Versioni me më pak redaktime i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023.”

Sipas DHSK-së, “secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit” dhe “katër akuza për krime lufte.”

Në aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë e Veriut.

Gjykata thekson se “të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat”. /Telegrafi/

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

11 November 2025 at 10:43


Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.

“Koha nuk i shëron të gjitha, siç thuhet të gjitha plagët, por mendoj se pas 25 viteve është kohë e madhe që të mendohet, pikë së pari nuk kam arsye që të besoj se zoti Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye të besoj as nuk kam dëgjuar që të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjera të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Dhe ndjeva se duhet të thoja diçka për situatën”, tha ai.

Ai ka folur për kohën e përfundimit të luftës në Kosovë, largimin e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ai foli edhe për vizitën e Clintonit që i bëri asaj kohe në Maqedoninë e Veriut, ku falënderoi atë për pritjen e refugjatëve kosovarë.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon dëshminë në Speciale|LIVE

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi. /RTK/

Christopher Hill dëshmon për UÇK-në dhe takimin Rugova-Millosheviç në Hagë

By: Elva
10 November 2025 at 18:26

Christopher Hill dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë. Hill tha se kontakti i tij i parë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë të Shqipërisë. “Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh së UÇK-së me të cilët […]

The post Christopher Hill dëshmon për UÇK-në dhe takimin Rugova-Millosheviç në Hagë appeared first on BoldNews.al.

Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bomba” e radhës për Specialen

10 November 2025 at 18:50


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka vlerësuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Ne si qytetarë dhe si organizatë e kemi pritur shumë mirë, sepse dëshmitarët dhe diplomatët amerikanë po tregojnë të vërtetën – që UÇK-ja nuk ka qenë organizatë e përbashkët kriminale dhe nuk ka pasur mundësi të kryejë krime”, ka deklaruar Gucati në emisionin Five.

Ai ka shtuar se dëshmia e Hill-it ishte “shumë e saktë dhe e vërtetë”, ndërsa shprehu bindjen se e gjithë e vërteta do të dalë në pah gjatë procesit gjyqësor.

“Unë besoj që sot Hill një diplomat amerikan i shquar e dha nj dëshmi shumë të sakët dhe të vërtet për pjesëtarët e UCK, dua të besoj se çdo gjë do të dalë në pah”, ka theksuar Gucati.

Kreu i OVL-UÇK-së paralajmëroi gjithashtu se dëshmia e gjeneralit të pensionuar amerikan, Wesley Clark, që pritet të ndodhë javën e ardhshme, do të ketë peshë të madhe në proces.

“Është një bombë e madhe për Specialen sepse e di çdo send për pjesën e luftës dhe për vetë krerët e luftës”, ka theksuar ai.

- YouTube youtu.be

Hill: Vetëm nga Millosheviqi dëgjova se Thaçi është përfshirë në tortura e abuzime

10 November 2025 at 18:11


Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se askush përveç Sllobodan Milloshevqit nuk i ka thënë atij se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në tortura ose në abuzime të të drejtave të njeriut.

Fillimisht, dëshmitari u pyet nëse më 1998-ën i ka thënë ndokush që Thaçi ishte përfshirë në tortura ose abuzime të të drejtave të njeriut.

“Jo, jo! Askush nuk e ka trajtuar këtë çështje me mua”, tha Hill.

Përveç kësaj, dëshmitari theksoi i vetmi person që bën përjashtim sa i përket kësaj pjese, ka qenë Sllobodan Millosheviq.

“…i vetmi person që kam dëgjuar të thotë diçka lidhur me këtë ka qenë Millosheviqi dhe askush tjetër”, tha Hill, raporton betimiperdrejtesi.

Dëshmitari tha se kjo bisedë me Millosheviqin ndodhi në vjeshtë të 1998-ës kur ai po mendonte se SHBA-të po largoheshin nga bisedimet vetëm me Ibrahim Rugovën dhe përfshinë edhe UÇK-në.

“Mendoj, që kjo ishte një përpjekje e Millosheviqit për të na thënë neve që të mos punonim me UÇK-në”, tha Hill.

Hill tha se mendon që Millosheviq ishte i shqetësuar që UÇK-së po i jepej një rol më i spikatur në negociata.

Christopher Hill tha se mendimi i Millosheviqit ishte se shqiptarët nuk mund të mblidhen kurrë dhe të bien dakord për asgjë.

“Ishte një lloj ofendimi dhe sharje mbi baza etnike sesa vlerësim i të dhënave apo informacionit”, tha Hill.

Hill dëshmon në gjyqin e Thaçit/ Ish-ambasadori i SHBA, i pesti i thirrur nga avokatët

By: Rovena
10 November 2025 at 17:08

Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill ka nisur dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish krerëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Hill tregoi se e vizitoi Kosovën për herë të parë në maj të vitit 1998, kur iu kërkua të merrte përsipër përgjegjësi shtesë veç atyre që kishte si ambasador në Shkup.

Ai tregoi ndër të tjera se gjatë procesit për Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit ka pasur biseda me Millosheviçin, por është takuar edhe me presidentët e Kroacisë dhe Bosnjës, por aty nuk kishte përfaqësues nga Kosova apo Shqipëria.

Ish-ambasadori kujtoi edhe takimin e parë me Ibrahim Rrugovën në rezidencën e ambasadorit amerikan.

“Ishte e vështirë të gjesh njerëz që flisnin me autoritet. Nuk ishte problem të gjeje dikë që jepte mendim, por ishte problem të gjeje dikë që fliste me autoritet. Një prej personave ishte natyrisht, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova”, tha Hill.

Ai gjithashtu tregoi se si Shtetet e Bashkuara nxitën Ibrahim Rugovën të takohej me Sllobodan Millosheviç në Beograd në vitin 1998. Hill u shpreh se për këtë takim, ai vetë ishte shumë skeptik.

Ish-diplomati i lartë është dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith paralajmëroi se Hill “mund të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve për shkaqe konfidencialiteti” dhe se dëshmia “do të jetë e kufizuar në fushëveprim”.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 dhe akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të katërt janë vetëdeklaruar të pafajshëm dhe i kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Hill: Gelbard e quajti UÇK-në terroriste, u duk sikur e dha dritën e gjelbër në ngjarjen ndaj familjes Jashari

10 November 2025 at 16:16


Christopher Hill kur u pyet gjatë seancë në Hagë se kur e kishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontaktin e parë me UÇK-në, ai tha se është e vështirë që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, për shkak se ishte e pamundur që të gjeje një udhëheqës aty.

Përveç kësaj, Hill tha se ishte e pamundur që të gjendej ndonjë person që të fliste me autoritet në UÇK. Kurse, për diplomatin Robert Gelbard, ai tha se e quajti UÇK-në terroriste dhe se e sheh si “sinjal” për sulmin ndaj familjes Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kjo është përgjigje e thjeshtë për t’u përgjigjur. Do të duhej të ishte kështu, por nuk është përgjigje e thjeshtë. Problemi i madh natyrisht është se me UÇK-në ishte paaftësia dhe pamundësia për të gjetur një udhëheqje aty, për të gjetur njerëz që flisnin me autoritet aty”, tha Hill.

Veç kësaj, Christopher Hill tha se Robert Gelbard ishte takuar me disa njerëz në Zvicër që pretendonin se ishin udhëheqës të UÇK-së, gjë të cilën thotë se nuk e beson.

“Robert Gelbard i cili kishte mbajtur pozitën që mbajta unë deri që atij i është kërkuar që të përqendrohej tërësisht në Bosnjë – pra bëhej fjalë për maj të 1998-ës, pra ai kishte pasur disa takime me shqiptarë të Kosovës në Zvicër dhe kishte dëgjuar që ata ishin përgjegjës të UÇK-së. Nuk mendoj që kjo ishte e vërtetë dhe nuk ka pasur ndonjë provë që ata ishin në fakt të tillë. Pra, udhëheqës të UÇK-s”, tha ai.

Dëshmitari Hill theksoi se nuk i kujtohet se kush ishin ata persona. Megjithatë, sipas tij, janë bërë përpjekje për të zbuluar se kush ishte në udhëheqje të UÇK-së.

Ndërsa, për njerëzit që ishte takuar Gelbard, sipas dëshmitarit, ishin njerëz që kishin simpati të madhe ndaj UÇK-së si lëvizje e përshpejtuar drejt pavarësisë. Përveç kësaj, ai tha se Gelbard e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

“Ai e konsideronte UÇK-në si terroriste. Kjo ishte në shtyp. Kjo ishte koment që ai bëri për shtypin dhe kjo ndodhi menjëherë pak kohë më pas një incidenti ku forcat e sigurisë serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe për pasojë të gjithë u vranë aty. Ky ishte shpërthim i madh i veprimeve armiqësore pra. Pati shumë kritika për deklaratën e Gelbard se UÇK-ja ishte terroriste dhe kjo njëfarë mënyrë kishte shkaktuar këtë ngjarje të veçantë të shkaktuar nga forcat e sigurisë serbe”, tha.

Hill tha se ndjehej sikur Gelbard kishte dhënë dritën jeshile që kjo të ndodhte. Megjithatë, ai tha se për këtë nuk ka prova.

Po ashtu, ai tha se Gelbard mbajti qëndrim të ashpër ndaj palës serbe derisa solli deklaratën e Millosheviqit ku ai tha se nuk do të takohej më me diplomatin amerikan.

Dëshmitari tha se në verë dhe vjeshtë të 1998-ës janë përpjekur që të gjejnë një udhëheqës të UÇK-së për të folur për çështjet e situatës. Por, sipas tij s’kishin pasur sukses. Përveç kësaj, ai tha se ishin takuar me një person në Tiranë, i cili ishte deklaruar si i tillë por që edhe ai sipas dëshmitarit nuk ka qenë udhëheqësi sipas pikëpamjes së tyre. Ky person ishte sipas dëshmitarit Xhavit Haliti me nofkën “Zeka”.Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill tha se ka punuar edhe me palën serbe e po ashtu edhe atë shqiptare të Kosovës gjatë viteve të luftës. Për palën e fundit, tha se ishte e vështirë që të gjendeshin njerëz që mund të flisnin me autoritet.

“Kjo në atëkohë ka qenë një sfidë e madhe. Në disa momente ishte e vështirë që të gjendeshin njerëz të cilët mund të flisnin me autoritet pasi çdokush kishte një mendim. Nuk ishte problem që të gjendej dikush që kishte një mendim – problemi ishte që gjendej dikush që kishte autoritet”, tha Hill.

Një prej këtyre personave, sipas Hillit, ishte kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova të cilin e përshkroi me pozitë udhëheqëse në Kosovë, e cila ishte joformale.

Nga pala serbe, ai tha ka punuar kryesisht me Sllobodan Millosheviqin dhe ekipin e tij, duke përfshirë ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe ish-kryeministrin, Millutineviq.

Dëshmitari shtoi se kjo pjesë nga pala serbe ishte shumë e kufizuar, duke theksuar se puna kryesisht bëhej me Millosheviqin.

Duke bërë dallimin në mes këtyre palëve, Hill tha se mund të flisje vetëm me Millosheviqin për një çështje, por nuk ishte e njëjta nëse flisje vetëm me Rugoven pasi mund të mosrealizohej sepse kishte mendime të ndryshme për të njëjtën çështje.

Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës, është angazhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të 1998-ës, konkretisht nga Madeleine Albright si sekretare e Shtetit Amerikan të cilës edhe i raportonte.

Hill- tani diplomat në pension, tha se rolin e tij e ka kuptuar si diplomat që duhet të ofrojë një mbështetje ose zgjidhje politike dhe rrjedhimisht të ndihmojnë që të zmbrapsen forcat në Kosovë nga dhuna në rritje“.

“Që në fillim fare jam përpjekur që me kolegët e Departamentit të Shtetit të mund të ndërtonim një plan autonomie në mënyrë të tillë që të kthehej autonomia e Kosovës, në mënyrë që Kosova të kishte vetëqeverisjen e vet. Kjo ishte pista kryesore që ndiqnim me Kosovën dhe Serbinë”, tha Hill.

Dëshmitari këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjet e palës thirrëse e që ishte mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.

Dëshmitari duke treguar për funksionin që ka pasur në Maqedoni dhe në Shqipëri, tha se çështja e Kosovës ishte një temë e madhe në Ballkan, por që nuk ishte e vetmja duke iu referuar edhe çështjes së luftërave në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci.

“Kosova ishte një temë shumë e madhe për Ballkanin, por në atëkohë s’ishte e vetmja çështje që diskutohej sepse kishte shumë luftëra që ndërhynin në këtë çështje si lufta në Bosnjë dhe Kroaci”, tha ai.Deri në maj të viti 1998, Hill tha se nuk e ka vizituar Kosovën deri kur iu kërkua që të merrte përgjegjësi shtesë nga ana e SHBA-ve.

Dëshmitari tha se në bisedat e Dejtonit kanë qenë të përqendruara në përfundimin e luftës në Bosnje, por që tema e Kosovës përmendej nga shtetas amerikanë me prejardhje nga Kosova që kërkonin zgjidhje për Kosovën. Tha se ka biseduar për Kosovën edhe me Sllobodan Millosheviqin.

“Më kujtohet që kam pasur biseda të drejtpërdrejta me presidentin Millosheviq në kontekstin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit se e dinim që Kosova do të ishte çështja tjetër e radhës”, tha Hill.

❌
❌