Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim”

18 January 2026 at 10:58

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Finalisti i “Albania’s Got Talent”, Dashnor Bushi ishte i ftuari i radhës në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama.

Dashnor Bushi i lindur dhe rritur në Kavajë, ka emigruar më pas në Itali, vend ku lindi dhe djali i tij Nikolas, i cili u trajnua si ventrilok dhe ishte fitues i “Albania’s Got Talent”.

Në Kavajë ata jetuan disa vite e më pas të gjithë bashkë si familje emigruan në SHBA, ku Dashnori ushtroi artin e iluzionizmit, ndërsa djali i tij Nikolas u trajnua si ventrilok.

I njohur për truket e magjisë, ai ushtroi po ashtu disa nga numrat e tij edhe në studion e podkastit “Flasim”, duke befasuar kryeministrin Rama dhe të ftuarin tjetër në studio.

Dashnor Bushi tha se loja me letra ka qenë pasioni i tij që në rini.

“Truket me letra janë pasioni im, pasi kërkon aftësi dhe shumë punë”, tha Bushi.

Ai tregoi se është larguar drejt SHBA-së në vitin 2013, ndërsa u shpreh se “ka disa gjëra që po ndryshojnë në Shqipëri edhe për artin e magjisë. “Kemi një popull të vështirë për këtë lloj arti, por unë e adhuroj punën time dhe e bëj për të kënaqur publikun”, tha ai.

/r.e/

The post Dashnor Bushi truke magjie në podkastin “Flasim” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika që solli ventrilokizmin në “Albania’s Got Talent”

11 January 2026 at 10:56

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Nikolas Bushi, i riu shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po tërheq vëmendje me një talent të veçantë dhe pak të njohur në Shqipëri, ventrilokizmin, artin e të folurit pa lëvizur buzët.

Nikolas ka ardhur disa herë në Shqipëri, ndërsa këtë tetor u rikthye për të marrë pjesë në Albania’s Got Talent, ku u shndërrua në një nga emrat më të komentuar të finales. Ai interpreton përkrah kukullës së tij, Chris, një personazh plot sarkazëm dhe humor, që sipas Nikolasit, është pjesa më argëtuese e këtij arti.

Në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ai rrëfen se pasioni për ventrilokizmin nisi rreth tetë vite më parë, i frymëzuar nga spektakli America’s Got Talent, të cilin e ndoqi për herë të parë në vitin 2017. Që nga ajo kohë, Nikolas ka praktikuar vazhdimisht këtë disiplinë artistike, duke e kthyer nga një kuriozitet në një profesion të mirëfilltë.

Sot, ai e sheh veten si një kontribuues në njohjen dhe përhapjen e këtij arti në Shqipëri, ku ventrilokizmi ka qenë pothuajse i panjohur.

Nikolas tregon se po punon për projekte të reja dhe se në të ardhmen mund të realizojë edhe bashkëpunime surprizë.

Mes Shqipërisë dhe Amerikës, Nikolas Bushi po ndërton një rrugëtim artistik të veçantë, duke sjellë për publikun shqiptar një formë argëtimi ndryshe, ku iluzioni, humori dhe kreativiteti ndërthuren në një eksperiencë unike skenike. j.p

The post Nikolas Bushi, shqiptari nga Amerika që solli ventrilokizmin në “Albania’s Got Talent” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21, Bushi: Moldavia, kundërshtar i fortë në shtëpi

12 November 2025 at 13:08

TIRANË, 12 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi ka folur për fshf.org në prag të ndeshjes së parë miqësore të nëntorit ndaj Moldavisë.

Në fjalën e tij, tekniku kuqezi ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se Moldavia është një ekip shumë i fortë në fushën e vet.

”Kemi bërë katër seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë, nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes.

Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje. I kemi vlerësuar dhe në të shkuarën, por gjithsesi Moldavia është për t’u vlerësuar, sepse është një ekip mjaft i mirë, i fortë në fushën e vet. Të vendosin në vështirësi. Kanë vendosur ekipet e mëdha shumë në vështirësi në fushën e vet. Ne do mundohemi që t’i përgjigjemi ashtu siç dimë ne, me atë lojë që bëjmë ne. Të luajmë sa më fort, të jemi sa më bllok mbrapa dhe të ikim me kundërsulm sa më të shpejtë”, tha Alban Bushi.

Ndeshja e U-21 Moldavi-Shqipëri do të luhet nesër në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, në platformën “Klani im”.

/r.e/a.f/

The post Kombëtarja U-21, Bushi: Moldavia, kundërshtar i fortë në shtëpi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

By: Ela
12 November 2025 at 09:39

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Mimoza Tasin, Natasha Mulajn dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të subjektit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Prokurorja Miranda Bushi […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi appeared first on BoldNews.al.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

By: redi
11 November 2025 at 19:30

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokuroren e Tiranës, Miranda Bushi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen, që i përket ankimit të subjektit…

Source

Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës.

Tekniku kuqezi ka komentuar listën e lojtarëve, mungesat në skuadër, risinë në grumbullim, dy kundërshtarët dhe përgatitjet për Kampionatin Europian U-21.

Bushi u shpreh se lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë.

Tekniku kuqezi vlerësoi prurjen e re të Kombëtares U21, mbrojtësin Diar Vokrri, për të cilin tha se ai është një prurje shumë e rëndësishme për ekipin.

“Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmojë shumë”, tha Bushi.

Ai dha edhe konsideratat e tij për kundërshtarët e Shqipërisë U21 në dy ndeshjet miqësore të radhës, Moldavinë dhe Ukrainën.

“Për ne nuk ka ndeshje miqësore, e kam thënë dhe më para. I marrim shumë seriozisht sepse janë ndeshje shumë të rëndësishme për ne, janë si ndeshje zyrtare, sepse na presin ekipe shumë të forta në Europian. I kemi vlerësuar maksimalisht”, u shpreh Bushi.

Tekniku kuqezi u shpreh se e njeh shumë mirë lojën e Moldavisë, sepse kemi luajtur para një viti në Tiranë. Në përballjet me moldavët një ndeshje ka dalë barazim, dhe një ndeshje e kemi mundur.

Bushi e vlerësoi ekipin e Moldavisë duke theksuar se gjithsesi janë një ekip që janë zhvilluar së fundmi, ashtu si ne.

“Jemi përmirësuar goxha, grupi pothuajse është alternuar dhe e njohin më mirë njëri-tjetrin. Kemi krijuar një sistem loje që na përshtatet për lojtarët që ne kemi. Mendoj që do të bëjmë mirë dhe janë 8-9 ditë që do të na shërbejnë shumë mirë.

Ndeshja me Ukrainën është krejt tjetër. Një ndeshje e nivelit shumë të lartë. Ekipi i Ukrainës ka bërë mirë në vitet e fundit. E kemi ndeshjen në “Elbasan Arena” dhe mendoj që duhet të bëjmë maksimumin, për të dhënë gjithçka se çfarë ne kemi për të treguar se sa jemi përmirësuar dhe për të parë përpara”, u shpreh trajneri.

Bushi vlerësoi paraqitjen e U21 në ndeshjet e fundit miqësore për përgatitjet e Kombëtares U21 për Europianin e radhës, duke veçuar karakterin dhe dëshirën për fitore që futbollistët kuqezinj kanë treguar në fushë.

“Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur, edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar”, tha ai.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e U21 është e kualifikuar automatikisht për në Evropianin U21, duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm.

The post Miqësoret ndaj Moldavisë e Ukrainës, Bushi: Dy sfida të forta, çdo ndeshje na shërben për Europianin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësoret e Kombëtares, Bushi: Vukrri një prurje e rëndësishme

By: redi
8 November 2025 at 15:46

Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi publikoi këtë të shtunë listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës që kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë në kuadër të përgatitjeve të Euro 2027. Tekniku foli për këto zgjedhje të tij ku risi është grumbullimi i Vokrrit nga skuadra e Ballkanit. ”Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San…

Source

Shqipëria U-21 publikon listën për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, ‘rrëmben’ Diar Vokrrin nga Kosova

8 November 2025 at 10:02


Kombëtarja e Shqipërisë U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës, si pjesë e përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-21.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar, ku risia e vetme është futbollisti i Ballkanit, Diar Vokrri, i cili ka luajtur deri tani me ekipet e moshave të Kosovës, teksa në listë gjendet edhe ylli i Malishevës, Etnik Brruti.

Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në Moldavi, aty ku do të zhvillohet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj vendasve.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka ndryshuar vendi dhe orari i takimit me Moldavinë. Ndeshja do të luhet në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, më 13 nëntor, në orën 12:00.


Lista e plotë e Shqipërisë U-21

Portierë: Giulio Veliaj, Endri Dema, Aron Jukaj

Mbrojtës: Fabjan Përndreca, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Adi Kurti, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Aurel Marku, Ermis Selimaj, Diar Vokrri

Mesfushorë: Gjergji Kote, Feta Fetai, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Burak Alili, Dario Daka

Sulmues: Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Elmedin Rama, Rrok Toma, Ermir Rashica

/Telegrafi/

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

By: Elva
20 October 2025 at 22:18

Në muajin prill të vitit 2015, Partia Demokratike doli me një deklaratë publike, duke e lidhur emrin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, me një operacion të policisë italiane, ku i njëjti emër ishte ndaluar dhe hetuar. Por, vitet pasuan dhe asnjë institucion ende nuk i ka verifikuar apo ka dalë në ndonjë […]

The post Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET) appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja U-21, dëmtohet Ledjo Tresa dhe mungon ndaj San Marinos

7 October 2025 at 17:08

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kombëtarja U-21 ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në “Air Albania”, në orën 17:00.

Në këtë grumbullim, trajneri Alban Bushi nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin e Laçit, Ledjo Tresën, për arsye dëmtimi.

Pjesa tjetër e grupit është bashkuar me skuadrën dhe po përgatitet për takimin e ditës së premte.

Trajneri Bushi ka vendosur që lista përfundimtare për këtë sfidë të jetë me 20 futbollistë dhe nuk do të ftojë lojtar tjetër për të zëvendësuar Ledjo Tresën.

/a.f/

The post Kombëtarja U-21, dëmtohet Ledjo Tresa dhe mungon ndaj San Marinos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

By: Ela
6 October 2025 at 12:19

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 44-vjeçarit Artur Bushi në Ekuador, krim i cili dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë. Raportohet se shqiptari mbante dokumente ekuadoriane, ndërsa një grua që ndodhej nën shoqërinë e tij u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në spital. Vrasja me pagesë […]

The post DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me San Marinon, trajneri i Kombëtares U21, Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka dhënë sot një prononcim për fshf.org pas publikimit të listës me 21 lojtarë të ftuar për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, duke komentuar edhe mungesat e detyruara për shkak dëmtimi si Rashica, Muça, Alili dhe Osmani.

“Janë lojtarë kryesorë, që kanë qenë gjatë gjithë kohës bazë. Lojtarë formacioni, shumë të rëndësishëm për ne. Do të ishte mirë që t’i kishim në ekip, sepse ne jemi një ekip që nuk kemi shumë kohë për të ndenjur me njëri-tjetrin dhe çdo mundësi që na jepet në çdo grumbullim, mundohemi që të forcohemi sa më shumë, si nga ana e lojës, ashtu edhe nga ana e kolektivit dhe atmosferës. Por lojtarët që kanë ardhur, që nuk kanë qenë herën e kaluar, janë të nivelit të mirë, lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë, dhe ndeshja me San Marinon është një sfidë që të jep mundësinë të shprehësh potencialin që ke”, tha Bushi, i cili u shpreh i kënaqur me grupin aktual të lojtarëve, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe përqendrimit në çdo grumbullim. Ai shtoi se ndeshja ndaj San Marinos është një mundësi për çdo lojtar për të treguar veten.

“Ne, si trajnerë të ekipit kombëtar, e kemi shumë të vështirë sepse pothuajse kemi ndeshje një herë në dy muaj dhe lojtarët janë në aktivitet në klubet e tyre. Sa herë që vijnë, u kërkoj të japin maksimumin, sepse i gjithë stafi i U-21 është dy muaj duke pritur një ndeshje dhe nuk lejoj asnjë tolerim, si nga ana e disiplinës, ashtu edhe nga ana taktike.Por gjithnjë, gabimet në mendim janë shumë problem, ose nënvlerësimi i kundërshtarit. Këto gjëra nuk duhet t’i lejojmë në ekip, sepse ne jemi ekip që jemi kualifikuar në Europian si vend organizator, dhe çdo ndeshje miqësore për ne është Europiani, edhe San Marino është Europiani. Unë do të shikoj në këtë ndeshje se cili lojtar është i denjë për të luajtur në Europian. E dinë shumë mirë që nga kjo ndeshje varet shumë edhe prezenca e tyre në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Trajneri Bushi u ndal edhe te kundërshtari, duke theksuar se çdo miqësore për Shqipërinë U-21 ka peshën e një ndeshjeje Europiani. Ai vlerësoi karakterin e grupit, përkushtimin dhe përmirësimin e lojtarëve në ndeshje të forta si ato ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e tifozëve në përballjen ndaj San Marinos.

“Me grupin jam shumë i kënaqur. Janë lojtarë të përulur që japin maksimumin, nuk kemi asnjë problem nga kjo anë. Lojtarë me kualitet të mirë, por po përmirësohen dhe po rriten dita-ditës. Kemi bërë dy ndeshje me Gjermaninë dhe Zvicrën, të mira. Pavarësisht nga humbja, ne kemi qenë në lojë deri në minutën e 90-të. Kjo tregon që ne jemi ekip që jemi aty dhe pretendojmë të ndeshemi me çdo lloj kundërshtari dhe të ballafaqohemi ashtu siç duhet. Jam shumë i kënaqur për këtë. Mendoja se ky grup do ta kishte pak me vonesë ambientimin dhe konkretizimin e gjërave, por e kanë bërë shumë shpejt. Për këtë jam shumë i kënaqur. E pres edhe ndeshjen me San Marinon, pavarësisht se kundërshtari është modest. Për ne nuk ka asnjë kundërshtar modest, janë gjithmonë ndeshje Europiani, këto miqësore”, tha Bushi.

“Shqipëria është në Europian dhe rëndësi ka që të ketë tifozë që t’i mbështesin, sepse është një ekip që ka nevojë për mbështetje”, përfundoi trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

/r.e/

The post Ndeshja me San Marinon, trajneri i Kombëtares U21, Bushi: Çdo miqësore është si një ndeshje Europiani për ne appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21, lojtarët e grumbulluar për miqësoren ndaj San Marinos

4 October 2025 at 12:35

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kombëtarja U-21 do të zhvillojë më 10 tetor ndeshjen e radhës miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet në  në orën 17:00.

Grumbullimi zyrtar i skuadrës kuqezi do të nisë ditën e hënë në kompleksin “Tropikal” në Durrës, aty ku ekipi do të përgatitet për sfidën miqësore.

Trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarë të grumbulluar për këtë ndeshje. Nëntë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohet në kampionatet jashtë vendit.

Deri në Europianin U-21 të vitit 2027, ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si vend organizator, kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore. Prandaj, këto takime janë shumë të rëndësishme për të provuar grupin dhe për të parë gjendjen e skuadrës.

/gj.m/a.f/

The post Kombëtarja U-21, lojtarët e grumbulluar për miqësoren ndaj San Marinos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bushi: Plisi i Bardhë drejt UNESCO-s, kuvend mbarëkombëtar në kalanë e Krujës

7 September 2025 at 15:30

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në kalanë e Krujës u organizua kuvendi mbarëkombëtar i besëlidhjes që synon përfshirjen e plisit të bardhë, simbolit historik shqiptar në rrugën drejt mbrojtjes nga UNESCO.

Në Krujë, qindra patriotë me plis të bardhë, nga të gjitha trevat shqiptare, festuan referendumin e besëlidhjes në rrugën për UNESCO të simboleve identitare historike e etno-kulturore.

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi tha se “ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës”, ku personalitete të ndryshme, studiues e ekspertë paraqitën argumentet historike e shkencore për dosjen e aplikimit të Plisit të Bardhë në UNESCO.

“Ky aktivitet i përmasave kombëtare, nisi në Kalanë e Krujës e më pas në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku” me ekspozitën dhe programin artistik të ansambleve mbarëkombëtare”, tha Bushi, ndërsa i shprehu mirënjohjen Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyqi”, të cilët mbështesin promovimin e vlerave kombëtare.

Aktiviteti u pasurua me muzikë, valle dhe atmosferë festive, ndërsa u vlerësua si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Momente nga kuvendi mbarëkombëtar i besëlidhjes në kalanë e Krujës
1 nga 14

/e.i//a.f/

The post Bushi: Plisi i Bardhë drejt UNESCO-s, kuvend mbarëkombëtar në kalanë e Krujës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21 humb miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”

6 September 2025 at 13:28

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 luajti pasditen e djeshme ndeshjen e parë miqësore të shtatorit ndaj Gjermanisë U-21, në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Trajneri Bushi e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Aron Jukaj (GK), Feta Fetai (c), Zylyf Muca, Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Enes Osmani.

Pjesa e parë ishte e barabartë. Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 9-të me Shehun, që provoi me një goditje, por u ndal nga portieri. Në vijim, Gjermania krijoi disa mundësi të mira, por Jukaj reagoi mjaft mirë.

Në minutën e 39-të, Shqipëria ishte pranë golit me një goditje dënimi të fortë të Brrutit, por portieri kundërshtar devijoi në këndore. Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Gjermania e nisi pjesën e dytë me 10 zëvendësime dhe kaloi në avantazh në minutën e 48-të me Ansah. Vetëm katër minuta më pas, Pejcinovic dyfishoi rezultatin.

Në minutën e 56-të, trajneri Bushi kreu tre zëvendësime, duke aktivizuar Gudjufin, Tomën dhe Arlind Kurtin.

Pesë minuta më vonë, Shqipëria pati një mundësi të mirë me Alilin, por tentativa e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Deri në fund, kuqezinjtë aktivizuan edhe Përndrecën, Elezajn, Simnicën dhe Markun, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndeshja u mbyll 0-2 për Gjermaninë.

Shqipëria U-21 do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore më 8 shtator, ndaj Zvicrës, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

/gj.m/j.p/

The post Kombëtarja U-21 humb miqësoren ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit

4 September 2025 at 11:30

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Shqipëria U-21 do të zhvillojë nesër, datë 5 shtator, sfidën e parë miqësore të programuar ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi kanë nisur përgatitjet zyrtare prej të hënës në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli për fshf.org në prag të kësaj miqësoreje. Tekniku kuqezi u shpreh i kënaqur me gjendjen e skuadrës, duke theksuar se të gjithë lojtarët janë në formë të mirë fizike dhe gati për sfidën me Gjermaninë.

Bushi e vlerësoi kundërshtarin si një ekip shumë të fortë, por theksoi se edhe Shqipëria do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Si kanë shkuar përgatitjet për ndeshjen e parë miqësore? – Sot është dita e fundit e përgatitjeve, e mbyllim me seancën në “Elbasan Arena” dhe nesër kemi ndeshjen. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur nga ekipi, sepse i gjithë grupi ka qenë shumë mirë fizikisht. Nuk kemi pasur asnjë dëmtim. Na kanë shërbyer shumë këto ditë për të punuar se si do t’i përballojmë nesër gjermanët.

Gjermania? – Ne e konsiderojmë një sfidë shumë të madhe dhe me përgjegjësi. E dimë që janë nënkampionët e Europës dhe kanë shumë potencial dhe kualitet në gjirin e tyre. Kanë lojtarë që bëjnë diferencën, lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha. Jemi munduar që të kemi strategjinë tonë, lojën tonë. Së fundmi jemi zhvilluar shumë si ekip. Në dy ndeshjet e fundit me Hungarinë dhe Turqinë, fituam në Hungari dhe humbëm në Turqi, por pavarësisht humbjes kemi treguar që jemi një ekip, kemi karakter dhe dinjitet. Këtë do ta shprehim nesër me Gjermaninë. Mendoj që Gjermania nuk e ka aspak të lehtë. Ne luajmë në fushën tonë, e dimë se kush janë ata dhe dimë se kush jemi ne. Patjetër që duhet të japë secili 200% nga vetja e vet për t’i përballuar ata dhe mendoj që do ta japin. Mezi po e presim këtë sfidë.

Dy prurjet e reja, si janë integruar me ekipin? – Nga prurjet e reja si Kurti dhe Taho janë lojtarë të rinj. Datëlindja është më e vogël se lojtarët që janë momentalisht. Por mendoj që janë lojtarë të perspektivës, që do t’i ketë Shqipëria për kohë të gjatë. Mendoj që mund të arrijnë shumë lart. Janë djem të përulur dhe shumë punëtorë. I shoh me këmbë në tokë dhe kjo është më e rëndësishmja sot te ky brez, sepse ka lojtarë që kanë cilësi dhe talent, por nuk janë me këmbë në tokë dhe aty pastaj devijojnë nga rruga e madhe që duhet të bëjnë.

Mesazh për tifozët? – Unë kam luajtur vetë 4 herë me Gjermaninë dhe ne jemi mundur gjithmonë në fund. Kemi shënuar shumë gola dhe na kanë shënuar shumë. Ka qenë një lojë në ekuilibër. Mendoj dhe kam shumë besim që do të jetë një lojë e bukur, lojë me gola dhe që do të kënaqim publikun tonë. Duam ta kënaqim me lojë dhe rezultat.

/r.e/a.f/

The post Trajneri Bushi para ndeshjes me Gjermaninë: Jam shumë i kënaqur nga gjendja e ekipit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, Bushi: Presim mbështetjen e madhe të tifozëve

30 August 2025 at 13:22

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, doli në konferencën për mediet nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Tekniku kuqezi i konsideroi këto dy miqësore shumë të vlefshme dhe të rëndësishme, teksa foli edhe për listën e lojtarëve të grumbulluar, si dhe dy risitë e ardhura zinxhir nga ekipet Kombëtare të moshave, Adi Kurti dhe Alain Taho.

Në fund, Alban Bushi ftoi të gjithë tifozët për të mbështetur Kombëtaren U-21 në stadiumin “Elbasan Arena” për ndeshjen ndaj Gjermanisë, që do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00.

“Kemi dy sfida shumë të rëndësishme, i konsideroj tepër të mëdha dhe me përgjegjësi, siç është Gjermania dhe Zvicra. Duhet të luajmë një futboll të bukur dhe rezultativ përpara publikut tonë në “Elbasan Arena”, gjithashtu edhe në ndeshjen me Zvicrën. Gjermania është nënkampione e Europës. E dimë forcën e tyre dhe emrin e madh që ata kanë. Por ne, si gjithmonë, do të futemi për fitore. Kemi pasur dy teste miqësore të kaluara, si me Hungarinë dhe Turqinë, që jam i kënaqur nga të dyja ndeshjet. Me Hungarinë fituam dhe me Turqinë humbëm, por ekipi tregoi shumë karakter në fushë dhe shumë shpresa për të ardhmen. Është një grup i ri, kemi bërë pak ndeshje miqësore me njëri-tjetrin, por dukemi shumë të fortë. Nga dita në ditë po rriten”, tha Bushi.

Për sa i përket Kurtit dhe Tahos, kanë qenë pjesë e moshave të ekipeve kombëtare. Ne kemi nevojë për mbrojtës dhe portier. Mendoj që të dy janë lojtarë që do të jenë pjesë edhe e Kombëtares A mbase në të ardhmen, sepse kanë shumë potencial. Për momentin i kemi afruar për t’i parë më nga afër, meqë janë edhe miqësore. Ta dimë edhe më mirë potencialin e tyre. Mendoj se janë dy lojtarë shumë premtues”, shtoi ai.

“Mendoj që kemi bërë maksimumin përsa i përket lojtarëve nga kampionati shqiptar. Nuk është se ka shumë. Këta të 6, mendoj, janë cilësorë dhe janë në formë, kanë minuta në këmbë, janë titullarë në ekipet e tyre. Mendoj se do të na ndihmojnë në këto dy ndeshje. Lojtarë që kanë qenë edhe më përpara, siç është Gudjufi. Ka qenë vjet, por nuk ka pasur shumë minuta. Tani ka filluar të luajë te Partizani, kam shumë besim te ai. Ndeshjen e fundit me Vorën e pashë live dhe m’u duk shumë në formë”, u shpreh Bushi.

“Me Gjermaninë është një sfidë e rëndësishme, që është me përgjegjësi të madhe. Kam besim te ekipi dhe që do të fitojmë këtë ndeshje, sepse luajmë në shtëpinë tonë. Duhet ta kënaqim ekipin me lojë dhe rezultat. Jemi ekip i ri, por kemi shumë besim. Kemi krijuar një grup shumë të fortë. Gjermania është ekip i fortë, por mund të themi që është e fortë në letër. Në fushë nuk kemi zbritur akoma. Do të luftojmë shumë deri në fund të të dyja ndeshjeve. Me Zvicrën na ka lënë një shije të mirë fitorja e fundit. Nuk e kemi frikë aspak. I kemi mundur. Duhet të bëjmë maksimumin në të dyja ndeshjet, përsa i përket strategjisë dhe lojës taktike që ne kemi vendosur të bëjmë me lojtarët. Grupi ka lojtarë që janë për ekipin, sakrifikojnë, që luajnë me pasion dhe dëshirë, luajnë për fanellën. Kjo është më e rëndësishme se talenti individual që mund të kemi”, theksoi Bushi.

“Kemi dy – tre lojtarë që po i presim akoma. Janë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë, gjithashtu jemi në pritje të lojtarëve që janë cilësorë dhe kanë potencial. Po presim akoma për t’i marrë. Përsa i përket lojtarëve këtu, kemi lënë disa jashtë sepse nuk kanë qenë në formën optimale. Kevin Dodaj është i dëmtuar, ndërsa Daka i Vorës nuk ka marrë shumë minuta te Vora dhe për momentin nuk është i grumbulluar. Por, patjetër që është një lojtar që mund të na ndihmojë në të ardhmen”  tha ai.

“Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme. Është një privilegj i madh të luash me këto lloj ekipesh, sidomos në ndeshje miqësore. Për ne nuk ka miqësore, sepse miqësoret bëhen në kuadër të Kampionatit Europian, por edhe emra si Gjermania dhe Zvicra të bëjnë t’i vlerësosh maksimalisht, pavarësisht se e njëjta gjë do të vlente edhe nëse do të luanim ndaj San Marinos. Por janë ekipe me të cilat mund të tregosh veten ku je dhe unë kam besim që do ta tregojmë veten shumë mirë në këto dy ndeshje. Janë ekipe të nivelit me të cilat do të ndeshemi gjatë Kampionatit Europian dhe na bëjnë mirë, pasi mësohesh duke u ndeshur me këta kundërshtarë. Të bëhet rutinë të përballesh me ekipe të forta. Shqipëria nuk ka pasur gjithmonë miqësore të forta, zakonisht kanë qenë të nivelit mesatar. Mendoj që këto dy miqësore na bëjnë mirë nga çdo aspekt”, u shpreh ai.

Bushi dha edhe një mesazh për tifozët për ndeshjen ndaj Gjermanisë në “Elbasan Arena”,  “sa herë luajmë në Elbasan, tifozë kemi pasur shumë. Unë e kuptoj që janë ndeshje miqësore dhe është ekipi U-21, por duhet përkrahur akoma më shumë. Elbasani na ka përkrahur gjithmonë. Mendoj se me Gjermaninë stadiumi do të jetë plot, sepse është një kundërshtar i fortë, por edhe ne jemi të fortë dhe do të jetë një ndeshje e bukur. Ne duam t’i kënaqim ata, si me lojë, ashtu edhe me rezultat”.

/gj.m/j.p/

The post Miqësoret ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës, Bushi: Presim mbështetjen e madhe të tifozëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës

30 August 2025 at 09:30

TIRANË, 30 gusht /ATSH/ Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me 23 lojtarët e ftuar për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës.

Në këtë grumbullim ka dy risi. Mesfushori i Hellas Verona, Adi Kurti, dhe portieri i Inter, Alain Taho, janë ftuar për herë të parë me Kombëtaren U-21, pas paraqitjeve pozitive me ekipet kombëtare të moshave U-15, U-16, U-17 dhe U-19.

Gjithashtu, në listë janë përfshirë edhe gjashtë lojtarë nga klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” në Shqipëri. 

Kombëtarja U-21 do të nisë zyrtarisht grumbullimin më 31 gusht, me seancën e parë stërvitore të planifikuar pasdite.

Miqësorja e parë, Shqipëri U-21 – Gjermani U-21, do të luhet më 5 shtator, në orën 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Takimi i dytë, Zvicër U-21 – Shqipëri U-21, është programuar të hënën, më 8 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit Aarau.

Më poshtë lista me 23 lojtarët e ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:

/j.p/

The post Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve për miqësoret ndaj Gjermanisë & Zvicrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, vihet nën hetim shoferi bullgar

By: Elva
21 August 2025 at 10:21

Autoritetet greke kanë marrë nën hetim shoferin bullgar të kamionit që u përplas me mjetin ku humbën jetën tre shqiptarët në mënyrë tragjike. Shoferi, 59-vjeçar, ndodhet ende në spital për ndihmë mjekësore dhe i janë komunikuar akuzat: “vrasje nga pakujdesia”, “dëmtim i rrezikshëm nga pakujdesia” dhe “drejtim i rrezikshëm i mjetit”. Pas përmirësimit të gjendjes […]

The post Aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, vihet nën hetim shoferi bullgar appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika)

By: Elva
18 August 2025 at 18:37

Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër. Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi. Emrat e viktimave dhe i të […]

The post Aksidenti fatal në Greqi/ Si u kthye dasma në tragjedi për 3 shqiptarët (Dinamika) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌