Faqja e specializuar e statistikave Trasfermarkt ka përditësuar gjatë ditës së sotme (e martë) vlerat e klubeve dhe lojtarëve në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Klubi i Dritës ka skuadrën më të vlefshme në kampionatin elitar të Kosovës me 29 futbollistë që vlejnë 7.50 milionë euro, i pasuar nga Ballkani me 22 futbollistë që vlejnë 6.25 milionë euro dhe Prishtina e treta me një vlerë ekipi prej 5.68 milionë euro.
Por, kush janë lojtarët më të vlefshëm në Superligën e Kosovës pas përditësimit të fundit të vlerave?
Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, mesfushori i Ballkanit, Giovanni dhe sulmuesi i Dritës, Arb Manaj janë lojtarët më të vlefshëm me vlerë prej 800 mijë eurosh.
Giovanni pati rritje prej vetëm 50 mijë eurosh nga vlerësimi i fundit, ndërsa Manaj pati një ngritje të madhe prej 350 mijë eurosh, pasi më parë vlerësohej vetëm 450 mijë eurosh.
Pas tyre vjen Muhamet Hyseni i Llapit i treti me 650 mijë euro, ndërsa Senad Jarovic (Gjilani), Raddy Ovouka (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Valentin Serebe (Ballkani) kanë vlerë prej 600 mijë eurosh.
Pozita e tetë dhe nëntë mbahet nga Etnik Brruti (Malisheva) dhe Rron Broja (Drita) me vlerë prej 550 mijë eurosh, ndërsa Mario Ilievski (Prishtina), Arlind Aliu (Malisheva), Egzon Bejtullai (Drita), Almir Ajzeraj (Drita) dhe Almir Kryeziu (Ballkani) vlerësohen nga 500 mijë euro.
Në pozitën e 15-të renditet Laurent Xhylani (Malisheva) me vlerë prej 450 mijë eurosh, po aq sa vlen edhe Walid Hamidi (Ballkani). /Telegrafi/
Mediumi i specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerat e futbollistëve dhe klubeve në Superligën e Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita vazhdon të mbetet skuadra më e vlefshme në Superligë me vlerën që i është rritur nga 6,5 në 7,5 milionë euro.
Lojtari më i vlefshëm i Dritës është sulmuesi Arb Manaj, vlera e të cilit ka pasur rritje të jashtëzakonshme nga 450 mijë në 800 mijë euro.
Drita fluturon në renditjen e Ligës së Konferencës – lë pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier telegrafi.com
Skuadra e dytë me vlerën më të madhe është Ballkani, ku nga Transfermarkt vlerësohet 6,25 milionë euro, derisa Prishtina është e treta me 5,68 milionë euro.
Në pozitën e katërt është Gjilani me vlerë 5,39 milionë, derisa Malisheva është e pesta me vlerë prej 5,2 milionë euro.
Llapi ka vlerë prej 4,85 milionë euro, Drenica prej 3,75 ndërsa Dukagjini prej 3,33 milionë euro. Top 10-shja e skuadrave në Superlië mbyllet me Ferizajn që është vlerësuar 3,29 milionë euro dhe Prishtinën e re prej 2,67 milionë euro.
Total vlera e klubeve të Superligës ka shkuar në 47,89 milionë euro nga Transfermarkt. /Telegrafi/
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe përballjet e forta.
Prishtina mori një fitore të rëndësishme, të parën në epokën e Afrim Tovërlanit, duke mposhtur Drenicën me rikthim, me rezultat 2-1. Ramiz Bytyqi dhe Mario Ilievski i shënuan golat për Prishtinën, ndërsa Ronaldo Chacon shënoi për Drenicën.
Ferizaj po ashtu mori një fitore shumë të rëndësishme, përballë Llapit të Tahir Batatinës, dhe atë në kohën shtesë, me rezultat 2-1. Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola, ndërsa për Llapin shënoi Muhamet Hyseni.
Sot Dukagjini dhe Ballkani zhvilluan një ndeshje të fortë, por që u mbyll pa gola.
Malisheva, në anën tjetër, e ndali Dritën në barazim 1-1, ku Jorgo Pëllumbi shënoi fillimisht për gjilanasit, por Xhemal Ibishi barazoi në fund.
Ndeshja me më shumë gola ishte ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re, ku vendasit shënuan fitore me rezultat 3-2. Edi Basa shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Senad Jarović. Mysafirët reaguan me dy gola, të Gomes dhe Astrit Berishës, por nuk ia dolën të marrin pikë.
Edhe një ndeshje zhvillohet, por Ballkani është kampion vjeshtor
Për ta mbyllur të gjithë stinorin vjeshtor, do të zhvillohet edhe një ndeshje, ajo mes Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte shtyrë disa javë më parë.
Ballkani mbetet lider me 33 pikë dhe vetëm një fitore e Prishtinës (30 pikë) do të mund ta zinte në renditje, por jo ta kalonte, pasi edhe me golaverazh dhe në ndeshjet e ndërsjellta, falë goldallimit, suharekasit janë më mirë.
Prishtina me 30 pikë e ka të sigurt pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë është Dukagjini me 29 pikë. Malisheva ka 27 pikë në pozitën e katërt.
Pozitat pesë dhe gjashtë i ndajnë Drita dhe Gjilani, që kanë nga 26 pikë.
Skuadrat që janë në zonën e mbijetesës janë katër, me Llapin që është në pozitë më të mirë, atë të shtatën me 21 pikë. Drenica ka 20 pikë si e teta, ndërsa Ferizaj me 19 pikë është në vendin e nëntë. Fundin e renditjes e mbyll Prishtina e Re, që ka tubuar deri më tani 15 pikë.
Stinori pranveror kthehet në shkurt, fillimisht me ndeshjes e Kupës së Kosovës. /Telegrafi/
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar gjatë ditës së sotme orarin dhe gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Superliga e Kosovës do të luajë gjatë kësaj fundjave xhiron e fundit të edicionit vjeshtor, ku dy ndeshje janë programuar për të shtunën dhe tri për të dielën, ku të gjitha do të fillojnë nga ora 13:00.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Prishtinës dhe Drenicës, e planifikuar të luhet në stadiumin Fadil Vokrri.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje është Alban Shala, i cili do të jetë i asistuar nga Drilon Rexhepi dhe Zgjim Rrahimi, teksa Rrezart Hasani si gjyqtar i katërt.
Në ndeshjen e dytë të së shtunës, Ferizaj e pret Llapin në “Stadiumin e Qytetit”.
Vigan Kastrati është gjyqtar kryesor, i ndihmuar nga Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova si anësor dhe Erdall Zasella si gjyqtar i katërt.
Të dielën, ndeshja kryesore është ajo në mes të Dukagjinit dhe Ballkanit, e paraparë të luhet në stadiumin “18 qershori”.
Burim Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i asistuar nga Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha, teksa i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.
Ndeshje interesante e kësaj dite është ajo në mes të Malishevës dhe Dritën, e cila do të luhet në stadiumin “Liman Gegaj”.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga Genc Nuza, i asistuar nga Besnik Morina dhe Gzim Mehmeti, teksa Egzon Daka do të jetë gjyqtar i katërt.
Përballja e fundit e kësaj xhiros është planifikuar të luhet në stadiumin me bari artificial, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës së Re.
Vigan Ibërdemaj do ta ndajë drejtësinë në këtë takim, i ndihmuar nga Edmond Zeqiri dhe Bekim Rama si anësor dhe i katërti Gramos Shala. /Telegrafi/
Afrim Veseli, kolonel në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur lidhur me pjesëmarrjen e paramilitarëve serbë në luftën në Ukrainë, të cilët kanë deklaruar se, sapo të përfundojnë atje, do të kthehen në Ballkan.
Lidhur me këtë çështje, edhe mediumi britanik The Telegraph ka raportuar se këta pjesëtarë po përgatiten për një luftë të madhe në Ballkan.
Veseli ka thënë se ky paralajmërim duhet të merret seriozisht.
“Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë kam përcjellë disa video të paramilitarëve serbë, të cilët janë në frontin e ukrainasve, gjegjësisht në luftë kundër popullit ukrainas dhe lirisë së tyre”, ka deklaruar ai.
“Ata kanë bërë shumë postime duke i thirrur edhe bashkëatdhetarët e tyre në Serbi që t’i bashkohen asaj lufte. Sigurisht që inteligjenca e NATO-s dhe e vendeve të tjera perëndimore, në këtë rast edhe e Britanisë së Madhe, i kanë edhe më të sakta këto informacione. Se a do të ketë rrezik të një konflikti në Ballkan, realisht janë dy vatra krize që potencialisht mund të shpërthejnë: Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Tutje, ai ka theksuar se shkuarja e këtyre pjesëtarëve në Ukrainë nuk është pa dijeninë e shtetit serb dhe se kjo dallon nga rasti i Kosovës, ku disa shqiptarë kishin shkuar në luftërat në Lindjen e Mesme, por pa përkrahjen e shtetit.
“Në rastin e shqiptarëve, shteti i Kosovës jo vetëm që nuk i ka përkrahur, por përkundrazi i ka luftuar këto fenomene. Ndërsa në rastin e serbëve në Ukrainë, shteti serb, në mënyrë indirekte përmes agjencive të inteligjencës, i përkrah ata, madje edhe i stërvit”, ka thënë Veseli.
Nga Ukraina deri në Ballkan, The Telegraph paralajmëron për rrezikun e ringjalljes së konflikteve, duke raportuar se një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për përplasje të reja të armatosura në Bosnje, tri dekada pas përfundimit të luftës. Sipas gazetës britanike, qindra militantë serbë kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar në krah të forcave ruse, të bindur se Rusia do t’i…
Ballkani e ka nisur me hov epokën e re nën drejtimin e trajnerit kroat Mislav Karoglan, duke dhënë sinjale të qarta se ambiciet e klubit janë të mëdha.
Në vetëm katër ndeshje zyrtare në krye të skuadrës, Karoglan ka regjistruar katër fitore radhazi, duke e mbyllur fazën vjeshtore si kampion vjeshtor, kur ka mbetur edhe një ndeshje.
Debutimi i tij në bankinën e Ballkanit ishte më shumë se premtues. Drita – Ballkani (2-3), një fitore e rëndësishme si mysafir, që shënoi fillimin perfekt të aventurës së tij në futbollin kosovar.
Më pas, skuadra e tij vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në Kupën e Kosovës, ku Ballkani mposhti Rilindjen 1-0, duke siguruar kalimin tutje dhe një përballje të fortë me Prishtinën në raundin e ardhshëm.
Në kampionat, Ballkani tregoi forcë dhe autoritet. Fillimisht një fitore e thellë 6-1 ndaj Prishtinës së Re, për të konfirmuar më pas formën e shkëlqyer me një tjetër sukses bindës, 3-1 ndaj Prishtinës.
Rezultatet e shpejta dhe loja e organizuar kanë dëshmuar qartë ndikimin e trajnerit kroat, i cili po e vendos menjëherë vulën e tij te kampioni i Kosovës.
Ekip luan shumë lirshëm, krijon shumë, ndërsa ka siguri edhe në prapavijë, gjë që e tregoi sot edhe ndaj Prishtinës.
Karriera e Mislav Karoglanit përfshin përvoja të rëndësishme në futbollin rajonal dhe ndërkombëtar, pasi ka udhëhequr ekipe si Hajduk Split, Istra 1961 dhe Sheriff Tiraspoli.
Me nisjen perfekte dhe mentalitetin fitues që ka sjellë, Karoglan po konfirmohet si një goditje e qëlluar e Ballkanit, ndërsa pritjet për vazhdimësinë e sezonit janë më të mëdha se kurrë. /Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari Romak Zeqiri ka dhënë një analizë të detajuar për tri përballjet më të forta të radhës në Kupën e Kosovës, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk ka favorit të qartë dhe se balanca mes skuadrave është totale.
Sipas tij, të gjitha këto përballje duhet të vlerësohen me përqindje të barabarta për secilën skuadër.
Zeqiri është ndalur veçanërisht te dueli mes Dritës dhe Llapit, ku në letër kampionët në fuqi të Superligës mund të konsiderohen favoritë, por realiteti i Kupës është ndryshe.
“Vushtrria-Vëllaznimi, Drita-Llapi, Prishtina-Ballkani janë tri super përballje, që nuk mundesh me parashiku asnjërën që është 51% favorit kundër 49%”.
“Unë këto tri përballje i shoh, i vlerësoj me përqindje 50-50 domethënë se janë gjashtë ekipe shumë të barabarta me njëra-tjetrën, edhe Drita thamë që është kampion në fuqi i Superligës, mund të jetë një favorit në letër, por Llapi në Kupë shndërrohet në një ekip shumë të fortë dhe që është vështirë me e mposhtë”.
“E ka treguar viteve të fundit duke i fituar dy Kupa të Kosovës, edhe nëse e ka eliminu dikush, e ka eliminuar me shumë mund”.
“Kështu që Drita përkundër që e ka terrenin vendas, do ta ketë shumë të vështirë ta fitojë këtë ndeshje”, ka thënë gazetari Romak Zeqiri.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Një ndeshje shumë e fortë, me ritëm të lartë dhe katër gola të shënuar, është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku Ballkani dhe Prishtina dhuruan një përballje të bukur dhe emocionale.
“Xhebrailat” vazhduan formën e jashtëzakonshme nën urdhrat e trajnerit kroat, për të fituar me rezultat 3-1 ndaj Prishtinës.
Para fillimit të takimit, atmosfera ishte veçanërisht emocionale. Në nderim të Dren Feratajt, i cili ndërroi jetë ditë më parë dhe ishte pjesë e stafit të FC Prishtinës, u mbajt një minutë heshtje.
Lojtarët e të dyja skuadrave, si dhe gjyqtarët e ndeshjes, dolën në fushë të veshur me fanella me fotografinë e tij. Klubi i Prishtinës e kujtoi Feratajn me mesazhin prekës: “Gjithmonë në zemrat tona, Dren”.
Prishtina ishte skuadra që kaloi e para në epërsi, kur Gentrit Salihu realizoi në minutën e 13-të, duke i dhënë avantazhin fillestar kryeqytetasve. Reagimi i Ballkanit ishte i shpejtë dhe konkret, me Bleart Tolaj që barazoi rezultatin në minutën e 22-të.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Ballkani përmbysi rezultatin, pas një autogoli të Gentrit Salihut në minutën e 31-të, duke e çuar rezultatin në 2:1. Dominimi i vendasve u kurorëzua edhe me një gol tjetër në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Valentin Serebe realizoi saktë nga pika e bardhë në minutën e parë shtesë, për 3:1.
Goli i shënuar nga penalltia ishte i 13-ti për Sereben në këtë edicion të Superligës, duke konfirmuar formën e shkëlqyer të sulmuesit dhe rëndësinë e tij për Ballkanin.
Pjesa e dytë ishte më e barabartë ku të dy skuadrat kishin raste shënimi, por që assesi s’i finalizuan.
Kësisoj, Ballkani vazhdon si lider i vetëm me 32 pikë, ndërsa Prishtina qëndron në pozitën e tretë me 27 sosh./Telegrafi/
Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova gati se nuk figuron në Strategjinë e saj Kombëtare. Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, dhe Kosova nuk e ka kapitalizuar periudhën e qetësisë, duke mbetur e cenueshme. Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë e presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare […]
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari Bardh Maxhuni, ka dhënë një analizë të situatës aktuale në futbollin kosovar, duke komentuar mbi konkurrencën për titullin kampion dhe për Kupën e Kosovës.
Sipas tij, sezoni i këtij viti do të jetë i mbushur me sfida të forta dhe nuk ka ndeshje që mund të vendosen lehtësisht pa rivalitet.
“Pa problem nuk e besoj që do të jetë ndonjë ndeshje që do të përcaktohet fituesi pa problem. Ka shumë ndeshje të mira”.
“Prishtina si kampion në fuqi, po besoj që ka me tentu edhe këtë sezon me fitu Kupën, për shkak se unë personalisht në kampionat e shoh Ballkanin dhe Dritën, një avantazh ua jap për titull kampion”.
“Kështu që unë mendoj se Prishtina do të jetë një ndër pretendentet kryesore për titull dhe ia jap atë shtysën shkaku që është kampion në fuqi”, ka deklaruar Maxhuni.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munichdhe Exfis.
Gazetari i njohur i sportit, Lavdim Pireva, ka dhënë një analizë të detajuar për përballjen e madhe mes Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të Kupës së Kosovës.
“Shumë përballje të barabarta, pothuajse krejt. Prishtina-Ballkani është një përsëritje e asaj finales para dy vjetëve, që u luajt në stadiumin në Drenas”, ka thënë Pireva, duke nënvizuar rivalitetin e gjatë dhe tensionin që e karakterizon këtë duel.
Sipas Pireëvs, dy ekipet kanë treguar këtë vit një formë shumë të mirë, megjithëse me disa oscilime gjatë sezonit.
“Dy ekipe që sivjet kanë treguar formë shumë të mirë, por me oscilime, siç i thonë tek ne trajnerët, kanë pasur ulje ngritjet e veta, por janë në krye të tabelës domethënë është realisht dikujt me i thënë Prishtina-Ballkani kanë shkuar në finale për këtë sezon çfarë kanë dhënë, do të thonin qenka e merituar”.
Pireva ka komentuar edhe ndikimin që mund të ketë afati kalimtar dimëror në përforcimin e ekipeve.
“Pastaj, pasi ndeshjet luhen në shkurt edhe deri në shkurt, ne e kemi një afat kalimtar dhe te ne afati kalimtar dinë të jetë shumë më ndryshe se në vende tjera. Ka lojtarë të lirë, që për Rumani e Bullgari nuk janë interesant, por për ne mund të jenë shumë interesant dhe të ndryshojnë nivelin e skuadrës”, ka thënë mes tjerash Pireva.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
Hidrocentralet konsiderohen “burim i gjelbër” energjie për shkak të emetimeve të ulëta të karbonit, por ndikimet e tyre në natyrë dhe komunitetet lokale janë kthyer në shqetësime serioze.
Rritja e projekteve në Ballkan
Ballkani, me burime ujore të shumta, është kthyer në një “hambar” hidrocentralesh të vogla, zakonisht me kapacitete deri në 2MW.
Sipas një monitorimi të organizatave mjedisore EuroNatur dhe RiverWatch, numri i hidrocentraleve është rritur ndjeshëm në Ballkan. Kështu deri në vitin 2024 numëroheshin mbi 5,000 projekte hidrocentralesh.
Nga numri i përgjithshëm, 1,836 janë në punë, 94 në ndërtim dhe pjesa tjetër: 3,188 ende në letër.
Organizatat mjedisore thonë se gati gjysma e projekteve ndodhen brenda zonave të mbrojtura, duke qenë në kundërshti me qëllimin pse këto zona janë të mbrojtura.
Që nga viti 2022, 110 hidrocentrale të reja kanë nisur punë, duke shkatërruar rreth 1,100 kilometra rrjedhë lumenjsh.
Vendet më të prekura nga “shkatërrimi”
Sipas raportit të EuroNatur dhe RiverWatch, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Serbia janë “pikat e nxehta” të ndërtimit të digave. Greqia dhe Kroacia duket se po zgjerojnë gjithashtu projektet.
Në Shqipëri, numërohen 27 kantiere dhe 346 projekte në fazë planifikimi. Disa nga më shqetësueset gjenden përgjatë lumit Shkumbin “pa asnjë degë të mbetur pa digë” dhe në Parkun Kombëtar të Shebenikut.
Po aq shqetësues mbetet lumi Devoll. Digat e Banjës dhe Moglicës e kanë transformuar pjesën e sipërme të lumit në një seri rezervuarësh, duke prishur lidhjen gjatësore dhe ekosistemin e rrjedhës poshtë.
Kapaciteti i instaluar i hidrocentraleve në Shqipëri arrin rreth 1,450 MW dhe përbën mbi 90% të energjisë së vendit, duke u mbështetur kryesisht në kaskadat e lumenjve.
Në Bosnjë e Hercegovinë, digat të shumta kërcënojnë lumenjtë kryesorë, si Neretva dhe Drina e Sipërme.
“Më shumë se 50 HEC-e, në shkallë të vogël dhe të madhe, kërcënojnë të gjithë rrjetin lumor – Neretvën dhe çdo degë të saj”, thuhet në raport.
Krahasim i përgjithshëm midis viteve (2012-2024) Burimi: EuroNatur/River Watch
Kosova raportohet të ketë 83 hidrocentrale të planifikuara dhe 8 në proces ndërtimi. Disa HEC-e janë mbyllur për shkak të problemeve me licencimet.
“Shqetësim i madh është zonimi i Parkut Kombëtar të Malit të Sharrit për shkak të përjashtimit të luginave të mëdha të lumenjve, siç është lumi Lepenc”, thuhet në raport.
Serbia raportohet të ketë 803 projekte të planifikuara dhe 22 në ndërtim, ajo konsiderohet e dyta për nga numri i lartë i projekteve, ndërsa Maqedonia e Veriut 165 projekte të planifikuara dhe 7 në ndërtim.
Sipas raportit, ndërtimi i hidrocentraleve të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut janë të ngadalta, mirëpo ka projekte të shumta dhe të qëndrueshme.
Në Mal të Zi janë 93 projekte të planifikuara dhe 2 në ndërtim. Shumë HEC-e gjenden brenda zonave të mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare dhe vendet Natura 2000.
Raporti thekson se në vendet ballkanike të BE-së ku përfshihet Greqia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, thuajse gjysma e projekteve (1,611; 49%) janë planifikuar ose ndërtuar brenda zonave të mbrojtura ekzistuese (242 në Parqe Kombëtare; 569 në zona Natura 2000).
HEC-et në zona të mbrojtura Burimi: EuroNatur/River Watch
Hidrocentralet dhe lufta e komuniteteve në Shqipëri
Në Shqipëri, sipas të dhënave të mbledhura edhe nga EuroNatur dhe Riverwatch, projektet e hidrocentraleve kanë shkaktuar përplasje midis komuniteteve dhe ndërtuesve.
Në 2019 dhe 2020, Kryeministri Edi Rama pranoi se HEC-et e vogla shpesh janë të padobishme dhe dëmtojnë komunitetet sikurse dhe ekosistemin.
“Ato funksionojnë si shushunja që thithin gjakun e organizmit të vendit, duke lënë toka pa ujë dhe komunitete pa mundësi të punojnë tokën,” do të shprehej Rama.
Megjithatë, ndërtimet vazhduan, duke evidentuar tensionet midis energjisë së gjelbër dhe mbrojtjes së lumenjve dhe jetës lokale.
Raste të shpeshta të raportuara nga Citizens.al kanë dëshmuar për përplasje dhe qëndresë nga komunitetet lokale.
Shembull konkret mbeten zona si ajo e Zall-Gjoçajt në Lurë, Kaçinarit në Mirditë dhe Kurdarisë në Mat, ku banorët janë organizuar në protesta duke kundërshtuar prej vitesh ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve.
Sot (e mërkurë) është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar tashmë tetë çiftet që kërkojnë një vend në çerekfinale.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, i cili ka prodhuar duele të zjarrta, me dy super-derbi që spikasin menjëherë.
Prishtina – Ballkani është dueli që tërheq vëmendjen më të madhe. Fituesit në fuqi të Kupës, Prishtina përballet me Ballkanin që kërkon rikthimin te ky trofe të cilin e fitoi para dy sezonesh pikërisht në një përballje ndaj kryeqytetasve.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese ndaj këtyre dy rivalëve të viteve të fundit dhe ky takim lehtësisht mund të konsiderohet si finale e parakohshme.
Po aq i nxehtë është edhe dueli Drita-Llapi, një përballje që tradicionalisht sjell tension, emocione dhe shumë rivalitet. Drita është e ndërtuar tash e sa vite për trofe, ndërsa Llapi ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe në Kupë shpesh ka ditur të befasojë duke fituar trofeun.
Ky cilësohet si një duel i hapur, ku gjithçka mund të ndodhë.
Në sfidat tjera ka gjithashtu përballje të forta, por edhe short të favorshëm për disa skuadra, si Gjilani që vjen nga Superliga kundër Lirisë nga Liga e Parë dhe Trepça ’89-Malisheva.
Shorti ka caktuar edhe dy përballje mes ekipeve nga Superliga si Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Prishtina e Re dhe dy përballje tjera nga Liga e Parë si Feronikeli 74’-Dinamo dhe Vushtrria-Vëllaznimi.
Faza e 1/8-tës premton spektakël dhe shumë emocion, kështu që tifozët mezi presin t’i shohin këto përballje në pjesën e parë të sezonit pranveror.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke vlerësuar organizimin e një tjetër aktiviteti kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s.
Rama theksoi se Shqipëria, krah Jordanisë, ka udhëhequr tryezën e madhe të drejtuesve të komuniteteve fetare të Ballkanit, një nismë që synon forcimin e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimit rajonal.
“Mirënjohje të thellë, Mbretit Abdullah II bin Al-Hussein, për një tjetër aktivitet kuptimplotë në kuadrin e Procesit të Aqaba-s, ku Shqipëria krah Jordanisë udhëhoqi tryezën e madhe të udhëheqësve të komuniteteve fetare të Ballkanit”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.