Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me 15% për ata që kanë shkaktuar dëme

By: V K
6 January 2026 at 07:49

Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).

Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta.

Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.

Vitin e kaluar, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm, i llogaritur me parametrat më të ulëta të riskut (makina me fuqi motorike më të ulët se 1300 cm3, me vjetërsi deri në pesë vjet, me drejtues me përvojë më shumë se dy vite, individë dhe të regjistruar në një nga qarqet me shpeshtësinë më të ulët të dëmeve) ishte afërsisht 15500 lekë.

Për këtë vit, një drejtues mjeti me të njëjtat parametra dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë vitit 2024, do të paguajë afërsisht 15000 lekë.

Për qarqet e tjera, duke përfshirë Tiranën, vitin e kaluar çmimi minimal i siguracionit TPL ishte afërsisht 16 mijë lekë, ndërsa këtë vit do të jetë rreth 15400 lekë, në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka shkaktuar dëme.

Bonusi që përfitojnë drejtuesit e mjeteve pa historik dëmesh do të jetë rrjedhimisht në intervalin 3-4%, me ndryshime të vogla midis kompanive.

Ndërkohë, malusi apo penalizimi që do të kenë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar të paktën një dëm vitin e kaluar do të jetë më i lartë.

Komponenti malus ka një ndryshim pak më të madh mes kompanive të ndryshme.

Shtrenjtimi për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar, krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë 2025, do të jetë në intervalin 15%-20%, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme vitin e kaluar, shtrenjtimi, në varësi të kompanisë, do të jetë në intervalin 33%-38%, krahasuar me tarifat e aplikuara vitin e kaluar.

Nëse krahasojmë çmimet e këtij viti mes drejtuesve që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm dhe atyre që kanë shkaktuar një dëm, ndryshimi fillon nga 19% deri në 27%, në varësi të kompanive.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme, do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në intervalin 37% deri në 42%, krahasuar me ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar dëme.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2021.

Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti./Monitor

The post Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me 15% për ata që kanë shkaktuar dëme appeared first on Albeu.com.

Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin

By: D Marku
31 December 2025 at 17:16

Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike.

Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike.
Gjatë veprimeve për shoqërimin e tij në ambientet e Policisë, i mituri ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i ka dhunuar.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 15 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

The post Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin appeared first on Albeu.com.

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

By: D Marku
26 December 2025 at 23:23

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin e tij të dytë të madh lidhur me skandalin 1Malaysia Development Berhad (1MDB).

Najib, 72 vjeç, u akuzua për përvetësimin e gati 2.3 miliardë ringit malajzian (rreth 569 milionë dollarë) nga fondi sovran i pasurisë së vendit, 1MDB, dhe u shpall fajtor për katër akuza për shpërdorim pushteti dhe 21 akuza për pastrim parash.
Vendimi i gjykatës, i shpallur të premten në Putrajaya, pasoi shtatë vjet procese ligjore dhe dëshmira nga 76 dëshmitarë. Ky është dënimi i dytë për Najib në lidhje me 1MDB, pasi ai është tashmë i dënuar dhe në burg për një tjetër rast të lidhur me këtë skandal.

Dënimi i fundit përfshin katër akuza për shpërdorim pushteti dhe 21 akuza për pastrim parash, ku ai do të vuajë një dënim të përgjithshëm prej 15 vitesh burg.
Ndërsa Najib kishte kërkuar që të vuante pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpiak, gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij të hënën.
Skandali i 1MDB bëri bujë ndërkombëtarisht dhe përfshiu figura të njohura nga Malajzia, Goldman Sachs dhe Hollywood. Hetuesit kanë vlerësuar se rreth 4.5 miliardë dollarë u shpenzuan nga ky fond në xhepa privatë, duke përfshirë edhe atë të Najibit.
Avokatët e Najibit kanë pretenduar se ai u mashtrua nga këshilltarët e tij, përfshirë Jho Low, financierin që mbetet i lirë dhe i akuzuar për përfshirje në skandal.
Në vitin 2020, Najib u shpall gjithashtu fajtor për përvetësim të 42 milionë ringit (rreth 10 milionë dollarë) që ai mori nga një njësi e 1MDB, SRC International, dhe u dënua me 12 vjet burg. Ky dënim u përgjysmua vitin e kaluar, por ky i fundit është më i rëndë dhe ka të bëjë me një shumë më të madhe parash.

The post Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg appeared first on Albeu.com.

Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë

By: V K
17 December 2025 at 13:14

Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë, është regjistruar në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00. Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13-vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

The post Shkollat nuk gjejnë qetësi/ Tjetër sherr masiv mes adoleshentëve, plagoset 15-vjeçari në sarandë appeared first on Albeu.com.

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 15 Dhjetor 2025

By: V K
15 December 2025 at 07:19

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë Jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 15 Dhjetor 2025 appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e hënë, 15 dhjetor 2025

By: Brisi
14 December 2025 at 23:00

DASHI Këtë javë ndjeni një rritje të shkëlqyer të energjisë, Dash. Është koha për të lëvizur, për të vendosur dhe për të ndërmarrë veprime. Në dashuri, mund të ndjeni nevojën për të sqaruar disa punë të papërfunduara: bëjeni me qetësi, por bëjeni. Në punë, vijnë stimuj të rinj, edhe nëse nxitimi ndonjëherë mund t’ju bëjë […]

The post Horoskopi për ditën e hënë, 15 dhjetor 2025 appeared first on BoldNews.al.

Sot derbi i kryeqytetit, Tirana kërkon kthesën e Partizani vazhdimësinë

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Java e 15-të e kampionatit “Abissnet Superiore” sjell përballjen më të rëndësishme të kryeqytetit, derbin mes Tiranës dhe Partizanit, që do të luhet sot në orën 18:00.

Nuk do të jetë një derbi si gjithë të tjerët, ai i sotmi mes Tiranës dhe Partizanit.

Përballen dy skuadrat kryesore të kryeqytetit, por këtë sezon të dyja ndodhen shumë larg pritshmërive të zakonshme. Tirana vjen pas humbjes 6-2 ndaj Dinamos, ndërsa Partizani pas fitores 1-0. Në përballjen e parë të sezonit fitoi Tirana, në fitoren e saj të vetme deri tani.

Statistikat e të dy ekipeve nuk janë ato që zakonisht shohim nga Partizani dhe Tirana.

Partizani është skuadra e dytë me më pak zotërim topi në Abissnet Superiore, me mesatare 44,6% (më pak ka vetëm Bylisi). Gjithashtu, me 76,3% pasime të sakta, Partizani gabon më shumë se çdo skuadër tjetër në fazën e zotërimit të topit.

Nga ana tjetër, Tirana është ekipi që po pëson më shumë goditje në portë në gjithë kampionatin, rreth 12,5 për ndeshje — dyfishi i Teutës, që pëson më pak. Tirana renditet e treta për përqindjen e goditjeve në portë me 37,6%, ndërsa Partizani është i fundit me vetëm 21,8%.

Të dyja ekipet kanë përqindje të mira në duelet mbrojtëse, pasi të dyja janë mbi 60%. Megjithatë, këto të dhëna janë larg standardit që zakonisht vendosin Partizani dhe Tirana, dhe situata kërkon vëmendje maksimale për të shmangur rrezikun e një sezoni të dështuar.

Në atmosferën e veçantë të stadiumit Air Albania, tensioni dhe intensiteti i këtij derbi pritet të jenë në qendër të vëmendjes, në një mbrëmje që mund të shënojë pikën e kthesës për njërën prej skuadrave.

Po sot, në orën 13:30, Bylis do të presë Teutën në Ballsh.

Ndërkohë, të hënën janë në program tri ndeshje të tjera. Egnatia pret Vorën në orën 16:00, ndërsa në orën 19:00 do të luhen dy sfidat e fundit të javës.

Vllaznia udhëton drejt Elbasanit dhe Flamurtari pret Dinamo City-n në Vlorë.

Abissnet Superiore, java 15

Bylis – Teuta                         07.12.2025 13:30

Tirana – Partizani                   07.12.2025 18:00

Egnatia – FK Vora                  08.12.2025 16:00

AF Elbasani – Vllaznia             08.12.2025 19:00

Flamurtari – Dinamo City        08.12.2025 19:00

The post Sot derbi i kryeqytetit, Tirana kërkon kthesën e Partizani vazhdimësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e 15-vjecarit/ Spitali Durrës: I mituri erdhi në gjendje jashtëzakonisht të rëndë

5 December 2025 at 23:06

Spitali i Durrësit ka reaguar në lidhje me vdekjen e 15 vjeçarit që u qëllua 4 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij më 25 nëntor.

Në deklaratën e spitalit thuhet se pacienti është paraqitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, në shok traumatik–hemorragjik.

Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë menjëherë me procedura emergjente të specializuara, duke arritur stabilizimin fillestar dhe trajtimin intensiv pasues. Spitali thekson se komplikacionet e zhvilluara më pas, janë pasojë e gjendjes kritike dhe arrestit kardiak traumatik.

Në deklaratë thuhet se pas verifikimeve të kryera me ekipet e sallës së operacionit, anestezistët dhe stafin e reanimacionit, nuk është konstatuar asnjë ndërprerje energjie gjatë ndërhyrjes së pacientit në fjalë.

Sistemi i gjeneratorit aktivizohet automatikisht dhe pajisjet jetike kanë bateri të brendshme rezervë, që sigurojnë vazhdimësi të plotë edhe në rast të luhatjeve të mundshme.

Ndërron jetë 15-vjeçari, u godit pak ditë më parë me thikë

By: redi
4 December 2025 at 20:11

Ka ndërruar jetë këtë të enjte në QSUT 15-vjeçari i plagosur pak ditë më parë me thikë në Durrës. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra si në Durrës ashtu dhe në kryeqytet, nga familjarët konfirmohet se 15-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetojë dëmtimeve të marra. Njoftimi i Policisë Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari…

Source

Zemra e të miturit kishte dy çarje, 15-vjeçari mbijetoi pas një operacioni emergjent

By: melisa
26 November 2025 at 13:31

Një 15-vjeçar u plagos rëndë me thikë pranë zemrës gjatë një konflikti mes disa gjimnazistëve në Durrës. Ngjarja e rëndë solli transportimin e menjëhershëm të të miturit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale. Në njoftimin zyrtar, spitali bën të ditur se i mituri mbërriti në gjendje kritike, me dëmtime të rënda në zona jetike.

Source

Prokuroria e Fierit sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve

By: V K
21 November 2025 at 11:34

Prokuroria e Fierit, ka sekuestruar 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli për drogë. Shkak është bërë fakti se ata nuk kanë justifikuar dot pasuritë e krijuara ndër vite.

Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, sekuestron 15 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit N.B. dhe familjarëve të tij, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.270 të vitit 2019, të regjistruar mbi bazën e referimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kishte dyshime se shtetasi N.B., nëpërmjet familjarëve të tij, ishte përfshirë në veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimatrisë kriminale, u konstatua se vlerat monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal, ishin investuar në blerje të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, të cilat përdoren si mjet për pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale.

Prokuroria, mbështetur në faktet dhe të dhënat e marra, vlerësoi të kryejë verifikime të thelluara mbi pasuritë dhe asetet në pronësi të subjektit të dyshuar dhe pas administrimit të provave të nevojshme, regjistroi kryesisht procedimin pasuror nr.2, datë 13.11.2025.

Nga hetimet u dokumentua fakti se shtetasi N.B, në datë 19.06.2017 është dënuar nga Gjykata e Kurorës së Shrewsbury-t (MB) për prodhim të lëndeve narkotike. Po ashtu, edhe shtetasi E.B. (vëllezër) në datë 19.04.2024 është dënuar nga Gjykata e Kurorës e Leeds-it (MB) për të njëjtën vepër.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasve N.B, E.B dhe familjarëve të tyre, janë pasuri të paluajtshme apo llogari bankare të cilat nuk justifikohen me të ardhurat dhe këta dy shtetas nuk dokumentojnë origjinën dhe mundësinë ekonomike për fitimin e këtyre pasurive.

Mbëshetur në këto të dhëna, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe me miratimin e Gjykatës Fier, u vendos sekuestro mbi pasuritë e mëposhtme:

1. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 108.56m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

2. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 18.04 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit N.B;

3. Pasuri e llojit garazh, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit E.B;

4. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 69.11 m2, Golem, Kavajë, në pronësi të shtetasit E.B;

5. Pasuri e llojit njësi, me sipërfaqe 136.1m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

6. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 90.2 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

7. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 25.33 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetasit M.B;

8. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 111.70 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

9. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 28.40 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases Z.B;

10. Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 119.30 m2, Tiranë”, në pronësi të shtetasit K.B;

11. Pasuri e llojit apartamenti, me sipërfaqe 105,9 m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

12. Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 24.60m2, Yzberisht, Tiranë, në pronësi të shtetases L.B;

13. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit E.B, deri në vlerën 205’029.41 (dyqind e pesëmijë e njëzetë e nëntë pikë dyzetë e një) Euro;

14. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetasit K.B, deri në vlerën 100’000 (njëqindmijë) Euro; dhe

15. Llogaritë bankare në bankat e nivelit të dytë të shtetases J.B, deri në vlerën 63’000 (gjashtëdhjetë e tremijë) Euro.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

The post Prokuroria e Fierit sekuestron 15 prona dhe llogari bankare të dy vëllezërve appeared first on Albeu.com.

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI, ndër nivelet më të ulëta në kontinent

By: V K
17 November 2025 at 08:22

Shqipëria pozicionohet ndër vendet me përdorimin më të ulët të inteligjencës artificiale, sipas të dhënave të raportuara.

Vetëm 15.8% e shqiptarëve deklarojnë se përdorin rregullisht mjete të AI në jetën e përditshme ose në punë, një nivel që mbetet dukshëm më poshtë mesatares europiane, ku shumë shtete të BE-së e kalojnë pragun e 30–40%.

Vendet si Irlanda, Franca dhe Spanja arrijnë nivele përhapjeje mbi 39–41%, duke treguar një adoptim shumë më të shpejtë dhe më të gjerë të teknologjive të reja.

Europianët po përqafojnë inteligjencën artificiale (AI) – por disa vende tregojnë entuziazëm më të madh se të tjerat, sipas të dhënave të reja.

Që prej lançimit të ChatGPT nga OpenAI në vitin 2022, mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë përdorur mjete të AI, sipas raportit të Microsoft.

Ky është një ritëm më i shpejtë adoptimi se teknologjitë e tjera të mëdha, përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe smartfonin.

Sot, Bashkimi Europian është në pararojë të adoptimit të AI, veçanërisht vendet e tij më të pasura, thekson raporti.

Irlanda kryeson bllokun, me 41.7% të njerëzve që përdorin rregullisht AI në jetën e përditshme ose në punë.

Më pas renditen Franca (40.9%) dhe Spanja (39.7%).

Në anën tjetër të spektrit renditen Rumania (15.3%) dhe Greqia (17.7%), vendet ku njerëzit kanë më pak gjasa në BE të përdorin AI në jetën e përditshme ose në punë.

Duke parë përtej BE-së, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar rezultojnë gjithashtu ndër më entuziastet: 45.3% e norvegjezëve dhe 36.4% e britanikëve përdorin rregullisht AI, sipas raportit.

Microsoft thekson se, në shkallë globale, adoptimi i AI lidhet ngushtë me nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi. Në Global North, adoptimi arrin rreth 23%, krahasuar me 13% në Global South.

Adoptimi i AI ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, lidhje të mirë të internetit dhe infrastrukturë të fuqishme kompjuterike.

Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në rajone ku këta faktorë mbeten ende një sfidë.

Adoptimi i AI ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, lidhje të mirë të internetit dhe infrastrukturë të fuqishme kompjuterike.

Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në rajone ku këta faktorë mbeten ende një sfidë.

“Ky hendek nuk lidhet vetëm me aksesin në mjetet e AI; ai pasqyron gjithashtu pabarazi më të gjera në infrastrukturë, arsim dhe gjuhë”, thuhet në raport./ Monitor

The post Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI, ndër nivelet më të ulëta në kontinent appeared first on Albeu.com.

OnePlus 15 tashmë merr përditësimin e parë

16 November 2025 at 15:40


OnePlus 15 bëri debutimin e tij në Kinë muajin e kaluar dhe u bë global dje.

Sot, përditësimi i parë i softuerit për modelin ndërkombëtar ka filluar të lansohet.

Pra, ky do të jetë një përditësim i gatshëm për blerësit e pajisjes, transmeton Telegrafi.

Ai identifikohet si OxygenOS 16.0.1.303 dhe sigurisht bazohet në Android 16.

Do të lansohet në Indi, me versionin e firmware CPH2745_16.0.1.303(EX01), ashtu edhe në BE, me versionin e firmware CPH2747_16.0.1.303(EX01).

Përditësimi përfshin nivelin e patch-it të sigurisë të nëntorit 2025.

Regjistri i ndryshimeve përmend hapje më të shpejta të aplikacioneve nga Ekrani Kryesor, emra të personalizueshëm të veglave, mundësinë për të ndryshuar madhësinë e orës në temat Flux, mundësinë e zvarritjes së veglave në vegla të tjera për t'i grumbulluar ato, mundësinë e drejtimit automatik gjatë prerjes dhe rrotullimit të imazheve portret dhe arkitekturore në foto, videot mund të vendosen si zile, shpejtësi të përmirësuar të skanimit të viruseve, një animacion të përmirësuar të gjurmës së gishtave të unazës, një ndërfaqe të re për motorin e rrjetit AI LinkBoost, mundësinë për të marrë njoftime në kohë reale për përshpejtimin e rrjetit në kushte të dobëta të rrjetit dhe mundësinë për të testuar shpejtësinë e rrjetit tuaj dhe për të kontrolluar detajet e statusit të rrjetit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

K-15 minimale në sektorin privat është 18.141 denarë, ndërsa administratorët shtetëror do të marrin 12.372 denarë

12 November 2025 at 11:43


Deri në fund të vitit kalendarik, punëdhënësit do të jenë të detyruar të paguajnë pagesën e pushimeve.

Shuma minimale për pagesën e pagesës së pushimeve, sipas ligjit, është vendosur në 40% të pagës mesatare të paguar, dhe për këtë vit shuma në sektorin privat është 18,141 denarë, ndërsa për sektorin publik shuma është 12,372 denarë.

Sipas ligjit, punëdhënësit duhet të paguajnë K-15 deri më 31 dhjetor.

Nëse punonjësit nuk marrin minimumin ligjor për K-15, ata mund ta raportojnë atë në Sindikatë ose në Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Pagesa e pushimeve paguhet një herë gjatë vitit kalendarik, dhe pagesa e pushimeve është e detyrueshme për punëdhënësit e sektorit privat, dhe ata duhet t'ua paguajnë atë punonjësve që kanë punuar për ta (tek i njëjti punëdhënës) për të paktën 6 muaj gjatë një viti kalendarik.

“UEFA Development”, Shqipëria fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut

31 October 2025 at 16:25

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Shqipëria U-15 mori fitoren e dytë radhazi në turneun “UEFA Development” në ndeshjen e luajtur këtë të premte kundër Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Genti Mahmuti fituan me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Samuel Prendi.

Trajneri Mehmeti hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Ndoj (GK), Kerxhaliu, Muharremi, Avdylaj, Elqeni (C), Ramadani, Shofiti, Mehmeti, Prendi, Gjomarkaj, Kajtazi.

Kuqezinjtë zhvilluan një lojë të bukur dhe me raste të shumta. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezinjtë e vegjël shënuan golin e fitores me Prendin. Ky i fundit shfrytëzoi mirë asistin e Mehmetit, duke u futur në zonë dhe duke e çuar topin në rrjetë në minutën e 64-t.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Shqipërinë U-15, që korr kështu suksesin e dytë radhazi në këtë turne.

Në takimin tjetër të ditës së sotme, Kosova mposhti Armeninë me shifrat 4-3.

Takimet e fundit të turneut UEFA Development U-15 do të luhen më 3 nëntor. Shqipëri – Kosovë është programuar në orën 14:00, ndërsa Armeni – Maqedoni e Veriut në orën 10:00.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post “UEFA Development”, Shqipëria fiton edhe ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhduket 15-vjeçarja në Korçë! Denoncon motra: S’ka ardhur në shtëpi prej 7 ditësh

By: M C
29 October 2025 at 18:02

Një 15-vjeçare nga Korça është raportuar e zhdukur, pasi prej disa ditësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja S. R., 19 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 21 tetor është larguar nga shtëpia motra e saj e mitur, F. R., 15 vjeçe.

Policia po punojnë intensivisht për gjetjen e të miturës dhe kthimin e saj pranë familjes.

“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe.

Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Zhduket 15-vjeçarja në Korçë! Denoncon motra: S’ka ardhur në shtëpi prej 7 ditësh appeared first on Albeu.com.

Maliq/ 15-vjeçarja largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

By: armand
23 October 2025 at 12:28

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Maliq pa asnjë gjurmë. Denoncimi në polici është bërë nga nëna e saj një ditë më parë (22 tetor). Uniformat blu po punojnë për gjetjen e të miturës. “Më datë 22.10.2025, ka kallëzuar shtetasja M. Z., 38 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj […]

The post Maliq/ 15-vjeçarja largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj appeared first on BoldNews.al.

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

By: V K
20 October 2025 at 11:04

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga punimet e Kuvendit për një afat prej 15 ditësh.

Vendimi është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pas shqyrtimit të sjelljes së Bardhit në një nga seancat e fundit parlamentare.

Kujtojmë që Partia Socialiste, kishte kërkuar përjashtimin me 30 ditë të Gazment Bardhit.

Pas mbledhjes së Komisionit të Etikës, deputeti i PD, Saimir Korreshi, tha se përjashtimi i Bardhit ishte i qëllimtë që ai të mos marrë pjesë në seancat ku do të raportojnë institucionet e drejtësisë.

“Kjo është haptazi, si e si që një nga figurat më të forta, i cili ka denoncuar me pyetje konkrete organet ligjzbatueshme të mos jetë prezent kur ato të raportojnë. Ironia më e madhe që ndodh, po të shihni këta new entry, deputetët e rinj të kuvendit, kërkojnë të mos mbyllet parlamenti dhe thonë çfarë po na bën opozita. Dy janë gjërat kryesore, heshtja dhe mbyllja e gojës, të vetmen gjë që ka opozita, se numrat këta i kanë”, tha Korreshi.

Përjashtimi i Bardhit erdhi pas seancës së 16 tetorit, ku pati përplasja me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, teksa para deputetëve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

The post Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Tetor 2025, kushte të qëndrueshme atmosferike

By: V K
15 October 2025 at 07:39

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.

Në mbrëmje shtim të vranësirave. Në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit, reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të jetë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit 15 Tetor 2025, kushte të qëndrueshme atmosferike appeared first on Albeu.com.

❌
❌