Një dasmë tradicionale arbëreshe është zhvilluar në kryeqytetin shqiptar. Një ngjarje e veçantë familjare, e mbushur me emocione, traditë dhe krenari identitare, mblodhi dhjetëra arbëreshë nga Italia, miq dhe të afërm nga të dy brigjet e Adriatikut.
Familja e njohur arbëreshe Blandi, me origjinë nga San Benedetto Ulano në Kalabri, zgjodhi që dasmën e vajzës së saj ta organizojë në Tiranë, duke i dhënë kësaj feste familjare një domethënie të veçantë patriotike dhe kulturore.
Ceremonia kishtare e çiftit Rossella Blandi dhe Francesco Metallo u zhvillua në Kishën Katolike “Zemra e Krishtit”, ku të ftuarit përjetuan një atmosferë të ngrohtë që bashkonte elegancën moderne me emocionet e rikthimit në vendin e origjinës së të parëve.
Për familjen Blandi, kjo nuk ishte vetëm një dasmë. Ishte një mënyrë për të dëshmuar lidhjen e fortë që komuniteti arbëresh vazhdon të ruajë me Shqipërinë edhe pas pesë shekujsh histori në tokën italiane.
Vendimi për ta festuar këtë moment të rëndësishëm në Tiranë u prit me entuziazëm nga të afërmit, krushqit dhe miqtë e ardhur nga Kalabria, Kosova dhe vete Shqipëria të cilët e konsideruan këtë zgjedhje si një shenjë respekti ndaj rrënjëve dhe trashëgimisë së tyre kulturore.
Atmosfera festive u shoqërua me urime, muzikë dhe emocione të shumta, ndërsa shumë prej të ftuarve shprehën kënaqësinë për faktin se po festonin në Shqipëri një nga momentet më të rëndësishme të jetës së familjes. Për ta, kjo ishte një mundësi për të forcuar më tej lidhjet njerëzore, familjare dhe shpirtërore që bashkojnë arbëreshët me kombin shqiptar.
Dasma e familjes Blandi u kthye kështu në më shumë se një ngjarje private. Ajo u shndërrua në një festë kolektive të komunitetit arbëresh, në një dëshmi të gjallë të ruajtjes së identitetit dhe në një simbol të miqësisë së qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në një kohë kur globalizimi shpesh zbeh kufijtë e identiteteve kulturore, arbëreshët e Kalabrisë vazhdojnë të japin shembuj frymëzues të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kujtesës historike. Dasma e organizuar nga familja Blandi në Tiranë ishte një dëshmi e bukur se rrënjët mbeten të forta dhe se dashuria për atdheun e të parëve vazhdon të përcillet me krenari nga brezi në brez.
Tiranë – Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 shtetas në vijim të veprimeve hetimore të kryera pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet.
Ata dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shtrirë edhe në disa akse të tjera rrugore të Tiranës, përfshirë Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës.
Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të tubimit është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Një takim me historinë. Kjo është përralla e Kepit të Gjelbër që arriti raundin e dytë të Kupës së Botës, dhe që u bë kombëtarja e vendit më të vogël që mbërrin kaq larg.
Barazimi pa gola ndaj Arabisë Saudite ishte i mjaftueshëm për të prerë biletën e tani do të ketë përballë vetë Argjentinën kampione të botës, pra edhe Lionel Mesin, nëse magjistari I topit nuk do të pësojë ndonjë dëmtim.
Dueli I paharrueshëm do të luhet në 3 korrik në Majemi, pra në shtëpinë e Mesit.
Gjithsesi, për momentin, Kepi I Gjelbër nuk ka përse të mendojë për aq larg, por duhet të shijojë momentin.
Ata që ishin liliputët e Botërorit, së bashku me Kurasaon, realizuan diçka të madhe, duke dalë në vendin e dytë në grupin H, e duke lënë prapa Uruguajin, dy herë kampion të botës.
Jo vetëm kaq, por edhe pse nuk arritën asnjë fitore, morën 3 barazime, pra nuk pësuan asnjë humbje, dhe madje nuk I theu dot as Spanja, kampione e Europës.
Tashmë, yjet e panjohur që përfaqësojnë një grup prej 10 ishujsh në Oqeanin Atlantik, kanë hyrë në histori dhe do të mbahen mend përjetë jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në të gjithë planetin.
Jo rezultatet, por prioritetet e përcaktuara rishtazi do ta riformësojnë përbërjen e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, e cila po përballet me ndryshimin e parë të madh pas dy vitesh mandati.
“Secili ndryshim nuk bëhet vetëm për shkak të rezultateve, pavarësisht nëse ishin të mira apo jo mjaftueshëm të mira, ose ndoshta nuk pati fare rezultate”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.
“Ndonjëherë rindërtimi i qeverisë bëhet sepse prioritetet ndryshojnë. Ndoshta këto prioritete kishin një formë dy vjet më parë, pas dy vitesh kanë një formë tjetër. Dhe është logjike që partnerët e koalicionit qeveritar, pas këtyre dy viteve do t’i përmirësojnë prioritetet e tyre dhe aty ku munden, do të kontribuojnë më shumë. Mendoj se ky ndryshim do të jetë i tillë”, shpjegoi Kryeministri në një intervistë për MRT-në, duke pritur që qeveria e rindërtuar ta përfundojë mandatin e saj me shumë sukses.
Ky nuk do të jetë riformatimi i parë i Qeverisë. Tashmë ka pasur një, por ishte një mini-rindërtim që pasoi zgjedhjet lokale. Largimi i Izet Mexhitit në pozicionin e kryetarit të komunës së Çairit la dy pozicione të lira – Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Para fundit të vitit 2025, Muhamed Hoxha mori përsipër Ministrinë e Mjedisit, ndërsa u zgjodh Zëvendëskryeministër i Parë, por edhe Ministër i Çështjeve Evropiane, duke marrë këtë post nga Orhan Murtezani.
Në pritje të rindërtimit të madh, emrat e kandidatëve potencialë për ministra të rinj dhe mundësia e një riorganizimi të disa departamenteve midis partnerëve janë përmendur në publik për një kohë të gjatë. Megjithatë, Mickoski tha se përgjigjet do të dihen pas seancës së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, e cila do të mbahet të martën e javës së ardhshme.
Pamja e rezultateve të Qeverisë në dy vitet e fundit është thellësisht kundërthënëse. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikon çdo ditë se Qeveria premtoi një jetë më të mirë, por nuk realizoi asgjë dhe se qytetarët jetojnë më keq.
“Kur dëgjoj që thonë se 90% nuk u realizua, nuk di çfarë të them. Por ata tregojnë gjërat e tyre, ne tregojmë të vërtetën tonë”, thotë Mickoski.
Duke krahasuar situatën në kohën kur Qeveria filloi mandatin e saj me situatën e sotme, ai vlerëson se është shumë më mirë se dy vjet më parë.
“Dy vjet më parë e dinim se situata ishte e vështirë, se ishte keq. Por më besoni, kjo është ‘poezi’ krahasuar me atë se çfarë gjetëm vërtetë dy vjet më parë. Ne filluam jo nga e para, por nga një minus i thellë. Dhe kjo është arsyeja pse pas dy vjetësh mund të them se më në fund jemi konsoliduar dhe jemi të gatshëm të ecim më shpejt përpara. Pres që me këto ndryshime në kabinet dhe me prioritetet e ripërcaktuara, të cilat janë brenda kornizës së programit qeveritar, ne do t’i përmbushim zotimet që u kemi dhënë qytetarëve”, thotë Mickoski.
Ai thotë se është krenar për të gjithë anëtarët e Qeverisë. “Ne arritëm të konsolidojmë sistemin që u shkatërrua, pas një kataklizme që shkatërroi sistematikisht vendin”, tha Kryeministri për qeveritë e mëparshme të LSDM-së.
Megjithatë, ditët e fundit, Kryeministri ka qenë kritik ndaj sjelljes së disa përfaqësuesve të paidentifikuar të ekzekutivit. Në festimin e 36-vjetorit të partisë, ai theksoi se po monitoron shkeljet e kodit të sjelljes.
“Kam marrë ankesa se disa ministra dhe drejtorë janë të paarritshëm për njerëzit, dhe ka nga ata për të cilët udhëtimet private janë bërë më të preferueshme sesa vizitat në fshatra dhe qytete (…) Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve”, tha ai.
Mickovski pohon se nuk do të tolerojë pasionin për privilegjet e ofruara nga qeveria dhe se nuk do të pranonte justifikime nga asnjë zyrtar i emëruar se ishin të lodhur. Ai u tha të lodhurve se do të ishte më e ndershme që ata të largohen.
Në historinë e qeverive maqedonase, ka pasur shumë herë ndryshime, por nuk ka analiza nëse dhe në çfarë mase ndryshimet kanë dhënë rezultate. Një “vlerësim” i tillë zakonisht u lihej qytetarëve, në zgjedhje të rregullta ose të parakohshme.
Mandati i plotë i qeverisë së Mickoskit përfundon në prill të vitit 2028. “Në fillim të vitit 2028, do të kemi përsëri një qeveri teknike (…) dhe kjo do të thotë që nga ky moment – ka një vit e gjysmë deri në zgjedhje të rregullta”, tha Mickoski./DW
Duhej të vinte sfida e fundit në grup që të zbrazej i gjithë zemërimi.
Yjet e Belgjikës besohet se kanë pasur me veten e tyre, sepse vetëm ndaj Zelandës së Re arritën të tregon se çfarë janë në gjendje që të bëjnë, pasi ngecën keq kundër Egjiptit dhe Iranit.
Mbi 52 000 spektatorë në stadiumin e Vankuverit në Kanada ishin dëshmitarë të ndeshjes me më shumë gjuajtje nga një skuadër në këtë Kupë të Botës, pasi “djajtë e kuq” provuan plot 35 herë.
I bie më shumë se një gjuajtje çdo tre minuta.
Nga këto 10 ishin në kuadrat, dhe 5 përfunduan në rrjetë.
Dy herë shënoi Trosar, një herë De Brujne, Selemekers dhe Romelu Lukaku, që u kthye në formë duke shërbyer edhe një asist.
Këtë herë, Zelanda e Re, ishte tepër e dobët dhe nuk tregoi rezistencën që bëri ndaj Iranit.
A mund të thuhet se të besuarit e trajnerit Rudi Garsia kanë ndonjë shans në këtë Botëror, që të paktën t’i afrohen asaj që bënë në 2018 kur mbërritën deri në gjysmëfinale?
Të shohim, por deri tani nuk kanë bindur dhe rivalë të tillë si Zelanda e Re, Egjipti dhe Irani nuk janë testet e duhura.
Belgjika zuri vendin e parë në grup, me 5 pikë, e duke mos pësuar asnjë humbje, ndonëse rivalët nuk ishin aq të fortë.
Tashmë, “djajtë e kuq” presin rivalin në raundin e dytë me ndeshje në 1 korrik, e në rast suksesi do të ndeshet me fituesin e çiftit Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Bosnjë Hercegovinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se nga rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk ka nxjerrë ndonjë gjetje që do të arsyetonte nevojën për rinumërime të tjera.
“Njoftoj se dy vendimet e fundit nga Gjykata Supreme na kanë arritur dje pasdite lidhur me ankesat e dy kandidatëve. Këto dy vendime janë, do të thotë kanë refuzuar ankesat e kandidatëve, prandaj edhe është hapur rruga për shpalljen e rezultatit përfundimtar. Para se të vazhdoj me leximin e rezultatit dua për publikun të bëj të njohur se raportin e rinumërimit që është përgatitur nga sekretariati se do të thotë nga rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk ka nxjerrë ndonjë gjetje që do të arsyetonte nevojën për rinumërime të tjera. Dallimet e evidentuara kanë qenë minimale dhe kryesisht lidhen me rikategorizimin e fletëvotimeve nga të pavlefshme në të vlefshme si dhe me gabime njerëzore gjatë numërimit fillestar. Për rrjedhojë nuk është konstatuar ndonjë bazë që do të kërkonte zgjerimin e procesit të rinumërimit në vendvotime të tjera”, tha ai.
Ai duke lexuar rezultatet ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, më 47.13%, ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës më 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës më 16.69% ka fituar 18 ulëse, dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse. Lista Serbe me 5.40% të votave ka fituar 9 ulëse. Kosova Demokratik Turk Partisi me 0.70% të votave ka 2 ulëse. Za Slobodu Pravdu i Opstanak me 0.67% një ulëse. Koalicija Vakat me 0.48% një ulëse.
Përndryshe, pas këtij vendimi kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh.
QENDRA PRESIDENCIALE OBAMA lartësohet mbi pjesën jugore të Çikagos (South Side) si një zigurat brutalist. Tetë kate betoni të mbuluara me granit qëndrojnë mbi ndërtesa të tjera graniti në një shesh graniti: gri, gri dhe vetëm gri. Monumenti i ri ka pamjen e një filmi shkencoro-fantastik sovjetik: Moska e viteve 1980 gërshetohet me filmin “Dune” të Denis Villeneuve. Në fakt, ai është një homazh për presidentin e 44-të të Amerikës. I hapur për publikun më 19 qershor, pas viteve të tëra ndërtimi dhe me një kosto prej rreth 850 milionë dollarësh, ai mban dallimin e dyshimtë si biblioteka presidenciale më e shtrenjtë në histori.
Bibliotekat presidenciale kanë një funksion publik: të ruajnë dokumentet e ish-udhëheqësit, të cilat konsiderohen pronë shtetërore. Por ato kanë edhe një funksion më personal: t’u mundësojnë presidentëve të paraqesin arritjet e tyre, të arsyetojnë veprimet e tyre dhe të tregojnë historinë e jetës së tyre pa ndërhyrje nga politikanët e opozitës, gazetarët besdisës apo protestuesit. Ato janë një institucion i veçantë, dhe hapja e qendrës së Barack Obamës ndriçon se pse ato janë aq kontroversiale.
Shumë vende i ruajnë materialet presidenciale në arkivat shtetërore, dhe disa udhëheqës të shquar të shekullit të 21-të mund të pretendojnë muze dhe monumente në nder të tyre, si krerët e fundit të Nigerisë dhe Afrikës së Jugut. Por Amerika i ndërthur këto dy funksione, ku donatorët privatë paguajnë për pjesën më të madhe të ndërtimit përmes “fondacioneve” presidenciale, ndërsa një agjenci qeveritare, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (NARA), kujdeset për dokumentet. Vetëm Amerika e sanksionon me ligj të drejtën për një bibliotekë për kreun e saj të shtetit, duke nënvizuar se si vendi i ka dhënë kreut të degës ekzekutive—e cila supozohet të jetë një nga tri degët e barabarta të qeverisë—një lloj aureole mbretërore.
Ky institucion e ka origjinën që nga administrata e Franklin Delano Roosevelt-it. Deri atëherë, presidentët tradicionalisht i dhuronin dokumentet e tyre (të cilat shiheshin si pronë e tyre personale) në Bibliotekën e Kongresit. Në praktikë, shumë regjistrime thjesht “shpërndaheshin në të katër anët”, thotë Mark Updegrove, i cili drejton bibliotekën e Lyndon Johnson-it në Universitetin e Teksasit.
Ligji për Bibliotekat Presidenciale i vitit 1955 autorizoi qeverinë federale të ruante dokumentet presidenciale dhe të “pranonte dhurata ose dëshmi parash” për mirëmbajtjen e tyre. Një ligj tjetër në vitin 1978 i bëri dokumentet e presidentëve pronë të qeverisë. (Megjithëse Zyra e Këshilltarit Ligjor të Donald Trump-it ka pretenduar se ky ligj ishte antikushtetues—ai dëshiron të mbajë kontrollin mbi dokumentet e veta—asnjë gjykatë nuk ka rënë dakord deri më tani.) Çdo vit, qeveria federale paguan rreth 100 milionë dollarë për të mirëmbajtur të gjitha bibliotekat. Por kostoja e ndërtimit të tyre ka ardhur duke u rritur në mënyrë monumentale.
Qendra Presidenciale Obama është e jashtëzakonshme në disa mënyra. Ajo krenohet se është e para “bibliotekë presidenciale plotësisht dixhitale”: dokumentet e zotit Obama do të jenë të disponueshme për të gjithë në internet. Gjithashtu, qendra nuk i nënshtrohet mbikëqyrjes qeveritare në mënyrën e zakonshme. Ndërsa NARA do të mirëmbajë arkivat dixhitale dhe disa dokumente fizike e artefakte jashtë vendndodhjes kryesore, fondacioni i zotit Obama do të financojë dhe menaxhojë të gjithë kompleksin, duke e menaxhuar atë si një muze privat.
Valerie Jarrett, këshilltarja prej një kohe të gjatë e zotit Obama dhe drejtoresha ekzekutive e fondacionit, këmbëngul se kjo do ta ndihmojë atë të ruajë “pavarësinë” e saj, gjë që mund të jetë një kod për t’u mbrojtur ndaj përpjekjeve të zotit Trump për të ndërhyrë në buxhetin e saj. (Zoti Trump është i vetmi president i gjallë, aktual apo i mëparshëm, që nuk u ftua në ceremoninë e inaugurimit më 18 qershor.) Por pa asnjë mbikëqyrje nga NARA, kjo gjithashtu i jep zotit Obama më shumë liri për të formësuar llojin e ekspozitave që ngrihen për ndërtimin e trashëgimisë së tij.
Kjo tendosje mes krijimit të miteve dhe fakteve historike është shfaqur në bibliotekat presidenciale shumë herë më parë. Richard Nixon ndihmoi në kurimin e ekspozitës fillestare të bibliotekës së tij për skandalin Uotergejt (Watergate), e cila më vonë u zëvendësua me një më kritike, pasi NARA mori në dorëzim bibliotekën dhe punësoi një drejtor profesionist. Harresat e qëllimshme janë po aq të zakonshme sa edhe portretizimet rozë: biblioteka e Ronald Reagan-it fillimisht dështoi të përmendte aferën Iran-Contra, një skandal i presidencës së tij, dhe biblioteka e Johnson-it e shmangu gjerësisht Vietnamin për dekada të tëra. Siç mund të pritej, ajo e zotit Obama nuk përmend numrin rekord të emigrantëve që ai dëboi.
Në vend të kësaj, bibliotekat përqendrohen shumë te pompa dhe madhështia. Ajo e Reagan-it paraqet një avion jashtë funksionit “Air Force One”, së bashku me limuzinat e tij dhe një helikopter. Ajo e Johnson-it përmban një kukull robotike në madhësi reale të presidentit që tregon barcaleta të vjetra. Ajo e Roosevelt-it ruan studion private komode ku ai priste vizitorët. Shumë prej tyre, përfshirë atë të zotit Obama dhe bibliotekën e propozuar të zotit Trump në një parcelë të zgjedhur në Majami, u ofrojnë vizitorëve kopje të Zyrës Ovale. Përshtypja e përgjithshme është hagiografi (shkrim biografik lavdërues), ndonëse kjo mund të ndryshojë pas vdekjes së presidentëve. Ekspozitat në bibliotekën e Roosevelt-it, për shembull, tani paraqesin të dashurat e tij dhe pyetje të pakëndshme se pse ai ishte aq i ngurruar për të pranuar refugjatët tanë Hebrenj.
Ajo e zotit Obama, duke iu përshtatur vetë njeriut, është e përqendruar te kultura po aq sa edhe te politika (zoti Obama publikon lista vjetore të filmave, librave dhe këngëve të tij të preferuara). Brendësia e saj madhështore ngjan me një muze të artit bashkëkohor, e rrethuar me dru të errët dhe e theksuar nga piktura të ndritshme. Një udhërrëfyes nxiton të vërë në dukje se zoti Obama zgjodhi vetë kolonën zanore të muzeut, si dhe librat e ekspozuar në “dhomën e leximit të presidentit” në bibliotekën publike brenda kompleksit.
Çmimi i madh pasqyron pajisjet e saj luksoze. Facilitetet e aktiviteteve dhe ato sportive shtrihen në rreth 5,500 metra katrorë dhe përfshijnë një fushë basketbolli të përmasave profesionale dhe zona stërvitjeje. Për terrenet e gjera, Michelle Obama këmbënguli në projektimin e një “kodre për rrëshqitje me saja” për vizitorët, sepse ajo nuk kishte pasur kurrë një të tillë kur rritej aty pranë. Kopshtet e perimeve, të cilat hodhën rrënjë edhe në Shtëpinë e Bardhë të zotit Obama, shtrihen mbi çatinë e bibliotekës.
Adhuruesit e zotit Obama do ta pëlqejnë muzeun; kritikët e tij pa dyshim do ta shohin atë ashtu siç e panë presidencën e tij: të lëmuar, sipërfaqësore dhe të mbi-produkuar. E kundërta është e vërtetë për qendrën e George W. Bush në Dallas. Por nëse heqim anshmërinë partiake, të dy muzetë përfaqësojnë të njëjtën shtysë thellësisht njerëzore për të pasur fjalën e fundit dhe për t’u përpjekur të formësojnë mënyrën se si do t’i shohin brezat e ardhshëm.
Bibliotekat presidenciale vetëm sa do të bëhen çështje më të ndërlikuara. Me korrespondencën dixhitale që dërgohet përmes një numri gjithnjë e më të madh aplikacionesh, kufiri i asaj që llogaritet si personale dhe profesionale do të jetë i diskutueshëm (siç mund ta dëshmojë çdo anëtar kabineti që ka keqpërdorur një bisedë në Signal). Dhe nëse presidentët e ardhshëm zgjedhin modelin e Obamës, me fondacione që menaxhojnë hapësirat veçmas nga mbikëqyrja qeveritare e dokumenteve, kjo do të sjellë ekspozita më partiake dhe të fryra. A do të vazhdojnë projekte të tilla prej gati 1 miliard dollarësh? Ky duket një përdorim i çuditshëm burimesh për një nëpunës civil që supozohet të jetë me këmbë në tokë. Por gjithnjë e më pak presidentë po shtiren si të tillë në ditët e sotme./The Economist
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Të proceduarit janë identifikuar me inicialet: A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.
Nga hetimet e kryera, rezulton se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshi Skënderbej dhe në bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit, ka vijuar më tej në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Sipas Policisë së Tiranës, protestuesit kanë lëvizur edhe në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllokun dhe segmente të Unazës, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit të automjeteve dhe tejkalim të perimetrit dhe orarit të njoftuar zyrtarisht.
Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një automjet dhe dy aparate celularë si prova materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
Presidenti Donald Trump kërcënoi të premten me një tarifë prej 100 për qind për vendet evropiane që vendosin taksa për shërbimet dixhitale mbi korporatat amerikane.
Në një postim në mediat sociale , presidenti tha se “shumë vende evropiane” po diskutojnë ose “janë afër ta bëjnë këtë”.
“Ju lutem, lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të përfaqësuar se çdo Vend që vendos një Taksë të tillë do të përballet menjëherë me një TARIFË 100% për çdo Mall të dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Trump. “Kjo TARIFË do të zëvendësojë Marrëveshjet Tregtare të bëra me Vendin, pavarësisht nëse zbatohen, nënshkruhen apo jo. Përveç kësaj, TARIFA 100% do të vendoset menjëherë, nëse ato vazhdojnë.”
Taksat mbi shërbimet online vendosen shpesh për të luftuar ndikimin e jashtëm të kompanive të mëdha teknologjike dhe shpesh synojnë kompanitë e mëdha amerikane si Apple, Amazon dhe Meta.
Premtimi i Trump për të rritur tarifat kërcënon të ndërlikojë bisedimet tregtare me Bashkimin Evropian. Kërcënimi i Trump vjen një ditë pasi shtetet anëtare të BE-së miratuan një marrëveshje që do të ulte tarifat për mallrat industriale amerikane dhe disa produkte bujqësore. Në këmbim, SHBA-të do të kufizonin shumicën e tarifave ndaj Bashkimit Evropian në 15 përqind.
Përveç taksave të propozuara, BE-ja ka marrë masa të ndryshme të hartuara për të goditur ndikimin e tepruar nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, siç është Akti i Tregjeve Dixhitale, i cili u lejon rregullatorëve të vendosin rregulla të rrepta operative dhe të gjobitin platformat e mëdha.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian mbrojti “të drejtën e tij sovrane” për të rregulluar aktivitetin e vet ekonomik.
“Masat unilaterale që synojnë politika të tilla legjitime janë të pajustifikuara. Nëse ndiqen, BE-ja do të përgjigjet shpejt dhe me vendosmëri për të mbrojtur të drejtat dhe autonominë e saj rregullatore”, tha ajo. “BE-ja ka mbështetur vazhdimisht një zgjidhje globale për taksimin e drejtë të ekonomisë dixhitale, në përputhje me përfundimet e ministrave të financave të G7. Kjo mbetet rruga jonë e preferuar dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë konstruktive për të arritur atje.”
Disa vende përfshirë shumë jashtë Bashkimit Evropian kanë vendosur gjithashtu taksa mbi shërbimet dixhitale dhe administrata Trump ka përdorur vazhdimisht kërcënime me tarifa për t’i ushtruar presion mbi to që të ndryshojnë sjelljen e tyre.
Vitin e kaluar, Kanadaja tërhoqi taksën e saj mbi shërbimet dixhitale për shkak të kërcënimeve të bëra nga presidenti. Dhe së fundmi, ajo sinjalizoi se mund të rishikojë vendimin e saj për t’u kërkuar gjigantëve të transmetimit online të paguajnë 15 përqind të të ardhurave të tyre kanadeze për mbështetjen e përmbajtjes rajonale.
Trump më parë ka kërcënuar me veprime kundër vendeve që zbatojnë taksa dixhitale, duke argumentuar se ato shënjestrojnë padrejtësisht kompanitë amerikane të teknologjisë. Më herët këtë javë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbrojti përdorimin e saj të taksave të tilla.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve që janë dëgjuar gjatë protestës 27-ditore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë hedhur slogane kundër tij dhe qeverisë.
Në këtë protestë, ku herë pas here janë dëgjuar thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha i ka cilësuar këto reagime si shprehje të mllefit politik dhe si pjesë të një narrative që, sipas tij, vjen nga “opozita e opozitës”.
Ai ka theksuar se pjesëmarrësit në protestë, sipas tij demokratë të shumtë, kanë zgjedhur të mos paraqiten me simbole partie, por si qytetarë të zakonshëm.
Duke komentuar sloganet e përdorura, Berisha i quajti ato të shkëputura nga realiteti qytetar dhe pa lidhje me idealet rinore apo demokratike.
“Demokratët të gjithë janë në protestë. Në këtë protestë qindra dhe mijëra demokratë në mënyrë të vazhdueshme. Mendoj se ka qenë vendimi më i drejtë që ata kanë marrë. Nuk kanë shkuar me simbole të partisë, por si demokratë, si qytetarë, Sa i përket sloganeve. Ka disa momente. Nuk kanë asnjë lidhje me idealet e vërteta rinore qytetare. Janë slogane, klithma mjerane, të opozitës së opozitës, me të cilat ajo duke e krahasuar Ramën me Sali Berishën, dy të pakrahasueshme në çdo aspekt, kërkon të zbusë pozicionin e Ramës. Kërkon gjithashtu të nxisë qorrsokakun për leverdi të opozitës së opozitës. Nuk ka vend në botë që të barazojë pozitën me opozitën. Janë dufe dhe mllefe të atyre që hynë në politikë të opozitës.”, tha Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë për debatet dhe lajmet e shpërndara në rrjete sociale lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet.
Në një deklaratë të gjatë publikuar në rrjetet sociale, Rama i cilësoi reagimet dhe pamjet e shpërndara online si pjesë të asaj që ai e përshkruan si “histeri digjitale”, duke akuzuar grupe të caktuara dhe organizatorë protestash për manipulim të opinionit publik dhe përdorim të rrjeteve sociale për të ndikuar perceptimin mbi realitetin në terren.
Ai u ndal veçanërisht te Banjat Termale të Bënjës, të cilat i përshkroi si një destinacion turistik që sipas tij është transformuar dhe zhvilluar në kuadër të projekteve të rindërtimit urban, duke kundërshtuar pamjet që qarkullojnë në internet dhe që sugjerojnë degradim apo shkatërrim të zonës.
Në deklaratë, kryeministri bëri gjithashtu një krahasim me Zvërneci, duke theksuar se në disa raste, sipas tij, janë shpërndarë narrativa të ngjashme edhe për destinacione të tjera turistike në vend.
Rama e paraqiti debatin si pjesë të një përplasjeje më të gjerë mes dy “vizioneve” për vendin, një Shqipëri që, sipas tij, synon integrimin europian dhe zhvillimin përmes reformave dhe investimeve, dhe një tjetër narrativë që e cilësoi si negative dhe të ndikuar nga manipulimi në rrjetet sociale.
Ai theksoi gjithashtu se fenomeni i informacionit të shpejtë në internet shpesh përzien burime të verifikuara me përmbajtje të pasaktë, duke krijuar, sipas tij, një realitet të deformuar për publikun.
STATUSI I KRYEMINISTRIT EDI RAMA:
Ky është realiteti i një destinacioni turistik, i cili dy ditët e fundit u bë shënjestër e histerisë digjitale të organizatorëve të vërtetë të protestës – ekstremistëve të dukshëm që predikojnë “plumbin tradhëtarëve”, që paguhen për të dirigjuar turmën të këndojë “burg tradhëtarëve”, që bashkë me duart e padukshme të armiqve të Shqipërisë e të kundërshtarëve të përparimit të saj, turrin me furinë e algoritmit lukunira korbash e sorrash virtuale mbi këdo që nuk e do apo e dyshon “Shqipërinë e re” të syve të tyre.
Fatmirësisht, ndryshe nga Zvërneci, ku nuk ka ende një projekt për t’ua përplasur si shuplakë të realitetit të tërë këtyre lajmësve të errësirës prej nga Shqipëria ka dalë e ku Shqipëria nuk do kthehet më kurrë, Banjot Termale të Bënjës janë një shembëlltyrë e Rilindjes Urbane, që i përqesh me neveri pamjet e shpërndara anembanë kanaleve sociale, ku duke vënë kujën për betonizimin e për tharjen e ujrave nga kuçedra e korrupsionit, u synua ringritja e protestës së lodhur të bulevardit me të njëjtin inxhinjerim digjital si për Zvërnecin.
Kemi hyrë në një epokë ku ujrat e burimeve të komunikimit e të informimit, burimet shkencore, zyrtare apo gazetareske si ato të kohës kur çdo lajm verifikohej nga dy burime, rrjedhin në të njëjtat kanale me ujrat e zeza të burimeve biologjike të urrejtjes, zilisë, mllefit, gënjeshtrës e paditurisë, të cilat kanë avantazhin e shpejtësisë marramendëse që u jep algoritmi dhe të lehtësisë me të cilën gëlltiten nga njeriu i kthyer në skllav i algoritmit.
Por ja, dy pamjet e kundërta, nga njëra anë “Bënja e shkretuar nga hajdutët e tradhëtarët”, krijesë e djallëzisë së atyre që prej gati 1 muaji duan ta bëjnë çorap Shqipërinë, duke keqpërdorur ndjenjat, hallet, ndërgjegjen e pastër të shumëkujt që ka sot një arsye për të protestuar dhe nga ana tjetër, Bënja e Rilindur nga pikërisht vizioni, puna e pasioni ynë për Shqipërinë e pakrahasueshme me kur e nisëm këtë rrugë, flasin shumë qartë për këdo që do të shikojë, të dëgjojë, të kuptojë.
Kjo është nuk është një luftë mes protestuesve dhe qeverisë, as një luftë mes organizatorëve e financuesve të këtij “revolucioni” dhe meje, po një luftë mes Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian përmes vështirësive, punës, gabimeve, korrigjimeve, rezultateve reale dhe një “Shqipërie të re” dështakësh, si korbat e sorrat e mbledhur nga të katër anët e rrugëve të jetës rreth sheshit televiziv të protestës, të cilët lëpijnë e helmojnë çdo protestues e shqiptar të ndershëm, që një hall a shqetësim i sinqertë e shtyu drejt bulevardit apo e mban lidhur akoma me protestën, përmes nevojës që ai hall të zgjidhet e ai shqetësim të adresohet ndershmërisht. Gjithkush le të zgjedhë pasqyrën që do.
Autoritetet turke kanë kryer qindra arrestime, kanë ndaluar protestat dhe kanë kufizuar liritë e medias përpara samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, me aktivistët që akuzojnë qeverinë se po e përdor tubimin si pretekst për të shtypur shoqërinë civile.
Të martën, policia turke arrestoi 225 persona, përfshirë akademikë, mësues dhe aktivistë, të dyshuar për lidhje me grupe militante si Shteti Islamik – midis tyre një aktivist mjedisor 79-vjeçar . Qyteti i Ankarasë ka ndaluar gjithashtu tubimet publike , provimet, konferencat për shtyp dhe varjen e posterave duke filluar nga e diela, duke vendosur 40,000 policë në kryeqytet.
Ndërkohë, “dhjetëra” gazetarëve të pavarur turq u është mohuar akreditimi për samitin e udhëheqësve të 7-8 korrikut pa asnjë shpjegim, tha Uraz Kaspar, një gazetar dhe anëtar i komitetit kombëtar të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (UPI).
Disa nga ata që u është mohuar akreditimi janë nga media që kanë qenë kritike ndaj presidentit autoritar Rexhep Tajip Erdogan.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, tha të enjten se aleanca “mbështetet te vendi pritës për të dhënë vlerësime mbi gazetarët nga vendi i tyre”. NATO është “në kontakt me autoritetet turke për akreditimin”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e rëndësishme për NATO-n që mediat të mund të marrin pjesë personalisht në ngjarje të mëdha”.
Por aktivistët akuzojnë aleancën se po i shmanget përgjegjësisë së saj.
“Edhe pse NATO mbështetet në vlerësimet e vendit pritës, kjo nuk e liron aleancën nga përgjegjësia e saj për të ruajtur standardet e veta”, tha Kaspar. “Çdo gazetar i refuzuar meriton një arsye të qartë, specifike dhe transparente për mohimin e tyre.”
IPI të premten i dërgoi një letër shefit të NATO-s, Mark Rutte, së bashku me 14 organizata për lirinë e shtypit, duke i bërë thirrje aleancës të rishqyrtojë akreditimet.
“Nëse qeveritë pritëse mund t’i përjashtojnë në mënyrë efektive gazetarët nga ngjarjet ndërkombëtare të medias, kjo duhet… të deklarohet hapur”, tha Işın Eliçin, një gazetare në median e pavarur Halk TV, akreditimi i së cilës iu refuzua.
“Një përjashtim i pashpjegueshëm i gazetarëve kufizon lirinë e medias dhe në fund të fundit kufizon të drejtat e publikut… për të marrë informacion të pavarur në lidhje me punën e NATO-s”, tha ajo.
Ben Ward, një zëvendësdrejtor në degën e Evropës të Human Rights Watch, tha se “zyrtarët e NATO-s duhet ta bëjnë të qartë se një aleancë e bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut nuk mund ta tolerojë në asnjë mënyrë qasjen shumë represive të autoriteteve turke në prag të samitit.”
Masat e Turqisë po e bëjnë NATO-n të ndihet në siklet gjithashtu.
Samiti “nuk duhet të përdoret si justifikim për një goditje”, tha një diplomat i NATO-s.
“Ne i ndjekim nga afër këto zhvillime dhe i ngremë këto çështje rregullisht në kontaktet tona dypalëshe”, shtoi një diplomat i lartë i NATO-s. Të dyve iu dha anonimiteti për të folur lirisht.
Në përgjigje, aleanca është në kontakt me zyrtarët turq për të rishqyrtuar listën e akreditimeve, sipas një personi të njohur me çështjen.
“Kur një qeveri autoritare organizon samitin, ju merrni akreditim arbitrar të medias dhe >200 persona të ndaluar në një operacion ‘parandalues’”, tha Nacho Sánchez Amor, ligjvënësi kryesor i Parlamentit Europian për Turqinë, në një postim në rrjetet sociale . “Mjerisht, asnjë nga këto nuk duket se po e mban Rutte zgjuar natën.”
Qeveria turke nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga POLITICO.
Turqia renditet e 163-ta nga 180 vende në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij , deri më tani më i ulëti për çdo vend tjetër prej 32 anëtarëve të aleancës së NATO-s. Vendi ka numrin e tretë më të lartë të gazetarëve të burgosur në Evropë, pas Azerbajxhanit dhe Rusisë.
FC Liria ka konfirmuar se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe për tre vitet e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate në rrjetet sociale zyrtare të klubit, ku theksohet se vazhdimi i bashkëpunimit me Munishin është një nga hapat e parë të projektit të ri të klubit, i bazuar në stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë.
Klubi ka shprehur besim të plotë në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit për sezonet e ardhshme.
"Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin", thuhet në njoftimin e klubit.
Në fund të komunikatës, FC Liria i ka uruar Ismet Munishit suksese në vazhdim, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi i tyre do të sjellë rezultate pozitive dhe do t'i gëzojë tifozët bardhezi. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas spanjoll të dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij gjashtëvjeçare, duke i dhënë fund një operacioni ndërkombëtar që zgjati rreth dy javë.
Sipas mediave spanjolle, burri ishte larguar me vajzën nga Mallorca, duke e fshehur gjatë udhëtimit dhe duke kaluar kufijtë deri në Kosovë.
Më 24 qershor, autoritetet kosovare arritën ta lokalizonin fëmijën dhe ta ndalonin të dyshuarin.
Për afro dy javë, autoritetet spanjolle ishin në kërkim të babait, i cili ishte zhdukur së bashku me vajzën e tij.
Hetimet zbuluan se ai e kishte fshehur fëmijën në bagazhin e automjetit për t'u larguar nga Mallorca, ndërsa më pas nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tyre.
Sipas hetuesve, i dyshuari kishte hartuar një plan të detajuar për të humbur gjurmët.
Ai kishte vendosur pajisjen gjurmuese AirTag, që ndodhej në çantën e vajzës, në një dërgesë postare drejt Marokut, me synimin për të mashtruar autoritetet, ndërsa vetë kishte ndjekur një itinerar krejtësisht tjetër.
Gjatë hetimeve u zbulua gjithashtu se ai kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar gradualisht pamjen e tij fizike për të shmangur identifikimin.
Pas bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të disa vendeve evropiane, hetuesit arritën në përfundimin se vendndodhja më e mundshme e të dyshuarit ishte Kosova.
Operacioni u finalizua më 24 qershor, kur Policia e Kosovës e ndaloi të dyshuarin gjatë një kontrolli dhe lokalizoi vajzën gjashtëvjeçare, e cila u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.
Fëmija u vendos menjëherë nën kujdesin e autoriteteve kompetente, ndërsa babai i saj u arrestua dhe po përballet me procedurat ligjore përkatëse. /Telegrafi/
Ministria e Transformimit Digjital e filloi punën e saj para dy vjetëve në një zyrë të vogël e cila duhej t’i ngjante një kabineti, me probleme të trashëguara, kushte nënstandarde për punë, pa sistem dhe me çorganizim te të punësuarit. Nuk ishte aspak e lehtë, por e pranuam sfidën dhe bashkë me ekipin tim, ditë e natë, me përkushtim punuam që ta trasojmë rrugën e ministrisë së re e cila ofron shërbime për qytetarët, tha sot ministri Stefan Andonovski.
Në raportin për punën e bërë, Andonovski theksoi se për vetëm dy vjet, me ekipin e tij, ka arritur të ndërtojë institucion për respekt. Që nga fillimi ishin vërtetuar 11 prioritete fondamentale.
Ky nuk është raport, tha, i prezantimit të numrave, por raport për atë nëse shteti bëhet më i arritshëm për qytetarët.
Andonovski përkujtoi se kur ka hyrë në funksion, ka trashëguar padi nga kompani private, padi nga ish të punësuar, padi nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Radio dhe Televizioni i Maqedonisë, të cilat kishin vlerë milionëshe.
“Trashëguam një flotë automjetesh të shkatërruar, pa asnjë automjet funksional dhe pa të dhëna të duhura përshkruese. Trashëguam projekte të bllokuara me rëndësi jetike, një projekt interneti me brez të gjerë, borxh ndaj programit Evropa Digjitale, aplikime të bllokuara, një projekt IPA të bllokuar për digjitalizimin e shërbimeve. Në raste të caktuara, ngritëm edhe kallëzime penale kundër ish-ministrave dhe funksionarëve për keqpërdorim me procedurat e furnizimeve publike dhe pozitës zyrtare. Kishte sisteme që funksiononin me ndërprerje, institucione që nuk shkëmbenin të dhëna, legjislacion TI që u harmonizua seriozisht për herë të fundit me rregullat evropiane në vitin 2018. Dhe luftuam dhe arritëm të kapërcejmë pengesat dhe të përshpejtojmë përpara”, theksoi ministri.
Sipas tij, detyra ishte e qartë – të lëvizë sistemi nga deklarimet drejt shërbimeve reale.
“Ne ishim të vetëdijshëm se qytetarët nuk presin shpjegime nga ne se pse diçka nuk është bërë më herët. Ata presin zgjidhje, afate, përgjegjësi dhe rezultate. Në Maqedoni, ne kemi folur për digjitalizimin për shumë kohë. Strategjitë, portalet, sistemet dhe reformat u njoftuan, por qytetarët shpesh nuk panë ndonjë ndryshim në jetën e tyre të përditshme. Ne donim ta ndalonim këtë praktikë. Një reformë që qytetarët nuk e ndiejnë nuk është një reformë e përfunduar. Digjitalizimi që nuk e zvogëlon burokracinë është vetëm një projekt teknik, jo një ndryshim politik. Prandaj, qasja jonë ishte e thjeshtë – më pak justifikime dhe biseda, më shumë punë”, theksoi Andonovski.
Në vitin 2025, shtoi, Ministria ishte në vendin e parë për nga transparenca në krahasim me institucionet në shtet. “Ne organizuam Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor me mbi 1.000 pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, duke e vendosur kështu Ministrinë dhe Qeverinë në hartën e institucioneve që zbatojnë nisma si të BE-së ashtu edhe të reformave. Sipas Maturity Index, GovTech të Bankës Botërore, Maqedonia është ngjitur me 22 vende dhe është zhvendosur në kategorinë A, me vlerësim prej 0,76 krahasuar me 0,57 në vitin 2023”, informoi ministri.
Ndryshimin e parë dhe më të rëndësishëm që e ka bërë, është fokusi në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.
“Ky portal u konceptua si një portë qendrore digjitale për shërbimet shtetërore, por për vite me radhë ishte i pazhvilluar dhe i pashfrytëzuar. Sot situata është ndryshe. Numri i shërbimeve elektronike në portal u rrit nga 120 në vitin 2024 në 352 në vitin 2026. Kjo është një rritje prej 193%. Numri mujor i shërbimeve të lëshuara u rrit nga 1354 në vitin 2024 në 13,435. Kjo është rritje prej 892%, pothuajse nëntë herë më i lartë se numri i shërbimeve të lëshuara. Numri i përdoruesve u rrit nga 110.000 në 267.000, ndërsa numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura u rrit nga 64.000 në 340.000”, tha Andonovski.
Vetëm vitin e kaluar, ishin regjistruar më shumë se 92.000 shfrytëzues të rinj të portalit – më shumë se sa numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të rinj nga viti 2020, 2021 dhe 2022 bashkë.
“Kjo do të thotë që qytetarët kanë filluar ta përdorin portalin sepse më në fund i ka shërbimet që u nevojiten. Sot, qytetarët mund të marrin plotësisht në mënyrë digjitale: certifikata lindjeje, martese dhe vdekjeje, certifikata shtetësie, certifikata që nuk janë të dënuar, leje për blerjen e armëve dhe dhjetëra, qindra shërbime të tjera. Është veçanërisht e rëndësishme që procedura për kuponët studentorë për blerjen e pajisjeve elektronike për mbi 40.000 studentë u krye gjithashtu plotësisht elektronikisht përmes portalit. Kjo do të thotë aplikim onllajn, pa nxitim e nxitim, pa dokumente të panevojshme dhe pa raportime për korrupsion dhe shpërndarje jotransparente”, nënvizoi Andonovski.
Kjo është, shtoi, thelbi i digjitalizimit, kur sistemi është i qartë, i kontrollueshëm dhe i barabartë për të gjithë, ulet hapësira për subjektivitet dhe keqpërdorime.
“Prioriteti ynë i dytë ishte t’i afronim shërbimet shtetërore me qytetarët në mënyrë fizike, jo vetëm në mënyrë digjitale. Deri në vitin 2024, kishte vetëm pesë qendra shërbimesh: në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Manastir dhe Ohër. Sot kemi 16 qendra shërbimesh, me lokacione të reja në: komunën e Aerodromit, Jagunovcës, Shtipit, Kavadarit, Vinicës, Sveti Nikollës, Negotinës, Dellçevës, Prilepit, Strumicës dhe Krushevës”, theksoi ministri.
Andonovski theksoi se themelet janë vendosur, ndërsa Ministria, siç porositi, do të vazhdojë me përparimin e digjitalizimit dhe shërbimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se temperaturat e larta që janë parashikuar për këtë javë mund të kenë ndikim në shëndet, gjersa ka dhënë rekomandime se si të mbrohemi.
IKSHPK thekson se kujdes të veçantë duhet të kenë grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit.
“Bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si Valë e të nxehtit me intensitet mesatar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit”, thuhet në njoftim.
IKSHPK më tej ka dhënë disa rekomandime se si ta kalojmë këtë periudhë me vapë.
“Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjat dhe fëmijët nga nxehtësia”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Zgjedhja e Dean Huijsen për të përfaqësuar Spanjën, pasi kishte kaluar të gjitha kategoritë e moshave me Holandën, shkaktoi shumë debat në kampin e "Tulipanëve".
Megjithatë, ndërsa Huijsen mbeti jashtë listës së Spanjës për Kupën e Botës, Jean Paul Van Hecke po shfrytëzon maksimalisht rastin e tij.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar po formon një dyshe të shkëlqyer në qendër të mbrojtjes së Holandës përkrah Virgil van Dijk dhe deri tani ka qenë një nga mbrojtësit më të spikatur të turneut.
Van Hecke, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Brighton te Tottenhami, po konfirmon se investimi i klubit londinez ishte i qëlluar. Ai u zhvillua nën drejtimin e Roberto De Zerbit te Brighton, ku u shndërrua në një nga shtyllat e ekipit.
"Jam shumë i lumtur që punoj sërish me të. Është një mbrojtës i fortë dhe inteligjent, i guximshëm me topin në këmbë dhe me shumë personalitet. Këto janë cilësi shumë të rëndësishme për mënyrën se si dua të luajë ekipi im", kishte deklaruar De Zerbi pas transferimit të tij.
Mbrojtësi më i mirë me topin në këmbë
Van Hecke nuk dallohet vetëm për sigurinë në mbrojtje, por edhe për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës. Ai është shumë i qetë me topin, thyen linjat e presionit me pasime vertikale dhe nuk heziton të dalë përpara për të ndihmuar sulmin.
Statistikat e sezonit të kaluar në Ligën Premier e konfirmojnë këtë. Ai ishte i katërti ndër qendërmbrojtësit për pasimet progresive (5.08 për ndeshje), i gjashti për pasimet e gjata të sakta (4.33) dhe i pari për driblimet që thyejnë linjat e kundërshtarit.
Edhe trajneri Ronald Koeman e vlerëson shumë këtë aspekt të lojës së tij.
"Kur ke kaq shumë qendërmbrojtës cilësorë, ndonjëherë zgjedhja bëhet nga detajet. Sot posedimi i topit është shumë i rëndësishëm dhe Van Hecke është më i miri me topin në këmbë", deklaroi Koeman.
Goli i parë me Holandën
Në fitoren 3-1 ndaj Tunizisë, Van Hecke zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhe e kurorëzoi atë me golin e tij të parë me fanellën e Holandës, duke shënuar pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Tijjani Reijnders.
Pas ndeshjes, mbrojtësi nuk e fshehu entuziazmin.
"Këto janë ndeshjet që dëshiron të luash. Pikërisht për këto momente ëndërron të marrësh pjesë në Kupën e Botës", u shpreh ai.
Statistika mbresëlënëse
Deri tani në Kupën e Botës, Van Hecke është një nga mbrojtësit më dominues të turneut. Ai kryeson për numrin e prekjeve të topit (145), pasimeve të sakta (130 nga 134), pasimeve në të tretën sulmuese (39), ndërsa ka regjistruar edhe shtatë rikuperime dhe katër largime të topit.
Shumë në Holandë pyesin se si do të dukej mbrojtja e ekipit nëse Dean Huijsen do të kishte zgjedhur fanellën portokalli. Por me paraqitjet që po bën Jean Paul Van Hecke, kjo pyetje po bëhet gjithnjë e më pak e rëndësishme.
WHAT A PERFORMANCE. 😳🔥
Against Tunisia, Jan Paul van Hecke's registered 145 touches - the most of ANY player in a single game at the 2026 World Cup.
He completed 130 of his 134 passes - the most of ANY player in a single game at the 2026 World Cup.
Tashmë Holanda përgatitet për sfidën e fazës së 1/16-tës ndaj Marokut, ku Van Hecke dhe Van Dijk do të kenë një tjetër provë të madhe. "Mendoj se skuadra është gati", ka deklaruar mbrojtësi holandez para ndeshjes. /Telegrafi/
Takimi i yjeve të Hollivudit në ndeshjen midis SHBA-së dhe Turqisë në Kupën e Botës shkaktoi një ortek reagimesh në rrjetet sociale, dhe Edward Norton, i cili u përdor nga shumë për shaka virale në lidhje me filmin "Fight Club", tërhoqi vëmendje të veçantë.
Kështu që për një moment, futbolli ra në plan të dytë për shkak të asaj që po ndodhte në tribuna. Ndërsa ekipet kombëtare luanin një ndeshje të rëndësishme në fushë, kamerat dhe publiku shpesh ktheheshin nga lokacionet VIP ku ndodheshin personalitete të shumta të famshme.
Midis tyre, spikatën Brad Pitt dhe Edward Norton, paraqitja e të cilëve pas një kohe të gjatë tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave.
Të dy dikur kishin luajtur në filmin kult "Fight Club" të vitit 1999, gjë që rriti edhe më shumë interesin e publikut për takimin e tyre.
Menjëherë pasi pamjet nga ndeshja u shfaqën në mediat sociale, filluan të përhapeshin “meme” që të kujtonin kthesën e famshme të filmit, në të cilën personazhi Edward Norton në fakt flet me veten sepse personazhi Brad Pitt është alter-egoja e tij.
"Pse Edward Norton flet me vete", ishte një prej postimeve të krijuara në rrjetet sociale. "Ai nuk është shëruar që nga viti 1999", "Edward Norton u ballafaqua përsëri me veten", "Vazhdimi i 'Fight Club'".
Ju kujtojmë se në raundin e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, Turqia mposhti SHBA-në me rezultatin 3:2 në stadiumin SoFi në Inglewood.
Megjithatë, amerikanët siguruan vendin e parë në grup me gjashtë pikë dhe vazhdojnë garën në fazën eliminatore.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, kanë zhvilluar një takim në margjinat e Forumit të Dubrovnikut në Kroaci.
Ministri Hoxha në një postim në X shkruan se me Konjufcën kanë diskutuar për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajon si dhe për dinamikat evropiane me interes të përbashkët.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me ministrin Glauk Konjufca, mikun tim Glauk. Ndërsa Kosova është në proces të rezultateve të zgjedhjeve për krijimin e institucioneve të reja dhe Shqipëria sapo ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Evropian, shkëmbimi i ideve, analizave dhe qasjeve, si dhe koordinimi i ngushtë për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, mbeten çelësi për avancimin e interesave tona të përbashkëta.
Duke vepruar së bashku dhe me një vizion të qartë për të ardhmen, do të mund ta ruajmë dhe ta forcojmë më tej lidhjen tonë të pathyeshme, në shërbim të një Shqipërie më të fortë, më të begatë dhe të integruar në BE, si dhe të një Kosove po aq të fortë, më të zhvilluar dhe më të sigurt.
Njëkohësisht, kjo përbën një investim kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen euroatlantike”, shkruan Hoxha. /Telegrafi/
📍 Dubrovnik -- Gjithmonë është kënaqësi të takohem me Ministrin @KonjufcaGlauk, mikun tim Glauk.
Biseduam për zhvillimet në Shqipëri, në Kosovë, në rajonin tonë, si edhe për dinamikat #evropiane me interes të përbashkët.
Valët e padurueshme të të nxehtit tropikal që kanë përfshirë Francën kanë shkaktuar panik të vërtetë te banorët.
Situata ka arritur kulmin nëpër dyqane, ku blerësit po përpiqen me çdo kusht të sigurojnë rezervat e fundit të ventilatorëve dhe pajisjeve për ftohje, ndërsa në Paris janë vendosur edhe masa të veçanta kufizuese.
Kaosi i vërtetë është regjistruar në një dyqan të madh për artikuj shtëpie pranë qytetit Chambray-lès-Tours, për të cilin raportoi portali Sud Ouest.
Qytetarët kishin nisur të qëndronin në radhë që herët të premten në mëngjes, para hapjes së dyqanit, vetëm për të arritur të blinin pajisje ftohëse.
Sipas raportimeve, raftet me ventilatorët më të lirë u boshatisën vetëm pak minuta pas hapjes së dyerve. Në rrëmujën dhe shtyrjet mes blerësve, disa persona pësuan lëndime të lehta.
Skena të ngjashme janë parë edhe në dyqanin e sapohapur të Action në zonën biznesore të Parisit, La Defense. Sipas portalit Actu Paris, dyqani ofronte kondicionerë portativë me çmim promocional prej 179 eurosh. Meqë këto pajisje ishin shitur prej kohësh në degët e tjera, oferta shkaktoi një dyndje të madhe të blerësve dhe kaos në dyqan.
Temperaturat maksimale në Francë gjatë javëve të fundit kanë arritur rreth 40 gradë Celsius, ndërsa në disa zona janë regjistruar vlera ekstreme që kanë kaluar edhe 45 gradë Celsius.
Francezët po ndajnë masivisht në rrjetet sociale përvojat dhe vështirësitë e tyre me vapën e madhe. Sa serioze, por edhe disi e pazakontë, është bërë situata, e tregon më së miri rasti i një banori të Parisit, i cili u bë viral pasi arriti të skuqte vezë dhe proshutë në një tigan të lënë thjesht në dritaren e banesës së tij.
Për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe rrezikut për shëndetin e qytetarëve, autoritetet në Paris kanë marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të shitjes dhe konsumimit të alkoolit në vende publike.
Ky kufizim nuk vlen vetëm për lokalet e gastronomisë, përkatësisht restorantet dhe baret. /Telegrafi/