BM â Herzog viziton AustralinĂ« mes masave tĂ« rrepta tĂ« sigurisĂ« dhe thirrjeve pĂ«r protesta
LONDĂR, 9 shkurt /ATSH-AA/ â Presidenti izraelit, Isaac Herzog, mbĂ«rriti nĂ« Sydney, Australi, tĂ« hĂ«nĂ«n pĂ«r njĂ« vizitĂ« zyrtare shtetĂ«rore mes masave tĂ« rrepta sigurie dhe thirrjeve pĂ«r protesta nga grupet pro-palestineze dhe tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut.
Menjëherë pas mbërritjes së tij, Herzog vizitoi Bondi Beach, ku vendosi një kurorë jashtë pavijonit në nder të 15 viktimave si pasojë e të shtënave masive që ndodhën gjatë një festimi të Hanukkah më 14 dhjetor 2025, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC).
Sulmi terrorist ndodhi kur dy persona të armatosur hapën zjarr.
Duke iu drejtuar mediave, Herzog dĂ«noi âpĂ«rhapjen e antisemitizmit si njĂ« emergjencĂ« globaleâ.
Siguria në Sydney është forcuar, me mbyllje rrugësh në disa pika dhe më shumë se 3.000 oficerë policie të vendosur.
Grupet pro-palestineze po planifikojnë protesta në të gjithë Australinë të hënën pasdite kundër vizitës së Herzog.
Një komision i posaçëm hetimor i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për luftën në Rripin e Gazës zbuloi vitin e kaluar se Izraeli po kryente gjenocid dhe tha se komentet e bëra nga Herzog pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 ishin prova të qëllimit gjenocidal.
Policia ka negociuar me protestuesit, duke u kërkuar atyre të ndryshojnë rrugën e tyre jashtë një zone të kufizuar nëpër zemër të Sydneyt.
Protestuesit e kanë mohuar kërkesën dhe këmbëngulin se do të mblidhen në Bashkinë e Sydneyt përpara se të marshojnë drejt parlamentit të Uellsit të Ri Jugor.
Qeveria shtetërore e Uellsit të Ri Jugor e shpalli vizitën e Herzog një ngjarje të madhe, duke i dhënë policisë kompetenca shtesë për të mbyllur zonat e caktuara dhe për të urdhëruar njerëzit të largohen.  /os/
The post BM â Herzog viziton AustralinĂ« mes masave tĂ« rrepta tĂ« sigurisĂ« dhe thirrjeve pĂ«r protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.


Sky 501 and YouTube 



