Pas një përmirësimi të lehtë në tetor, eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan rënie vjetore me 6.9% në nëntor, teksa në të gjithë 11 -mujorin tkurrja ishte 7%, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.
Në këtë 11-mujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 319 mld lekë, duke u ulur me 24 miliardë lekë ose 7%.
Më herët, INSTAT kishte raportuar se vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.
Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.
Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 11 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 11 mujorin janë me një rënie -1.2%.
Si njëmbëdhjete mujor, importet janë ulur me 1,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024
GjatĂ« muajit NĂ«ntor 2025, nĂ« rĂ«nien e eksporteve prej 6,9%, negativisht kanĂ« ndikuar grupet: âMinerale, lĂ«ndĂ« djegĂ«se, energji elektrikeâ me -4,0 pikĂ« pĂ«rqindje dhe âTekstile dhe kĂ«pucĂ«â me -1,0 pikĂ« pĂ«rqindje. Pozitivisht kanĂ« ndikuar grupet: âMakineri, pajisje dhe pjesĂ« kĂ«mbimiâ me +0,4 pikĂ« pĂ«rqindje dhe âProdukte kimike dhe plastikeâ dhe âMateriale ndĂ«rtimi dhe metaleâ me nga +0,3 pikĂ« pĂ«rqindje.
Deficiti tregtar arriti vlerën 488 mld lekë në 11 mujor, duke u rritur me 3,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme
Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta.
Në nëntor eksportet në këtë grup ranë me -3.2%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 9-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1.2% me bazë vjetore.
Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.
Materiale ndërtimi i kthehen rritjes
âMaterialet e ndĂ«rtimit dhe metaletâ  pas njĂ« rĂ«nie tĂ« vazhdueshme kĂ«tĂ« vit u rriten nĂ« tetor dhe nĂ«ntor. GjatĂ« muajit tĂ« kaluar eksportet nĂ« kĂ«tĂ« grup u rriten me 2.7%. PĂ«r 10âmujorin, ky grup ra me 27.6%. Sektori po vuan nga kĂ«rkesa e dobĂ«t rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Ushqime pije e duhan  me rënie në nëntor
âUshqime pije e duhanâ, njĂ« nga grupet me ecurinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« vitet e fundit po shĂ«non rritje, por nĂ« nĂ«ntor edhe eksportet nĂ« kĂ«tĂ« grup ranĂ« me -5.2%.  FermerĂ«t pohuan se sezoni i ngrohte nĂ« Rajon ka ulur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r prodhim nga vendi ynĂ«. NĂ« janar-nĂ«ntor, ky grup u rrit me 5.8%, teksa nĂ« nĂ«ntor eksportet nĂ« kĂ«tĂ« grup ranĂ«. Eksportet e ushqimeve dhe pijeve u rriten nĂ« sasi mĂ« shumĂ« se nĂ« nĂ« vlerĂ« nĂ« janar -nĂ«ntor me rreth 5.8 pĂ«r qind mĂ« shumĂ« se njĂ«jta periudhĂ« e vitit tĂ« mĂ«parshĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« shtimit tĂ« shitjeve jashtĂ« vendit tĂ« shalqirit. Rritja e eksporteve tĂ« bostanorĂ«ve shtoi sasinĂ« por jo vlerĂ«n, pasi njĂ« kilogram prej tyre shitet me lirĂ« se sa njĂ« kilogram perime.
Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!
Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.
Pas rishikimit të shifrave, për 11 mujorin, INSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -8.6%, duke u kthyer në realitet. Në nëntor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me -25.6%.
Makineritë e pajisjet rriten në nëntor
Grupi âMakineri, pajisje, pjesĂ« kĂ«mbimiâ  iu kthye rritjes nĂ« nĂ«ntor me 3.5%, ndĂ«rsa pĂ«r 11 mujorin zgjerimi Ă«shtĂ« 5.5%. Ky grup po vuan zhvlerĂ«simi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisĂ« punĂ«tore.
Rritet deficiti tregtar
Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
Bien eksportet me Italinë dhe Kosovën
Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Nëntor 2024 janë Italia (7,6 %), Gjermania (22,1 %), Spanja (17,6%), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (6,9%), Greqia (6,2%), Kina (0,1), etj. Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (10,7%), Kosova (11,2%) dhe Kina (0,1%).
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (2,3%) dhe Spanja (23,6%).
Në muajin Nëntor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (1,5%), Greqia (2,8%), Gjermania (8,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (7,4%), Turqia (17,0%), SHBA (10,3%) etj.
Në Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 74,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,8% të importeve gjithsej.
Në periudhën Janar-Nëntor 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,1% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,3% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2 %), Kina (10,4%), Greqia (7,7%) dhe Turqia (7,3%).
Ulen importet nga Turqia dhe Italia rriten nga Kina
GjatĂ« kĂ«tij 11âmujori, vendet me tĂ« cilĂ«t ShqipĂ«ria ka pasur uljen mĂ« tĂ« madhe tĂ« importeve, nĂ« krahasim me njĂ« vit mĂ« parĂ«, janĂ«: Italia (1,8%), Turqia (12,5%) dhe Gjermania (6,2%). NdĂ«rsa vendet me tĂ« cilat importet kanĂ« pasur rritje mĂ« tĂ« madhe janĂ«: Kina (22,6%), Greqia (3,5%) dhe Kosova (2,2%).

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT
The post Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7% appeared first on Revista Monitor.