❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

HatĂ«rmbetja me RugovĂ«n, Berisha: S’isha dakord me rrugĂ«n paqĂ«sore, duheshin demonstrata



Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për raportet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.

Sali BerishĂ«s iu shtrua pyetja se pse udhĂ«heqĂ«sit e ShqipĂ«risĂ« kanĂ« pasur gjithnjĂ« prirjen pĂ«r t’i treguar KosovĂ«s si duhet tĂ« veprojĂ«.

Analisti Albatros Rexhaj tha se Berisha dhe Rugova kanë qenë gjithnjë idhujt e tij në politikë, por i shprehu liderit të PD se presidenti i Kosovës kishte hatërmbetje me të.

Berisha nuk e fshehu dhe e konfirmoi se ftohja mes tyre, përtej vlerësimit për të ishte rruga paqësore që zgjodhi Rugova, kur sipas tij duheshin demonstrata për zgjedhjet e Jugosllavisë.

Albatros Rexhaj: UnĂ« e mbaj mend presidentin qĂ« ka pasur njĂ« hatĂ«rmbetje jo tĂ« vogĂ«l me ju pĂ«r atĂ« kĂ«shillĂ« qĂ« ne tĂ« dalim dhe tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« zgjedhjet e JugosllavisĂ« nĂ« ’96.

Sali Berisha: A kishte njĂ« ftohje nĂ« ’96? Absolutisht po! Ke tĂ« drejtĂ«, nuk e mohoj. Pse ishte ftohja? UnĂ« nuk isha dakord pĂ«r statusquo-nĂ«. Pse nuk isha dakord? Imagjino, ne mbetĂ«m jashtĂ« Dayton-it. Dayton u bĂ«, ne nuk u pĂ«rfshimĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, Milosheviçi doli mĂ« i fuqishmi qĂ« bĂ«ri marrĂ«veshjen. UnĂ« kam shprehur vlerĂ«simet pĂ«r Ibrahim RugovĂ«n, e kam thĂ«nĂ« dhe e them, ishte gjeni nĂ« politikĂ«n shqiptare, por rruga paqĂ«sore qĂ«llimet nuk mund t’i realizonte. UnĂ« kam qenĂ« pĂ«r demonstrata, nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute, asnjĂ«herĂ« pĂ«r zgjedhje.

Nga Dukagjin Lipa, Adelina Ismaili e deri te Violeta Rexhepagiqi - Blerina Rugova publikon një video të rrallë të Ibrahim Rugovës nga takimi me artistët në vitin 1998



Sot, në përvjetorin e 20-të të vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në rrjetet sociale është publikuar një video e rrallë nga arkivat e kohës së luftës.

Videoja është ndarë nga Blerina Kllokoqi Rugova, bashkëshortja e Mendim Rugovës, e cila ka kujtuar figurën e ish-presidentit përmes këtij materiali arkivor me vlerë të veçantë historike dhe emocionale.

Bëhet fjalë për një video të realizuar në vitin 1998, në të cilën Ibrahim Rugova shihet duke pritur në zyrën e tij një grup artistësh të njohur të asaj kohe. Takimi ishte pjesë e thirrjes për paqe, në një periudhë kur Kosova po përballej me një luftë të ashpër dhe represion të vazhdueshëm nga Serbia.

Në pamjet e publikuara shfaqen emra të mëdhenj të artit dhe kulturës shqiptare, përfshirë Sabri Fejzullahu, Violeta Rexhepagiqi, Dukagjin Lipa babai i këngëtares Dua Lipa, Adelina Ismaili së bashku me nënën e saj, Monën, si dhe gazetarin Benet Kaçi, mes shumë figurave të tjera publike.

Sipas informacionit të bërë publik, videoja është shkëputur nga arkivat personale të Adnan Merovci, një nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të afërt të presidentit të ndjerë Rugova.

Publikimi i kësaj videoje ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje rolin e Ibrahim Rugovës si simbol i rezistencës paqësore dhe rëndësinë e bashkimit të figurave kulturore në momentet më të vështira të historisë së Kosovës. /Telegrafi/

Haziri: Ibrahim Rugova e Ramiz Alia kishin marrëveshje për përgatitjen e celulave të para ushtarake të Kosovës



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në një marrëveshje me presidentin e atëhershëm të Shqipërisë, Ramiz Alia, për krijimin e celulave të para të strukturave të armatosura të Kosovës.

Në një lidhje direkte në Debat Plus në TV Dukagjini, Haziri tha se më 2 shtator 1990 është ngarkuar personalisht me organizimin e celulave të para për përzgjedhje, përgatitje dhe dërgim të të rinjve në trajnim ushtarak në Shqipëri, në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

“ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« mĂ« 2 shtator 1990 jam ngarkuar me organizimin e celulave tĂ« para qĂ« kanĂ« pasur pĂ«r qĂ«llim pĂ«rzgjedhjen, pĂ«rgatitjen dhe dĂ«rgimin e njerĂ«zve nĂ« pĂ«rgatitje ushtarake nĂ« ShqipĂ«ri, sipas njĂ« marrĂ«veshjeje mes presidentit Rugova dhe presidentit Ramiz Alia”, deklaroi Haziri.

Sipas tij, zbatimi i kĂ«tij plani Ă«shtĂ« menaxhuar mĂ« vonĂ« nga autoritete tĂ« tjera, ndĂ«rsa nĂ« terren kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« figura tĂ« njohura si Afrim Gagica dhe Sali Çeku, i shpallur Hero i Kombit.

Haziri theksoi se përzgjedhja e të rinjve është bërë në mënyrë shumë të kujdesshme në secilën zonë dhe komunë, nga autoritete të caktuara, ndërsa trajnimet janë zhvilluar në Shqipëri mbi bazën e përvojës së shtetit shqiptar në rekrutimin dhe përgatitjen ushtarake.

Duke folur për rolin e Shqipërisë, Haziri bëri të ditur se ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Irakli Koqollari, ka qenë autoriteti i parë që ka implementuar këtë plan.

“Ai ka qenĂ« autoriteti i parĂ« qĂ« e ka implementuar kĂ«tĂ« plan”, u shpreh Haziri.

Deklarimet e Hazirit vijnë pas publikimit të audio-incizimeve në emisionin Debat Plus, të cilat, sipas tij, hedhin dritë mbi përfshirjen e Rugovës në fazat e hershme të organizimit të rezistencës për çlirimin e Kosovës.

Ndërkohë, moderatori Ermal Panduri ka bërë të ditur se Koqollari do të flasë për këtë temë më 3 shkurt në Debat Plus, ku pritet të publikohen detaje shtesë nga dosja në fjalë.

Qëndrimet ndër vite të Kurtit për Ibrahim Rugovën



Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës. Po ashtu, ai vizitoi edhe familjen Rugova, prej ku dha lajmin se Qeveria të cilën drejton do të nisë një projekt për restaurimin e rezidencës së presidentit Rugova.

Kurti e vlerĂ«soi figurĂ«n e ish-presidentit, duke thĂ«nĂ« se Rugova kishte ndikim “nĂ« ndĂ«rkombĂ«tarizimin e çështjes sĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« kombĂ«tarizimin e rezidencĂ«s sĂ« vjetĂ«r”.

Për herë të parë për homazhe te varri i Rugovës Kurti kishte shkuar në vitin 2020, kur për herë të parë mori drejtimin e Qeverisë së vendit, më 17 shkurt, në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Si KryeministĂ«r i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, sot teksa shĂ«nojmĂ« dhe festojmĂ« 12 vjetorin e PavarĂ«sisĂ«, kujtojmĂ« Presidentin e parĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Ibrahim RugovĂ«n, tĂ« zgjedhur me votĂ« popullore me 24 maj 1992. NjĂ« dekadĂ« mĂ« vonĂ« me 4 mars tĂ« vitit 2002, nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, doktor Ibrahim Rugova rizgjidhet sĂ«rish President i KosovĂ«s, kĂ«saj radhe President i parĂ« nĂ« KosovĂ«n e çliruar” – kishte deklaruar Kurti.

Përgjatë viteve, Albin Kurti nuk kishte shkuar për homazhe te varri i Rugovës. Për këtë, ai kishte dhënë edhe një shpjegim.

“Jam takuar dy herĂ« me Ibrahim RugovĂ«n. Jemi pajtuar por nuk kemi pasur qĂ«ndrime tĂ« njĂ«jta pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« kundĂ«rshtonim. AtĂ«herĂ« isha student” – kishte thĂ«nĂ« Kurti para pesĂ« viteve.

“Nuk mendoj se besimi nuk duhet tĂ« jetĂ« pĂ«r atĂ« gjest [shkuarjen te varr]. NĂ«se e shihni se kush sot po shkon te varri i Ibrahim RugovĂ«s, atĂ«herĂ« shihet se sa vlerĂ« ka ajo. Kur Ă«shtĂ« njeriu aktual ne kemi kritika tĂ« mĂ«dha. Sot kur nuk Ă«shtĂ« mes nesh, nuk mund ta kem qĂ«ndrimin e njĂ«jtĂ« si nĂ« vitin ’97, por s’mund tĂ« kaloj nga njĂ« ekstrem deri nĂ« njĂ« tjetĂ«r” – deklaronte Kurti.

Mospajtimet me Rugovën, Kurti kishte thënë që i kishte në fund të viteve të 90-ta. Por, ai deklaronte se kishte edhe disa pajtime në qëndrime me ish-presidentin.

“UnĂ« me presidentin Rugova jemi takuar dy herĂ«, edhe takimet i kemi pasur konstruktive edhe kur s’jemi pajtuar, jemi pajtuar pĂ«r qĂ«llimet nuk jemi pajtuar nĂ« fund tĂ« viteve 90-ta pĂ«r mjetet. UnĂ« nuk e fsheh as pajtimin qĂ« kam pasur me presidentin, as mospajtimin, por e vlerĂ«soj nĂ« veçanti pĂ«r vitet 1989-1992 pĂ«r njĂ« deklaratĂ« qĂ« shumĂ« veta mundohen ta heshtin, si vijon: “PavarĂ«sia Ă«shtĂ« kompromis” – ka thĂ«nĂ« Ibrahim Rugova” – kishte thĂ«nĂ« nĂ« tetor 2019 gjatĂ« njĂ« interviste nĂ« “Syri Tv”

Në shkurt të vitit 2002, disa muaj pasi ishte liruar nga burgu serb, Kurti ishte pyetur se çfarë mendon për Ibrahim Rugovën dhe partinë e tij, LDK-në, raporton Kallxo.

“ÇfarĂ« mendoj pĂ«r Lidhjen Demokratike tĂ« KosovĂ«s? Mendoj atĂ« çfarĂ« kam menduar gjithmonĂ« duke qenĂ« se LDK-ja ndĂ«rkohĂ« nuk ka ndryshuar. UnĂ« mendoj qĂ« LDK-ja Ă«shtĂ« demokratike vetĂ«m nĂ« atĂ« epitetin e saj, sa i pĂ«rket strukturĂ«s sĂ« brendshme, sa i pĂ«rket veprimtarisĂ«, nuk mendoj qĂ« Ă«shtĂ« demokratike, ajo Ă«shtĂ« njĂ« parti autoritare e cila e ka nĂ« krye njĂ« njeri qĂ« 12 vite, z. Rugova, i cili nuk Ă«shtĂ« dĂ«shmuar me suksese nĂ« politikĂ«â€ – kishte thĂ«nĂ« Kurti.

AtĂ« kohĂ«, ai ishte pyetur edhe pĂ«r atĂ« se pse Rugova nuk e ka pranuar UÇK-nĂ«.

“Mendoj se pse nuk e ka pranuar Ă«shtĂ« e qartĂ« nga vetĂ« sjellja e RugovĂ«s nĂ« vitet e 90-ta. Ideja e RugovĂ«s ka qenĂ« qĂ« tĂ« bllokoj çfarĂ«do dinamizimi tĂ« jetĂ«s dhe çfarĂ«do lĂ«vizje çlirimtare aktive” – kishte thĂ«nĂ« Kurti.

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë



Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit të angazhuar dhe studiuesit të spikatur të letërsisë.

Në këtë ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe përkujtime për figurën që shënoi historinë e shtetndërtimit të vendit.

Dr. Rugova ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një Republikë të shpallur më 7 shtator 1990, në një kohë kur Serbia ia kishte suprimuar autonominë vendit.

Gjatë kësaj periudhe, Rugova arriti të imponojë praninë e Kosovës edhe në skenën ndërkombëtare, duke u takuar me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore dhe urtësia në veprim e mendim i hapën rrugë Kosovës në shumë forume ndërkombëtare.

Ai ka merita të veçanta për orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke mbetur një figurë kyçe në historinë politike dhe kulturore të vendit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova ndoqi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku doktoroi në vitin 1984.

Para angazhimit të tij politik, ai punoi si studiues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime dhe libra.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, duke e konsideruar atë një udhëheqës model dhe një simbol të rezistencës dhe shtetndërtimit.

Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë

Sot është shënuar 20-vjetori i vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Parë të Kosovës, liderit të shquar politik, intelektualit të angazhuar dhe studiuesit të spikatur të letërsisë.

Në këtë ditë, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe dhe përkujtime për figurën që shënoi historinë e shtetndërtimit të vendit.

Dr. Rugova ishte kryetari i parë dhe më jetëgjatë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri në vdekjen e tij më 21 janar 2006.

Ai u zgjodh President i Kosovës më 24 maj 1992, duke udhëhequr një Republikë të shpallur më 7 shtator 1990, në një kohë kur Serbia ia kishte suprimuar autonominë vendit.

Gjatë kësaj periudhe, Rugova arriti të imponojë praninë e Kosovës edhe në skenën ndërkombëtare, duke u takuar me liderë botërorë, përfshirë edhe Presidentin e SHBA-së, Bill Clinton.

Konsistenca e tij në rrugën e rezistencës paqësore dhe urtësia në veprim e mendim i hapën rrugë Kosovës në shumë forume ndërkombëtare.

Ai ka merita të veçanta për orientimin e vendit drejt Perëndimit dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, duke mbetur një figurë kyçe në historinë politike dhe kulturore të vendit.

I lindur më 2 dhjetor 1944 në Cerrcë të Istogut, Rugova ndoqi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku doktoroi në vitin 1984.

Para angazhimit të tij politik, ai punoi si studiues i letërsisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku botoi dhjetëra studime dhe libra.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e trashëgimisë së Rugovës dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në jetën politike dhe institucionale të Kosovës, duke e konsideruar atë një udhëheqës model dhe një simbol të rezistencës dhe shtetndërtimit.

The post Kurti: Ibrahim Rugova zë vend më vete në historinë e politikës dhe kulturës në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Ibrahim Rugova: Miqtë kujtojnë arkitektin paqësor të pavarësisë së Kosovës

“Ishte pikĂ«risht nĂ« atĂ« kohĂ« qĂ« lindi dhe mori formĂ« kĂ«rkesa pĂ«r njĂ« republikĂ« tĂ« KosovĂ«s. Kjo gjeneratĂ« e çoi pĂ«rpara kĂ«tĂ« frymĂ« me entuziazĂ«m dhe na mori edhe ne me vete.” Rexhep Ismaili po kujton vitin 1968, njĂ« vit shprese pĂ«r ndryshim nĂ« mbarĂ« EvropĂ«n – dhe edhe nĂ« KosovĂ«. NĂ« atĂ« kohĂ«, Kosova [
]

The post Ibrahim Rugova: Miqtë kujtojnë arkitektin paqësor të pavarësisë së Kosovës appeared first on Reporter.al.

“Vizionar i paqes”/ Ambasada amerikane nĂ« KosovĂ«: Rugova i mĂ«soi botĂ«s se guximi e dinjiteti, janĂ« rrugĂ«t drejt lirisĂ«!

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë Anu Prattipati, bëri sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, ambasada amerikane e pĂ«rshkroi RugovĂ«n si njĂ« “vizionar tĂ« paqes”, duke nĂ«nvizuar se ai i mĂ«soi botĂ«s cilat janĂ« rrugĂ«t e vĂ«rteta qĂ« çojnĂ« drejt paqes.

“E ngarkuara me punĂ«, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani nĂ« nderimin e Dr. Ibrahim RugovĂ«s me rastin e 20-vjetorit tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta. Si njĂ« vizionar i paqes, Dr. Rugova i mĂ«soi botĂ«s se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janĂ« rrugĂ«t e vĂ«rteta drejt lirisĂ«â€, shkruan ambasada.

Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë dhe evropiane

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, ka pĂ«rkujtuar sot Presidentin historik tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim RugovĂ«n, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« figurĂ« vizionare qĂ« projektoi KosovĂ«n e pavarur dhe tĂ« lirĂ« mbi parimet e urtĂ«sisĂ«, durimit dhe mençurisĂ« politike.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit thekson se Presidenti Rugova e konceptoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane, si demokracia, të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe shteti i së drejtës.

Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Rugovës është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.

/gj.m/a.f/

The post Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë dhe evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

20 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Begaj: Trashëgimia e tij dëshmon se dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e cilësuar atë si një figurë vizionare që projektoi Kosovën e pavarur dhe të lirë mbi parimet e urtësisë, durimit dhe mençurisë politike.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit thekson se Presidenti Rugova e konceptoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane, si: demokracia, të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe shteti i së drejtës.

Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Rugovës është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.

“Sot pĂ«rkujtojmĂ« Ibrahim RugovĂ«n, Presidentin vizionar tĂ« KosovĂ«s, qĂ« me urtĂ«si, durim e mençuri projektoi KosovĂ«n e pavarur e tĂ« lirĂ«. Presidenti Rugova e mendoi tĂ« ardhmen e KosovĂ«s tĂ« lidhur ngushtĂ« me vlerat evropiane: demokracinĂ«, tĂ« drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e sĂ« drejtĂ«s. Vizioni i tij Ă«shtĂ« sot njĂ« realitet. TrashĂ«gimia e tij dĂ«shmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt EvropĂ«s janĂ« gurthemeli i shtetndĂ«rtimit dhe i sĂ« ardhmes sĂ« qĂ«ndrueshme.”

Presidenti Begaj përkujton Ibrahim Rugovën: Vizionar i Kosovës së lirë dhe evropiane

Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj, ka pĂ«rkujtuar sot Presidentin historik tĂ« KosovĂ«s, Ibrahim RugovĂ«n. NĂ« vijim mesazhi i Begajt: Sot pĂ«rkujtojmĂ« Ibrahim RugovĂ«n, Presidentin vizionar tĂ« KosovĂ«s, qĂ« me urtĂ«si, durim e mençuri projektoi KosovĂ«n e pavarur e tĂ« lirĂ«. Presidenti Rugova e mendoi tĂ« ardhmen e KosovĂ«s tĂ« lidhur ngushtĂ« me vlerat evropiane: demokracinĂ«, tĂ« drejtat e njeriut


Source

​Basha: Rugova mbetĂ«t ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« moderne tĂ« politikĂ«s kosovare



Ish-presidenti Ibrahim Rugova e ka ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, pas homazheve pranë varrit të Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Basha i shoqëruar me disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar në detyrë dhe zyrtarë të LVV-së, tha se Rugova mbetët ndër figurat më të rëndësishme të historisë moderne të politikës kosovare.

“NjĂ« meritĂ« e jashtĂ«zakonshme i takon presidentit Rugova pĂ«r ndĂ«rkombĂ«tarizimin e çështjes shqiptare, marrĂ« parasysh se asaj kohe shumĂ« pak dinte ku ndodhej Kosova dhe pĂ«r problemet qĂ« ballafaqohej dhe ai arriti tĂ« depĂ«rtoj nĂ« qendra kryesore botĂ«rore, duke ndĂ«rkombĂ«tarizua çështjen shqiptare dhe duke shpĂ«rfaq terrorin dhe dhunĂ«n e SerbisĂ« ndaj njĂ« populli tĂ« pafajshĂ«m shqiptarĂ«. Rugova gjithashtu ka rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« procese tĂ« ndryshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« nĂ« atĂ« tĂ« RambujesĂ«, nĂ« themelimin e institucioneve tĂ« pasluftĂ«s, prandaj mbetet njĂ« ndĂ«r figurat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« moderne tĂ« politikĂ«s dhe vendit tonĂ«â€, tha Basha. /KP/Telegrafi/

​Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari mĂ« i madh i tĂ« gjitha kohĂ«rave



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me zyrtarë partiak ka bërë homazhe pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Abdixhiku tha se Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, raporton KosovaPress.

“NĂ« 20 vjetorin e largimit tĂ« atit themeltar tĂ« KosovĂ«s, nderojmĂ« RugovĂ«n, njeriu i cili jo vetĂ«m realizoj njĂ« Ă«ndĂ«rr historike tĂ« popullit tĂ« KosovĂ«s pĂ«r liri, demokraci dhe pavarĂ«si, por krijoj njĂ« projekt madhor, mĂ« tĂ« madhin tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. NĂ« kĂ«tĂ« 20 vjetor, RugovĂ«n jo vetĂ«m e nderojmĂ« por e kujtojmĂ« dhe nĂ«n kujtimet e tija dhe Ă«ndrrĂ«n e tij, punojmĂ« vazhdimisht qĂ« vendit tonĂ« t’i japim tĂ« ardhmen e merituar, e lirĂ«, me njĂ« shtet tĂ« fuqishĂ«m, nĂ« familjen euroatlantike. Mbetet shqiptari mĂ« i madh i tĂ« gjitha kohĂ«rave dhe si i tillĂ« na obligon tĂ« sillemi me dinjitet, maturi dhe pĂ«rkushtim tĂ« madh pĂ«r atdheun tonĂ«â€, tha Abdixhiku.

Bashkë me Abdixhikun ishin edhe anëtarë të familjes Rugova.

Ukë Rugova, i biri i presidentit Rugova falënderoi Abdixhikun, siç tha ai, për punën e mirë që po e bën më trashëgiminë e ish-presidentit dhe kryetarit të LDK-së.

“Ju faleminderit pĂ«r punĂ«n e mirĂ« qĂ« po e bĂ«ni nĂ« trashĂ«giminĂ« e presidentit Rugova nĂ« LDK dhe pĂ«r tĂ« mirĂ«n e KosovĂ«s dhe pĂ«r tĂ« vazhduar miqĂ«sinĂ« e pĂ«rhershme me SHBA-tĂ« dhe BE-nĂ«â€, tha Rugova. /KosovaPress/

Haradinaj: Vizioni shtetformues i presidentit Rugova themel i shtetit të Kosovës



Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke theksuar rolin vendimtar të Rugovës në ditët e para të lirisë dhe të shtetndërtimit.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin të bashkëpunojë me Presidentin Rugova në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme për Kosovën, kur po viheshin themelet e shtetit të ri.

“Sot, nĂ« pĂ«rvjetorin e 20-tĂ« tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta, e kujtojmĂ« me respekt tĂ« thellĂ« dhe mirĂ«njohje tĂ« pĂ«rhershme”, ka shkruar Haradinaj, duke vlerĂ«suar vizionin shtetformues tĂ« RugovĂ«s.

“Presidenti Rugova i kushtoi rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« forcimit tĂ« lidhjeve me PerĂ«ndimin, duke ndĂ«rtuar dhe kultivuar miqĂ«sinĂ« e pĂ«rhershme me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, orientim qĂ« i parapriu pavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s dhe qĂ« vazhdon tĂ« mbetet boshti kryesor i vizionit shtetĂ«ror tĂ« vendit”, pĂ«rfundoi. /Telegrafi/


Osmani pas homazheve te varri i Rugovës: Mbetet simbol i paqes dhe i lirisë



Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe te varri i presidentit, Ibrahim Rugova në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nderojnë presidentin historik, Ibrahim Rugovën, atin themeltar të Republikës së Kosovës.

“Nderim i pĂ«rjetshĂ«m pĂ«r Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, atin themeltar tĂ« RepublikĂ«s sonĂ«, njeriun qĂ« udhĂ«hoqi popullin e KosovĂ«s nĂ« rrugĂ«n drejt lirisĂ« dhe pavarĂ«sisĂ«â€, ka shkruar Osmani duke shtuar se ”Ai mbetet simbol i paqes dhe i lirisĂ«, ndaj lavdia e tij Ă«shtĂ« e pĂ«rhershme”.

Mirëpo gjatë homazheve në një prononcim për media, Osmani së bashku me familjen Rugova, ka deklaruar se Rugova ishte atelieri i pavarësisë së Kosovës dhe figura që bashkoi qytetarët rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Ajo ka shtuar se këto aleanca u ndërtuan nga presidenti Rugova me një vizion të pashoq, i cili edhe sot shërben si udhërrëfyes për një Kosovë më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike.

“Presidenti Rugova, bĂ«ri bashkĂ« gjithĂ« popullin e KosovĂ«s rreth kauzĂ«s pĂ«r liri pavarĂ«si dhe demokraci, kauzĂ« kjo qĂ« Ă«shtĂ« akoma e gjallĂ« dhe Ă«shtĂ« jetĂ«suar pĂ«r shkak tĂ« sakrificĂ«s sĂ« madhe tĂ« popullit tonĂ«, luftĂ«s sonĂ« çlirimtare dhe ndĂ«rtimit tĂ« aleancave me aleatĂ«t tanĂ« strategjik brenda familjes euroatlantike, aleanca kĂ«to qĂ« i ndĂ«rtoi presidenti Rugova me njĂ« vizion tĂ« pashoq, vizion ky i cili edhe sot mbet dritĂ« udhĂ«rrĂ«fyese pĂ«r gjithsecilin prej nesh, qĂ« e duam KosovĂ«n akoma mĂ« tĂ« fortĂ« dhe tĂ« integruar nĂ« strukturat euroatlantike”, tha Osmani.

Ndërsa, gruaja e ish-presidentit, Fanë Rugova u shpreh falënderuese për aktivitetet e sotshme për të nderuar presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“FalĂ«nderoj shumĂ« presidenten Osmani pĂ«r kĂ«tĂ« ceremoni qĂ« realizoi pĂ«r nder tĂ« presidentit historik tĂ« KosovĂ«s Rugova, pĂ«r tĂ« gjitha kĂ«to aktivitete pĂ«r ditĂ«n e sotshme”, u shpreh Rugova.

Në homazhe, të pranishëm ishin edhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë, për të nderuar presidentin Ibrahim Rugova. /Telegrafi/


VIDEO/ Aksident në Kosovë, kamioni përplaset me makinën, raportohet për një viktimë

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« automobilistik me pasojĂ« vdekjen Ă«shtĂ« regjistruar mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« premteje rreth orĂ«s 07.40 minuta nĂ« kilometrin e 26-tĂ« tĂ« autostradĂ«s “Ibrahim Rugova”.

Në aksident janë përfshirë një kamion me targa të Kosovës dhe një veturë me targa shqiptare. Si pasojë e përplasjes që ka ardhur nga kamioni, i ngarkuar me mallra, drejtuesja e mjetit ka humbur jetën.

Së bashku me të në makinën e aksidentuar kanë qenë edhe dy pasagjerë, njëri i dëmtuar rënd por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Prizrenit, duke e rënduar bilancin; me dy të vdekur.

Edhe drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë ekipet mjekësorë,  njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet e tjera të hetimit, të cilat janë punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pas kësaj ngjarje, Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar gjatë drejtimit te mjetit, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla tragjike.

/abcnews.al/

Agim Veliu sërish jashtë listës së LDK-së, reagon me mesazh simbolik përmes një fotografie me Ibrahim Rugovën



Agim Veliu, ish-ministër i Brendshëm dhe një nga figurat e vjetra të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), këtë herë nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të partisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Pas publikimit të listës, Veliu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë një fotografi të tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Përmes këtij simbolizmi, ai ka dërguar një mesazh të qartë për idealin dhe qëndrueshmërinë politike.

“Kur ideali Ă«shtĂ« mĂ« i madh se pengesat, çdo shtrĂ«ngim duarsh bĂ«het kapitull historie. MosdorĂ«zimi Ă«shtĂ« forca qĂ« lidh gjeneratat: respekt pĂ«r tĂ« kaluarĂ«n, vendosmĂ«ri pĂ«r tĂ« ardhmen”, ka shkruar Veliu.

Ministrja Spiropali përkujton ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Priu me urtësi dhe vetëdijë atdhetare të palëkundur

NĂ« 81-pĂ«rvjetorin e Ibrahim RugovĂ«s, ministrja Elisa Spiropali ka ndarĂ« njĂ« mesazh pĂ«rkujtimor pĂ«r ish-Presidentin e KosovĂ«s. Spiropali kujton se qysh nĂ« fĂ«mijĂ«ri Ibrahim Rugova i ishte shfaqur si njĂ« figurĂ« profetike, ndĂ«rsa mĂ« vonĂ« e kishte kuptuar se ai “nuk ngjante me askĂ«nd tjetĂ«r”. Mesazhi i Spiropalit: Ibrahim Rugova Ndoshta pĂ«r shkak tĂ« emrit Ibrahim/Abraham


Source

Ditëlindja e 81-të e presidentit Rugova, Spiropali: Ishte politikan që nuk ngjante me askënd, nuk mburrej e nuk denigronte kundërshtarët



Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali ka përkujtuar presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes.

Spiropali në një shkrim në Facebook thekson se presidenti Rugova nuk ngjante me askënd, nuk çirrej, nuk mburrej e nuk denigronte kundërshtarët, ishte prijës politik e shpirtëror.

Lexoni të plotë postimin e ministres Spiropali:

Ibrahim Rugova

Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet.

Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundërshtarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.

Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi.

Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror misionar. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie.

Rugova nuk udhëhiqej nga turmat.

Rugova turmat i udhëhiqte nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.

Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, janë të pandarë në sytë e botës së qytetëruar.

Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon.

Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtësi dhe vetëdije atdhetare të palëkundur.

Lindi më 2 Dhjetor, 81 vite më parë. Dhe do kujtohet gjithmonë. /Telegrafi/

Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin - pse Brukseli s’e normalizoi?



Rambuje, Vjenë, Bruksel - tri qytete, tri procese, tri përpjekje për të vendosur fatin e Kosovës.

Dy tĂ« parat, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s dhe pĂ«r tĂ« zgjidhur statusin, sollĂ«n rezultate tĂ« prekshme, pavarĂ«sisht refuzimeve tĂ« SerbisĂ«; e treta, pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet nĂ« vendnumĂ«ro.

Dialogu mes tyre për këtë qëllim nisi zyrtarisht në vitin 2011. Qeveria e Kosovës e pranoi atë si obligim ndërkombëtar, pas votimit të një rezolute nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, takimi i parë u mbajt më 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosovës e udhëhiqte Edita Tahiri, ndërsa atë të Serbisë Borisllav Stefanoviq.

Negociatat mes palëve përgjatë muajve prodhuan disa marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te menaxhimi i kufirit dhe çështjet kadastrale.

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bisedohej vetëm për çështje teknike, procesi kaloi në nivel politik në vjeshtë të vitit 2012. Takimi i parë mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, u zhvillua më 19 tetor.

Dhe, mĂ« pak se gjashtĂ« muaj mĂ« vonĂ«, ata arritĂ«n marrĂ«veshjen e parĂ« pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve - njĂ« moment qĂ« ndĂ«rmjetĂ«suesja e BE-sĂ«, Catherine Ashton, e pĂ«rshkroi si “hap mĂ« afĂ«r EvropĂ«s”.

“Dua t’i pĂ«rgĂ«zoj pĂ«r vendosmĂ«rinĂ« gjatĂ« kĂ«tyre muajve dhe pĂ«r guximin qĂ« kanĂ« treguar. ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme se ajo qĂ« po shohim tani, Ă«shtĂ« njĂ« hap larg nga e kaluara dhe njĂ« hap mĂ« afĂ«r EvropĂ«s”, tha Ashton.

Nga ajo kohë kanë kaluar mbi 12 vjet. Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull të ri të negociatave për anëtarësim që prej vitit 2021.

Gjatë këtyre viteve, palët zhvilluan dhjetëra takime - shpeshherë të gjata maratonë. Si negociatorët, ashtu edhe ndërmjetësuesit u ndërruan, por shumica e marrëveshjeve të arritura, nuk u zbatuan kurrë plotësisht ose fare.

Tensionet, akuzat dhe fajësimet nuk munguan gati në asnjë periudhë dhe kulmin e arritën në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një rreshter.

Incidenti u përshkrua si më i rëndi që nga paslufta dhe bëri që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tani në detyrë, të refuzojë edhe sot e kësaj dite çdo takim të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kusht i tij për rifillimin e dialogut ishte dhe mbetet dorëzimi i autorit të dyshuar të sulmit, Millan Radoiçiq.

“PĂ«r aq kohĂ« sa Radoiçiq dhe grupi i tij janĂ« tĂ« lirĂ« dhe tĂ« mbrojtur nĂ« Serbi, nuk ka mirĂ«besim nĂ« dialogun pĂ«r normalizim”, tha ai nĂ« njĂ« mbledhje tĂ« QeverisĂ«, vitin e kaluar.

Qeveria e Kurtit është në detyrë prej disa muajsh. Këtë javë, ai u pyet nga mediat serbe nëse, pas formimit të Qeverisë, ekziston ndonjë plan për vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, por përsëriti se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve - e arritur mes tij dhe Vuçiqit në shkurt të vitit 2023.

“Duket se kjo nuk do tĂ« ndodhĂ« shpejt, sepse Serbia, pĂ«r fat tĂ« keq, po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« Bjellorusi tĂ« dytĂ« nĂ« EvropĂ«. NĂ«se Kremlini ka nĂ« verilindje BjellorusinĂ«, nĂ« juglindje tĂ« EvropĂ«s, fatkeqĂ«sisht, ka SerbinĂ«â€, tha Kurti.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në deklarata publike shfaqet i hapur për dialog, por, njëkohësisht, përsërit qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Për ish-diplomatin Ylber Hysa, qëndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbisë është i njohur që nga negociatat e Rambujesë dhe ato të Vjenës, ku ai vetë ishte pjesë e delegacionit kosovar.

Dialogun aktual, Hysa e sheh vetëm si vazhdimësi të këtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej të tregonte më shumë këmbëngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e mëparshme e negociatorëve krijoi një realitet të pakthyeshëm - Kosovën e pavarur - pavarësisht kërcënimeve, madje edhe ekzistenciale, për popullin e Kosovës.

“Zoti Kurti duket se ka dashur tĂ« blejĂ« kohĂ«, nga frika se mund tĂ« pranonte diçka, qĂ« do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider qĂ« i kundĂ«rshtonte tĂ« gjitha ato rrugĂ«time tĂ« dialogut dhe bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar. Ai e ka pasur konceptin e tij tĂ« VetĂ«vendosjes, nĂ« kuptimin qĂ« vetĂ« vendos. Dhe, mbase kjo ka qenĂ« njĂ« barrĂ« politike pĂ«r tĂ«, pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara”, thotĂ« Hysa.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.

❌