PRISHTINĂ, 29 janar/ATSH/ Masakra e Reçakut pĂ«rfundimisht e pĂ«rjashtoi mundĂ«sinĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r paqe nĂ« bisedime tĂ« drejtpĂ«rdrejta shqiptaro-serbe, siç ishte propozuar pĂ«r disa vite me radhĂ«.
Pas kësaj masakre u rrit aktiviteti diplomatik në relacionin Uashington-NATO-Bruksel-Grup i Kontaktit, ku dhe të gjithë kishin arritur pajtimin se ideja për organizimin e një Konference duhej të kishte prioritet ndaj politikës së ultimatumeve.
Më 29 janar 1999 Grupi i Kontaktit, i takuar në Londër në Pallatin Lancaster House, në afërsi të Pallatit Mbretëror St.James, doli me Deklaratën historike për mbajtjen e Konferencës në Rambuje, dhe miratoi parimet e panegociueshme, mbi të cilat duhej të ndërtohej Marrëveshja Kalimtare për Kosovën.
Më 30 janar Këshilli i NATO-s e ripërtëriu vendimin e marr në tetorin e vitit të kaluar, duke vendosur kështu kornizë diplomatike për Konferencën.
Fryma e DeklaratĂ«s sĂ« Grupit tĂ« Kontaktit nuk la vend dyshimi nĂ« vendosmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje e pĂ«r tĂ« negociuar para pranverĂ«s. ĂshtĂ« gati ultimatum, do tĂ« shprehet nĂ« librin e tij Paskal Milo.
Â
NĂ« Beograd natyrshĂ«m deklarata e Grupit tĂ« Kontaktit nuk Ă«shtĂ« pritur mirĂ«. ShqipĂ«ria zyrtare nĂ«pĂ«rmjet ambasadorit tĂ« saj nĂ« FrancĂ«, Luan Rama kishte kĂ«rkuar nga kĂ«shilltari i posaçëm i Vedrinit, i ngarkuari pĂ«r KosovĂ«n, qĂ« ShqipĂ«risĂ« tâi jepej statusi i vĂ«zhguesit, gjĂ« qĂ« nuk u pranua.
Si arsyetim këshilltari Fushe do të deklarojë se nuk do të ketë vëzhgues të tjerë nga Ballkani, dhe se në Rambuje nuk do të ketë konferencë ndërkombëtare si ajo e Parisit për Bosnjën.
Vendosmëria për ndërhyrje ushtarake Grupi i Kontaktit i përkrahur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, bashkë me NATO-n tanimë ishin pjesë e lojës.
Qeveria amerikane në veçanti kishte filluar të bënte trysni për aksion të mundshëm ushtarak për ta ndalur represionin në Kosovë.
Kërcënimi i përdorimit të forcës në raport me Kosovën nga SHBA-ja ishte bërë që nga viti 1992.
âNĂ« rast tĂ« konfliktit nĂ« KosovĂ«, i cili do tĂ« shkaktohej nga veprimi i SerbisĂ«, SHBA-ja do tĂ« ishte e gatshme tĂ« pĂ«rdorte forcĂ«n ushtarake kundĂ«r serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« vetĂ« SerbinĂ«â, i kishte shkruar kryetari i atĂ«hershĂ«m, George Bush, Sllobodan Millosheviqit, kĂ«rcĂ«nim ky qĂ« u pĂ«rsĂ«rit nga administrata e Bill Clinton.

Kurse Javier Solana, sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s kishte deklaruar se Aleanca, nĂ« pĂ«rpjekjet e veta pĂ«r ta pĂ«rkrahur bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tĂ« arrihej njĂ« marrĂ«veshje e negociuar, kishte ââŠrishikuar planifikimin ushtarak pĂ«r mundĂ«sitĂ« qĂ« tĂ« ndalej dhuna dhe tĂ« krijoheshin kushtet pĂ«r negociata. KĂ«to e pĂ«rfshijnĂ« edhe pĂ«rdorimin e forcave tokĂ«sore e ajrore, e posaçërisht njĂ« vistĂ«r tĂ« gjerĂ« opsionesh pĂ«r pĂ«rdorimin vetĂ«m tĂ« forcĂ«s ajrore. KĂ«to sigurojnĂ« qĂ« NATO-ja tĂ« mund tĂ« vepronte me shpejtĂ«si dhe nĂ« formĂ« efikase po tĂ« shfaqej nevojaâ.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, kishte miratuar edhe rezolutat 1160 (1998), sipas së cilës Beogradi duhej të ndërpriste të gjitha veprimet luftarake, si dhe 1199 (1998), që ishin të bazuar në kapitullin e VII të Kartës së OKB-së. Një rezolutë e cila merret duke u mbështetur në Kapitullin e VII të Kartës së OKB-së, çmohet si hap i parë drejt masave më të ashpra të ndërmarra nga KS, të cilat mund të shkojnë deri tek intervenimi ushtarak.
NĂ« bazĂ« tĂ« kapitullit VII tĂ« KartĂ«s sĂ« OKB-sĂ«, keqĂ«simi i gjendjes nĂ« KosovĂ« u cilĂ«sua si âârrezik pĂ«r paqe dhe siguri nĂ« rajon. Edhe ministri i JashtĂ«m rus Ivanov, votoi pro RezolutĂ«s 1199, çka nĂ«nkupton njĂ« tĂ«rheqje nga pozicioni i saj i fortĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« Beogradit.
Para opinionit publik, si justifikim rusët do të theksojnë se kjo rezolutë do të shërbejë si impuls për dialog të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Kosovës. /Kosovapress/
The post 27 vjet nga deklarata historike për Kosovën e Grupit të Kontaktit në Londër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.