Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin?

Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Rogertit, duke e akuzuar për gjuhë fyese, mungesë respekti dhe tentativa për manipulim të situatave brenda shtëpisë. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se Rogerti nuk mund të justifikojë deklaratat dhe qëndrimet e tij duke u fshehur pas izolimit të banorëve, ndërsa vuri theksin te mënyra se si ai është drejtuar ndaj vajzave dhe djemve të shtëpisë, duke e konsideruar këtë sjellje të papranueshme dhe denigruese.

“Ti mund ti marres per budallenj ata brenda, po neve nuk na ben dot per budallenj. Kush je ti qe hyn aty dhe merresh me ndershmerine e vajzave, u ke mbajtur pishtarin? Kush je ti qe shan cunat e shtepise? Kush je ti qe i tha Selines ashtu, a te sheh gruaja jote si flet. Atehere duhet pare gruaja jote se mund te jetoje ne dhune psikologjike dhe verbale sesi sillesh ti. Ti Rogert nuk mund te hysh me skeme nga jashte, nuk mund te perfitosh per izolimin qe ata kane pasur, duke perdorur ate gjuhe, Une jam veriore vete, nuk i nderon ti ata. Eshte nje skeme e shemtuar. Nuk duron dot njeri te nena.”

Rogerti ka hedhur një akuzë të drejtpërdrejtë në drejtim të opinionistes, duke vënë në dyshim paanshmërinë e saj dhe duke sugjeruar se ajo mund të ketë një lidhje personale me Mirin.

“Ke që në fillim që mbron Mirin, mos ndoshta e njeh Mirin? Na thuaj lidhjen me Mirin?”

The post “Nuk na bën dot për budallenj”/ Monika Kryemadhi shpërthen ashpër ndaj Rogertit, banori: Pse e mbron Mirin? appeared first on iconstyle.al.

Gjyqi i Ilir Metës/ Ish presidenti i akuzuar për korrupsion e pastrim parash

Ka nisur seanca në GJKKO, seanca paraprake ndaj ish Presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit e të pandehurve të tjerë.  Gazetari Ervin Leka, tha për ABC Neës se deri më tani nuk kemi mungesë të avokatëve, c’ka ishte shkak për shtyrjen e seancës së mëparshme.

Mësohet se në seancë është i pranishëm edhe vet ëish Presidenti Meta por edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Përballë tyre Irena Gjoka, ndaj të cilës Prokuroria e Përgjithshme konkludoi se rezultoi e dënuar në Greqi, pasi ka kaluar kufirin me vizë të falsifikuar, dënim të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Gazetari Leka tha se pritet që avokatët e Metës të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e saj nga seanca.

Kujtojmë se SPAK mbylli hetimet më 28 korrik 2025 ndaj ish Presidentit Ilir Meta. Dosja më pas u dërgua në gjykatë në gusht të po atij viti, por ende nuk është vendosur nëse do të kalojë apo në gjykim./abcnews.al

“Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga Meta



E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

- YouTube youtu.be

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike. /Telegrafi/

Monika Kryemadhi: Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them! Politika na bashkoi, politika na ndau

✇Albeu
By: M C

Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo gjithnjë ka qenë ‘pa filtra’ kur vjen puna për të thënë opinionin e saj. Në një intervistë për ‘Ftesë në 5′, Monika u pyet nëse beson ende te dashuria pas divorcit. Në përgjigje, Kryemadhi tha se beson në dashuria, por ajo thotë ndër reshta se është ende e dashuruar me Metën, ose të paktën se ai është dashuria e saj e parë dhe e fundit.

Kryemadhi theksoi se Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit dhe shtoi se e gjithë jeta saj politike ka filluar me Metën në krahë. Ajo tha ndër të tjera se politika bashkoi dhe prapë politika i ndau.

“Nuk mendoj se jam në fazë për të dashuruar sepse unë e kam dashurinë time, sepse dashuria ime me ish bashkëshortin ka kaluar në shumë sfida, dhe edhe kur vjen një moment që mbaron dashuria, nuk do të thotë që mbaron dashura nga ana tjetër.

Nuk është më prioriteti im një dashuri tjetër. Për fatin tim të mirë ose të keq, Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them. E para mendoj se e gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë, politika na bashkoi dhe prapë politika na ndau.

Nuk e kam menduar si një marrëdhënie që ishte në kurriz të politikës, e kam dashur ndoshta më shumë se sa më ka dashur ai, dhe kur ndodh kështu je akoma e ngopur për të parë nga një dashuri tjetër”, rrëfeu ajo.

The post Monika Kryemadhi: Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them! Politika na bashkoi, politika na ndau appeared first on Albeu.com.

Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Është kryesore, ngroh shpirtin

Monika Kryemadhi çdo të martë dhe të shtunë e shohim në rolin e opinionistes në ”Big Brother Albania Vip 5”. Në një intervistë për ”Ftesë në 5”, ajo thotë se gjithnjë ka qenë pa filtra kur vjen puna për të thënë opinionin e saj. ”Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.

Source

Drejtësi “Big”, Monika opinioniste, Irena banore!

Nga Boldnews.al Nëse drejtësia e re do ishte në monitorim për gjithçka ndodh brenda 24 orëve, me siguri do të shkonte një zarf i zi, për tu dhënë përjashtimin disa kllounëve me pantollona apo fustan, mbi të cilën hedhin mantalin e zi të gjyqtarit apo prokurorit. Ky është Big Brother-i” i drejtësisë që në një […]

The post Drejtësi “Big”, Monika opinioniste, Irena banore! appeared first on BoldNews.al.

"Kam prime në BBVA", Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit



Angazhimi i Monika Kryemadhit si opinioniste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” ka pasur ndikim jo vetëm në ekran, por edhe në kalendarin e drejtësisë.

Ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta ka bërë të ditur se për shkak të pjesëmarrjes së saj në spektaklin e Top Channel, është detyruar të kërkojë ndryshim të orareve të seancave gjyqësore që lidhen me dosjen Meta–Kryemadhi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryemadhi i është drejtuar gjyqtares Irena Gjoka me kërkesën që seancat të mos zhvillohen ditëve të martë, për shkak se atë mbrëmje ajo është e angazhuar me “prime”-in e Big Brother VIP Albania, si dhe të mos mbahen as të mërkurave në mëngjes, pasi emisioni përfundon vonë gjatë natës. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata, duke sjellë një riorganizim të plotë të kalendarit të procesit gjyqësor.

- YouTube youtube.com

Si rezultat, të gjitha seancat e ardhshme për këtë çështje do të zhvillohen ditëve të enjte, ndërsa seanca e radhës është caktuar për datën 22 janar. Vetë Kryemadhi ka konfirmuar publikisht se gjyqtarja e ka marrë parasysh angazhimin e saj televiziv gjatë marrjes së këtij vendimi.

“Seanca tjetër u la në datën 22. Bëra një kërkesë se donin ta linin ditë të martë. Gjyqtarja e pranoi kërkesën time që ditën e martë që kam prime në Big Brother të mos kemi seancë gjyqësore. As të mërkurën në mëngjes se shkon prime shumë vonë. Që kështu ne do të kemi seancë çdo të premte”, ka deklaruar Monika Kryemadhi, duke zbuluar prapaskenat e këtij ndryshimi të pazakontë.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta, pasi rrallë ndodh që një format televiziv të ndikojë drejtpërdrejt në agjendën e një procesi gjyqësor, duke e bërë rastin Meta–Kryemadhi edhe më të komentuar në opinionin publik. /Telegrafi/

“Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, deklarata që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti

✇Albeu
By: M C

Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania” teksa po zëvendëson Arbër Hajdarin. Nga ngjarjet, tema që rrodhi ishte për familjen, ose më saktë për burrat e martuar që përveç bashkëshortes, zgjedhin të kenë në jetën e tyre të tjera gra.

Pas disa batutave për termin “dashnore”, opinionisja Monika Kryemadhi tha “Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.

Kjo fjali u pasua nga Ledjoni, i cili tha “Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, referuar këtu politikanit Ilir Meta ose ish-bashkëshortit të Monika Kryemadhit.

Kryemadhi shpërtheu në të qeshura ndërsa tha “Do zoti”.

Të martuar në vitin 1998 dhe prindër të 3 fëmijëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i dhanë fund martesës në vitin 2024. Kohë kjo kur Meta filloi përballjen me drejtësinsë dhe më pas u arrestua. Në të njëjtën dosje me të po gjykohet dhe Monika Kryemadhi, për të cilën GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

The post “Të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, deklarata që “shkriu” Monika Kryemadhin: Do Zoti appeared first on Albeu.com.

“E lodhur nga Big Brother”/ Irena Gjoka toleron Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën

Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në institucionet e drejtësisë së fundmi. Monika Kryemadhi, e cila akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash ka kërkuar që seancat në ngarkim të saj mos mbahen ditën e martë dhe të mërkurë, për shkak të angazhimit të saj si opinioniste në formatin “Big Brother Vip 5”. Jashtë […]

The post “E lodhur nga Big Brother”/ Irena Gjoka toleron Kryemadhin: S’ka seanca të martën dhe të mërkurën appeared first on BoldNews.al.

Korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj […]

The post Korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin appeared first on BoldNews.al.

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti, si edhe ish-gruan e tij, Monika Kryemadhin. Në nisje të seancës, Monika Kryemadhi u pa teksa hynte në ambientet e GJKKO-së, duke buzëqeshur drejt mediave, por pa dhënë asnjë deklaratë. Ndërkohë, avokati i kreut të Partisë…

Source

Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO, për seancën paraprake gjyqësore.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët dhe operatorët teksa përshëndet me dy gishta, simbol i PD-së.

Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

 

The post Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Argumentet e Apelit/ Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë. Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të […]

The post Argumentet e Apelit/ Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit appeared first on BoldNews.al.

U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Posaçme, sekuestroi në nëntor te vitit 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme.

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën.

Sipas arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë, vilat u sekuestruan mbi bazën e nenit 36 të Kodit Penal si pasuri që “rrjedhin ose fitohen drejtpërdrejt ose tërthorazi nga kryerja e veprës penale si dhe të çdo pasurie tjetër, vlera e së cilës i korrespondon asaj të produkteve të veprës penale”.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit e ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke çliruar nga sekuestroja njërën prej vilave në pronësi të Fatime Kryemadhit. Vendimi u la më pas në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Ish-president Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj po hetohen në gjendje të lirë.

Meta dhe Kryemadhi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë konsideruar hetimin si politik. Dosja u dërgua për gjykim më 29 gusht, por gjykata nuk është shprehur ende për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë.

Sipas përmbledhjes së arsyetimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi, dy vilat objekt sekuestrimi në pronësi të Fatime dhe Monika Kryemadhit janë përfituar nëpërmjet kontratave të shkëmbimit të lidhura me një shoqëri që ka ndërtuar mbi truallin në pronësi të tyre, duke u vlerësuar si pasuri me burime të ligjshme.

Ndaj edhe arsyetimi gjyqësor u fokusua mbi konceptin e sekuestrimit ekuivalent – një term që sipas Kodit Penal nënkupton bllokimin e një vlere të barabartë me produktin e veprës penale.

Sipas vendimit të gjykatës, Fatime Kryemadhi dyshohet se ka ndihmuar Metën dhe Kryemadhin në akuzën e pastrimit të parave, përmes investimit të 846 mijë eurove në blerjen e apartamenteve për llogari të tyre, apartamente të cilat janë shitur më pas.

Monika dhe Fatime Kryemadhi kanë pretenduar në ankim se në rastin e tyre, kanë munguar kushtet për të vendosur sekuestro preventive për dy vilat, si dhe se mungonte arsyetimi i vendimit, si një nga elementët e procesit të rregullt ligjor.

Ato pretenduan se edhe në rastin e sekuestros preventive, duhet të provohet se sendi ka shërbyer, është destinuar ose përbën produktin e veprës penale.

Gjyqtarja e Apelit, Igerta Hysi vëren se ligjvënësi ka njohur në ligjin procedural penal tre lloj sekuestrosh, në ndihmë të procedimit penal, të cilat dallohen nga emërtimi dhe nga qëllimet që ndjekin.

Në vijim, ajo argumenton se konfiskimi ekuivalent ose i barazvlershëm është në thelb sanksionues, pasi synon kapjen e pasurive me një vlerë të barabartë me shumën e korrupsionit të konstatuar.

Po ashtu, gjyqtarja Hysi vlerëson se metodologjia e ndjekur nga SPAK për përcaktimin e vlerës së dy vilave të sekuestruara nuk është i drejtë dhe ligjor.

Sipas saj, vlera e përcaktuar në kontratat e blerjes së objekteve të ngjashme me vilat objekt sekuestro, përfaqëson çmimin e dakordësuar me vullnet të lirë ndërmjet palëve kontraktuale, që jo detyrimisht i korrespondon vlerës reale të pasurisë objekt kontrate.

Apeli vëren se dy vilat rrjedhin nga burim i ligjshëm, e për këtë arsye prokuroria duhet të tregojë një kujdes të veçantë në verifikimin e vlerës së kësaj pasurie, duke e realizuar me ekspertë të fushës, në vlerën që ajo ka në momentin e caktimit të masës.

Gjyqtarja Hysi çmon se, bazuar në një vlerësim real të pasurisë së të pandehurës Monika Kryemadhi, zbatimi i masës së sekuestros preventive mbi pasurinë e nënës së saj, mund të jetë i papërshtatshëm.

Sipas gjykatës, vetëm sekuestrimi ekuivalent i vilës së Monika Kryemadhit, është i aftë të përmbushë qëllimet e ligjvënësit për garantimin e marrjes së produktit të veprës penale të kryer prej saj.

“Nëpërmjet sekuestrimit ekuivalent, ligjvënësi synon konfiskimin e pasurisë së ligjshme në këmbim të vlerës së produktit nga vepra penale, e për rrjedhojë kërkohet që masa e sekuestrimit të kufizohet vetëm brenda vlerës së produktit, pra të mos e tejkalojë këtë vlerë. Synimi i ligjvënësit në këtë rast është të sigurojë marrjen e vlerës së produktit të veprës penale nga ai që është pasuruar padrejtësisht”, arsyeton Hysi.

Nisur nga fakti se nuk provohet një vlerë më e lartë nga produkti i veprës penale të pastrimit nga ai i krimit kryesor, si dhe në mungesë të ndonjë përfitimi apo avantazhi ekonomik nga Fatime Kryemadhi, Gjykata e Posaçme e Apelit vlerësoi se sekuestrimi ekuivlent mbi vilën në pronësi të saj nuk është i përshtatshëm.

Në përfundim, bazuar në këto arsyetime, gjyqtarja Hysi ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë përsa i përket sekuestrimit të vilës së Monika Kryemadhit dhe ka liruar banesën e nënës së saj, Fatime Kryemadhi nga sekuestroja preventive./BIRN

The post U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme/ Argumentet e Apelit, BIRN: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Monika Kryemadhit appeared first on Albeu.com.

Argumentet e Apelit: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit

Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë. Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të […]

The post Argumentet e Apelit: Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit appeared first on Reporter.al.

Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër”

Klodjan Braho u përzgjodh këtë muaj si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar – një institucion i ngarkuar me detyrën e vështirë për të hetuar korrupsionin në nivele të larta – në një moment kur ky institucion është në qendër të vëmendjes së fortë publike dhe presionit politik. […]

The post Klodjan Braho, kreu i ri i SPAK-ut, zotohet për “qasje të ashpër” appeared first on Reporter.al.

Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO për seancën paraprake të dosjes “Meta”, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes.

Teksa pritej para godinës nga gazetarët, ish-bashkëshortja e presidentit të Partisë së Lirisë, shkëmbeu batuta me ta lidhur me reality shoën Big Brother, ku ajo është opinionist.

“Keni parë Big Brother apo jo…Vrenozi kishte ndjenjur gjithë natën pa gjumë se nulk flinte dot me burrë. Është shtuar shumë jo fjetja burrë me burrë por hajt mo…”, tha Kryemadhi.

Ish çifti, Meta dhe Kryemadhi, akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.

Prokuroria e Posaçme i mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

The post Nga Reality Show në GJKKO, Monika Kryemadhi batuta me gazetarët: Janë shtuar shumë fjetjet burrë me burrë appeared first on Albeu.com.

Paneli i opinionistëve i kompletuar: rikthehet Arbër Hajdari, ndërsa Monika Kryemadhi debuton për herë të parë në BBVA



Arbër Hajdari është rikthyer sërish në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Albania, këtë herë për edicionin e pestë të spektaklit më të ndjekur në vend.

Pas shumë vitesh në këtë pozicion, prania e tij në skenë u prit me duartrokitje dhe brohoritje të shumta nga publiku në sallë.

Gjatë hyrjes së tij, Hajdari u shpreh shkurt para publikut, duke deklaruar: “Kjo dëshmon se sa serioz jam”, një fjali që u komentua menjëherë në rrjetet sociale dhe nga ndjekësit e formatit.

BBVK/YouTube

Më pas, u prezantua edhe opinionistja tjetër e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, e cila i bashkohet për herë të parë Big Brother VIP Albania.

BBVK/YouTube

Ky rol shënon një hap të ri për Kryemadhin, e njohur më parë si politikane, duke sjellë një profil ndryshe në panelin e opinionistëve të këtij edicioni.

Rikthimi i Arbër Hajdarit dhe debutimi i Monika Kryemadhit pritet t’i japin një dinamikë të re diskutimeve dhe analizave brenda spektaklit. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com



Është zyrtare! Monika Kryemadhi surpriza e këtij Big Brother-i, opinioniste e “reality show-t” krahë “të pazëvendësueshmit” Arbër Hajdari

✇Albeu
By: M C

Mbrëmjen e sotme “Big Brother VIP Albania 5” ngre siparin, duke nisur prej orës 21:15 në “Top Channel”. Ndërkohë që janë zbuluar edhe opinionistët e këtij “reality-show”.

U përfol më parë për emrin e saj por tashmë është zyrtare, Monika Kryemadhi do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania! Lajmi është bërë i ditur nga vet Top Channel. Teksa ajo do të shoqërohet, nga Arbër Hajdari i cili prej 5 vitesh rresht tashmë mban këtë pozicion.

Kjo do të shënojë herën e parë që do e shohim Kryemadhin një një pozicion të tillë.

Edhe për këtë vit Ledion Liço do të vazhdojë të jetë moderator i Big Brother Vip.Pasditen e djeshme u zbulua zyrtarisht dhe nga Top Channel se një ndër banorët e këtij viti do të jetë Angelo Haruni, gazetar dhe moderatori i emisonit ekonomik “Top Talk”, në Top Channel.

“Fan Club” nga ana tjetër, që nis transmetimin një ditë pas “BBVA”, do të moderohet nga Kiara Tito dhe 2 opinionistët e konfirmuar do të jenë: Françeska Murati dhe Arjan Konomi.

The post Është zyrtare! Monika Kryemadhi surpriza e këtij Big Brother-i, opinioniste e “reality show-t” krahë “të pazëvendësueshmit” Arbër Hajdari appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi bashkohet me Arbër Hajdarin si opinioniste në Big Brother VIP Albania 5



Një surprizë e madhe e pret këtë sezon të ri të Big Brother VIP Albania 5: Monika Kryemadhi do t’i bashkohet Arbër Hajdarit në rolin e opinionistes.

Hajdari do të vazhdojë të mbajë këtë pozicion për të pestin edicion radhazi, duke ofruar analizat dhe komentet e tij për ngjarjet brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Sezoni i ri nis sot në orën 21:00 me një mbrëmje të gjatë, plot emocione dhe momente të papritura, ku ndriçimi i shtëpisë do të shoqërohet me dramat dhe surprizat që karakterizojnë reality show-n më të ndjekur në vend.

Moderimi i këtij edicioni mbetet në duart e Ledion Liços, ndërsa opinioni i dyshes Hajdari-Kryemadhi premton të sjellë analiza të thella dhe diskutime të gjalla për çdo lëvizje të banorëve.

Big Brother VIP Albania 5 vijon të mbajë miliona shqiptarë anë e mbanë botës të “mbërthyer” para ekranit, duke garantuar një sezon plot tension, humor dhe surpriza. /Telegrafi/



❌