❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s” sjell satirĂ« politike dhe kritikĂ« shoqĂ«rore nĂ« “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026”



NĂ« mbrĂ«mjen e tretĂ« tĂ« Festivalit tĂ« DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026”, publiku gjilanas pati rastin tĂ« ndjekĂ« shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s”, prodhim i Teatrit tĂ« Ferizajt “Adriana”, me tekst tĂ« dramaturgut Jeton Neziraj dhe regji tĂ« Agon Myftarit.

Shfaqja ngjalli interesim tĂ« madh tĂ« artdashĂ«sve dhe u mirĂ«prit nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kulturore, e cila po organizohet nga Komuna e Gjilanit, Drejtoria pĂ«r KulturĂ« dhe OJQ “Varg e Vi”. NĂ« sallĂ« ishte e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal tĂ« Gjilanit, Krenare Latifi – Kqiku.

“Fluturimi mbi Teatrin e KosovĂ«s” Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r qĂ« ka njĂ« jetĂ« tĂ« gjatĂ« skenike, pasi Ă«shtĂ« interpretuar edhe nga teatro tĂ« tjera dhe ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« jo vetĂ«m nĂ« KosovĂ«, por edhe jashtĂ« saj. Shfaqja trajton njĂ« prej momenteve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« historisĂ« sĂ« re tĂ« KosovĂ«s, periudhĂ«n para shpalljes sĂ« pavarĂ«sisĂ«, kur njĂ« trupĂ« teatrore pĂ«rballet me presion tĂ« madh politik dhe institucional pĂ«r tĂ« realizuar njĂ« shfaqje solemne, ndonĂ«se gjithçka rreth datĂ«s, simbolikĂ«s dhe pĂ«rmbajtjes ishte ende e paqartĂ«.

Përmes situatave absurde dhe komike, shfaqja pasqyron përpjekjet e trupës për të zbuluar sekretin e datës së shpalljes së pavarësisë dhe për të siguruar tekstin e fjalimit të kryeministrit, ndërkohë që realiteti i teatrit mbetet i rëndë dhe i mbushur me vështirësi. Një linjë tjetër narrative lidhet me personazhin e punëtorit teknik, i cili përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të fluturuar dhe për të lobuar për njohjen e Kosovës, por që përfundon në mënyrë simbolike mbi Teatrin e Kosovës.

Kjo shfaqje-komedi politike dhe satirike, përmes ironisë dhe humorit, vendos në qendër të kritikës politikën e kohës, raportin e saj me artin, shoqërinë e pasluftës, korrupsionin dhe rolin e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, duke krijuar një dialog të drejtpërdrejtë mes artit dhe realitetit shoqëror.

NĂ« role u paraqitĂ«n aktorĂ«t e Teatrit “Adriana” nga Ferizaj, Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega dhe Elton Tahiri. Skenografia u realizua nga Mentor U. Berisha, kostumet nga Eleonora Gagica, muzika nga Lindita Isufi, ndĂ«rsa ndriçimi nga Hajrullah Elezi. NĂ« realizimin e shfaqjes kontribuuan edhe Avni Ajvazi si mjeshtĂ«r skene, Naim Berisha nĂ« zĂ«rim dhe ton, Krenare Hajdari nĂ« grim, Florim Hashani nĂ« rekuizitĂ« dhe teknikĂ« skene bashkĂ« me Valmir Hashanin, dizajni grafik nga NgadhĂ«njim Ismani dhe drejtori i Teatrit, Fatmir Hyseni.

Festivali “Talia e FlakĂ«s sĂ« Janarit 2026” do tĂ« vazhdojĂ« nĂ« mbrĂ«mjen e katĂ«rt me shfaqjen “God Bless America” nga Teatri i Gjilanit, me autor dhe regjisor Fatos Berisha. /Telegrafi/


Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se u sulmuan në Dermjak të Hanit të Elezit, të dyshuarit në arrati



Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona, në një incident të ndodhur në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti është raportuar të hënën pasdite, më 26 janar 2026, rreth orës 18:10.

“Dy meshkuj kosovarĂ«, zyrtarĂ« tĂ« EkonomisĂ« Pyjore, kanĂ« raportuar nĂ« stacionin policor nĂ« Hani tĂ« Elezit se ishin sulmuar me mjete tĂ« forta nga katĂ«r persona tĂ« dyshuar”, tha Veseli.

Sipas tij, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

“TĂ« dy zyrtarĂ«t janĂ« trajtuar nga ekipi mjekĂ«sor, ndĂ«rsa gjendja e tyre po monitorohet”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se të dyshuarit janë ende në arrati dhe se Policia e Kosovës është duke zhvilluar veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

“TĂ« dyshuarit gjenden nĂ« arrati”, ka pĂ«rfunduar Veseli.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “lĂ«ndim trupor”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga njĂ«sitĂ« kompetente policore. /Telegrafi/

Mbyllet pĂ«r qarkullim magjistralja Ferizaj–Gjilan, vĂ«rshohet sĂ«rish segmenti nĂ« fshatin nĂ« SojevĂ«



Magjistralja Ferizaj–Gjilan Ă«shtĂ« mbyllur pĂ«r qarkullim nĂ« segmentin e fshatit SojevĂ«, si pasojĂ« e vĂ«rshimit tĂ« trasesĂ« sĂ« rrugĂ«s pas reshjeve tĂ« mbrĂ«mshme tĂ« shiut.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur për Telegrafin se grumbullimi i ujit në rrugë ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks.

“Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, nĂ« segmentin tek fshati SojevĂ«, pĂ«r shkak tĂ« grumbullimit tĂ« ujit nĂ« rrugĂ«, Ă«shtĂ« i mbyllur pĂ«r qarkullim”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se për të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim janë përcaktuar rrugë alternative.

“TĂ« gjitha automjetet udhĂ«zohen tĂ« shfrytĂ«zojnĂ« rrugĂ«n Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas”, ka theksuar Veseli.

Sipas Policisë, kjo nuk është hera e parë që ky segment rrugor vërshohet, pasi situata të ngjashme janë shënuar edhe gjatë reshjeve në fillim të këtij viti, si dhe vitin e kaluar, duke shkaktuar dëme në biznese dhe toka përreth.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe kushteve të vështirësuara atmosferike.

“U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« respektojnĂ« sinjalizimin rrugor dhe tĂ« pĂ«rshtatin shpejtĂ«sinĂ« e lĂ«vizjes me kushtet aktuale tĂ« rrugĂ«s”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«. /Telegrafi/

Disa zona të Hanit të Elezit mbesin pa ujë



KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se, si pasojĂ« e reshjeve tĂ« fundit tĂ« shiut, Ă«shtĂ« rritur niveli i turbullirĂ«s sĂ« ujit, duke ndikuar nĂ« procesin e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m.

Sipas njoftimit, banorët e Hanit të Elezit që furnizohen me ujë nga Fabrika e Ujit në Dimcë do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në stabilizimin e gjendjes.

Nga kjo kompani bëhet e ditur se situata është duke u monitoruar vazhdimisht dhe se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

KRU “Bifurkacioni” u ka shprehur falĂ«nderim konsumatorĂ«ve pĂ«r mirĂ«kuptimin gjatĂ« kĂ«saj periudhe. /Telegrafi/


Ballazhi prezanton projektin pĂ«r shndĂ«rrimin e Trenit nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99 nĂ« muze pĂ«rkujtimor



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Hanit tĂ« Elezit, Mehmet Ballazhi, ka prezantuar projektin e hartuar pĂ«r Trenin nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet tĂ« transformohet tĂ«rĂ«sisht nĂ« muze pĂ«rkujtimor.

“NĂ« kĂ«tĂ« fillim jave, po ju prezantojmĂ« projektin e hartuar pĂ«r Trenin nĂ« Parkun Memorial Bllaca ’99, i cili parashihet tĂ« transformohet i gjithi nĂ« muze pĂ«rkujtimor”, ka deklaruar Ballazhi.

Sipas tij, projekti ka për qëllim riaktivizimin e kësaj strukture ekzistuese si hapësirë muzeale dhe dokumentuese, duke i dhënë një dimension të ri memorial këtij lokacioni me rëndësi historike.

“Ky projekt synon riaktivizimin e kĂ«saj strukture ekzistuese si hapĂ«sirĂ« muzeale dhe dokumentuese, duke pĂ«rfshirĂ« ekspozitĂ« kushtuar luftĂ«s sĂ« fundit, si dhe prezantimin e artefakteve dhe materialeve qĂ« dĂ«shmojnĂ« ngjarjet e asaj periudhe dhe shumĂ« me rĂ«ndĂ«si pĂ«r KosovĂ«n”, Ă«shtĂ« shprehur kryetari i komunĂ«s.

Ballazhi ka theksuar se rëndësia e këtij projekti qëndron në ruajtjen dhe institucionalizimin e kujtesës historike, si dhe në edukimin e brezave të ardhshëm.

“RĂ«ndĂ«sia e kĂ«tij projekti qĂ«ndron nĂ« ruajtjen dhe institucionalizimin e kujtesĂ«s historike, nĂ« dokumentimin e pĂ«rvojĂ«s sĂ« luftĂ«s pĂ«rmes dĂ«shmive autentike, si dhe nĂ« forcimin e rolit tĂ« Parkut Memorial Bllaca ’99 si hapĂ«sirĂ« e edukimit, reflektimit dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit publik pĂ«r brezat e tanishĂ«m dhe tĂ« ardhshĂ«m”, ka deklaruar ai.

Sipas njoftimit, hartimi i projektit është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencionit për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. /Telegrafi/


Komuna e Prishtinës shënon 34 vjetorin e Shtëpive-Shkolla



Komuna e Prishtinës shënon këtë vit 34 vjetorin e fillimit të Shtëpive-Shkolla, një kapitull i rëndësishëm i historisë kombëtare që dëshmon unitetin dhe solidaritetin e popullit tonë, ku dijes i është dhënë përparësi si gur themelor i mbijetesës.

Në këtë përvjetor, Komuna kujton pronarët që hapën dyert e shtëpive të tyre, mësimdhënësit që mbajtën gjallë mësimin dhe nxënësit që u rritën me bindjen se dija sjell liri.

“NĂ« ShtĂ«pitĂ«-Shkolla u mbrojt dija. Aty, nĂ« dhoma shtĂ«pish, arsimi u shndĂ«rrua nĂ« akt qĂ«ndrese dhe nĂ« shprehje tĂ« dinjitetit kombĂ«tar”, thuhet nĂ« njoftim.

Komuna thekson se historia e kĂ«tyre shtĂ«pive-shkolla Ă«shtĂ« dokumentuar nĂ« librin “ShtĂ«pitĂ«-Shkolla” nga Fadil Aliu, i biri i Mehmeti Aliut – Hertica, i cili sĂ« bashku me familjen e tij kontribuoi nĂ« ruajtjen dhe pĂ«rhapjen e arsimit ndĂ«r breza.

Libri evidenton rëndësinë e qëndresës dhe rolin e edukimit në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar. /Telegrafi/


Disa zona të Malishevës mbesin pa ujë



KRU Hidroregjioni Jugor njofton tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t e NjĂ«sisĂ« MalishevĂ« se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« rrjetin e ujĂ«sjellĂ«sit nĂ« RrugĂ«n “Imer Krasniqi”, ekipet e saj do tĂ« realizojnĂ« punime teknike pĂ«r sanimin e tij.

Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.

Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet.

KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/


Faturat e papaguara të ujit, KRU Mitrovica paralajmëron konsumatorët



KRU “Mitrovica” ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r tĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t qĂ« tĂ« kryejnĂ« pagesĂ«n e faturave tĂ« papaguara brenda afatit tĂ« pĂ«rcaktuar, me qĂ«llim tĂ« garantimit tĂ« furnizimit tĂ« rregullt dhe cilĂ«sor me shĂ«rbime.

Sipas njoftimit, pagesa në kohë është obligim ligjor dhe kontribuon drejtpërdrejt në mirëmbajtjen e sistemit. Moskryerja e pagesave mund të sjellë masa sipas rregulloreve në fuqi, përfshirë edhe ndërprerjen e shërbimit.

KRU Mitrovica apelon te qytetarët që të respektojnë afatet për pagesa, në mënyrë që shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit të funksionojnë pa ndërprerje. /Telegrafi/


Komuna e Fushë Kosovës ofron shërbime të Gjendjes Civile edhe gjatë pauzës zyrtare



Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Zyra e Gjendjes Civile do të vazhdojë të ofrojë shërbime edhe gjatë pauzës zyrtare, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve administrative dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet do të ofrohen pa ndërprerje në intervalin kohor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.

Ky vendim është marrë nga Drejtoria e Administratës e Komunës së Fushë Kosovës, duke theksuar angazhimin institucional për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të siguruar qasje të barabartë dhe efikase në shërbimet e gjendjes civile, edhe gjatë orarit të pauzës. /Telegrafi/


Takim ndërinstitucional në Prokurorinë e Prizrenit për luftimin e kontrabandimit me migrantë



Në Prokurorinë Themelore në Prizren u zhvillua një takim ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prokurorisë së Kukësit, Policisë së Trafiqeve nga Tirana, Policisë për Hetimin e Trafikimit dhe Kontrabandimit me Migrantë, si dhe përfaqësuesve të Departamentit për Kufij të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Prokurorja e Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Prizrenit, Ervehe Gashi, e priti delegacionin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të kontrabandimit me migrantë.

Gjatë takimit u diskutua për shkëmbimin e informatave, koordinimin e veprimeve hetimore dhe mekanizmat konkretë për një reagim më efikas ndaj këtij fenomeni, i cili përbën shqetësim serioz për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon.

Pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe forcimin e bashkëpunimit praktik, me qëllim parandalimin dhe luftimin efektiv të kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkufitar.

Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik. /Telegrafi/


Nis ndërtimi i kanalit për ujitjen e tokave bujqësore në Lupç të Poshtëm në Podujevë



Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e kanalit të ujitjes së tokave bujqësore në fshatin Lupç i Poshtëm.

Ky projekt, me një vlerë prej rreth 110 mijë eurosh, do të mundësojë ujitjen e afërsisht 80 hektarëve tokë bujqësore në këtë zonë.

Nënkryetari Restelica shprehu se projekti do të kontribuojë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe efikasitetin e punës së fermerëve.

Ai gjithashtu theksoi se “investimet nĂ« bujqĂ«si do tĂ« vazhdojnĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen me qĂ«llim tĂ« zhvillimit tĂ« kĂ«tij sektori si shtyllĂ« e zhvillimit ekonomik lokal”.

Drejtori Latifi shtoi se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe mbështetjen e fermerëve në rritjen e prodhimit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit. /Telegrafi/


Afat i ri për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Skenderaj



Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka vendosur të zgjasë afatin për dorëzimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas njoftimit, ky afat është zgjatur për 12 muaj nga data e nënshkrimit, duke u shtrirë deri më 20 janar 2027.

Komuna fton të gjithë qytetarët që të dorëzojnë aplikimet brenda këtij afati për të përfituar nga procesi i legalizimit.

Ky vendim është marrë në bazë të Nenit 9, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 08/L-184, i cili ndryshon dhe plotëson Ligjin Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. /Telegrafi/


Gjakova forcon mbĂ«shtetjen pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ«, nĂ«nshkruhet marrĂ«veshje me ShoqatĂ«n “Bereqeti”



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« GjakovĂ«s, Ardian Gjini, ka nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re bashkĂ«punimi me Koordinatorin e ShoqatĂ«s Humanitare “Bereqeti”, Abdurrahman Bejtullahu, me qĂ«llim ofrimin e ndihmĂ«s sociale dhe realizimin e projekteve tĂ« banimit pĂ«r familjet me kushte tĂ« vĂ«shtira ekonomike.

Nga Komuna e Gjakovës bëhet e ditur se kjo marrëveshje synon forcimin e mbështetjes institucionale për rastet sociale, duke krijuar mundësi konkrete për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në nevojë.

Institucioni komunal ka theksuar se mbetet i pĂ«rkushtuar tĂ« jetĂ« pranĂ« kategorive mĂ« tĂ« ndjeshme shoqĂ«rore nĂ« GjakovĂ«, ndĂ«rsa bashkĂ«punimi i vazhdueshĂ«m me ShoqatĂ«n Humanitare “Bereqeti” vlerĂ«sohet si tejet i rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Shoqata “Bereqeti” njihet pĂ«r angazhimin e saj gjatĂ« gjithĂ« vitit nĂ« misionin humanitar, duke ofruar ndihmĂ« pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ«, ndĂ«rsa Komuna ka shprehur mirĂ«njohje pĂ«r kontributin dhe bashkĂ«punimin e deritanishĂ«m. /Telegrafi/


Spitali i Gjilanit ofroi mbi 150 mijë shërbime specialistike gjatë vitit 2025



Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m i Gjilanit ka realizuar gjithsej 150 mijĂ« e 68 shĂ«rbime specialistike gjatĂ« periudhĂ«s janar–dhjetor 2025, bĂ«het e ditur nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« kĂ«tij institucioni shĂ«ndetĂ«sor.

Sipas të dhënave, në ambulancat specialistike të spitalit gjatë vitit 2025 kanë marrë shërbime shëndetësore 150 mijë e 68 pacientë, duke dëshmuar fluks të lartë dhe angazhim të vazhdueshëm të stafit mjekësor.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar në repartet spitalore gjithsej 14 mijë e 72 pacientë të shtrirë, në të gjitha shërbimet e spitalit.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit theksohet se angazhimi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe të sigurta mbetet i pandërprerë, ndërsa shëndeti i pacientëve vazhdon të jetë prioritet kryesor.

Institucioni njofton se do tĂ« shfrytĂ«zojĂ« tĂ« gjitha kapacitetet nĂ« dispozicion pĂ«r t’u dalĂ« nĂ« ndihmĂ« pacientĂ«ve qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, duke ofruar shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore pa ndĂ«rprerje, 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, shtatĂ« ditĂ« nĂ« javĂ«. /Telegrafi/


Radiologjia e Spitalit të Pejës realizoi mbi 190 ekzaminime në ditë gjatë vitit 2025



Reparti i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka ofruar shërbime të vazhdueshme dhe të rëndësishme diagnostike gjatë vitit 2025, duke realizuar mesatarisht mbi 190 ekzaminime në ditë për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë vitit të kaluar janë kryer gjithsej 37 mijë e 965 ekzaminime EKO, 27 mijë e 23 ekzaminime RTG, 1 mijë e 509 rezonanca magnetike MRI si dhe 5 mijë e 178 tomografi të kompjuterizuara CT.

Këto shërbime kanë luajtur rol kyç në diagnostikimin e saktë dhe trajtimin në kohë të pacientëve.

Nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m nĂ« PejĂ« bĂ«het e ditur se shĂ«rbimet radiologjike po vazhdojnĂ« tĂ« ofrohen rregullisht edhe gjatĂ« vitit 2026, ndĂ«rsa pacientĂ«t mund t’i realizojnĂ« ekzaminimet sipas procedurave dhe termineve tĂ« pĂ«rcaktuara.

Po ashtu, drejtuesit e spitalit kanë shprehur falënderim për stafin e Repartit të Radiologjisë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të pacientëve. /Telegrafi/


Konflikt nĂ« rrugĂ«n “Migjeni” nĂ« PrishtinĂ«, Policia inicion rast pĂ«r kanosje



Policia e KosovĂ«s ka njoftuar se sot rreth orĂ«s 11:00 ka pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« konflikt qĂ« ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Migjeni” nĂ« PrishtinĂ«.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se, sipas të dhënave fillestare, në rast janë përfshirë dy persona.

“Sot rreth orĂ«s 11:00, kemi pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« konflikt, i cili ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n Migjeni nĂ« PrishtinĂ«. Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat fillestare, nĂ« kĂ«tĂ« rast janĂ« pĂ«rfshirĂ« dy persona”, tha Pllana.

Ai ka shtuar se, nĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Kanosje”.

“NĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti Ă«shtĂ« iniciuar Kanosje”, ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ«.

Sipas tij, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit është duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

“Sektori i Hetimeve tĂ« Kryeqytetit po merret pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastit”, ka pĂ«rfunduar Pllana. /Telegrafi/

Prishtina Mall mbështet sërish Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026



Prishtina Mall ka njoftuar se për herë të dytë do të mbështesë organizimin e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit Kosova 2026, i cili do të mbahet më 17 dhe 18 prill 2026 në ambientet e këtij qendre tregtare.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ky panair pritet të mbledhë mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera, duke u konsideruar si ngjarja më e madhe e turizmit që organizohet në nivel vendi.

“Prishtina Mall mbĂ«shtet pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« organizimin e Panairit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Turizmit Kosova 2026, i cili do tĂ« mbahet mĂ« 17–18 prill 2026 nĂ« ambientet e Prishtina Mall”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje, theksohet se panairi synon të shërbejë si platformë për promovimin e turizmit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ky panair pritet tĂ« mbledhĂ« mbi 400 kompani nga Kosova, rajoni dhe mĂ« gjerĂ«, duke u shndĂ«rruar nĂ« ngjarjen mĂ« tĂ« madhe tĂ« turizmit qĂ« organizohet nĂ« nivel vendi”, thekson Prishtina Mall.

Organizimi i panairit realizohet në bashkëpunim me Unionin e Turizmit të Kosovës, me fokus në zhvillimin e sektorit të turizmit dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Organizimi realizohet nĂ« bashkĂ«punim me Unionin e Turizmit tĂ« KosovĂ«s, me synimin pĂ«r tĂ« promovuar zhvillimin e sektorit tĂ« turizmit dhe bashkĂ«punimin ndĂ«rkombĂ«tar”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.


Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet, Idrizi pret Komisionin Qeveritar në Vushtrri



Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, të kryesuar nga Kastriot Lajçi.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, me të cilët u diskutua për situatën e krijuar pas vërshimeve të fundit në territorin e komunës.

Kryetari Idrizi bëri të ditur se fokusi i diskutimeve ishte vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare, në sektorin e bujqësisë si dhe në infrastrukturë.

Ai theksoi se bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe atij qendror është thelbësor për një proces të drejtë dhe të saktë vlerësimi.

“GjatĂ« takimit u diskutua pĂ«r dĂ«met e shkaktuara nga vĂ«rshimet nĂ« ekonomitĂ« familjare, sektorin e bujqĂ«sisĂ« si dhe nĂ« infrastrukturĂ«. BashkĂ« do tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« pĂ«r njĂ« vlerĂ«sim tĂ« saktĂ« dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s tĂ« dĂ«meve”, ka deklaruar Idrizi.

Ai ka siguruar qytetarĂ«t se Komuna e VushtrrisĂ« do tĂ« vazhdojĂ« angazhimin pĂ«r t’u dalĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« prekurve nga vĂ«rshimet, nĂ« koordinim tĂ« plotĂ« me institucionet qendrore.

“Komuna e VushtrrisĂ« mbetet e pĂ«rkushtuar qĂ« nĂ« bashkĂ«punim me institucionet qendrore, tĂ« ofrojĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r qytetarĂ«t e prekur dhe tĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapat e nevojshĂ«m pĂ«r tejkalimin e pasojave tĂ« vĂ«rshimeve”, Ă«shtĂ« shprehur kryetari i VushtrrisĂ«. /Telegrafi/


Pulmologjia në Mitrovicë trajtoi 251 pacientë me sëmundje të mushkërive në 2025



Reparti i PulmologjisĂ« nĂ« Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« kujdeset pĂ«r pacientĂ«t me sĂ«mundje tĂ« sistemit respirator.

Gjatë vitit 2025, në 10 shtretër të dedikuar për këtë repart, janë trajtuar 251 pacientë të shtrirë, të cilët kanë marrë përkujdesje profesionale dhe trajtim të vazhdueshëm nga specialistët e pulmologjisë.

Shërbimi ambulantor i Pulmologjisë ka qenë jashtëzakonisht aktiv, me gjithsej 5,254 vizita mjekësore, duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin e stafit për të qenë pranë çdo pacienti, në çdo fazë të trajtimit.

Reparti trajton sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, duke filluar nga vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet në kraharor, deri te sëmundjet më komplekse të mushkërive. /Telegrafi/


Aktivizohet ekiosku për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë



Komuna e Mitrovicës ka aktivizuar ekioskun elektronik për shërbime administrative në Stacionin e Autobusëve, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve te procedurat dhe dokumentet komunale.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Alban Fejzullahu, së bashku me stafin, tha se ky hap synon të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve dhe të lehtësojë qytetarët, duke u mundësuar atyre kryerjen e shërbimeve administrative pa pasur nevojë të vizitojnë drejtpërdrejt zyrat e komunës.

“Ky ekiosk Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si e re pĂ«r qytetarĂ«t qĂ« tĂ« kryejnĂ« shĂ«rbime nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« lehtĂ«, duke rritur efikasitetin e punĂ«s administrative nĂ« KomunĂ«n tonĂ«â€, tha Fejzullahu.

Ekiosku ofron shërbime të ndryshme administrative, duke synuar lehtësimin e procedurave dhe qasje më të shpejtë te shërbimet publike për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. /Telegrafi/


❌