Kryeministri Edi Rama ka marrë të martën progres-raportin 95-faqësh të Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili evidenton përparim të kufizuar në disa fusha, ndërsa thekson nevojën për reforma të thella në demokraci, sundimin e ligjit dhe qeverisje.
Demokracia
Në kapitullin për demokracinë, Komisioni Europian i referohet zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke kërkuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Duke cituar raportin e OSBE/ODIHR, Komisioni Europian vĂ«ren se zgjedhjet u zhvilluan  nĂ« mĂ«nyrĂ« profesionale, por u shoqĂ«ruan edhe mĂ« mangĂ«si âpĂ«rfshi mungesĂ«n e kushteve tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ« garuesit dhe abuzim me burimet publikeâ
Kuvendi cilĂ«sohet si funksional âvetĂ«m pjesĂ«rishtâ, pĂ«r shkak tĂ« âpolarizimit politik, mungesĂ«s sĂ« dialogut politik tĂ« sinqertĂ« dhe pĂ«rplasjeve mes shumicĂ«s qeverisĂ«se dhe opozitĂ«s, ndĂ«rkohĂ« qĂ« proceset e konsultimit publik mbetĂ«n tĂ« kufizuaraâ
Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar ndaj ekzekutivit, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta në organet kushtetuese ose institucionet e pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze
Referuar raportit, procesi i integrimit në BE duhet të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi.
SPAK dhe lufta kundër korrupsionit
SPAK vlerësohet gjerësisht për rezultatet në hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Nuk thuhet e njëjta për Prokurorinë e Përgjithshmë dhe Policinë e Shtetit.
âQĂ« nga themelimi i saj, SPAK ka dhĂ«nĂ« rezultate pozitive nĂ« luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit. Organet e tjera tĂ« ngarkuara me luftĂ«n kundĂ«r korrupsionit, nĂ« veçanti Prokuroria e PĂ«rgjithshme dhe policia e shtetit, kanĂ« ende nevojĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« rezultatet e tyre nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«â, thuhet nĂ« progres-raport.
Sipas raportit, policia e shtetit mbetet e cenueshme ndaj korrupsionit.
Raporti vëren se rezultatet në luftën kundër korrupsionit janë përmirësuar për rastet në nivele të larta por janë përkeqësuar lehtë për rastet që nuk prekin ato nivele.
Sipas raportit, âkuadri institucional pĂ«r parandalimin e korrupsionit vazhdon tĂ« ketĂ« ndikim tĂ« kufizuar, pĂ«rfshi sektorĂ«t vulnerabĂ«l, dhe koordinimi me organet e zbatimit tĂ« ligjit mbetet i dobĂ«tâ
âDuhet tĂ« garantohet menaxhimi nĂ« kohĂ« dhe i duhur i pasurive tĂ« sekuestruara dhe tĂ« konfiskuara, pĂ«rfshirĂ« asetet virtuale dhe kriptovalutat, pasi nuk ka njĂ« portofol digjital shtetĂ«ror tĂ« disponueshĂ«mâ, thuhet nĂ« raport.
Raporti vëren gjithashtu mungesë të një qasjeje strategjike për identifikimin dhe konfiskimin e pasurive kriminale jashtë vendit.
Drejtësia dhe emërimet
Ndërkohë, efiçenca e sistemit të drejtësisë mbetet e kufizuar. Sipas raportit, ajo mbetet e penguar nga zvarritja e procedurave dhe akumulimi i çështjeve të prapambetura, sidomos në gjykatat e Apelit.
Publikimi i vendimeve shpesh vonohet përtej afateve ligjore, ndërsa menaxhimi i dobët i seancave dhe mungesa e avokatëve mbrojtës përbëjnë pengesa shtesë për funksionimin e sistemit.
Ndërkohë, sipas raportit, proceset e emërimeve në sistemin e drejtësisë në Shqipëri mbeten sfiduese dhe kërkojnë përmirësim të standardeve të meritës dhe pavarësisë.
Komisioni Europian nënvizon se duhet garantuar një procedurë konkurruese dhe transparente për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Raporti evidenton pasiguri ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe probleme në zbatimin e meritokracisë për magjistratët.
Qeverisja dhe ndarja e pushteteve
Në fushën e qeverisjes, raporti përmend nevojën për më shumë transparencë, koordinim institucional dhe respektim të ndarjes së pushteteve.
Komisioni kritikon retorikĂ«n politike si nga shumica qeverisĂ«se ashtu edhe nga opozita ndaj sistemit gjyqĂ«sor, e cila sipas raportit ârrezikon tĂ« dĂ«mtojĂ« ndarjen e qartĂ« mes pushtetit ekzekutiv dhe gjyqĂ«soritâ.
Qeveria, gjithashtu duhet tĂ« pĂ«rmbahet nga âretorika dhe masat qĂ« nuk janĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet e BE-sĂ«â.
Përmendet gjithashtu nevoja për përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe digjitalizimin e administratës vendore.
Ndërhyrjet e qeverisë në bashki dhe vala e dorëheqjeve në korrik 2025 janë cilësuar shqetësuese në kontekstin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore.
âNdarja e qartĂ« e pĂ«rgjegjĂ«sive mes qeverisjes qendrore dhe asaj vendore mbetet njĂ« çështje problematikeâ, thuhet nĂ« raport.
Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
Referuar progres-raportit mjedisi mbetet fusha ku Shqipëria nuk ka bërë përparim.
Nuk është arritur progres në menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ujit dhe ajrit apo mbrojtjen e biodiversitetit.
As për elimimin e zhurmës, vërehet se nuk është bërë përparim, pasi Shqipëria nuk ka përgatitur harta strategjike  dhe plane veprimi
BE kĂ«rkon miratimin urgjent tĂ« ligjit pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve dhe paralajmĂ«ron se vendime te marra mĂ« herĂ«t si ndĂ«rtimi i njĂ« TEC-i nĂ« mars tĂ« kĂ«tij viti (pĂ«r tĂ« cilin ka shkruar mĂ« herĂ«t edhe Faktoje) âmund tĂ« rrezikojĂ« aftĂ«sinĂ« e vendit pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur objektivat klimatike dhe pĂ«r tâu pĂ«rafruar me ato tĂ« BE-sĂ«â.
VĂ«rehet gjithashtu se ligji pĂ«r paketĂ«n e maleve âmund tĂ« sjellĂ«  pasoja pĂ«r pĂ«dorimin lokal tĂ« tokĂ«s dhe menaxhimin mjedisorâ.  Â
Ekonomia, biznesi dhe investimet
Edhe pse raporti njeh disa përmirësime në klimën e biznesit dhe reformën në drejtësi, zvarritja e proceseve gjyqësore mbetet pengesë. Ligji i unifikuar për investimet është shtyrë, ndërsa ai për investimet strategjike është zgjatur deri në vitin 2026.
Edhe pse masat e marra deri mĂ« tash synojnĂ« tĂ« nxisin aktivitetin ekonomik, raporti vĂ«ren se âato kanĂ« ngritur shqetĂ«sime lidhur me transparencĂ«n dhe aksesin e barabartĂ«, favorizimin dhe mungesĂ«n e proceseve konkurrueseâ.
Vërehet gjithashtu se është bërë përparim i kufizuar në përafrimin e kuadrit ligjor për prokurimin publik.
Ndërkohë, ndërmarrjet shtetërore, sipas raportit, paraqesin risqe fiskale. Ndaj dhe monitorimi i tyre, sipas Komisionit Europian, është thelbësor.
Liria e shprehjes dhe media
Raporti evidenton se liria e shprehjes mbetet problematike. Gazetarët përballen me frikësime, sulme verbale dhe fizike, si dhe fushata denigruese online. Shqipëria nuk ka bërë përparim në mbrojtjen ligjore të gazetarëve, ndërsa përqendrimi i pronësisë mediatike dhe mungesa e transparencës mbi financimin vazhdojnë të rrezikojnë pluralizmin mediatik, sipas raportit.
Progres-raporti nënvizon gjithashtu se Kodi Penal nuk ofron mbrojtje specifike për gazetarët në ushtrimin e detyrës.
Shoqëria civile
Organizatat e shoqĂ«risĂ« civile vijojnĂ« tĂ« punojnĂ« nĂ« njĂ« mjedis âpjesĂ«risht mundĂ«suesâ, me vĂ«shtirĂ«si nĂ« sigurimin e financimeve publike dhe rritjen e narrativave negative dhe fushatave denigruese nĂ« internet ndaj tyre.
The post BE: Demokraci e brishtë, SPAK me vlerësime pozitive, mjedisi në stanjacion appeared first on Faktoje.al.