Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare
TIRANĂ, 2 shkurt/ATSH/ PĂ«rmes AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Financimit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« ka nisur procesi i nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjeve trepalĂ«she me studentĂ«t pĂ«rfitues tĂ« mbĂ«shtetjes financiare pĂ«r vitin akademik 2025â2026 duke formalizuar pĂ«rfitimin e bursĂ«s dhe pĂ«rjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.
âMinistria e Arsimit mbĂ«shtet studentĂ«t dhe programet prioritare tĂ« studimit investuar nĂ« ekselencĂ«n akademike, mundĂ«sitĂ« e barabarta dhe cilĂ«sinĂ« e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« ShqipĂ«riâ, u shpreh Kumbaro.
Procesi i aplikimit nga studentĂ«t u realizua pĂ«rmes portalit unik qeveritar e-Albania, nĂ« shĂ«rbimin elektronik âAplikim pĂ«r MbĂ«shtetje Financiareâ, si dhe nĂ«pĂ«rmjet dorĂ«zimit fizik tĂ« dokumentacionit nga studentĂ«t, pĂ«r periudhĂ«n 22 tetor-20 dhjetor 2025.
Pas përfundimit të verifikimeve përkatëse, studentët përfitues janë miratuar në përputhje me kriteret ligjore.
Kategoritë e studentëve përfitues janë studentë të shkëlqyer, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; janë vlerësuar në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore me notë të shkallëzuar jo më pak se 9.5 deri në 10.00.
Gjithashtu janë përfitues studentë fitues të olimpiadave ndërkombëtare, të renditur në një nga tri çmimet e para në olimpiada me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, të pranuar në programe studimi të lidhura me fushën/disiplinën përkatëse si dhe studentë që ndjekin programe studimi prioritare, të përcaktuara si prioritete kombëtare sipas VKM-së nr. 386/2022, të ndryshuar.
Mbështetja Financiare për studentët përfitues përfshin: bursën në masën e një page minimale mujore; përjashtimin nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, sipas përcaktimeve të VKM-së në fuqi.
Studentët përfitues do të njoftohen nga Drejtoria e Granteve e AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.
Institucionet publike të arsimit të lartë do të vijojnë bashkëpunimin për realizimin e hapave përkatës.
/k.s/j.p/
The post Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.




























