Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bullgaria zgjedh për herë të parë një presidente femër

Bullgaria ka zgjedhur për herë të parë në historinë e saj një presidente femër. Zëvendëspresidentja Iliana Yotova ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Republikës, pas pranimit të dorëheqjes së presidentit Rumen Radev. Vendimi u mor nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, e cila miratoi dorëheqjen e Radevit, duke i hapur rrugë kalimit automatik të kompetencave […]

The post Bullgaria zgjedh për herë të parë një presidente femër appeared first on BoldNews.al.

Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ambasada Gjermane ka zbardhur detaje nga vizita e sotme në Tiranë e Ministrit të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Günther Kirchbaum. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit […]

The post Ministri gjerman: Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Komiteti i Helsinkit: Shteti të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet e ndodhura më 6 janar në Durrës, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund t’u faturohet vetëm banorëve, por duhet të verifikohet roli i institucioneve shtetërore dhe vendore. Pas një monitorimi në zonën e “ish-Kënetës”,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit  raporton se përmbytjet […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Komiteti i Helsinkit: Shteti të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

SHBA-të janë tërhequr zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke e lënë agjencinë e Kombeve të Bashkuara pa një nga kontribuuesit e saj financiarë më të mëdhenj. Vendimi vjen pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar një vit më parë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte kritikuar OBSH-në për mënyrën se si, […]

The post SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026

DASHI Kjo është një kohë kur ndjeni diçka që ndryshon brenda jush. Nuk është vetëm një dëshirë për të bërë gjëra, por një nevojë për të thënë të vërtetën tuaj. Yjet flasin për lëvizje, për zgjedhje që nuk mund të shtyhen më. Në punë, ka një sfidë: ose provoni se kush jeni, ose ndryshoni drejtim. […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama është kriminel i implikuar në vrasje, Agasi nuk lëvizte pa miratimin e tij

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ftuar në emisionin Opinion, akuzoi rëndë kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se ai është “kriminel i implikuar në vrasje”. Sipas Berishës, Ergys Agasi nuk lëvizte asnjë milimetër pa miratimin e Ramës, duke theksuar se çdo veprim i tij ishte i koordinuar dhe i kontrolluar drejtpërdrejt nga kryeministri. “Ta kemi […]

The post Berisha: Rama është kriminel i implikuar në vrasje, Agasi nuk lëvizte pa miratimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Lubonja: Donald Lu më tha se do t’i vinte radha edhe Ramës për t’u arrestuar

Analisti Fatos Lubonja ka zbuluar një bisedë që, sipas tij, ka zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, në kohën kur në Shqipëri po miratohej reforma në drejtësi. Gjatë një interviste në emisionin Kjo Javë, Lubonja tha se Lu i kishte pohuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta do të përfundonin […]

The post Lubonja: Donald Lu më tha se do t’i vinte radha edhe Ramës për t’u arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama është filmuar në zyrën e Ergys Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është filmuar brenda zyrës së Ergys Agasit, nga vetë ky i fundit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha shtoi se aty kanë hyrë edhe ministra, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë policie. Berisha: Para një viti e gjysmë kam informuar qytetarët për një regjistrim të […]

The post Berisha: Rama është filmuar në zyrën e Ergys Agasit appeared first on BoldNews.al.

Nga Ngresi i Gjykatës së Lartë te Anton Martini i Hetimit Tatimor, ja zyrtarët që morën dosjet e hakeruara të SPAK

Hakerimi i sistemit elektronik të SPAK, një skemë që dyshohet se ka funksionuar si një rrjet i strukturuar me role të ndara dhe qëllime të mirëpërcaktuara, ka vënë në qendër të hetimeve tre persona: Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn. Sipas të dhënave hetimore, ata nuk kanë vepruar të […]

The post Nga Ngresi i Gjykatës së Lartë te Anton Martini i Hetimit Tatimor, ja zyrtarët që morën dosjet e hakeruara të SPAK appeared first on BoldNews.al.

Opozita vetëofrohet për tu “kastruar” nga Rama!

Nga Boldnews.al Deliri dhe tallja për opozitën ishin dy element të cilët kryeministri Edi Rama jo vetëm i shfrytëzoi, por e çoi deri në fund për të denigruar një subjekt politik që lindi si shpresë në vigjilje të rënies së komunizmit dhe është kthyer në kushte mbijetese, e abonuar për një kohë të gjatë dhe […]

The post Opozita vetëofrohet për tu “kastruar” nga Rama! appeared first on BoldNews.al.

Votoi marrëveshjen e Bordit të Paqes, Iljazaj: Opozita qesharake deri në dhimbje

Gazetari, Ervis Iljazaj përmes një postimi në Facebook ka komentuar votimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes në Kuvend, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si qesharake. Ai shkruan se opozita votoi një marrëveshje që ende nuk është firmosur, duke e konsideruar këtë veprim në kundërshtim me Kushtetutën. Iljazaj shton se dokumenti mban emrin personal […]

The post Votoi marrëveshjen e Bordit të Paqes, Iljazaj: Opozita qesharake deri në dhimbje appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka votuar në parim marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Bordin e Paqes, por nuk ka votuar emrin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë një interviste në emisionin Opinion, Berisha sqaroi se qëndrimi i opozitës ka qenë në përputhje me interesin e Shqipërisë dhe me […]

The post Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Ivanka Trump dhe Edi Rama takohen në Kryeministri

Ivanka Trump, ka mbërritur mbrëmjen e së enjtes në ambientet e Kryeministrisë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Vizita në Kryeministri vjen pas takimit të zhvilluar një mbrëmje më parë mes Ramës dhe Ivanka Trump gjatë qëndrimit të saj në Vlorë. Ajo mbërriti në Shqipëri 2 ditë më parë e shoqëruar nga disa arkitektë, […]

The post Ivanka Trump dhe Edi Rama takohen në Kryeministri appeared first on BoldNews.al.

Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze

Aktori i humorit Bes Kallaku duket se po jeton një kapitull të ri në jetën e tij sentimentale dhe këtë herë ka zgjedhur ta ndajë hapur me publikun. Përmes një InstaStory që mori vëmendje të madhe, Kallaku publikoi një foto ku shihen dy duar të shtrënguara. Detaji që spikati ishte tatuazhi në parakrahun e tij, […]

The post Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar këtë të enjte në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar, Klaudio Gjoka. Ngjarja ka ndodhur në autostradën e Rrugës Shtetërore SS589 Saluzzo–Barge, pranë Abacisë Stafarda. Sipas mediave italiane, aksidenti u shkaktua nga një përplasje e fortë mes një kamioni dhe një automjeti tip Audi, që […]

The post EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Kush është kompania me lidhje ruse që qëndron pas shoqërisë fituese të Porto Romanos: Roli i Ballukut

Një muaj pasi qeveria shqiptare do të autorizonte kompaninë holandeze “Royal Haskoning DHV” për të realizuar të gjithë procedurat, në korrik 2024 Autoriteti Portual Durrës do të hapte tenderin me procedurë të kufizuar me fond limit 39,3 miliardë lekë ose 393 milionë euro për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, faza 1. Tenderi […]

The post Kush është kompania me lidhje ruse që qëndron pas shoqërisë fituese të Porto Romanos: Roli i Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Ivanka Trump shfaqet në Tiranë pas vizitës në Vlorë

Pas një qëndrimi njëditor në Vlorë, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, është shfaqur këtë të enjte në Tiranë, duke lëvizur me automjet të Ambasada e SHBA në Shqipëri. Mbrëmjen e së mërkurës, Ivanka Trump ka zhvilluar një takim informal me kryeministrin Edi Rama në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Më […]

The post Ivanka Trump shfaqet në Tiranë pas vizitës në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Nuk u rrezikuan pacientët”/ QSUT pa shpjegim për dështimin e gjeneratorëve

Gjatë deklaratës së dytë zyrtare të Qendrës spitalore universitare Nënë Tereza nuk merren sërish përgjegjësi dhe as nuk kthehen përgjigje se përse nuk funksionuan gjeneratorët si zgjidhje e përkohshme e avarive teknike?! Drejtori i shërbimeve mbështetëse në QSUt, Erjon Ngjelo nuk pranon rrezikun e krijuar për dhjetëra pacientë në reanimacion prej ndërprerjes së energjisë elektrike. […]

The post “Nuk u rrezikuan pacientët”/ QSUT pa shpjegim për dështimin e gjeneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Rama s’mund ta shesë veten si partner strategjik me SHBA, lidhjet me krimin nuk fshihen

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvend, duke i cilësuar ato si një përpjekje të kryeministrit Edi Rama për t’u paraqitur si faktor ndërkombëtar i paqes, pas ftesës që Shqipëria ka marrë për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, […]

The post Këlliçi: Rama s’mund ta shesë veten si partner strategjik me SHBA, lidhjet me krimin nuk fshihen appeared first on BoldNews.al.

Si e vlerëson bashkëshortja e Mirit lojën e Selin në Big Brother

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga bashkëshortja e Mirit ka tërhequr vëmendje të madhe të ndjekësve të Big Brother VIP Albania. Në videon e postuar në TikTok, ajo rendit banorët e shtëpisë sipas preferencave të saj personale. Në këtë klasifikim, Miri renditet në vendin e parë, çka ajo e shpjegon hapur […]

The post Si e vlerëson bashkëshortja e Mirit lojën e Selin në Big Brother appeared first on BoldNews.al.

❌