❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vazhdon mësimi me orar të shkurtuar në disa shkolla në Gjilan, shkak ngrohja



Temperaturat mëngjesin e së hënës u ulën në minus, e për këtë mësimi në shkollën e mesme ekonomike në Gjilan vazhdoi me orar të shkurtuar 30 minuta.

Edhe ndërrimi i pasdites që janë nxënësit e mjekësisë e vazhdojnë mësimin me gjysmë orari.

Situatë e njëjtë për shkak të mungesës së furnizimit me dru është edhe në gjimnazin natyror.

Drejtori i shkollës thotë se presin që situata të stabilizohet.

“JavĂ«n e parĂ« kemi pasur probleme pĂ«r dru nuk kena mjaftueshĂ«m por s'kemi mungese, shpresojmĂ« qĂ« prap do tĂ« vijnĂ«, sa i pĂ«rket nxemjet edhe shkollĂ«s Ă«shtĂ« hapĂ«sirĂ« e madhe edhe problemin kryesor e kemi me dritaret qĂ« janĂ« deformuar po kemi probleme”, ka thĂ«nĂ« Bekim Mustafa – drejtor i shkollĂ«s.

Ai thotë se në këtë shkollë nga pasditja synohet të kthehen në orar të rregullt, për shkak se temperaturat janë më të larta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjilan që janë opozitë thonë se partia në pushtet ka dështuar për të bërë furnizimin me dru me kohë.

“Gjithashtu edhe nĂ« objekte tĂ« administratĂ«s komunale Ă«shtĂ« alarmante nĂ« secilĂ«n zyre ka katĂ«r 5 nxemse dhe Ă«shtĂ« njĂ« çoroditje totale e pushtetit komunal rreth menaxhimit tĂ« kĂ«saj situate. E gjithĂ« kjo mendojmĂ« se Ă«shtĂ« si rezultat i harlisjes sĂ« kryetarit para zgjedhjeve qĂ« njĂ« vit bĂ«ri investime tĂ« paplanifikuara, shkeli kontratĂ«n kornizĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Fitim Guda- asamblist i LDK-sĂ«.

Dukagjini ka pyetur për këtë çështje në Komunën e Gjilanit, por ata nuk janë përgjigjur.

Pyetjeve dhe interesimit të televizionit nuk i është përgjigjur as ushtruesi i drejtorit të Arsimit në Gjilan, Luan Kastrati./Tv Dukgjini/

- YouTube youtu.be

Xheladini emëron Raisa Shabani-Jelmazin si Drejtoreshë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shërbime Publike në Dragash



Në kuadër të formimit të Kabinetit të ri të qeverisjes lokale, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar sot emërimin e Raisa Shabani Jelmazi si drejtoreshë të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm drejt avancimit të barazisë gjinore në institucionet lokale, pasi Jelmazi bëhet drejtoresha e dytë grua në Kabinetin e kryetarit Xheladini.

Sipas tij, kjo tregon përkushtimin për një përfaqësim të denjë të grave në pozita vendimmarrëse dhe për mbështetjen e barazisë gjinore në qeverisjen lokale.

Përveç aspektit gjinor, Jelmazi përfaqëson edhe komunitetin joshumic, duke kontribuar në vizionin e qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, pa dallime etnike apo sociale.

Kryetari Xheladini i ka uruar drejtoreshës Jelmazi suksese në detyrën e re dhe ka theksuar pritshmërinë për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të interesit publik dhe të qytetarëve të Dragashit. /Telegrafi/


Komuna e Drenasit njofton për Thirrjen Publike të Skemës së Granteve për Energji të Pastër



Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se Thirrja Publike për Skemën e Granteve për Energji të Pastër është e hapur dhe do të vazhdojë deri më 31 janar 2026.

Sipas udhëzimeve të Ministrisë, aplikuesit mund të kërkojnë subvencion për sisteme baterish për ruajtjen e energjisë elektrike, përfshirë edhe ata që tashmë posedojnë sisteme solare fotovoltaike ekzistuese, si pasues të njëhsorit apo si prosumatorë.

Subvencionimi përcaktohet sipas kapacitetit të instaluar të baterive dhe konfigurimit teknik të dorëzuar në aplikim, pa kufizim të drejtpërdrejtë të kapacitetit (kWh), por brenda vlerës maksimale të mbështetjes financiare të përcaktuar në thirrje.

PĂ«r tĂ« ndihmuar aplikuesit, Ministria e EkonomisĂ« ka pĂ«rgatitur dokumentin “PĂ«rgjigje pĂ«r pyetjet mĂ« tĂ« shpeshta nĂ« lidhje me grant skemĂ«n pĂ«r energji tĂ« pastĂ«r”, i cili pĂ«rmban sqarime tĂ« detajuara mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.

Aplikimi mund të bëhet përmes platformës eKosova në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/. Për informacione shtesë mbi thirrjen dhe dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët dhe bizneset mund të vizitojnë: https://kiesa.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,5,1021.

Komuna e Drenasit i bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve private të shfrytëzojnë këtë mundësi për investime në energji të pastër dhe të qëndrueshme, duke përmirësuar efikasitetin energjetik dhe duke kontribuar në mbrojtjen e ambientit.

Afati i fundit për aplikim: 31 janar 2026. /Telegrafi/


Komuna e Hanit të Elezit njofton për thirrjen e aplikimeve për pagesa direkte në sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës



Komuna e Hanit të Elezit bën të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2025, duke mbështetur sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës.

Fermerët dhe subjektet e regjistruara mund të aplikojnë për pagesa direkte për: qumësht sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, akuakulturë, viçat për majmëri dhe zogjtë për majmëri (brojlerë). Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Kriteret për secilën kategori përfshijnë identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve në sistemin AUV, dorëzimin e sasisë minimale të produkteve bujqësore sipas kategorive përkatëse, si dhe dokumentacion të plotë për cilësinë, kontratat dhe pagesat e kryera.

Subvencionimi bëhet në bazë të sasive dhe klasave të produkteve:

  • QumĂ«sht: 0.07 €/litĂ«r (Klasa Ekstra), 0.04 €/litĂ«r (Klasa e ParĂ«), 0.02 €/litĂ«r (Klasa e DytĂ«)
  • Gjedh i therur: 50 €/krerĂ«
  • Viça pĂ«r majmĂ«ri: 25 €/krerĂ«
  • Zogj pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«): 0.20 €/zog
  • AkuakulturĂ«: 0.30 €/kg peshk tĂ« shitur

Dokumentacioni i detajuar për çdo kategori dhe mënyra e subvencionimit janë të qarta në thirrjen e hapur nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, e cila garanton mbështetje të plotë dhe transparencë për fermerët dhe subjektet aplikues.

Për informacione shtesë, aplikuesit mund të konsultohen me uebfaqen e zyrës së komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë për vendosjen e baterive 90 MWh për ruajtjen e energjisë



Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike, KOSTT, ka marrë pronësinë e ngastrës në fshatin Sojevë të Ferizajt, ku do të vendosen bateritë me kapacitet 90 MWh për ruajtjen e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, marrëveshja është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, duke i hapur rrugë avancimit të punimeve në kuadër të programit kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC.

Bateritë e planifikuara do të shërbejnë për ruajtjen e energjisë në periudhat kur ka tepricë prodhimi dhe për rikthimin e saj në rrjet në momentet e rritjes së kërkesës, me synim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm dhe me kosto më të përballueshme për konsumatorët.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se ky projekt përfaqëson një tjetër rezultat konkret të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke kontribuar në ndërtimin e infrastrukturës që forcon sigurinë energjetike të vendit dhe përmirëson shërbimin për qytetarët. /Telegrafi/


Komuna e Vitisë njofton fermerët për Pagesat Direkte nga MBPZhR



Komuna e Vitisë ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, do të vazhdojë mbështetjen e sektorit të blegtorisë në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare do të realizohet përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri të tipit brojler, si dhe për akuakulturë.

Nga Komuna e Vitisë bëhet e ditur se thirrja për aplikim hapet më 19 janar 2026 dhe do të jetë e vlefshme deri më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa kriteret dhe kushtet e aplikimit janë të publikuara në uebfaqet zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Komuna e Shtimes njofton hapjen e thirrjes për Pagesa Direkte në sektorin e blegtorisë



Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë, ka hapur thirrjen për aplikim në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, duke vazhduar mbështetjen për sektorin e blegtorisë.

Sipas njoftimit, përkrahja financiare përfshin pagesa direkte për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat për majmëri, për zogjtë për majmëri (brojlerët), si dhe për akuakulturë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga programi përkatës.

Nga Komuna e Shtimes bëhet e ditur se afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00, ndërsa fermerët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara për të përfituar nga këto skema mbështetëse.

Autoritetet komunale u bëjnë thirrje bujqve dhe blegtorëve që për informacione shtesë dhe procedurat e aplikimit të ndjekin njoftimet zyrtare të Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë. /Telegrafi/


Siguria në shkolla, Komuna e Prishtinës merr vendim të ri



Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Kosovar Center for Security Studies (KCSS), me qëllim të forcimit të sigurisë në shkolla dhe parandalimit të dhunës tek të rinjtë.

Ky bashkĂ«punim realizohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “A Generation at Risk: Addressing Youth Violence and Strengthening School Safety through Research and Informed Reform” dhe synon pĂ«rmirĂ«simin e mjedisit shkollor pĂ«rmes hulumtimit tĂ« bazuar nĂ« dĂ«shmi, koordinimit institucional dhe zhvillimit tĂ« politikave tĂ« informuara.

Nga Drejtoria e Arsimit bëhet e ditur se memorandumi paraqet një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të shkollave më të sigurta, më mbështetëse dhe më rezistente për nxënësit, duke adresuar në mënyrë sistematike çështjet e sigurisë dhe dhunës në ambientet arsimore.

Ky angazhim udhëhiqet nga Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, me fokus në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e mekanizmave parandalues në sistemin arsimor. /Telegrafi/


Komuna e Malishevës hap thirrjen për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte 2025



Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Malishevës ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikim për gjashtëmujorin e dytë të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2025, e cila zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Sipas njoftimit, përmes këtij programi do të vazhdojë mbështetja për sektorin e blegtorisë dhe akuakulturës, përmes pagesave direkte për qumësht, për therjet e raportuara të gjedhit, për viçat dhe zogjtë për majmëri, si dhe për akuakulturë, në përputhje me programin e miratuar për vitin 2025.

Përkrahja financiare përfshin këto kategori:

  • Pagesa Direkte pĂ«r qumĂ«sht;
  • Pagesa Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit;
  • Pagesa Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri;
  • Pagesa Direkte pĂ«r zogjtĂ« pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«t);
  • Pagesa Direkte pĂ«r akuakulturĂ«.

Afati për aplikim fillon më 19 janar 2026 dhe përfundon më 18 shkurt 2026, në ora 16:00.

Nga Drejtoria për Bujqësi në Malishevë ftohen të gjithë fermerët që i plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të paraparë, me qëllim të përfitimit nga mbështetja financiare e Programit të Pagesave Direkte. /Telegrafi/


Komuna e Rahovecit njofton thirrjen për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte, gjashtëmujori i dytë 2025



Komuna e Rahovecit njofton fermerët për hapjen e thirrjes për aplikim në kuadër të Pagesave Direkte për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Përkrahja financiare mbulon kategoritë e mëposhtme:

  • Pagesa Direkte pĂ«r qumĂ«sht sipas kategorive tĂ« cilĂ«sisĂ«;
  • Pagesa Direkte pĂ«r therjet e raportuara tĂ« gjedhit;
  • Pagesa Direkte pĂ«r viçat pĂ«r majmĂ«ri;
  • Pagesa Direkte pĂ«r zogjtĂ« pĂ«r majmĂ«ri (brojlerĂ«);
  • Pagesa Direkte pĂ«r akuakulturĂ«.

Afati i aplikimit është nga 19 janar 2026 deri më 18 shkurt 2026, ora 16:00.

Për më shumë informacione dhe për të aplikuar, fermerët mund të vizitojnë linkun e AZHB-së:
https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim.



Kryetari i Lipjanit viziton shkollën që ishte prekur nga vërshimet e fundit



Kryetari i KomunĂ«s sĂ« Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sot ShkollĂ«n Fillore tĂ« Mesme tĂ« UlĂ«t “Ismail Luma”, pas rikthimit tĂ« procesit tĂ« rregullt mĂ«simor, pas pĂ«rmbytjeve qĂ« preken shkollĂ«n si pasojĂ« e reshjeve tĂ« shumta.

Gjatë vizitës, kryetari Ahmeti u informua nga afër për gjendjen e shkollës dhe masat e ndërmarra për rifillimin e mësimit.

Ai falënderoi drejtorin e shkollës, Driton Sadikun, dhe drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Rasim Hasnin, për reagimin e shpejtë dhe efikas, falë të cilit objekti shkollor u pastrua në kohë rekord dhe mësimi u rikthye menjëherë.

Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional në situata emergjente dhe ritheksoi përkushtimin e Komunës së Lipjanit për të garantuar kushte të sigurta për të gjithë nxënësit dhe stafin arsimor. /Telegrafi/


Komuna e Drenasit njofton për aplikimet për pagesat direkte në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë



Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), do të vazhdojë të mbështesë sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë përmes pagesave direkte për vitin 2025.

Si pjesë e këtij programi, mbështetja jepet për këto aktivitete dhe kultura bujqësore: pagesa direkte për qumësht, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë.

Afati i aplikimit fillon më 19 janar 2026 dhe mbaron më 18 shkurt 2026, ora 16:00.

Kriteret qĂ« duhet tĂ« plotĂ«sojnĂ« aplikuesit mund t’i gjeni nĂ« uebfaqet zyrtare tĂ« MinistrisĂ«, AZHB-sĂ« dhe KomunĂ«s sĂ« Drenasit pĂ«rmes kĂ«tyre linkeve: https://azhb-rks.net/sq/thirrje-per-aplikim
https://gllogoc.rks-gov.net/shpalljet/

Ky program synon përkrahjen e fermerëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në komunën e Drenasit, duke përmirësuar rendimentin dhe sigurinë e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. /Telegrafi/


Në Spitalin e Mitrovicës kërkuan ndihmë mjekësore mbi 220 fëmijë gjatë vikendit



Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« ka njoftuar se vetĂ«m gjatĂ« ditĂ«ve tĂ« vikendit, nĂ« Repartin e PediatrisĂ« kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore gjithsej 224 fĂ«mijĂ«.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, nga ky numër, 6 fëmijë kanë qenë të detyruar të spitalizohen për trajtim të mëtejshëm mjekësor, ndërsa të tjerët kanë marrë shërbimet e nevojshme ambulatore.

I ngarkuar gjatë vikendit ka qenë edhe Shërbimi Emergjent, ku janë trajtuar gjithsej 225 raste, përfshirë raste të aksidenteve, problemeve ortopedike, internistike dhe kirurgjike.

Po ashtu, një numri të konsiderueshëm pacientësh u janë kryer edhe ekzaminime laboratorike. Sipas spitalit, 140 pacientëve u janë marrë dhe analizuar parametrat laboratorikë.

Ngarkesë është shënuar edhe në Shërbimin e Radiologjisë, ku gjatë vikendit janë realizuar 64 radiografi (rëntgen), 22 tomografi të kompjuterizuara (CT) si dhe 40 ekzaminime eko dhe ultrazë.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë theksohet se stafi mjekësor ka qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve dhe për të ofruar shërbime të vazhdueshme shëndetësore për qytetarët. /Telegrafi/


Totaj shpreh zhgënjim për parregullsitë në rinumërimin e votave në Prizren, kërkon përgjegjësi dhe rivlerësim nga KQZ-ja



Kryetari i Komunës së Prizrenit dhe njëherësh kryetar i Degës së PDK-së në këtë qytet, Shaqir Totaj, ka reaguar pas evidentimit të parregullsive gjatë procesit të rinumërimit të votave, duke e cilësuar situatën si cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve dhe të demokracisë zgjedhore.

Totaj ka deklaruar se është thellësisht i zhgënjyer me atë që ka dalë nga rinumërimi i votave në Prizren.

“Çdo tentim pĂ«r tjetĂ«rĂ«sim tĂ« votĂ«s Ă«shtĂ« cenim i drejtpĂ«rdrejtĂ« i vullnetit tĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, i demokracisĂ« zgjedhore dhe i vetĂ« demokracisĂ« sĂ« brendshme partiake”, ka thĂ«nĂ« ai.

Ai ka paralajmëruar se, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, do të kërkojë përgjegjësi dhe llogaridhënie të plotë për çdo shkelje të konstatuar.

“Çdo shkelje Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si individuale dhe duhet trajtuar nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe rregulloret nĂ« fuqi. Kjo nuk Ă«shtĂ« PDK-ja pĂ«r tĂ« cilĂ«n kemi punuar dhe investuar me vite, dhe kĂ«to veprime nuk e pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« frymĂ«n dhe vlerat tona”, ka theksuar Totaj.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Totaj ka siguruar se Partia Demokratike e Kosovës do të mbrojë vullnetin e votuesit dhe procesin demokratik.

“PDK di dhe do ta mbrojĂ« vullnetin e votuesit dhe demokracinĂ« nĂ« KosovĂ«, duke vepruar me vendosmĂ«ri dhe pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r tĂ« mirĂ«n e vendit dhe tĂ« ardhmes sĂ« tij”, ka deklaruar ai.

Në fund, Totaj ka shtuar se parregullsitë e shfaqura në procesin zgjedhor, sipas tij të pranishme në parti të ndryshme, kërkojnë një rivlerësim tërësor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucionet përkatëse.

“KĂ«rkohet njĂ« menaxhim i kujdesshĂ«m i procesit tĂ« numĂ«rimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« ruhet deri nĂ« fund mbarĂ«vajtja dhe paprekshmĂ«ria e zgjedhjeve”, ka pĂ«rfunduar Totaj. /Telegrafi/


Spitali i Pejës me javë intensive pune, publikohen statistikat



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar statistikat e shërbimeve shëndetësore të realizuara gjatë javës së kaluar, duke bërë të ditur se në këtë periudhë kanë lindur gjithsej 21 foshnje, prej tyre 14 vajza dhe 7 djem.

Sipas njoftimit, gjatë javës janë kryer 2.637 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 300 pranime të pacientëve. Mesatarisht, në baza ditore, kanë qenë të shtrirë 203 pacientë.

Në laboratorët e spitalit, 1.774 pacientë kanë realizuar gjithsej 22.886 analiza, ndërkohë që janë kryer edhe 71 operacione të suksesshme. Po ashtu, janë ofruar 200 trajtime të dializës për pacientët që kanë pasur nevojë për këtë shërbim.

Në kuadër të diagnostikimit dhe ekzaminimeve, janë realizuar 542 rëntgenë, 276 eho, 62 rezonanca magnetike, si dhe 6 mamografi. Gjithashtu, janë kryer 17 ergometri dhe 58 ehokardiografi.

Në repartet përkatëse janë realizuar edhe 5 kolonoskopi, 33 gastroskopi, si dhe 179 shërbime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto shifra dëshmojnë për angazhimin dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/


Spitali i Mitrovicës furnizohet me 50 shtretër të rinj



ShĂ«rbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i KosovĂ«s ka furnizuar Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ« me shtretĂ«r tĂ« rinj, duke pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m kushtet dhe komoditetin pĂ«r pacientĂ«t qĂ« marrin shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« institucion.

Sipas njoftimit, furnizimi është realizuar në dy faza, me nga 25 shtretër secilën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 50 shtretër të rinj.

Prej tyre, 20 shtretër janë të dedikuar për Shërbimin e Hemodializës, të cilët ofrojnë rehati më të madhe për pacientët gjatë trajtimit, duke pasur parasysh se shtretërit e mëparshëm ishin të stërvjetruar.

Po ashtu, spitali është pajisur edhe me një shtrat të veçantë për vendosjen e katetrave venoze për nevojat e Shërbimit të Hemodializës, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e procedurave mjekësore.

Në disa reparte janë vendosur edhe shtretër modernë me mekanizëm ngritje dhe ulje, të pajisur me dyshekë bashkëkohorë, të cilët u ofrojnë pacientëve kushte më të mira dhe njëkohësisht e lehtësojnë punën e stafit mjekësor.

Nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” bĂ«het e ditur se ky furnizim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt rritjes sĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve spitalore dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« komoditetit tĂ« pacientĂ«ve.

Furnizimi me shtretër të rinj pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026, me qëllim që të gjitha repartet të kompletohen me pajisje të reja. /Telegrafi/


“Flaka e Janarit” vazhdon me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri nĂ« Gjilan dhe KamenicĂ«



Manifestimi mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit”, qĂ« organizohet nĂ«n patronatin e kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Gjilanit, Alban Hyseni, dhe pĂ«rkujdesjen e DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport, ka vazhduar aktivitetet e tij me ecjen tradicionale nĂ« nderim tĂ« tĂ« rĂ«nĂ«ve pĂ«r liri.

Ecja u organizua nga ShoqĂ«ria Bjeshkatare Alpiniste “Gjilani” nga Komuna e Gjilanit dhe Klubi Alpin “DardanĂ«t” nga Komuna e KamenicĂ«s, me mbĂ«shtetjen e klubeve tĂ« tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare. NĂ« kĂ«tĂ« aktivitet morĂ«n pjesĂ« dhjetĂ«ra qytetarĂ« dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« shoqĂ«rive bjeshkatare, tĂ« cilĂ«t pĂ«rmes ecjes nderuese dhe pĂ«rkujtuese synuan ruajtjen e kujtesĂ«s dhe vlerĂ«simin e sakrificĂ«s sĂ« heronjve tĂ« kombit.

Sipas organizatorĂ«ve, kjo ecje ka pĂ«r qĂ«llim t’u japĂ« brezave tĂ« rinj mundĂ«sinĂ« tĂ« kuptojnĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e trashĂ«gimisĂ«, historisĂ« dhe kulturĂ«s kombĂ«tare, duke e cilĂ«suar atĂ« si njĂ« ecje pĂ«rkujtimore “prej nga buron liria”.

Aktiviteti nisi me një fotografim të përbashkët te shtatorja e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Gjilan, për të vazhduar drejt Kamenicës, ku pjesëmarrësit u bashkuan me grupe të tjera. Më pas, ecja vazhdoi drejt Kapisë në Sfircë, prej nga nisi marshimi deri te Kulla e Nuhi Berishës. Pas kthimit në Kapi, shtegu u vijua drejt Kullës së Rexhep Malës në Hogosht dhe më pas deri te Kulla e Kadri Zekës në Poliçkë, ku edhe u përmbyll ecja tradicionale.

Ky aktivitet u vlerësua si një nderim ndaj sakrificës së Heronjve të Kombit Kadri Zeka, vëllezërve Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.

OrganizatorĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur se aktivitetet e “FlakĂ«s e Janarit” do tĂ« vazhdojnĂ« mĂ« 24 janar, me organizimin e TryezĂ«s Letrare “Pena e FlakĂ«s” nga ora 12:00, ndĂ«rsa nĂ« mbrĂ«mje do tĂ« nis Festivali i DramĂ«s Origjinale Shqipe “Talia e FlakĂ«s”, i cili do tĂ« mbahet nĂ« Teatrin e Qytetit tĂ« Gjilanit. /Telegrafi/


Transporti i turbinave të erës më 19 janar, Komuna e Rahovecit u bën thirrje qytetarëve për kujdes në trafik



Komuna e Rahovecit ka njoftuar qytetarĂ«t se mĂ« 19 janar 2026 do tĂ« realizohet transporti i komponentĂ«ve tĂ« turbinave tĂ« erĂ«s nĂ«pĂ«r rrugĂ«t pĂ«rkatĂ«se tĂ« qytetit tĂ« Rahovecit dhe fshatit Zatriq, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit tĂ« kompanisĂ« investuese “EV Wind Park”.

Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të përmasave të mëdha të mjeteve dhe makinerisë transportuese, qarkullimi mund të jetë më i ngadalshëm se zakonisht dhe mund të ketë vonesa të përkohshme për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

“PĂ«r tĂ« shmangur ngarkesĂ«n dhe pĂ«r tĂ« rritur sigurinĂ«, lusim qytetarĂ«t qĂ«, aty ku Ă«shtĂ« e mundur, tĂ« pĂ«rdorin rrugĂ« alternative dhe tĂ« planifikojnĂ« paraprakisht lĂ«vizjet e tyre gjatĂ« kĂ«saj dite”, thuhet nĂ« njoftim.

Po ashtu, nga Komuna e Rahovecit dhe investitori u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të personelit përcjellës gjatë procesit të transportit.

“Ju lutemi tĂ« mbani distancĂ« tĂ« sigurt nga kolona e transportit dhe tĂ« shmangni ndalimin apo parkimin nĂ« segmentet e ngushta tĂ« rrugĂ«s, ku transporti ka nevojĂ« pĂ«r hapĂ«sirĂ« shtesĂ«â€, theksohet mĂ« tej nĂ« njoftim.

Komuna e Rahovecit ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se ky projekt është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe investimeve në energjinë e rinovueshme. /Telegrafi/


Vlerësimi i dëmeve nga vërshimet në Rahovec, nga komuna thonë se ka filluar procesi - fermerët kërkojnë zgjidhje të përhershme



Fillimviti 2026 ka goditur Kosovën me vërshime, ndërkaq komunat më të prekura janë Malisheva, Drenasi, Mitrovica, Gjakova dhe Rahoveci.

Në vazhdën e raportimeve për gjendjen e rëndë që ka goditur këto rajone, Telegrafi ka shkuar në Rahovec, për të shikuar nga afër se si kanë arritur t'ia dalin qytetarët në këtë fatkeqësi natyrore.

Nga dhjetëra fshatra të vërshuara, më mirë nuk ka kaluar as fshati Krushë e Madhe, ku blegtori Bedri Duraku ka treguar për situatën që përballën pothuajse çdo vit.

“KĂ«tu jam me fermĂ« tĂ« lopĂ«ve. KohĂ«t e fundit, vĂ«rshimet qĂ« kanĂ« ndodhur, ne nuk i kemi kĂ«to prej natyrĂ«s, por kĂ«to janĂ« prej dorĂ«s sĂ« njeriut”, tha ai.



“Krejt ujĂ«mbledhĂ«si i asfaltit tĂ« fshatit CelinĂ«, po derdhet nĂ« parcelĂ«n time dhe nĂ« bazĂ« tĂ« kĂ«rkesave tĂ« vazhdueshme qĂ« kanĂ« shkuar nĂ« komunĂ«, deri tash asnjĂ« hap nuk e kanĂ« marrĂ«, niveli komunal Ă«shtĂ« shumĂ« neglizhues”.

Duraku shtoi më tej se ai nuk do të aplikoj për dëme, pasi që sipas tij më mirë është që të rregullohet ujëmbledhësi, se sa të kompensohen nga komuna.

Irfan Berisha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit ka thënë për Telegrafin se kanë filluar aplikimet për kompensimin e dëmeve si në pronar familjare ashtu edhe në ato afariste.

“Komisionet janĂ« nĂ« terren qĂ« nga dita kur Ă«shtĂ« formua, ndĂ«rsa kemi pranuar deri tani rreth 350 kĂ«rkesa pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim”, tha ai.

“JanĂ« trajtuar njĂ« pjesĂ« e tyre, derisa komisioni Ă«shtĂ« duke punuar nĂ« pĂ«rmbyllje tĂ« kĂ«tij procesi, qĂ« t’i dĂ«rgojmĂ« kĂ«to kĂ«rkesa nĂ« nivel qendror dhe tĂ« kompensohen dĂ«met”.

Berisha u pyet edhe pĂ«r dĂ«met e viteve tĂ« kaluara, duke thĂ«nĂ« se shpresojnĂ« qĂ« do t’i kompensojnĂ« edhe ato.

“ShpresojmĂ« qĂ« do t’i kompensojmĂ« edhe dĂ«met pĂ«r vitet e kaluara dhe Ă«shtĂ« mirĂ« qĂ« tĂ« ndodhĂ« pasi ka shumĂ« dĂ«me”, pĂ«rfundoi ai. /Telegrafi/

Një fëmijë goditet nga automjeti në Mitrovicë, dërgohet në QKUK për trajtim të mëtejshëm



NjĂ« fĂ«mijĂ« i lindur nĂ« vitin 2013, i gjinisĂ« mashkullore, Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore mbrĂ«mjen e sotme nĂ« ShĂ«rbimin Emergjent tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m “Dr. Sami Haxhibeqiri” nĂ« MitrovicĂ«, si pasojĂ« e goditjes nga njĂ« automjet.

Sipas njoftimit të spitalit, fëmija është paraqitur rreth orës 19:55, ku menjëherë ka marrë trajtim dhe ekzaminim emergjent nga ekipi mjekësor, përfshirë edhe masat reanimatore.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Radiologjisë, është realizuar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë kryer analizat laboratorike të nevojshme. Po ashtu, rasti është konsultuar edhe me mjekun kujdestar ortoped.

Mjekët kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve, është referuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.

Sipas spitalit, lëndimet janë kryesisht në zonën e fytyrës dhe sinuseve, por gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut jetësor./Telegrafi/


❌