Organizata amerikane për kërkime në inteligjencën artificiale, OpenAI, ka filluar të ofrojë reklama në biseduesin ChatGPT, duke përfshirë disa dhjetëra reklamues në fazën e parë të testimit.
Ky është hapi i parë i kompanisë drejt monetizimit të platformës, pas rritjes së përdorimit të saj dhe kostove të mëdha për zhvillimin e teknologjisë së avancuar të inteligjencës artificiale.
Sipas raportit të publikuar nga The Information, kompania është aktualisht në fazën provuese, duke ftuar një grup të kufizuar reklamuesish që të investojnë më pak se një milion dollarë gjatë disa javëve të ardhshme.
Reklamat pritet të fillojnë të shfaqen për përdoruesit në fillim të shkurtit, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në modelin e biznesit të OpenAI.
Ndryshe nga shumica e platformave digjitale, OpenAI do të tarifojë reklamat bazuar në shikime, dhe jo për klikime, ndërsa sistemi për blerje të pavarur të reklamave ende nuk është në dispozicion për reklamuesit.
Kompania ka bërë të ditur se po punon për të zhvilluar këtë funksionalitet në të ardhmen, për të ofruar më shumë fleksibilitet dhe mundësi për kompanitë që duan të reklamojnë.
Kjo lëvizje vjen pas njoftimeve të mëparshme se OpenAI do të fillojë të shfaqë reklama për disa përdorues të ChatGPT-së në Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të rritur të ardhurat e kompanisë dhe për të mbuluar shpenzimet e mëdha që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe mirëmbajtjen e platformës.
Ekspertët vlerësojnë se integrimi i reklamave mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë financiare të ChatGPT-së, ndërsa përdoruesit dhe reklamuesit do të monitorohen për efektivitetin e këtij modeli të ri. /Telegrafi/
Forcat e policisĂ« sĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe kanĂ« arrestuar njĂ« shtetas shqiptar 39-vjeçar, i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« prej vitit 2019, i pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« rrjet tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s. Shqiptari Ă«shtĂ« arrestuar me qĂ«llim ekstradimi drejt ItalisĂ«, pasi ishte dĂ«nuar atje me 8 vjet e 7 muaj burg pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« [âŠ]
Sindikata e punëtorëve të Hyundai Motor në Korenë e Jugut paralajmëroi prodhuesin e automjeteve të enjten kundër vendosjes së robotëve humanoidë pa miratimin e sindikatës, duke thënë se robotët do të sillnin "tronditje në punësim".
Plani i Hyundai për të vendosur robotë humanoidë duke filluar nga viti 2028 ka çuar aksionet e saj në rritje rekord, por nuk ishte një lajm i mirëpritur për punëtorët, tha sindikata në një letër të brendshme të shqyrtuar nga Reuters, përcjell Telegrafi.
"Mos harroni se pa një marrëveshje pune-menaxhimi, asnjë robot që përdor teknologji të re nuk do të lejohet të hyjë në vendin e punës", ka thënë sindikata.
Hyundai Motor Group zbuloi versionin e prodhimit të robotit humanoid Atlas, të zhvilluar nga njësia e saj Boston Dynamics, në Consumer Electronics Show në Las Vegas në fillim të këtij muaji.
Kompania tha se synonte të ndërtonte një fabrikë të aftë për të prodhuar 30,000 njësi robotësh në vit deri në vitin 2028 dhe se planifikonte të vendoste robotë humanoidë në fabrikën e saj në SHBA në Georgia duke filluar nga viti 2028, me qëllim zgjerimin e përdorimit në të gjitha vendet e prodhimit.
Sindikata akuzoi Hyundai-n se kërkonte të rriste fitimet duke vendosur robotë për të zvogëluar fuqinë punëtore.
Sindikata gjithashtu kritikoi prodhuesin e makinave për përpjekjet e saj për të zhvendosur prodhimin në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se fabrika e re e Hyundai-t në Georgia po dëmtonte tashmë prodhimin vendas dhe po kërcënonte sigurinë e punës në dy nga fabrikat e saj në Kore. /Telegrafi/
Një video që ka marrë 15 mijë shikime në Facebook pretendohet se tregon një grua amerikane indigjene Cherokee duke u ndeshur me një oficer të policisë së emigracionit (ICE), i cili përpiqet ta arrestojë dhe ta deportojë si emigrante e paligjshme.
Populli Cherokee jetoi në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara juglindore para kolonizimit europian që nisi në shekullin e XV.
Në disa qytete amerikane, përfshirë Minneapolis, ka pasur përplasje midis qytetarëve dhe agjentëve të ICE pas bastisjeve të ndryshme dhe operacioneve të kontrollit të imigracionit, dhe veçanërisht vrasjes së Renee Nicole Good nga një agjent federal më 7 janar 2026.
Megjithatë, kjo video nuk tregon një incident real. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
Video u postua fillimisht më 3 janar nga një llogari që ndan përmbajtje të gjeneruar artificialisht në media sociale, kryesisht duke shfaqur agjentë të ICE që bllokohen ose shtyhen nga qytetarë, protestues ose oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit.
KĂ«to variacione tĂ« temave qĂ« ngjallin zemĂ«rim, tĂ« gjeneruara nga IA, postohen shpesh njĂ«ra pas tjetrĂ«s. NjĂ« shembull tematik janĂ« pastorĂ« tĂ« zinj qĂ« pĂ«rballen me agjentĂ« tĂ« ICE nĂ« shkallĂ«t e kishĂ«s duke bĂ«rtitur: âJo sot, dhe jo nĂ« kĂ«tĂ« kishĂ«!â NĂ« njĂ« seri tjetĂ«r, shitĂ«set e frutave thonĂ«: âMos mĂ« prek, jam amerikane, o racist!â
Seria e videove tĂ« pĂ«rballjes fiktive nĂ« âGrand Central Marketâ paraqet sinjalistikĂ« tĂ« njĂ« tregu tĂ« gjeneruar nga AI. QĂ« nga viti 1917 ka pasur njĂ« treg tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« Los Angeles me kĂ«tĂ« emĂ«r.Â
Udhëzimi i dhënë programit AI duket se ka kërkuar që gruaja në secilën prej videove të jetë me lëkurë kafe, me flokë të gjatë të zinj, dhe që agjenti i ICE të jetë një burrë i bardhë me veshje taktike. Në shumicën e videove, gruaja mban çantë dhe mund të ketë veshur stile tradicionale veshjesh të Amerikës së Jugut ose Qendrore. Në shumicën e videove ajo bërtet një përzierje frazash angleze dhe spanjolle.
Në video mund të identifikojmë edhe disa gabime tipike të programeve gjeneruese AI. Për shembull, në sfond, një burrë tregohet duke ecur mbrapsht, dhe kur gruaja e godet agjentin në fytyrë, syzet e diellit që ai mban duket sikur zhduken në ajër.
Më tej, etiketa në krahun e majtë të gruas ka shkronja të padëshifrueshme, dhe rripi i çantës ndryshon nga shpatulla e djathtë në të majtën, dhe nga brenda në jashtë xhaketës kur gruaja kthehet.
KĂ«to video janĂ« shembuj i çfarĂ« Ă«shtĂ« quajtur âAI slopâ qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« âllum AI.â Llumi AI nĂ« Facebook zakonisht ka pĂ«r qĂ«llim mbledhjen e sa mĂ« shumĂ« komenteve, e kĂ«shtu zakonisht konsiston nĂ« imazhe, dhe histori shoqĂ«ruese, qĂ« ngjallin emocione tĂ« forta tek njerĂ«zit, si zemĂ«rimi. Llumi AI qĂ« nxit zemĂ«rim merr shumĂ« angazhim.
OpenAI është bërë kompania e fundit që po ndjek trendin e kufizimit të qasjes sipas moshës së përdoruesve.
OpenAI ka filluar futjen globale të një mjeti për parashikimin e moshës, me qëllim të përcaktimit nëse një përdorues është i mitur.
Sipas kompanisë, modeli vlerëson një kombinim treguesish të sjelljes dhe parametrave të llogarisë, përfshirë: sa kohë ka ekzistuar llogaria, kohët tipike kur përdoruesi është aktiv, modelet e përdorimit me kalimin e kohës dhe moshën e deklaruar nga vetë përdoruesi.
Nëse ChatGPT e vlerëson gabimisht një person si të mitur, përdoruesi do të duhet të dërgojë një selfie përmes platformës Persona për të verifikuar moshën dhe për të korrigjuar gabimin.
Shumica e kompanive të inteligjencës artificiale kanë futur fillimisht funksione të reja, e më pas i kanë shtuar masa të shumta mbrojtëse dhe sigurie vetëm pasi ka pasur probleme.
OpenAI ka përballur edhe një padinë lidhur me vdekjen e një adoleshenti, që hipotezohej se përdori ChatGPT për planifikimin e një veprimi vetëvrasës, dhe vetëm muajt e fundit ka filluar të konsiderojë kufizime automatike të përmbajtjes për përdoruesit e mitur dhe krijimin e një këshilli këshillues për shëndetin mendor.
Tani kompania po pĂ«rgatitet tĂ« prezantojĂ« âmodalitetin pĂ«r tĂ« rriturâ (adult mode), qĂ« do tâu lejojĂ« pĂ«rdoruesve krijimin dhe pĂ«rdorimin e pĂ«rmbajtjeve mĂ« tĂ« hapura (NSFW).
Duke marrë parasysh se si ndryshime të ngjashme u janë bërë platformave të tjera si Roblox, është e mundshme që përdoruesit e mitur të gjejnë mënyra për të shmangur mjetet ekzistuese nëse duan të përdorin ChatGPT si të rritur. /Telegrafi/
Një video që duket se tregon një grumbull gjigand bore që mbulon pjesën e poshtme të pallateve të banimit po qarkullon në media dhe rrjete sociale me pretendimin se ajo tregon borën që ka rënë në Kamchatka, Rusi në janar 2026.
Gadishulli Kamchatka i Rusisë u godit nga stuhi dëbore që nga mesi i janarit, të shkaktuara nga një seri ciklonesh nga Deti i Okhotskut. Këto stuhi bllokuan hyrjet e shtëpive, duke bllokuar banorët brenda, duke paralizuar transportin dhe aeroportet, dhe duke detyruar mbylljen e shkollave. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik rus, hera e fundit që kishte rënë një dëborë e tillë ishte para më shumë se 30 vitesh.
Kjo situatë ekstreme e motit është ndarë si lajm në të gjitha mediat botërore dhe më pas edhe në ato shqiptare. Megjithatë, videot e mësipërme që janë publikuar nuk tregojnë rekordet e borës në Kamchatka. Ato janë gjeneruar me programe kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
Fotot reale nga gadishulli tregojnĂ« katet pĂ«rdhese tĂ« mbuluara dhe njerĂ«zit qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« hapin dyert. NĂ« videot e inteligjencĂ«s artificiale, grumbullimet e borĂ«s shpesh shkojnĂ« deri nĂ« lartĂ«sinĂ« e njĂ« ndĂ«rtese nĂ«ntĂ«katĂ«she, qĂ« do tâi bĂ«nte ato mbi 60 metra tĂ« larta. MegjithatĂ«, sipas autoriteteve vendase, shtresa e dĂ«borĂ«s kishte arritur 2,5 metra nĂ« pikat mĂ« ekstreme.
Videot reale tregojnë pajisje të rënda për heqjen e borës, ndërsa videot e inteligjencës artificiale tregojnë pamje të banorëve që rrëshkasin nga dritaret e kateve të larta me slita plastike që fluturojnë vetë tëposhtë shpateve vertikale.
Gjithashtu, nĂ« videot e gjeneruara, dritaret dhe muret e ndĂ«rtesave âfluturojnĂ«â ose ndryshojnĂ« formĂ« me lĂ«vizjen e kamerĂ«s. NĂ« njĂ« prej tyre, pjesa e poshtme e njĂ« shtylle ndriçimi duket e shkĂ«putur nga pjesa e sipĂ«rme. NdĂ«rsa dy makina tĂ« mbuluara nga bora duket sikur janĂ« vendosur njĂ«ra mbi tjetrĂ«n.
Video e mësipërme u postua fillimisht në TikTok, ku ishte etiketuar nga krijuesi si e gjeneruar me AI.
Videot AI karakterizohen nga njĂ« kinematografi shumĂ« perfekte dhe njĂ« metodĂ« dukshĂ«m e panatyrshme e kuadrimit. Ato janĂ« shumĂ« tĂ« pastra dhe u mungojnĂ« detajet si elementĂ« tĂ« vegjĂ«l tĂ« qytetit. Detajet e vogla zhduken ose anashkalohen.Â
Më tej, në Kamchatka, nuk ka ndërtesa banimi shumëkatëshe. Për shkak të rreziqeve, përfshirë ato gjeologjike, Kamchatka karakterizohet nga ndërtesa të ulëta deri në rreth 5 kate.
Mediat serioze që ranë pre e këtyre imazheve të gjeneruara korigjuan gabimin pas pak kohësh, ndërsa në mediat shqiptare pamjet apokaliptike vijojnë të ngjallin habi mes lexuesve.
TIRANĂ, 21 janar /ATSh/ Mark Nika, xhaxhai i Aleks NikĂ«s, njĂ«rit prej viktimave tĂ« protestĂ«s sĂ« 21 janarit tĂ« vitit 2011 Ă«shtĂ« paraqitur sot nĂ« ProkurorinĂ« Speciale KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar.
Pas pĂ«rfundimit tĂ« ceremonisĂ« sĂ« homazheve pĂ«r pĂ«rkujtimin e katĂ«r tĂ« vrarĂ«ve nĂ« protestĂ«n e 21 Janarit nĂ« bulevardin âDĂ«shmorĂ«t e Kombitâ, Nika zhvilloi njĂ« takim me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.
Në një prononcim për gazetarët, jashtë godinës së SPAK, Nika kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe frikë.
âKĂ«rkojmĂ« qĂ« hetimi pĂ«r â21 Janarinâ tĂ« pĂ«rshpejtohet. DĂ«shmitarĂ«t kanĂ« presion dhe frikĂ«â, u shpreh ai.
âDrejtĂ«sinĂ« e kemi kĂ«rkuar nga drejtĂ«sia e re nga SPAK. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia e mazhorancĂ«s, nuk kemi as komunikim pĂ«r kĂ«tĂ« punĂ«â, tha Mark Nika.
Sipas tij, drejtĂ«sinĂ« e pret nga SPAK dhe jo nga qeveria. âNuk kam kĂ«rkuar kurrĂ« nga Rama pĂ«r drejtĂ«si, drejtĂ«sinĂ« e dua nga SPAK. Prokurori i çështjes mĂ« tha qĂ« janĂ« kryer veprime qĂ« tĂ« restaurohet dosja e vjetĂ«r. HollĂ«sira nuk mĂ« dhaâ, tha Nika.
Nika tha se fajtore ânĂ« planin politik dihet Ă«shtĂ« Partia Demokratike, Berishaâ.
âAi (Sali Berisha â shĂ«n. i red.) ka qenĂ« kryeministĂ«r, ministĂ«r i BrendshĂ«m ka qenĂ« Lulzim Basha. Po tĂ« jenĂ« trima le tĂ« thonĂ« âe kemi bĂ«rĂ« neâ. Ata e fshehin. Pse e fshehin kur nuk ke faj? Pse ikĂ«n dhe fshihesh? Pse bĂ«n manipulimin e provave?â, tha Nika.
Sot, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të katër viktimave që u vranë në protestën e 21 Janarit 2011. Në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, mbajti fjalën e rastit kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa të pranishëm ishin ministra të kabinetit qeveritar dhe familjarë të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt.
MĂ« pas, ceremonia pĂ«rkujtimore vazhdoi nĂ« bulevardin âDĂ«shmorĂ«t e Kombitâ, ku u vendosĂ«n karafila nĂ« kujtim tĂ« katĂ«r viktimave tĂ« kĂ«saj ngjarjeje.
Deputetët e pavendosur në Parlamentin Evropian mund të vendosin nëse do të arrihet një marrëveshje për krijimin e zonës më të madhe të tregtisë së lirë në botë, sipas një analize të votimit të publikuar nga Politico.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Argjentinën, Brazilin, Paraguain dhe Uruguain me shumë pompë gjatë fundjavës së kaluar.
Marrëveshja Mercosur, e cila është përgatitur për 25 vjet, përfshin 700 milion njerëz, dhe Brukseli e konsideron atë si një mjet kyç strategjik për të forcuar lidhjet tregtare të BE-së me Amerikën Latine, ndërsa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën janë përkeqësuar.
Megjithatë, mega-marrëveshja ende duhet të marrë miratimin e Parlamentit Evropian për të hyrë në fuqi, transmeton Telegrafi.
Gazetarët e Politico kontaktuan grupet e partive dhe deputetë individualë dhe përcaktuan qëllimet e votimit të 673 nga 719 deputetë të Parlamentit. Rezultatet tregojnë se marrëveshja rrezikon të ngecë.
Të paktën 301 nga këta deputetë pritet të jenë kundër marrëveshjes Mercosur kur ajo të paraqitet në Parlament, ndërsa 319 deputetë do të votonin për të.
Ky është një numër që deputetët e pavendosur dhe të paqartë mund ta ndryshojnë lehtësisht.
Ky është një moment kyç për marrëveshjen tregtare
Parlamenti nuk do të votojë për marrëveshjen vetë për disa muaj, ndoshta jo para majit. Por të mërkurën deputetët do të vendosin nëse do të dërgojnë tekstin e marrëveshjes për kontroll ligjor në Gjykatën e BE-së.
Ky proces mund të shtyjë vendimin përfundimtar deri në dy vjet.
Ky votim është në thelb një votim provë që tregon se ku do të qëndronte shumica në miratimin përfundimtar. Shumë deputetë që mbështesin marrëveshjen pritet të refuzojnë dërgimin e tekstit në Gjykatë.
Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë për të gjithë. Për shembull, 12 deputetë nga Partia e Gjelbër gjermane mbështesin marrëveshjen, por gjithashtu mbështesin dërgimin e tekstit në Gjykatë për të kontrolluar ligjshmërinë e tij, gjë që e bën votimin edhe më të pasigurt.
Në Këshillin e BE-së, degën ndërqeveritare të bllokut, marrëveshja mori shumicë të kualifikuar pavarësisht kundërshtimit të Francës, Polonisë, Austrisë, Irlandës dhe Hungarisë. Belgjika u tërhoq, ndërsa Italia mbështeti marrëveshjen vetëm pasi siguroi mbrojtje dhe angazhime financiare për fermerët e saj.
Një votim i Parlamentit kundër marrëveshjes do të ishte një goditje e madhe për Brukselin dhe fushatën për marrëveshjen që udhëhiqet nga Gjermania.
âNuk duhet ta humbasim kĂ«tĂ« mundĂ«si. Nuk ka nevojĂ« tĂ« flasim mĂ« shumĂ« pĂ«r sovranitetin evropian ose pĂ«r aftĂ«sinĂ« e EvropĂ«s pĂ«r tĂ« vepruar nĂ«se nuk arrijmĂ« tâi çojmĂ« kĂ«to marrĂ«veshje tregtare tĂ« lira nĂ« njĂ« pĂ«rfundim pozitivâ, tha javĂ«n e kaluar ministri i JashtĂ«m Johann Wadephul, duke ftuar Parlamentin Evropian qĂ« tĂ« mbĂ«shtesĂ« marrĂ«veshjen.
KundĂ«rshtimi nĂ« Parlament vjen nga drejtime tĂ« ndryshme politike: pritet qĂ« deputetĂ«t e ekstremit tĂ« djathtĂ« âPatriots for Europeâ dhe grupet e majta tĂ« votojnĂ« kundĂ«r marrĂ«veshjes.
Grupet e tjera politike janë të ndara. Edhe brenda radhëve të Partisë Popullore Evropiane (EPP) të Ursulas von der Leyen, pritet që një e pesta e deputetëve të votojë kundër tekstit të Mercosur.
Gjithashtu ka përçarje brenda grupit liberal Renew dhe të Gjelbërve, ndërsa analiza tregon se marrëveshja tregtare ndan konservatorët dhe reformistët e djathtë evropianë në mes.
Një pyetje e madhe qëndron mbi delegacionin spanjoll brenda EPP-së. Me 22 deputetë, ata më parë konsideroheshin si një nga promovuesit kryesorë të marrëveshjes. Por, presioni i fermerëve kundër Mercosur para zgjedhjeve rajonale ka vënë në dyshim nëse ata do të qëndrojnë në kampin e marrëveshjes. Zyrtarët e lartë të EPP-së ende mbështeten në mbështetjen e tyre pavarësisht dyshimeve të fundit. /Telegrafi/
Reklamimi mund të bëhet një biznes prej 25 miliardë dollarësh në vit për OpenAI - dhe të përbëjë një kërcënim për Google, sipas vlerësimeve të reja të hënën nga një analist i teknologjisë së lartë.
Mark Mahaney i Evercore ISI e sheh startup-in të gjenerojë atë nivel të të ardhurave vjetore nga reklamat deri në vitin 2030 nëse funksionon mirë në zbatimin e këtij biznesi të ri, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Deklarata e tij vjen pasi OpenAI tha të premten se përdoruesit falas dhe Go të ChatGPT do të fillojnë të shohin reklama "në javët e ardhshme".
OpenAI gjithashtu paraqiti parimet e saj të reklamimit, të tilla si etiketimi i qartë i tyre dhe mosndarja e bisedave të përdoruesve me reklamuesit.
"Një rrugë për të gjeneruar disa miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në vitin 2026, duke shkuar në 25 miliardë dollarë + deri në vitin 2030, duket e arsyeshme", shkroi Mahaney në një shënim për investitorët.
Kjo bazohet në shkallën e mundshme të ChatGPT deri në atë kohë, monetizimin e provuar të platformave të marketingut me performancë të lartë dhe madhësinë aktuale të këtij tregu, shtoi analisti.
Të ardhurat e OpenAI po rriten me shpejtësi. Drejtoresha financiare Sarah Friar tha në një postim të kohëve të fundit në blog se të ardhurat vjetore të startup-it arritën në 20 miliardë dollarë në vitin 2025, nga 2 miliardë dollarë në vitin 2023. Megjithatë, ka pikëpyetje të mëdha mbi humbjet e OpenAI dhe nëse mund të bëhet fitimprurëse në të ardhmen.
Por reklamimi mund të jetë një mënyrë për OpenAI për të rritur fitimet dhe fitimet e saj. /Telegrafi/
Virgil Van Dijk pritet të largohet nga Liverpooli, në fund të sezonit ose më së largu në vitin 2027.
Sipas The Guardian, Liverpool e sheh Dominik Szoboszlain si një figurë kyçe për të ardhmen e klubit dhe një kandidat serioz për shiritin e kapitenit pas largimit të Virgil van Dijk, qoftë në një të ardhme të afërt apo më vonë.
Mesfushori 25-vjeçar ka qenĂ« pa dyshim njĂ« nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« spikatur tĂ« âRedsâ nĂ« njĂ« sezon tĂ« vĂ«shtirĂ« pas fitimit tĂ« titullit, duke marrĂ« rol lideri nĂ« fushĂ« dhe jashtĂ« saj.
Szoboszlai ka konfirmuar se bisedimet për rinovimin e kontratës me klubin kanë nisur, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Kontrata aktuale e tij me Liverpoolin skadon në qershor të vitit 2028, çka nënkupton se gjatë verës ai do të hyjë në dy vitet e fundit të marrëveshjes, duke e bërë çështjen e së ardhmes së tij edhe më të rëndësishme për klubin. /Telegrafi/
Skuadra e Shkëndijës nga Tetova ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalya të Turqisë, në kuadër të përgatitjeve dimërore për pjesën pranverore të sezonit. Kundërshtare e kuqezinjve ishte ekipi ukrainas Oleksandriya, me të cilin u nda në barazim 1:1, njofton Telegrafi.
Shkëndija u paraqit më mirë në pjesën e parë të takimit, duke pasur më shumë kontroll të lojës dhe raste konkrete shënimi. Superioriteti u konkretizua në minutën e 33-të, kur Arbin Zejnullai realizoi golin e epërsisë, rezultat me të cilin u mbyll edhe fraksioni i parë.
Në pjesën e dytë, trajneri Jeton Beqiri bëri disa ndryshime në formacion, duke u dhënë më shumë minuta lojtarëve që kishin pasur më pak hapësirë gjatë sezonit vjeshtor. Pas këtyre ndryshimeve, skuadra ukrainase arriti të barazojë rezultatin në minutën e 64-të, me autor Johnathan, duke vendosur shifrat përfundimtare 1:1.
Kujtojmë se në miqësoren e parë të kësaj periudhe përgatitore, të zhvilluar në Shkup, Shkëndija kishte regjistruar fitore bindëse 3:0 ndaj AP Brera Strumicës.
KuqezinjtĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« serinĂ« e ndeshjeve kontrolluese gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« Turqi sipas kĂ«tij orari: â 24 janar, ora 14:00: Podbrezova (Sllovaki) â ShkĂ«ndija â 28 janar, ora 14:00: Sarajevo (Bosnje dhe HercegovinĂ«) â ShkĂ«ndija â 1 shkurt, ora 14:00: Ordabasy (Kazakistan) â ShkĂ«ndija
KĂ«to takime do tâi shĂ«rbejnĂ« stafit teknik pĂ«r tĂ« testuar formacionin dhe pĂ«r tĂ« rritur formĂ«n e skuadrĂ«s para rifillimit tĂ« garave zyrtare. /Telegrafi/
Zv. kryeministri Arben Fetai ka reaguar lidhur me njoftimet se gjyqtarit Gjoko Ristov i janë gjetur 350 mijë euro, të dyshuara si para të korrupsionit. Sipas Fetait, ky rast e rrënon edhe grimcën e fundit të besimit që ka mbetur në sistemin e drejtësisë.
Ai nĂ« njĂ« reagim pĂ«rmes profilit tĂ« tij nĂ« Facebook vlerĂ«son se nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« rast tĂ« izoluar, por pĂ«r âmajen e ajsbergutâ tĂ« njĂ« sistemi qĂ«, sipas tij, pĂ«r vite me radhĂ« ka mbrojtur tĂ« fuqishmit dhe ka shtypur qytetarĂ«t e zakonshĂ«m.
âAjo qĂ« e bĂ«n situatĂ«n edhe mĂ« alarmante Ă«shtĂ« fakti se ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« emĂ«r i panjohur pĂ«r drejtĂ«sinĂ«. Gjoko Ristov, sĂ« bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e vendimeve qĂ« i hapĂ«n rrugĂ«n e lirisĂ« Sasho Mijallkovit, i cili sot shĂ«tit i lirĂ« me Ferrari nĂ« Monacoâ, shkruan Fetai.
Për këtë arsye, ai kërkon që edhe këto vendime të hetohen deri në fund, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë i përfshirë.
Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri ngre pyetjen se sa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, sipas tij, fshihen pas togës së drejtësisë duke e përdorur ligjin si mbulesë për korrupsion.
Fetai theksoi se puna që pret institucionet është e madhe, por se një gjë është e panegociueshme: veprim pa vonesë, hetime të plota, përgjegjësi konkrete dhe pastrim i një sistemi që ai e cilëson të kalbur deri në palcë.
Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, duket se tregon një muze dylli të braktisur, në të cilin shfaqen statuja dylli të vendosura në skena që kanë lidhje me çështjen e pedofilit dhe trafikantit të fëmijëve Jeffrey Epstein dhe ishullit të tij privat ku ndodhte abuzim seksual i të miturve.
Video përmban skena të rikrijuara me statuja dylli, të bazuara në fotografi reale, dhe skena të imagjinuara.
Megjithatë, vetë video është e gjeneruar me anë të programeve të inteligjencës artificiale (AI).
Me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video është postuar fillmisht në TikTok më 30 dhjetor 2025 nga llogaria emri i së cilës shfaqet dhe si mbishkrim në video, @demonflyingfox.
Siç vërehet, vetë autori i videos e ka etiketuar atë në TikTok si të gjeneruar me AI.
NĂ« fakt, i tĂ«rĂ« profili i demonflyingfox, qĂ« sipas pĂ«rshkrimit nĂ« Youtube dĂ«shiron âtĂ« tregojĂ« se çfarĂ« Ă«shtĂ« e mundur me inteligjencĂ«n artificialeâ, pĂ«rbĂ«het nga pĂ«rmbajtje tĂ« gjeneruara me AI.
Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.
Një studim i ri tregon se ChatGPT në disa raste jep përgjigje më të sakta kur përdoruesit i bëjnë kërkesa të drejtpërdrejta dhe ashpra, krahasuar me pyetjet e formuluara shumë të sjellshme.
Kërkesa më të ashpra rezultuan me një saktësi përgjigjeje rreth 84.8 për qind, rreth katër për qind më shumë se formulimet më të buta.
Shkencëtarët shpjegojnë se tonet më të forta shpesh çojnë në udhëzime më të qarta dhe të përqendruara, që ndihmojnë modelin të përpunojë detyrën më mirë.
Megjithatë, ata paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se përdoruesit duhet të jenë qëllimisht të pasjellshëm ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale.
Normalizimi i një stili të ashpër të komunikimit me AI mund të ndikojë negativisht edhe në komunikimin ndërnjerëzor dhe përdorimet e kësaj teknologjie në mësim, punë dhe jetë të përditshme. /Telegrafi/
Radio Televizioni Shqiptarë (RTSH) është vlerësuar mbi mesataren, por me boshllëqe domethënëse për përdorimin etik të inteligjencës artificiale dhe transparencën institucionale. 60 nga 100 pikë ka qenë vlerësimi që i është dhënë Televizionit Publik Shqiptar, nga një raport i cili ka monitoruar shtatë transmetues publik në Ballkanin Perëndimor.
PikĂ«zimi qĂ« ka pĂ«rdorur âNarativAIâ nxjerr nĂ« pah sa shpejt po pĂ«rshtaten mediat publike nĂ« rajon me transformimet e menjĂ«hershme qĂ« ka sjellĂ« Inteligjenca Artificiale nĂ« raportim, ndryshimin e algoritmeve dhe manipulimin digjital.
Më të vlerësuarit në rajon janë BHRT i Bosnje-Hercegovinës dhe RTK i Kosovës, me nga 65 pikë, ndërsa në fund të renditjes qëndrojnë MRTV e Maqedonisë së Veriut dhe HRT e Kroacisë, me nga 50 pikë.
RTSH e Shqipërisë dhe RTCG e Malit të Zi renditen në nivel të mesëm me 60 pikë, duke reflektuar mangësi në transparencë dhe në politikat për inteligjencën artificiale.
Transparencë e kufizuar në RTSH
Në aspektin e transparencës, RTSH ka marrë vetëm 25 nga 50 pikë. Ndërsa në fushën e inteligjencës artificiale, RTSH vlerësohet disi më mirë, me 35 nga 50 pikë.
Raporti shpjegon se monitoruesit kanĂ« tentuar mĂ« shumĂ« se 20 herĂ« pĂ«r tĂ« aksesuar Kodin e EtikĂ«s, nĂ« seksionin e âTransparencĂ«sâ nĂ« uebin online tĂ« televizionit, por ka qenĂ« e pamundur.
âKodi u sigurua pĂ«rfundimisht pĂ«rmes faqeve tĂ« palĂ«ve tĂ« treta qĂ« monitorojnĂ« median dhe gazetarinĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, dhe jo pĂ«rmes vetĂ« faqes sĂ« internetit tĂ« RTSH-sĂ«â, citohet nĂ« pĂ«rmbledhjen e publikuar.
Kodi i Etikës i RTSH-së u miratua më 23 nëntor 2016 dhe është një nga dokumentet etike më të gjata në rajon, me gjithsej 55 faqe. Pavarësisht nivelit të detajimit, Kodi nuk është përditësuar për të përfshirë referenca ndaj inteligjencës artificiale, algoritmeve apo medias sintetike, kështu që nuk ka rregulla për përdorimin etik të AI-së në prodhim, verifikim apo vendimmarrje editoriale.
Kodi përfshin rregulla digjitale, duke kërkuar verifikimin e informacionit nga burime jozyrtare para publikimit dhe kontrollimin e fakteve përpara shpërndarjes online. Gjithashtu punonjësve të televizionit nuk u lejohet që të postojnë opinione që dëmtojnë RTSH-në dhe duhet të tregojnë kur postimet janë personale.
âEdhe pse kĂ«to elemente digjitale janĂ« tĂ« vlefshme, ato nuk janĂ« tĂ« mjaftueshme dhe nuk zĂ«vendĂ«sojnĂ« nevojĂ«n pĂ«r standarde moderne mbi inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet ose verifikimin e medias sintetikeâ, thekson raporti.
Por pikëzimi relativisht i lartë i RTSH-së për gatishmërinë digjitale/AI vjen kryesisht nga rregullat strikte kundër manipulimit teknologjik dhe verifikimit online, jo nga përdorimi i vërtetë i inteligjencës artificiale.
Raporti e paraqet RTSH-në si një institucion që nuk është ndër më problematikët në rajon, por që mbetet larg standardeve më të avancuara të transparencës dhe inovacionit etik. Për të forcuar rolin e tij si transmetues publik, raporti sugjeron nevojën për më shumë hapje ndaj publikut, publikim të qartë të dokumenteve kyçe dhe hartim të politikave të posaçme për përdorimin e inteligjencës artificiale.
Sipas rekomandimeve tĂ« âNarativAIâ RTSH duhet tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« aksesueshĂ«m Kodine e EtikĂ«s nĂ« seksionin e TransparencĂ«s. Ky kod duhet tĂ« pĂ«rditĂ«sohet pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« standarde moderne pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale, algoritmet dhe median sintetike, si dhe tĂ« forcojĂ« rregullat pĂ«r verifikimin e informacionit online. Gjithashtu duhet tĂ« krijojĂ« njĂ« politikĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e inteligjencĂ«s artificiale qĂ« tregon qartĂ« se çfarĂ« pĂ«rdorimesh janĂ« tĂ« lejueshme, tĂ« kufizuara dhe tĂ« ndaluara nĂ« prodhim dhe punĂ« editoriale.
Citizens ka raportuar në vazhdimësi për procesin e zgjedhjes të drejtuesve të televizionit publik, por edhe krizën financiare në këtë institucion, ngërç i cili ka sjellë që dhjetëra gazetarë e bashkëpunëtorë të mbesin pa paga.
Përvetësimi i inteligjencës artificiale ka qenë në rritje në nivel global, por të dhënat e reja tregojnë se disa vende e tejkalojnë ndjeshëm të tjerat, ndërsa hendeku midis vendeve të përparuara dhe atyre në zhvillim po zgjerohet.
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori dallohen dukshëm, me mbi 60 për qind të popullsisë që përdor ndonjë mjet të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë vitit të kaluar, sipas një raporti të kohëve të fundit nga Microsoft, i cili vlerëson përhapjen e inteligjencës artificiale në të gjithë botën.
Të dy vendet po ashtu po rrisin numrin e qendrave të të dhënave, pavarësisht temperaturave të larta që e bëjnë funksionimin e tyre më sfidues, raporton theeconomist.
Në kontrast, në Amerikën Jugore dhe Qendrore, 14 nga 24 vendet kanë norma adoptimi nën 20 për qind, përfshirë Meksikën, Venezuelën dhe Brazilin.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e përdorimit të inteligjencës artificiale në rajon vjen nga agjencitë qeveritare, ndërsa kompanitë private mbeten pas për shkak të kostove të larta dhe mungesës së aftësive teknike.
Ndërsa Koreja e Jugut renditet e 18-ta për përdorimin e inteligjencës artificiale, ajo regjistroi rritjen më të madhe vitin e kaluar, kryesisht falë përdorimit në rritje në vendin e punës.
Shkalla e përhapjes në vend u rrit nga gati 26 për qind në gjysmën e parë të vitit 2025 në 30 për qind deri në fund të vitit. I inkurajuar nga ky ritëm i shpejtë, OpenAI hapi një zyrë në Seul në shtator.
Deri në fund të vitit 2025, ChatGPT u bë aplikacioni më i popullarizuar për telefonat inteligjentë në vend.
Vende të tjera në rajon, si India, Filipinet dhe Malajzia, panë rritje të lehta në përdorimin e inteligjencës artificiale, me mjete si ChatGPT dhe Gemini ndër më të përdorurat.
Megjithatë, përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale në vendet aziatike dhe afrikane mbetet ende pas homologëve të tyre në Perëndim.
Pavarësisht dominimit të ChatGPT, DeepSeek ka arritur të përfitojë nga tregjet ku mjetet e bazuara në SHBA mund të jenë të kufizuara.
Ai ka siguruar një pjesë të konsiderueshme të tregut në vende të ndryshme, përfshirë tregun e saj vendas në Kinë (89 për qind), si dhe Bjellorusinë (56 për qind), Rusinë (43 për qind), Kubën (49 për qind) dhe disa vende afrikane, ku përvetësimi i përgjithshëm i inteligjencës artificiale mbetet ende i ulët. /Telegrafi/
Një postim që ka marrë gati 200 pëlqime në Facebook njofton se prezantuesi shqiptar Ardit Gjebrea është arrestuar për vjedhje, ndërsa lexuesit ftohen të klikojnë një lidhje në komente për të mësuar më shumë.
NĂ« brendinĂ« e artikullit pretendohet se Gjebrea Ă«shtĂ« arrestuar pasi âpolicia ka zbuluar prova qĂ« e lidhin atĂ« me vjedhjen e disa sendeve tĂ« vlefshme, duke pĂ«rfshirĂ« laptopĂ« dhe pajisje elektronike.â
MegjithatĂ«, nuk jepet ndonjĂ« provĂ«, burim apo referencĂ« pĂ«r tâi mbĂ«shtetur kĂ«to pretendime.
Nuk ka asnjĂ« njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit pĂ«r njĂ« arrestim tĂ« tillĂ«.Â
Faktoje ka përgënjeshtruar dhe lajme të mëparshme nga i njejti portal, i cili ka botuar artikuj të trilluar mbi gjetjen e Bleona Matës së zhdukur në 2010, vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi dhe të politikanit shqiptar Azem Hajdari, dhe vdekjen e rreme të politikanit Lulzim Basha.
Titulli i artikullit keqinformon me qĂ«llim mbledhjen e sa mĂ« shumĂ« klikimeve nĂ« mĂ«nyrĂ« jo etike. Pjesa mĂ« e madhe e lexuesve shkruajne komente negative pĂ«r portalin apo pĂ«rpiqen tĂ« pĂ«rgĂ«njeshtrojnĂ« lajmet e rreme pĂ«r personazhe tĂ« njohura, pa e kuptuar se edhe duke shkruar njĂ« koment tĂ« tillĂ« ndihmojnĂ« nĂ« rritjen e shikueshmĂ«risĂ« sĂ« portalit dhe jetĂ«gjatĂ«sinĂ« e mĂ«tejshme tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« tij abuzive.  Â
Ka gjasa që ky artikull, dhe artikuj te ngjashëm të postuar nga e njejta faqe dhe përgënjeshtruar dhe më parë nga Faktoje, janë gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
OpenAI ka njoftuar se do të blejë deri në 750 megavat fuqi kompjuterike gjatë tre viteve të ardhshme nga prodhuesi i çipave Cerebras.
Kjo, thuhet se po bëhet për të përballuar kërkesën në rritje për ChatGPT dhe për të forcuar pozicionin në garën e inteligjencës artificiale.
Marrëveshja vlerësohet në mbi 10 miliardë dollarë, ose rreth 9.2 miliardë euro, sipas një burimi të njohur me çështjen.
Sipas marrĂ«veshjes, OpenAI do tĂ« pĂ«rdorĂ« shĂ«rbimet cloud tĂ« Cerebras pĂ«r modele tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« âmenduarâ para se tĂ« japin pĂ«rgjigje.
OpenAI tha se integrimi i teknologjisë së Cerebras synon të përshpejtojë ndjeshëm reagimin e sistemeve të saj të AI.
Marrëveshja po konsiderohet gjithashtu e rëndësishme për Cerebras, e cila po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO), duke synuar diversifikimin e të ardhurave. /Telegrafi/
ĂfarĂ« po ndryshon, kush po e shtyn ndryshimin dhe pse viti 2026 pritet tĂ« jetĂ« njĂ« nga mĂ« sfiduesit pĂ«r industrinĂ« e marketingut?
Industria globale e marketingut po hyn në vitin 2026 në një fazë të re polarizimi, e shtyrë fuqishëm nga inteligjenca artificiale, konsolidimi i tregut dhe ndryshimet e thella në sjelljen e konsumatorëve. Kështu vlerëson një analizë e publikuar nga Marketing Dive, e cila identifikon disa nga pikat kryesore që do të formësojnë vitin në vijim.
Sipas analizës, fushata e balancuar mes dy formulave, asaj tradicionale dhe digjitale po bëhet gjithnjë e më e padukshëm. Nga njëra anë, brendet dhe agjencitë po lëvizin drejt modeleve white-glove (shërbime premium, të personalizuara), ndërsa nga ana tjetër po rriten zgjidhjet plug-and-play, të ndërtuara mbi AI. Hapësira tradicionale në mes po tkurret, si në modele biznesi, ashtu edhe në përmbajtje kreative.
Pse po ndodh kjo?
Rritja e shpejtë e AI gjenerative ka ulur barrierat e prodhimit të përmbajtjes, por njëkohësisht ka krijuar uniformitet. Ekspertët paralajmërojnë se algoritmet po prodhojnë volum, jo domosdoshmërisht vlerë. Si reagim, disa marka po zgjedhin komunikim më provokues dhe më autentik për të thyer monotoninë.
Pra, Në vitin 2026, AI pritet të përdoret masivisht në prodhimin e përmbajtjes, planifikimin e fushatave dhe analizën e audiencave. Megjithatë, ky zhvillim rrezikon të prodhojë përmbajtje të njëtrajtshme dhe pa identitet të qartë, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë dallimin e markave në hapësirën digjitale.
Në të njëjtën kohë, raporti vë në dukje se kompanitë po rishikojnë mënyrën se si e përdorin të dhënat. Fokusi po zhvendoset nga grumbullimi masiv i informacionit drejt lidhjes dhe kuptimit më të mirë të tij, në një mjedis ku matja e performancës po ndërlikohet nga zero-click search, bots dhe ndërhyrjet e AI në ekosistemin digjital.
Një tjetër zhvillim i rëndësishëm lidhet me ndryshimet demografike. Brezi Gen Alpha, edhe pse ende shumë i ri në moshë, tashmë po konsiderohet seriozisht në strategjitë e marketingut, për shkak të ndikimit të tij në vendimet e blerjeve dhe konsumit.
Paralelisht, investimet në krijues marketing (influencers) pritet të rriten, me theks të veçantë te krijuesit e vegjël, në vend të ndjekjes së shifrave të mëdha të audiencës.
Në planin ekonomik, pasiguria e shkaktuar nga tarifat tregtare, inflacioni dhe paqëndrueshmëria globale pritet të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e marketingut. Brendet do të orientohen drejt fushatave më të shkurtra, fleksibile dhe me fokus te vlera, duke iu përshtatur konsumatorëve që po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm në shpenzime.
Viti 2026 pritet të jetë një vit vendimtar për marketingun, ku teknologjia, ekonomia dhe ndryshimet shoqërore po e shtyjnë industrinë drejt zgjedhjeve më të qarta. Mbijetesa dhe suksesi do të varen nga aftësia e kompanive për të ofruar zgjidhje, për të qenë autentike dhe për të përdorur AI-në si mjet strategjik, e jo si zëvendësim të mendimit kreativ.
Pretendimi: Ky imazh tregon një person të maskuar që endet natën rrugëve të Prishtinës, duke i përndjekur qytetarët
Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI
âââââââââââââââ
NjĂ« imazh qĂ« qarkulloi gjerĂ«sisht nĂ« mediat dhe rrjete socialeshqipfolĂ«se javĂ«n e dytĂ« tĂ« janarit 2026 pretendohet se tregon âFantazmĂ«n e PrishtinĂ«s,â njĂ« person i maskuar qĂ« endet natĂ«n rrugĂ«ve tĂ« kryeqytetit kosovar. Imazhi shoqĂ«rohet edhe me pretendimin se qytetarĂ«t ankohen se ky person i maskuar po âi tmerronâ me pamjen e tij duke i pĂ«rndjekur ata gjatĂ« natĂ«s.
Megjithatë, lexuesit shqiptarë në të dyja anët e kufirit nuk duhet të frikësohen. Fantazma e Prishtinës nuk është reale. Imazhi i mësipërm është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).
KĂ«shilli i Mediave tĂ« Shkruara tĂ« KosovĂ«s (KMShK) ka pĂ«rgĂ«njeshtruar vĂ«rtetĂ«sinĂ« e imazhit mĂ« 12 janar nĂ« Facebook, duke e etiketuar imazhin si tĂ« gjeneruar me AI dhe duke kĂ«shilluar mediat âtĂ« kenĂ« kujdes qĂ« pĂ«rmbajtjet e ngjashme tâi verifikojnĂ« dhe tĂ« mos i shpĂ«rndajnĂ«, sepse mund tĂ« shkaktojnĂ« panik.â
NdĂ«rkaq, edhe Policia e KosovĂ«s ka mohuar se ka marrĂ« ndonjĂ« ankesĂ« apo informacion nga qytetarĂ«t lidhur me njĂ« person tĂ« tillĂ« qĂ« po terrorizon qytetin. âPolicia e KosovĂ«s drejtoria e kryeqytetit deri mĂ« tani nuk ka pranuar ndonjĂ« ankesĂ« apo informatĂ« nga qytetarĂ«t lidhur me kĂ«tĂ« çështje,â deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si Enis Pllana pĂ«r emisionin Rreth e Rrotull.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë postuar imazhe të ngjashme që dëshmojnë origjinën artificiale të imazhit, dhe sa e thjeshtë është tashmë të gjenerosh imazhe të tilla.
TĂ« shumtĂ« janĂ« dhe bizneset vendase qĂ« pĂ«rfituan nga interesi qĂ« ngjalli ky personazh pĂ«r ta kthyer atĂ« nĂ« njĂ« promovim nĂ« format humori pĂ«r produktet e tyre. Deri mĂ« tani, nuk Ă«shtĂ« raportuar ndonjĂ« kĂ«rkesĂ« e âfantazmĂ«s sĂ« PrishtinĂ«sâ pĂ«r ndonjĂ« shpĂ«rblim nga pĂ«rdorimi i imazhit pĂ«r qĂ«llime marketingu.Â
NjĂ« nga postimet e marketingut qĂ« shfrytĂ«zuan famĂ«n e âfantazmĂ«sâ