Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, shtetasen Klotilda Kola 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u premtonte qytetarëve zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit. Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e […]

The post Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën appeared first on BoldNews.al.

I dënuar në Itali për drogë/ Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, si u pikas nga policia

Forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar një shtetas shqiptar 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2019, i përfshirë në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shqiptari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte dënuar atje me 8 vjet e 7 muaj burg për pjesëmarrje në […]

The post I dënuar në Itali për drogë/ Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, si u pikas nga policia appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari shqiptar, Klaudio Gjoka i cili u përfshi në një aksident me makinë dje pasdite në Itali dhe për pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës shtetërore Dei Laghi di Avigliana, midis Saluzzo dhe Crocera di Barge, ku automjet tip “Audi” me të cilin po udhëtonte Gjoka […]

The post FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shpërthimin me bombë në Greqi, arrestohen dy vëllezërit nga Tirana, zbardhet roli i tyre

Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41 vjeç, dhe Besmir Buci, 32 vjeç, janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, ngjarje e ndodhur më 7 tetor 2025. Sipas mediave greke, dy vëllezërit kanë precedentë penalë në Greqi dhe ishin nën hetim për krime të ndryshme. […]

The post EMRAT/ Shpërthimin me bombë në Greqi, arrestohen dy vëllezërit nga Tirana, zbardhet roli i tyre appeared first on BoldNews.al.

Kritikat në Davos/ Trump i anulon ftesën Kanadasë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka tërhequr Kanadasë ftesën për t’iu bashkuar nismës së tij, Bordi i Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve botërore. Ky vendim i Trumpit erdhi pas fjalimit të kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai i kritikoi hapur shtetet e fuqishme, […]

The post Kritikat në Davos/ Trump i anulon ftesën Kanadasë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes appeared first on BoldNews.al.

Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado. Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror. Sipas Veliajt, […]

The post Veliaj padit Presidencën dhe prokurorin Ols Dado: U emërua pa kryer Shkollën e Magjistraturës appeared first on BoldNews.al.

“U ekzaltove që Rama na ngriti kaq lart…”/ Bushati dhe Haxhiu përplasen për Bordin e Paqes: Nuk ka logjikë…

Analisti Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, kanë debatuar në lidhje me Bordin e Paqes së Trump dhe faktin që në Shqipëri u propagandua si arritje e madhe, që vendi ynë u bë pjesë, duke ia faturuar si sukses Edi Ramës dhe lidershipit të tij. Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati u shpreh fillimisht me […]

The post “U ekzaltove që Rama na ngriti kaq lart…”/ Bushati dhe Haxhiu përplasen për Bordin e Paqes: Nuk ka logjikë… appeared first on BoldNews.al.

Vranësira dhe reshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të premte, ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare […]

The post Vranësira dhe reshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet

Banka Raiffeisen në Tiranë fshehu paratë e Bankers Petroleum përmes një manovre tinëzare me qëllim që qeveria dhe kreditorët e tjerë privatë të mos mblidhnin dot detyrimet e papaguara të kompanisë kineze. Skandali i rëndë, i cili tashmë është edhe pjesë e dosjes së SPAK, bën bashkëpuntore edhe një nga bankat më të mëdha në […]

The post Skandali/ Raiffeisen Bank fshehu paratë e Bankers, që shteti të mos mblidhte dot detyrimet appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike, ankimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal, që u refuzua nga mazhoranca socialiste. Në kërkesën e tyre, deputetët kërkonin që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë detyrimin e Kuvendit për ngritjen e një komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së […]

The post Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen “McGonigal” appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e dëborës pushtojnë Gjirokastrën, paralizohen disa akse rrugore

Moti i keq me reshje dëbore, ka shkaktuar problematika në Qarkun e Gjirokastrës, ku disa nga akset rrugore në zonat malore janë bllokuar. Sipas strukturave të emergjencave civile në Bashkinë Libohovë, në Njësinë Administrative Zagori aksi rrugor Çajup – Zhej është i bllokuar për shkak të borës. Në Bashkinë Përmet, në aksin rrugor për në […]

The post Reshjet e dëborës pushtojnë Gjirokastrën, paralizohen disa akse rrugore appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun: Do njoftojmë për datën e vendimit!

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme. Në seancën e sotme janë dëgjuar argumentet e palëve në proces, Presidencës, SPAK dhe Qeverisë dhe në përfundim të tyre, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar të mbyllur seancën. “Deklarojmë mbylljen e […]

The post Mbyllet seanca në Kushtetuese për Belinda Ballukun: Do njoftojmë për datën e vendimit! appeared first on BoldNews.al.

Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm!

Fjalimi i Kancelarit gjerman, Friedrich Merz në Davos të enjten u prit me shumë interes, pas zhvillimeve të fundit gjeopolitike dhe mosmarrëveshjeve për Groenlandën. Merz u ka bërë thirrje evropianëve që të përshtaten shpejt me dinamikën e ndryshuar të fuqisë politike në botë. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë një epokë të re, një epokë që shtrihet […]

The post Bordi i Paqes/ Merz: Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm! appeared first on BoldNews.al.

Rama pranon kapjen e drejtësisë: SPAK stacioni i fundit i shpresës!

Edi Rama ka pranuar këtë të enjte se sistemi i drejtësisë në vend është i kapur. Nga foltorja e Kuvendit, ai ka ironizuar opozitën teksa u shpreh se SPAK është stacioni i fundit i shpresës për ta. Rama u sugjeroi që ta çojnë në SPAK edhe nismën për “Bordin e Paqes”, teksa u shpreh me […]

The post Rama pranon kapjen e drejtësisë: SPAK stacioni i fundit i shpresës! appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet LISTA me 19 shtetet/ Kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes

Është zbardhur lista e plotë me emrat e 19 shteteve që morën pjesë në ceremoninë nënshkruese të Bordit të Paqes, të mbajtur këtë të enjte në Davos, nën drejtimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Në mbledhjen morën pjesë presidentë dhe kryeministra nga vende të ndryshme, përfshirë Azerbajxhanin, Argjentinën, Kazakistanin, Indonezinë dhe Kosovën, ndërsa munguan Kryeministri […]

The post Zbardhet LISTA me 19 shtetet/ Kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes appeared first on BoldNews.al.

Dialogu Kosovë -Serbi, ç’pritet të ndodhë sot në Bruksel

Një rund i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë – në nivel kryenegociatorësh – pritet të mbahet sot në Bruksel nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Takimi do të zhvillohet pas vizitës së Sorensenit në Prishtinë dhe Beograd javën e kaluar dhe mësohet se i dërguari […]

The post Dialogu Kosovë -Serbi, ç’pritet të ndodhë sot në Bruksel appeared first on BoldNews.al.

Rama: Nuk shkova në Davos se isha me Ivankën!

Edi Rama ka reaguar pas themelimit të Bordit të Paqes, mesditën e kësaj të enjte në Davos, në të cilin nuk ishte i pranishëm. Nga seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, Rama u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi ishte me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump, në Vlorë. Sipas Ramës, nuk shkoi në […]

The post Rama: Nuk shkova në Davos se isha me Ivankën! appeared first on BoldNews.al.

Edhe Komisioni i Jashtëm miraton propozimi për Bordin e Paqes, rrëzohen 3 amendamentet e PD-së

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Projektligji i kaloi Komisionit të Jashtëm, pasi mazhoranca miratoi me 80 vota pro, shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë bord. Tashmë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në seancën plenare […]

The post Edhe Komisioni i Jashtëm miraton propozimi për Bordin e Paqes, rrëzohen 3 amendamentet e PD-së appeared first on BoldNews.al.

‘Kokë më kokë’ me Donald Trump, Vjosa Osmani firmos marrëveshjen në Davos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot pjesë e “Bordit të Paqes”, të mbajtur në Davos, ku presidenti i SHBA-vë, Donald Trump prezantoi nisëm, ndërsa vendet pjesëmarrëse nënshkruan  marrëveshjen. Vjosa Osmani dhe Presidenti Donald Trump kanë shtrënguar duart dhe janë parë ‘kokë më kokë’ duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër për disa sekonda, përpara se […]

The post ‘Kokë më kokë’ me Donald Trump, Vjosa Osmani firmos marrëveshjen në Davos appeared first on BoldNews.al.

Mazhoranca miraton “Bordin e Paqes”/ PD: Po shkelni Kushtetutën! Doni të zhurmoni çështjen “Balluku”

Mazhoranca ka miratuar me 80 vota pro shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e […]

The post Mazhoranca miraton “Bordin e Paqes”/ PD: Po shkelni Kushtetutën! Doni të zhurmoni çështjen “Balluku” appeared first on BoldNews.al.

❌