❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mujë Igrishta emërohet Drejtor i Inspekcionit në Mitrovicë



Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Mujë Igrishta është emëruar në pozitën e Drejtorit të Inspekcionit Komunal.

Në një postim në Facebook, Igrishta ka theksuar përkushtimin e tij ndaj detyrës.

“Angazhohem qĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« ta ushtroj me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« para Zotit, me integritet dhe profesionalizĂ«m, nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin nĂ« fuqi, dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« interesit publik tĂ« qytetarĂ«ve, duke garantuar paanshmĂ«ri dhe transparencĂ« nĂ« çdo veprim”, thuhet nĂ« postimin e tij.

Ai gjithashtu shprehu falĂ«nderimin pĂ«r Kryetarin e KomunĂ«s pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«: “Shpreh falĂ«nderimin dhe mirĂ«njohjen time tĂ« thellĂ« pĂ«r Kryetarin e KomunĂ«s, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«. Me pĂ«rkushtim ndaj detyrĂ«s dhe bashkĂ«punim institucional, besoj se do tĂ« arrijmĂ« rezultate konkrete nĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve".

Igrishta pĂ«rfundoi mesazhin me njĂ« premtim simbolik pĂ«r qytetarĂ«t: “Na priftĂ« e mbara e dalshim faqebardhĂ«â€. /Telegrafi/


Ligji për të Huajt dhe Ligji për Automjetet, Mustafi: Qartësi ligjore dhe jo penalizim për qytetarët e Luginës së Preshevës



Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka njoftuar sot se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet nga Republika e Kosovës ka filluar, duke theksuar se këto ligje sjellin qartësi juridike dhe jo penalizim për shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.

Mustafi shpjegoi se periudha e tanishme është një fazë informuese që zgjat deri më 15 mars 2026.

"Këto ligje nuk ndalojnë hyrjen e qytetarëve tanë në Kosovë dhe nuk synojnë penalizim, por vendosin qartësi juridike aty ku për vite me radhë ka ekzistuar një zonë gri administrative", ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se periudha afirmative ka për qëllim rregullimin e statusit ligjor të qytetarëve dhe eliminimin e pasigurisë administrative: "Periudha afirmative shërben ekskluzivisht për rregullimin e statusit ligjor të qëndrimit dhe dokumentacionit, për eliminimin e pasigurisë administrative dhe për krijimin e mundësive shtesë në rast nevoje".

Mustafi përmendi gjithashtu përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar procedurat për qytetarët e Luginës së Preshevës: "Qeveria e Republikës së Kosovës ka vënë në funksion formularin për situata të jashtëzakonshme, i cili ua mundëson qytetarëve apatridë/të pasivizuar në Luginën e Preshevës të aplikojnë dhe të pajisen me dokumentacion civil".

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të pronës dhe të drejtave administrative.

"QytetarĂ«t e LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s tani mund t’i bartin pronat e paluajtshme nĂ« emrin e tyre si titullarĂ«, duke garantuar siguri juridike mbi pronĂ«n dhe duke hequr pengesat administrative qĂ« deri mĂ« tani i kanĂ« pĂ«rjashtuar nga e drejta elementare e pronĂ«sisĂ«", thuhet mĂ« tej.

Mustafi përfundoi me një mesazh për qytetarët dhe institucioneve: "Pas datës 15 mars, zbatimi i ligjeve do të jetë i plotë, dhe çdo neglizhencë apo mosveprim mund të prodhojë pasoja administrative të panevojshme. Kosova nuk është hapësirë e pasigurisë ligjore për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por shtet i së drejtës që i mbron, i rregullon dhe i trajton me dinjitet e të barabartë".

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të siguruar drejtësi, qartësi ligjore dhe mundësi të barabarta për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. /Telegrafi/


Jep dorëheqje asamblistja e AAK-së në Gjakovë, ish-drejtoresha e Arsimit



Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova-Baçi, ka njoftuar sot dorëheqjen e saj nga të gjitha strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe se do të vijojë të jetë anëtare e pavarur e Asamblesë Komunale.

Në një deklaratë publike, Kumnova-Baçi shkroi: "Sot kam marrë vendimin të largohem nga partia ku kam dhënë kontributin tim politik dhe njerëzor. Në Asamblenë komunale do të jem e pavarur dhe jo pjesë e AAK-së".

Ajo theksoi përkushtimin e saj gjatë katër viteve si drejtoreshë e Arsimit.

"Jam përkushtuar që shkollat të jenë paralelisht me kushte të njëjta, kam inicuar projekte që shërbejnë të mirës së përbashkët, filluam hapat e parë për digjitalizimin dhe kam trajtuar çdo sfidë me angazhim maksimal. Dera ime ka qenë gjithmonë e hapur për qytetarët, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave pa asnjë dallim", thuhet më tej në postim.

Sipas saj, arsyeja e largimit është e thjeshtë.

"Puna, përkushtimi dhe integriteti nuk vlerësohen, ndërsa shpërblehen antivlera dhe servilizmi. Nuk mund dhe nuk dua të jem pjesë e një dege politike që tashmë e ka humbur busullën morale dhe politike. Politika pa vlera është thjesht pushtet pa dinjitet, dhe unë zgjedh të mbetem në anën e parimeve", ka shkruar ajo.

Në fund, Kumnova Baçi falënderoi qytetarët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen.

"Falenderoj familjen, bashkëpunëtorët dhe votuesit e mi, për mbështetjen e pakushtë edhe në marrjen e këtij vendimi", përfundon njoftimi i Kumnova-Baçit

Ky vendim vjen në një moment kur komuniteti lokal është duke ndjekur me interes zhvillimet politike dhe të ardhmen e udhëheqjes në Gjakovë. /Telegrafi/

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së



Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, është nderuar me përfshirje në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army Command and General Staff College).

Lajmin e ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur vetĂ« Maqedonci pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, ku ka njoftuar se ceremonia solemne Ă«shtĂ« mbajtur nĂ« Fort Leavenworth, me ç’rast Ă«shtĂ« zbuluar portreti i tij fotografik, i cili do tĂ« vendoset nĂ« galerinĂ« e personaliteteve tĂ« shquara, si dhe i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar certifikata e nderit pĂ«r arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme.

“ShumĂ« i nderuar pĂ«r pĂ«rfshirjen dhe nderimin nĂ« SallĂ«n e FamĂ«s (Hall of Fame), nĂ« Kolegjin e KomandĂ«s dhe Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mirĂ«njohje dhe nderim pĂ«r popullin dhe shtetin e KosovĂ«s, si dhe pĂ«r mua si ushtarak dhe MinistĂ«r i Mbrojtjes i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se kĂ«tĂ« mirĂ«njohje ua kushton bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« Trupave MbrojtĂ«se tĂ« KosovĂ«s dhe ForcĂ«s sĂ« SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s, si dhe QeverisĂ« dhe qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s.

“KĂ«tĂ« mirĂ«njohje ia pĂ«rkushtoj bashkĂ«luftĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, shokĂ«ve me tĂ« cilĂ«t kam shĂ«rbyer nĂ« TMK, tĂ« gjithĂ« oficerĂ«ve dhe pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« FSK-sĂ«, QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, si dhe popullit tĂ« atdheut tim”, ka theksuar ai.

Maqedonci ka rikujtuar se tre muaj më parë, më 14 tetor 2025, portreti i tij ishte vendosur edhe në Sallën e Famës të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (U.S. Army War College) në Pensilvani.

“Duke qenĂ« ushtaraku i parĂ« nga Kosova qĂ« i janĂ« bĂ«rĂ« kĂ«to nderime nĂ« kĂ«to dy kolegje prestigjioze amerikane, ndihem thellĂ«sisht krenar pĂ«r mundĂ«sitĂ« qĂ« mĂ« janĂ« dhĂ«nĂ« ndĂ«r vite pĂ«r t’i shĂ«rbyer vendit tim”, ka shkruar ministri nĂ« detyrĂ« i Mbrojtjes.

Në fund të mesazhit të tij, Maqedonci ka theksuar se do të vazhdojë shërbimin me përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës, misionit dhe atdheut. /Telegrafi/


Spitali i Pejës realizoi mbi tre mijë operime gjatë vitit të kaluar



Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shënuar rritje të ndjeshme të numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë vitit të kaluar, duke realizuar gjithsej 3,279 operime, apo rreth 9 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak.

Sipas njoftimit të spitalit, ky volum pune nënkupton një mesatare prej rreth 13 operimesh të kryera në çdo ditë pune, duke reflektuar përkushtim të lartë profesional dhe përgjegjësi maksimale ndaj pacientëve.

Nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë theksohet se këto rezultate janë dëshmi e kapaciteteve profesionale të stafit shëndetësor, funksionimit të qëndrueshëm të reparteve kirurgjikale dhe besimit të vazhdueshëm të qytetarëve në shërbimet shëndetësore që ofron ky institucion.

Sa i përket repartit me numrin më të madh të operimeve, kryeson Kirurgjia me 1,453 ndërhyrje, e ndjekur nga Obstetrika me 633 operime dhe Urologjia me 433 operime.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vlerëson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për qytetarët e Pejës dhe rajonit. /Telegrafi/


Enis Osmani emërohet Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës



Enis Osmani është emëruar Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, duke marrë një rol të ri udhëheqës në qeverisjen lokale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar përgjegjësinë dhe angazhimin e tij për shërbim ndaj qytetarëve.

“Me ndjenjĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, ju njoftoj se jam emĂ«ruar NĂ«nkryetar i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut. Ky emĂ«rim pĂ«rfaqĂ«son nderin mĂ« tĂ« madh tĂ« jetĂ«s sime dhe njĂ«kohĂ«sisht obligimin pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesit publik, duke ofruar qeverisje tĂ« mirĂ« tĂ« bazuar nĂ« transparencĂ« dhe llogaridhĂ«nie ndaj qytetarit”, ka shkruar Osmani.

Ai ka shprehur mirĂ«njohje tĂ« veçantĂ« ndaj Kryetarit tĂ« KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Jugut, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«. “NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ«, shpreh mirĂ«njohjen time tĂ« madhe pĂ«r mikun tim, Kryetarin e KomunĂ«s, Faton Peci, pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ« dhe pĂ«r mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r realizimin e projekteve zhvillimore pĂ«r MitrovicĂ«n”, ka theksuar ai.

Osmani ka vlerĂ«suar bashkĂ«punimin e deritanishĂ«m me kryetarin Peci, duke nĂ«nvizuar se ky partneritet Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi korrektĂ«si dhe sinqeritet pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ«. Ai ka shprehur bindjen se “vizoni, pĂ«rvoja dhe lidershipi i tij janĂ« njĂ« garancĂ« e fortĂ« pĂ«r zhvillimin e madh tĂ« qytetit”.

NĂ« mesazhin e tij, NĂ«nkryetari i ri ka theksuar se qeverisja e mirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t. “UnĂ« besoj se qeverisja e mirĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«rgjegjĂ«si institucionale, por njĂ« kontratĂ« me qytetarĂ«t pĂ«r shĂ«rbime cilĂ«sore komunale dhe pĂ«r realizimin e projekteve qĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« mirĂ«qenien e tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se çdo veprim i tij do të udhëhiqet nga interesi publik dhe përgjegjësia për vendimmarrje në dobi të qytetarëve, duke falënderuar njëkohësisht për mbështetjen dhe besimin e treguar. /Telegrafi/


Komuna e Gjakovës emëron drejtorët e rinj komunalë, këta janë emrat që do ta mbështesin Gjinin



Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.

Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:

  • Flamur Fetahaj, NĂ«nkryetar i KomunĂ«s
  • Durim Halilaj, Drejtor pĂ«r Buxhet dhe Financa
  • Shkumbin Kastrati, Drejtor pĂ«r InfrastrukturĂ«
  • Adea Roka, DrejtoreshĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport
  • Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
  • Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor pĂ«r UrbanizĂ«m dhe Mbrojtje tĂ« Mjedisit
  • Haxhi Sejdiu, Drejtor pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim
  • Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
  • Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
  • Gani Hajdari, Drejtor i BujqĂ«sisĂ«
  • Lediana Bardhi, DrejtoreshĂ« pĂ«r Gjeodezi dhe KadastĂ«r
  • Lulzim Goqi, Drejtor i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale
  • Jon Bytyqi, Drejtor i ShĂ«rbimeve Publike
  • ZeqĂ« Tahiraj, Drejtor i AdministratĂ«s

Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/


KRU Gjakova apelon për pagesën e obligimeve për ujin e shpenzuar



Kompania Rajonale e UjĂ«sjellĂ«sit “Gjakova” u ka bĂ«rĂ« thirrje konsumatorĂ«ve qĂ« tĂ« kryejnĂ« me kohĂ« pagesat obligative pĂ«r ujin e shpenzuar, duke paralajmĂ«ruar masa ligjore ndaj debitorĂ«ve.

Sipas njoftimit të Departamentit Komercial, kompania vazhdon në mënyrë të pandërprerë përgatitjen dhe dërgimin e lëndëve tek përmbaruesit, si dhe çkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për konsumatorët që kanë borxhe të papaguara.

Nga KRU Gjakova bĂ«het e ditur se qytetarĂ«t ftohen t’i kryejnĂ« pagesat pĂ«r tĂ« shmangur grumbullimin e borxhit, ndĂ«rsa theksohet se ekziston edhe mundĂ«sia e riprogramimit tĂ« borxhit me pagesa kĂ«stesh deri nĂ« 36 muaj.

PĂ«r informata shtesĂ« dhe shĂ«rbime lidhur me pagesat, konsumatorĂ«t mund t’i drejtohen zyrave pĂ«r ShĂ«rbime me KonsumatorĂ« nĂ« GjakovĂ«, nĂ« rrugĂ«n “UÇK-sĂ«â€ nr. 7, nĂ« Rahovec nĂ« rrugĂ«n “Sheh Myhedini”, si dhe nĂ« Prizren nĂ« rrugĂ«n “Wesley Clark”.

Kompania u bën apel qytetarëve për bashkëpunim dhe respektim të obligimeve financiare, me qëllim të garantimit të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm. /Telegrafi/


Komuna e Kamenicës ndërmerr masa emergjente për rihapjen e kanalit atmosferik në Koretin



Komuna e KamenicĂ«s ka njoftuar opinionin publik pĂ«r ndĂ«rmarrjen e masave emergjente pĂ«r rihapjen e kanalit tĂ« ujĂ«rave atmosferikĂ« dhe rikthimin e tij nĂ« gjendjen e mĂ«parshme nĂ« fshatin Koretin, konkretisht nĂ« anĂ«n perĂ«ndimore tĂ« rrugĂ«s “Rafet Isufi”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, vendimi është marrë në bazë të raporteve teknike të komisioneve vlerësuese komunale dhe planeve për parandalimin e vërshimeve, pas analizës së dëmeve të përsëritura të shkaktuara nga reshjet dhe vërshimet.

Komuna ka konstatuar se mbyllja e kanalit ka penguar rrjedhën natyrore të ujërave, duke rrezikuar drejtpërdrejt infrastrukturën rrugore dhe sigurinë në komunikacion. Po ashtu, ndërhyrjet e paautorizuara mbi kanalin atmosferik kanë cenuar kushtet e banimit dhe sigurinë e pronës për shumë familje të zonës.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Komuna e KamenicĂ«s u ka bĂ«rĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« pronarĂ«ve tĂ« parcelave pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s “Rafet Isufi” (ana perĂ«ndimore) qĂ« tĂ« lirojnĂ« hapĂ«sirĂ«n e kanalit, duke larguar çdo investim, rrethojĂ«, objekt montues apo material tjetĂ«r qĂ« pengon funksionimin e tij. Afati pĂ«r pĂ«rfundimin e kĂ«tij procesi Ă«shtĂ« caktuar deri mĂ« 31 mars 2026.

Nga Komuna bëhet e ditur se, pas kalimit të këtij afati, drejtoritë përkatëse do të fillojnë procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, ndërsa të gjitha shpenzimet për largimin e pengesave do të bien në barrë të palëve përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet komunale theksojnë se ky projekt është në interes të përgjithshëm të komunitetit dhe synon mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve, duke apeluar për bashkëpunim nga të gjithë banorët e zonës. /Telegrafi/


Probleme me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, situatë e rënduar në disa lagje të kryeqytetit



Situata me mbeturina në Komunën e Prishtinës po vazhdon të jetë e rëndë, pasi edhe në vitin e kaluar kishte probleme me grumbullimin e tyre.

Madje, kishte edhe dilema pĂ«r qytetarĂ«t se a duhet paguar mbeturinat KompanisĂ« “Pastrimi” apo komunĂ«s.

Por, në marrëveshjen e arritur mes kompanisë dhe komunës, u mor vendim që qytetarët të paguanin faturat tek këta të fundit, raporton Telegrafi.

Mirëpo, edhe pas kësaj situate ka ankesa nga qytetarët që mbeturinat ka me javë që nuk mblidhen nga Kompania e Pastrimit, duke bërë që ato të kundërmojnë rëndë.

Grumbulli i tyre në masë të madhe nëpër lagje të ndryshe të kryeqytetit, ka shkaktuar edhe rrezik nga qentë endacak që në këtë kohë ngricash, është piketim i tyre për të gjetur ushqim.

Një zonë e rënduar mbetet edhe pjesa tek Muzeu i Kosovës, ku mbeturinat janë grumbulluar tash e disa ditë dhe vazhdojnë të sjellin probleme për qytetarët. /Telegrafi/

ZKA fillon auditimin mbi sigurinë e nxënësve në shkollat publike



Zyra KombĂ«tare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar fillimin e auditimit tĂ« performancĂ«s me temĂ«n “Siguria e nxĂ«nĂ«sve nĂ« shkollat publike nĂ« KosovĂ«â€, i cili do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« klasat VI-XII pĂ«r periudhĂ«n 2022-2025, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Planit Vjetor tĂ« Auditimit 2025/2026.

Sipas ZKA-së, ky auditim synon vlerësimin e sigurisë dhe përshtatshmërisë së ambientit shkollor, si dhe të mekanizmave që institucionet përgjegjëse kanë vendosur për parandalimin, trajtimin, raportimin dhe monitorimin e incidenteve të dhunës në shkolla.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« sigurojmĂ« qĂ« nxĂ«nĂ«sit tĂ« kenĂ« njĂ« ambient tĂ« sigurt dhe tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r zhvillimin e tyre akademik dhe personal”, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur ZKA.

Fushëveprim i auditimit përfshin Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Inspektoratin e Arsimit, si dhe Drejtoritë e Arsimit në komunat e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës.

Po ashtu, në auditim mund të përfshihen edhe Policia e Kosovës dhe drejtoritë e saj rajonale, si dhe Qendrat për Punë Sociale të tri komunave të përfshira.

ZKA ka theksuar se auditimi do të ndihmojë në identifikimin e sfidave dhe dobësive në menaxhimin e sigurisë në shkolla dhe do të ofrojë rekomandime për përmirësim të mekanizmave ekzistues, në funksion të mbrojtjes së nxënësve dhe zhvillimit të një ambienti arsimor më të sigurt. /Telegrafi/


Shfaqja “Hotel Grand” nga Kosova pĂ«rzgjidhet ndĂ«r mĂ« tĂ« mirat teatrore tĂ« vitit 2025 nga SEEstage



Shfaqja teatrore “Hotel Grand”, me autorĂ« dhe interpretĂ« Rebeka Qena dhe Armend Smajli, e realizuar nĂ« Barabar Center nĂ« PrishtinĂ«, Ă«shtĂ« pĂ«rzgjedhur nga platforma rajonale SEEstage si njĂ« nga shfaqjet mĂ« tĂ« mira teatrore tĂ« vitit 2025 nĂ« EvropĂ«n Juglindore.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), shfaqja është vlerësuar për qasjen artistike dhe fuqinë e saj emocionale, si dhe për trajtimin e thellë të marrëdhënieve njerëzore në kontekstin e luftës dhe kujtesës kolektive.

Ky vlerĂ«sim e rendit “Hotel Grand” si njĂ« pĂ«rfaqĂ«suese tĂ« denjĂ« tĂ« krijimtarisĂ« bashkĂ«kohore teatrore nga Kosova nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

SEEstage, e njohur si platformë rajonale për kritikë teatrore dhe gazetari kulturore, ka theksuar cilësinë artistike, guximin krijues dhe potencialin ndërkombëtar të kësaj vepre, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të spikatura teatrore të vitit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka mbështetur realizimin e shfaqjes, ka uruar ekipin krijues për këtë sukses, duke ritheksuar përkushtimin institucional për mbështetjen e artit dhe kulturës që promovojnë Kosovën përtej kufijve të saj. /Telegrafi/


Kampi te Ura e Fshajtë, simbol i promovimit të Kosovës që kërkon shpëtim pas vërshimeve



Në shtator të vitit 2025, Telegrafi kishte vizituar kampin tek Ura e Fshajtë në Gjakovë, ku turist nga e gjithë Evropa e frekuentonin në çdo kohë.

Bedri Cahani dhe familja e tij ishin shumë të gëzuar për hapjen e këtij kampi, por pas katër muajve, ky kamp është shkatërruar i gjithi.

Vërshimet që ndodhën në fillim të vitit 2026 kanë shkatërruar shumë ekonomi familjare, përfshirë edhe kampin tek Ura e Fshajtë ne Gjakovë.

Në reportazhin më poshtë, Bedriu na tregoi se si vërshimet e kanë goditur një vend që e kishin ndërtuar me shumë përkushtim, derisa u bëhet thirrje institucioneve qendrore dhe lokale që ta ndihmojnë për ta rikthyer sërish kampin në një oazë që promovon Kosovën. /Telegrafi/


Peci merr vendim për lirimin e hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë



Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka marrë sot vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirës publike në zonën e Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.

Nga Komuna e Mitrovicës bëhet e ditur se ky vendim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të kryetarit Peci për mbrojtjen e interesit publik dhe zbatimin e ligjit.

Me këtë rast, ai ka theksuar se institucionet komunale do të vazhdojnë me veprime konkrete për rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve.

“Aksione tĂ« tilla do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« lirimin e plotĂ« tĂ« tĂ« gjitha hapĂ«sirave publike tĂ« uzurpuara”, Ă«shtĂ« shprehur kryetari Peci.

Po ashtu, kryetari i Komunës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shfrytëzojnë në mënyrë të kundërligjshme hapësirat publike, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Çdo shfrytĂ«zim i paligjshĂ«m i hapĂ«sirave publike do tĂ« trajtohet sipas ligjit”, ka theksuar ai.

Komuna e Mitrovicës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa dhe aksione të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit, me qëllim të ruajtjes së rendit urban dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve. /Telegrafi/


Komuna e Malishevës shtyn afatin për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet



Komuna e Malishevës ka njoftuar se është shtyrë afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar.

Sipas njoftimit tĂ« Sektorit pĂ«r Emergjenca nĂ« kuadĂ«r tĂ« DrejtorisĂ« pĂ«r Mbrojtje dhe ShpĂ«tim, personat juridikĂ« dhe fizikĂ« do tĂ« kenĂ« mundĂ«si qĂ« kĂ«rkesat e tyre t’i paraqesin deri mĂ« 21 janar 2026 (e mĂ«rkurĂ«).

“Vendimi pĂ«r shtyrjen e afatit Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r shkak tĂ« numrit tĂ« madh tĂ« kĂ«rkesave tĂ« pranuara, si dhe pĂ«r faktin se njĂ« pjesĂ« e qytetarĂ«ve, pĂ«r arsye objektive, nuk kanĂ« mundur ende t’i paraqesin kĂ«rkesat e tyre brenda afatit fillestar”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s sĂ« MalishevĂ«s.

Nga Komuna bëhet e ditur se me qëllim të përfshirjes së të gjithë qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet, afati fillestar, i cili ishte paraparë deri më 16 janar, është shtyrë edhe për disa ditë.

Po ashtu, autoritetet komunale sqarojnë se kërkesat për vlerësim të dëmeve duhet obligativisht të shoqërohen me dokumentacionin përcjellës, përfshirë kopjen e letërnjoftimit dhe numrin e llogarisë bankare.

Komuna e Malishevës ka apeluar tek të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet që ende nuk i kanë paraqitur kërkesat e tyre, ta bëjnë këtë brenda afatit të ri të përcaktuar, në mënyrë që të mundësohet trajtimi dhe verifikimi i dëmeve nga komisionet përkatëse. /Telegrafi/


Situata me digat e Përlepnicës dhe Badovcit pas vërshimeve, ARPL del me njoftim



ZyrtarĂ«t e Autoritetit Rajonal tĂ« Pellgjeve Lumore (ARPL), nĂ« bashkĂ«punim me pĂ«rfaqĂ«suesit e kompanisĂ« “Studio Pietrangeli”, kanĂ« zhvilluar vizita monitoruese nĂ« terren nĂ« digĂ«n e PĂ«rlepnicĂ«s dhe digĂ«n e Badovcit.

Sipas njoftimit tĂ« ARPL-sĂ«, kĂ«to vizita janĂ« realizuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “AsistencĂ« Teknike pĂ«r VlerĂ«simin dhe Menaxhimin e SigurisĂ« sĂ« Digave”, i cili ka pĂ«r qĂ«llim vlerĂ«simin e gjendjes aktuale tĂ« digave, rritjen e nivelit tĂ« sigurisĂ« sĂ« tyre, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale pĂ«r menaxhimin e qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« infrastrukturĂ«s ujore.

Gjatë vizitave në terren, ekipet profesionale kanë shqyrtuar aspektet teknike dhe operative të digave, me fokus të veçantë në identifikimin e nevojave për përmirësime dhe masa parandaluese në funksion të sigurisë afatgjatë.

Nga ARPL është theksuar se institucioni mbetet i përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm dhe menaxhimin e sigurt të digave, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit. /Telegrafi/


Komuna e Obiliqit cakton afatin për evidentimin e dëmeve nga vërshimet



Komuna e Obiliqit ka njoftuar qytetarët se afati për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është i hapur deri më 23 janar 2026, në ora 16:00.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që brenda këtij afati të paraqesin dëmet e shkaktuara, në mënyrë që ato të përfshihen në procesin e verifikimit nga komisioni përgjegjës i Komunës.

Nga Komuna e Obiliqit bëhet e ditur se komisioni i caktuar po vazhdon punën në terren për verifikimin e dëmeve, me qëllim që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente për të gjithë qytetarët e prekur.

Komuna ka apeluar te qytetarët që ende nuk i kanë paraqitur dëmet, që ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mos mbesin jashtë procesit të vlerësimit dhe verifikimit. /Telegrafi/


Policia e Kosovës intensifikon angazhimet për rritjen e sigurisë në trafik në rajonin e Prishtinës



Policia e KosovĂ«s ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nĂ« rajonin e PrishtinĂ«s po vazhdojnĂ« angazhimet e shtuara pĂ«r rritjen e sigurisĂ« nĂ« trafik, pavarĂ«sisht fokusit tĂ« deritanishĂ«m nĂ« zbatimin e planit operativ “Sezoni DimĂ«ror”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, në periudhën nga 1 janari deri më 14 janar 2026, ka vepruar në kushte të vështira atmosferike, duke u angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku qarkullimi ka qenë i vështirësuar. Këto aktivitete janë realizuar në koordinim me zyrtarët e ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve.

Paralelisht me menaxhimin e situatës në terren, Policia ka theksuar se është punuar edhe në rritjen e nivelit të sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas statistikave të Policisë, përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, një sfidë e vazhdueshme mbetet edhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete të paregjistruara, të cilat përbëjnë rrezik serioz për sigurinë rrugore, pasi qarkullojnë pa kontrollim teknik.

Policia e KosovĂ«s ka apeluar te tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve qĂ« t’u pĂ«rmbahen rregullave dhe shenjave tĂ« trafikut, duke paralajmĂ«ruar se NjĂ«siti Rajonal i Trafikut Rrugor – PrishtinĂ« do tĂ« vazhdojĂ« aktivitetet policore me qĂ«llim tĂ« mbarĂ«vajtjes dhe rritjes sĂ« sigurisĂ« nĂ« rrugĂ«. /Telegrafi/

Dy raste të hetimit të vdekjes në Prizren, trupat dërgohen për obduksion



Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Prizrenit.

Sipas raportit 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ«, rasti i parĂ« Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 15 janar 2026, rreth orĂ«s 01:00, nĂ« rrugĂ«n “Hajdar Shala”, ku njĂ« mashkull kosovar Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete nĂ« rrugĂ«.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit.

Rasti i dytĂ« Ă«shtĂ« raportuar po ashtu mĂ« 15 janar 2026, rreth orĂ«s 14:27, nĂ« rrugĂ«n “Hafiz Ismajl Haki”.

Sipas Policisë, një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me shkaqet e vdekjes në të dy rastet janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Vlora Fetoshi shpërtheu në lot për masakrat gjatë edicionit të lajmeve në RTK



Në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, RTK solli lajme që shërbyen si kujtesë e një tragjedie që nuk harrohet. Ato nuk ishin thjesht informim; ishin dëshmi të dhimbjes që vazhdon të rëndojë mbi familjet dhe mbi shoqërinë tonë. Dhimbja që nuk kalon, dhimbja që mbetet e pranishme në kujtesën tonë kolektive.

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror në RTK, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.

Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.

Por sonte, heshtja e tradhtoi, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt. Ajo nuk lexoi vetëm lajmet, por solli edhe dhimbjen që ende rëndon mbi familjet e mbijetuar dhe mbi kujtesën tonë kombëtare.

Ky moment nuk ishte vetëm raportim lajmesh, ishte një thirrje për të mos harruar, një përkujtim se dhimbja e një populli nuk shuhet kurrë, dhe se kujtesa është e vetmja mënyrë për të nderuar ata që nuk janë më. /RTK/


❌