❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali i Zi befason, Serbia në rënie



Kosova është renditur në vendin e 13-të në botë për nivelin më të ulët të kërcënimeve ndaj paqes dhe demokracisë, sipas Normandy Index 2025, raport i përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS).

Ky vlerësim e pozicionon Kosovën në mesin e 10 për qind të shteteve më reziliente globalisht dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për siguri strategjike, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit.

Normandy Index nuk mat perceptimin e qetësisë së një shteti, por shkallën e ekspozimit ndaj rreziqeve reale si destabilizimi politik, dezinformimi, presioni i jashtëm, krizat ekonomike, pasiguria energjetike dhe kërcënimet hibride.

Ky instrument pĂ«rdoret nga Bashkimi Evropian pĂ«r tĂ« identifikuar dobĂ«sitĂ« dhe kapacitetet reale tĂ« shteteve pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«to sfida.

Sipas raportit, Kosova dallon për reziliencë të lartë institucionale dhe shoqërore, ndërsa sfida kryesore mbetet përballja me dezinformimin, kryesisht atë që vjen nga jashtë.

Në krahasim rajonal, Shqipëria renditet në vendin e 20-të, me një performancë solide dhe rreziqe të menaxhueshme.

Mali i Zi, në vendin e 21-të, konsiderohet një nga surprizat pozitive të indeksit, duke shënuar përmirësim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Maqedonia e Veriut renditet e 26-ta, me një rënie të lehtë të ndikuar nga tensionet politike të brendshme dhe dobësitë institucionale.

Serbia renditet në vendin e 41-të, dukshëm më poshtë se vendet e tjera të rajonit. Raporti evidenton probleme serioze në proceset demokratike dhe në reziliencën ndaj dezinformimit, duke theksuar gjithashtu lidhjet e ngushta strategjike të Beogradit me Rusinë dhe Kinën, faktorë që rrisin ekspozimin ndaj presioneve gjeopolitike dhe kërcënimeve hibride. Bosnja dhe Hercegovina, në vendin e 54-të, mbetet ndër shtetet më të brishta në rajon, me institucione të dobëta dhe rrezik të vazhdueshëm destabilizimi.

Në nivel global, vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të shfaqen më pak të rrezikuara se mesatarja botërore. Raporti vëren se Rusia dhe Kina kanë pësuar rënien më të madhe në profilin e sigurisë strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë një nga përmirësimet më të mëdha.

Mesatarja globale e Normandy Index për vitin 2025 është 5.79 nga 10, duke reflektuar një mjedis ndërkombëtar më të pasigurt krahasuar me vitet e mëparshme, por ende jo jashtë kontrollit.

Të dhënat janë publikuar nga hulumtuesi i lartë në Institutin Octopus për Studime të Luftës Hibride, Gurakuç Kuçi.




Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit Blendi Gonxhja ndau sot statistikat e zhvillimit tĂ« turizmit dhe kulturĂ«s pĂ«r vitin 2025, qĂ« dĂ«shmojnĂ« rritjen e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Gonxhja u shpreh se këto statistika reflektojnë ndikimin e politikave të ndjekura, investimeve të realizuara dhe bashkëpunimit mes institucioneve qendrore e vendore.

Konkretisht në vitin 2025 Shqipërinë e vizituan mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj, ose rreth 770 mijë më shumë krahasuar me vitin 2024.

Vetëm nga Kosova, numri i vizitorëve shënoi rritje me 5,3% krahasuar me vitin 2024.

Të ardhurat nga turizmi për 9-mujorin 2025 arritën në 4,4 miliardë euro, ose një rritje prej 14,5%.

Po ashtu, sitet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 1,5 milionë vizitorë, duke shënuar rritje të të ardhurave me 30,63% krahasuar me vitin 2024.

“KĂ«to tĂ« dhĂ«na dĂ«shmojnĂ« jo vetĂ«m rritjen e interesit pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« si destinacion, por edhe pĂ«rmirĂ«simin gradual tĂ« standardeve, shĂ«rbimeve dhe ofertĂ«s kulturore nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin”, u shpreh Gonxhja.

NjĂ«kohĂ«sisht, Ministri theksoi se “ato na vendosin pĂ«rpara nevojĂ«s pĂ«r planifikim mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m, menaxhim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe orientim strategjik, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ky zhvillim tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« pĂ«rfitime afatgjata pĂ«r komunitetet, ekonominĂ« dhe imazhin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vendit”.

/m.m/r.e/

The post Gonxhja: Mbi 12,4 milionë vizitorë të huaj në 2025-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota?

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, sipas përditësimit të fundit në faqen e KQZ-së, 312 nga 914 vendvotime janë numëruar.

Nga ky proces verifikimi disa kandidatëve brenda partive i janë hequr votat e disa të tjerëve janë shtuar ato.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Kandidatët e PDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Fetah Paçarizi – 1,336 vota

Nait Hasani – 669 vota

Arianit Çollaku – 506 vota

Xhavit Haliti – 477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 451 vota

Kujtim Gashi – 440 vota

Enver Hoxhaj – 430 vota

Kandidatët e LDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Xhavit Uka – 358 vota

Visar Azemi – 193 vota

Driton Selmanaj – 175 vota

Anton Quni – 146 vota

Alban Zogaj – 38 vota

Florian Dushi – 28 vota

Lumir Abdixhiku – 27 vota

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota? appeared first on Sinjali.

Edhe kandidatët e PDK-së humbin vota pas rinumërimit

Pas rinumërimit të kandidatëve që po humbin vota edhe në Partinë Demokratike të Kosovës pati humbje të tilla.

Humbje pati më së shumti humbi Kosovare Murseli 99 vota, më pas Xhevahir Geci me 76 vota, Linda Nebiu 75 vota, kurse Besim Ilazi humbi 52 vota.

Kurse Përparim Gruda doli me 37 vota më shumë, kurse Bedri Hamza humbi 17 vota.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edhe kandidatët e PDK-së humbin vota pas rinumërimit appeared first on Sinjali.

Katër fitore në kampionat dhe Superkupa, Ilir Daja zgjidhet trajneri i muajit dhjetor

TIRANË, 15 janar /ATSh/ Trajneri i Dinamo City-t Ilir Daja Ă«shtĂ« zgjedhur si trajneri mĂ« i mirĂ« i muajit dhjetor 2025.

Drejtoria Teknike e FShF-së ka përzgjedhur teknikun e Dinamo City, Ilir Daja si trajnerin më të mirë të muajit dhjetor, pas katër fitoreve të shënuara në kampionat si dhe pas fitimit të Superkupës së Shqipërisë.

Gjatë këtij muaji, trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate të shkëlqyera me Dinamo City, duke arritur katër fitore të rëndësishme në kampionat: ndaj Tiranës, Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit. Sukseset kulmuan me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në finalen ndaj Egnatias.

Për Ilir Dajën, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë ishte shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FShF-së.

Trofeu iu dorëzua trajnerit Daja nga trajneri i Kombëtares U-17, Fatjon Tafaj, para ndeshjes Teuta-Dinamo City. Ky çmim vjen si vlerësim për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, duke reflektuar punën e tij të vazhdueshme në zhvillimin e skuadrës.

The post Katër fitore në kampionat dhe Superkupa, Ilir Daja zgjidhet trajneri i muajit dhjetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Virusi i Covid 19 vijon tĂ« qarkullojĂ« nĂ« vend, vite pas pĂ«rfundimit tĂ« pandemisĂ« qĂ« solli emergjencĂ« shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n dhe ndryshoi mĂ«nyrĂ«n e jetesĂ«s.

Kështu, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor informoi se gjatë vitit 2025 për periudhën janar-dhjetor, janë kryer 20,048 testime të shpejta (RT) për COVID-19, nga të cilat rreth 1,793 kanë rezultuar pozitive, që përbëjnë rreth 9% të totalit.

Testet e shpejta për Covid 19 vijojnë të mbeten një nga mjetet kryesore për identifikimin e hershëm të infeksionit me SARS-CoV-2.

Ndërsa në vend qarkullojnë virozat stinore, ka ende të prekur nga Covid 19.

Testimi i hershëm mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për të frenuar përhapjen e COVID-19 dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

Testet e shpejta pĂ«r Covid 19 dallohen pĂ«r lehtĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit dhe pĂ«rgjigjen e shpejtĂ«, zakonisht brenda 15–20 minutash. Ato janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r pĂ«rdorim nĂ« kushte shtĂ«pie, qendra shĂ«ndetĂ«sore apo institucione, duke ofruar njĂ« orientim tĂ« shpejtĂ« mbi gjendjen shĂ«ndetĂ«sore tĂ« personit tĂ« testuar.

/e.i/j.p/

The post 9% raste pozitive me COVID 19 nga 20 mijë testime të shpejta gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet: Nëse mungon dokumentacioni, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim

TIRANË, 14 janar/ATSh/ PrindĂ«rve qĂ« nuk disponojnĂ« dokumentet si fatura tatimore ose  kontrata nuk do t’u njihen pĂ«r rimbursim shpenzimet arsimore gjatĂ« plotĂ«simit tĂ« DeklaratĂ«s Individuale Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave (DIVA) pĂ«r periudhĂ«n janar-dhjetor 2025.

Administrata Tatimore sqaron se rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, me ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore”, prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.

Përfitimi u takon atyre që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet përkatëse arsimore, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Pyetje dhe Përgjigje DIVA 2025

  1. ÇfarĂ« Ă«shtĂ« DIVA?

DIVA është Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave.
Sipas ligjit tĂ« ri “PĂ«r tatimin mbi tĂ« ardhurat” i ndryshuar, quhet Deklarata Vjetore e tĂ« Ardhurave Personale (DVAP)

  1. Kur duhet ta dorëzoj DIVA 2025?

Afati për dorëzimin e DIVA është 31 mars 2026.

  1. Për cilën periudhë deklarohet?

Deklarohet për periudhën janar-dhjetor 2025.

  1. Kush ka detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore 2025?

Individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 mln lekë bruto, nga të gjitha burimet;
Individët që për të paktën 1 muaj gjatë vitit 2025 kanë qenë të punësuar në më shumë se 1 punëdhënës;
Individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë për të cilat nuk kanë paguar tatimin në burim (shembull: platformat Booking, Airbnb, Youtube, të ardhurat nga qiradhënia) etj.

  1. Kush përfiton rimbursim?

Çdo individ qĂ« ka plotĂ«suar nĂ« DIVA 2025: RubrikĂ«n pĂ«rkatĂ«se pĂ«r numrin e fĂ«mijĂ«ve nĂ« ngarkim.

Rubrikat përkatëse për shpenzimet arsimore. Ky rimbursim përfitohet nga prindërit/kujdestarët ligjorë që kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milion lekë.

Kujdes, që rimbursimi të kryhet duhet që DIVA 2025 të rezultojë me tepricë kreditore.

  1. Si e përfitoj këtë rimbursim?

Individi pĂ«rfiton zbritje nga baza tatimore, konktretisht pĂ«r: Çdo fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim, nĂ«n 18 vjeç, pĂ«rfiton tatim korrespondues pĂ«r shumĂ«n e zbritur prej 48 000 lekĂ«sh;

Shpenzimet arsimore për fëmijët në ngarkim, deri në vlerën maksimale prej 100 000 lekësh;

  1. Si tĂ« aplikoj pĂ«r t’u rimbursuar?

Nëpërmjet dorëzimit të deklaratës DIVA 2025 në llogarinë personale në e-Filing, kur deklarata rezulton me mbipagesë.

Krijo çështje si kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin Çështjet e mia, Pyetje e PĂ«rgjithshme, nĂ« tĂ« cilĂ«n bashkĂ«lidh: Dokument me tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« personale bankare;
ÇertifikatĂ«n familjare; Dokumentacionin justifikues qĂ« vĂ«rteton shpenzimet e kryera pĂ«r arsimimin e fĂ«mijĂ«ve: Kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesĂ«s (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r fĂ«mijĂ«t, dokumentet (faturat) pĂ«r pagesĂ«n e gjuhĂ«ve tĂ« huaja etj.

  1. ÇfarĂ« ndodh nĂ«se nuk kam ruajtur faturat?

Në mungesë të dokumentacionit justifikues (fatura tatimore, kontrata), shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim. Rekomandohet që çdo pagesë për arsimim të kryhet në mënyrë të dokumentuar.

  1. Kur mund të refuzohet kërkesa për rimbursim?

Kërkesa mund të refuzohet në rastet kur:
DIVA 2025 nuk rezulton me mbipagesë;
Dokumentacioni është i paplotë ose i pasaktë;
Shpenzimet nuk janë të ligjshme ose nuk janë deklaruar në DIVA.

  1. A mund ta korrigjoj DIVA 2025 pas dorëzimit?

Po. Individi mund të paraqesë deklaratë korrigjuese brenda afateve ligjore, nëse konstaton pasaktësi në të dhënat e deklaruara.

/k.s/r.e/a.f/

The post Tatimet: Nëse mungon dokumentacioni, shpenzimet arsimore nuk njihen për rimbursim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti 2025, viti i tretë më i ngrohtë në botë i regjistruar ndonjëherë

Planeti Tokë sapo ka përjetuar vitin e tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thanë shkencëtarët e BE-së të mërkurën.

Viti i kaluar ishte gjithashtu më i nxehti i regjistruar ndonjëherë për Antarktidën, një tjetër zile alarmi se ndryshimi i klimës po e kap edhe kontinentin e largët të mbuluar me akull, i cili për dekada dukej i mbrojtur prej tij.

Për planetin në tërësi, viti 2025 erdhi si viti i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të reja nga Qendra Evropiane për Parashikime të Motit me Afat Mesëm (ECMWF).

Nxehtësia e bëri motin ekstrem më të rrezikshëm, duke përfshirë intensitetin e Uraganit Melissa në Karaibe dhe shirat musonike në Pakistan që vranë më shumë se 1,000 njerëz.

Ai gjithashtu shkaktoi probleme me ujin “me rĂ«ndĂ«si kombĂ«tare” nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar gjatĂ« verĂ«s sĂ« saj rekord tĂ« nxehtĂ«.

Edhe pse bota ka përjetuar periudha të tjera të nxehta më tej në të kaluarën, rreziku tani është se sa shpejt po ngrohet, me njerëzit dhe natyrën që e kanë të vështirë të përshtaten.

Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025


TIRANË, 14 janar/ATSH/ Afati pĂ«r dorĂ«zimin e DeklaratĂ«s Vjetore tĂ« tĂ« Ardhurave (DIVA) pĂ«r periudhĂ«n janar-dhjetor 2025 Ă«shtĂ« 31 marsi i 2026-Ă«s.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet.

Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi.

Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të cilat nuk është paguar tatimi në burim, si të ardhurat nga platformat Booking, Airbnb, YouTube, të ardhurat nga qiradhënia etj.

Ligji, sipas tij, parashikon edhe mundësinë e korrigjimit të deklaratës.

“Individi mund tĂ« paraqesĂ« deklaratĂ« korrigjuese brenda afateve ligjore nĂ«se konstaton pasaktĂ«si nĂ« tĂ« dhĂ«nat e deklaruara”, tha ai.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, me ndryshimet nĂ« ligjin “PĂ«r procedurat tatimore”, prindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore në varësi të numrit të fëmijëve dhe shpenzimeve të kryera për arsimimin e tyre.
Përfitimi u takon atyre që deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet përkatëse arsimore, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore.

Autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia – Pyetje e PĂ«rgjithshme”, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja. /j.p/

The post Malaj: Afat deri në 31 mars për dorëzimin e deklaratës DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezet flakadani i manifestimit mbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan



Me ndezjen simbolike tĂ« flakadanit Ă«shtĂ« hapur zyrtarisht Manifestimi Kulturor MbarĂ«kombĂ«tar “Flaka e Janarit 2026” nĂ« Gjilan, i cili i kushtohet kujtimit dhe nderimit tĂ« heronjve, dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve tĂ« kombit ndĂ«r breza.

Hapja e manifestimit u shënua me një defile simbolik të të rinjve në qendër të qytetit, ndërsa ceremonia qendrore dhe ndezja e flakadanit u zhvilluan në platonë e Teatrit të Qytetit.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues institucionalë, si dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Programi artistik u pasurua me interpretimet e OrkestrĂ«s Frymore “Selman Vokshi”, e cila prezantoi vepra tĂ« pĂ«rzgjedhura nga kompozitorĂ« shqiptarĂ«, duke i dhĂ«nĂ« ceremonisĂ« njĂ« dimension solemn dhe artistik.

Manifestimi “Flaka e Janarit 2026” do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 31 janar dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« sĂ«rĂ« aktivitetesh nĂ« katĂ«r shtyllat kulturore: artet pamore, letĂ«rsinĂ«, artet skenike dhe muzikĂ«n.

Gjatë kësaj periudhe, në Gjilan pritet të mblidhen artistë dhe artdashës nga e gjithë hapësira shqiptare. /Telegrafi/


Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025

TIRANË, 9 janar/ATSH/ PrindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore për numrin e fëmijëve dhe shpenzimet e kryera për arsimimin e tyre.

Përfitimi u takon atyre deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore përkatëse, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore, ndërkohë që autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia- Pyetje e PĂ«rgjithshme”, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja.

1 nga 3

/r.e/

The post Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 44 mijë vota, Edona Llalloshi reagon për herë të parë pasi u rizgjodh deputete: Ju dua shumë, faleminderit nga zemra



Këngëtarja e njohur shqiptare dhe tashmë deputetja e rizgjedhur, Edona Llalloshi, ka reaguar për herë të parë publikisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku qytetarët i besuan edhe një mandat tjetër në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Llalloshi ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar këtë besim jo vetëm si nder personal, por si një përgjegjësi të madhe morale dhe institucionale.

NĂ« kĂ«to zgjedhje, Edona Llalloshi ka marrĂ« gjithsej 44,259 vota, me ç’rast ka siguruar njĂ« ulĂ«se nĂ« Kuvend, duke u renditur si emri i 18-tĂ« mĂ« i votuar nĂ« radhĂ«t e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, parti e cila nĂ« total ka siguruar 57 deputetĂ«.

NĂ« mbishkrimin e videos, ajo shkroi:

“TĂ« dashur qytetarĂ« tĂ« vendit tim, tĂ« dashur bashkĂ«atdhetarĂ«,
Ju falënderoj me mirënjohje të thellë për besimin që ma dhatë. Ky besim nuk është vetëm një nder personal, por, mbi të gjitha, një përgjegjësi e madhe morale dhe institucionale ndaj jush dhe ndaj Republikës sonë.
Çdo votĂ« e juaja Ă«shtĂ« zĂ«, shpresĂ« dhe kĂ«rkesĂ« pĂ«r pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« ndershĂ«m, pĂ«r drejtĂ«si, barazi dhe dinjitet. Angazhimi im si deputete do tĂ« udhĂ«hiqet nga besimi dhe pĂ«rkushtimi pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri mĂ« tĂ« drejtĂ«, mĂ« tĂ« barabartĂ« dhe mĂ« prosperuese.
Ju siguroj se do ta ushtroj këtë mandat me integritet, përgjegjësi dhe transparencë, duke mos harruar asnjëherë se pushteti buron nga qytetari dhe i shërben vetëm atij.
Faleminderit për mbështetjen dhe për besimin tuaj.
Me respekt dhe përulësi,
Edona Llalloshi”.

Reagimi i saj është pritur me komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar suksese në mandatin e radhës, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit dinjitoz në Kuvend. /Telegrafi/

METEO – 2025-a viti mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« Norvegji

OSLO, 7 janar /ATSH-AFP/ – Viti 2025 ka qenĂ« viti mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« Norvegji, me njĂ« verĂ« tĂ« shĂ«nuar nga njĂ« valĂ« e fortĂ« tĂ« nxehti dhe njĂ« fillimdimri tĂ« vonuar e jashtĂ«zakonisht tĂ« butĂ«, njoftoi sot Instituti Meteorologjik Norvegjez.

Si një tjetër tregues i çrregullimeve klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore, termometri arriti në 4,0 gradë Celcius më 22 dhjetor në Longyearbyen, kryeqendra e arkipelagut të Svalbardit në zemër të Arktikut, më shumë se në Sevilje (3,0 gradë Celcius)  apo Ankara (1,0 gradë Celsius) në të njëjtën ditë.

“ËshtĂ« njĂ« vit rekord”, deklaroi klimatologu Hans Olav Hygen nga Instituti Meteorologjik Norvegjez.

“ShumĂ« zona tĂ« NorvegjisĂ« pĂ«rjetuan njĂ« verĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« nxehtĂ«, me njĂ« valĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« nxehti nĂ« korrik. Kjo, sigurisht, ndikon nĂ« bilancin e gjithĂ« vitit. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, para Krishtlindjeve pamĂ« njĂ« fund vjeshte dhe njĂ« fillim dimri relativisht tĂ« butĂ«â€, shtoi ai.

NĂ« shkallĂ« kombĂ«tare, temperaturat mesatare vitin e kaluar rezultuan 1,6 gradĂ« Celcius mbi normalen (mesatarja e periudhĂ«s 1991–2020) dhe 2,8 gradĂ« Celcius mbi nivelet e periudhĂ«s paraIndustriale (1871–1900), sipas Institutit./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post METEO – 2025-a viti mĂ« i nxehtĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« Norvegji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Numërimi i votave me kusht përfundon, këta janë më të votuarit nëpër parti

Pas përfundimit të votave të personave me nevoja të veçanta, është mbyllur edhe numërimi i votave me kusht.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka marrë 50.98% të këtyre votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19.75%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 10.79% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.88%.

Numri total i vendvotimeve ka qenë 57, ndërsa rreth 10 mijë qytetarë kanë dhënë votën e tyre.

Nga VV, më të votuarit janë:

Albin Kurti – 4,181 vota

Glauk Konjufca – 3,328 vota

Albulena Haxhiu – 1,786 vota

Hekuran Murati – 1,717 vota

Hajrulla Çeko – 1,570 vota

Nga PDK, më të votuarit janë:

Bedri Hamza – 1,627 vota

Arian Tahiri – 774 vota

PĂ«rparim Gruda – 734 vota

Uran Ismaili – 681 vota

Vlora Çitaku – 534 vota

Nga LDK, më të votuarit janë:

Lumir Abdixhiku – 684 vota

Hykmete Bajrami – 533 vota

Doarsa Kica Xhelili – 390 vota

UkĂ« Rugova – 382 vota

Avdullah Hoti – 381 vota

Nga AAK, më të votuarit janë:

Ramush Haradinaj – 479 vota

Besnik Tahiri – 294 vota

Daut Haradinaj – 293 vota

BekĂ« Berisha – 242 vota

Agim Çeku – 226 vota

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërimi i votave me kusht përfundon, këta janë më të votuarit nëpër parti appeared first on Sinjali.

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, LVV merr mbi 36 për qind

Numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta ka përfunduar, ndërsa deri në orën 22:00 të 6 janarit janë numëruar gjithsej 37 kuti votimi.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.96 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta, Partia Demokratike e Kosovës 26.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.30 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.13 për qind.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, LVV merr mbi 36 për qind appeared first on Sinjali.

Numërohen mbi 90% e votave me kusht: Kryeson VV-ja me 50%, PDK mbi 20 për qind e LDK 10%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me kusht në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.

Procesi është drejt fundit, pasi tashmë janë procesuar rreth 90% të votave.

Sipas rezultateve të përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para me mbi 50% të votave me kusht, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.20%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.51%.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërohen mbi 90% e votave me kusht: Kryeson VV-ja me 50%, PDK mbi 20 për qind e LDK 10% appeared first on Sinjali.

Jacob Elordi fiton çmimin e parë të madh për aktrim në Critics Choice Awards



Aktori australian, Jacob Elordi, fitoi çmimin për 'Aktorin më të Mirë Mbështetës' në Critics Choice Awards, duke i dhënë atij çmimin e parë të madh për aktrim në karrierën e tij.

Ai e fitoi çmimin për rolin e tij në filmin "Frankenstein" me regji nga Guillermo del Toro.

Ceremonia u mbajt dje në Santa Monica të Kalifornisë dhe në fjalimin e tij të pranimit të çmimit ai theksoi se nuk e priste të fitonte dhe falënderoi veçanërisht regjisorin e filmit.

- YouTube www.youtube.com

Ai theksoi se bashkëpunimi me Guillermo del Toro i përmbushi ëndrrat që kishte që në moshën 11 vjeç.

Në kategorinë e 'Aktorit më të Mirë Mbështetës', Elordi u nominua së bashku me Benicio del Toro ("One Battle After Another"), Paul Mescal ("Hamnet"), Sean Penn ("One Battle After Another"), Adam Sandler ("Jay Kelly") dhe Stellan Skarsgard ("Sentimental Value").

Filmi "Frankenstein" bazohet në romanin me të njëjtin emër nga Mary Shelley.

Në të, Elordi portretizon përbindëshin ikonik të krijuar nga Victor Frankenstein, luajtur nga Oscar Isaac.

Krijesa fillimisht konceptohet si një eksperiment inteligjent, por kur nuk arrin të përmbushë pritjet e krijuesit të saj, ajo mbetet e humbur në një botë të panjohur për të. /Telegrafi/

“Faleminderit partneres sime” – Timothee Chalamet shfaqet i emocionuar nĂ« Critics Choice



NĂ« Critics Choice Awards 2026, momenti mĂ« i komentuar i mbrĂ«mjes ndodhi kur Timothee Chalamet u shpall Aktori mĂ« i MirĂ« pĂ«r rolin e tij nĂ« “Marty Supreme” dhe shpĂ«rtheu nĂ« lot duke i shprehur dashurinĂ« Kylie Jenner.

Në të njëjtën kohë, fytyra e ftohtë dhe serioze e Michael B. Jordanit tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut, duke u kthyer në një nga momentet virale të natës.

Kontrasti mes emocioneve të Chalamet dhe reagimit të Jordan u bë menjëherë objekt memesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Chalamet e mbylli fjalimin duke thĂ«nĂ«: “Dhe sĂ« fundmi, faleminderit partneres sime prej tre vitesh. Faleminderit pĂ«r fondacionin tonĂ«â€, ndĂ«rsa Jenner iu pĂ«rgjigj publikisht: “TĂ« dua”.

NĂ« fund, “Marty Supreme” nuk fitoi çmimin kryesor, qĂ« shkoi pĂ«r filmin “One Battle After Another” tĂ« Leonardo DiCaprio-s, por momenti emocional i Chalamet dhe kontrasti me Jordan mbeti mĂ« i diskutuar. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Gati 80% e votave me postĂ« tĂ« numĂ«ruara – VV vazhdon tĂ« prijĂ«, LDK e dyta

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) tashmë janë numëruar rreth 80% të votave me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas përditësimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me mbi 70%, e ndjekur nga LDK me 10.64%, ndërsa e treta është Partia Demokratike e Kosovës me 8.33%.

Ndërkohë, bazuar në rezultatet e përmbledhura nga KQZ, VV ka marrë 50.52% apo 462,487 vota, ndërsa e dyta është PDK me 20.48% dhe 187,455 vota.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gati 80% e votave me postĂ« tĂ« numĂ«ruara – VV vazhdon tĂ« prijĂ«, LDK e dyta appeared first on Sinjali.

Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka mbyllur vitin 2025 me tĂ« ardhura nĂ« vlerĂ«n 240 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 2,5 miliardĂ« euro. Krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«, janĂ« mbledhur rreth 10 miliardĂ« lekĂ« mĂ« shumĂ«, duke shĂ«nuar njĂ« rritje prej 4,3%.

Gjatë vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, forcimi i lekut ndaj valutave të huaja ka ndikuar negativisht në të ardhurat, duke sjellë një humbje prej rreth 9,5 miliardë lekësh. Nëse ky efekt nuk do të kishte ndodhur, rritja reale e të ardhurave do të ishte rreth 19,5 miliardë lekë, ose 10% më shumë se një vit më parë.

Në raport me planin vjetor, të ardhurat u realizuan në masën 98%. Por duke marrë parasysh ndikimin e kursit të këmbimit, rezulton se realisht janë mbledhur rreth 5 miliardë lekë më shumë se plani, ose 103,3% e tij.

Sipas Administratës Doganore, këto rezultate janë arritur falë menaxhimit më të mirë, kontrolleve më të forta në dogana dhe masave për të luftuar evazionin fiskal, të cilat kanë ndihmuar në rritjen e mbledhjes së të ardhurave.

Viti 2025 solli gjithashtu rritje të ndjeshme të të ardhurave nga mallrat e akcizës. zhdoganimi i karburanteve arriti në rreth 760 mijë tonë, ose 75 mijë tonë më shumë se një vit më parë. Zhdoganimi i cigareve arriti në 3450 tonë, duke kaluar planin dhe duke u rritur me 250 tonë krahasuar me vitin 2024.

Po ashtu, u shënua rritje edhe në zhdoganimin e kafesë me rreth 500 tonë dhe të birrës me rreth 1 mijë tonë më shumë se një vit më parë.

/a.f/r.e/

The post Doganat arkëtuan 240 miliardë lekë në 2025-ën, rritje e të ardhurave nga karburantet dhe akcizat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌