Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Modi ndalon importet e naftës ruse, Trump: Do të ulim tarifat për Indinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka arritur një marrëveshje tregtare me Kryeministrin indian Narendra Modi, sipas së cilës tarifat mbi mallrat nga India do të ulen nga 25% në 18%. Në një postim në Truth Social, Trump tha se India do të heqë të gjitha barrierat tregtare dhe do të ndalojë blerjen e […]

The post Modi ndalon importet e naftës ruse, Trump: Do të ulim tarifat për Indinë appeared first on BoldNews.al.

Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut?

Bëhet me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë. Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime në […]

The post Nesër seanca në Kushtetuese/ A do të votojnë Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari në favor të Ballukut? appeared first on BoldNews.al.

“Automjetet kanë ikur drejt Fushë Krujës”/ Lala: Gjeneza e konfliktit Nikulaj-Ndoka është një bisedë në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Opinion” ka zbuluar detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Rrilë të Lezhës. Lala tha se dy automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës dhe njëri prej tyre rezsultoi të ishte me targa të vjedhura, megjithatë nuk ka ende asnjë gjurmë prej tyre. […]

The post “Automjetet kanë ikur drejt Fushë Krujës”/ Lala: Gjeneza e konfliktit Nikulaj-Ndoka është një bisedë në Sky ECC appeared first on BoldNews.al.

Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta

Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për bashkëpunimin me partitë e tjera opozitare. Qori tha se nuk ka si të bashkëpunojë me Metën dhe Berishën, kur mendon që ata duhet të ishin në burg. Sa i përket Berishës, Qori u shpreh se me kryedemokratin ka mospajtueshmri dhe […]

The post Qori: Nuk bashkëpunoj me Berishën dhe Metën, Rama dhe PD kanë interesa të përbashkëta appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve!

Kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i ka dalë kundër Berishës duke kritikuar aksionin politik të PD-së, për bojkotimin e Komisionit për Reformën Territoriale. Lapaj u shpreh se PD nuk duhet të dalë nga institucionet, pasi sipas tij, favorizon kryeministrin Rama, siç ndodhi pas bojkotimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Lapaj shtoi se […]

The post Bojkoti i komisioneve, Lapaj kundër Berishës: PD duhet të luftojë brenda dhe jashtë institucioneve! appeared first on BoldNews.al.

“Epshe të çmendura dhe kanibalizëm”, Karamuço për dosjen “Epstein”: Arriti të ndërtonte një sekt pervers global

Dosja “Epstein” ka tronditur dhe po vijon të trondisë mbarë botën pas publikimit të dokumenteve, fotove e videove shokuese. Mbrëmjen e sotme në Top Story, Ervin Karamuço u shpreh se Jeffrey Epstein kishte arritur që të ndërtonte një sekt global perversiteti, ku të përfshirë kanë qenë emra të njohur biznesmenësh, politikanësh apo emra të tjerë […]

The post “Epshe të çmendura dhe kanibalizëm”, Karamuço për dosjen “Epstein”: Arriti të ndërtonte një sekt pervers global appeared first on BoldNews.al.

Apeli shqyrton nesër masën e sigurisë për Mirlindën e AKSHI-t

Apeli i GJKKO ka caktuar datën 3 shkurt për të zhvilluar seancën në ngarkim të ish drejtoreshës së AKSH, Mirlinda Karçanaj lidhur me ankimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar ndaj saj më herët nga GJKKO. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 11:00. Masat e sigurisë janë ankimuar edhe nga zv.drejtoresha […]

The post Apeli shqyrton nesër masën e sigurisë për Mirlindën e AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

FBI heton magjistarin David Copperfield, lidhje me Epstein dhe dyshime për abuzime seksuale

Epstein dhe magjistari David Copperfield duket se kishin ‘marrëdhënie shumë të ngushtë’, thonë dosjet e publikuara së fundmi. Një memo e FBI-së e vitit 2007 thoshte se nevojiteshin hetime të mëtejshme për të përcaktuar nëse ata “i referonin viktimat e mundshme njëri-tjetrit”. Copperfield nuk është akuzuar kurrë për sjellje të paligjshme dhe ka mohuar çdo […]

The post FBI heton magjistarin David Copperfield, lidhje me Epstein dhe dyshime për abuzime seksuale appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Pukë/ ‘Audi’ humb kontrollin, përfundon i përmbysur 10 m poshtë rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt […]

The post Aksident në Pukë/ ‘Audi’ humb kontrollin, përfundon i përmbysur 10 m poshtë rrugës appeared first on BoldNews.al.

Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur, kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm, të moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Sipas informacioneve paraprake, emigrantët ishin fshehur në një objekt pranë teqesë së Qatromit. Gjatë ndërhyrjes së policisë, u konstatua se njëri prej tyre kishte probleme […]

The post Ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur, kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë appeared first on BoldNews.al.

“Rrugët për Fëmijët”, nisma e Bashkisë Tiranë për sigurinë e nxënësve mbetet jashtë funksionit

Në fund të vitit 2023, Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj promovuan gjerësisht nismën “Rrugët për Fëmijët” (School Streets) si një hap konkret drejt rritjes së sigurisë së nxënësve në zonat përreth shkollave. “Jemi shumë krenarë të ndërtojmë këtë trashëgimi për çdo fëmijë të Tiranës për dekada të tëra në vijim”, deklaronte Veliaj në dhjetor 2023, […]

The post “Rrugët për Fëmijët”, nisma e Bashkisë Tiranë për sigurinë e nxënësve mbetet jashtë funksionit appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lezhë, ndalohet polici që iu përgjigj me armë autorëve (Emri)

Me urdhër të prokurorisë është ndaluar polici Besart Kovaçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autorëve të atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Efektivi i policisë akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë i pranishëm brenda një berberhaneje, ku ndodhej edhe 21-vjeçari Merando […]

The post Atentati në Lezhë, ndalohet polici që iu përgjigj me armë autorëve (Emri) appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre. Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin. […]

The post Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S’janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private

“Ju nuk po gjykoni kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private”, deklaruan të hënën dy avokatet në Bruksel në gjyqin ndaj Franc Çopjas, Mikael Qosjas dhe shtatë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e Ardit Spahiut, shqiptari i ekzekutuar në Molenbeek më 27 nëntor të vitit 2020. Sipas avokates Virginie Taelman, mënyra […]

The post Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatët: S’janë kriminelë të zakonshëm, por ushtarët e një lufte private appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në gurore: Rrezik për sigurinë

Banorët e fshatit Borizanë në Fushë-Krujë kanë shprehur shqetësimin e tyre për guroret që ndodhen shumë afër banesave të tyre. Ata kanë denoncuar prej 12 muajsh në zonë ka patur aktivitet të vazhdueshëm shpërthimesh dhe ndotje. Sipas tyre këto shpërthime rrezikojnë sigurinë e familjeve dhe pronave të tyre, ndërsa situatën e krahasojnë me Gërdecin. “Ndodhemi […]

The post Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në gurore: Rrezik për sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Avokatët e Veliajt: Në seancën e GJKKO u shkel çdo standard i gjykimit të rregullt ligjor

Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në GJKKO. Sipas avokatëve të tij, seanca e sotme gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, konfirmoi se procesi në zhvillim ka kapërcyer kufijtë e çdo standardi minimal të një gjykimi të rregullt ligjor. “Kjo çështje […]

The post Avokatët e Veliajt: Në seancën e GJKKO u shkel çdo standard i gjykimit të rregullt ligjor appeared first on BoldNews.al.

Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës në rrugë

Safet Duka ishte shoferi i parë që ditën e djeshme u përball me gurët e shembur nga mali në Dragostunjë. Gjatë një interviste për SYRI-n, ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me mamanë e tij në drejtim të spitalit të Librazhdit për një vizitë, por fatmirësisht i shpëtoi tragjedisë që mund te kishte ndodhur. […]

The post Shoferi që shpëtoi në Dragostunjë: Kam 40 vjet këtu, nuk ka patur shembje, shkak janë punimet e firmës në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Ish-kryeministri italian Draghi: Evropa duhet të bëhet Federatë, ndryshe ajo do shembet!

Mario Draghi paralajmëroi se Evropa përballet me rreziqe serioze, të tilla si përçarja, nënshtrimi dhe deindustrializimi, në sfondin e rënies së rendit ndërkombëtar. Siç theksoi ai, “kërcënimi i vërtetë, pas rënies së rendit ndërkombëtar, konsiston në atë që do ta zëvendësojë atë”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara po miratojnë masa proteksioniste, duke vendosur tarifa ndaj […]

The post Ish-kryeministri italian Draghi: Evropa duhet të bëhet Federatë, ndryshe ajo do shembet! appeared first on BoldNews.al.

Bojkoti i komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia

Vendimi i opozitës për të bojkotuar komisionet parlamentare ka shkaktuar përçarje brenda grupit të Partisë Demokratike. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, disa deputetë kanë kundërshtuar qëndrimin e shpallur nga Sali Berisha, duke kërkuar pjesëmarrje në procesin e reformave. Sipas burimeve, Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja kanë […]

The post Bojkoti i komisioneve, tërhiqet Berisha: Vendimin final e merr kryesia appeared first on BoldNews.al.

Durrës/ Pagoi me kartëmonedha false në një karburant, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim

Përdorimi i parave false në një karburant në Durrës, i ka kushtuar lirinë një 24 vjeçari nga Tirana, i cili u ndalua pasi rezultonte të ishte shpallur në kërkim edhe nga policia e Vlorës për raste të tjera të ngjashme. Ngjarja ka ndodhur më 24 janar 2026, në një pikë karburanti në rrugën “Egnatia”, ku i riu dyshohet se […]

The post Durrës/ Pagoi me kartëmonedha false në një karburant, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim appeared first on BoldNews.al.

❌