❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytjet në Durrës nxisin protesta, kërkohet shpallja e emergjencës

Qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes Bashkë protestuan të premten para Bashkisë së Durrësit, duke kërkuar përgjegjësi për përmbytjet masive që goditën qytetin këtë javë.

Me pankarta dhe thirrje si “OligarkĂ« mbi ujĂ«, qytetarĂ« nĂ«n ujĂ«!” protestuesit akuzuan institucionet pĂ«r neglizhencĂ«, dĂ«shtim dhe afera korruptive.

Përmbytjet e fundit e gjetën Durrësin të papërgatitur. Lagje të tëra u mbuluan nga uji, ndërsa qindra familje u detyruan të largohen nga banesat duke u vendosur përkohësisht në hotele private, një zgjidhje e ndërmarrë nga qeveria edhe në periudhën e tërmetit të 26 nëntorit 2019 apo dhe gjatë pandemisë.

Banorët e zonave të prekura thonë se kjo është hera e dytë brenda një sezoni dimëror që përmbyten. Sipas tyre, reshjet nuk ishin të pazakonta për qytetin, por përmbytjet ndodhën kryesisht prej abuzimeve me tenderët e pastrimeve dhe rregullimit të kanaleve kulluese.

“Kemi parĂ« shira shumĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha se kaq,” tha Vladimir Agalliu, banor i lagjes 15 nĂ« SpitallĂ«. “Por nuk kemi pasur kurrĂ« kĂ«to pĂ«rmbytje,” shtoi ai.

Aktivistët theksuan se problemi nuk lidhet me motin, por me infrastrukturën dhe keq-qeverisjen. Sipas tyre, sistemi i kullimit është i amortizuar, i mbingarkuar dhe devijuar qëllimisht për të përkrahur koncesionin e portit në Porto Romano.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, LĂ«vizja BashkĂ« akuzoi sĂ«rish BashkinĂ« e DurrĂ«sit dhe kompaninĂ« koncesionare tĂ« portit tĂ« ri – e zotĂ«ruar nga grupi Kastrati – pĂ«r mbylljen e kanaleve tĂ« kullimit.

Sipas tyre, kanalet e kodrĂ«s sĂ« DurrĂ«sit janĂ« bllokuar pĂ«r t’i lehtĂ«suar punĂ«n koncesionit. 

Ky proces, sipas protestuesve, ka rritur presionin mbi hidrovorin dhe ka përkeqësuar përmbytjet. Ata kërkuan për këtë hetim të plotë për projektin e portit, kanaleve të devijuara dhe ndikimin e tyre në qytet.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre akuzave, teksa grupi Kastrati ka mohuar për Citizens.al të ketë lidhje me përmbytjen.

As Bashkia dhe as institucionet qendrore nuk kanë dhënë shpjegime zyrtare.

Banorët e lagjeve të përmbytura përshkruan një situatë kaotike. Disa prej tyre mundën të marrin ndihma vetëm pas mesnatës të së hënës.

Sadete Ymeri, banore e lagjes Iliria në zonën e plazhit, tregoi se u shpërngul nga banesa rreth orës 02:30. Ajo u dërgua në një hotel vetëm me rrobat e trupit pasi gjatë ditës nuk kishte mundur të merrte asnjë ndihmë.

“Ne nuk dimĂ« çfarĂ« do tĂ« bĂ«het,” tha ajo teksa tregoi me telefon pĂ«rmbytjen e shtĂ«pisĂ« sĂ« saj dhe tramuĂ«n e zgjimit me ujin nĂ«n kĂ«mbĂ« dhe frikĂ«n se mos i ndodhte ndonjĂ« gjĂ« fĂ«mijĂ«ve.

Aktivistët e Lëvizjes Bashkë theksuan se përmbytjet nuk mund të justifikohen si fatkeqësi natyrore. Sipas tyre, dëmi është institucional dhe i parandalueshëm.

Për këtë ata bënë thirrje për shpalljen e emergjencës kombëtare. Sipas tyre, situata kërkon vendime formale dhe jo deklarata politike. 

“Emergjenca nuk shpallet me fjalĂ«,” theksoi urbanisti Artan Kacani nga LĂ«vizja BashkĂ«. “Ajo shpallet me firmĂ«, me vulĂ« dhe me pĂ«rgjegjĂ«si penale,” shtoi ai.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dëmshpërblim real për familjet e prekura. Ata thanë se qytetarët nuk mund të përballojnë të vetëm pasojat e krizës.

Një viktimë nga përmbytjet

Protesta u shoqërua edhe me kërkesa për hetim të vdekjes së një punonjësi të ndërmarrjes komunale. Sipas aktivistëve, ai humbi jetën gjatë ditëve të përmbytjeve. Rasti është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit.

Hetimi përfshin shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësitë institucionale për situatën e krijuar.

Prokuroria njoftoi të enjten se ka nisur gjithashtu verifikimet për shkaqet dhe pasojat e përmbytjeve.

Fokusi është te infrastruktura, mirëmbajtja dhe veprimet e institucioneve vendore. Deri tani, Bashkia e Durrësit nuk ka dhënë një përgjigje të detajuar për akuzat e ngritura nga qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile por edhe partitë e opozitës.

Banorët dhe aktivistët thonë se mungesa e transparencës po rrit mosbesimin. Për ta, përmbytjet janë simptomë e një modeli zhvillimi që favorizon ndërtimin mbi sigurinë.

Një model që, sipas tyre, po e kthen krizën në normalitet. Ndërsa hetimet vijojnë, banorët kërkojnë përgjigje dhe garanci.

Pyetja mbetet nëse përmbytjet e Durrësit, një qytet që nuk ka harruar ende plagët e lëna pas nga tërmeti i 2019, do të trajtohen si alarm serioz apo si një tjetër episod i harrueshëm sezonal.

Kjo ishte protesta e tretë pas të paktën dy të tjerave që u zhvilluan pasditen e së enjtes para bashkisë. Ndërkohë dy protesta të tjera janë thirrur gjithashtu edhe të premten.

Lexoni gjithashtu:

The post Përmbytjet në Durrës nxisin protesta, kërkohet shpallja e emergjencës appeared first on Citizens.al.

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

Një zjarr masiv shkrumboi pasditen e së enjtes dy magazinat kryesore në tregun e ish-Uzinës Dinamo në Tiranë. Situata u vu nën kontroll vetëm sot duke kthyer në vëmendje pasigurinë e ndërtesave tregtare.

Në magazinat A dhe B ruheshin rroba dhe materiale stoku për dhjetëra biznese të vogla.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëses rrethuan zonën dhe ndaluan qytetarët mëngjesin e së premtes që të afroheshin. Paralelisht, tregtarë të dëmtuar tentuan të shpëtonin mallrat që nuk ishin prekur nga flakët dhe tymi.

Disa fajësuan autoritetet për neglizhencë dhe mangësi logjistike, teksa një tregtar u konfliktua edhe me përgjegjësin e tregut duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Struktura e magazinave u shkatërrua thuajse tërësisht, duke mbetur vetëm hi dhe skelete metalike. Autoritetet nuk raportuan persona të lënduar.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qëndro, deklaroi se materialet e djegura ishin kryesisht rroba dhe sende plastike. Sipas tij, ato favorizuan përhapjen e shpejtë të flakëve.

Ai sqaroi se nuk ishte konstatuar prani e lëndëve të rrezikshme në zonë. Megjithatë, policia largoi bizneset dhe banorët përreth për arsye sigurie.

Sipas tregtarëve të prekur ambientet nuk ishin të siguruara dhe nuk kishin mbrojtje nga zjarri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e cilësoi rastin goditje të rëndë për sipërmarrjen e vogël dhe dhjetëra familje që siguronin jetesën nga këto biznese.

Sipas saj, shkatërrimi i rreth 50 njësive tregtare nxjerr në pah mungesën e sigurimit dhe nevojën për menaxhim më të mirë të riskut, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian ku Shqipëria synon integrimin.

Deri tani, autoritetet dyshojnë se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike brenda një prej magazinave, por do të jenë hetimet konkrete ato që do ta përcaktojnë shkakun e saktë pas shuarjes së plotë të flakëve.

Presioni i ndërtimeve dhe dyshimet për projekte të reja

NĂ« dhjetĂ« vitet e fundit, zona e ish-UzinĂ«s Dinamo dhe rruga “5 Maji” janĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n presion tĂ« vazhdueshĂ«m nga ndĂ«rtimet.

Të paktën dy komplekse rezidenciale janë ndërtuar në afërsi të territorit të tregut. Zjarri në dy kapanonet kryesore ka nxitur dyshimet mes tregtarëve dhe banorëve se zona mund të shfrytëzohet për një projekt tjetër ndërtimi.

Autoritetet nuk kanë reaguar publikisht ndaj këtyre pretendimeve.

Uzina mekanike “Dinamo” u ndĂ«rtua nĂ« vitin 1962. Fillimisht prodhonte pjesĂ« ndĂ«rrimi tĂ« ndryshme, por mĂ« pas u kthye nĂ« uzinĂ« tĂ« specializuar pĂ«r makineri pĂ«r industrinĂ« ushqimore, energjitike, minierare dhe tĂ« dururit.

Por pas ndĂ«rtimit tĂ« UzinĂ«s sĂ« Re “Dinamo” nĂ« zonĂ«n pranĂ« “Lumit tĂ« TiranĂ«s”, njĂ« pjesĂ« e punonjĂ«sve u transferuan atje dhe uzina u degradua. GjatĂ« tranzicionit ajo u kthye nĂ« treg ushqimor dhe mĂ« pas treg rrobash dhe elektroshtĂ«piakesh.

The post Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese appeared first on Citizens.al.

Kombinati, nga rindërtimi në landfill  

Jona Cenameri

“Ja shikoje vetĂ« sa keq Ă«shtĂ« gjendja”, “TĂ« lutem bĂ«ji fotot, video tĂ« gjithave, ekspozoji”, “Do sĂ«muremi”, “Ishalla dĂ«gjohesh ti te Bashkia”.

Këto janë disa nga fjalët që dëgjova nga banorët në zonën e njësisë administrative numër 6, apo siç njihet në të folurën e përditshme, zona e Kombinatit.

Atje, koshat e plehrave ishin të tejmbushur, të rrethuar nga mbeturinat e lëna rreth e përqark në cepat e tyre si dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025

Vetëm pak muaj më parë, në gusht 2025, kryeministri Edi Rama njoftonte krijimin e një institucioni të ri për menaxhimin e mbetjeve: Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve.

Sipas tij, ky operator “do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion tĂ« gjithĂ« republikĂ«s, patjetĂ«r tĂ« pushtetit vendor, tĂ« qytetarĂ«ve dhe misionit pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE”, duke pĂ«rqendruar trajtimin e mbetjeve nĂ« njĂ« strukturĂ« kombĂ«tare dhe jo mĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« bashkive.

Rama e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si “kapitullin mĂ« sfidues tĂ« negociatave me BE-nĂ«â€ dhe premtoi “njĂ« paketĂ« tĂ« re reformash dhe masash” pĂ«r menaxhimin e integruar tĂ« mbetjeve, pĂ«rfshirĂ« edhe krijimin e “fondit tĂ« ekonomisĂ« sĂ« mbetjeve”.

Sipas njĂ« pĂ«rgjigjeje zyrtare qĂ« Bashkia TiranĂ« i ka dĂ«rguar Faktoje.al nĂ« muajin shtator, shĂ«rbimi i pastrimit nĂ« territorin e bashkisĂ« realizohet nga shoqĂ«ria publike “Eco Tirana” sh.a. VetĂ«m pĂ«r grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve urbane, kostoja vjetore e parashikuar arrin nĂ« 1,142,855,362 lekĂ« me TVSH.

Në terren, megjithatë, premtimet për reformë duken shumë larg koshave të tejmbushur që takova në Kombinat.

Banorët dukeshin të qetë, të mësuar fare mirë me këtë gjendje. Gjatë rrugës sime në këmbë i shikoja teksa gjithë delikatesë i vendosnin plehrat mbi kosha në mënyrë të atillë që të mos humbej balanca dhe ato të binin bashkë me qeset e tjera poshtë.

Afër qendrës së Kombinatit, tek tregu, edhe korsia e biçikletave, edhe zona rreth pemëve të mbjella që ndodheshin afër dhe para koshave, ishte e përmbytur nga mbeturinat që në fakt duhet të ishin brenda tyre.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Pasi pyeta banorët për vendndodhjen e pallateve të rindërtuara pas tërmetit të vitit 2019, u drejtova për nga qendra e Kombinatit, aty ku gjendej dhe objekti i njësisë administrative numër 6.

Kjo ndërtesë, përgjegjëse për punët e brendshme vendore të kësaj njësie, e ndante murin me një godinë e cila dukej si një relike e një kohe tjetër. Kjo godinë qëndronte në këmbë por ishte e boshatisur, dukshëm e dëmtuar nga tërmeti, e krisur dhe e shembur vende-vende. Disa prej ngrehinave të saj ishin mbushur edhe me plehra.

Godina kishte 10 harqe dhe disa hyrje nën to; në njërën prej tyre më zunë sytë një zotëri dhe iu afrova ta pyes. Zotëria po tërhiqte një karrocë me plehra dhe atë hyrje ku po qëndronte, e trajtonte si vendqëndrimin e tij pasi ishte i pastrehë.

“Kjo godina Ă«shtĂ« bosh, vetĂ«m unĂ« jam kĂ«tu”, mĂ« konfirmoi ai dhe mĂ« tha se nuk kishte dĂ«gjuar pĂ«r ndonjĂ« rikonstruksion apo rindĂ«rtim tĂ« mundshĂ«m tĂ« saj.

Pas kësaj pamje groteske mu në qendër të Kombinatit, sipas direktivave të banorëve, kalova përmes një harku betoni për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar.

Panorama ishte e nderë që në hapat e para, rruga ku po shkelja nën hark ishte e copëtuar dhe, me të ecur edhe pak, ajo kthehej në një baltovinë, totalisht të pashtruar.

Para meje po kalonte një grua e ngarkuar me nga një qese të rëndë në secilën dorë, varur si gurë peshe. Sikur peshat të mos mjaftonin, e shihja teksa tërë siklet bënte zigzake në shmangie të gropave, pellgjeve dhe llucave të rrugës.

Tani ishte shumĂ« vonĂ« pĂ«r t’u kthyer pas, isha shumĂ« afĂ«r destinacionit, edhe pse dukshĂ«m do tĂ« kthehesha nĂ« “TiranĂ«n tjetĂ«r”, pra nĂ« lagjet e qendrĂ«s, me kĂ«pucĂ« tĂ« ndotura sikur tĂ« kisha hyrĂ« nĂ« ndonjĂ« kĂ«netĂ«.

Por rruga e munguar nuk ishte e keqja e vetme. Gjatë asaj rruge u hasa me pesë kazanë mbeturinash, të vjetëruar dhe qëndrestarë, në mes të asaj rruge pa rrugë.

NĂ« pamje tĂ« parĂ« situata nuk dukej keq, kishte mbeturina tĂ« vogla rreth e pĂ«rqark koshave, por ishin thjesht kanaçe apo ambalazhe sporadike. Ama ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« shikosh pĂ«rtej asaj qĂ« sheh dhe ajo “pĂ«rtej” nĂ« kĂ«tĂ« rast nuk ishte kaq e zakonte.

Pas koshave, përveç një pellgaçeje minimaliste, kishte një grusht shishesh plastike dhe plehrash të tjera shtëpiake bashkë me një dyshek dhe një batanije nga ato me lule kafe që të gjithëve na lipsen në këtë dimër të ftohtë.

PikĂ«risht pĂ«r objekte tĂ« tilla tĂ« mĂ«dha, si dysheku dhe mobiliet e vjetra qĂ« kisha pĂ«rpara syve, bashkia ka premtuar se qytetarĂ«t nuk kanĂ« pse t’i hedhin pranĂ« koshave.

NĂ« njĂ« nga prezantimet pĂ«r shĂ«rbimin e ri tĂ« pastrimit nĂ« vitin 2024-tĂ«r, njĂ« punonjĂ«s i “Eco Tirana”-s u bĂ«nte thirrje qytetarĂ«ve: “NĂ«se kanĂ« njĂ« divan, njĂ« lavatriçe ose ndonjĂ« gjĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« hedhur, ne kemi mjete qĂ« e largojnĂ« direkt, pa pagesĂ«. Por qĂ« i kemi falas”.

Në letër, mjafton një telefonatë që një dyshek si ai i hedhur në baltë të merret nga banesa pa kosto.

Gjendja e plehrave deri tani në këtë ekspeditë të shkurtër në Kombinat dukej aspak e bukur, por vazhdova përpara drejt pallateve të reja.

TashmĂ« arrija t’i shquaja pallatet, isha as 2 minuta larg tyre. Kisha arritur. Rruga deri aty nuk ishte e gjatĂ«, por ishte padyshim e keqe dhe e padĂ«shirueshme pĂ«r atletet e mia. HerĂ« tjetĂ«r, pĂ«r kĂ«si misionesh, duhet tĂ« marr patjetĂ«r çizme tĂ« trasha gome.

Sado qĂ« kĂ«rkoja t’i shmangia plehrat, ato s’po mĂ« ndaheshin. NĂ« krahun tim tĂ« majtĂ« ishin disa banesa tĂ« shkretuara qĂ« njĂ« Zot e di prej sa vitesh ishin bosh. Bosh nga njerĂ«zit, por jo nga plehrat.

Banorët e zonës kishin mbushur me plehra tre banesa të tilla që gjendeshin në krah të rrugës deri te pallatet e reja.

Në atë rrugicë më pak se 5 metra të gjatë gjendeshin 5 kazane plehrash dhe tre ish-shtëpi tashmë të kthyera në mini-landfille.

Plehra, plehra, plehra


Në këtë pikë isha gati e dorëzuar, ato ishin kudo dhe çdo hap bëhej gjithnjë e më i pamundur pa u ndeshur me to.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Gjendesha mu përpara katër godinave të rindërtuara, kontrasti mes zonës përreth tyre dhe këtyre godinave të reja ishte shumë i thellë. Në këmbët e mia kisha nja 2-3 pellgje të mëdha me ujë dhe rreth e përqark gjithë dheu ishte kthyer në baltë.

Atletet e mia nuk kishin shpëtim kësaj here, por kjo nuk ishte asgjë krahasuar me panoramën që më priste.

Me një të kthyer të kokës majtas shoh një pallat ngjyra-ngjyra të ri fringo, madje akoma të papërfunduar. Para pallatit ngjyra-ngjyra ngrihej një kodër e vogël me plehra po ngjyra-ngjyra.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Gjithçka kishte aty: materiale ndërtimi, copa betoni, kuti kartoni, ambalazhe, kanaçe, shishe plastike, lodra fëmijësh, pjesë orendish shtëpiake, tuba, veshje, etj, etj, etj.

Një katrahurë e vërtetë.

Nisa të bëja disa foto dhe video. Situata duhej bërë patjetër publike.

Teksa bëja foto, më flet një zotëri, banor i zonës, që ishte duke lëvizur me biçikletë.

“E shikon ç’bĂ«het kĂ«tu”, mĂ« thotĂ« ai dhe psherĂ«tin. I prezantohem si gazetare e Faktoje.al dhe e pyes pĂ«r kĂ«tĂ« masiv shokues plehrash.

“Mesa di unĂ« janĂ« bĂ«rĂ« ankesa tek Bashkia nga banorĂ«t pĂ«r kĂ«to plehrat”, thotĂ« ai, por specifikon se nuk janĂ« organizuar si komunitet pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar zgjidhje.

PĂ«rshĂ«ndetem me zotĂ«rinĂ«, pasi i lĂ« kontaktin dhe i kĂ«rkoj t’mĂ« pĂ«rditĂ«sojĂ« pĂ«r çdo ndryshim, pĂ«r mirĂ« apo pĂ«r keq, tĂ« situatĂ«s.

Ndërsa bashkë me një qen rrugësh i vimë rrotull vendgrumbullimit të plehrave, përballem me një zonjë të moshuar që po tërhiqte një karrocë ushqimesh.

Sapo e pĂ«rshĂ«ndes dhe i prezantohem si gazetare, ajo nis t’mĂ« flasĂ« pĂ«r shqetĂ«simin e saj mĂ« tĂ« madh
 plehrat.

“Do sĂ«muremi”, tha tetĂ«dhjetĂ«vjeçarja, duke mĂ« kĂ«rkuar t’i shkoj pas, sepse pĂ«rveç atij grumbullimit tĂ« madh me plehra nĂ« zonĂ« ka dhe tĂ« tjera dhe nĂ« pĂ«rgjithĂ«si zona rreth kompleksit tĂ« pallateve Ă«shtĂ« e papastruar.

Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025
Kombinat, 29 dhjetor 2025

Vijoj rrugĂ«n me tĂ«, drejt cepit tjetĂ«r tĂ« kompleksit tĂ« 4 “godinave tĂ« tĂ«rmetit”, siç i quajnĂ« rĂ«ndom banorĂ«t e kĂ«tushĂ«m. Teksa ecim, zonja mĂ« tregon se sipas saj mbeturinat kanĂ« nisur tĂ« hidhen nga ata qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« punimet tek godinat. Ata kanĂ« hedhur nĂ« kĂ«to pika kartonat dhe kutitĂ« e pajisjeve shtĂ«piake, apo tĂ« ndĂ«rtimit.

BanorĂ«t pastaj, nga pĂ«rtacia apo mosedukata, kanĂ« vijuar t’i hedhin mbeturinat e tyre tĂ« pĂ«rditshme apo kutitĂ« qĂ« kanĂ« pĂ«rdorur pĂ«r transportin e sendeve shtĂ«piake nĂ« shtĂ«pitĂ« e reja pikĂ«risht nĂ« kĂ«to grumbuj tĂ« krijuar.

“UnĂ« jam shumĂ« e vjetĂ«r dhe jetoj vetĂ«m, s’mund tĂ« bĂ«j asgjĂ«, tĂ« lutem ngrije kĂ«tĂ« problem, sepse po bĂ«het dita-ditĂ«s mĂ« shqetĂ«sues”, mĂ« kĂ«rkon e moshuara teksa mĂ« tregon me gisht grumbujt e tjerĂ« tĂ« mbetjeve.

Grumbujt e plehrave shkëlqejnë në diellin e pasdites, por duket sikur askush nuk i sheh, sepse qytetarët, paçka sasisë alarmante të tyre, vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Me premtimin se do e ngre zërin edhe në emër të saj ndahem me zonjën. Veprimi u mbetet organeve kompetente.

Ndërkohë, nga përgjigjja që Bashkia Tiranë i ka kthyer Faktoje.al, rezulton se fondi i kontingjencës, i planifikuar në vlerën 40 milionë lekë për vitin 2025, ka mbetur plotësisht i papërdorur.

Një shumë kjo që mund të ishte përdorur për ndërhyrje në situata si kjo: për pastrimin e mbetjeve, sistemimin e hapësirave përreth godinave të reja apo marrjen e masave për kufizimin e rreziqeve për shëndetin e komunitetit, që në rastin e Kombinatit duket se ka mbetur vetëm në letër, përballë grumbujve të plehrave, baltës dhe erës së rëndë që përcaktojnë përditshmërinë e qindra familjeve.

Prej vitesh kryebashkiaku Erion Veliaj e prezanton TiranĂ«n si histori suksesi nĂ« pastrim. NĂ« prill 2023 ai deklaronte se “Tirana Ă«shtĂ« qyteti mĂ« i pastĂ«r nĂ« EuropĂ«n Juglindore” dhe se pastrimi Ă«shtĂ« “kartĂ«vizita mĂ« dinjitoze, mĂ« e bukur e pĂ«rfaqĂ«simit, fytyra jonĂ« mĂ« europiane”.

“Tek çështja e pastrimit jemi numri 1 sot nĂ« rajonin tonĂ«â€, theksonte Veliaj, duke u shprehur se kjo vihet re nga delegacione tĂ« huaja, kryeministra dhe turistĂ« qĂ« vizitojnĂ« kryeqytetin.

Edhe nĂ« nivel operacional, bashkia ka premtuar marrje tĂ« plotĂ« tĂ« kontrollit mbi pastrimin. NĂ« shtator 2024, Veliaj njoftoi se “shĂ«rbimi i pastrimit tĂ« TiranĂ«s do tĂ« kryhet plotĂ«sisht nga bashkia dhe jo mĂ« nga kompanitĂ« private”.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n linjĂ«, ai njoftoi “njĂ« aksion tĂ« madh pastrimi” dhe vĂ«nien nĂ« punĂ« tĂ« “mjeteve dhe makinerive tĂ« reja tĂ« shĂ«rbimit tĂ« pastrimit” qĂ«, sipas tij, punojnĂ« “nga orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit deri nĂ« orĂ«t e vona tĂ« mbrĂ«mjes”.

Teksa nis të fotografoj dhe filmoj pamje të plehrave në cepin tjetër, përballë godinave të reja, takoj një zotëri që ka nxjerrë shëtitje qenin.

“Gazetare je moj vajzĂ«?”, mĂ« pyet ai dhe, pasi merr pĂ«rgjigjen, nis t’mĂ« thotĂ« se ata presin me shpresĂ« qĂ« pastrimi i zonĂ«s tĂ« pĂ«rfundojĂ« bashkĂ« me pĂ«rfundimin e punimeve nĂ« godina.

Njëra nga 4 godinat është e papërfunduar. Pritet të ndërtohen edhe disa godina të tjera, por për to punimet ende nuk kanë nisur. Më pas do të vijohet me ndërtimin e trotuareve, pastrimin e zonës dhe mbase edhe shtrimin e rrugës, tregon zotëria.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Aktualisht, pĂ«rveç godinave tĂ« reja, pjesa tjetĂ«r duket njĂ« katrahurĂ« mbetjesh betoni, plehrash, balte dhe lluce. PĂ«r ndĂ«rtimin e rrugĂ«s pastaj, banori s’di ç’tĂ« shpresojĂ« fare, pavarĂ«sisht se e identifikon si problem.

Si pa e kuptuar, nga njĂ« fotografi, video apo bisedĂ« nĂ« tjetrĂ«n, kalova disa orĂ« tĂ« tĂ«ra nĂ« kombinat, “duke gjurmuar” plehrat.

Vendosa të kthehem pas nga rruga tjetër që të nxirrte tek rruga kryesore. Nga baltovina prej nga erdha kisha parë mjaftueshëm.

Papritur më ndalon në rrugë një zonjë, e cila më kishte parë teksa flisja për plehrat me banorët.

“UnĂ« i hedh mbeturinat tek koshat, mezi eci por shkoj deri tek ato”, mĂ« thotĂ« ajo, pa ditur t’mĂ« thotĂ« saktĂ«sisht se sa kohĂ« ka qĂ« kĂ«to mbeturina janĂ« grumbulluar nĂ« atĂ« formĂ«.

Sipas saj, e sigurt është që gjendja kishte qenë e tillë prej të paktën një muaji, që kur ishte futur në shtëpi ajo.

Godinat kanë nisur të popullohen prej më pak se një viti dhe në të katërta ato pritet të banojnë 600 familje, 150 në secilën, sipas banorëve.

Në këto kushte, problemi i mbetjeve, nga ana shëndetësore dhe mjedisore, ka të ngjarë vetëm të përkeqësohet nëse nuk ndërmerren masa për zgjidhjen e tij.

Kombinat, 29 dhjetor 2025

Lutjet e banorëve, baltovina ngjitëse dhe aroma e papushimtë e mbeturinave më shoqëronin ngado. Godina të reja, por të gjendura në mes të një kaosi mjedisor dhe shëndetësor për komunitetin. Në rrugicën tjetër, e cila fatmirësisht, ndryshe nga ajo prej së cilës erdha, ishte e shtruar, më priste një tjetër panoramë shokuese.

NjĂ« varrezĂ« betoni shtrihej para syve tĂ« mi nĂ« tĂ« dyja anĂ«t e rrugĂ«s, por sidomos nga ana tjetĂ«r e rrugĂ«s pĂ«rtej godinave, ku s’kishte ndĂ«rtime tĂ« reja, vetĂ«m grumbuj betoni, dhe mbeturina.

Një foto e shkrepur këtu, lehtësisht mund të përdorej për të ilustruar Gazën. Por ky është realiteti i përditshëm i një lagjeje të rindërtuar në Tiranë, më tepër se 6 vite nga tërmeti i 26 nëtorit.

Derisa fondet, institucionet dhe premtimet të reflektohen, banorët e Kombinatit do të vijojnë të jetojnë mes godinave të reja dhe një landfilli që rritet çdo ditë nën dritaret e tyre.

The post Kombinati, nga rindërtimi në landfill   appeared first on Faktoje.al.

Uji, pyjet dhe mjedisi: Betejat lokale të vitit 2025

Në vitin 2025, çështjet e mjedisit u kthyen në temën kryesore të përplasjes mes komuniteteve, biznesit dhe shtetit. Projektet energjetike dhe ndërhyrjet në territor vijuan të shtyhen përpara me transparencë të kufizuar, duke nxitur dyshimet mbi ligjshmërinë dhe interesat reale pas tyre.

Përballë këtij modeli dhe trajtimi të mjedisit, banorët u organizuan, protestuan dhe iu drejtuan gjykatave, duke e shndërruar mbrojtjen e ujit, pyjeve dhe hapësirës publike në një kauzë kolektive.

Citizens.al sjell në këtë përmbledhje këto beteja lokale, të cilat po formësojnë një debat më të gjerë për zhvillimin hidroenergjitik dhe drejtësinë mjedisore në vend.

Kaçinari: “Uji nĂ« tuba” dhe njĂ« komunitet nĂ« revoltĂ«

NĂ« Kaçinar tĂ« MirditĂ«s, tensioni i mbledhur ndĂ«r vite shpĂ«rtheu nĂ« fundin e muajit mars nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ«. Qindra banorĂ« nga fshatrat pĂ«rreth, por dhe diaspora u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar ndĂ«rtimin e katĂ«r hidrocentraleve tĂ« koncesionarit “ShpĂ«rdhaza-Energji”.

Komuniteti i Mirditës në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

Banorët e konsiderojnë cenim kryesor për jetën e tyre futjen në tuba e disa prej përrenjve malorë, të cilët historikisht janë përdorur nga fshatrat.

Rruga e vështirë drejt Qafës së Vorres, rreth 40 minuta larg nga Rrësheni, ku u zhvillua protesta, tregonte njëkohësisht degradimin e territorit dhe tensionin e autoriteteve: postblloqe policore, kontrolle makinash dhe prezencë e pajustifikuar efektivësh.

“KĂ«tu kĂ«tĂ« popull e kanĂ« grabitur,” pĂ«rshkroi revoltĂ«n Arben Gega, njĂ« prej protestuesve, “por kur s’na ka bĂ«rĂ« turku tĂ« ikim, kĂ«ta jo se jo, nuk do t’ia arrijnĂ«!”.

Gjok Beqiri, nga fshati Simon, tregoi se projekti prek shtatë fshatra me mbi 3,000 familje.

Kabina e rojeve dhe kamerat e sigurisë të vendosura përreth kantierit kishin krijuar një ambient të denjë për zonë ushtarake, ndërsa banorët, në mungesë informacioni dhe të vënë përballë faktit të kryer, ngritën dyshimet se dokumentacioni i kompanisë nuk është i rregullt.

Këtë shqetësim ndanë për Citizens.al disa prej tyre, të cilët thanë se nuk ishin njoftuar kurrë për dëgjesa publike, pavarësisht pretendimeve të kompanisë.

NĂ« muajin prill, makineritĂ« e kompanisĂ« “ShpĂ«rdhaza-Energji” hynĂ« nĂ« pyllin aty pranĂ«, njĂ« zonĂ« me njĂ« peizazh tĂ« larmishĂ«m buzĂ« rrugĂ«s, pĂ«r tĂ« cilĂ«n banorĂ«t druajnĂ« se mund tĂ« vuajĂ« pasoja nga hidrocentralet.

Pasi konstatuan pemët e para të rrëzuara nga punimet ata organizuan protesta të tjera, një prej së cilës edhe në Tiranë, para ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i fshatit Simon, Gjergj Deda, ngriti dyshimet se punimet po kryheshin pa lejet e nevojshme “sepse kĂ«rkonin dhe shoqĂ«roheshin nga policia çdo ditĂ«â€.

PĂ«r komunitetin, uji Ă«shtĂ« thelbi i jetesĂ«s: mullinjtĂ«, tokat dhe historinĂ« e tyre. “Vllaut s’ia fal, jo mĂ« tĂ« huajit,” kanĂ« theksuar disa prej tyre.

Ndaj ata i janĂ« drejtuar drejtĂ«sisĂ«. NĂ« shtator, Gjykata e LezhĂ«s vendosi t’ia kalojĂ« çështjen StrukturĂ«s sĂ« Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) duke shpallur moskompetencĂ«.

Komuniteti i Mirditës në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

NdĂ«rsa nĂ« 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme KundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar (GJKKO) vendosi t’ia delegojĂ« çështjen GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«, e cila do tĂ« pĂ«rcaktojĂ« gjykatĂ«n kompetente pĂ«r shqyrtimin e kallĂ«zimit tĂ« bĂ«rĂ« nga 13 banorĂ« tĂ« Kaçinarit, kallĂ«zim i kryer prej 25 nĂ«ntor-it 2019.

Kurdaria: NjĂ« verĂ« e nxehtĂ« kundĂ«r HEC-it “Doma”

NĂ« Kurdari tĂ« Matit, vera shĂ«noi nisjen e punimeve pĂ«r HEC-in “Doma”, njĂ« projekt i “Global Interprise Group” qĂ« pritet tĂ« shfrytĂ«zojĂ« lumin e LusĂ«s dhe tĂ« hapĂ« njĂ« trase tĂ« re rruge prej 4.4 km.

Për banorët, ky projekt vjen në një kohë kur ata vuajnë për ujë, pavarësisht investimeve në ujësjellës.

Erind Saliaj, administrator i NjĂ«sisĂ« Administrative Suç, shpjegoi pĂ«r Citizens.al se pesĂ« fshatrat e zonĂ«s – Kurdari, SkĂ«nderaj, Kurqelaj, Suç dhe Kujtim – nuk kanĂ« furnizim tĂ« rregullt dhe se ndĂ«rtimi i njĂ« hidrocentrali Ă«shtĂ« “absurd” nĂ« kĂ«to kushte.

Tregues për situatën ishte gjendja në kafenenë më popullore të fshatit, e cila shërbente vetëm ujë të ambalazhuar, teksa çezma e oborrit të saj ishte tharë.

Procesi i dëgjesave publike ka qenë pika kryesore e tensioneve në këtë çështje, e cila është shoqëruar me protesta dhe përplasje me kompaninë.

Një ekskavator dhe furgon me gomë të çarë qëndronin të braktisur në fund të trasesë së hapur si dëshmi e përplasjeve. Ato ruheshin nga një kamerë, e cila për ironi furnizohej me panel diellor.

Sipas banorëve, dëgjesa e parë, e vitit 2018, tregoi se shumica ishin kundër hidrocentraleve, por ndryshe, në procesverbal u paraqit si shprehje dakordësie.

Rexhep Kuleni, një nga zërat më të fortë të komunitetit, tha se ky veprim përbën shkelje penale, për të cilën duhet gjetur përgjegjësia.

Ai kujton dëgjesën e dytë të mbajtur në vitin 2020, kur rreth 500 banorë u mblodhën dhe kërkuan që përfaqësuesi i kompanisë që interesohej për hidrocentralin të largohej.

Komuniteti i Kurdarisë në protestë kundër HEC-eve/Citizens.al

Por pavarësisht kundërshtive dhe premtimeve se nuk do të rikthehej në zonë, koncesionari u shfaq sërish, duke marrë firma në mënyrë të veçuar, pa pjesëmarrje lajmëruar të komunitetit apo autoriteteve.

“Marrin ca firma nĂ« mĂ«nyrĂ« abuzive, ku njĂ« pjesĂ« e madhe nuk e dinĂ« çfarĂ« kanĂ« firmosur,” tha Kuleni, sipas sĂ« cilit nĂ« kĂ«to dĂ«gjesa nuk ka pasur pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« bashkisĂ«.

Banorët thonë se mungon transparenca, të dhënat, dhe mbi të gjitha mungon uji. Për ta, hidrocentrali është kërcënim ekzistencial dhe social, jo një projekt energjetik.

Zona, e njohur dhe si “hambari i Matit” pĂ«r prodhimet bujqĂ«sore Ă«shtĂ« zotuar se nuk do ta lĂ«rĂ« projektin e hidrocentralit qĂ« tĂ« zbatohet duke vijuar ndalimin e makinerive t’i bashkohen kantierit.

“Nuk do ta lĂ«mĂ«, me firma tĂ« vjedhura, me firma tĂ« blera, populli nuk pranon,” theksoi Enver Dava, tokat e tĂ« cilit bien krah trasesĂ« sĂ« hidrocentralit.

Më 22 tetor 2025, duke marrë parasysh tensionin mes banorëve dhe përfaqësuesve të firmës ndërtuese të hidrocentralit një grup pune nga AKBN-ja mbërriti në terren.

Në procesverbalin e mbajtur u konstatua hapje e trasesë për të pasur akses për punimet për hidrocentralin.

“NĂ« momentin e monitorimit shoqĂ«ria nuk po arrinte dot tĂ« kryente punimet ndĂ«rtimore”, thuhet nĂ« procesverbalin e mbajtur nga grupi i punĂ«s sĂ« AKBN-sĂ«.

Paralelisht, banorët e kanë adresuar kundërshtinë e tyre edhe në rrugë gjyqësore. Në tetor, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i ndali punimet, ndërsa deri në një vendim në themel të çështjes, por pavarësisht kësaj banorët mbeten me shpresë për një vendim të drejtë.

Zall-Gjoçaj: HEC-et u ndërtuan, por beteja kundër tyre vazhdon

NĂ« Zall-Gjoçaj, hidrocentralet “SekĂ«â€ dhe “Zais” morĂ«n formĂ« mes polemikave, por qĂ«ndresa e komunitetit atje vijon prej mĂ« shumĂ« se shtatĂ« vitesh.

Reportazhet e emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu dhe portali Lexo.al nga Flogert Muça, promovuan me kĂ«rshĂ«ri gjatĂ« muajve shtator-tetor investimet nĂ« hidrocentralet e Zall-Gjoçajt.

Materialet u pĂ«rpoqĂ«n t’i jepnin njĂ« dimension tjetĂ«r investimit privat tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit italian Fabio Scuero. Sipas tyre tre HEC-et e ngritura nĂ« basenin e UrakĂ«s me kapacitet 30 MË, janĂ« shoqĂ«ruar me investime pĂ«r njĂ« rrjet ujĂ«sjellĂ«si pĂ«r 17 fshatra dhe rreth 90 km rrugĂ«.

Por reportazhet ngjallën zemëratën e banorëve të Zall-Gjoçajt, të cilët prej vitit 2018 kanë protestuar kundër HEC-eve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t aktivistĂ«t e cilĂ«suan atĂ« reklamĂ« duke kujtuar se Zall-Gjoçaj Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« simbol rezistence pikĂ«risht sepse HEC-et u ndĂ«rtuan brenda Parkut KombĂ«tar “LurĂ«-Mali i DejĂ«s”, njĂ« zonĂ« e mbrojtur qĂ« u tkurr me njĂ« vendim tĂ« qeverisĂ« nĂ« vitin 2022 pĂ«r t’i hapur rrugĂ« projektit tĂ« HEC-it “Zais”.

Prej vitesh, banorë si Abdi Toçi, Dhimitër Koleci dhe Adem Gjokolaj kanë protestuar, kallëzuar zyrtarë publikë dhe kanë çuar çështjen e Zall-Gjoçajt në disa procese gjyqësore.

Në tetor, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin që legjitimonte ndërtimin e HEC-eve, duke rrëzuar padinë për shfuqizimin e kontratave dhe akteve administrative.

Avokati i tyre, Franc Terihati, tha për Citizens.al se çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë, ndërsa Koleci tha se një padi tjetër po hetohet nga SPAK, dhe një padi penale mbetet e hapur për dëmet e shkaktuara gjatë punimeve, nga prishja e kanalit të ujit e deri te hedhja e inertëve në varreza.

Ndërkohë, kompania ka paditur vetë aktivistë e banorë për shpifje, gjë që komuniteti e sheh si formë presioni për të heshtur rezistencën.

Solidariteti i aktivistëve për tre banorët e paditur nga Seka Hydropower/Citizens.al

Në terren, pasojat sipas banorëve janë të prekshme: uji është i gjithi në tuba, burimet e fshatit janë shteruar dhe lumi nuk ka më prurjen e mëparshme. Banorët thonë se gjatë verës nuk kishin ujë as për të fikur zjarret, ndërsa bagëtia dhe bletët kanë pësuar dëme të pakthyeshme.

Për Zall-Gjoçajn, beteja nuk ka të bëjë vetëm me një projekt energjetik, por me të drejtën për të ekzistuar brenda peizazhit të tyre.

Edhe pse hidrocentralet u ndërtuan, çështjet ligjore, pasojat mjedisore dhe mosbesimi ndaj institucioneve vazhdojnë ta mbajnë fshatin në një konflikt të hapur me modelin kombëtar të zhvillimit hidroenergjetik.

Lufaj njësoj si Zall-Gjoçajt përballë thatësirës

NĂ« Lufaj tĂ« MirditĂ«s, banorĂ«t pĂ«rballen me tĂ« njĂ«jtin model tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« hidrocentraleve – devijim burimesh ujore pa transparencĂ« dhe pa dĂ«gjesa me komunitetin.

NĂ« korrik ata protestuan kundĂ«r kompanisĂ« “Seka HydropoĂ«er”, me pretendimin se ajo nuk respektonte kontratĂ«n e shfrytĂ«zimit tĂ« burimeve ujore tĂ« zonĂ«s duke mos lĂ«shuar rrjedhĂ« pĂ«r nevojat e tyre.

Zona me një peizazh të mrekullueshëm, nuk ndihmohej aspak nga rruga, e cila ishte në gjendje të amortizuar. Devijimi i prurjeve kishte ulur ndjeshëm burimet duke detyruar disa familje të merrnin ujë gjetkë me mjete të improvizuara.

Banorët thanë për Citizens.al se ata kishin qenë kundër ndërtimit të HEC-ve që para vitit 2017, por që zëri i tyre nuk ishte dëgjuar.

“As nuk na ka pyetur njeri, as nuk kemi qenĂ« dakord,” tha Agron Kaçarri, banor.

Lufaj e lidh drejtpërdrejt fatin e saj me Zall-Gjoçajt, ku hidrocentralet u ndërtuan brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe Malit të Dejës, duke sjellë konflikt të gjatë me komunitetin, ndërhyrje policore dhe pasoja të pakthyera në ekosistem.

The post Uji, pyjet dhe mjedisi: Betejat lokale të vitit 2025 appeared first on Citizens.al.

“Shteti si agjent imobiliar”, ankandet e 2025, nga Sazani te Zyber Hallulli

Viti 2025 ishte ambicioz pĂ«r qeverinĂ« dhe ndĂ«rmarrjen qĂ« po administron pronat publike. Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) e ka kthyer vendin nĂ« shtĂ«pi ankandesh pĂ«r partnerĂ«t privatĂ«t, tĂ« paktĂ«n “nĂ« renderĂ« 3D”.

Nga ishulli i Sazanit, te kullat, stadiumet e reja dhe transformimet e thella urbane, vetëm në 2025 numërohen 31 projekte në Tiranë (16), Durrës (6), Vlorë (4), Elbasan (1), Korçë (2) etj.

Megjithë serinë e konkurseve me studio arkitekture dhe premtimeve për zhvillim, debati për punën e Korporatës u dominua nga shqetësime për transparencën, vendimmarrjen, konkurrencën e kufizuar dhe raportin e paqartë mes përfitimeve publike dhe atyre private.

Shqetësimet e para, mbyllja e ishullit të Sazanit

Viti nisi me lajmin se dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, kishte përfituar statusin e investitorit strategjik për të transformuar një pjesë të ishullit të Sazanit në resort luksoz.

Kushneri e pati zhvilluar këtë ide gjatë një vizite familjare verën e vitit 2023. Ai e bëri publik konceptin në pranverë 2024, në një kohë kur opinioni publik në Shqipëri nuk kishte asnjë informacion.

Citizens.al/Paraqitje grafike e çiftit Kushner-Trump, Kryeministrit Rama dhe ishullit të Sazanit.

NĂ« fund tĂ« qershorit 2025 qeveria krijoi kompaninĂ« “Albanian State Development & Real Estate”, e cila nĂ«n menaxhimin e KISH do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte shtetin nĂ« partneritet me “Affinity Partners” tĂ« Kushnerit.

Pas këtij zhvillimi, nuk pati informacione të mëtejshme.

Paralelisht KISH prezantoi njĂ« sĂ«rĂ« projektesh me synim “ridimensionimin e peizazhit urban” ku e pĂ«rbashkĂ«ta e tyre ishte dhĂ«nia e hapĂ«sirave publike privatĂ«ve pĂ«r ndĂ«rtime shumĂ«katĂ«she nĂ« tĂ« ashtuquajturĂ«n “Urat pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030”.

Në mungesë të një diskutimi të gjerë publik për mekanizmin që po përdorej, qeveria dhe KISH vijuan me dhënien e të tjera projekteve. Projekti i radhës ishte që i jep rezidencat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë një kompanie private, për ti kthyer në hotele.

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, Citizens.al tregoi si thirrjet hapeshin “pa garĂ« dhe pa llogari”, ndĂ«rsa procedurat konkurruese ishin tĂ« mangĂ«ta ose jo transparente.

Stadiumet dhe dështimi për Bibliotekën Kombëtare

Në fillim të pranverës, projekti i OMA-s u shpall fitues për stadiumin e ri Selman Stermasi, i cili përfshinte dy kulla dhe ndërtesa të reja në zonë, një lajm që ngjalli diskutime për shfrytëzimin e hapësirave publike jo vetëm për impiantin sportiv.

Ilustrim grafik i projektit fitues
Ilustrim, projekt-ideja e OMA-s pĂ«r stadiumin e ri “Selman StĂ«rmasi”.

Qasja e njëjtë u kërkua të replikohej me stadiumet e Durrësit (51N4E), Vlorës (XDGA) dhe Korçës (CEBRA). Citizens.al raportoi se konkurset arkitektonike të këtyre thirrjeve kishin hije konflikti interesi. Disa aktorë të përfshirë në garë patën lidhje financiare me juritë, duke ngritur kështu pyetje për procedurat e vlerësimit.

Plani fitues pĂ«r pallatin e sportit Asllan Rusi nga MVDRV u prezantua si njĂ« “top betoni 20-katĂ«sh”, i cili u komentua jo vetĂ«m pĂ«r volumetrinĂ«, por edhe pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet institucionale qĂ« sollĂ«n projektin nĂ« tryezĂ« pa garanci dhe konsultime tĂ« gjera publike.

MegjithatĂ«, sfida pĂ«r KISH u duk mĂ« qartĂ« kur thirrjet pĂ«r investitorĂ« pĂ«r BibliotekĂ«n KombĂ«tare dĂ«shtuan njĂ«ra-pas-tjetrĂ«s, duke sinjalizuar si problem faktin se zhvillimi i projekteve tĂ« gatshme, apo dhe kushti pĂ«r t’i kthyer rreth 45% tĂ« sipĂ«rfaqes ndĂ«rtimore KorporatĂ«s nuk ngjallte interes.

Në këtë kontekst pati tërheqje nga investimi për VOID Tower (Andrea Caputo, te ish-ATSH-ja). KISH vijoi të negociojë me kompaninë e dytë që kishte shfaqur interes, teksa deri në dhjetor nuk pati asnjë njoftim publik për lidhje kontratash me ndokënd nga investitorët që fituan thirrjet e shpallura.

“Modeli KISH” edhe nĂ« zhvillimin e jetimores Zyber Hallulli

Pjesa e dytë e vitit 2025 u karakterizua nga një seri lajmërimesh nga thirrjet e KISH, që kthyen debatin mbi planifikimin dhe përdorimin e hapësirave publike.

Bjarke Ingels fitoi nĂ« PetrelĂ« konkursin pĂ«r “Parkun e Besimit” mbi zonĂ«n antike tĂ« PĂ«rsqopit, njĂ« projekt qĂ« premtonte zhvillimin kulturor dhe turistik, por qĂ« pĂ«r shkak tĂ« intensitetit tĂ« ndĂ«rtimit shfaqi shqetĂ«sime serioze nĂ« raport me ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« dhe identitetit tĂ« zonĂ«s.

Paraqitje grafike e shtëpisë së fëmijës, Zyber Hallulli/Citizens.al

Modeli për zhvillimin e pronave publike përmes partneritetit me privatët u shty përpara nga qeveria me idenë se nuk ka fonde të mjaftueshme dhe po kështu ruhen shpenzimet për zëra të tjerë.

Por thirrjet e KISH treguan se kjo qasje e humbi logjikën. Qeveria tregoi se nuk kishte para, ose më mirë të themi vullnet për të investuar, për zyra administrate, hapësira të reja për institucione sociale apo dhe objekte të trashëgimisë kulturore.

Rasti i parĂ« ishte ai i jetimores Zyber Hallulli. Thirrja e korporatĂ«s tregoi synimin xhentrifikues pĂ«r zhvendosjen e jetimores nĂ« njĂ« zonĂ« te ish-vilat gjermane, pĂ«r t’i hapur vend ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« kulle. Kjo u pĂ«rthellua kur u zgjodhĂ«n 5 finalistĂ«t pĂ«r projektin dhe investimin.

Rasti nĂ« vazhdim ishte ai i Pallatit tĂ« Kongreseve, njĂ« objekt i rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« veçantĂ« arkitektonike, por qĂ« pĂ«r qeverinĂ« nuk ia vlen tĂ« restaurohet tĂ«rĂ«sisht pa humbur hapĂ«sira publike. PĂ«rkundrazi nĂ« thirrjen e KISH, u nĂ«nkuptua se privatĂ«ve tĂ« interesuar do t’u jepet mundĂ«sia pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« objekt deri nĂ« 20 kate tĂ« lartĂ« krah Pallatit tĂ« Kongreseve.

Bilanci vjetor me pikëpyetje

Ky është viti i dytë i punës konkrete të Korporatës, që pas riformatimit dhe marrjes në dorëzim të pronave publike nga qeveria.

Në periudhën 2024-25, konkurset e KISH kanë shpërblyer me të paktën 1.4 milionë euro grupet finaliste të arkitektëve që kanë marrë pjesë.

Ilustrim i projektit të Bibliotekës Kombëtare/XDGA & iRI.

Por nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Citizens, Korporata pretendon se “tĂ« gjitha fondet [
] do tĂ« pĂ«rballohen nga partneri privat i zgjedhur [nĂ« fund tĂ« procesit] dhe nuk janĂ« kosto pĂ«r KorporatĂ«n”.

NĂ« fund tĂ« vitit 2025, panorama qĂ« shfaqet nga KISH nuk lidhet aq me projektet qĂ« po hidhen pĂ«r zhvillim, sesa me modelin politik qĂ« po konsolidohet: Prona publike shihet si aset pĂ«r t’u “rijetĂ«zuar” pĂ«rmes privatĂ«ve, shpesh pa garĂ« tĂ« plotĂ«, pa analiza kosto-pĂ«rfitimi dhe pa transparencĂ« mbi vendimmarrjen dhe rrezikun qĂ« merr shteti.

ShumĂ« thirrje mbetĂ«n nĂ« fazĂ« ideje dhe kalohen nĂ« harresĂ« ose nĂ« rubrikĂ«n “Thirrje tĂ« mbyllra”, ndĂ«rsa kontratat konkrete mungojnĂ«, njĂ« sinjal se modeli nuk duket se bind investitorĂ«t, por as qytetarĂ«t qĂ« mbeten pa pĂ«rgjigje.

Nëse kjo qasje vazhdon, rreziku nuk është thjesht arkitektonik apo urbanistik për tjetërsimin e zonave të ndryshme të qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Por bëhet fjalë për një transformim të heshtur të interesit publik në raport me privatët, ku shteti duket se po kthehet në një lloj agjenti imobiliar duke humbur rolin e garantit dhe duke u kthyer në ndërmjetës të projekteve që prekin përherë e më shumë hapësirën e përbashkët, pa një vizion të qartë se kush fiton realisht në fund.

The post “Shteti si agjent imobiliar”, ankandet e 2025, nga Sazani te Zyber Hallulli appeared first on Citizens.al.

Viti 2025: Shqipëria si kantier ndërtimi, kulla dhe leje pa kriter

Vala intensive e ndërtimit me kulla të larta, ndërtesa voluminoze dhe shpesh të paarsyeshme nga ana urbane vijoi edhe përgjatë vitit 2025, kryesisht në Tiranë dhe bregdet.

Zhvillimet e fundit treguan njĂ« prirje tĂ« qartĂ«: projektet po shoqĂ«rohen me aktivitet tĂ« fortĂ« propagandistik nga ana e qeverisĂ«, e cila kĂ«rkon t’i legjitimojĂ« ato pĂ«rmes njĂ« festivali ndĂ«rkombĂ«tar arkitekture.

Si pĂ«rgjigje, Citizens.al ndĂ«rtoi rubrikĂ«n “Tirana Vertikale”, me njĂ« seri hulumtimesh qĂ« nxorĂ«n nĂ« pah pĂ«rjashtimin e interesit publik nga procesi i zhvillimit urban.

Kullat që po ndryshojnë Tiranën

Edhe këtë vit, projektet e kullave nuk u ndalën, duke sfiduar edhe më tej kriteret e vendosura në planet urbanistike.

Citizens.al analizoi Masterplanin e QendrĂ«s sĂ« TiranĂ«s, njĂ« konkurs i shtyrĂ« privatisht nga sipĂ«rmarrĂ«si Astrit Veliaj, qĂ« nxori fitues projektin e studios franceze l’AUC pĂ«r zhvillimin me kulla shumĂ«katĂ«she nĂ« zonĂ«n e ish-Cirkut tĂ« TiranĂ«s, pas Muzeut KombĂ«tar.

Propozimi i studios franceze l’AUC pĂ«r zhvillimin e zonĂ«s sĂ« ish-Cirkut tĂ« TiranĂ«s nĂ« qendĂ«r.

Projekti me rreth 5 kulla deri nĂ« 60 kate, parashikohet tĂ« shtrihet nĂ« mbi 17,000 m2 truall, ku aktualisht ndodhen rreth 35 ndĂ«rtesa, pĂ«rfshirĂ« katĂ«r pallate deri nĂ« 9 kate, si dhe godinat publike tĂ« Teatrit Metropol dhe “Info-Point”-i i bashkisĂ«.

Vizioni i kĂ«tij masterplani vijoi atĂ« tĂ« hasur edhe nĂ« anĂ«n jugperĂ«ndimore me kulla tĂ« larta deri 71 kate te projekti i “Grand Park Skyline”.

Citizens.al solli njĂ« hartĂ« ku pasqyrohet “transformimi brutal” me kulla i TiranĂ«s. Nga ku rezultoi se nĂ« rreth 10 vite qeveria shqyrtoi, ose miratoi rreth 140 ndĂ«rtesa ku gjysma e tyre kishte lartĂ«si 24 deri nĂ« 100 kate dhe shumica e vendimeve ende nuk janĂ« zbardhur pĂ«r publikun.

Në një artikull analitik të qershorit, Citizens.al identifikoi 10 gjigandë betoni që dominojnë kryeqytetin, duke shfaqur njëfarë gare të pakontrolluar ku limiti i lartësisë tashmë është vetëm qielli.

Volumet e reja duket se po ngrihen pa asnjë kujdes për impaktin mjedisor dhe social, shembulli konkret u pa te projekti i 17 kullave në liqenin e Farkës.

Kjo garĂ«, u kĂ«rkua tĂ« legjitimohej nga qeveria nĂ« festivalin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« arkitekturĂ«s “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, pĂ«r tĂ« cilin Citizens.al mbajti njĂ« qasje kritike. NĂ« kĂ«tĂ« festival u prezantua hapur vizioni pĂ«r ta zgjeruar idenĂ« e kullave edhe nĂ« qytete tĂ« tjera si DurrĂ«si, Vlora, Shkodra, Saranda etj.

Përjashtimi po bëhet normë

Asnjë zonë në Tiranë nuk e ka përcjellë më shumë se ish-Blloku tensionin midis interesit të zhvillimit dhe tejkalimit të planeve urbanistike.

NĂ« rubrikĂ«n “Tirana Vertikale” theksuam sesi tĂ« paktĂ«n 13 projekte kullash i thyen kriteret e planit urbanistik duke u kthyer mĂ« pas nĂ« normĂ« pĂ«r zonĂ«n, e cila nuk lejonte ndĂ«rtime tĂ« larta.

Ky transformim u bë në kuadër të interesit tregtar për densifikim masiv shpesh mbi kërkesat për hapësira komunitare, qasje publike dhe trashëgimi urbane.

Zhvillimet e tilla bëhen pa transparencë, larg vëmendjes së mediave tradicionale dhe në kurriz të banorëve që jetojnë aty.

Hulumtimi rreth transformimit tĂ« zonĂ«s sĂ« ish-GardĂ«s sĂ« RepublikĂ«s, premtuar pĂ«r t’u bĂ«rĂ« park pĂ«r qytetarĂ«t, tregoi qartĂ« sesi lakmia pĂ«r kulla i dha formĂ« njĂ« projekti abuziv, qĂ« nisi si hotel 14 katĂ«sh e mĂ« pas pĂ«rfitoi leje tĂ« re pĂ«r njĂ« godinĂ« 35 kate: Platinium Tower.

Por nĂ«se nĂ« kĂ«tĂ« rast u pĂ«rfitua leje e re “nĂ« gropĂ« tĂ« vjetĂ«r”, nĂ« rastin e ish-hotelit Sheraton, rezultoi krejt ndryshe.

Citizens.al tregoi se grupi Kastrati përfitoi trajtim të veçantë duke nisur dhe vijuar pa leje ndërtimi zgjerimin me 6 kulla të kompleksit Mak-Albania.

Punimet nisĂ«n nĂ« vitin 2019, teksa kompania i pĂ«rfitoi lejet nĂ« vitin 2021. Autoritetet u mjaftuan me argumentin se “nuk ka pasur ankesa”. Ndryshe, pĂ«r qytetarĂ«t e thjeshtĂ« ndĂ«rtimi pa leje ka qenĂ« njĂ« pĂ«rndjekje e vazhdueshme me fushata tĂ« shpeshta tĂ« qeverisĂ«.

Projekti sekret i vilĂ«s qeveritare “No. Red”

NĂ« fund tĂ« vitit Citizens.al ekspozoi rastin mĂ« simbolik tĂ« shpĂ«rdorimit tĂ« fondeve publike pĂ«r hir tĂ« estetikĂ«s dhe shijes sĂ« hollĂ« tĂ« rrethit tĂ« afĂ«rt tĂ« arkitektĂ«ve tĂ« qeverisĂ«: Vila Nr. 5, ose ndryshe “Villa Number Red”.

E gjendur në një prej kodrave të parkut të liqenit, ajo u rikonstruktua me tenderë të mbyllur, për 6 milionë euro. Projekti u bë nga një studio e huaj, por pavarësisht kësaj u kontraktua një studio lokale.

NdĂ«rkohĂ«, 5 muaj pas pĂ«rdorimit tĂ« parĂ« tĂ« saj, pikĂ«risht nĂ« festivalin “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, vila nuk duroi dot as shirat e parĂ« tĂ« vjeshtĂ«s: çatia futi ujĂ«.

Në vilën në fjalë u prezantua edhe transformimi i festivalit në një fondacion, kalim për të cilin agjencitë qeveritare AZHT dhe AKPT refuzuan të japin informacione.

Ky transformim, nisur nga fakti se edicioni i parĂ« i festivalit u shoqĂ«rua me mungesĂ« transparence pĂ«r kostot dhe fondet, nxit dyshime pĂ«r njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i fshehur faturat e nevojshme pĂ«r edicionin e dytĂ« tĂ« “BukĂ« dhe ZemĂ«r”, parashikuar pĂ«r t’u mbajtur qershorin e vitit 2026.

Kështu, në një kontekst ku planet urbanistike shkelen ose ndryshohen me ritme të atilla saqë të duket se i përgjigjen më shumë interesave private sesa rregullave të qëndrueshme, ku gara për kulla merr bekimin nga Kryeministri në procedura aspak transparente, dhe ku hapësirat historike e natyrore cenohen pa konsultim me publikun, zhvillimi urban nuk është më vetëm një sfidë arkitektonike, por një sfidë e mirëqeverisjes dhe e vlerave të përbashkëta.

Përpjekja për ta devijuar këtë diskutim vetëm te ana estetike dhe fakti se projektet po i bëjnë arkitektë të huaj është vetëm propagandë që synon ta legjitimojë këtë prirje.

Qytetet nuk janë thjesht estetikë betoni, renderë 3D në prezantime apo një vilë luksoze majë një kodre. Ato janë peizazhe, hapësira, histori dhe mbi të gjitha njerëz që jetojnë, punojnë dhe ndërtojnë përditshmërinë e tyre brenda këtij territori.

The post Viti 2025: Shqipëria si kantier ndërtimi, kulla dhe leje pa kriter appeared first on Citizens.al.

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri KombĂ«tar rikthehet nĂ« vĂ«mendje pas njĂ« mungese tĂ« gjatĂ« nga fejsbukĂ«t zyrtarĂ« tĂ« qeverisĂ«. KĂ«tĂ« herĂ«, pĂ«rmes njĂ« video-performance me “drone drop” mbi njĂ« kantier ndĂ«rtimi, i cili nuk dallon shumĂ« nga qindra tĂ« tjerĂ« nĂ« qytet.

Pamja promovohet si reklamĂ« e njĂ« “pune” tĂ« premtuar qĂ« po kryhet – pra njĂ« lloj raportimi, nĂ« mungesĂ« tĂ« llogaridhĂ«nies, – ndĂ«rsa qyteti vazhdon tĂ« ndĂ«rtohet dhe qindra leje tĂ« reja miratohen, pa pyetur askĂ«nd tjetĂ«r pĂ«rveç pushtetit.

Nuk ishte një njoftim ndërtimor, por një akt simbolik: Një rikthim i kontrolluar i çështjes së Teatrit Kombëtar në ekranet e pushtetit.

Me dashje ose pa dashje, Kryeministri – dhe mĂ« pas ministri i KulturĂ«s, e pas tyre i gjithĂ« tabori i pushtetit, – na pĂ«rsĂ«risin prej kohĂ«sh tĂ« njĂ«jtin mesazh: The show must go on! (Spektakli duhet tĂ« vijojĂ«!), pĂ«r sa kohĂ« ata janĂ« aktorĂ«t kryesorĂ« nĂ« skenĂ«n e pambaruar tĂ« teatrit.

NĂ« fakt, e gjithĂ« qeverisja Rama 1, 2 dhe 3 ka funksionuar si skenĂ« e madhe teatrale, ku vetĂ« teatri u shndĂ«rrua nĂ« njĂ«si marketingu, ndĂ«rsa “star-arkitektĂ«t” nĂ« kukullat e teatrit prej letre.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower në të majtë.

Kjo ndodhi pikërisht në mungesë të teatrit si zhanër kritik, si kundër-forcë e pushtetit. Kur teatri real u zhduk, u fshi, u shemb, spektakli institucional zuri vendin e tij.

Tre vjet mĂ« parĂ«, mĂ« 21 dhjetor 2022, Rama dhe Veliaj – tĂ« shoqĂ«ruar nga taborĂ«t e administratave pĂ«rkatĂ«se – vendosĂ«n atĂ« qĂ« e quajtĂ«n “gurin e parĂ« tĂ« themelit”.

“BaballarĂ«t e kombit” nĂ« themel tĂ« Teatrit tĂ« Ri KombĂ«tar, “mĂ« tĂ« bukurit dhe mĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ndĂ«rtuar nĂ« EvropĂ« pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore”, sipas logjikĂ«s patriarkale tĂ« pushtetit: njĂ«soj si kryefamiljari qĂ« vendos gurin e parĂ« tĂ« shtĂ«pisĂ«.

Tradita, megjithatë, e thotë qartë: Që themeli të qëndrojë, duhet edhe një kurban, përndryshe muret, si ato të Rozafës, bien.

Kurbani i kësaj dysheje, që ka qeverisur Tiranën për 21, nga 35 vitet e tranzicionit shqiptar, ishte ndërtesa historike e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembën natën.

Ndërsa e shembën, u kujdesën ta kthenin aktin në spektakël: Një mizanskenë dramatike në teatrin e madh të pushtetit, ku ndërthuren korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

Por akti final nuk ishte vetë shkatërrimi i teatrit; ai duhej edhe legjitimuar estetikisht.

Shembja, në vetvete, nuk mjaftonte. Duhej një imazh i ri, një formë e re, një premtim arkitektonik që ta zhvendoste vëmendjen nga dhuna mbi trashëgiminë drejt admirimit për spektaklin.

Faksimile e videos së qeverisë, ku dallohet kantieri i Pixel Tower anës Teatrit Kombëtar.

Duhej shembur teatri, qĂ« spektakli i kullave tĂ« merrte skenĂ«n. PĂ«r shembull, kulla qĂ« duhej ta zĂ«vendĂ«sonte atĂ« – dhe qĂ« do t’i merrte tokĂ«n, hapĂ«sirĂ«n dhe kujtesĂ«n, – sot ngrihet 33 kate lart (Pixel Tower, projekt nga Bjarke Ingels pĂ«r Fusha shpk), deri nĂ« kufijtĂ« e pronĂ«s, praktikisht ngjitur me tĂ«.

Teatri u zhduk që ky spektakël të shtrihej pa pengesë në çdo cep të Tiranës: Një profeci e artikuluar qartë nga protesta 27-mujore e Teatrit, e cila u tall si nostalgji, por rezultoi lexim politik i saktë i së ardhmes urbane.

Kulla ngrihet e qetĂ«, duke na vĂ«shtruar nga lart me cinizĂ«m pedagogjik, sikur tĂ« na thotĂ«: “Kot bĂ«tĂ« zhurmĂ«. Nuk ju mora asnjĂ« metĂ«r truall. Ju lashĂ« madje dhuratĂ« projektin mĂ« tĂ« bukur nĂ« EvropĂ« qĂ« nga viti 1945. TĂ« ma dini pĂ«r nder!”

Kjo Ă«shtĂ« arkitekturĂ« disonante: NjĂ« formĂ« pushteti qĂ« prodhon konflikt me kujtesĂ«n urbane, mohon dhunĂ«n mbi trashĂ«giminĂ« pĂ«rmes estetikĂ«s dhe e “ribrendon” shkatĂ«rrimin si bujari institucionale – ndĂ«rsa publiku ftohet, edhe njĂ« herĂ«, tĂ« duartrokasĂ«.

Sepse kur pushteti merr rolin e regjisorit, qyteti mbetet skenë, kujtesa dekor dhe qytetarët spektatorë të një shfaqjeje ku humbja prezantohet si fitore.

Lexoni gjithashtu:

The post Teatri u shemb, spektakli vazhdon appeared first on Citizens.al.

Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Trajneri i KombĂ«tares sĂ« PolonisĂ«, Jan Urban, ka vlerĂ«suar lart skuadrĂ«n shqiptare, qĂ« do tĂ« jetĂ« kundĂ«rshtari i tij nĂ« gjysmĂ«finalen e “Play Off”-it pĂ«r kualifikimin nĂ« BotĂ«ror.

Në një prononcim për mediat, Urban theksoi se Shqipëria ka treguar kualitet dhe organizim, duke arritur deri në këtë fazë të eliminatoreve.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« skuadĂ«r qĂ« ka arritur tĂ« kalojĂ« grupin e saj dhe kĂ«tĂ« e tregon fakti se ndodhet nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« eliminatoreve. Ata dinĂ« tĂ« luajnĂ« mirĂ« futboll, ashtu si pjesa mĂ« e madhe e ekipeve qĂ« kanĂ« siguruar kualifikimin pĂ«r nĂ« BotĂ«ror. ËshtĂ« njĂ« ndeshje dhe mund tĂ« ndodhĂ« gjithçka. Duhet tĂ« monitoroj jo vetĂ«m lojtarĂ«t e mi, por edhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, deklaroi trajneri polak.

Megjithatë, Urban e konsideron shortin relativisht të favorshëm për Poloninë dhe nënvizon rëndësinë e ndeshjes së parë në shtëpi.

“Shorti Ă«shtĂ« i mirĂ«, edhe pse do tĂ« mĂ« pĂ«lqente tĂ« luanim tĂ« dyja ndeshjet nĂ« shtĂ«pinĂ« tonĂ«. Por fokusi im i plotĂ« Ă«shtĂ« tek ndeshja me ShqipĂ«rinĂ«. PĂ«r tĂ« shkuar nĂ« BotĂ«ror, gjithçka fillon nga kjo pĂ«rballje”, shtoi ai.

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë është programuar të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinale do të përballet në finale me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi, duke përcaktuar kështu skuadrën që do të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

/gj.m/a.f/

The post Trajneri i Polonisë vlerëson Shqipërinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth

Autore: Vjolanda Peca | Citizens.al | Tiranë.

Zgjerimi i superstradĂ«s TiranĂ«-DurrĂ«s nisi si njĂ« plan qĂ« do t’i mundĂ«sonte TiranĂ«s njĂ« lidhje mĂ« tĂ« shpejtĂ« me aeroportin e Rinasit dhe bregdetin. Por projekti po zhvillohet nĂ« kurriz tĂ« mijĂ«ra kĂ«mbĂ«sorĂ«ve qĂ« e pĂ«rdorin çdo ditĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«.

Heqja e katër prej shtatë mbikalimeve ka izoluar komunitete të tëra në Kashar, Fushë-Kashar dhe Yzberisht, duke i detyruar qytetarët të ecin dhjetëra minuta për të shkuar në punë apo dhe për shërbimet bazë.

Projekti prej miliarda lekësh, i ndarë në disa faza dhe shoqëruar me kritika për mungesë konkurrence, ekspozon boshllëqet e planifikimit urban dhe mungesën e një strategjie afatgjatë për lëvizjen e sigurt.

Në këtë terren të brishtë, neglizhenca institucionale po shndërrohet në barrë të përditshme për qytetarët.

Punimet u ndërlikuan jetën e këmbësorëve

Në shtator të vitit 2024 filloi jetëzimi i projektit për zgjerimin e rreth 6.5 kilometrave rrugë të superstradës nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Projekti, i cili pritet të përfundojë përgjatë vitit 2027, ka si synim zgjerimin e rrugës për të reduktuar trafikun, por duket se ka harruar këmbësorët. Punimet kanë hequr mbikalimet duke ua vështirësuar përditshmërinë e banorëve anës rrugës.

Përgjatë këtij segmenti kanë qenë 7 mbikalime që përdoreshin nga këmbësorët për të arritur në stacionet e transportit publik, vendet e punës, ose për të marrë shërbimet e tjera.

Zgjerimi i rrugës, ka hequr momentalisht 4 mbikalime duke i detyruar qytetarët të përshkojnë distanca të gjata në këmbë për të plotësuar nevojat e përditshme.

Mungesa e përgjegjshmërisë në planifikimin urban në të cilin do të duhej të merreshin parasysh të gjitha nevojat e përdoruesve të rrugës, ka sjellë si pasojë lindjen e këtij problemi të ri.

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.

Për urbanistin Artan Kacani, situata është shqetësuese pasi dy anët e zonës në fjalë kanë të përqendruara aktivitetet industriale dhe të sipërmarrjeve më të mëdha në vend, në të cilat janë të punësuar mijëra punonjës.

“MĂ«ngjes pĂ«r mĂ«ngjes [punĂ«torĂ«t] duhet tĂ« kalojnĂ« peripecitĂ« e kalimit tĂ« kĂ«saj autostrade ku asgjĂ« s’ështĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rsa i pĂ«rket tĂ« drejtave tĂ« kĂ«mbĂ«sorĂ«ve,” thotĂ« Kacani, sipas sĂ« cilit heqja e mbikalimeve ka vĂ«nĂ« nĂ« vĂ«shtirĂ«si edhe banorĂ«t.

Mbikalimet që janë hequr përdoreshin nga këmbësorët për të kaluar mbi superstradë në nyjet që lidhin rrugët dytësore industriale dhe stacionet e urbanit Vorë-Tiranë.

MĂ« konkretisht ato shĂ«rbenin pĂ«r t’iu qasur stacioneve tĂ« Katundit tĂ« Ri, Domjes, Yrshekut dhe MĂ«zezĂ«s nĂ« pika tĂ« njohura kryesisht prej sipĂ«rmarrjeve qĂ« janĂ« aty pranĂ« si: “PSZ Albania”, “QTU”, “Coca Cola” dhe “Vodafone Albania”.

Më të prekurit nga heqja e mbikalimeve janë banorët e Kasharit, si Fushë-Kashari dhe Yzberisht.

Mbikalimet qenë vendosur në këto pika për shkak se përballë tyre ka shkolla, universitete, ndërmarrje, fabrika dhe magazina.

Heqja e tyre i ka detyruar punëtorët dhe studentët, të ecin kryesisht mbi 30 minuta në këmbë drejt mbikalimit më të afërm.

“ËshtĂ« e nevojshme tĂ« krijohen korsi tĂ« dedikuara, hapĂ«sira tĂ« dedikuara vetĂ«m pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, kryesisht nĂ«nkalime tĂ« sigurta nga pĂ«rmbyjtjet apo siguria rrugore,” analizoi urbanisti Kacani.

Sipas tij zona ka një gërshetim mes industrisë, banimit dhe bujqësisë duke e bërë të detyrueshëm një infrastrukturë më gjithëpërfshirëse.

Myslym Fera, nga Kamza, prej tre vitesh punon nĂ« njĂ«rin prej bizneseve nĂ« rrugĂ«n dytĂ«sore tĂ« Katundit tĂ« ri nĂ« Kashar. Ai shprehet i shqetĂ«suar pĂ«r heqjen e mbikalimeve, sepse e detyrojnĂ« tĂ« pĂ«rshkojĂ« distanca mĂ« tĂ« gjata duke e detyruar tĂ« ecĂ« me bicikletĂ« 20 minuta mĂ« tepĂ«r pĂ«r nĂ« mbikalimin mĂ« tĂ« afĂ«rt qĂ« ndodhet nĂ« domje,konkretisht pĂ«rballĂ« “BMË Albania”.

“Kam kaluar atje sipĂ«r te mbikalimi i ‘Coca Cola’-s, tani vij dhe kaloj kĂ«tu dhe shkoj prapĂ« lart. Vonohem gjysmĂ« ore. MĂ« duket se do ta heqin edhe kĂ«tĂ«, e kanĂ« lĂ«nĂ« pĂ«rkohĂ«sisht.” u shpreh Fera.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tha për Citizens.al se është menduar vendosja e mbikalimeve të reja në pothuaj të njëjtat pozicione që kanë qenë ekzistueset, por nuk tregoi se kur do të rivendosen ato, duke mos iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve që kanë të drejtë ta përdorin rrugën.

“[
] mbikalimet janĂ« hequr pĂ«r shkak se pengonin realizimin e punimeve nĂ« kĂ«tĂ« objekt. GjatĂ« fazĂ«s sĂ« kryerjes sĂ« punimeve nuk ka njĂ« plan menaxhimi pĂ«r lĂ«vizjen e kĂ«mbĂ«soreve pĂ«r tĂ« mos futur nĂ« kolaps trafikun dhe ecurinĂ« e punimeve” tha ARRSH.

“I kanĂ« marrĂ« nĂ« qafĂ«. GjithĂ« kjo zonĂ« tĂ« izolohet?! UnĂ« e kam punĂ«n thuajse te QTU-ja, e bĂ«j rrugĂ«n dy herĂ« se do tĂ« shkoj e do tĂ« kthehem prapĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«,” tregoi Bujari, i cili banon nĂ« Kashar.

Punimet në superstradën Tiranë-Durrës heqin mbikalimet e këmbësorëve/Foto: Vjolanda Peca.

Heqja e katër mbikalimeve në fazën e parë është tregues që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me tre mbikalimet ekzistuese në vijimin e punimeve.

“HoqĂ«n atĂ« lart, e hoqĂ«n te QTU-ja, hoqĂ«n kĂ«tĂ« aty poshtĂ«, si do tĂ« shkojnĂ« kĂ«ta njerĂ«z, a kanĂ« orar? Edhe ata kanĂ« familje, janĂ« gra me fĂ«mijĂ«. GjithĂ« Yrsheku janĂ« gra me fĂ«mijĂ«, shkojnĂ« tĂ« shkretat nĂ« shi e nĂ« tĂ« ftohtĂ«, po vjen dimri,” tha me shqetĂ«sim pĂ«r Citizens.al njĂ« pensioniste, banore e Kasharit e cila shtoi se “pĂ«r popullin nuk mendon njeri”.

Qeveria pa plane urbanistike afatgjata

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës nisën gjatë vitit 2024. Ato u përqendruan nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit, për këtë segment punimet janë ndarë në tre faza.

Rreth 1.7 miliardĂ« lekĂ« u vunĂ« nĂ« dispozicion nga buxheti i shtetit pĂ«r fazĂ«n e parĂ«, e cila u fitua nga “Bami Holding” nĂ« bashkĂ«punim me “Curri shpk”.

Faza e dytĂ« u fitua nga njĂ« tjetĂ«r ortakĂ«ri: Elmazaj Konstruksion”, “Nderimi shpk” dhe “Ndregjoni”. Edhe kjo fazĂ« kishte thuajse tĂ« njĂ«jtin fond limit: rreth 1.7 miliardĂ« lekĂ«.

Financimi pĂ«r fazĂ«n e tretĂ« u rrit ndjeshĂ«m, duke arritur afro 2.5 miliardĂ« lekĂ« – 50% mĂ« shumĂ« se fondi i fazave tĂ« para dhe parashikon ndĂ«rtimin e njĂ« nyje lidhĂ«se nĂ« Laknas me superstradĂ«n TiranĂ«-DurrĂ«s. Kompania qĂ« u kontraktua pĂ«r kĂ«to punime ishte “Alb-Building shpk”.

Platforma e Openprocurement.al – njĂ« projekt i Institutit Shqiptar tĂ« ShkencĂ«s (AIS) – i ka vlerĂ«suar kĂ«to procedura tenderuese me flamuj tĂ« kuq, pĂ«r shkak se nĂ« tĂ« tria rastet ofertat mĂ« tĂ« ulĂ«ta janĂ« skualifikuar.

Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe tha për Citizens.al se ndërtimi i konstruksioneve metalike që shërbejnë si mbikalime duhet të ishte menduar që prej fillimit të punimeve.

“[
] njĂ« pjesĂ« e qytetarĂ«ve mund tĂ« kenĂ« dhe nga krahu majtĂ« dhe nga krahu djathtĂ« i rrugĂ«s pjesĂ« tĂ« pronave,” kujtoi ndĂ«r tĂ« tjera arsye pĂ«r tĂ« pasur mbikalime eksperti rrugor Sulçe

GjatĂ« inspektimit nĂ« kantierin e aksit rrugor TiranĂ«-DurrĂ«s, Kryeministri Rama, i shoqĂ«ruar nga zĂ«vendĂ«skryeministrja Belinda Balluku u shpreh se pĂ«r superstradĂ«n Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m “njĂ« mur dekorativ” ose “njĂ« lloj ndarĂ«se dekorative”.

Ky koment i tiji konfirmon sërish se planifikimi urban nuk është i qëndrueshëm në Shqipëri. Ai varet ose nga interesat e sipërmarrësve të mëdhenj në vend, ose nga vetë shijet e kryeministrit.

Zhvillimi i Tiranës si një qytet amorf, është përhapur si model në qytetet e tjera kryesore të vendit si Durrësi, Vlora, Shkodra etj.

Heqja e mbikalimeve në Kashar është një detaj i vogël në këtë amulli zhvillimi urban, por që tregon qartë vështirësitë me të cilat përballen qytetarët.

Pa një planifikim të qartë dhe afatgjatë, çdo investim publik rrezikon të kthehet në shpërdorim, e gjitha në kurriz të taksapaguesve, të cilët vuajnë edhe pasoja direkte në përditshmërinë e tyre.

Lexoni gjithashtu:

The post Punime pa plan: Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës izoloi komunitetet përreth appeared first on Citizens.al.

Trafiku Urban zgjat vlefshmërinë e biletave mujore për nëntë ditë, pas ndërprerjeve të shkaktuara nga protesta



Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura të shfrytëzimit të biletave mujore, për shkak të ndërprerjes së shërbimit gjatë protestës, do të kompensohen, përcjell Telegrafi.

Sipas ndërmarrjes, vlefshmëria e biletës do të zgjatet automatikisht për nëntë ditë, menjëherë pas procesit të vulosjes.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, qytetarët janë udhëzuar për procedurën që duhet ndjekur për të përfituar nga kompensimi:

  • QytetarĂ«t duhet tĂ« paraqiten nĂ« cilindo prej kiosqeve tĂ« Trafikut Urban.
  • TĂ« prezantojnĂ« biletĂ«n mujore aktuale.
  • PunĂ«tori i kioskĂ«s do tĂ« vendosĂ« vulĂ«n zyrtare tĂ« zgjatjes, pa tĂ« cilĂ«n kompensimi nuk realizohet.
  • Pas vulosjes, zgjatja e vlefshmĂ«risĂ« aplikohet automatikisht.

Trafiku Urban ka bërë të ditur edhe vendndodhjet dhe oraret e kiosqeve ku ofrohet ky shërbim:

1. Kioska prapa objektit tĂ« KomunĂ«s (tek “Plepat”)

  • E hĂ«nĂ« – E shtunĂ«: 07:00 – 21:00
  • E diel: 08:00 – 16:00

2. Kioska nĂ« lagjen “Kodra e Diellit” (tek “Banesat e Bardha”)

  • E hĂ«nĂ« – E premte: 07:00 – 21:00
  • E shtunĂ«: 07:00 – 14:00

3. Kioska nĂ« Bulevardin “Bill Clinton” (afĂ«r nĂ«nkalimit)

  • E hĂ«nĂ« – E shtunĂ«: 07:00 – 21:00
  • E diel: 08:00 – 16:00

Në fund të njoftimit theksohet se kompensimi bëhet vetëm pas vulosjes së biletës. /Telegrafi/


Trafiku Urban rifillon punën



NdĂ«rmarrja publike komunale “Trafiku Urban” ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se nga sot rifillojnĂ« punĂ«n, saktĂ«sisht ofrimin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik.

Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të kryejë pagesat ndaj ndërmarrjes.

NĂ« njoftimin e kĂ«saj ndĂ«rmarrjeje thuhet se pas fillimit tĂ« alokimit tĂ« mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesĂ«s sĂ« faturave nga Komuna e PrishtinĂ«s, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga 3 dhjetori 2025 do tĂ« rifillojĂ« ofrimin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik.

“GjatĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, ndĂ«rprerja e transportit ka qenĂ« e pashmangshme pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« financiare tĂ« krijuar nga mospagesa e detyrimeve tĂ« KomunĂ«s ndaj ndĂ«rmarrjes. Shprehim keqardhje tĂ« sinqertĂ« pĂ«r vĂ«shtirĂ«sitĂ« me tĂ« cilat qytetarĂ«t janĂ« detyruar tĂ« pĂ«rballen gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve pa shĂ«rbimin e transportit publik dhe i falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin e treguar”, thuhet nĂ« njoftim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se janë alokuar mjetet financiare në vlerë prej 2.7 milionë eurosh për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, fond që i dedikohet pagesës së operatorëve të transportit publik në Prishtinë.

Ndryshe, për 9 ditë në kryeqytet nuk ka pasur transport publik, duke krijuar kështu vështirësi për qytetarët për të qarkulluar në qytet dhe përreth. /Telegrafi/

Nesër rikthehet transporti publik në Prishtinë



NdĂ«rmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka njoftuar se nga nesĂ«r, 3 dhjetor 2025, do tĂ« rifillojĂ« ofrimin e shĂ«rbimit tĂ« transportit publik nĂ« PrishtinĂ«.

Vendimi është marrë pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave, që i ka mundësuar Komunës së Prishtinës të kryejë pagesat ndaj ndërmarrjes.

“TĂ« gjithĂ« kĂ«to ditĂ« ndĂ«rprerja e transportit ka qenĂ« e pashmangshme pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« financiare tĂ« krijuar nga mospagesa e detyrimeve tĂ« KomunĂ«s ndaj ndĂ«rmarrjes,” thuhet nĂ« njoftim.

Trafiku Urban shpreh keqardhje për vështirësitë që qytetarët kanë përjetuar gjatë ndërprerjes dhe falënderon për mirëkuptimin e treguar.

BanorĂ«t çojnĂ« nĂ« gjyq projektin “TID DurrĂ«s”

Konflikti mes banorĂ«ve tĂ« KalasĂ« sĂ« DurrĂ«sit dhe institucioneve shtetĂ«rore pĂ«r projektin “TID DurrĂ«s” hyri tĂ« martĂ«n nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« re gjyqĂ«sore.

Katërmbëdhjetë familje dorëzuan padinë e parë kolektive kundër shpronësimeve, lejeve të zhvillimit dhe mënyrës se si është hartuar dhe po zbatohet projekti.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp, ata e konsideruan procesin “tĂ« paligjshĂ«m, pa konsultim publik dhe me pasoja tĂ« rĂ«nda pĂ«r tĂ« drejtat e pronĂ«sisĂ«â€.

Arkitektja Entela Spahivogli kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë që lidhet me shpronësimin e banesave duke u nisur nga hetimi që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ajo theksoi se VKM-ja në fjalë mban firmën e Ballukut dhe se pezullimi i këtij akti deri në shqyrtimin ligjor nga gjykata mund të shmangë çdo pasojë të paparashikueshme te pronat e qytetarëve.

Në fazën e parë të projektit preken 74 familje, ndërsa mbi 100 të tjera rrezikojnë të preken në vijim.

“TID DurrĂ«s” Ă«shtĂ« pjesĂ« e planit 2021-2028 tĂ« prezantuar gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« rindĂ«rtimit pas tĂ«rmetit. Ai Ă«shtĂ« hartuar nĂ« bashkĂ«punim mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan pĂ«r Zhvillim (AADF), MinistrisĂ« sĂ« KulturĂ«s dhe BashkisĂ« DurrĂ«s.

Megjithëse projekti është paraqitur si ndërhyrje për rigjallërim kulturor dhe urban, procesi i shpronësimeve është zvarritur, ndërsa banorët thonë se dokumentet vendimtare i janë dorëzuar me vonesë dhe pa sqarime.

Në seancën përgatitore të 2 dhjetorit, në Gjykatën Administrative të Tiranës, banorët paraqitën katër kërkesa kryesore:

  1. Pezullimin e VKM-së Nr. 477, dt. 31.07.2025, që miraton shpronësimet.
  2. Pezullimi i Vendimit Nr. 07, dt. 02.04.2024 të KKTU, që jep lejen e zhvillimit për projektin TID.
  3. Marrja e masës së sigurimit të provës, për një ekspertizë të pavarur inxhinierike, arkitektonike dhe arkeologjike.
  4. Detyrimi i institucioneve publike tĂ« dorĂ«zojnĂ« pĂ«r gjykatĂ«n tĂ« gjitha aktet administrative, procesverbalet, dosjet teknike dhe “pasaportat e objekteve”.

Banorët thonë se leja e zhvillimit është dhënë pa konsultim publik dhe në kundërshtim me detyrimet procedurale.

Ata kërkojnë që gjykata ta shqyrtojë ligjshmërinë e saj dhe paralelisht të kërkojë verifikim të gjendjes reale të objekteve, arsyeve të prishjes së tyre, vlerave konstruktive dhe përputhshmërisë së projektit me interesin publik.

Sipas tyre në këtë çështje janë bërë një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë:

  • Ligjin pĂ«r shpronĂ«simet (8561/1999)
  • VKM nr. 169/2020 pĂ«r konsultimin publik tĂ« pasurive kulturore
  • Ligjin 107/2014 pĂ«r planifikimin e territorit
  • Rregulloren e Planifikimit tĂ« Territorit (VKM 686/2017)
  • Ligjin 10440/2011 pĂ«r VlerĂ«simin e Ndikimit nĂ« Mjedis
  • VKM 247/2014 pĂ«r informimin dhe pĂ«rfshirjen e publikut

Sipas banorëve, asnjëri nga këto detyrime ligjore nuk është respektuar.

Ata theksojnë se procesi i shpronësimit është kryer me vlerësime që mbështeten në VKM-të e viteve 2000 dhe 2015, të cilat nuk përkojnë me çmimet e tregut në zonën historike të Kalasë. Kjo ka ulur ndjeshëm dëmshpërblimin e propozuar.

Në raportime të mëparshme, Citizens.al ka sjellë rastet e disa banorëve, shtëpitë e të cilëve nga autoritetet publike vlerësoheshin 60-100 mijë euro ndërkohë që nga vlerësues privatë të pasurive vlera e tyre në treg ishte së paku dy herë më e lartë.

Kjo qasje, e kombinuar me mungesën e konsultimit, i jep projektit karakter të një procesi të mbyllur, të ndërtuar për të justifikuar vendime të marra më herët.

NĂ« njĂ« koment pĂ«r Citizens.al AADF ka shpjeguar se kontributi i saj pĂ«r projektin “pĂ«rfaqĂ«son njĂ« dhurim pĂ«r qytetin dhe komunitetin lokal”, si pjesĂ« e angazhimit pĂ«r ruajtjen dhe promovimin e trashĂ«gimisĂ« kulturore.

“AADF nuk ka asnjĂ« rol apo pĂ«rgjegjĂ«si nĂ« lidhje me procedurat e shpronĂ«simeve, pĂ«rcaktimin e vlerĂ«s sĂ« kompensimit pĂ«r pronat, apo çdo proces tjetĂ«r qĂ« lidhet me çështjen e pronave nĂ« zonĂ«n e projektit” ka theksuar ajo nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« mĂ«parshme pĂ«r Citizens.al.

Por, banorĂ«t theksojnĂ« se nuk janĂ« kundĂ«r zhvillimit, por kundĂ«r “prishjeve me vendime tĂ« marra pa transparencĂ«â€ tĂ« cilat cenojnĂ« tĂ« drejtat kushtetuese tĂ« pronĂ«sisĂ«.

Çështja “TID DurrĂ«s” pritet tĂ« bĂ«het njĂ« precedent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si trajtohen komunitetet brenda zonave historike, sidomos kur projektet zbatohen pa procese transparente dhe me akte tĂ« kontestuara.

Lexoni gjithashtu:

The post BanorĂ«t çojnĂ« nĂ« gjyq projektin “TID DurrĂ«s” appeared first on Citizens.al.

Prishtina pa autobusë, punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë radikalizim të protestës



Punëtorët e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë të transportit publik në Prishtinë kanë paralajmëruar radikalizim të veprimeve dhe bllokim të qytetit me autobusët nëse nuk zgjidhet çështja e mosalokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.

PĂ«rfaqĂ«suesi i Trafikut Urban, Elmi Gashi, ka kĂ«rkuar ndĂ«rhyrjen e menjĂ«hershme tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Financave dhe tĂ« KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, duke theksuar se punĂ«torĂ«t janĂ« bĂ«rĂ« “top ping-pongu” nĂ« pritje tĂ« ekzekutimit tĂ« borxheve.

“Protesta po vazhdon si ditĂ«n e djeshme, por deri nĂ« alokimin e mjeteve pĂ«r tĂ« shlyer borxhet ndaj Trafikut Urban dhe operatorĂ«ve privatĂ«, situata nuk do tĂ« ndĂ«rpritet. PĂ«rkundrazi, do tĂ« radikalizohet nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. Ne presim qĂ« kjo tĂ« zgjidhet sa mĂ« shpejt, pĂ«r hir tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« vuajnĂ« mungesĂ«n e transportit”, tha Gashi, raporton Telegrafi.

Ai ka paralajmëruar se, në rast të mosveprimit, autobusët do të përdoren për të bllokuar rrugët e kryeqytetit, duke marrë përgjegjësinë për veprimet e tyre.

“Ne do tĂ« veprojmĂ« pavarĂ«sisht pengesave ligjore ose masave nga organet e rendit. Nuk mund tĂ« presim mĂ« ndĂ«rsa qytetarĂ«t mbeten pa transport”, shtoi Gashi.

Në lidhje me deklaratat e shefit të grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla, Gashi ka theksuar se informacioni i tyre nuk ndryshon realitetin: komuna ende nuk ka marrë mjetet e alokuara nga Thesari i shtetit dhe nuk ka njoftim zyrtar nga Ministria e Financave për ekzekutimin e tyre.

Ndërprerja e qarkullimit të autobusëve në Prishtinë ka nisur më 24 nëntor dhe deri më sot, situata vazhdon të mbetet e pazgjidhur, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët. /Telegrafi/

Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve

Truall dhe leje pĂ«r njĂ« kullĂ« 20-katĂ«she nĂ« “kĂ«mbim” tĂ« rikonstruksionit tĂ« Pallatit tĂ« Kongreseve. Ky Ă«shtĂ« modeli qĂ« ka zgjedhur qeveria pĂ«r tĂ« financuar ndĂ«rhyrjen nĂ« njĂ« objekt qĂ« mban statusin Monument Kulture, kategoria II-tĂ«.

Rasti përforcon serinë e gjatë të projekteve të ngjashme ku interesi publik zbehet në sfond të zhvillimeve intensive, të cilat favorizojnë interesat tregtare të ndërtuesve privatë në Tiranë.

Thirrja e Korporatës

Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) hapi mĂ« 27 nĂ«ntor thirrjen “duo, projektim dhe ofertĂ« pĂ«r investim” pĂ«r projektin “Rivitalizimi i Pallatit tĂ« Kongreseve”, e cila do tĂ« presĂ« propozime deri mĂ« 26 janar 2026. Thirrja parashikon rikonceptimin e hapĂ«sirave tĂ« brendshme e tĂ« jashtme dhe ndĂ«rtimin e njĂ« kulle me funksione tĂ« kombinuara: hoteleri, shĂ«rbime, qendĂ«r tregtare, banim.

Privati pĂ«rfiton 4,760 mÂČ truall publik rreth Pallatit dhe tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« ngritur deri nĂ« 50,000 mÂČ sipĂ«rfaqe ndĂ«rtimi mbi tokĂ«. Me koeficientin tipik tĂ« shfrytĂ«zimit 30-50%, kjo pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« deri 20 kate, qĂ« sipas planimetrisĂ« sĂ« zonĂ«s ka gjasĂ« tĂ« ngrihet nĂ« lulishten pas objektit, pranĂ« rrethrrotullimit tĂ« rrugĂ«s “Papa Gjon Pali II”, pronĂ«sia e truallit, qĂ« sot shĂ«rben si park, iu kalua KISH-sĂ« nga KĂ«shilli Bashkiak i TiranĂ«s nĂ« muajin korrik.

Projektuesve u jepet liri tĂ« ndĂ«rtojnĂ« parking tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r godinĂ«n ekzistuese dhe kullĂ«n, ndĂ«rsa kushti i vetĂ«m pĂ«r Pallatin Ă«shtĂ« “ruajtja e elementĂ«ve arkitektonikĂ« origjinalĂ«, pa tjetĂ«rsuar volumin ekzistues”.

Lexo: Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Ndërhyrjet e kërkuara që në janar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila e administron Pallatin e Kongreseve, përfshijnë mjedise pune për Drejtorinë, ambiente zyrash, konferencash dhe hapësira multifunksionale për evente artistike dhe kulturore.

Edhe pse godina është restauruar dy herë brenda dhjetë vitesh, gjatë vizitës së Papa Françeskut (2014) dhe për Samitin e Berlinit (2024), KISH argumenton në thirrjen e saj se ato nuk mjaftojnë për ta sjellë objektin në standarde bashkëkohore.

Institucioni e justifikon ndërhyrjen me raportet e Institutit të Ndërtimit, që evidentojnë probleme me vërshimin e ujërave në katet nëntokë, ajrin e kondicionuar, hidrosanitaret dhe impiantet teknike.

Proces i mjegullt, vendimmarrje pa transparencë

Sinjalet pĂ«r njĂ« kullĂ« tĂ« re u dhanĂ« qĂ« mĂ« 24 korrik, kur KĂ«shilli Bashkiak miratoi kalimin nĂ« administrim tĂ« KISH tĂ« lulishtes 2,261 mÂČ pas Pallatit tĂ« Kongreseve – thuajse gjysma e totalit tĂ« truallit qĂ« sot po i ofrohet privatit.

Në debatet e asaj seance, shumica socialiste pranoi se nuk kishte asnjë informacion teknik për propozimin. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, deklaroi se nuk e dinte nëse do të ndërtohej ndonjë kullë, nëse do të ndodhnin rikonceptime apo dhe vetë shembje e mundshme e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë, vota e kolegëve të saj u dha.

Sikurse raportoi asokohe Citizens.al, thirrja e parĂ« e KISH, publikuar mĂ« 1 prill si “Rikonstruksion i Pallatit tĂ« Kongreseve”, ishte tĂ«rĂ«sisht boshe: pa relacione, pa vlerĂ«sime, pa planimetri. Kjo qasje ushqeu dyshimet e opozitĂ«s se procesi synonte t’i ofronte privatĂ«ve truall publik nĂ«n idenĂ« e mjegullt tĂ« “rikonstruksionit”.

Kështu, kalimi i lulishtes u bë me procedurë të shpejtuar, pa transparencë mbi planet e ndërtimit, pa konsultim publik dhe pa garanci për ruajtjen e hapësirës së gjelbër. Thirrja e KISH e konfirmon hapur modelin e zgjedhur: përmbushjen e interesit privat përpara interesit qytetar, edhe në objekte me vlerë arkitektonike dhe historike për Tiranën.

Qeveria duket se nuk gjen dot para as pĂ«r rikonstruksionin e njĂ« ndĂ«rtese historike si “Pallati i Kongreseve”, buxheti pĂ«r tĂ« cilin mund tĂ« pĂ«rballohej lehtĂ«sisht pa qenĂ« nevoja tĂ« jepet nĂ« kĂ«mbim asgjĂ«.

Por kjo nuk është hera e parë që qeveria aplikon të njëjtën formulë.

Rastet e ndjekura dhe kritikuara vazhdimisht nga Citizens.al me Stadiumin “Selman Stermasi”; Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ShtĂ«pinĂ« e FĂ«mijĂ«s “Zyber Hallulli”, “BibliotekĂ«n KombĂ«tare“, ish-AgjencinĂ« Telegrafike Shqiptare etj – e theksojnĂ« edhe mĂ« tej kĂ«tĂ« gjĂ«.

Lexoni gjithashtu:

The post Kullë 20-katëshe te Pallati i Kongreseve appeared first on Citizens.al.

Përfundon për sot protesta e Trafikut Urban dhe operatorëve privatë - ende nuk ka zgjidhje



Punëtorët e transportit publik Trafiku Urban dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Punëtorët e transportit publik Trafiku Urban dhe sektorit privat, kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë deri kur të alokohen mjetet nga Komuna e Prishtinës.

Ata po vazhdojnë të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke e bllokuar edhe trafikun me autobusët.

Kryetari i shoqatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi tha se po presin nga Ministria e Financave, për të alukuar paratë te Komuna e Prishtinës.

“Protesta e transportit publik ku janĂ« pjesĂ« Tarfiku Urban si kompani publike edhe sektorit privat edhe sot vazhdon, vazhdon edhe tutje deri nĂ« alokimin e mjeteve borxh qĂ« detajohet komuna tĂ« shlyej borxhet ndaj trafikut urban edhe operatorĂ«ve privat. Deri nĂ« kĂ«to momente qĂ« po flasim sipas gjitha informatave vendimi qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« ditĂ«n e enjte, nga asambleja komunale pĂ«r bartjen e tĂ« hyrave vetanake pĂ«r vitin 2024 nĂ« vitin 2025 qĂ« arrin vlera e asaj shumĂ« deri nĂ« 28 milionĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nga komuna te Ministria e Financave, po presim nga ministria pĂ«r ta kthyer atĂ« vendim me pozitivitet pĂ«r ne gjĂ« qĂ« i alokun mjetet. TĂ« bĂ«jĂ« bartjen komunĂ« e komuna tĂ« bĂ«jĂ« bartjen nĂ«pĂ«r sektorĂ«t tonĂ« dhe nĂ« sektorĂ«t privat tĂ« tjera. Deri nĂ« ato momente qĂ« nuk alokojnĂ« mjete pĂ«r t’i shlyer borxhet, tani komuna i detyrohet trafikut urban 2.4 milionĂ« borxh”, tha Gashi.

Ndërsa, kryetari i shoqatës se transportit publik-privat, Izet Smajli bëri të ditur se për pagën e shtatorit i kanë alokuar paratë dhe tash kanë mbetur edhe pesë paga, për pesë muaj që nuk janë paguar.

Ai tha se tash komuna i ka borxh 2 milionë euro.

“Ne si kompani private qĂ« gjashtĂ« muaj qĂ« nuk kemi marrĂ« paga, pĂ«r muajin shtator i kanĂ« paguar edhe pesĂ« muaj nuk i kanĂ« paguar. Komuna na ka pasur borxh 2 milionĂ« e 700 mijĂ«, pasi ka paguar muajin shtator edhe 2 milionĂ«, njĂ« milion e 50 mijĂ« i kemi paga, njĂ« milion e 350 mijĂ« i kemi borxhe ndaj pikave ku furnizohemi me derivate. Nuk mundemi me ia fillu punĂ«s pa i aluku paret”, tha ai.

TĂ« enjten mĂ« 27 nĂ«ntor Ă«shtĂ« mbajtur njĂ« seancĂ« e jashtĂ«zakonshme nĂ« kuvendin komunal tĂ« PrishtinĂ«s, ku u votuan bartja e mjeteve vetanake nĂ« vlerĂ« 28 milionĂ« euro. Tash pritet qĂ« Ministria e Financave t’i alokoj paratĂ« nga thesari.

Kujtojmë se nga 24 nëntori, Trafiku Urban nuk ka funksionuar duke mos ofruar shërbime për qytetarët dhe duke protestuar para Komunës së Prishtinës. /KP/

Trafiku Urban pret mjetet financiare nga Komuna e Prishtinës, greva vazhdon pa afat



Edhe sot (1 dhjetor), situata në transportin publik të Prishtinës mbetet e pandryshuar, ndërsa greva që nisi të hënën ka lënë kryeqytetin pa asnjë linjë funksionale.

Qytetarët vazhdojnë të përballen me vështirësi në lëvizje, por pakënaqësia më e madhe duket se vjen nga vetë kompanitë e transportit, të cilat thonë se kushtet e tyre nuk janë përmbushur prej kohësh.

PĂ«r mijĂ«ra banorĂ« qĂ« e kanĂ« pĂ«rdorur çdo ditĂ« transportin urban si mjet tĂ« lehtĂ«, tĂ« qasshĂ«m dhe ekonomik, mungesa e autobusĂ«ve ka krijuar pengesa tĂ« ndjeshme nĂ« zhvillimin e aktiviteteve tĂ« zakonshme — nga puna e deri te obligimet ditore.

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të enjten (më 27 nëntor), duke arritur të votojë bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2024 në vitin 2025, në shumën prej 35 milionë eurove.

Nga Trafiku Urban, kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« ditur pĂ«r Telegrafin se sot pritet qĂ« Ministria e Financave t’i bartĂ« mjetet vetanake nĂ« llogarinĂ« e KomunĂ« sĂ« PrishtinĂ«s, qĂ« mĂ« pastaj kjo e fundit t’i bartĂ« tek ta njĂ« pjesĂ« tĂ« shumĂ«s prej 35 milionĂ« eurosh.

Komuna e PrishtinĂ«s detyrohet tĂ« shlyejĂ« njĂ« borxh prej 3.2 milionĂ« euro ndaj NdĂ«rmarrjes Publike “Trafiku Urban”, ndĂ«rsa vetĂ« operatorĂ«t privatĂ« pĂ«rballen me mbi 1.6 milionĂ« euro borxhe pĂ«r derivate. /Telegrafi/

Autobusi urban tenton të shmangë biçikletën, përplas makinat e parkuara në Tiranë



NjĂ« aksident u regjistrua mbrĂ«mjen e sĂ« dielĂ«s nĂ« zonĂ«n e “Pallatit me Shigjeta” nĂ« TiranĂ«, ku njĂ« autobus urban u pĂ«rplas me disa automjete tĂ« parkuara.

Drejtuesi i autobusit tentoi të shmangte një qytetar me biçikletë që i doli përpara në kryqëzim, por humbi kontrollin dhe goditi tre makina të parkuara.

Personi që udhëtonte me biçikletë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Vazhdon protesta e transportit publik në Prishtinë - qyteti mbetet pa autobusë edhe sot



Prishtina edhe sot ka mbetur pa transport publik, kjo për shkak se protesta e operatorëve të transportit publik do të vazhdoj edhe sot.

Kjo situatë e krijuar që nga java e kaluar ka shkaktuar vështirësi të mëdha për qytetarët që përdorin linjat urbane për të lëvizur brenda kryeqytetit.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi ka theksuar se protesta e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin ndaj operatorëve publikë dhe atyre privatë.

Gashi ka theksuar se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban janë dy kërkesat bazë të kësaj greve. Sipas tij, vendimi është marrë të premten, por ende nuk ka arritur për vërtetim në Ministrinë e Financave.

NdĂ«rkaq edhe Tarfiku Urban nĂ« njĂ« njoftim tĂ« bĂ«rĂ« para disa ditĂ«ve ka thĂ«nĂ« se e shohin tĂ« arsyeshme dhe tĂ« domosdoshme qĂ« tĂ« gjitha institucionet pĂ«rgjegjĂ«se, pĂ«rfshirĂ« ministrinĂ« pĂ«rkatĂ«se, tĂ« pĂ«rshpejtojnĂ« tĂ« gjitha procedurat e transferimit, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ndĂ«rmarrja tĂ« mund t’i kthehet menjĂ«herĂ« shĂ«rbimit publik.

“Deri nĂ« pĂ«rmbushjen e kĂ«tyre obligimeve, dhe pĂ«r sa kohĂ« mbetet e pamundur tĂ« rifillojmĂ« operimin, protesta e paralajmĂ«ruar nga punĂ«torĂ«t e Trafikut Urban do tĂ« vazhdojĂ«. Me tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« qasshme mjetet financiare, shĂ«rbimi i transportit publik do tĂ« rikthehet pa asnjĂ« vonesĂ«â€, thuhej nĂ« njoftim. /Telegrafi/

S`ka as nesër autobusë në kryeqytet, grevistët presin alokimin e mjeteve



AutobusĂ«t e kryeqytetit, nuk do t’i kthehen punĂ«s as nesĂ«r. Greva e punĂ«torĂ«ve tĂ« Trafiku Urban do tĂ« vazhdojĂ« nga ora 10.00.

Kështu ka konfirmuar për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, duke thënë se greva do të vazhdojë deri në momentin që Komuna e Prishtinës ta shlyejë borxhin që ka ndaj operatorëve publikë dhe atyre privat.

Duke filluar nga ora 10.00 e mëngjesit deri në orën 12.00, Trafiku Urban do të bllokojë rrugët nga Qeveria e Kosovës deri te Komuna e Prishtinës, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave dhe mos alokimin e borxhit nga Komuna e Prishtinës. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, duke folur për Radio Kosovën tha se sigurimi i fondeve të nevojshme për pagesa dhe stabiliteti i shërbimeve të transportit urban, janë dy kërkesat bazike të kësaj greve.

“NesĂ«r fillon greva nĂ« orĂ«n 10.00 deri nĂ« orĂ«n 12.00, me autobus do tĂ« dalim pĂ«r bartjen e punĂ«torĂ«ve tanĂ« deri tĂ« objekti i KomunĂ«s. Greva do tĂ« vazhdojĂ« deri nĂ« momentin e alokimit tĂ« mjeteve nĂ« xhirollogarinĂ« e Trafikut Urban. Vendimi qĂ« Ă«shtĂ« marr tĂ« premten, ende nuk ka arritur pĂ«r vĂ«rtetim nĂ« MinistrinĂ« e Financave dhe atje e kemi premtimin qĂ« nĂ« momentin e verifikimit ato tĂ« alokohen nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s dhe mĂ« pas komuna do tĂ« bĂ«jĂ« shpĂ«rndarjen sipas obligimeve qĂ« detyrohet. NĂ«se nuk alohohen, greva vazhdon nĂ« ditĂ«t me radhĂ«, varĂ«sisht nga kushtet qĂ« do tĂ« kemi”, tha ai.

Gashi ka shprehur keqardhjen për vështirësitë që janë shkaktuar nga pezullimi i transportit publik, por ka thënë se në momentin që mjetet alokohen, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë.

“Ky vendim ka mundur tĂ« merret edhe muaj mĂ« parĂ«, por pse ka ndodh kĂ«shtu, e dinĂ« ata vet. Sigurisht kanĂ« pritĂ« protestĂ« me bĂ«. ËshtĂ« njollĂ« e keqe me prit protestĂ« pĂ«r ta marr njĂ« vendim. ShpresojmĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« mos vjen nĂ« kĂ«tĂ« gjendje mĂ«, qyteti i PrishtinĂ«s”, shtoi ai.

Zyrtarë të Trafikut Urban kanë theksuar se të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët në të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundur të përdorin shërbimin e transportit.

Greva e Trafikut Urban ka nisur nga e hëna, duke u pezulluar të gjitha linjat. 3 milionë e 220 mijë euro janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban, ndërsa 1 milion e 600 mijë euro, Trafiku Urban ua ka borxh furnitorëve për derivate, tha krye-sindikalisti, Ilmi Gashi./rtk/

❌