Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump paralajmëron tarifa të reja 25% për vendet që bëjnë tregti me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se vendet që vazhdojnë të bëjnë “biznes” me Iranin do të përballen me një tarifë të re prej 25%, në kuadër të presionit ekonomik ndaj Teheranit. Trump nuk dha detaje se cilat veprimtari përfshihen në këtë masë, duke lënë të paqartë nëse tarifa do të aplikohet vetëm për mallra, apo […]

The post Trump paralajmëron tarifa të reja 25% për vendet që bëjnë tregti me Iranin appeared first on BoldNews.al.

Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Lezha, ku mbajti takimin e radhës në kuadër të turit të “Foltores”, ka lëshuar sërish akuza në drejtim të Lulzim Bashës. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi Bashën si një “kalbësirë të brendshme” që, sipas tij, u përpoq të kapte partinë dhe të shkatërronte opozitën nga brenda. […]

The post Berisha për Bashën: Ditën ishte me PD, natën me Ramën appeared first on BoldNews.al.

Për herë të parë që nga Lufta II, Franca regjistron më shumë vdekje se lindje

Franca ka shënuar një kthesë historike në bilancin e popullsisë. Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, vendi ka regjistruar më shumë vdekje se lindje gjatë vitit 2025, duke sinjalizuar një alarm serioz për të ardhmen demografike të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave […]

The post Për herë të parë që nga Lufta II, Franca regjistron më shumë vdekje se lindje appeared first on BoldNews.al.

Ish-bashkëshorti prokuror qëllon gjyqtaren brenda gjykatës në Stamboll

Viktima mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua me urgjencë në spital. Informacionet paraprake tregojnë se ajo ndodhet nën kujdes mjekësor. Ngjarja ka ngritur shqetësim të fortë për sigurinë e grave në Turqi, edhe në ambiente që duhet të jenë ndër më të mbrojturat. Organizata për të drejtat e grave “We […]

The post Ish-bashkëshorti prokuror qëllon gjyqtaren brenda gjykatës në Stamboll appeared first on BoldNews.al.

Arratisje nën hundën e shtetit/ Si u iku Altin Ndoci nga duart 5 policëve në Durrës

Altin Ndoci, i arrestuar me urdhër të SPAK, është arratisur nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit këtë të martë. Ngjarja që do të duhej të ishte e pamundur,  ndodhi nën hundën e pesë efektivëve të Policisë së Burgjeve, të cilët pavarësisht detyrës, mbetën spektatorë të një arratisjeje të organizuar deri në detaj. Si ndodhi […]

The post Arratisje nën hundën e shtetit/ Si u iku Altin Ndoci nga duart 5 policëve në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Greonlanda i kthen përgjigje Trumpit: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së

Partitë politike të Groenlandës kanë kundërshtuar ashpër deklaratat e Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka sugjeruar se mund të marrë kontrollin e ishullit Arktik, madje edhe me forcë, për të shmangur ndikimin rus ose kinez. Në një deklaratë të përbashkët, liderët e pesë partive kryesore në parlamentin e Greenlandës theksuan se e ardhmja e […]

The post Greonlanda i kthen përgjigje Trumpit: Nuk duam të jemi pjesë e SHBA-së appeared first on BoldNews.al.

SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump

Administrata e Donald Trump ka revokuar mbi 100 mijë viza gjatë vitit të kaluar, duke sinjalizuar një kthesë të ashpër në politikat e imigracionit të SHBA-së. Vendimi përbën rritje të ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme dhe vjen në kuadër të përpjekjeve për të kufizuar si hyrjen ilegale, ashtu edhe mundësitë ligjore të të huajve […]

The post SHBA anulon mbi 100 mijë viza për emigrantët me urdhër të Trump appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që ish-zv/kryeministri të pyetet me videokonferencë

Ka vijuar në mungesë gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në dosjen “Buka”. Seanca është shoqëruar me përplasje mes avokatit mbrojtës Henrik Ligori dhe prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, ndërsa në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të familjes Myderizi, palë e dëmtuar në çështje. Avokati Ligori deklaroi se Ahmetaj […]

The post Dosja “Buka”, avokati i Arben Ahmetajt kërkon që ish-zv/kryeministri të pyetet me videokonferencë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

DASHI  Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, je përsëri në qendër të vëmendjes. Marsi të bën luftarak, por ki kujdes që të mos e shndërrosh atë energji në impulsivitet. Në punë, mund të marrësh konfirmim të rëndësishëm, veçanërisht nëse ke bërë përparim të mirë në muajt e fundit. Në dashuri, keni nevojë për […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

Alketa Vejsiu do të prezantojë BBV?

Një lëvizje e papritur televizive ka zgjuar vëmendjen e publikut. Moderatorja Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço, dy  figura të njohura të ekraneve shqiptare, janë shfaqur bashkë mbrëmjen e sotme, duke ndezur rrjetet sociale me fotot e përbashkëta. Dyshja, që prej vitesh përfaqëson dy televizione rivale – TV Klan dhe Top Channel – u panë në […]

The post Alketa Vejsiu do të prezantojë BBV? appeared first on BoldNews.al.

648 persona të vrarë në Iran, dëshmitë rrëqethëse të protestuesve për shtypjen e dhunshme

Protestues në Iran kanë raportuar përdorim ekstrem force nga autoritetet, ndërsa përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë po shndërrohen në një nga episodet më të përgjakshme të viteve të fundit. Sipas të dhënave të Organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO), të paktën 648 persona janë vrarë që nga nisja e protestave, […]

The post 648 persona të vrarë në Iran, dëshmitë rrëqethëse të protestuesve për shtypjen e dhunshme appeared first on BoldNews.al.

Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje dhe hapje ndaj mendimit ndryshe, për të qenë një alternativë kundër qeverisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai kritikoi qasjen e partisë ndaj kritikëve të saj. Salianji tha se PD vazhdon të qarkullojë të njëjtën elitë dhe se personat […]

The post Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe appeared first on BoldNews.al.

Bushati: “Smart City” rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve

Analisti Andi Bushati ka shprehur kritika ndaj projektit “Smart City”, duke vlerësuar se problematikat përtej kostove dhe dyshimeve për korrupsion lidhen me rrezikun e cenimit të privatësisë dhe sigurisë së qytetarëve. Duke folur në emisionin “Çim Peka Live”, ai argumentoi se menaxhimi i të dhënave të ndjeshme nga persona me lidhje të dyshuara kriminale mund […]

The post Bushati: “Smart City” rrezik për sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

Dënohet grupi shqiptar në Itali, mes tyre edhe Elvis Demçe

Gjykata italiane ka dhënë vendime dënimi ndaj një grupi prej 14 personash të akuzuar për drogë, armë dhe zhvatje, mes të cilëve edhe Elvis Demçe. Pas shqyrtimit me procedurë të shkurtuar, Demçe është dënuar me 11 vjet e 4 muaj burg. Vendimi i sotëm i shtohet një dënimi të mëparshëm prej 15 vjet e 4 […]

The post Dënohet grupi shqiptar në Itali, mes tyre edhe Elvis Demçe appeared first on BoldNews.al.

Katër azile private sakatojnë të moshuarin, përfundon në karrocë

Trëndelina Bufi rrëfen kalvarin, për të siguruar përkujdesje për vëllain, Agron Bufi i cili pas një aksidenti të rëndë, mbeti i varur nga ndihma e të tjerëve. I braktisur nga fëmijët, Agroni u dërgua fillimisht në një azil në Tiranë, ku qëndroi për rreth tre vite. Pagesat kryheshin nga të afërmit, por mungesa e vizitave […]

The post Katër azile private sakatojnë të moshuarin, përfundon në karrocë appeared first on BoldNews.al.

24 persona helmohen gjatë një feste në Itali, mes tyre 17 fëmijë

Një episod helmimi masiv është regjistruar në qytetin e Gjenovës, në Itali, ku 24 persona, mes tyre 17 fëmijë, kanë marrë ndihmë mjekësore pasi u ekspozuan ndaj monoksidit të karbonit gjatë një feste fetare. Sipas mediave italiane, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e përdorimit të një ngrohësi me defekt brenda një ambienti të […]

The post 24 persona helmohen gjatë një feste në Itali, mes tyre 17 fëmijë appeared first on BoldNews.al.

Rruga e fshatit Derjan në Mat shembet brenda vitit nga ndërtimi

Rruga e fshatit Derjan në Mat është dëmtuar vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve dhe inaugurimit. Siç shihet edhe nga pamjet e bëra publike nga mediat, segmenti është thuajse i pakalueshëm, ndërsa asfalti ka rënë pothuajse tërësisht. Punimet për këtë rrugë nisën në dhjetor 2024 dhe u përmbyllën në prill të vitit të kaluar, […]

The post Rruga e fshatit Derjan në Mat shembet brenda vitit nga ndërtimi appeared first on BoldNews.al.

Rama i ra nga Kina!

Nga Boldnews.al Kryeministri Edi Rama në një fjalim të shkurtër bëri lëvizje të madhe. I kujtoi Amerikës se Kina është e interesuar për “investime në Shqipëri”, madje vendi ynë kaq i vogël, i copëtuar nga batërdia e korrupsionit qeveritar dhe oligarkisë, qenka “pikë mjalti” dhe me interes të madh. “…po mos të ishte Shqipëria kaq […]

The post Rama i ra nga Kina! appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin kryesor të Kavajës, ku janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i njërit prej mjeteve dyshohet se ka humbur vëmendjen dhe kontrollin, duke u përplasur me një automjet të parkuar. Për shkak të goditjes, makina është përmbysur në mes të rrugës, […]

The post Aksident në Kavajë, automjeti përmbyset në mes të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Goditet banda shqiptare në Spanjë, 80 mijë euro të grabitura në vila luksoze

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup të strukturuar shqiptarësh që dyshohet se kryenin grabitje në vila luksoze në provincën e Malagas. Operacioni i koduar “Marrëzi” përfundoi me arrestimin e pesë personave dhe vënien nën hetim të 11 të tjerëve. Grupi dyshohet se kishte në shënjestër persona me pasuri të lartë, të cilët i ndiqte për […]

The post Goditet banda shqiptare në Spanjë, 80 mijë euro të grabitura në vila luksoze appeared first on BoldNews.al.

❌