Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Është mbyllur edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Tiranës.
Në total u diplomuan 27 kursantë, mes tyre edhe 2 vajza. Ceremonia e diplomimit u mbajt në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Abdyl Kuriu, si edhe stafi i Drejtorisë së Edukimit, Sulejman Starova, Alban Tafaj dhe Erion Stavri, të cilët përgëzuan të diplomuarit dhe u uruan suksese në rrugën e tyre të mëtejshme profesionale.

Në këtë edicion morën pjesë edhe disa emra të njohur të futbollit shqiptar, si Alban Hoxha, Klajdi Kuka dhe Shkëlzen Ruçi, por edhe raste të veçanta frymëzuese, si ai i Sabail Gjylit nga komuniteti i fëmijëve jetimë.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Federata Shqiptare e Futbollit i ka dhënë mundësinë Sabail Gjylit të ndjekë falas kursin UEFA C, duke mbështetur pasionin dhe dëshirën e tij për t’u formuar si trajner futbolli.

“Jam Sabail Gjyli nga Durrësi, nga komuniteti i fëmijëve jetimë. Kam ardhur në këtë kurs për pasionin dhe dashurinë që kam për futbollin. Falënderoj shumë Departamentin e Edukimit në FSHF që më dha këtë mundësi për certifikimin si trajner. Duke qenë se disponoj edhe statusin e fëmijës pa përkujdes prindëror, ky kurs u sigurua falas nga Federata Shqiptare e Futbollit. Jam shumë i kënaqur nga stafi, trajnerët dhe kolegët e kursit. Synimi im është që të ndjek edhe kursin UEFA B, për të ecur përpara drejt ëndrrës që kam pasur që i vogël për të drejtuar një ekip futbolli”, u shpreh Sabail Gjyli për fshf.org.

Të diplomuarit me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator, si edhe të punojnë si zëvendëstrajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në garat e organizuara nga FSHF.

/a.f/r.e/

The post Diplomohen 27 trajnerë në kursin për licencën UEFA C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën

TIRANË, 27 dhjetor /ATSH/ E diela e fundit e vitit, 28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia – Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”.

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se kjo është një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të sezonit aktual dhe të atij që lamë pas, të vendosura për të mbyllur vitin me një sukses madhor dhe për të fituar trofeun e fundit të vitit futbollistik.

Për tifozët e futbollit është thjesht një ndeshje, për tifozët e Egnatias dhe Dinamo City është emocioni i radhës, ndërsa për vetë skuadrat është një dhuratë e vërtetë fundviti. Dhe kush nuk do të donte ta përmbyllte vitin me një trofe në duar?

Ndeshja Egnatia – Dinamo City do të luhet të dielën në ora 19:00 në “Air Albania”. Biletat për finalen e Superkupës së Shqipërisë mund të blihen fizikisht në pikën pranë stadiumit “Air Albania”, si dhe online në ebileta.al, në linkun: Biletat e ndeshjes Egnatia – Dinamo City. e.xh/j.p/

The post Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City sfida e fundvitit luhet të dielën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Kemi 25% shanse për Botërorin 2026

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka tha gjatë një interviste se Shqipëria ka 25% shanse për të marrë pjesë në Botërorin 2026 që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Duka theksoi se ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, është një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

“Për të qenë brenda kornizave të profesionit tim, ne kemi 25% probabilitet, sepse jemi katër skuadra me të njëjtin nivel dhe të katërta kemi nga 25%. Unë kam shumë besim dhe e kam pasur gjithmonë. Besimi im është real, nuk është thjesht dëshirë. Është real për nga niveli dhe skuadra që kemi, për atë çfarë ne kemi bërë, futbollistët në fushë i kanë të gjitha mundësitë”, tha Duka.

I pyetur nëse e krahason me Evropianin e vitit 2016, Duka tha se se “Botërori është diçka tjetër, është shumë më i vështirë se Europiani për t’u kualifikuar. Ndërsa, nëse shkon në turneun final, në Botëror është pak më e lehtë se në Europian, sepse skuadrat në Europian janë vërtet shumë të mira, pasi kualiteti i futbollit është në Europë. Në Botëror shkojnë vetëm 16 skuadra nga Europa dhe shkalla e vështirësisë është akoma më e madhe”.

Duka nënvizoi më tej se mendon se do të jetë president i FSHF-së “për aq kohë sa njerëzit që unë bashkëpunoj dhe drejtoj, klubet dhe akademitë e futbollit do të mendojnë që vërtetë mund t’i ndihmoj dhe bashkë ta çojmë përpara futbollin. Për aq kohë sa të kem energji dhe sfida apo objektiva për të realizuar. Nuk është pa kufij kjo gjë dhe mosha bën të vetën dhe do të kufizojë. Nuk e kam pasur objektiv për ta lëshuar apo jo.

Në politikë rëndom thuhet që u konsultova me këtë apo atë dhe vendosa të vazhdoj. Por unë realisht para çdo zgjedhje marr një lloj feedback-u dhe opinioni të atyre që janë vërtetë të interesuar për futbollin, ata që e bëjnë, ata që e luajnë, që e drejtojnë. Klubet, akademitë, trajnerët. Dhe nëse shoh vërtetë dëshirë apo kërkesë për ta vazhduar këtë bashkëpunim, e vazhdoj”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Duka: Kemi 25% shanse për Botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova



Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë.

Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës.

Duka u pyet gjithashtu për kombëtaren e Kosovës, e cila sipas tij ka një skuadër të mirë, por jo më të mirë se kombëtarja e Shqipërisë.

“Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“ – Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi”, ka thënë fillimisht Duka.

“Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin”, përfundoi i pari i FSHF-së. /Telegrafi/

Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 18-të të superligës

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Pas përfundimit të javës së 18-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, sipas skemës 1-3-4-3.

FSHF njofton se në portë është Mario Dajsinani i Egnatias.

Treshja e mbrojtjes është Jaime Serrano Guillem (Egnatia), Emir Azemovic (AF Elbasani) dhe Jurgen Vrapi (Vora).

Sipas FSHF-së, në mesfushë janë përzgjedhur Kastriot Selmani (Egnatia), Irgi Kasalla (Vora), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Andrey Yago (Vllaznia).

Në repartin ofensiv janë Dejvi Bregu (Dinamo City), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Serge Tabekou (Tirana).

Trajneri më i mirë i javës së 18-të është përzgjedhur tekniku i Dinamo City, Ilir Daja.

/e.i/a.f/

 

The post Zgjidhet formacioni më i mirë i javës së 18-të të superligës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flamurtari dënohet 8 ndeshje/ Vlonjatët do t’i luajnë sfidat e radhës pa tifozët në stadium

Flamurtari do të duhet të luajë 8 ndeshje në shtëpi pa tifozë. Ky është vendimi I Komisionit të Disiplinës pas dhunës së publikut në sfidën e Superligës ndaj Teutës.

“Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE’ thuhet ne vendim.

Duka: Bashkëpunim me Kosovën për zhvillimin e futbollit shqiptar

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, një event tradicional përmes të cilit u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë, Duka dorëzoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2025” në futbollin kosovar, i cili u fitua nga sulmuesi i FC Dritës, Arb Manaj, për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Ai shoqërohej në këtë ceremoni nga Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, Presidenti i FSHF-së vlerësoi zhvillimin e ndjeshëm të futbollit në Kosovë, veçanërisht pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke theksuar progresin e dukshëm të viteve të fundit.

“Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë”, u shpreh Duka.

Ai nënvizoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shtuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë.

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë”, theksoi kreu i FSHF-së.

Në vijim, Duka garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova është një partnere e barabartë në familjen europiane të futbollit.

“Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë”, shtoi  Duka.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

“Gëzuar Festat, Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2026 për secilin nga ju dhe familjet tuaja. Dhe në sport, ajo që presim me shumë dëshirë është ta shohim Kosovën në Kupën e Botës 2026”, përfundoi Duka.

1 nga 5

/gj.m/a.f/

The post Duka: Bashkëpunim me Kosovën për zhvillimin e futbollit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit në Gjirokastër

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit ka nisur punimet për dy fushat e futbollit në qytetin e Gjirokastrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës, si pjesë e investimeve për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend.

Të dyja fushat do të jenë me përmasa standarde dhe do t’i shërbejnë komunitetit sportiv dhe zhvillimit të futbollit në këtë zonë.

Njëra prej fushave është ekzistuese dhe parashikohet që shtrimi i tapetit artificial të realizohet në fillim të vitit 2026.

Ndërkohë, falë shpronësimeve të kryera nga Bashkia Gjirokastër, është siguruar një hapësirë e re në qytet, ku do të ndërtohet një fushë e re nga themelet, në kuadër të projektit “100 Fushat”.

Ndërtimi i këtyre dy fushave vjen në kuadër të angazhimit të mëhershëm të Federatës së Futbollit, pas inaugurimit të fushës me bar natyral në stadiumin “Luftëtari”, dhe konfirmon vëmendjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit të futbollit në qytetin e Gjirokastrës.

/gj.m/j.p/

The post Nisin punimet për dy fushat e reja të futbollit në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF fond 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend.

Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu.

Sipas FSHF-së, rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e këtyre të ardhurave të rikthehet drejtpërdrejt në futboll, përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare.

Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për vitin 2026, do të jetë për klubet profesioniste pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

FSHF njofton se mbështetja do të jetë e institucionalizuar, e strukturuar dhe e parashikueshme, duke synuar që suksesi financiar i FSHF-së të reflektohet në mënyrë të prekshme te klubet, të cilat përbëjnë bazën e sistemit të futbollit shqiptar.

Shpërndarja e fondit do të realizohet në dy faza, në përputhje me fazat sportive të kampionateve: faza e dytë e sezonit 2025-26 dhe faza e parë e sezonit 2026-27. Ndarja bazohet vetëm në kategorinë ku luan klubi, jo në renditjen sportive, dhe bëhet në mënyrë të barabartë brenda secilës kategori.

FSHF cilëson se klubet e Abissnet Superiores përfitojnë një shumë më të lartë krahasuar me ato të Kategorisë së Parë, në përpjesëtim me kostot më të larta sportive dhe organizative në këtë nivel.

Fondet do të lëvrohen në dy këste, ku pjesa e parë do të shpërndahet në fillim të vitit 2026 për të mbështetur likuiditetin dhe planifikimin e klubeve për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa kësti i dytë pas përfundimit të sezonit 2025-26 dhe përcaktimit të strukturës së kampionateve për sezonin 2026-27.

Programi synon të krijojë një mekanizëm të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për mbështetjen financiare të klubeve, duke forcuar stabilitetin e tyre dhe partneritetin mes FSHF-së dhe klubeve mbi parimet e solidaritetit dhe menaxhimit të mirë financiar. Shpërndarja e e këtij fondi për klubet do të nisë zyrtarisht në janar 2026.

/e.i/r.e/

The post FSHF fond 3 milionë euro për mbështetjen financiare të klubeve profesioniste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më të mirët e futbollit shqiptar/ FSHF ndan çmimet për më të dalluarit e vitit 2025

Futbolli shqiptar nderoi më të mirët e vitit 2025. Në ceremoninë e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit, trofeu më i rëndësishëm ishte “Topi i Artë”.

Ai për djem u fitua nga Bekim Balaj, ndërsa ai për vajza nga Megi Doci. Sa i përket “Trajnerit më të mirë”, ky trofe u fitua nga tekniku i Egnatias, kampione e Shqipërisë, Edlir Tetova.

Bekim Balaj fitoi “Kepucen e Arte” si golashenuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Të njëjtin trofe, por në futbollin për vajza e fitoi Megi Doçi.

Trofe të tjerë ishin ata të talentit të vitit për djem dhe vajza që u fituan nga Fabian Perndreca dhe Xhesika Ndoj.

Pas votimit te gazetareve, moderatorëve dhe analistëve sportivë, u zgjodh edhe skuadra më e mirë e Superiores për vitin 2025.

Nuk munguan vlerësimet edhe për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Berat Gjimshiti u shpall lojtari i vitit pas votimit të vetë futbollistëve, ndërsa Mario Mitaj mori çmimin special “Zemra Kuqezi”, pas votimit të tifozëve të kombëtares.

Thumba dhe batuta në skenë: Edi Rama–Armand Duka 'përplasen'  në Galanë e Topit të Artë 2025



Në mbrëmjen gala në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shkëmbyen replika ironike që ndezën sallën dhe kthyen ceremoninë në spektakël batutash.

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, e mbajtur të hënën mbrëma në Tiranë, nuk solli vetëm emocione sportive. Në skenë pati edhe humor politik dhe thumba të drejtpërdrejta.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ceremoni, zgjodhi të jetë i shkurtër.

“Sonte nuk do të mbaj diskutim të gjatë, sepse jam i ftuar dhe kam ardhur te mbretëria e Mbretit Duka…”, tha Rama, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje.

Përgjigjja nuk vonoi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ktheu me të njëjtën monedhë, por edhe me një thumb politik.

“Sa herë e takoj kryeministrin më pyet sa mandate ke. Mesa duket do ndjekë mandatet e mia për t’u bërë mbret i vërtetë…”, u shpreh Duka.

Replikat ironike mes dy figurave kryesore u pritën me humor nga të pranishmit.

Një mbrëmje feste për futbollin shqiptar, por edhe një skenë ku batutat zunë po aq vëmendje sa çmimet. /Telegrafi/

FSHF zgjedh më të mirët, nderohen edhe lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë



Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotmen ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik. “Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar. /Telegrafi/

Nisin punimet për fushën e re të futbollit në Picallë, pjesë e projektit “100 Fushat”

TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ Pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, kanë nisur punimet për realizimin e saj, si pjesë e programit “100 Fushat”.

Aktualisht po punohet për ndërtimin e bazamentit të fushës, në mënyrë që ajo të jetë gati për shtrimin e tapetit artificial.

Ky investim po realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin punimet për fushën e re të futbollit në Picallë, pjesë e projektit “100 Fushat” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UEFA Europa League dhe Conference League, arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy ndeshje

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Të enjten do të luhen ndeshjet e radhës në kompeticionet europiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime.

Në UEFA Europa League, ndeshjen Lyon-Go Ahead Eagles do ta drejtojë Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj.

Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert.

Takimi Lyon-Go Ahead Eagles do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00.

Në UEFA Conference League, ndeshjen Breiðablik-Shamrock Rovers do ta drejtojë Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi.

Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në AVAR arbitri shqiptar Kreshnik Barjamaj.

Ndeshja Breiðablik-Shamrock Rovers do të luhet të enjten në “Laugardalsvöllur”, në Rejkjavik, në orën 18:45.

/gj.m/r.e/a.f/

The post UEFA Europa League dhe Conference League, arbitrat shqiptarë vendosin drejtësi në dy ndeshje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Botërori 2026, Duka: Rrugë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se rrugëtimi i Kombëtares për të arritur në Botëror është i vështirë, por theksoi se Shqipëria do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e finaleve.

“Organizimi i shortit ishte fantastik. Vetëm futbolli mund të bëjë që të bashkojë kaq shumë njerëz bashkë, njerëz të rëndësishëm të politikës, njerëz shumë të rëndësishëm të botës së futbollit, por edhe të sporteve të tjera.

Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë në Varshavë dhe nëse e kalojmë atë pastaj do të luajmë një ndeshje finale kundër skuadrës fituese Suedisë apo Ukrainës me ëndrrën për të qenë pjesë e Botërorit.

Pa dyshim të vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit dhe unë kam shumë besim te skuadra jonë, te motivimi i tyre dhe dëshira e tyre për të qenë pjesë e Botërorit. Uroj shumë që vërtet ta realizojmë këtë ëndërr, jo vetëm të ekipit të futbollit, jo vetëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, por të gjithë shqiptarëve që e duan shumë futbollin”,  tha presidenti i FSHF, Armand Duka.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Botërori 2026, Duka: Rrugë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Topi i Artë 2025”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF-ja në Mbrëmjen Gala

✇Albeu
By: M C

Në këtë mbrëmje të veçantë që i kushtohet arritjeve të futbollit vendas dhe Kombëtares shqiptare do të ndahen plot 11 çmimet, duke vlerësuar protagonistët e vitit 2025 për performancat e tyre.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur pas një procesi transparent votimi nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar.

Më poshtë janë të renditura 11 çmimet që do të jepen në këtë event:

Të nominuarit për të gjitha kategoritë janë:

Topi i Artë 2025 djem

Topi i Artë 2025 vajza

Trajneri i Vitit 2025

Talenti i Vitit 2025 djem

Talentja e Vitit 2025 vajza

Arbitri i Vitit 2025

Trofeu “Këpuca e Artë 2025” djem

Trofeu “Këpuca e Artë 2025” vajza

“Formacioni i Vitit”

Zemra Kuqezi

Lojtari i Vitit i Kombëtares

The post “Topi i Artë 2025”, këto janë çmimet që do të ndajë FSHF-ja në Mbrëmjen Gala appeared first on Albeu.com.

Superliga, Ivan Gvozdenović shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ivan Gvozdenović është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit nëntor nga Drejtoria Teknike e FSHF.

Tekniku i AF Elbasanit ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij gjatë katër ndeshjeve të zhvilluara në nëntor, duke regjistruar dy fitore, ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, si edhe dy barazime, ndaj Partizanit dhe Dinamo City.

Trofeu iu dorëzua trajnerit Gvozdenović para nisjes së ndeshjes Teuta – AF Elbasani në “Niko Dovana” nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Për Ivan Gvozdenović, kjo është hera e dytë që fiton këtë çmim, pasi më parë është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht.

/m.q/a.f/r.e/

The post Superliga, Ivan Gvozdenović shpallet trajneri më i mirë i muajit nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

Pas njoftimit zyrtar nga ana e FSHF-së për anulimin e ndeshjes Iliria-Skënderbeu, ekipi korçar ka marrë rrugën e kthimit. Skënderbeu pretendon se disa nga futbollistët dhe trajneri Ernest Gjoka u dhunua nga stafi dhe futbollistët e Ilirisë, por këta të fundit kanë përgënjeshtruar pretendimet. Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë…

Source

Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.

Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.

/e.i/j.p/

The post Dhuna në sfidën Iliria-Skënderbeu, anulohet ndeshja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga nga komisoni i Disiplinës në UEFA, për hedhjen e sendeve nga disa tifozë në ndeshjen me Anglinë.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Air Albania” në 16 nëntor, ndërsa me këtë takim përfunduan edhe ndeshjet e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në një reagim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Në njoftim thuhet se “pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend. Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare”.

Sipas FSHF-së, për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.

FSHF cilëson se ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.

“Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm”, thuhet në njoftim.

Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.

/e.i/j.p/

The post FSHF: Gjobë simbolike pas ndeshjes me Anglinë, progres i tifozerisë kuqezi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌