Spitali i Mitrovicës furnizohet me 50 shtretër të rinj

ShĂ«rbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i KosovĂ«s ka furnizuar Spitalin e PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ nĂ« MitrovicĂ« me shtretĂ«r tĂ« rinj, duke pĂ«rmirĂ«suar ndjeshĂ«m kushtet dhe komoditetin pĂ«r pacientĂ«t qĂ« marrin shĂ«rbime shĂ«ndetĂ«sore nĂ« kĂ«tĂ« institucion.
Sipas njoftimit, furnizimi është realizuar në dy faza, me nga 25 shtretër secilën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 50 shtretër të rinj.
Prej tyre, 20 shtretër janë të dedikuar për Shërbimin e Hemodializës, të cilët ofrojnë rehati më të madhe për pacientët gjatë trajtimit, duke pasur parasysh se shtretërit e mëparshëm ishin të stërvjetruar.
Po ashtu, spitali është pajisur edhe me një shtrat të veçantë për vendosjen e katetrave venoze për nevojat e Shërbimit të Hemodializës, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e procedurave mjekësore.
Në disa reparte janë vendosur edhe shtretër modernë me mekanizëm ngritje dhe ulje, të pajisur me dyshekë bashkëkohorë, të cilët u ofrojnë pacientëve kushte më të mira dhe njëkohësisht e lehtësojnë punën e stafit mjekësor.
Nga Spitali i PĂ«rgjithshĂ«m âDr. Sami Haxhibeqiriâ bĂ«het e ditur se ky furnizim pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt rritjes sĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve spitalore dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« komoditetit tĂ« pacientĂ«ve.
Furnizimi me shtretër të rinj pritet të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2026, me qëllim që të gjitha repartet të kompletohen me pajisje të reja. /Telegrafi/





































